Individi i thejshte nuk e ka per detyre te bej analiza ekonomike apo sociale per te cilat nuk eshte i kualifikuar. Kombet prandaj zgjedhin udheheqesa dhe qeveri, qe ato ti drejtojne kombet, ti mbrojne ata nga keqberesit dhe ti orientojne drejt strategjive te suksesshme.
Populli eshte ne thelb subjekt injorant qe kerkon lidership. Ajo qe quhet "practical wisdom" eshte karakteristike e liderit dhe jo e masave. Masat kane vetem opinion sic kishin ato gjate kohes se piramidave "paraja qyl eshte e embel". Analizat per mire apo per keq, nuk jane detyre e masave por e qeverise, ndryshe pse do ekzistonin qeverite apo shtetet, nqs masat e dallojne vet te miren nga e keqja? Shume shqiptare ishin skeptike per ato piramida, dhe parate nuk u futen ne ato skema menjehere, por vetem dhe e perseris vetem pasi shqiptaret moren nje fare sigurie per parate.
Kjo siguri patjeter qe i erdhi nga shteti dhe Berisha qe i quante firmat piramidale "gjigande ekonomike", "pellumbat e demokracise"apo simbole te padiskutueshme te suksesit ekonomik shqiptar. Parate qe njerezit futen ne keto firma Berisha i quajti "te pastra" kur edhe lopa e di se parate e pastra jane para te sigurta, pra Berisha indirect por fare qarte, i garantoi shqiptaret se parate e tyre ishin te sigurta. Keto firma ne menyre krejt te hapur benin fushate elektorale me PD, dhe e mbeshtesnin ate. Me tej keto firma per 5 vjet rresht u lejuan dhe u vune ne pozita shume te favorshme per te vjedhur pa u ngacmuar fare nga shteti qe kishte per detyre te kontrollonte financat e tyre. E ndersa shqiptaret rrinin gjithe diten kot kafeneve dhe bingove, Berisha fliste per suksese te papare ekonomike duke miratuar dhe i bere te ditur shqiptareve se ajo kulture dhe mentalitet dembeli e paraziti ishte me se e pranueshme, bile e lavderueshme.
Asgje nuk beri PD per ti kthyer shqiptaret ne pune. Puna, sakrifica, perkushtimi, ndershmeri etj etj u c'vleresuan se tashme ato nuk nevojiteshin me; tashme ne fitonim para qyl, qe qeveria e komentonte si sukses te papare ekonomik. Kurre dhe asnjehere nuk u degjua Berisha te fliste plot pasion dhe vrull per ndershmeri, pune, sakrifice, ndergjegje te larte etj etj. Ai fliste plot pasion dhe vrer kunder kundershtareve politike, i demonizonte ata, i rrihte, i burgoste, villte urrejtje dhe meri ndaj tyre, por ai kurre nuk foli per bashkpunim, bashkpjesmarrje, kurre nuk shtrengoi duart ne marrevshje mirekuptimi apo kompromisi.
Jo te gjithe, por shume lidera bejne gabime, dhe ja pse ata humbin pushtetin. Gabimi i Berishes ishte gjigand krahasuar me gabimet e liderave te tjere, se nuk ka lidera ne kete bote (pervecse ne Afrike) nen pushtetin e te cilit u vidhet kacidhja e fundit 70% te shtetasve te tij.
Megjithate gabimi i Berishes mbaron tek falimentimi total ekonomik qe ai i zhyti shqiptaret, kurse vdekja e 2500 shqiptareve nen pushtetin e tij, nuk ishte gabim, por ishte krim.
Nje "gabim" qe i kushtoi atij vendi 2500 jete njerezish, nuk eshte loje fjalesh me te cilat ti kerkon te mbushesh gojen, e te kalosh rradhen. Ketu llogjika, "te gjithe bejne gabime" nuk aplikon me. Ketu nuk ka me tolerance.
Krijoni Kontakt