Close
Faqja 24 prej 29 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 285
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe Berisha e mbajti premtimin e tij duke mos ndertuar nje "park energjitik" ne Vlore qe ishte plani i perfolur nga parardhesi i tij Nano, por duke ndertuar nje "park industrial" ne Vlore. Bile kete inisiative e ka mbeshtetur edhe biznesi privat lokal i Vlores qe i kane trokitur ne dere kryeministrit per te dhene disa ide dhe plane te tyre per parkun industrial te Vlores:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...58#post1743358

    Albo
    Albo, ne lidhje me kete, parku industrial nga "KONSORCIUM IDEA" nuk ka asnje lidhje me TEC dhe Petrolifera! Ajo eshte e investuar nga biznesmen Vlonjat dhe do ndertoje magazina, fabrika te ndryshme (shumica ushqimore), supermarkete, qendra tregetare, terrene sportive (Mendohet 1 ose 2 Stadiume, 1 per Flamurtarin dhe 1 per ekipin Vlora).

  2. #232
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Ervin, ketu tani u kalua ne ceshtje definicioni. Dmth nuk eshte me fjala te ndotja dhe petrolifera, por se cfare iu referua saktesisht i nderuari kryeminister kur premtoi te mos ndertonte "park enrgjitik". Ketu eshte momenti ku humbet thelbi "po" apo "jo" petroliferas dhe fillojme merremi me perkufizim te asaj qe ka dashur te thote.
    Nuk ka rendesi. Ne cilindo rast edhe nga postimet ne teme eshte e qarte qe qendrimi i njerezve per ceshtjen ne fjale eshte i ndryshem. Ca thone "po" ca thone "jo".
    Ne rast se problemi pershkallezon ne incidente jam kurioz per rrugen qe do ndiqet per ti evituar. Sa per mua... Shqiperia ka vije bregdetare te majftueshme per te zhvendosur projektin.

  3. #233
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Shqiperia ka vije bregdetare te majftueshme per te zhvendosur projektin.
    Zhvendosur projektin apo problemin?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #234
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Albo, ne lidhje me kete, parku industrial nga "KONSORCIUM IDEA" nuk ka asnje lidhje me TEC dhe Petrolifera! Ajo eshte e investuar nga biznesmen Vlonjat dhe do ndertoje magazina, fabrika te ndryshme (shumica ushqimore), supermarkete, qendra tregetare, terrene sportive (Mendohet 1 ose 2 Stadiume, 1 per Flamurtarin dhe 1 per ekipin Vlora)
    Asnje lloj industrie nuk do te zhvillohet ne Vlore pa u zgjidhur problemi i energjise. Pa energji nuk ka industri, nuk ka investime, nuk ka jete. Dhe pa realizimin e TEC nuk ka as drita per qytetaret e Vlores, nuk ka as uje pa nderprerje, nuk ka as rikthim te turisteve te vendit e te huaj per te pushuar ne muajt e veres, nuk ka as konsorciume te biznesmeneve lokale.

    Prandaj TEC eshte nje veper qe i siguron Vlores dhe gjithe zones turistike shqiptare energjine e nevojshme per te zgjidhur problemet ne infrastrukture dhe per ti dhene nje hov industrise lokale si ne turizem edhe ne fusha te tjera.

    Prandaj projektit i duhet dhene nje shans qe te realizohet dhe vihet ne pune. Nese shqetesimet tuaja do ti vertetoje koha, TEC-it i vihet dryni kollaj ashtu si qeveria apo bashkia Vlore mund te pezulloje aktivitetin e kompanise ne fjale. Por nese shqetesimet tuaja jane pa vend dhe garancite e Bankes Boterore dhe asaj Evropiane jane me vend, ky projekt do ta ktheje Vloren ne nje prej metropoleve me te lakmuara shqiptare.

    Investitoret ia kane bere te qarte qeverise shqiptare se nese projekti nuk realizohet prane portit te Vlores, ata nuk jane te interesuar qe ta levizin projektin ne asnje zone tjeter. Pra alternativa eshte hedhja ne kosh e projektit dhe humbja e miliona euro investime per ekonomine shqiptare.

    Albo

  5. #235

    Projekti ka ne plan te ndertoje nje Hidrocentral per te furnizuar vete zonen e saj! Mendohet hidrocentrali te ndertohet ne Kuc, me aq sa kam degjuar!

  6. #236
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Prandaj projektit i duhet dhene nje shans qe te realizohet dhe vihet ne pune. Nese shqetesimet tuaja do ti vertetoje koha, TEC-it i vihet dryni kollaj ashtu si qeveria apo bashkia Vlore mund te pezulloje aktivitetin e kompanise ne fjale. Por nese shqetesimet tuaja jane pa vend dhe garancite e Bankes Boterore dhe asaj Evropiane jane me vend, ky projekt do ta ktheje Vloren ne nje prej metropoleve me te lakmuara shqiptare.
    Kete e dine shume mire te gjithe qe nuk ka per te ndodhur. "Mbyllja" e kam fjalen. Une per vete jam ne kete biznes dhe e kam te qarte. Nje anije mesatare me hidrokarbure kushton 1.5 - 2 mln USD. Mendoni pak tani Petrolifera...
    Nje projekt me kapacitet te tille storazhi do krijoje nje lobim te fuqishem politik qe do e mbroje (te cilin e ka qe tani) natyrisht. Keto nuk jane investime te tipit fabrike "cola" qe po e prodhoi jashte normave e mbyll. Keta jane te paprekshem.

    Se si pastaj do te mund ta ktheje Vloren ne metropol, kjo mbete akoma per tu pare. Nje metropol nuk ofron thjesht infrastrukture dhe energji. Fillimish ofron atraksion dhe oportunitete.
    Cfare do te ndryshoje ne oferten e Vlores pas projektit?

    Vende pune... natyrisht, por sa? Me teknologjine e sotme te ngrakimit dhe shkarkimit te hidrokarbureve do te isha i mrekulluar po te hapte me shume se disa qindra vende pune.
    Shumica roje natyrisht... kusuri i proceseve jane te automatizuara...

  7. #237
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Nje projekt me kapacitet te tille storazhi do krijoje nje lobim te fuqishem politik qe do e mbroje (te cilin e ka qe tani) natyrisht. Keto nuk jane investime te tipit fabrike "cola" qe po e prodhoi jashte normave e mbyll. Keta jane te paprekshem.
    Ajo eshte afer mendjes qe asnje biznes ne bote nuk do te beje nje investim qe shkon ne disa qindra milione euro ne nje vend qe nuk ka stabilitet politik dhe mbeshtetjen e autoriteteve lokale. Nga ana tjeter, ajo qe shqiptaret nuk e kane te qarte pasi nuk e njohin eksperiencen perendimore sa duhet kur vjen fjala tek "mbrojtja e ambientit", ambientin ne Perendim nuk e mbrojne ambientalistet me protestat dhe ulerimat e tyre ne rruget e botes, ambientin e mbrojne te gjitha ato tarifat, gjobat dhe investimet qe bizneset e medha i paguajne qeverise qendrore apo lokale, para qe shkojne per pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit. Dhe ajo firme qe nderton nje projekt kaq te madh nuk eshte e interesuar qe te ndoti Vloren dhe te ktheje kunder opinionin publik te qytetareve te Vlores. Ajo firme do te investoje po aq shume sa ka investuar per te siguruar mbeshtetjen e qeverise qendrore e lokale, edhe mbeshtetjen e qytetareve te Vlores. Si do ta beje kete? Duke bere donacione dhe sponsorizuar projekte konkrete qe ne qender te tyre kane mbrojtjen e ambientit apo pastrimin e qytetit te Vlores.

    Se si pastaj do te mund ta ktheje Vloren ne metropol, kjo mbete akoma per tu pare.
    - Cili do te jete destinacioni me i preferuar i nje turisti, nje qytet qe ka probleme me furnizmin me uje dhe energji elektrike apo nje qytet qe e ka zgjidhur kete problem dhe ka energji e uje pa nderprerje?

    - Ne cilin port te Shqiperise do te preferonin te ankoroheshin ato anijet qe transportojne nafte, ne nje port si Durresi qe eshte i mbingarkuar nga transporti i njerezve dhe mallrave apo ne nje port si Vlora qe nuk e ka arritur ende potencialin e vete?

    - Ne cilin qytet te Shqiperise do te preferonin te investonin kompanite e huaja, ne nje qytet si Vlora me klime te bute e infrastrukture moderne apo ne pjesen tjeter te vendit qe ende ka kufizime ne energji elektrike dhe ujin e pijshem?

    - Ne cilin qytet te Shqiperise do te preferonte ai emigranti shqiptar qe do te bleje apo ndertoje nje shtepi, ne nje zone te mbipopulluar dhe infrastrukture pertoke, apo ne nje rreth si ai i Vlores qe ka patur prioritetin e investimeve te qeverise shqiptare ne infrastrukturen e turizmit ne keto 3 vitet e fundit?

    - Dy prej vendeve fqinje me te cilet Shqiperia ben tregti, Itali dhe Greqi, e kane me te lehte te arrijne portin e Vlores apo Durresit?

    - Nese projekti ne fjale do te jete i suksesshem, mendon se ky do te jete projekti i vetem ne kete fushe apo projekte te tjera do ta pasojne duke e kthyer Vloren ne nje nga terminalet strategjike te transportit te naftes dhe gazit natyror?

    - Nese perdorimi i gazit natyror (linja Rusi-Evrope Perendimore) hyn ne tregun shqiptar per perdorim shtepiak (gatim + ngrohje) a nuk do te ndihmoje kjo ndjeshem ne uljen e kerkeses per energji elektrike ne tregun shqiptar dhe a nuk do te jete perseri Vlora epiqendra e furnizimit te gjithe Shqiperise? A nuk ndikon perdorimi i gazit natyror per nevojat energjitike te vendit ne mbrojtjen e ambientit shqiptar dhe a nuk do te ndalin ndotjen e atyre TECeve dhe atyre gjeneratoreve me nafte qe kane pushtuar qendrat e banuara shqiptare?

    Krahasoji te gjitha keto potenciale zhvillimi ekonomik per kete qytet me ekonomine lokale te Vlores deri me sot: peshkim, trafik klandenstinesh, trafik droge, turizmin e muajve te veres dhe kthimin e fshtrave te Vlores ne plantacione kanabis sativa.

    Albo

  8. #238
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    - Cili do te jete destinacioni me i preferuar i nje turisti, nje qytet qe ka probleme me furnizmin me uje dhe energji elektrike apo nje qytet qe e ka zgjidhur kete problem dhe ka energji e uje pa nderprerje?
    - Destinacioni i preferuar i nje turisti do ishte nje qytet turistik ne fillim. Pastaj 24h uje drita natyrisht. Vlora do te humbe shume nga turizmi. Arsyet? Ndotje e ujit, prishje e flores dhe faunes qe jane atraksione te metejshme turistike he per he ende te pazhvilluara. Asnje turist nuk do te shkonte ne nje destinacion te ndotur vetem se ka uje edhe drita 24h.

    - Ne cilin port te Shqiperise do te preferonin te ankoroheshin ato anijet qe transportojne nafte, ne nje port si Durresi qe eshte i mbingarkuar nga transporti i njerezve dhe mallrave apo ne nje port si Vlora qe nuk e ka arritur ende potencialin e vete?
    - Fire up Google Earth edhe ke per te pare qe petrolifera nuk ka te beje me Portin Detar te Vlores. Petrolifera eshte per portin e Vlores sic eshte Projekti Porto-Romano per portin e Durresit. Nuk kane lidhje. Sidoqofte eshte e vertete qe petrolifera do i pakesoje punen Portit Detar Sh.A. sepse anijet e naftes dhe LPG nuk do te ankorohen me aty.

    - Ne cilin qytet te Shqiperise do te preferonin te investonin kompanite e huaja, ne nje qytet si Vlora me klime te bute e infrastrukture moderne apo ne pjesen tjeter te vendit qe ende ka kufizime ne energji elektrike dhe ujin e pijshem?
    - Nuk e kuptoj cfare lidhje ka energjia elektrike me petroliferan? Petrolifera nuk do te jete gjenerues energjie elektrike per Vloren, por konsumator. Si ndikon petrolifera te uji i pijshem?
    Dhe e fundit... nje investitor do te investonte aty ku ka garanci minimalisht per kthimin e investimi... dhe kryesorja : SIGURI.

    - Ne cilin qytet te Shqiperise do te preferonte ai emigranti shqiptar qe do te bleje apo ndertoje nje shtepi, ne nje zone te mbipopulluar dhe infrastrukture pertoke, apo ne nje rreth si ai i Vlores qe ka patur prioritetin e investimeve te qeverise shqiptare ne infrastrukturen e turizmit ne keto 3 vitet e fundit?
    - Ketu e verteta eshte e hidhur. Statistikat tregojne se cdo vit qe vjen... te ardhurat nga emigracioni dhe paraja e futur ne Shqiperi jane ne ulje. Emigrantet investojne ne pasuri te patundshme aty ku jetojne kryesisht. Femijet jane arsyeja kryesore e kesaj. Prandaj edhe depozitat nga emigracioni ne bankat shqiptare sa vijne e ulen. Une nuk do te ndertoja kurre per vete nje shtepi prane nje parku aq te madh energjitik. Secili normalisht ben zgjedhjen e tij.

    -
    Dy prej vendeve fqinje me te cilet Shqiperia ben tregti, Itali dhe Greqi, e kane me te lehte te arrijne portin e Vlores apo Durresit?
    Greqia ka me afer Vloren (ka me afer kufirin ne fakt), Italia... varet nga porti. Por sic e thashe petrolifera nuk ka te beje me portet.

    - Nese projekti ne fjale do te jete i suksesshem, mendon se ky do te jete projekti i vetem ne kete fushe apo projekte te tjera do ta pasojne duke e kthyer Vloren ne nje nga terminalet strategjike te transportit te naftes dhe gazit natyror?
    - Asnje kompani nuk hedh parate pa bere studim fizibiliteti. Keshtu kur thua "i suksesshem" e ke fjalen per fitimprures, eshte e sigurt qe do te jete. Puna eshte kujt i shkon fitimi ?
    Sa do marre shteti ne forme taksash apo aksionesh, dhe sa do te jete demi qe peson. Per mua ne krahasim me demin ekologjik cfaredolloj fitimi eshte i paperfillshem.
    Gaz natyror ? Vetem tranzit... Shqiperia nuk mund te jete konsumatore sepse ka mungese totale infrastrukture e cila nuk mund te ndertohet me ne qytetet ekzistuese.
    Nqs do te vazhdohet te zgjerohet investimi ne kete fushe, ne kete zone, edhe pas petroliferas, do te goditet turizmi edhe ne zonat prane vlores duke e bere praktikisht te padobishem jugun e Shqiperise.

    - Nese perdorimi i gazit natyror (linja Rusi-Evrope Perendimore) hyn ne tregun shqiptar per perdorim shtepiak (gatim + ngrohje) a nuk do te ndihmoje kjo ndjeshem ne uljen e kerkeses per energji elektrike ne tregun shqiptar dhe a nuk do te jete perseri Vlora epiqendra e furnizimit te gjithe Shqiperise? A nuk ndikon perdorimi i gazit natyror per nevojat energjitike te vendit ne mbrojtjen e ambientit shqiptar dhe a nuk do te ndalin ndotjen e atyre TECeve dhe atyre gjeneratoreve me nafte qe kane pushtuar qendrat e banuara shqiptare?
    - Per arsyet qe i permenda me lart LNG nuk mund te perdoret ne Shqiperi per dekada te tera. LPG eshte zgjidhja qe po aplikohet. Puna eshte qe jane keta qeveritare qe kemi qe e kthyen nga LNG ne koks projektin per termocentralin.

    Perfundimisht besoj se Vlora (ashtu si shume qytetete tjera) do te ishte me mire ta vinte theksin mbi turizmin sesa mbi energjine. Mund te kerkoje me shume kohe... por eshte me e sigurt per femijet tane.

  9. #239
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    - Destinacioni i preferuar i nje turisti do ishte nje qytet turistik ne fillim. Pastaj 24h uje drita natyrisht. Vlora do te humbe shume nga turizmi. Arsyet? Ndotje e ujit, prishje e flores dhe faunes qe jane atraksione te metejshme turistike he per he ende te pazhvilluara. Asnje turist nuk do te shkonte ne nje destinacion te ndotur vetem se ka uje edhe drita 24h..
    Une per vete nuk do te shkoja dhe nuk shkoj asnjehere ne nje vend qe nuk ka drita dhe uje 24/7. Edhe nese me thone shko ne Karaibe por nuk do te kesh drita atje, as do ta merrja mundimin te shkoja.
    Pastaj, me thuaj sa turiste shkojne ne Vlore aktualisht? Vetem vlonjatet me sa di une. Nuk kam degjuar ndonje tiranas apo qytetar tjeter te thote qe po shkon ne Vlore per plazh. Ata te gjithe shkojne Uje i ftohte e poshte.

  10. #240
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Une per vete nuk do te shkoja dhe nuk shkoj asnjehere ne nje vend qe nuk ka drita dhe uje 24/7. Edhe nese me thone shko ne Karaibe por nuk do te kesh drita atje, as do ta merrja mundimin te shkoja.
    Pastaj, me thuaj sa turiste shkojne ne Vlore aktualisht? Vetem vlonjatet me sa di une. Nuk kam degjuar ndonje tiranas apo qytetar tjeter te thote qe po shkon ne Vlore per plazh. Ata te gjithe shkojne Uje i ftohte e poshte.
    Shume njerez shkojne per turizem ne Nepal, Tibet... edhe ne shkretetire...edhe ne xhungla. Kjo varet nga shijet personale. Ka turiste te huaj qe synojne "ekzotiken" edhe ky eshte target per turizmin shqiptar.
    National Geographic e renditit te paren ne rekomandimet e saj per ujrat turizmin ne Shqiperi.
    Furnizimi me uje dhe drita eshte pergjegjesi e qeverisjes jo e petroliferas.
    24h uje dhe drita nuk i sjell petrolifera.. nuk e di po me duket se nuk po kuptohemi.

    Edhe me thene te drejten une ne 2007 nuk degjova tiranas te shkonte ne Durres, jo ne Vlore. Ne vlore dhe rrethina pati mjaftueshem.

Faqja 24 prej 29 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •