Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 132
  1. #91
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Mjafton te shikojme nje fakt shume te vertete ne politiken shqiptare per te kuptuar se pse komentet per vrasje, gjak, etj etj gjejne kaq shume debat ne publikun shqiptar, qofshin ato edhe vetem thashetheme.

    Partia Demokratike Shqiptare dhe Berisha vete e kane ndertuar gjithe filozofine dhe fizionomine e tyre sociale dhe politike mbi vet-viktimizim. PD me pasion te papare dhe me shume se kushdo tjeter kerkoj te gjej kredi politike neper tragjedi, konflikte, varrime, vrasje etj etj. Dhe ky veprim arriti kulmin gjate tragjedise se Janarit ku ajo u politizua ne menyren me te felliqur.

    Kjo parti nuk ka asnje arritje apo aftesi tjeter per ti permendur publikut shqiptar, dhe kete kerkon ta kompesoje me histori vdekjesh e funeralesh qe ajo i mban ne goje vazhdimisht.

    Edhe ne Vlore ne 1997 PD dhe shteti i PD pa pike pergjegjshmerie perdori filozofine e viktimizimit per kredi politike. Palet u futen ne konflikt teper te eger ne emer te nje krize qe vet PD dhe shteti i saj e krijoi, por qe nuk beri as levizjen me te vogel per ti dhene zgjidhje paqesore. Po keshtu ndodhi edhe ne Shkoder ne 2 Prill 1991 ku PD e Shkodres refuzoi disa here kerkesen e perseritur te policise per ti dale ne krye turmes dhe per ta permbajtur ate.

    Menyra se si PD e felliqi nderhyrjen dhe imazhin e tyre ne popull, e kombinuar kjo me pasionin e qelbur per ti perdorur keta police per pluse politike, e ka holluar totalisht ate qe duhet te ishte absolute per shqiptaret, respekti per punonjesit e rene te shtetit. Antipatia per PD, si dhe njehesimi i saj me shtetin shqiptar te asaj kohe, i ktheu keta ne heronj te imponuar per shoqerine shqiptare. Pra heronj, sakrificat e te cilave kishin pak gjera te perbashketa me interesin e shqiptareve. Njerezit kane frike ti nderojne sepse kete nderim e perceptojne si nderim per PD e cila i futi ne lufte civile dhe nen manaxhimin e shtetit te se ciles shqiptaret u vodhen deri ne kacidhen e fundit.

    Ne ate kohe ne fakt shqiperia u mbush me heronj te sforcuar dhe te imponuar qe nuk i binden kurre shqiptaret per vlerat e tyre, qe prej ish ballisteve e deri tek Azem Hajdari.

  2. #92
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Konstandin Koliqi , ish-shefi i Shėrbimit Informativ pėr vijėn bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit tė vitit 1997. Ditari i pashkruar i njėrit prej tė "17-ėve" qė do tė ekzekutoheshin prej kryengritėsve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Skėnder Gjinushit, Neritan Cekės, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tetės pėr tė manipuluar turmat kundėr "malokut". Trimėria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, qė rrezikoi jetėn e qindra policėve tė paarmatosur. Emri i tij ka qenė i 17-i nė listėn e atyre, qė do tė ekzekutoheshin nga kryengritėsit, por siē thotė edhe vetė, qė tė mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit tė vitit 97, do tė mendonte Zoti dhe njė oficer i policisė ushtarake, emrin e tė cilit dėshiron ta mbajė anonim. Ai nuk ka mbajtur deri mė sot ndonjė ditar, por tmerret qė ka parė me sy i janė ngulur nė kujtesė pėr gjithė jetėn.

    Quhet Konstandin Koliqi dhe ka shėrbyer nė detyrėn e kreut tė Shėrbimit Informativ tė Ushtrisė pėr Flotėn Detare, qė nga korriku i vitit 1993 e deri nė 20 shtator tė vitit 1997. I nxjerrė nė lirim, deri mė sot ai nuk ėshtė thirrur nga askush pėr tė dėshmuar, megjithėse ka qenė dėshmitar okular i atyre ngjarjeve tė tmerrshme.





    "Italianėt e pikasėn kohė mė parė se ēfarė do tė ndodhte", - fillon tė tregojė Konstandini. Qė mė 15 janar 1997, zėvendės komandant i bazės detare tė Brindizit bėhet nėnkoloneli Baliēia, oficer i SISDE-s, Shėrbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte kėshtu masa pėr njė dyndje tė madhe tė refugjatėve nga bregu i Vlorės. Shėrbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, qė i parashikonte shpėrthyese.


    Gafat e njėpasnjėshme tė PD-sė

    Mė 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-sė nė Vlorė. Tritan Shehu deklaron se "Gjallica falimentoi". Nė bllokun e shefit tė SHIU-ut ky deklarim quhet njė gafė politike. "As njė karrocier nuk mund ta bėnte kėtė gafė dhe jo mė njė kryetar partie. Me kėtė deklaratė aludohej pėr njė ngatėrrim tė panevojshėm tė PD-sė me firmat piramidale. "Pėr tė mė njoftoi shefi i seksionit tė SHIK-ut nė Vlorė. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci kėtė", - komenton Konstandini, koloneli i shėrbimit sekret tė Vlorės.
    Po atė natė, Fitim Gėrxhalliu, president i Gjallicės, thotė nė televizion se nuk kishte falimentuar. Dy ditė mė pas, Fitim Gėrxhalliu deklaroi falimentin, nė kushtet e gjysmė arrestit. Mė 7 shkurt, fillojnė protestat e para. "Ato ishin tė paorganizuara dhe nėpėr mitingje dėgjoheshin vetėm thirrje sporadike", - kujton ai. Kėrkesat ende ishin ekonomike, si parrulla "Duam paret tona". Pėrsėri gafė e madhe, por kėsaj radhe, e policisė. Ajo ndėrhyn kundėr turmės, e cila nuk ishte armiqėsore me tė. Pėrballė komisariatit tė policisė, digjen dy makina IFA tė policisė. Mė 8 shkurt, nė mėngjes, pas sulmit tė bėrė nė komisariat, zhduket pa gjurmė Sokol Mulosmani, shef i komisariatit tė policisė. Nė vend tė tij, vijnė tė komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i Pėrgjithshėm i policisė. Skafistėt fillojnė tė lėvizin.


