Close
Faqja 28 prej 29 FillimFillim ... 1826272829 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 285
  1. #271
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Efekti sere nuk eshte ndotje e ambjentit. Kur vendet tashme te industralizuara jane shume te kujdeshem te mos bejne amalgam ndermjet ngrohjes globale dhe ndotjes se ambjentit, ju po e çoni kete vend me injorancen tuaj si cjapi tek kasapi drejt ETS-it (qe zotrote nuk ja ke idene se ç'eshte), dhe kjo eshte e keqja me e vogel. Ju, nuk ja keni idene se ne çfare telashesh po e fusni ekonomine shqiptare me injorancen tuaj proletare. Per te hequr vetullat do nxirrni syte.
    O drity se mu personalisht me dukesh njeri i arsyeshem edhe llogjik.. jo si disa qe behen pale ne menyre te verber.

    Tani vella Shqiperia ka nje problem fluksi paraje. Ne nuk prodhojme asgje. Vetem importojme. Si pasoje paraja e shqiptareve vetem kapercen kufirin per te ikur jashte. E vetmja para qe hyn ne Shqiperi vjen nga emigracioni dhe privatizimet e sektoreve akoma shtetrore si Albtelekom etj. Pastaj shteti ne vend qe te angazhoje firma shqiptare shkon e hedh qindra miljone euro ne nje rruge dhe kujt ja jep? Nje firme te huaj prape. Prape paraja jashte Shqiperise. Kush do te kuptoje tani... e kupton ca do te thote te ndertosh nje central berthamor per ekonomine shqiptare.
    FMN po i kerkon shtetit te rrisi taksat dhe jo me kot... ose te rrise cmimin e energjise dhe jo me kot.
    Shqiperise i duhet nje menyre per te ridrejtuar fluksin e parase... Turizmi eshte nje menyre e mire per mendimin tim. Shet "sherbim" dhe perfiton para.
    Nuk eshte turizem 4 mujor sic thone ca driteshkurter... Shqiperia ka malin... ka edhe detin... dhe i ka vetem kilometra larg.
    Petrolifera duhet vene ne bilance mire... sa do fitohet dhe cfare ka per te humbur. Kaq. Po ketu as kete nuk ka kush ta beje se ata qe hane taksat tona kot jane ca medioker qe rrine gjithe diten ulur ne ministrira e nuk bejne pune. Qe petrolifera do te ndosi detin eshte e sigurt...
    Tani a eshte e sakrifikueshme Vlora ne kete kuader per nje te mire me te madhe ? Kete nuk ka dale ndonje bir nene me leter ne dore... edhe ta shpjegoje qarte per ne profanet... ia vlen apo jo! Shkurt.
    Po u sqarua kjo kam pershtypjen qe cdo gje mbyllet paqesisht...

    Mos u beni te ceket ... mos kujtoni se me nje TEC apo edhe me 10 TEC shqiperia do zgjidhi ceshtjen e dritave. Shqiperia punon akoma me rrjetin e enver hoxhes se ne 20 vjet pluralizem asnjera pale nuk qe e afte te niste edhe te perfundonte nje nga infrastrukturat baze. nje te vetme me thuaj ke zgjidhen. 2 dekada... sa turp.
    Ne dimer edhe kur importojme nuk mund te marrim aq sa per te plotesuar nevojat sepse nuk e lejon rrjeti. Keshtu kjo puna e petroliferas qe ka te beje thjesht me depozitat e naftes dhe gazit duhet pare me sy analitik dhe peshuar drejte.

  2. #272
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Me vjen keq por me duhet te te zhgenjej.
    Kjo teme nuk eshte me mbi Petroliferen, kjo teme eshte kthyer ne nje teme ideologjike, e cila po deformon opinionin. Kjo teme nuk eshte kundra TECit, kjo teme eshte kundra TECeve. Kjo eshte utopi. Cilat jane alternativat? Importi i energjise? Jo. Se ashtu do na i kene bolet ne dore. Ketu po na thuhet se hidrocentralet e stacionet berthamore nuk ndosin ambjentin, keta njerez flasin per gjera qe nuk ja kane haberin, dhe nuk ja kane idene se sa e komplikuar eshte tema. Mullinj ere thone! Mullinjte e eres, ashtu siç jane sot, e ndosin ambjentin me shume se TECet, po kujt i thua, injoranca eshte aq e thelle sa hyrja ne nje debat te ndershem eshte e pamundur. Aq me teper kur qellimi i gjurulldise nuk eshte gjetja e rrugezgjidhjes me te mire, por mos ndertimi i TECit, ky nuk eshte debat, eshte propagande. Dhe me vjen keq qe disa tregohen kaq driteshkurter. Po sikur te te thoja qe kjo teme eshte puna ime e perditeshme, a do me besoje me teper?

    Ne nje pike jam dakort; fatkeqesi qe nuk i ndertojme vete per veten.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #273
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Po sikur te te thoja qe kjo teme eshte puna ime e perditeshme, a do me besoje me teper?
    Nuk e di cfare nenkupton ti me "puna ime e perditshme" ne kete mori gjerash qe eshte permendur ketu, sidoqofte puna ime ka te beje me hidrokarburet dhe me sa duket e jotja me mjedisin

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2007
    Postime
    8
    Vlora qytet nafte apo turizmi?


    DWELLE
    30-01-2008

    Pamje nga qyteti i Vlores




    Debati për ngritjen e depozitave të Petroliferës ka pushtuar jo vetëm Vlorën, por ka shkuar deri në Tiranë. Pse e kundërshtojnë vlonjatët Petroliferën dhe çfarë thotë vetë kompania italiane për këtë?

    Petrolifera

    Çdo mbrëmje në zyrën e "Aleancës për mbrojtjen e Vlorës" në qendër të qytetit mblidhen vlonjatët për t'u informuar mbi të rejat e fundit për punimet e kompanisë italiane Petrolifera. Ata janë të shqetësuar se terminalet gjigante të naftës për një qytet të vogël bregdetar si Vlora do të shkatërrojnë të ardhmen e qytetit të tyre. Sipas një marrëveshjeje të qeverisë shqiptare me kompaninë italiane Petrolifera në zonën historike të Triportit, ngjitur me qytetin do të ndërtohen depozita me kapacitet fillestar rreth 37.000 m3 më pas rreth 50.000m3. Ato do të përmbajnë naftë gaz e produkte të tjera të lëngshme. Investimi kap shifrën e mbi 50 milionë eurove.

    Petrolifera: Ne sjellim zhvillim ekonomik

    Sipas Petroliferës synimi është vetëm depozitimi, magazinimi i produkteve të lëngshme dhe jo ndërtimi i një rafinerie. Petrolifera mohon çdo lloj lidhjeje edhe me punimet e planifikuara të TEC-it të Vlorës dhe me tubacionin AMBO që pritet të kalojë nëpër Shqipëri. Nga ana e saj kompania këmbëngul se Vlora e Shqipëria do të kenë përfitime.

    Përfaqësuesi i Petroliferës në Shqipëri, Gazmend Shalsi: "Ky projekt do të sjellë naftë, gaz benzinë për nevojat e ekonomisë shqiptare dhe Vlora është pjesë e ekonomisë shqiptare që do të përfitojë nga kjo. Kjo zonë e vdekur do të kthehet në një zonë të industrisë së lehtë, të një industrie në funksion të këtij turizmi që pretendon qyteti i Vlorës. Petrolifera dhe TEC-i, (megjithëse ky është tjetër e unë nuk përfaqësoj TEC-in e ekonominë shqiptare) janë mbështetje për zhvillimin e turizmit në Vlorë.

    Qytetarët

    Me sy tjetër e shohin Petroliferën qytetarët vlonjatë. Dyshimet ndaj qëllimeve të pastra të kompanisë italiane janë më të mëdha se sa premtimi për t'i sjellë vende pune vlonjatëve. Kryetari i Aleancës qytetare për mbrojtjen e Vlorës, Rezart Aliaj paraqet ankesat e qytetarëve vlonjatë: Këto vepra energjetike janë bërë në fshehtësi të plotë, pra ne si komunitet nuk dinim asgjë. Përfitimet që ka qeveria jonë janë përfitime minimale për të mos thënë që kjo është një kontratë shumë e turpshme që gati falen 84 hektarë dhe aq më tepër për vepra që cenojnë drejtpërdrejtë jetën e një komuniteti. Petrolifera është duke u ndërtuar në zonë të banuar."

    Vlora park energjitik?

    Në Vlorë parashihet jo vetëm Petrolifera por edhe ndërtimi i një TEC-i. Zërave pro ndërtimeve energjetike se Vlorës i duhet energji dhe TEC-i do 'ja sigurojë këtë kryetari i Aleancës për mbrojtjen e Vlorës, i kundërpërgjigjet: TEC-i me kapacitet 92 Mv. nuk mund të furnizojë Vlorën me energji. Ai ngrihet vetëm për të ndihmuar funksionimin e Petroliferës per planet e ardhshme, thotë ai me gjithë kundërshtimet e Petroliferës.

    Si dëshmi për këtë lidhje qytetarët vlonjatë marrin prerjen e një pjese të pyllit në zonën ndërtimore ku po ndërtohet Petrolifera që çon deri në zonën e TEC-it. TEC-i do të ketë efekte negative: "Gjithçka që ky TEC-i do të djegë për pozitën gjeografike që ka gjiri i Vlorës, 70-80% e gjithçkaje do të mbesë brenda gjirit dhe do të ndikojë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetit."

    Shqetësimi vlonjat

    Shqetësim tjetër për vlonjatët përbën ngritja e depozitave me lëndë kimike që parashikohen në fazën e tretë të punimeve të Petroliferës, sipas Aleancës. Depozitat do të kenë kapacitetin 10-20.000 m3 sipas të dhënave të manualit të Aleancës për mbrojtjen e Vlorës. Vlora do të vuante pasoja të rënda për turizmin mendon kryetari i bordit operator për biznesin e turizmit në Vlorë, Petrit Levendi shprehet:

    "Vlora do të kthehej në një qytet nafte, këtu bëhet fjalë për industri nafte, energjia është në shërbim të naftës. Pra çdo aromë nafte që do të ngrihej në ajër do të vinte në qytetin që është 200-300 metra larg. Asnjë shans nuk ka Vlora të mos vijë era naftë. Përveç kësaj askush nuk do të preferonte të pinte kafenë në një nga lokalet e Vlorës kur përballë ka me qindra depozita dhe anije nafte."

    Protesta vlonjate: Qytetarët vlonjatë nuk janë pyetur për Petroliferën

    Sipas konventës së AARHUS-it, konventë që rregullon me ligj marrëdhëniet komunitet -biznese dhe të drejtën e vendimmarrjes në ndërtime që prekin jetën e qytetarëve, vlonjatët kanë të drejtë. Qeveria shqiptare dhe kompania italiane dënohen për mos informim të komunitetit. Kjo ju dha zemër qytetarëve vlonjatë për të filluar protestat në forma të ndryshme. 14.000 firma e nevojshme u mblodhën për të kërkuar referendum por Aleances për mbrojtjen e Vlorës me vendim politik e drejta e referendumit ju mohua.

    "Neve na është mohuar dy herë e drejta jone për të vendosur, e drejta e referendumit. Kundërshtimi që komuniteti po i bën këtij projekti duhet kuptuar qartë, ne nuk kemi dalë kundër një firme të veçantë siç është Petrolifera apo TEC-i. Ne kundërshtojmë të gjithë këtë park që i përfshin këto brenda. Këto janë hapat e parë të këtij parku, ne jemi kundër kësaj vendimmarrjeje të gabuar në vendin e gabuar", shprehet kryetari i Aleancës për mbrojtjen e Vlorës, Rezart Aliaj.

    Gjendja është tepër e acaruar kohët e fundit pasi kompania italiane filloi konkretisht punimet. Aleanca për mbrojtjen e Vlorës kërkon ndalimin e punimeve sepse ato i cilëson të paligjshme. Petrolifera nuk ka bërë zbardhjen e lejes nga bashkia e Vlorës, thonë ata. Përfaqësuesi i Petroliferës, Shalsi proteston: "Leja e ndërtimit dhënë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Jepet edhe një zbardhje, është detyrë e qeverisë dhe pushtetit loka të na e japin këtë leje që nuk na e kanë dhënë akoma, dhe kjo është përgjegjësia e tyre, por dua të theksoj se ky nuk është kusht që ne te mos fillojmë punën. Punimet tona janë të ligjshme."

    Specialistë shqiptarë të mjedisit kundër Petroliferës

    Në disfavor të Petroliferës e kanë thënë fjalën e tyre edhe specialistët shqiptarë të mjedisit. Prof. Sazan Guri drejtues i zyrës kombëtare për mbrojtjen e mjedisit është i mendimit se projekte të tilla mund të ndërtohen jashtë zonave turistike. Depozitat e naftës do të dëmtojnë qytetin nga ana ekologjike.

    "Ne kemi vërtetuar se duke qenë se ajri i Gjirit të Vlorës është shumë i mbyllur ka një lagështi shumë herë më të madhe se sa zonat e tjera, Seman e Porto Romano. Pra ndotja në këtë pozicion që ka Vlora del shumëfish. Vlora ka një pikë specifike, nuk është e aftë të mbajë asnjë vper me bazë nafte për shkak të ajri të mbyllur dhe bashkëveprimit të lartë që ndodh mes atij standardi ndotjeje dhe këtij parametri fiks të lagështisë së ajrit. Gjiri i Vlorës është inkubator. Po qe se derdhet një pikë nafte nuk ka ku del. Nga pikëpamja mjedisore pra natyre nuk të lejon. Sa rron delja me ujkun aq rron edhe vepra e naftës me turizmin."

    Edhe analisti Ardian Klosi është kundër Petroliferës. Ai shpjegon arsyet pse projekte të tillë ndërtohen në Shqipëri:

    "Shqipëria i ngjan një kolonie mjedisore d.m.th nënshkruhen projekte gjigante për TEC-e, Super-TEC-e pra të gjithë bizneset që në thelb nuk mund të ndërtohen më në vendet e komunitetit evropian, një herë jo e jo pa lejen e komunitetit që preket. Në Shqipëri këto gjëra janë të mundshme, Kjo na indinjon jashtë mase.

    Nëse Petrolifera do të arrijë të bindë qytetarët e Vlorës se ajo vjen vetëm në të mirë të zhvillimit ekonomik të qytetit kjo nuk dihet ende. Protestat vazhdojnë.


    Marre nga Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga AulonH : 01-02-2008 më 09:31

  5. #275
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    BERZH nuk do te financoje terminalin e Petroliferes

    Petrolifera! Tashme JO dhe nga BERZH-I (Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim)

    BERZH-i nuk do ta financojë ndërtimin e terminalit të Petroliferës ne gjirin e Vlorës! Është ky preludi i fushatës shumë vjeçare të “Aleancës për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjirit të Vlorës” së pasuar nga mbështetja dhe lobimi i rrjetit europian për monitorimin e bankave “CEE Bankwatch Network”, si dhe prezantimi dinjitoz që iu bë kësaj çështje nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Shqiptare në mbledhjen vjetore të BREZH të mbajtur në Kiev më 18-19 maj të këtij viti.

    Ne shpresojmë dhe besojmë, që sikurse për BERZH, zbatimi i standarteve Europiane në fushën e mbrojtjes së mjedist dhe pjesmarrjes publike të bëhet praktikë pune dhe për qeverinë Shqiptare dhe vizionin e saj afatshkurtër të investimeve.

  6. #276
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    BERZH nuk do te financoje terminalin e Petroliferes

    Petrolifera! Tashme JO dhe nga BERZH-I (Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim)

    BERZH-i nuk do ta financojë ndërtimin e terminalit të Petroliferës ne gjirin e Vlorës! Është ky preludi i fushatës shumë vjeçare të “Aleancës për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjirit të Vlorës” së pasuar nga mbështetja dhe lobimi i rrjetit europian për monitorimin e bankave “CEE Bankwatch Network”, si dhe prezantimi dinjitoz që iu bë kësaj çështje nga përfaqësuesit e shoqërisë civile Shqiptare në mbledhjen vjetore të BREZH të mbajtur në Kiev më 18-19 maj të këtij viti.

    Ne shpresojmë dhe besojmë, që sikurse për BERZH, zbatimi i standarteve Europiane në fushën e mbrojtjes së mjedist dhe pjesmarrjes publike të bëhet praktikë pune dhe për qeverinë Shqiptare dhe vizionin e saj afatshkurtër të investimeve.

    Le te rrine pa drita vlonjatet bashke me gjithe shqiptaret. Mbase eshte me mire.........
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #277
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Le te rrine pa drita vlonjatet bashke me gjithe shqiptaret. Mbase eshte me mire.........
    Mbase ka durim ndonje tjeter te te kunder-argumentoje se mua me ka shteruar lol. Po s'pertove, mund te gjesh ne kete teme apo ndonje tjeter, idete e mia ne lidhje ne me kete ceshtje.

  8. #278
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Mbase ka durim ndonje tjeter te te kunder-argumentoje se mua me ka shteruar lol. Po s'pertove, mund te gjesh ne kete teme apo ndonje tjeter, idete e mia ne lidhje ne me kete ceshtje.
    Jo jo, s'pres kunderargumentim sepse dhe une i kam hedhur idete e mia ne faqet e kesaj teme. Thjesht postimi im ishte konkluzion i shkurter i momentit Le te rrine pa drita vlonjatet dhe shqiptaret bashke me ta. Do rrojne dhe ashtu me drita me pikatore sic kane rrojtur gjithe keto vite. Si eshte ajo shprehja "Rron shqiponja n'maj te malit, rron dhe miza n'byt. te kalit" Secili e zgjedh vete menyren si do te jetoje, no problem
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2008
    Postime
    106
    nuk mund te shkaterrohet nje qytet si vlora per interesat personale te politikeve tane.ne vend qe te gjejen menyra te pafundme qe te nxjerrin parate te gjejne se nga zdhuken ata qe hyjne ne shqiperi.
    eshte krim qe nje shtet si i joni me 3 milion banore te vuaje ne kete menyre.centrali berthamor le te behet ne shqiperi por me kusht qe shteti te jete trasparent 100% per mbetjet berthamore ne fund te prodhimit te energjise sepse aty luhet fati yne dhe i brezave te ardhshem e jo i ca legenave politikane shqiptare.keshtu qe o behet kjo gje ne menyre perfekte dhe te qarte ose nuk behet fare!!!!
    me vjen shume keq per vloren,edhe cuditem jashtezkonisht me ta.si u ngriten te gjithe ne kembe per leket dhe nuk ngrihen tani per jeten e tyre,per menyren e jeteses.
    leku vjen e iken por jeta eshte shume me e shtrenjte.
    keshtu qe te gjithe vlonjatet duhet te ngrihen ne kembe dhe te bllokojne kete petroliere.ketu flitet per te ardhmen e nje qyteti,per te ardhmen e njerezve dhe jo kafsheve!!!

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2008
    Postime
    106
    po ca te mira dhe te keqija do sjelle kjo pertoliere ne vlore.
    do punesohen 200 veta,po mjedisi aty si do behet?

Faqja 28 prej 29 FillimFillim ... 1826272829 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •