Close
Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 285
  1. #251
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ketu po bashkangjis nje animacion 3d te shkurter te Petroliferas. Ata qe jane dakord natyrisht do te mbeten te mahnitur nga jeshilleku qe e rrethon, trenat e brendshem qe pershkojne terminalin nen tinguj muzike te lehte, detin e kalter (gabim qe nuk kane vene nja 2 delfine qe kercejne ne uje) dhe vilat ne forme kermilli ne te cilat do te jetojne rezidentet.




    Ndersa ketu eshte paraqitur grafikisht vendndodhja e sakte e petrolifers, disatanca nga narta dhe porti i vlores, si edhe ndotja ne gji. Praktikisht e ndot gjithe gjirin e vlores i cili eshte i mbyllur.


  2. #252
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    pertolifera

    Bejeni ne Durres thone vlonjatet se ne Durres nuk paska probleme ndotje vetem Vlora qenka turizem ne Shqiperi.
    Harrojne vlonjatet qe ajo kurora e bukur me pisha eshte krejt e mbaruar nga derdhejt e sodes kaustike ne kohen e dulles si dhe derdhjet nga uzina e llampave elektrike e fabrikes se konservave Ernest telman e te tjera qe kane derdhur helme per dekada te tera.
    Se keni pare ndonjehere te pylli sodes sic quhet ne vlore qe akoma sot bregu eshte me boje te bardhe se akoma ska mbaruar ndotja.
    Pse nuk ngrihen vlonjatet kur sju dhimben mijera hekatere te tokes bujqesore po shkaterrohen dita dites nga ndertimet me leje e pa leje.
    Po ai Elbasani i mjere me gjith ate uzine te ndotur cudi si paska bere harakiri se po i dalim bagetite me dy koka.
    Po ajo fushkruja shkrete me 5 fabrika cimento e me mijra furra gelqere qe djegin goma cfare duhet te bejne.
    Pse me larg bythes time dashakn ta shtyjne keta vlonjatet.
    Jua them une qe seshte fare pune mjedisi se sa per mjedis cope cope eshte Vlora.
    Jane interesa te atyre qe nuk duam te kemi shtet, te ndertojme industri, te kemi drita e zhvillim. Dhe e dini mire se kush jane keta.
    Skane turp skane keta demostrues gjoja ambientaliste. Na cenohet turizmi thone. Ai turizmi qe vetem i tille seshte me pallate nje meter larg njeri tjetrit e me gropa septike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 17-01-2008 më 12:46

  3. #253
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Do protestojmë me Bankën Botërore kundër Naftës


    Aleanca për gjirin e Vlorës ka paralajmëruar sot një protestë përpara pallatit të sportit kundër veprave të naftës

    VLORË- Mbërritja e një ekipi të bankës botërore, ndez sërish protestat e Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Protesta pritet të zhvillohet paraditen e sotme para pallatit të sportit Flamurtari, ndërkohë që pritet t'i bashkohen asaj shumë qytetarë nga Vlora. Në një deklaratë për shtyp të Aleancës ditën e djeshme pohohet se "një ekip i Bankës Botërore ka ardhur të inspektojë zhvillimet që lidhen me TEC-in dhe Petroliferën. Zëri i qytetarëve vlonjatë i shprehur nga aleanca qytetare për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, i ka shqetësuar ata. Të mblidhemi ditën e premte para pallatit të sportit dhe t'iu tregojmë atyre se Vlora nuk e do industrinë e naftës. T'iu tregojmë atyre se këto investime janë në vendin e gabuar dhe po kryhen pa lejen e qytetarëve vlonjatë. T'iu tregojmë edhe pushtetarëve tanë se vlonjatët janë të vendosur ta çojnë deri në fund rezistencën e tyre deri në referendum".

    Po kështu prej disa ditësh aleancistët kanë vendosur në disa pika formularë duke ftuar qytetarët të japin mendimet e tyre për ecurinë e mëtejshme dhe hapat që duhen ndjekur në lidhje me veprat me bazë nafte, bashkimit për referendum si dhe pyetësorëve të tjerë. Qëllimi i këtyre pyetësorëve, sipas aleancistëve, është konsultimi me një bazë të gjerë qytetarësh në lidhje me veprat me bazë nafte. Në shumicën e tyre qytetarët shprehen se vetëm Referendumi është zgjidhja. Deri tani janë grumbulluar mbi 5000 firma si dhe mendime se si aleanca duhet të punojë në të ardhmen, si dhe shumica e mendimeve të qytetarëve janë që Aleanca duhet të përshkallëzojë protestat si dhe të marrë masa drastike deri në bllokimin e rrugës nacionale Vlorë- Fier pikërisht tek Ura e Mifolit. Por nuk kanë munguar dhe opinione të tjera në lidhje me vetë zhvillimet e Vlorës, sërish këto pro turizmit. Sipas aleancistëve, tashmë po punohet në dy drejtime, në arritjen e ndërprerjes së punimeve, si dhe fitimin e së drejtës për Referendum. Po sipas tyre po punohet edhe në rrugë institucionale, nëpërmjet juristëve për përfaqësimin e çështjes në gjykatën e Strasburgut.
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #254
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Problemi kryesor eshte se nga te gjitha keto vepra energjitike shqiperia perfiton vetem taksat, dhe nje pjese te vogel energjie, pjesa tjeter do te eksportohet e gjitha drejt italise, dhe ne do jemi gjithnje te zhytur ne kriza energjitike, Italia po e shndrron Shqiperine ne nje zone industrial per ta shfrytezuar deri ne maksmimum per te zgjidhur hallet e veta, DUHET TI MBROJME REZERVAT TONA NATYRORE, MJEDISIN TONE........
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #255
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kam qene ne Vlore kete vit dhe nuk pashe aq shume turiste qe shkonin te benin plazh brenda ne Vlore pervec vlonjateve qe merrnin cadra e batanije e uleshin ne rere.
    Ne po flasim per Vloren si qark apo si qytet?
    Une po flas vetem per plazhin nga Uji i ftohte e perpjete ne veri, deri ne Narte.
    Nuk kam degjuar njerez qe te thone qe po shkojne ne kete pjese te plazhit. Edhe une vete shkova ne Jonufer se ne Vlore brenda nuk rrihet.
    Nejse, e leme kete se a ka turiste ne Vlore apo jo; ne na duhet te dime sa turiste po terheq aktualisht zona ku do te behet TEC-i e petrolifera dhe sa do te na ikin kur te behen keto. Sa do te jene fitimet nga ata turiste te ikur dhe sa do te jene fitimet nga TECi e petrolifera. Ulemi me laps ne dore, makine llogaritese dhe bejme llogarite.
    Ju thoni tec-i do te trembe turistet...ok, por pyetja eshte se a ka turiste aktualisht???
    Ti kerkon shume gjera or mik. Vetem llogjika dhe faktet nuk debatohen me keta. Keta ambientalistet kane hedhur jo pak para per te propaganduar tymin e zi dhe per ti nxire keto investime ne ate qytet, por asnje lek nuk kane hedhur per te bere nje studim te tille sado paraprak qofte. Te ishte per te bere studim ata nuk kerkonin referendum. Niveli i ndotjes nga TECi psh dihet dhe eshte llogaritur ne projektin e TECit dhe miratuar nga banka Europiane. TECi do ndose sa per 600 benza me nafte. Vlora sot ka te rregjistruar mbi 10 mije te tille. Nuk i kam pare ndonjehere ambientalistet te protestojne per kete. Llogjikisht ne ate qytet makina te medha me nafte nuk ka pse te perdoret, sidomos benza 2 tonesh. Ne Vlore nuk bie as debore, nuk ka as ngrica, dhe rruget si ne cdo vend ne Shqiperi jane te ngushta per makina kaq kaba e kaq te renda. Perse nuk kerkojne nje referendum per rritjen e taksave per makina te tilla, ne menyre qe numri i tyre te zvogelohet dhe keshtu te kompensohet ndotja nga TECi qe ne fund te fundit do prodhoje drita per turizmin vlonjat? Ne gjithe Europen ne qytetet bregdetare turistike rralle shikon benza 2 tonesh neper rruget e qytetit. Me tej Petroliferia eshte totalisht ne veri te gjirit te Vlores kurse turizmi ne Vlore behet ne pjesen Jugore te ketij gjiri, pra edhe kontakti viziv me keto cisterna do jete thuajse minimal.

    Petroliferia eshte rrezik per parazitet, dembelet dhe matrapazet e shoqerise shqiptare. Per piratet e betonit, trafikantet e njerezve dhe ata te pronave te fallsifikuara, si dhe sigurisht per njerezit e rehatuar ekonomikisht dhe ata enderrimtare e mendjefycke qe kerkojne ta kthejne Shqiperine ne nje lendine turizmi ku shqiptaret dredhin zinxhirin per 8 muaj, dhe kush nuk eshte pronar hoteli punon kamarier per 4 muajt e veres.

    Petroliferia t eve ne siklet, edhe sepse ky biznes perfaqeson nje ambient perendimor ne nje vend ku biznesi behet matrapazce. Petroliferia kerkon punetore te kualifikuar, nje kokecarje e madhe kjo per brezin e kamariereve e banakiereve qe kerkojne te rrisin ne Vlore keta eunuket ambientaliste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 19-01-2008 më 17:03

  6. #256
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra
    Petroliferia t eve ne siklet, edhe sepse ky biznes perfaqeson nje ambient perendimor ne nje vend ku biznesi behet matrapazce. Petroliferia kerkon punetore te kualifikuar, nje kokecarje e madhe kjo per brezin e kamariereve e banakiereve qe kerkojne te rrisin ne Vlore keta eunuket ambientaliste.
    Nje monolog te tille e kam degjuar edhe nga nje pseudo intelektual njehere e nje kohe kur u rivendos ne pune metalurgjiku ne Elbasan. Apo fabrika e cimentos.
    Edhe sot kur zbret kerraben duhet te kesh syze me rreze doppler per te pare Elbasanin.

    Problemi eshte qe ka akoma mentalitet Enverist verdalle... ta industrializojme Shqiperine... ti bejme malet me pjellore se fushat!
    Endrra per ta bere shqiperine si indonezia... Investime gjigande te huaja edhe prape rrogat 30 dollare ne muaj.
    Impakti ekonomik, mjedisor dhe social i Petroliferas (nuk po flas per TEC) nuk do te vonoje. Do e shohim nqs do te ndertohet si do te ndryshoje Vlora...per mire apo per keq. Te harxhosh frymen kot nuk ia vlen.

  7. #257
    Industrializimi eshte injorance se vendet e vogla nuk mund te marrin drejtim per industri te rende. Por te kesh drita eshte kryesorja ama per te ndjekur industrite e lehta, turizmit, sherbimeve etj.

  8. #258
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Nje monolog te tille e kam degjuar edhe nga nje pseudo intelektual njehere e nje kohe kur u rivendos ne pune metalurgjiku ne Elbasan. Apo fabrika e cimentos.
    Edhe sot kur zbret kerraben duhet te kesh syze me rreze doppler per te pare Elbasanin.

    Problemi eshte qe ka akoma mentalitet Enverist verdalle... ta industrializojme Shqiperine... ti bejme malet me pjellore se fushat!
    Endrra per ta bere shqiperine si indonezia... Investime gjigande te huaja edhe prape rrogat 30 dollare ne muaj.
    Impakti ekonomik, mjedisor dhe social i Petroliferas (nuk po flas per TEC) nuk do te vonoje. Do e shohim nqs do te ndertohet si do te ndryshoje Vlora...per mire apo per keq. Te harxhosh frymen kot nuk ia vlen.
    c'na the? Ke zbritur ndonjehere brenda neper qytete zotrote ku te gjithe te pershendesin ne orar te punes nga tavolina e kafenese me filxhan e duhan ne dore? Eeee, te duhen edhe aty syze dopiete per ti pare nga tymi i qejfit (duhanit) dhe parazitizmit qe i mbulon.