    Paralajmėrim i pavlerė

    Mė 9 shkurt, duken politikanėt e parė, por ata nuk priten ngrohtė nė Vlorė. Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.
    "Nė mbrėmje mė vjen informacioni se tė nesėrmen, do tė bėhej njė protestė e madhe. Nė zyrė mė mbėrrijnė tė dhėna se pėrveē atyre, qė dilnin me dėshirė nė protesta, kishte edhe nga ata qė nxitnin tė tjerėt pėr tė dalė", - kujton Konstandini. Nė godinėn e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i dėrguari i Qendrės. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut tė Vlorės, Shkėlqim Agolli, i cili ishte i emėruar nė atė detyrė vetėm nė 15 janar, pra dy javė mė parė. Ai do tė vritej mė pas nė Athinė (gjoja nga e shoqja). "Shkoj nė komisariat rreth orės 3 e 30 minuta tė mėngjesit tė datės 10. Shikoj Agim Shehun tė strukur nė kolltukun e zyrės me jakėn e ngritur dhe qė po dridhej. Arben Prrenjasin e pashė tek ziente disa kokrra vezė, qė po i hante me bukė. Dėgjoj Agim Shehun tė thotė: "Sot ėshtė tmerr. Do tė bėhet qameti. Kam prurė 750 forca policie, tė gjithė tė paarmatosur. Do t'i mėsoj vlonjatėt se ē'ėshtė ligji". Ndėrkaq, i drejtohet Arbenit: "A janė nė rregull valėt e radios"? Ndėrhyj dhe i them: "Ti s'paske rregulluar akoma valėt e radios. Do tė shpartallohesh. Lėre Vlorėn tė protestojė". Pas kėsaj dal dhe shkoj nė godinėn e SHIK-ut. Xhahiti mė thotė se do 'tė mėsonte vlonjatėt se ē'ishte shteti ligjor." "Do t'i godas", - tha. "Ti nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. Ėshtė Vlorė kėtu. Nuk e di se ku do tė tė gjej nė drekė", - i thashė dhe ika.


    Shpartallimi i 750 policėve

    Po gdhihej data 10 shkurt. "Dal tė shikoj se ēfarė po bėhej nė qytet. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Sheshit tė Flamurit. Nė tė gjitha anėt, madje edhe nė akset e rrugėve lidhėse, shikoj grupe tė ndryshme me nga 5-6 policė. Banorėt, mblidhnin nė heshtje gurė, pa bėrė as zhurmėn mė tė vogėl. Armatosja me gurė dhe sende tė tjera tė forta zgjati pėr rreth 45 minuta. Shkoj nė rrugėn nė drejtim tė Kuz Babait. Shikoj tė goditet grupi i parė i policėve me gurė. Nė kėtė ēast unė isha tek xhamia. Kam qenė pikėrisht mbi trotuar, nė krahun tjetėr tė rrugės. Fillon njė sulm si rrufe, i cili pėrhapet deri tek Kali i Trojės. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandėrprerė pėr rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetėm me shkopinj gome. Vėrej policėt e parė qė gjakosen nė kokė, nė fytyrė, nė trup. Po ai popull qė i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmėn e parė. Pashė disa prej tyre tė shoqėruar nga grupe banorėsh qė dėrgoheshin dhe ndihmoheshin tė laheshin nė njė ēezmė aty afėr. Shkoj pranė Kishės katolike. E njėjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtėsisht armike. Shikoj policėt tė shpėrndahen. Atėherė vendos tė shkoj nė komisariat. Njė grumbull i madh njerėzish qėndronte pėrballė komisariatit. Plagoset njė fėmijė i vogėl me gurė. Turma elektrizohet dhe hyn nė komisariat. Thėrrasin nė emėr Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin qė ai kishte ikur qė para dy ditėsh. Dėgjoj tė thonė nga turma: "Godina ėshtė jona. Paskan ikur qenėrit"!
    Nė darkė, afėr xhamisė, marr vesh se ishte vrarė Artur Rustemi. Mė vonė doli se "ai gjoja ishte vrarė nė orėn 8 tė mėngjesit." Unė kam bindje tė plotė se deri nė orėn 9 tė mėngjesit nuk ishte vrarė asnjė njeri. Mė pas, vrasjen e tij e pėrdorėn si viktimė tė protestave. (S'ka si tė jetė ndryshe pėrderisa nuk e hetojnė vrasjen)".


    Nuk kish mė shtet

    Nė datėn 10, kreu i zbulimit ushtarak tė Vlorės kupton se nuk kishte mė shtet. "Funksiononte vetėm SHIK-u",-vlerėson Konstandini. Tė nesėrmen ai kėrkon tė takohet me pushtetarėt lokalė, por nuk gjen asnjeri. Nė rrugė fillojnė tė shfaqen njerėz me prirje kriminale. Nė duar kishin armė Zastava, Tomson, ēifte. Nė mbrėmje, nė Gjiun e Vogėl tė Radhimės, i cili ndodhet rrugės pėr nė Pashaliman, skafistėt sulen dhe rrėmbejnė 130 skafe tė sekuestruara. Qė atė natė fillon trafiku klandestin. Po nė datėn 11 vritet njė polic, i cili u tha se u vra pėr hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parė me maskė i ardhur nga Greqia. Ky ishte Zani Ēaushi, i cili ishte i dėnuar nė Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej nė burgun e sigurisė sė lartė nė Larisa. Atė e kishte sjellė nė Vlorė Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shėrbimi Informativ grek. Njėri nga shokėt e Zanit nė burg, i cili shpėtoi nga i njėjti burg nė vitin 1994, sė bashku me 38 vetė tė tjerė, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokėt e tij nė burg tek agjentėt e Asfalisė. Zani nuk pranoi tė arratisej atėherė sė bashku me shqiptarėt e tjerė. Arsyeja ishte e qartė, ai ishte i lidhur me agjentėt grekė", - thotė Konstandini. Nė datėn 12, shfaqet maska e dytė. Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po nė kėtė datė dalin politikanėt e parė. Nė orėn 8 tė mėngjesit, Skėnder Gjinushi del nė Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmės: "Do tė vazhdojmė protestat nė bazė tė njė plani, i cili do tė miratohet nga njė komitet, qė do tė krijohet tani". Sė bashku me tė, nė tribunė ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skėnder Gjinushi hedh parrullėn: "Do tė rrėzojmė pushtetin e Berishės, se ai ju ka vjedhur paratė".
    Dikush nga turma pyet: "O Neritan, po tė tė vėmė ty president, a na i jep paratė?" Neritani i pėrgjigjet, se ata kėrkonin njė zgjidhje politike. Atėherė i njėjti zė i pėrgjigjet: "Tė q... n..., Neritan!" Skėnder Gjinushi pas tij thotė: "Ne lebėrit dhe vlonjatėt davetet i fillojmė me kėngė dhe i mbarojmė me kėngė". Pas kėsaj ai fillon tė kėndojė; "O djem rrėmbeni pushkėt, ja vdekje, ja liri". Kėtu, pėr herė tė parė, Skėnder Gjinushi i drejtohet turmės me shenjėn e tre gishtave. Si nė ēdo miting, tifo bėnin vetėm rreshtat e parė. Nė rreshtat e parė vėrej disa gra, qė bėnin disa shenja tė turpshme me gisht. Gratė filluan tė kėndojnė njė kėngė: "Tritan, tė keqen nėna, si e mbajte preshin brėnda."
    Gjinushi del nė krye tė turmės dhe sė bashku me politikanėt e tjerė shkojnė nė drejtim tė prefekturės. Ata thėrrisnin: "Duam paret tona." Por pjesa dėrrmuese e turmės vetėm sa i shoqėronte nė heshtje. Dikush mė njeh dhe mė thotė: "Edhe SHIK-u ka filluar tė protestojė?"
    Mė 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nėpėr rrugė me makina tė prishura dhe mjete tė tjera. Qytetarėt vlonjatė filluan tė rralloheshin. Nė datėn 15 fillojnė letrat poshtė derės dhe vėnia e gjobave ndaj familjeve vlonjate. Hidhet parrulla e parė: "Poshtė qeveria", "Tė mbyllen dyqanet", "Vetėm furrat e bukės hapur". Filloi tė ndihej njė varfėri fizike nė dollapet ushqimorė. Njerėzit filluan tė thonin se "dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku".
    "Mė vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpėtimit Publik. Pėrfaqėsues tė kėtij Komiteti shkojnė nė port dhe urdhėrojnė tė ndalohet ankorimi i anijeve. Qėllimi ishte qė i tėrė qyteti tė kalonte nė njė grevė urie masive", - vlerėson ish-kreu i SHIU-t pėr Flotėn. Nė datėn 17, atij i vjen informacion se nė Jug ėshtė pėrhapur njė hartė e Vorioepirit. "Njė hartė e tillė mė vjen nga vartėsit e mi nė dorė po atė ditė. Raportoj lart. Po nė kėtė datė hidhet ideja e rrėzimit tė qeverisė", - vijon mė tej ai rrėfimin e tij.


    Manipulimi politik i opozitės

    Kolonel Koliqi kujton se nė datėn 18, njė grup studentėsh nga Universiteti i Vlorės takon kryeparlamentarin, Pjetėr Arbnorin. Data 19 studentėt takohen me presidentin Berisha. Skafet nė kėtė datė ishin nė kulmin e tyre, duke nxjerrė miliona. Nė krye tė komisariatit, nga turmat vihet njė "shef" me mbiemrin "Kordha." Rreth orės 11 organizohet njė miting tek Prefektura. Skėnder Gjinushi i drejtohet ndėr tė tjera turmės: "Studentėt kanė vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Ata kanė shkuar tek maloku, por ne do ta rrėzojmė atė qoftė edhe me armė. Do ta marrim zvarrė." Nė kėtė ēast nga turma del njė djalė me maskė, i cili imiton Arbnorin: "Le ta bajnė vlonjatėt Vlorė-Skelė e Skelė-Vlorė, se mirė u ban!" Aty dėgjohet edhe parrulla "Poshtė parlamenti"! Hartat e Vorioepirit tė shpėrndara nėpėr qytet ndėrkaq kishin irrituar popullin, megjithė pakėnaqėsinė e pėrgjithshme kundėr shtetit pėr firmat piramidale. Njėri nga turma thėrret: "Nuk jemi me grekėt. Poshtė Shqipėria. Rroftė Italia. Vlora, qytet italian." Ky zė nuk pėrkrahet nga turma. Unė nė kėtė ēast isha tek vendi, ku mė parė kishte qenė pėrmendorja e Hysni Kapos. Ēudia mė e madhe ishte se kėto fjalė u duartrokitėn nga Gjinushi, Ceka dhe tė tjerėt nė tribunė. Ndėrkaq vendoset, qė tė hyhet nė grevė urie. Hyjnė nė sallė, ndėrsa tė tjerėt shpėrndahen. Pas kėsaj unė shkoj nė port. Mė kishte ardhur informacion qė Komiteti i Shpėtimit Publik ishte drejtuar pėr atje. Ata urdhėrojnė tė mbyllet porti. Ia bėj me shenjė oficerit tė shėrbimit, qė ta mbyllė dhe ai zbaton atė, qė unė i them me shenjė. Kthehem. Shikoj se nė vendin ku ishin futur studentėt nė grevė kishin dalė 20 persona tė armatosur. Nė qytet shfaqen fytyra tė reja. Ishin tė veshur keq dhe tė vrarė nė fytyrė. Mė vijnė tė dhėna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumė-Vlorė dhe nga fshatrat pėrreth, tė gjithė tė armatosur. Ata filluan tė flinin nėpėr bunkerė dhe shanin qeverinė dhe Berishėn pėr gjendjen nė tė cilėn ndodheshin. Nervat e tyre ishin tė tendosura pėr shkak se ishin tė pangrėnė, kishin ftohtė dhe flinin jashtė. Drejtohem pėr nė godinėn e SHIK-ut. Ngjitur me tė ndodhet vila e njė politikani tė njohur. Aty shoh tre motoskafė tė bėrė gati pėr gjendje pune. Nė atė vilė po bėheshin mbledhjet e Shtabit tė "Luftės." Plani i Zonės sė Parė Operative pėrpilohet nė datėn 22. Ai pėrfshinte "ēlirimin" e qyteteve Tepelenė-Gjirokastėr-Vlorė-Pėrmet-Sarandė. Nė atė vilė instalohet njė radiotransmetuese e blerė me njė vlerė prej 26 mijė dollarė. Njėri nga informatorėt tanė mė tregoi njė fotokopje tė faturės.
    Data 22 shkurt. Nė qytet ndihej qė po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para qė nė datėn 16 dhe 17. Lajmėroj Zhulalin pėr tė hapur portin. Ai nė fillim mė thotė "po", pastaj nuk mė del mė nė telefon. Deti ishte 9 ballė. Pavarėsisht nga kjo, kapiteni italian i anijes nė Brindizi mė thotė nė shqip se do tė nisej. Nuk kalon shumė kohė dhe mua mė vjen sinjali se trageti kthehet nė Durrės.
    Nė orėn 7 e 30, turma mblidhet pėrpara prefekturės, por nuk vjen nė port. Trageti italian rrinte me motorė ndezur. Shkarkohen 14 trajlerė dhe 6 tragete tė tillė.
    Po nė atė datė, Shefi i Shtabit tė pėrgjithshėm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmėrinė e reparteve ushtarake nė tė gjithė vendin. Asnjė kapter nuk mund tė vepronte kėshtu, e jo mė njė gjeneral. Tė gjitha repartet ku ushtarakėt ikėn, digjen dhe vidhen. Nė tė tjerat, jo.


    Kush e ngriti flamurin grek nė Himarė?

    Nė datėn 23 shkurt mė vjen sinjali se nė Himarė ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinės dhe shkoj sė bashku me shoferin tim atje. Rrugėn e bėjmė pėr afro 2 orė e gjysmė. Mbėrrij nė Himarė rreth drekės. Nė qendėr shikoj njė shtizė dhe nė tė tė varur njė flamur grek. Aty afėr ishte njė kafene, lokal i ndėrtuar me llamarina. Hyj nė tė dhe pyes gruan qė shėrbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarėn?!" Gruaja mė thotė: "Eh, na e kanė "zbukuruar ata atje! Tė ishte pėr mua nuk e lija atje, jo". Ajo tregon me gisht nė drejtim tė njė lokali poshtė pallateve. Ajo mė pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unė i them se nuk ėshtė e mundur, pasi ai ėshtė nga Vunoi. Gruaja e lokalit mė thotė se "nuk merrej mė vesh se ēfarė ishim."
    Futem nė lokal dhe i them Aleksit se ē'donte ai flamur atje. "Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar", - i them atij.


    Sulmi vdekjeprurės ndaj godinės sė SHIK-ut.

    Data 24, nisem pėr nė Fier, tek njerėzit e mi. Nė janar mė kishte vdekur nėna, dhe mendova qė tė dilja njėherė andej nga tė afėrmit e mi. I bie nga rruga e Nartės dhe po atė ditė kthehem nė zyrė. Njėri nga "shokėt" mė sjell njė vendim tė Komitetit tė Shpėtimit Publik me 111 emra. Tė gjithė ata ishin tė dėnuar me vdekje. Nė kėtė listė dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, nė mėngjes. Mė vjen informacion se do tė goditej godina e SHIK-ut.

