NUK PO BEJ PARTI
Kryeministri Agim Ceku ne nje prononcim per Express, i quan te paqendrueshme spekulimet se po pergatitet per te formuar parti politike. Spekulimet e tilla jane ngritur ne gazeten Zeri. Botuesi i kesaj gazete eshte koordinator i Ekipit te Unitet dhe kandidat i perfolur per kryeminister te ardhshem.
Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, ka hedhur poshte mundesine e krijimit te nje partie te re politike. Spekulimet se gjoja une po organizohem per te formuar parti politike nuk qendrojne. Une jam i perkushtuar vetem per zgjidhjen e statusit final dhe funksionimin sa me te mire te mundshem te ketij kabineti qeveritar, ka deklaruar kryeministri Agim Ceku. Ai ka konsideruar se spekulimet e tilla te ngritura ne media jane te panevojshme. Kryeministri Agim Ceku i cili erdhi ne krye te qeverise ne mars 2006, ka krijuar nje profil te nje politikani te mbeshtetur ne Kosove dhe te perkrahur nga faktoret nderkombetare. Ai eshte duartrokitur nga personalitete te rendesishme nderkombetare per qendrimin qe ka mbajtur ne Konferencen e Pocanticos ne Nju Jork dhe pritjen e organizuar per misionin e Keshillit te Sigurimit. Ndersa eshte lavderuar sy me sy nga nensekretari Amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, ne takimin e Zagrebit te dates 10 shkurt.
Kryeministri i Kosoves eshte nje mik i madh i SHBA-ve, ka deklaruara para gazetareve Burns. Megjithate, Agim Ceku asnjehere prej kur eshte bere kryeminister, nuk ka gezuar epitetin e nje anetari te devotshem te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, sado qe ne emer te saj, nga zyrtar shume i larte amerikan, eshte propozuar per numrin nje te ekzekutivit te vendit. Per here te pare per vizionin e tij ne politike, kryeministri Ceku ka folur ne nje interviste dhene gazetes Express ne Prishtine, disa jave me pare. Ai kishte deklaruar se pas zgjidhjes se statusit, do te vendoste per te ardhmen e tij politike. Po e perseris edhe nje here ate qe e kam thene, se deri pas realizimit te pavaresise se Kosoves une do te jem ne pozicionin e tanishem. Pastaj do te vendos sesi do ta organizoj te ardhmen. Une nuk kam vene kurore me askend, eshte shprehur kryeministri Ceku, duke mohuar tutje formimin e partise politike. Gazeta Zeri, qe drejtohet nga koordinatori i Ekipit te Unitetit, Blerim Shala, ka raportuar te henen mundesine qe Agim Ceku te vihet ne balle te nje partie te re politike.
Vete Blerim Shala eshte perfolur nje kohe te gjate si pretendent, i perkrahur edhe nga AAK dhe nje pjese e LDK-se, per kryeminister te mundshem. Ne kete kontekst, besohet se sulmet qe Shala i ben kryeministrit Agim Ceku jane te nxitura pikerisht nga interesat personale politike. Kryeministri Ceku nuk ka dashur fare ti komentoje keto spekulime. Por njerezit afer tij besojne se Blerim Shala dhe gazeta e tij po vazhdojne te sulmojne kryeministrin ne menyre te kalkuluar. Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, ka zhvilluar te henen nje takim me nenkryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi. Sot kam pasur takim me kryeministrin Agim Ceku. Ky eshte krejt nje spekulim. Ai do te jete ne kete parti deri ne zgjedhje dhe, deri atehere, do te jete kryeminister nga radhet e AAK-se, eshte shprehur Isufi.
Koordinatori Blerim Shala permes gazetes se tij ka vleresuar se, Ceku eshte perpjekur te krijoje nje imazh te nje kryeministri mbipartiak Por AAK-ja nuk e sheh kete si problem. Kryeministri nuk e perfaqeson vetem kete parti, por edhe qytetaret e vendit. Dhe ne jemi si parti shume te kenaqur me angazhimet e tij, ka thene Isufi. Koordinatori Blerim Shala ka shkaktuar probleme te vazhdueshme brenda Ekipit te Unitetit, qysh prej permendjes se kandidatures se tij per te qene pjese e negociatave. Madje, nje kohe te gjate, disa prej anetareve as nuk pasur komunikim normal me drejtuesin e Zerit.
Korrieri
Krijoni Kontakt