    Mentalitet Enverist thua! Si krahasuar me cfare psh, me mentalitetin e "oburra ta shkaterrojme se e ka bere Enveri?" apo ate te hicit e te kotit, te parazitit dhe matrapazit qe kapardiset gjithe diten kafeneve qe e shikon ne cdo cep te Shqiperise. Statistikat thone 40% e shqiptareve do vuanin per buken e gojes po te mos punonin emigrantet ne industri jashte vendit. Edhe Enveri kishte varferi me te ulet se kjo.

    S'ka nevoje qe Shqiperia te ndertoje avione, as makina, as raketa kozmike, por cimenton ta haje dreqi pse mos ta bejme ne vend, kur njihet fare mire dinamika e rritjes se industrise se ndertimit ne Shqiperi, dhe nevoja per ndertime publike ne vend? Cdo gje nga jashte e marrim edhe ne kete industri, ne vetem llac e tulla bejme, sepse s'duam industri te rende.

    Karburantet i paguajme me shtrenjte se cdo vend tjeter rreth nesh, e vetmja arsye eshte mungesa e eficences ne llogjistike, ku futet edhe depozitimi dhe qarkullimi efektiv dhe i shpjete i karburatit nga anija ne magazine dhe nga magazina ne pika te karburantit. Anijet qe transportojne karburant ne Shqiperi jane teper te vogla sepse s'ka kapacitet per magazinimin e karburatit, si dhe per perpunimin e tij (port) keshtu qe kostua e karburatit rritet fale ketyre ngecjeve.

    Provo te eksportosh dicka nga Amerika ne Shqiperi, apo nga cdo vend tejter re shikosh sesi cmimet e transportit per atje jane 2-3 here me te larta se per te transportuar ne vendet fqinje. Kompanite e transportit vetem ne Shqiperi nuk shkojne ose shkojne per 3 fishin e cmimit, sepse duhet te bejne rruge bosh kthimi, ose prenotime speciale. Deri ne Shkup te shkon kontenieri por ne Durres te shkon kur te te dalin brire dhe me 2 fishin e cmimit. Pse? Sepse ne nuk eksportojme gje, s'kemi industri dhe levizje mallrash nga brenda jashte.

    Ce duam industrine thua zotrote. Ne fakt ce duam. Me mire keshtu sic jemi. Punojme kamariere e banakiere ne vere, dhe i biem qylit 8 muaj te tjere. C’na duhet ne edukimi dhe shkollimi ne shkence, industri, teknologji, etj qe te imponon zhvillimi i industrise - jo or jo, rrace vrugu te mbetemi ne gjithmone, injorante 7 lekure.

    Te gjithe investitoret serioze ne Shqiperi sot paguajne rroga mjaft te kenaqshme per shqiptaret. AMC, Vodafone, Kurum, etj etj, nuk kane rroga nen $500 ne muaj, dhe kontriubojne drejtpersedrejte ne krijimin e klases se mesme ne ate vend, qe studentet shqiptare mos te mbarojne shkollat per te punuar kamarire apo banakiere tere jeten e tyre, pao profesione aspak kualitative si keto.

    1 milione emigrante jane jashte. Shumica dermuese e tyre jane trainuar, edukuar, apo kane marre eksperience pune ne industri, atje ku jetojne. Jane krahu me produktiv i punes fale kultures dhe eksperiences qe kane marre duke u edukuar dhe punuar ne ambiente konkuruese si ato perendimore. Cdo investitor vjen ne Shqiperi nqs keta kthehen ne vendin tyre. E keta, sigurisht qe nuk te kthehen ne atdhe nqs ne u ofrojme pune xhambazesh – KAMARIERE me kohe te pjesshme neper klubet e kabarete e trafikanteve.

    Jo, ne s’kemi perse te industrializohemi, duhet te ngelemi keshtu qorrat dhe llumi i Ballkanit. Bullgaria u industrializua, Maqedonia po ashtu, Mali i Zi ka kombinat te plote metalurgjik, Serbia prodhon makina e Greqia po dihet. Ne vetem duhet te rrime keshtu cakenj, sidomos kur nje arsye te forte si ajo “Per inat te Hoxhes“ qe thua zotrote.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 19-01-2008 më 17:06

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Kendveshtrimi im

    Si u rreshtova ne grupin e personave qe janë kundër AMBOs dhe Petroliferes

    Rastësisht , u ndodha ne një lokal 200 metra larg ku do te ndërtohen depozitat e petroliferes . Per kureshti u shkëputa nga lokali dhe u drejtova drejt molit te triportit . Vështroj ne te katra anet, po aty nuk me dilnin katër por dymbëdhjetë ane. Ne çdo ane qe hidhja sytë mrekullohesha nga pamjet dhe bukuritë e asaj zone .Nje mrekulli e vertete . Tani po, mund ta quaj veten Vlonjat thashë . Sepse me mungonte njohja e zonës me te bukur . Besoj se si puna ime janë 95 % -1 e Vlonjateve thashë me vete.


    Rrotullohesha 360 gradë , ngado qe hidhja sytë mahnitesha .
    - Nga veri-lindja shikoja nje gji shume te bukur ne forme harku ne një gjatësi rreth 1 km
    -Gjiri kufizohej me një rrip toke po 1 km ne drejtim te perëndimit dhe dukej si një gadishull qe zgjatej drejt ishullit te Sazanit .
    -Vështroja midis Sazanit dhe kufirit verior te gjirit një mrekulli .
    - Vështroja ishullin e Sazanit .
    -Vështroja aty ku Ishulli i Sazanit afrohet me Gadishullin e Karaburunit .Një mrekulli !
    -Vështroja Juge-Perëndim. Karaburuni shtrihej ne gjatësi me përkulje ne forme harku.
    -Ne Jug Vështroja bregdetin e Vlorës ne gjithë gjatesine e tij, nje mrekulli .
    -Veshtroja nga Veriu kodrat e Qytetit , Kalaja e Kaninës , Pylli i Sodës qe dukej si dekor i bukur. Një mrekulli, e vërtet me dukej tamam si një enderr e bukur e një qyteti me te vërtet me pamje te mrekullueshme . Një vizite te tille edhe e vete vlonjatet besoj se nuk e kane bere . Unë isha njeri prej tyre . Por qysh prej asaj dite ajo pamje me ka ngelur ne mendje . Ne atë gji me tha njeri prej shoqëruesve- E beja dhe unë plazhin , vinin nga Fieri , Lushnja ,Berati e me thoshte ishe një rëre e përsosur . Kalata e Portit 1 km e kish mbrojtur nga derdhjet e kaluara te Sodës . Një gji i virgjër per Vloren . Qenia e tij ne periferi e kish bere ate gji ti mungonte kujdesi dhe mosfrekuentimi .
    Ne krye te dy jave vështroj zyra e “Aleancës për mbrojtjen e gjirit te Vlorës” . Hyra ,diskutova thashë mendime, midis te tjerave rekomandova te bëni një Ekspozitë me fotografi për bukurit e asaj zone qe do te na iki na duart Vlorës gjithë Shqipërisë . Qe prej ati momenti u bëra një vote e qëndrueshme kundër Petroliferes dhe Ambos , për ngeljen e paprekur te asaj zone .
    Fillova pastaj qe Investimet e huaja ti shikoja me shume dyshim .
    -BE-ja duhet qe deri ne vitin2030 te pakesojne 30% ndotjen e atmosferës nga CO2
    -30-40% e Tec-eve me Nafte e Qymyre ne 2030 plotësojnë ciklin e punës dhe nuk do te ribëhen
    -Portugalia synon që deri në vitin 2010 burimet e ripërtëritshme të përfaqësojnë 39-45 për qind të totalit të energjisë që shfrytëzon vendi.
    -Energjia eolike (e erës) ka një potencial të madh për vendet në zhvillim. Këtë thekson edhe raporti i fundit i programit mjedisor të Kombeve të Bashkuara (Unep).
    - Investimet që u bënë gjatë vitit 2006 për burimet energjetike të ripërtërishme, patën një vlerë prej 52 miliardë dollarësh.
    - 54 banka, që përfaqësojnë 85 për qind të kapacitetit financiar në shkallë globale, kanë shprehur mbështetje për një paketë me standarde ndërkombëtare për një mjedis të pastër, që njihet me termin “Parimet e Ekuatorit”.
    - Administrata e presidentit Bush e ka quajtur marrëveshjen e Kiotos të padrejtë sepse ajo nuk parasheh që edhe vendet në zhvillim të premtojnë uljen e gazrave të dëmshëm. Megjithëse e nënshkruan, Shtetet e Bashkuara nuk e ratifikuan kurrë protokollin e Kiotos .. Ashtu si Bullgaria ndaloj Centralin Bërthamor ,na vinë radha ne te mbyllim Tec-et ne vitin 2030 pra ku ishim, iç gjëkundi.


    -Në Nikaragua, një studim qeveritar i vendit vlerësonte potencialin eolik në vetëm 200 megawatt ndërsa pas studimit të Unep-it ky
    potencial rezultoi të jetë 40 mijë megawatt d.m.th. i barazvlefshëm me 40 centrale bërthamore. Ky eshte nje shembull konkret ku duhet te synoj qeveria dhe qorat .



    - Globalizimi gjithnje e me shume po behet nje emer shume interesant per qeverisjen e korporatave. Prandaj shoqeria jone nuk duhet te humbase pas fjalimeve dhe retorikes se politikaneve tane. Duhet te edukohemi gjithnje e me shume se cfare fshihet pas ‘globalizimit’, interesat e firmave dhe korporatat e fuqishme qe jane ne gjendje te kontrollojne politiken e vendeve me te fuqishme ne bote. ..ROMANO PRODI nuk emori malli per shqiperin por per ndonje dore lek nga korporatat .
    - Nje pike tjeter qe doja te shtoja eshte se shoqeria jone duhet te edukohet dhe te kuptoje ghithnje e me shume se, fuqia politike nuk qendron vetem ne duart e institucioneve qevereitare. Fuqia politike nuk funksionon vetem nepermjet partive politike por levizjet sociale ne mbare boten po behen gjithnje e me shume efektive per te arritur qellimet e shoqerise. Po jap vetem nje shembull nga miliona te tjere te kesaj natyre. Levizjet sociale te fshatareve ne Indi, bene te mundur rrezimin e patentes mbi orizin ‘Basmati’ qe ishte modifikuar gjenetikisht nga nje korporate amerikane. Orizi BAsmati eshte kultivuar brez pas brezi ne Indi, por me zhvillimin e teknologjise gjenetike, korporatat jane ne gjendje te vjedhin dijet lokale te civilizimeve shume vjecare. Ashtu si po ndodh edhe me vjedhjen e bregdetit shq
    - Desha te shtoj se ceshtja e globalizimit, marrja e maksimumit nga ky proces dhe minimizimi i faktoreve negative varen shume nga aftesia qe ka shoqeria dhe qeveria per ta menaxhuar drejt ate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 18-01-2008 më 19:43

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    JAM PLOTESISHT DAKORD ME INDUSTRIALIZMIN ne vendin tone sepse keshtu vetem mund te dallim nga kohet medoivale po nuk u krijua industria nuk mund te percaktoj te ardhmen per ne......................

Faqja 26 prej 29 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •