Po Aizberg dhe me duket se e vrau veten ngaqe gaboi kur mendoi se se tuneli sdo tu takonte ne nje pike te vetme kur punimet zhvilloheshin nga te dyja krahet por ne fakt gaboi nga paragjykimi sepse tuneli perfundoi me te vertet me sukses.
Po Aizberg dhe me duket se e vrau veten ngaqe gaboi kur mendoi se se tuneli sdo tu takonte ne nje pike te vetme kur punimet zhvilloheshin nga te dyja krahet por ne fakt gaboi nga paragjykimi sepse tuneli perfundoi me te vertet me sukses.
Dr. Rifat Gjota ėshtė zbulues shqiptar. Shkencėtari dhe pedagogu i mirėnjohur ka lindur nė Pejė mė 5 maj 1939 nė njė familje tė njohur zejtare. Shkollėn fillore dhe gjimnazin e kreu nė vendlindjen e vet. Nė vitin 1965 ka diplomuar nė Fakultetin Elektroteknik tė Universitetit tė Shkupit, nė vitin 1977 ka magjistruar nė Fakultetin Elektroteknik tė Universitetit tė Zagrebit, kurse nė vitin 1985 ka doktoruar nė Fakultetin Elektroteknik tė Universitetit tė Prishtinės. Prej vitesh dhe aktualisht punon si profesor nė Fakultetin e inxhinierisė elektrike nė Prishtinė.
Mbi njėzet vjet punoi nė zbulimin e elektromotorit me veti shumė mė tė pėrparuara se ai i gjertanishėm, i cili kursen energjinė elektrike nė pėrqindje tė konsiderueshme, sikurse edhe sasinė e bakrit tė nevojshėm pėr ndėrtimin e tij. Zbulimet e veta i regjistroj (patentoj) nė Gjermani me emrin “Teknologjia Gjota”, kurse mėnyra e ndėrtimit tė kėtyre elektromotorėve quhet “rifatizim”. Nė vitin 2005 botoi librin “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse“. Kontrata pėr ndėrtimin e kėtyre motorėve ėshtė nėnshkruar me firmėn boshnjake “Elir” nga Tuzlla.
Motori i parė me fuqi 400 KW ėshtė duke punuar nė elektroekonominė e Kosovės.
Sa mire qe na kujtove Prof. Dr.Gjoten.
Para rreth 15-20 vitesh flitej shpesh ne Prishtine,neper gazeta shqiptare dhe ne popull, per zbulimin e tij.
Ne ate kohe, ai pat marre pjese diku ne nje qytet te Europes(s`me kujtohet ku) ne nje si panair te patenteve dhe mori nje medalje...me duket se ishte e arxhendet e jo e arit,po kjo s`ka aq rendesi.Rendesi ka fakti qe, kishte te huaje te interesuar per zbulimin e tij.Ketu prinin kompanite(firmat)japoneze.
Nuk me kujtohet a pat nenshkrue merrveshje(shitjen e licences) me ndonje nga ato kompani te njohura.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 08-01-2008 mė 16:36
Doktor Mikrobiolog .BILAL GOLEMI (1899-1955)
Nga Wikipedia
Mjek veterinar,mikrobiolog i shquar ne fushen veterinare e mjekesore. Ne Stamboll kreu shkelqyeshem studimet e larta ne mjekesine veterinare.U specializua per mikrobiologji ne institutin "Paster" ne Paris . Bashkepunetor i dy shkenectareve francese me fame boterore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij e duke marre graden Doktorr i Shkencave ne moshen 27 vjecare. Me 1928 kthehet ne Atdhe .Me emrin dhe vepren e tij jane te lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit veterinary themelimi i te parit laborator bakteriologjik veterinary,importimi i racave te kafsheve ngritja e te parave stacione shkencore te permiresimit racor .Prodhimi per here te pare ne vend i vaksinave kunder disa semundjeve te bagetive.Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshte i dashur patriot democrat e perparimtar qe gezonte simpati e dashuri te jashtezakoneshme nga njerezit Brenda e jashte vendit. Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e eger prapambetjen e theksuar dhe varferine e madhe prandaj u pozicionua perkrah forcave demokratike perparimtare dhe merr pjese ne levizjen e Vlores qe drejtohej kunder regjimit obscurantist te A.Zogut.Per kete regjimi monarkist e burgosi me 1932 dhe e denoi me 101 vjet burg.Mbajti nje qendrim burreror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper reghjimin e kalbur..Nen presionin e vijueshem te protestave Brenda dhe jashte vendit me 13 Shkurte 1935 u lirua nga burgu,por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqiperi nga regjimi Zogist.I deshperuar ne kulm detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara,po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS)]Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote.Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria frnceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur -Merite agricole"Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shumee institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktiveNe krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll eshte gdhendur me mjeshteri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte eshte skalitur ne bazoreliev nje mikroskop.Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqiperise iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi"
Nga Wikipedia
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 16-01-2008 mė 17:28
Shqiptari shpik qesen plastike qė nuk ndot mjedisin
Njė produkt kimik nė SHBA merr emrin e kimistit korēar, Mirel Sharrėxhi. Kush ėshtė Sharrėxhi dhe si emigroi nė tokėn amerikane
Njė produkt qė zėvendėson qeset e plastmasit dhe njė sėrė nėnproduktesh tė naftės, si ndotėsit mė tė mėdhenj tė mjedisit, qė sė shpejti do tė pushtojė tregjet, ėshtė "pagėzuar" me emrin e njė kimisti shqiptar, i cili ėshtė edhe shpikėsi i tij. Kompania "Metabolix" dhe gjiganti ADM shpallėn disa ditė mė parė, nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi nė Massachusest Institute of Technology (shkolla mė e mirė nė botė, qė ėshtė cilėsuar si djepi i teknologjisė botėrore), qė materialit plastik t'i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, qė mori emrin e kimistit korēar, Mirel Sharrėxhi, konsiderohet si njė alternativė ndaj plastikave tradicionale tė prodhuara nga nafta. Por "MirelTM" ka pėrparėsinė qė shpėrbehet nė dioksid karboni dhe ujė pa dėmtuar mjedisin. Kimisti korēar, Mirel Sharrėxhi, ka shkuar nė SHBA nė vitin 1997 dhe pas disa specializimeve tė kryera, nė vitin 2000 vendoset nė Cambridge, Boston. Ai punėsohet nga prof. Oliver Peoples dhe bėhet pjesėtar i ekipit tė tij nė kompaninė "Metabolix". Qėllimi i kompanisė ėshtė tė prodhojė nė mėnyrė industriale produktin e cilėsuar si "ēudibėrėsi"plastik, qė nuk ndot ambientin dhe zėvendėson produktet plastike tė prodhuara nga nafta.
Produkti "MirelTM"
Sasia e madhe e mbetjeve urbane, tė krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta nė SHBA, por edhe nė gjithė globin, konsiderohen si ndotėsit mė tė mėdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi kėto lėndė e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Pėr kėtė qėllim, nė SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet pėr zėvendėsimin e tyre me njė lėndė qė nuk lė pas ndotje. Dhe vetėm para disa ditėsh, "Metabolix Inc. MBLX", njė kompani udhėheqėse nė pėrdorimin e bioshkencės pėr tė gjetur metodika tė pastra dhe kohėgjata pėr plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkė me kompaninė "ADM", edhe kjo njė firmė e njohur nė tregjet botėrore, shpallėn nxjerrjen e produktit tė ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin mė tė madh pėr kėtė produkt e ka dhėnė edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrėxhi. Nė komunikatėn zyrtare tė kompanisė thuhet se "MirelTM" mund tė pėrdoret si njė alternativė e plastikave tė formuara nga nafta nė shumė procese konvertuese, duke pėrfshirė format plastike me injeksion, letrėn me shtresė tė hollė plastike, shtresat e holla nė formė filmi. "Metabolix" ėshtė duke punuar pėr 60 aplikime, duke pėrfshirė produkte tė konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte qė pėrdoren vetėm njė herė, produkte qė pėrdoren nė agrikulture etj.
Kush ėshtė Mirel Sharrėxhi
Shkencėtari nga Shqipėria ka lindur mė 28 mars 1967 nė qytetin e Korēės. Ka mbaruar shkollėn e mesme pėr teknologji-kimike nė qytetin e Elbasanit dhe mė pas studimet e larta nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, nė degėn Kimi Industriale.
Gjatė viteve tė tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin nė Shqipėri, pasi dihet situata e industrisė kimike. Nė vitin 1997 emigron nė SHBA. Fillon punė si kimist analitik nė kompaninė "Emerson and Cumming". Nė vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron njė punė tė pėrkohshme nė kompaninė e sapoformuar "Metabolix", me qendėr nė Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parė pėrkushtimin e tij, ai i ofroi punė tė pėrhershme si kimist analitik. Nė vitin 2007 mbaron "Masterin" nė degėn e Kimisė nė Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitėn si drejtues i grupit analitik nė kompani. Ai, sė bashku me stafin e kompanisė kryejnė shpikjen e produktit kimik, qė merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do tė ketė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e mjedisit, pasi ēdo vit i gjithė planeti ndotet nga miliarda tonelata lėndė plastike.
Shqiptari ja ka hjek antenen SIEMENS mobil emri nuk po me kujtohet po me sa e di eshte zv.minister i Energjetikes nuk jam shum i sigurt veq
Krijoni Kontakt