    Data 26, bie njė shi i tmerrshėm dhe bėn njė kohė shumė e keqe.
    Siē duket, plani shtyhet pėr mė pas. Data 27, nė mbrėmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatėn. I thashė qė tė largohemi, duke i treguar edhe dėnimin me vdekje qė na kishte ardhur tashmė nė duar. Gjatė kėsaj kohe, shoferi dhe shoqėruesi i Bujarit shkojnė tek tė afėrmit e tyre nė Vlorė, por rrihen barbarisht nga banditėt. Shpėtojnė nė fije tė perit, vetėm kur ndėrhyn kunati vlonjat i shoferit tė Ramės. Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim pėr t'u larguar. Ai nuk merr asnjė vendim. Besnik Hidri, vartės i Bujarit, njė nga oficerėt mė tė shkėlqyer tė SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nėnkryetarit tė SHIK-ut nga zona e rrezikshme. Lajmėroj nė telefon policinė qė tė marrė nė mbrojtje nėnkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetėr, ne e kishim nxjerrė Ramėn me kohė nga njė drejtim tjetėr nga Vlora. Nuk mund tė kishim besim tek ajo polici qė kishte zėvendėsuar tė parėn.
    Data 27 nė darkė, mė vjen informacion se tek vila afėr SHIK-ut kishte ardhur njė nga figurat kryesore tė PS-sė. Nė datėn 28 nė mėngjes, "titullari" i PS-sė largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet nė zyrė dhe mė thotė se e kishte pėrcjellė gjeneral Ramėn. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth njė gjysmė ore qė qėndroja pėrballė universitetit, nė krah tė rrugės. Para hyrjes kryesore ndalojnė njė makinė dhe njė veturė me targa tė Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetė. Ata shkojnė drejt shkallėve tė universitetit, atje ku ishte drita mė e fortė. Fillojnė tė improvizojnė njė sherr, i cili zgjat pėr disa minuta. Nxirret njė thikė dhe bėhet sikur goditet. Tjetri qė u "sulmua" bie pėrtokė. Kėta tė tre i hipin veturės dhe tė dyja makinat shkojnė nė drejtim tė SHIK-ut. Shikoj personin qė "ra" pėrtokė, i cili fillon tė ulėrasė me sa ka nė kokė: "Mė vranė shikasit. Tek SHIK-u"- dhe sakaq ai ēohet nė kėmbė dhe zhduket. Ngjitem nė Kuz Baba. Lidhem me godinėn brenda, ku kishim 16 vetė gjithsej. Pėrgjegjės turni ata kishin Lekė Qokun. I them: Lekė, turmat po vijnė drejt godinės, mė shpjego se ēfarė po bėjnė?" Leka mė pėrgjigjet se ata po afronin njė makinė vetėshkarkuese riportabėl me karrocė tė ngritur. Siē dukej, donin ta pėrdornin si mburojė nga frika e ndonjė goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unė raportoj lart pėr gjendjen. Nga Leka mė vjen informacioni se bėhej fjalė pėr rreth 80 vetė tė armatosur me "Tomsonė", "Zastava", kallashnikovė, "ēifte", dhe me granatahedhės. Hapet zjarr kundėr godinės. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikė, ndėrsa nga njė shtėpi tjetėr, nga ana tjetėr e SHIK-ut, qėllohet gjithashtu me zjarr. "Shokėt" vazhdojnė tė qėllojnė vetėm nė ajėr. Nga turma ėshtė fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmės hapej qė nga 20 metra larg. Pyes Lekėn se ēfarė shihte. Ai mė pėrgjigjet: "Nė dhomė shoh vetėm flakė dhe tym. Jashtė shikoj vetėm gra dhe fėmijė. Ata qė qėllojnė janė fshehur pas grave dhe ne nuk mund t'i godasim dot. Shikojmė vetėm flakėt e armėve tė tyre." Marr nė telefon "shokėt" qė ndodheshin tek Ujėt e Ftohtė. Ata mė raportojnė se nuk mund tė vijnė nė ndihmė, sepse gjithēka ishte llahtarė. Njė qytet i tėrė i armatosur.
    Leka mė thotė: "Kosta, jam plagosur!" Zėri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: "Kėtu ėshtė tym e flakė. Shikoj vetėm dy trupa tė shtrirė. Mė ka hyrė njė plumb nė krahun e djathtė e mė ka dalė matanė." Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t'i pėrdorte. Si organ informativ, ne asnjėherė nuk kemi patur detyrė pėr tė pėrdorur armėt, por vetėm pėr tė dhėnė informacion. Berisha na kishte urdhėruar, qė ne tė mos hapnim zjarr kundėr turmės, por vetėm kundėr eksponentėve. "Repartet duhet tė ruhen pa vrarė njerėz", - kishte thėnė ai.
    Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhės. Gati tėrė kati i dytė shembet. Nė kėtė ēast ndėrpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 tė vrarė, ndėrsa 10 tė tjerėt shqyejnė njė nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrės. Atje u dalin disa nga banorėt vlonjatė tė cilėt i strehojnė nėpėr shtėpia. Evakuimi i tyre pėr nė Tiranė, njė e nga njė, do tė fillonte vetėm pas dhjetė ditėsh.
    Nuk kalojnė shumė minuta dhe mė vjen njė tjetėr telefonatė nga jashtė, ku mė njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytė dhe ndodhej tek oborri i shkollės sė marinės, e cila ėshtė ngjitur me ndėrtesėn e SHIK-ut. Nė tė vėrtetė Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhėsi. Kolegu ynė e kishte gjetur tė shtrirė nė bar. Marr nė telefon komandantin e marinės, njė pusht djalė. Ai mė pėrgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
    Kolegu im e merr nė makinė pėr ta ēuar atje ku i thashė unė, nė spital, po rruga ishte plotėsisht e bllokuar. Atėherė e urdhėroj ta dėrgonte nė Pashaliman, ku mė pas do tė ēoja njė infermiere. Pas ndėrtesės sė SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afėr ndėrtesės. Goditet komanda e marinės dhe shkolla e Marinės. Pėr 2 orė shkatėrrohet gjithēka.
    Ora 2 e mėngjesit. Rrethohem nė Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndėrhyjnė disa oficerė vlonjatė. Numėroj 4 herė tentativė pėr sulm kundėr zyrave qė kishim nė Kuz Baba. Mė nė fund, me njė makinė tė njė oficeri vlonjat, largohem fshehurazi nė drejtim tė fabrikės se ēimentos, nė Pallatin e Sportit dhe mbėrrij tek "Kulaēi". Sapo arrij atje mė ndalon njė grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur njė barrikadė nė rrugė dhe kishin lėnė vetėm njė shteg tė vogėl pėr tė kaluar. Njė burrė me njė hu tė madh nė dorė mė urdhėron tė zbres poshtė. Shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės kufomė me sopatė, duke e copėtuar nė copa tė vogla. Njė tjetėr grua, shumė e shėmtuar nė fytyrė ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtėr ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i pėrlyente edhe krahėt. Shtanga. Tė pasnesėrmen mė vjen informacioni se ajo grua kishte qenė Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai qė kishte hurin mė duket se mė njeh dhe mė thotė tė largohem. "Ikni, frikacakė", - thotė ai. Hyj nė Pashaliman. Shoh 14 oficerė dhe kapterė. Takoj oficerin qė kishte sjellė aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtėsisht, ndėrsa gjysmėn e krahut dhe syrit tė majtė e kishte krejtėsisht tė shpartalluar. E pyeta: "Besniku je?" Ai mė pėrgjigjet vetėm me njė lėvizje qerpikėsh. U lutem oficerėve tė nxjerrin anijet. Ata mė pėrgjigjen: "Ik edhe ti qė kėtej, se po tė gjetėn kėtu, do tė na vrasin edhe ne." Lajmėroj pėr ardhjen e njė helikopteri. Ai vjen nė orėn 4 e 15, por Besniku nuk gjen mė shpėtim. Ai vdes gjatė rrugės.
    Po nė datėn 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazės Detare dhe Baza Rezervė e Flotės qė shėrbente pėr riparimin e nėndetėseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnė tė 4 karikatorėt me fishekė, pasi kishte zbrapsur banditėt pėr 40 orė rresht. Banditėt e kapin rob dhe tė gjallė i presin kokėn dhe i qėrrojnė sytė. Pėr ironi tė fatit, do tė ishin pikėrisht kėta politikanė, qė mė pas do t'i dėrgonin jetimėve nė shtėpi dekoratėn e babait hero. Nė tunelin e nėndetėseve 630 metra tė gjatė, vidhet gjithēka, me njė vlerė qindra milionė dollarė.


    Kthimi nė shtėpi, isha i vdekur

    Pas pak minutash, shkoj pėr nė Sarandė. Nė hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ruēi me njė tufė banditėsh. Nė zyrėn e SHIK-ut mbėrrij nė orėn 9.00. Takoj tė parin Alfred Dulen. Marr nė telefon Zhulalin dhe pas disa replikash tė ashpra ai mė thotė tė nisem pėr nė Tiranė. Mbėrrij nė Gjirokastėr nė orėn 11:00. Lidhem me Sheme Kosovėn. Rruga Gjirokastėr-Tepelenė ishte e bllokuar dhe unė kėrkoj tė sjellin dy helikopterė. Tė 22 vetėt sa ishim, nisemi pėr nė Tiranė. Nė Ministri tė Mbrojtjes paraqitem nė orėn 5 pasdite. Aty mė del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili mė thotė se "ministri nuk tė pret ty". Pas kaq kohėsh kthehem nė shtėpi, ku mė dinin tė vdekur. Tė nesėrmen nė datėn 2, tė gjithė kishin dhėnė dorėheqjen, qeveria dhe Shemja. Pėr mua u mor vendim qė 4 ditė tė qėndroja nė zyrė nė gjendje arresti, madje dhanė urdhėr tė fillonte ēėshtja penale. Prokurori i ēėshtjes, nė fund tė hetimeve, mė shpall tė pafajshėm. Vazhdoj nė detyrė, derisa nė pushtet vjen si ministėr i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund tė vazhdoja mė tej. Lirohem nė 20 shtator 1997, pasi kisha shėrbyer nė kėtė detyrė qė nga 20 korriku i vitit 1993".
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #93
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Nje pasazh nga shkrimi i mesiperm; sa per sqarim

    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    shume eshte folur per kete luiza hoxhen e cila ka bere sensacion duke thithur gjakun e ish-shik-asve. ku jane provat? kush ka qene prezent? cilet jane deshmitaret qe e pohojne nje gje te tille? Neper vite kam lexuar vetem tituj artikujsh, dhe nuk di shume per te. e ndaj pyes se me mungon informacioni i duhur qe te arrij vete ne nje konkluzion.
    mgjse ne shume kultura thithja e gjakut te tjetrit eshte simbol i shprehjes se dashurise. mos ndoshta kete ka dashur te shprehe dhe liza, gjithmone nese e ka bere vertet nje gje te tille.
    Shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės kufomė me sopatė, duke e copėtuar nė copa tė vogla. Njė tjetėr grua, shumė e shėmtuar nė fytyrė ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtėr ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i pėrlyente edhe krahėt. Shtanga. Tė pasnesėrmen mė vjen informacioni se ajo grua kishte qenė Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar.

  4. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    WOW WOW WOW

    Dale o trim dale se po merr kot ketu me duket mua!

    Ky ish-polici ketu na paska pare nje grua qe lyente duart me gjak, dhe i paska vene re edhe bukurine. Pastaj na thote se i paska ardhur informacion ketij trimit se ajo na paska qene Luiza Hoxha. Po mire kush ia dha kete informacion, dhe ai qe ia dha si dhe ku e siguroi ate? Me duket mua si tregim hamendjesh ky i ketij trimit.

    Me thuaj qofte edhe nje individ nga ata mijera e dhjetra njerez ne ate turme qe e kane vertetuar apo pohojne te njejten gje. Pas kaq ketyre viteve, dhe pas akuzave kaq te egra askush tjeter nuk e ka identifikuar ate grua si vrasese.
    Eshte tipike thashetheme turmash, qe sigurisht jane ne pergjithesi injorante dhe nuk denjojne te analizojne qofte edhe faktet e thjeshta. Porbabiliteti qe asnje Vlonjat nga ata mijera qe ishin atje, te mos dale dhe te hedhe te njejten akuze per Luiza Hoxhen eshte 1/10000. Ja sa e vertete pra eshte akuze.

    Si puna e asaj historise qe 11 Shtatorin e bene cifutet sepse mijera cifute nuk vajten ne pune ate dite. E ku ka me thrill interesant se keto lloje per masat e gjera dhe injorante?

  5. #95
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Ej,Sander Mafishja,nje gje eshte e sakte,qe vlonjatet u perdoren si mish per top nga "i keqi".Besoj se me kupton.Dhe kjo erdhi vetem nga temperamenti i tyre kapadai,ehhh gjoksi me vrime,kjo i mori me qafe shume e shume familje vlonjate.Po pse o zot, nuk munden te mbrojne qytetin e tyre aq te bukur xhanem, e mos te prekeshin kaq rende nga historira te tilla...Dhe una nuk cuditem aspak me historine e asaj fare Luize,pasi duket qe ne fytyre ajo.O nene o nene....
    oops,jokkkkk,si i tha ai ne teatro mo Sandri M.qe....ajo i ha burrat, apo ai i ha grate,se sme kujtohet shume............................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 15-06-2004 mė 08:54
    Wild and crazy can't be lazy

  6. #96
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Hmm

    Megjithese llogjika jote duket shume qumeshtore une po ta shpjegoj. Vlonjatet jane popull si cdo popull tjeter. Krenarine, nqs e kane me shumice e kane te merituar. Shteti shqiptar eshte pergjegjes per te mbajtur paqen dhe ekuilibrat ne te gjithe shqiperine, edhe aty ku mendon se krenaria krahinore eshte me e larte nga cduhet. Populli kur organizohet ne turme kthehet ne subjekt pa llogjike dhe mund te kaloje cdo kufi normaliteti. Keshtu veprojne turmat kudo ne bote, anglezet ne stadiume, fansat ne koncerte, masat e gjera ne protesta qe nga Amerika e deri ne Kine etj etj kur keto turma ngacmohen, nuk kontrollohen apo u jepet nje motiv per tu acaruar. Dhe shumica e tyre kthehen ne turma agresive per motive qesharake krahasuar me ato te Vlonjateve qe ngelen per buke te gojes.

    Vlonjatet protestuan nje muaj rresht paqesisht, dhe vetem iu tha se ata e kane gabim, apo se jane vete fajtore, bile se jane edhe kelusha te kuq, serbe apo tradhetare, a thua se bajraktari Berisha dhe bajraku PD (qe vetem me Serbine bene 300 milione dollare kontrabande ) ishin personifikimi i shqiptarizmit.
    Protesta u be pasi shume Vlonjate ngelen pa shtepi, pa asnje kacidhe ne xhep, te acaruar, te pashprese dhe pa asnje prespektive per te ardhmen. Berisha nuk i kishte lene asgje tjeter shqiptareve dhe Vlonjateve vecse firmave hajdute qe falimentuan, i kishte kthyer shqiptaret ne qenie totalisht te varura nga keto firma, dhe nuk u la atyre as rruge, as pune, as investime..... asgje absolutisht asgje.

    Ne keto kushte pjekuria dhe mencuria nuk kerkohet nga turma e irrituara, te trembura, te pashpresa dhe te deshperuara ne nivele te papara, por nga liderat qe jane me te vetedijshem, te mencur apo te urte. Nqs Berisha e dinte se Vlonjatet kujtojne se e kane gjoksin me vrime dhe jane kapo, atehere pse nuk veproi ai ne menyre te tille qe ti qetesonte ata dhe te ulte gjakrat. Por me duket mua se xhahili bajraktar Sale u soll si garip jo me nje, por me dy vrima ne gjoks, dhe ishte pikerisht sjellja e tij irrituese qe e degjeneroi situraten deri ne ate pike. Sado te "pacivilizuar apo barbare" si konsiderojme vlonjatet pyetja prape qendron 'Po shteti cfare beri?'. Si influencoi shteti per qetesimin e situates? Sigurisht Vlora e pa fare mire se si shteti nuk pranonte gabim, se Berisha rizgjidhej president dhe se si shteti planifikoi sulme ushtarake ndaj tyre, por ngaqe ishte i kalbur dhe i degjeneruar sepse ishte shtet ish-burgaxhinjshe apo shteti i llumit injoranto-bythegrisur te dale nga burgjet 50 vjecare te Hoxhes, ky shtet nuk kishte takat te bente asgje, bile as ti dilte zot vetes.

    Por u pa fare mire se si levizja anti-shtet ne shqiperi u hap ne cdo cep te shqiperise, edhe aty ku nuk kishte vlonjate me vrime ne gjoks. A mund te me thuash pse? Pse pra ra shteti ne shkoder, po ne Cerrik pse u vrane ushtaret e Gardes se Berishes, etj etj? Apo edhe aty e bene vlonjatet me vrime ne gjoks.

    Keto leksione kete here i ke falas, heren tjeter do me duhet te te dergoj faturen ne shtepi se keshtu qyl nuk te jep askush dije.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja i shkruen jessi89
    Keto leksione kete here i ke falas, heren tjeter do me duhet te te dergoj faturen ne shtepi se keshtu qyl nuk te jep askush dije.
    Ti nuk nep dije, por ban demagogji. Nuk asht njisoj.

    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja
    Dhe shumica e tyre kthehen ne turma agresive per motive qesharake krahasuar me ato te Vlonjateve qe ngelen per buke te gojes.
    Ketu lindin pyetje:
    Me qi nuk ja ke as haberin ligjeve e as konceptin e te drejtes e detyres se individit (s'ke faj ti, por ato qi krijuen ambjentin ku je formue):

    -A asht krim vrasja? Ban sa te duesh lojna fjalesh, per ty s'asht.

    -Krimet i kreu populli (turma) apo individe kriminele?
    Vrasjen s'e kryejne 1000 vete (pergjegjesia e askujt, ketu don me dale), por persona me emen e mbiemen.

    -A u kryen krimet prej atyne qi kishin mbete pa buke apo prej atyne me xhepa plot?




    Por arsyeja pse po shkruej asht vetem kjo shprehje e jotja:

    -
    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja
    shtet ish-burgaxhinjshe apo shteti i llumit injoranto-bythegrisur te dale nga burgjet 50 vjecare te Hoxhes
    Cili shtet ishte i te persekutuemve (ky asht termi e jo ai injoranto-xhahil i joti) prej komunistave? Berisha ishte nji ish-teserkuq (si ti) e jo ish i persekutuem.
    Kush ishin injorante e kriminele mandej e diftojne faktet se si morracaket torturuen e pushkatuen kokat e kombit, shkaterruen muzete, shtypshkronjat e bibliotekat per 50vjet. Lexoni o shqiptare librin e At Zef Pllumit "Rrno vetem per me tregue" e mesoni se cka e si ka ndodhe ne Shqipni, ne qofte se nuk keni pase sy me pa deri tash e ne qofte se prej friges ju kane rrite mes hipokrizise.


    Ma nalt Dita ka shkrue asht e kote me te binde ty. Ka plotsisht te drejte. Normalisht keshtu asht, por edhe mrekullite ndodhin (vetem nji mrekulli duhet). Mandej une po te shkruej se kam meshire per ty. Rralle here ndeshem me shkrues qi urrejne kaq shume (s'asht faji jot, por i ambjentit ku je formue) e ma merr mendja qi asht nji tmerr i vertete, nji jete ferr. E per ma teper ketu shkruhet edhe per tjeret e disa rrena s'duhet me kalue pa u thane edhe njimije here, ne se duhet, e verteta.
    Merru pra sa te duesh me te kuqte e tane derivatet e tyne mbas "metamorfozes" ne blu-jeshil-bardh-zi, por mos ban ma marrine me fye ish te perndjekunit politike.
    Nejse "mejtohu".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 15-06-2004 mė 07:22

  8. #98
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Sander Mafishja
    WOW WOW WOW

    Dale o trim dale se po merr kot ketu me duket mua!

    Ky ish-polici ketu na paska pare nje grua qe lyente duart me gjak, dhe i paska vene re edhe bukurine. Pastaj na thote se i paska ardhur informacion ketij trimit se ajo na paska qene Luiza Hoxha. Po mire kush ia dha kete informacion, dhe ai qe ia dha si dhe ku e siguroi ate? Me duket mua si tregim hamendjesh ky i ketij trimit.

    Me thuaj qofte edhe nje individ nga ata mijera e dhjetra njerez ne ate turme qe e kane vertetuar apo pohojne te njejten gje. Pas kaq ketyre viteve, dhe pas akuzave kaq te egra askush tjeter nuk e ka identifikuar ate grua si vrasese.
    Eshte tipike thashetheme turmash, qe sigurisht jane ne pergjithesi injorante dhe nuk denjojne te analizojne qofte edhe faktet e thjeshta. Porbabiliteti qe asnje Vlonjat nga ata mijera qe ishin atje, te mos dale dhe te hedhe te njejten akuze per Luiza Hoxhen eshte 1/10000. Ja sa e vertete pra eshte akuze.

    Si puna e asaj historise qe 11 Shtatorin e bene cifutet sepse mijera cifute nuk vajten ne pune ate dite. E ku ka me thrill interesant se keto lloje per masat e gjera dhe injorante?

    me sa po shoh, ti paske ardhur ne forum qe te na "ndricosh" historine e Vlores, mqs pothuajse te gjitha shkrimet e tua jane ne kete teme. Nga ana tjeter urime qe nuk je turme, mase injorante, por je individ i vecuar, i pervecem, qe shet mend dhe qe ke marre detyre te na vish e te na sqarosh. Nuk e dime se c'pune ben, je historian apo jo, por problemi eshte qe ti i kundervihesh komenteve qe behen ketu, por nuk jep variantin tend. Komentet ne kete teme,sic e sheh, behen bazuar ne shkrime te te tjereve, dhe jo ne tym. Kot ja fut, sipas teje, ky ish-polici, kot ja fut edhe ai qe eshte ne burg se ka marre pjese vete ne 'revolucion', kot ja fut edhe ish kryetari i bashkise. Pse nuk na thua ti, qe nuk je turme, se c'ndodhi. Se duket qe je i mireinformuar.
    Ku e di ti qe L.Hoxha nuk eshte e shemtuar? Me sa kuptoj je i lidhur me te, te pakten nga ana ideore-partiake. Apo jeni "kongresmen" dhe keni qene ulur bashke ne parlament. Apo merresh me memuaret e shefave (N. Ceka, S. Gjinushi, A. Imami etj.). Pse nuk na thua kush ua mesoi "revolucionareve vlonjate" te ngrejne tre gishtat lart. Keto na thuaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 15-06-2004 mė 08:55

  9. #99
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ne 1991 Shqiperia ishte ne prag te nje lufte civile shume here me te rrezikshme se ajo e 97. Vullnetaret e Enverit po mobilizoheshin kudo dhe shteti ishte i perbere nga shume elemente radikale te brumosur shume fort per te mbrojtur ate sistem. Ne Shkoder sulmohej shteti dhe digjeshin institucionet per hir te shkaterrimit, ne Tirane sulmohej shkolla e bashkuar dhe vriteshin police etj etj.

    Per cudi konflikti nuk degjeneroi ne nje konfrontim total mes fraksioneve, as me shtetit dhe fraksionit kundershtar. Per cudi njerezit nuk e pane te nevojshme marrjen e armeve per te rrezuar ate sistem kaq diktatorial. Nxenesit e Shkolles se Bashkuar disa here kerkuan te hapen dyert e shkolles qe ata te kontrollonin situaten, por ata nuk i lejoi kush ta benin kete, edhe pse sic thashe ai shtet kishte shume elemente radikale. Vullnetaret e Enverit u bllokuan qe ne baze dhe nuk u lejua qe te organizoheshin dhe armatoseshin, duke evituar konfrontimet me kampin kundershtar. Qeverite jepnin doreheqjen per te qetesuar masat qe protestonin, edhe pse kerkesat e tyre ishin non-sense, sic ishte psh kerkesa per zgjidhjen e problemit te strehimit per 3 jave?!

    As Adil Carcani nuk e coi vendin e vet ne lufte civile dhe nuk e degradoi pakenaqesine popullore ne konflikt vet-vrases sic u be ne 97.

    Vrasja eshte krim, por ky krim nuk bie mbi doren qe ngul thiken, por mbi ate qe kontrollon doren. Nuk ishin turmat qe kontrollonin shtetin, por shteti qe kontrollonte apo duhet te kontrollonte turmat. Fakti qe ato turma dolen jashte kontrollit te shtetit eshte pergjegjesi e shtetit. Ashtu si, kur nje femije minoren kryen nje krim, prinderit e tij mbajne pergjegjesi sepse femija quhet i pavetedijshem, ashtu edhe shteti ka pergjegjesi kur turmat e qytetareve te tij kthehen ne shkateruese, sepse ato konsiderohen te pavetedijshme. Nje femije kriminel e ben nje prind te padenje per te qene i tille, dhe prindit i hiqet e drejta per te qene prind apo 'custodian' i atij femije........ne po te njejten menyre PD dhe Berishes iu hoq e drejta per te kontrolluar jeten e shqiptareve nepermjet shtetit kur ata i renuan shqiptaret si ne 97.

    Krimet i kryen individet nepermjet turmes. Acarimi i turmes krijoi ambient perfekt per te bere krime. Rendi u prish prej revoltes se turmes dhe jo te krimineleve, ndryshe lind pyetja pse nuk e ben ata kriminele ate revolte me perpara? Revolta duhet te komandohej apo te kanalizohej ne funde paqesore pikerisht nga shteti ndaj te ciles kjo revolte drejtohej; nga ai shtet pra qe e futi ne krize ate vend.

    Krime ne Vlore u bene nga te gjithe. Krime u bene edhe ne Shkoder, Tropoje, Kukes etj ku njerezit kishin humbur me pak apo aspak para. Kaq keq degjeneroi situata ne Shkoder saqe qyteti u mbush me barrikada, qe ne fakt as ne Vlore nuk u pane. U vrane me shume police ne veri te Shqiperise se sa ne jug. Ne Cerrik ishte pikerisht i gjithe qyteti qe sulmoi ushtaret e Gardes. Ne periferi te Tiranes, Kamez, Bathore u bene krime te papara pikerisht nga njerez te varfer, u dogj me themel Universiteti Bujqesor, u vodhen rezervat e shtetit, kur ne Vlore Universiteti nuk u prek.

    Sa per urretjen time, me duket se ia ben shume qejfin vetes. Une nuk kam nevoje te te urrej ty, dhe as kohe apo emocion per te harxhuar per ty. Sikur une te te urreja ty, ti do ishe akoma ne Spac. Une s'kam nevoje te implikoj ndjenja ndaj teje, sepse fitoj ne jeten reale. Une u arsimova per 50 vjet, ne universitete dhe katedra e akademi shkencore, kurse ti punove ne minieren e Spacit, qe sot ke qejf ta quash Universitet, apo librari. E ndersa ti akoma kerkon integrim, demshperblim apo strehim NGA UNE, une shkollohem universiteteve me te mira, apo jam kthyer ne kapitalistin me te suksesshem.

    Ti je aq i pamencur saqe perseri kerkon konflikt me mua edhe pse per 50 vjet vuajte si mos me keq prej ketij konflikti.

    P.S Tre gishtat jane simbol i ortodoksise, dhe gjysma e jugut jane ortodoks. Apo do tu tregosh Vlonjateve patriotizmin ti tani?! Ha ha

  10. #100
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    O Sander Mafishja,me kupto o vlla mire.Eshte kush eshte Berisha e te gjithe te tjeret,me epitete nga me te # qe mund tu vene,i shumezoj te gjithe me zeroooooooo,po problemi eshte se une shqetesohem per Vloren,pseeeeeeeeeeeeee te vuaj kaq shume?
    Po mendimi ime per nderin e turpin e saj eshte ky e se lun topi:..turp i madh qe ja lejuan vetes qe te vishen nenat me te zeza,te ikin djemte ne lule te rinise e sh sh sh te tjera qe te renqethet mishi.Po pse ore ,kaq trimeri qe ka shpalos Vlora ne histori si nuk munden me mbrojt familjet ,femijet nga ata qe tani le ti quajne si te duan,ska me rendesi.
    Po te vjen keq qe cdo rrugice ne Vl, flet per nje vraseje ,per nje historiper nje jete......

    Po ti e di shume mire mo Sandri ,se kur perplasen dy makina ,inshurencat shkojne lart per te dy shoferat ,ok?Edhe ti qe mendon se ske faj ,ke qe cke me ate pune.Duhet te dish mendjen e tjetrit.E pra keshtu duhet me mbrojt veten e familjen vllaiiiiiiiii.
    Leni te gjitha lexionet problem eshte se edhe sot Vlora vuan ,pa drita ne mes te vapes....(gjysma e te keqes ).Lexione si te tuat i mar per free une mos u mundo me shlrujt e me perpilu gjona,kjo shoqerore.hajd have a nice day.
    Wild and crazy can't be lazy

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •