Mesazh i Presidentit Rugova pėr 28 Nėntorin, Ditėn e Flamurit
Prishtinė, 27 nėntor 2002
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me rastin e 28 Nėntorit - Ditės sė Flamurit, qytetarėve tė Kosovės u ėshtė drejtuar me kėtė mesazh.
- Pėr Ditėn e Flamurit, 28 Nėntorin, ju shpreh urimet e mia tė sinqerta dhe krenare, ashtu siē e ndiejmė dhe e nderojmė tė gjithė ne kėtė ditė.
Dita e 28 Nėntorit ėshtė data mė e shėnuar nė historinė moderne shqiptare pas 28 Nėntorit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.
Dita e 28 Nėntorit e vitit 1912 ėshtė po ashtu Dita e Pavarėsisė shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarėve.
Nė kėto 90 vjet, shqiptarėt u forcuan nė tė gjitha viset e tyre. Pavarėsia e Kosovės, qė bazohet nė vullnetin e shprehur tė popullit, do tė qetėsonte Kosovėn, tė gjithė shqiptarėt dhe kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.
Pra, njė Kosovė e pavarur, e integruar nė NATO, nė BE dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė ėshtė pėrcaktimi i popullit tė saj.
Nė Ditėn e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarėve nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi, ėshtė evident dhe nė progres e sipėr.
Po ashtu, edhe Shqipėria ėshtė nė rrugė tė mirė tė konsolidimit demokratik dhe ekonomik.
Pėr kėto tri vjet pas luftės, Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Kjo ėshtė bėrė me pėrkrahjen e miqve tanė dhe nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in.
Kėshtu, Kosova po forcohet gjithnjė e mė shumė si shoqėri dhe shtet demokratik, pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė saj, dhe pret njohjen formale, qė do t'i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike.
Me fat Dita e Flamurit!
Zoti i bekoftė tė gjithė shqiptarėt!
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj tė qytetėruar!, - thuhet nė fund tė mesazhit tė Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova.
-----------
Fjala e plote e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, me rastin e 90 vjetorit tė Pavarėsisė
28 nėntor 2002 / Trepca.net
- Sot nė Vlorė nė ora 10.00 mbahet manifestimi qendror i kremtimit tė 90-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Mosiu do ta mbajė fjalėn kryesore pėr kėtė jubile tė rėndėsishėm nga historia e shqiptarėve.
Nė vazhdim po e japim fjalėn e plotė tė Presidentit tė Shqipėrisė.
Tė dashur qytetarė tė Vlorės,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė,
Tė nderuar politikanė, diplomatė dhe tė ftuar tė pranishėm
Sot shteti ynė shqiptar mbush 90 vjet. Unė kam kėnaqėsinė qė bashkė me ju tė pėrkujtojme 28 nėntorin, datėn simbol qė lidhet me krijimin dhe integritetin e shtetit shqiptar.
Nė kėtė pėrvjetor, pėr herė tė parė nė 90 vitet e historisė sė shtetit shqiptar, jemi bashkuar tė gjithė shqiptarėt, duke i dhėnė fund kohrave, kur festat kombėtare ndaheshin sipas bindjeve politike.
28 nėntori ėshtė njė ditė paqeje, dashurie, krenarie dhe kujtimi pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen ata. 90 vjet mė parė, disa nga bijtė mė tė shquar tė historisė sonė, tė udhėhequr nga mendja e urtė e plakut flokėbardhė Ismail Qemali, ngritėn flamurin nė Vlorė dhe shpallėn pavarėsinė. Akti i tyre atdhetar pėrbėn ngjarjen mė tė rėndėsishme nė historinė e shtetit shqiptar.
Ky akt na bėn sot tė pėrulemi me respekt tė thellė ndaj veprės sė Ismail Qemalit, Isa Boletinit, vėllezėrve Frashėri, Luigj Gurakuqit, Elena Gjikės, Aqif Pashė Elbasanit, Gjergj Fishtės, Mehmet Konicės, Ymer Prizrenit dhe emrave tė tjerė tė mėdhenj tė kombit. I paharruar nė jetė tė jetėve qoftė kujtimi i tė gjithė atyre qė sakrifikuan ose dhanė jetėn pėr fitimin e pavarėsisė, mbrojtjen e saj dhe vendosjen e demokracisė nė Shqipėri.
Vėllezėr e motra,
Gjatė shekullit tė fundit, ne provuam shembjen e perandorisė osmane; mbretėrinė e parė dhe tė suksesshme shqiptare; pushtimin fashist nė prag e gjatė Luftės sė Dytė Botėrore; luftėn ēlirimtare kundėr tyre; diktaturėn komuniste pėr afro 50 vjet, si edhe tranzicionin e gjatė e tė vėshtirė demokratik. Ky zhvillim tregon se asnjė vend nė botė, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, nuk ka patur vetėm histori pozitive. Ēdo gjė ka vendin e vet. Koha do tė tregojė ku gabuam dhe ku kishim tė drejtė. Sot nuk ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė kokėn pas, por tė kapėrcejmė tė kaluarėn e hidhur dhe tė shohim pėrpara. E ardhmja i pėrket fėmijėve e nipėrve tanė. Nuk duhet tė lejojmė, qė ata tė na mallkojnė pėr punėn qė kemi bėrė.
Nė kėtė ditė tė shėnuar, ne jemi dėshmitarė, aktorė, prodhues, humbės dhe pėrfitues tė njė epoke tė re ndryshimesh, qė i jep fund tranzicionit dhe hap rrugėn e konsolidimit tė njė sistemi vlerash qytetare e europiane, ashtu siē e aspiruan 90 vjet mė parė themeluesit e shtetit shqiptar.
Zhvillimet pozitive nė Shqipėri janė shoqėruar edhe me zhvillime mjaft pozitive nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Malin e Zi, ku shqiptarėt kanė rikonfirmuar vullnetin e tyre pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė sigurtė, demokratike e tė integruar pėr tė gjithė qytetarėt. Ne tė gjithė ndihemi krenarė e tė gėzuar me ecurinė e proceseve demokratike nė Kosovė. Zgjedhjet e fundit atje treguan se Kosova ka hyrė nė rrugėn e pakthyeshme tė demokracisė dhe vlerave perėndimore. Mendojmė se zgjidhja e statusit tė Kosovės ka rėndėsi tė madhe pėr tė ardhmen e rajonit.
Ne kemi pėrkrahur stabilitetin dhe integritetin e Maqedonisė dhe kemi nxitur zhvillimet pozitive, qė kanė ēuar nė pėrfaqėsimin parlamentar e qeveritar tė shqiptarėve. Njėkohėsisht, ne vlerėsojmė se zbatimi integral i Marrėveshjes sė Ohrit pėrbėn njė domosdoshmėri e ndihmė, jo vetėm pėr ecurinė e mėtejshme tė procesit demokratik dhe bashkėjetesėn shqiptaro-maqedone, por edhe pėr stabilitetin e rajonit nė tėrėsi.
Sot bashkė me ne, Ditėn e Pavarėsisė e festojnė edhe mėse gjysėm milion shqiptarė, tė cilėt pėr arsye tė ndryshme, kryesisht ekonomike, janė detyruar tė emigrojnė gjatė 10 viteve tė fundit nė vendet perėndimore. Ata janė flamuri ynė nė botė, krenaria dhe kultura jonė, pjesė e pandarė e trungut tonė kombėtar. Interesimi dhe kujdesi i shtetit dhe diplomacisė shqiptare duhet tė jetė pjesė e pandarė e politikės.
Njėkohėsisht, rritja e kontakteve, prezencės dhe integrimit politik e ekonomik tė diasporės shqiptare nė tė gjithė hapat e zhvillimeve social-ekonomike tė vendit, duhet tė jetė pjesė e objektivave kryesore tė shtetit shqiptar. Diaspora jonė duhet tė kontribojė mė tepėr pėr vendin ku prehen etėrit dhe gjyshėrit e tyre.
Tė dashur bashkėqytetarė,
Pėrvjetorėt e festat nuk janė vetėm ditė pėrqafimesh, por edhe reflektimesh e angazhimesh. Ne kemi nevojė ta pėrdorim kėtė moment pėr tė nxitur e thelluar procesin e nisur tė reformave dhe tė shtetit demokratik ligjor ku jeta, prona, liria, mendimi dhe besimi janė pasuri e ēmuar, e garantuar dhe e paprekshme. Rruga e reformave qė kemi nisur duhet tė vazhdojė. Klima e re politike, e bazuar nė bashkėpunimin pozitė opozitė pėr thellimin e reformave, pėr integrimin euro-atlantik dhe pėr largimin nga politika konfliktuale 10 vjeēare, duhet thelluar e pėrhapur mė tej.
E ardhmja e jonė varet nga shumė gjėra, tė cilat i kemi pėrmbledhur me njė fjalė: detyra shtėpie. Por kushti kryesor ėshtė garantimi i stabilitetit politik, i cili mė shumė se nė interes tė individėve tė caktuar, ėshtė nė interes tė tė gjithė shoqėrisė dhe qytetarėve. Le tė punojmė pa prapaskena, debate boshe e hipoteza pesimistėsh, pėr tė arritur rezultate konkrete.
Ti kthejmė popullit besimin e buzėqeshjen dhe vendit perspektivėn e krenarinė. Kritikėt e pėrhershėm duhet tė mos harrojnė se minusi mė i madh pėr ne deri mė sot ka qenė mungesa e stabilitetit politik, e cila ka ardhur nė rradhė tė parė si rezultat i njė lufte politike tė paprinciptė. Demokracia nuk ecėn pėrpara me luftė e grindje, por me alternativa e debate, qė ofrojnė vizione tė qarta pėr zgjidhjen e problemeve dhe tė ardhmen e vendit.
Detyra jonė kryesore ėshtė qė nocionin e pavarėsisė sė shtetit ta kuptojmė e ta konkretizojmė si pavarėsi e individit tė respektuar nga ligji, pronės e shenjtėrimit tė saj, mendimit e ideve si pjesė e shoqėrisė sė lirė, lėvizjes dhe e veprimit nė emėr tė interesave tė shoqėrisė demokratike. Shteti ėshtė legjitim, demokracia ėshtė e sigurtė dhe shoqėria ndjehet e lirė vetėm nėse individi dhe idetė e tij janė tė lira dhe tė garantuara.
Shqipėria ka vuajtur mjaft nga pėrjashtimi i ideve opozitare, nga persekutimi i mendimeve, nga diskriminimi i grupeve tė caktuara tė qytetarėve, nga loja me pronėn e tjetrit dhe abuzimi me pushtetin. Koha kėrkon njė mentalitet tė ri mendimi dhe veprimi, qė harmonizon dėshirat personale tė individėve e grupeve tė caktuara me ato tė shoqėrisė nė tėrėsi.
Partitė dhe fushatat shkojnė e vijnė, shteti ėshtė dhe mbetet njė. Ne kemi nevojė pėr njė shtet tė fortė nė dobi dhe nė shėrbim tė qytetarėve. Partitė janė pjesė e pazėvėndėsueshme e pluralizmit tė ideve, por misioni i ndėrtimit dhe forcimit tė shtetit tė sė drejtės qėndron mbi ēdo parti. Njė shtet i qytetarėve, i aftė tu shėrbejė atyre, ndėrtohet nga qytetarė tė guximshėm dhe tė palodhur.
Si president dua tju pėrsėris premtimin qė bėra me 24 korrik: mbi ēdo gjė vė Shqipėrinė dhe interesat e saj. Ky ėshtė detyrimi im kushtetues, vullneti dhe angazhimi im i palėkundur personal pėrpara qytetarėve dhe vendit. Ndaj edhe kėrkoj nga tė gjithė bashkėqytetarėt e mi, faktori politik dhe biznesi: mirėkuptim, bindje ndaj ligjit e vendosmėri pėr tė ecur pėrpara.
Secili prej nesh duhet tė sillet, tė mendojė dhe tė veprojė si njė patriot i mirė pėr vendin e vet. Tė jesh patriot do tė thotė tė duash vendin tėnd dhe tė respektosh dashurinė e tė tjerėve pėr vendin e tyre. Nė kohėn e sotme patriot i mirė ėshtė ai qė respekton ligjin, lufton pėr lirinė e vet dhe tė shtetasve tė tjerė, paguan taksat dhe e konsideron vehten, aktor tė rėndėsishėm tė pėrfitimeve dhe pėrgjegjėsive nė shoqėri.
Ky ėshtė njė mesazh sidomos pėr klasėn politike, tė zgjedhurit dhe tė emėruarit, punonjėsit e drejtėsisė dhe nė tė gjitha nivelet e tjera tė administratės. Ata qė kanė spekulluar me urtėsinė dhe fisnikėrinė e popullit shqiptar dhe janė pasuruar padrejtėsisht, duhet dhe do tė pėrballen me drejtėsinė. Ata duhet tė kuptojnė pėrfundimisht se vendi ynė i vogėl, varfėr dhe i vonuar, nuk ka dhe nuk mund tė ketė mė kohė pėr tė humbur qoftė me eksperimente politike, qoftė me praktika abuzive nė emėr tė shtetit.
Nė ditėt, javėt, muajt dhe vitet e ardhshme na presin sfida tė mėdha. Vendi ka njė sėrė problemesh pėr tė zgjidhur, nė mėnyrė qė rruga e reformave tė jetė e sigurtė dhe e suksesshme. Reformat nė sistemin e drejtėsisė, nė fushėn ekonomike, nė sistemin zgjedhor, nė ēeshtjen e pronave, nė Forcat e Armatosura, nė administratėn publike dhe sektorė tė tjerė tė rėndėsishėm, pėrbėjnė disa nga objektivat tona kryesore, realizimi tė cilave ėshtė i domosdoshėm pėr integrimin tonė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian.
Unė kam besim tė plotė se me punė, pėrkushtim dhe ndershmėri do tia arrijmė me sukses nė rrugėn qė kemi nisur. Le tė jetė ky pėrvjetor njė nxitje pėr tė gjithė ne pėr mė shumė angazhim e bashkim. Le tė shėrbejė ky moment qė tju uroj juve dhe gjithė qytetarėve e bashkėkombasve tanė, gėzuar festėn e pavarėsisė.
Dėshira ime ėshtė e mbetet qė tė ndodhem sot pranė cdo familje shqiptare, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Greqi, Itali, SHBA, Australi dhe kudo tjeter ku ajo ndodhet, pėr tė ndarė gėzimin e festės dhe pėr ti siguruar se shqetėsimet e tyre dhe aspiratat e pėrbashėta kombėtare do tė jenė pjesa kryesore e preokupimeve tė mia derisa tė zgjidhen.
Zoti qoftė me shqiptarėt dhe Shqipėrinė!
TIRANE (28 Nėntor)
- Presidenti i Republikės Alfred Moisiu, nė kuadrin e 90-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, dekoroi sot disa nga figurat e historisė sonė pėr kontributin, vlerat qė mbartin dhe shembullin qė transmetojnė pėr brezat e ardhshėm.
-At Gjergj Fishta u nderua (pas vdekjes) me urdhėrin "Nderi i Kombit" me motivacionin "Njė nga figurat mė madhore tė popullit shqiptar, me kontribut tė shquar si poet e gjuhėtar, publicist e politikan, mendimtar e luftėtar i paepur i ēėshtjes kombėtare, vepra e tė cilit ėshtė njė nga pasuritė e vyera tė trashėgimisė kulturore e atdhetare tė kombit tonė".
Gjithashtu, me urdhėrin "Nderi i Kombit" u nderua
Elena Gjika (Dora D'Istria), me motivacionin "Publiciste e shkrimtare pėrparimtare qė popullarizoi nė qarqet europaine ēėshtjen shqiptare dhe pėrkrahu me tė gjitha forcat Lėvizjen Kombėtare Shqiptare".
Sotir Kolea
At Vasil Marko
U nderuan me Urdhėrin "Naim Frashėri" i Artė, ku At Vasili u pėrkujtua pėr themelimin e Kishės Kombėtare shqiptare nė SHBA dhe Kishės Autoqefale Shqiptare.
Urdhėri "Naim Frashėri" i Artė iu dha edhe luftėtares sė lėvizjes sė viteve '20 kundėr moscopėtimit tė Shqipėrisė dhe pėr emancipimin e gruas shqiptare, Marie Ēoba, (pas vdekjes).
Urdhėri "Naim Frashėri i Argjendtė" iu dha arbėreshit patriot nga Siēilia, Anselmo Lorechio, pėr pėrkushtimin e tij nė propagandimin nė arenėn ndėrkombėtare tė programeve politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, si dhe mikut tė Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe (pas vdekjes) Aubrey Herbert, pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe pėr kontributin e dhėnė pėr pranimin e vendit tonė nė Lidhjen e Kombeve.
Ndėrkohė, Presidenti Moisiu dekoroi me "Medaljen e Artė tė Shqiponjės" (pas vdekjes) figura tė tilla si:
-Fehim Zavalani
-Hajredin Fratari,
-Idriz Gjakova
-Ismail Haki Nikoci
-Ismail Progonati
-Ismail Klosi,
-Nyzhet Vrioni,
-Sejfi Vllamasi,
-Oso Kuka
Pjetėr Gurakuqi
.. pėr kontributin e tyre tė ēmuar nė lėvizjen kombėtare dhe pavarėsinė e Shqipėrisė, luftėtarė tė penės, gjuhės amtare dhe pushkės.
Medalja "Pėr merita tė veēanta civilėe " iu dha z.Petrit Velaj, pėr kontributin e tij dhe qėndresėn e paepur ndaj diktaturės dhe pjesėmarrjes aktive nė Lėvizjen Demokratike tė viteve '90, shembull i luftėtarit pėr liri, demokraci e pėrparim.
anjo/mr (BalkanWeb)
-------------
Thekse nga intervista e Presidentit Rugova dhėnė gazetės "Bota sot"
Prishtinė, 27 nėntor (QIK)
- Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės, i ka dhėnė njė intervistė gazetės "Bota sot" qė botohet nė numrin e sotėm festiv, me rastin e 90-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe Ditės sė Flamurit. Presidenti Rugova vlerėson se tani shqiptarėt kanė arritur mjaft, ata janė forcuar gjithkund, nė tė gjitha viset e tyre.
Duke mos hyrė nė elaborimet historike, Presidenti Rugova thotė se flet pėr kohėn mė tė re, pėr vitet e 90-ta e kėndej. "Pra, shqiptarėt e Kosovės, shqiptarėt nė Maqedoni, Preshevė e Mal tė Zi, organizuan dhe krijuan veprimet e tyre. Dhe, siē e dini, hapat qė u ndėrmorėn nė Kosovė - si referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės e akte tė tjera - tė gjitha kėto, vunė baza pėr Pavarėsinė e Kosovės, pėr ē'gjė tė gjithė shqiptarėt janė dakord. Edhe atėherė, kur u bė Referendumi, ishin tė pajtimit qė Kosova tė jetė e pavarur.
Mund tė themi se Pavarėsia e Kosovės do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė qetėsonte rajonin", tha ai. Ndėrkaq pėr shqiptarėt nė Maqedoni tha se tani ata janė pjesė e rėndėsishme, si edhe shqiptarėt nė Preshevė dhe nė Mal tė Zi. "Pėr tė gjithė me rėndėsi ėshtė integrimi nė Evropė, nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO", tha z.Rugova dhe shtoi se Shqipėria pas vitit 90, pėrkundėr problemeve tė tranzicionit e tė tjera, ka arritur mjaft.
"Pra, mund tė jemi tė kėnaqur me kėtė qė kemi arritur dhe kėrkesat e synimet qė i kemi pėr tė ardhmen, falė atyre burrave qė i kanė nisur ato procese. Ėshtė Dita e Flamurit, dita mė e rėndėsishme, dita e dytė mė e rėndėsishme pas 28 Nėntorit tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut", nėnvizoi Rugova.
Presidenti Rugova nė vazhdim tha se pavarėsia ėshtė pėrcaktim i popullit, nė bazė tė referendumit tė Kosovės, dhe ėshtė punuar vazhdimisht, qė Kosova tė jetė e lirė, e pavarur dhe demokratike. "Kjo ėshtė njė prej objektivave tė institucioneve tė Kosovės - tė punojmė pėr pavarėsi sa mė shpejt aq mė mirė. Mund tė them se ka gjithnjė e mė shumė mirėkuptim ndėrkombėtar, sepse pėr 3 vjet e gjysmė pas luftės Kosova ka progres shumė tė madh.
Pėr tė ēuar mė tej kėtė progres gjithsesi do tė ndihmonte pavarėsia. Proceset do tė shpejtoheshin, sidomos nė rrafshin ekonomik, sepse do tė kishim qasje nė institucionet ndėrkombėtare", thekson Presidenti Rugova, duke theksuar se edhe kohėve tė fundit pėr zhvillimet nė Kosovė janė dhėnė vlerėsime pozitive, se ka njė interesim gjithnjė e mė tė madh qė kjo ēėshtje tė zgjidhet sa mė pare.
"Pavarėsia e Kosovės do tė qetėsonte Gadishullin Ilirik, apo siē i kanė thėnė mė vonė Ballkanin. Them se ka mirėkuptim pėr kėtė ēėshtje, dhe tash puna ėshtė te hapat qė do tė bėjmė sė bashku me miqtė tanė", tha ai.
Duke komentuar emėrimin e senatorit Bob Dol Ambasador Nderi dhe pėrfaqėsues tė lartė tė Kosovės nė SHBA, dhe reagimet e ndryshme, Presidenti Rugova thotė se "ky ishte njė nder pėr mua dhe nderim qė populli i Kosovės i bėn njė njeriu", sepse senatori Dol "pėr mė shumė se njė dekadė ka punuar pėr Kosovėn dhe ai do t'i pėrfaqėsojė interesat tona nė SHBA".
"Natyrisht ka pasur reagime tė vogla, por nė pėrgjithėsi nga populli ėshtė pritur mirė. Ėshtė pritur mirė edhe nga senatori Dol, edhe nė SHBA ėshtė pritur mirė. Te puna e reagimeve, besoj se ishte mė shumė njė ēėshtje e diskutimit e kompetencave sesa e kontestimit", tha z.Rugova, duke paralajmėruar nė tė ardhmen edhe emėrime tė tjera, sė bashku me UNMIK-un pėr tė hapur pėrfaqėsi zyrtare nė SHBA dhe nė vende evropiane. "Titujt e ambasadorit tė nderit, janė nė kompetenca tė Presidentit", tha Dr. Rugova.
Nė vėrejtjet e gazetės se kompetencat e ndėrkombėtarėve po kalojnė ngadalė nė institucionet vendore. Presidenti Rugova tha: "Bartja graduale e kompetencave ėshtė ēėshtje qė do ta diskutojmė dhe jemi duke e diskutuar.
UNMIK-u ėshtė dakord. Ėshtė ēėshtje e kohės kur do ta bėjmė kėtė, por jemi duke punuar gjithėsesi. Institucionet e Kosovės duhet tė kenė kompetenca gjithnjė e mė shumė. Pėr rrjedhojė, UNMIK-u do tė jetė nė rolin monitorues nė zhvillim e sipėr tė gjėrave, njė monitoring qė do tė na ndihmojė".
"Tash institucionet e Kosovės do tė marrin gradualisht mė shumė kompetenca. Me KFOR-in, qė ėshtė njė organizatė ushtarake e cila merret me sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės, kemi marrėdhėnie shumė tė mira, sepse, siē e dini, nga fillimi ka ndihmuar shumė Kosovėn, ka kryer madje edhe punė humanitare, sociale, etj. Unė them se do tė kemi bashkėpunim tė mirė me NATO-n pėrgjithmonė. Kėto raportet janė shumė tė mira, tė shkėlqyeshme. Pėrsėri po them me UNMIK-un janė konflikte interesash".
Presidenti Rugova nė vazhdim foli pėr propozimin qė kėnga "Kushtrimi i Kosovės", apo siē i thonė ndryshe edhe "Kur ka ra Kushtrimi n' Kosovė", tė bėhet himn i Kosovės. "Ajo ėshtė kėngė tė cilėn e kanė kėnduar burrat gjatė viteve 1908-1910.
Ėshtė njė tekst i denjė me tė gjitha elementet artistike, muzikore, qė mund tė jetė himni i Kosovės. Kėtė gjė sigurisht qė do tė shikojmė; duhet tė pasurohet dhe do tė bėhet njė tekst i mirė", tha Presidenti dhe shtoi se do tė shikohet mundėsia edhe pėr flamurin e Kosovės - tė Dardanisė, siē po i thonė nė mėnyrė tė popullarizuar - pėrmes procedurave tė legalizohet.
Duke folur pėr bashkėpunimin e tolerancėn ndėrshqiptare dhe komentuar vrasjet politike qė kanė ndodhur nė Kosovė, Presidenti Rugova: "Gjithėsesi ne tė gjitha kėto duhet tė vendosim, siē e theksoni ju, bashkėpunimin shqiptar brenda Kosovės, pastaj ndėrmjet shqiptarėve kudo qė janė. Kėto duhet t'i vendosim nė baza demokratike. Gjithsesi tolerancė, njė mirėkuptim pėr njėri-tjetrin, qoftė nė kuptimin politik, tė grupeve politike, pastaj tė grupeve tė ndryshme shoqėrore, poashtu edhe njerėzore".
Mirėpo, pėr fat tė keq, tha nė vazhdim Rugova, po ndodhin kėso vrasjesh, siē ishte rasti i fundit, me vrasjen e kryetarit tė komunės sė Therandės Ukė Bytyēit. "Njerėz qė nuk kanė tolerance, jo vetėm politike, por edhe njerėzore, i bėjnė kėto. Ato grupe duhet t'i pranojnė normat demokratike tė jetės, sepse populli i Kosovės ėshtė pėrcaktuar pėr ato norma. Ata duhet t'i pranojnė rregullat e jetės demokratike, nė shoqėri dhe nė shtetin e Kosovės", tha ai.
Nė fund, i pyetur se cili ėshtė mesazhi i tij pėr popullin e Kosovės nė kėtė festė tė rėndėsishme tė shqiptarėve, Presisdenti i Kosovės tha: "Mesazhi im ėshtė tė punojmė mė shumė.
Me rastin e festave tė kėtilla, qė kanė njė simbolikė tė pėrgjithshme pėr krejt njė popull, njė simbolikė qė i themi Dita e Flamurit, 28 Nėntori, Dita e Pavarėsisė, uroj pra qė tė punojmė sa mė shumė, tė kemi njė vetėrespekt dhe respekt pėr institucionet tona, tė jemi sa mė tė organizuar. Tė kemi njė stabilitet politik dhe ekonomik dhe tė realizojmė sa mė parė njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Ēdo tė mirė dhe urime! Pra, siē e thamė mė parė, Kosova do tė ketė ditėn e vet shtetėrore apo kombėtare. Deri mė tash e kemi kremtuar 2 Korrikun, ndėrsa 12 qershorin tash pas luftės si ditė tė lirisė sė Kosovės, ditė kur hynė trupat e NATO-s nė Kosovė. 28 Nėntori do tė mbetet pėr tė gjithė shqiptarėt si ditė e shėnuar historike", tha mes tjerash nė kėtė intervistė dhėnė gazetės "Bota sot, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
Krijoni Kontakt