Te gjitha zanat e Fishtes
kane vdekur pa e mberritur mrizin.
U thinj zeri i poetit
duke i thirrur te vinin,
pa besuar se edhe zanat vdesin.
Tani ne vend te tyre mrizoj vetem
duke e perlotur pritjen e tij
e duke thirrur shpresen time te pakthyeshme.
Kalojne cobanet e ikjeve ketej
e me kujtojne te cmendur.
Vetforcohem duke thene
se as mendja, as zanat, as shpresa
nuk kane c'me duhen.
Ndersa poeti,
rri zgjuar ne kujtesen tone te vonuar.
Sot ne mrizin e zanave te munguara
zanoj me nje qen perdore
zagarin i modes!
Eshte qeni i zonjes,
he ate e shitofte zana e shitofte!
?!?
Ka tash dy jave e dy dite
qe nje deshire e re
mi hyp megjesit kalikoc
e do te dije" ku e ka ferrin zoti?"
I thashe -"zoti ferrin e ka ne Ne,
ndersa parasja jone
eshte genjeshter e vjeter
qe duhet te bejme
sikur e besojme.
Tri pasionet e stines
se pabere
rane!
Si dikur Roma per nje Helene
iktare!.
Tani bie stina pa asnje pasion.
Kam hequr dore nga parimet dhe doktrinat
kam hequr dore nga pasionet dhe stinet
nuk jam e merzitshme
jam e merzitur!
...
dhe ne fund minus tre.
Ziheshin per vdekje
Dimri me Pranveren.
Shkurt'
dilet dielli
binte bore.
Shiu si shkues i paqes
ndermjet.
Dorezat e dimrit , dy
njera kepuce e pranveres
shpesh shkurti tri dite
me pak se te tjeret.
Mua cdo shkurt ne shkurt
qellon te me humbe nje corap.
...
Eshte trashur kaloresi
e kali trishtohet nen shale
e midis shaleve te tij.
Ne mbremje kali eshte princ i bardhe
e kaloresi dicka me pak se kale plak i murrme.
C'me paska marre malli per lendinen e kuajve
atje...ne fshatin pa kalores e shalues kuajsh.
diten me te pare qe do te shihem me nje mik
do ta lavderoj duke i thene "kali im "
Krijoni Kontakt