O drity se mu personalisht me dukesh njeri i arsyeshem edhe llogjik.. jo si disa qe behen pale ne menyre te verber.
Tani vella Shqiperia ka nje problem fluksi paraje. Ne nuk prodhojme asgje. Vetem importojme. Si pasoje paraja e shqiptareve vetem kapercen kufirin per te ikur jashte. E vetmja para qe hyn ne Shqiperi vjen nga emigracioni dhe privatizimet e sektoreve akoma shtetrore si Albtelekom etj. Pastaj shteti ne vend qe te angazhoje firma shqiptare shkon e hedh qindra miljone euro ne nje rruge dhe kujt ja jep? Nje firme te huaj prape. Prape paraja jashte Shqiperise. Kush do te kuptoje tani... e kupton ca do te thote te ndertosh nje central berthamor per ekonomine shqiptare.
FMN po i kerkon shtetit te rrisi taksat dhe jo me kot... ose te rrise cmimin e energjise dhe jo me kot.
Shqiperise i duhet nje menyre per te ridrejtuar fluksin e parase... Turizmi eshte nje menyre e mire per mendimin tim. Shet "sherbim" dhe perfiton para.
Nuk eshte turizem 4 mujor sic thone ca driteshkurter... Shqiperia ka malin... ka edhe detin... dhe i ka vetem kilometra larg.
Petrolifera duhet vene ne bilance mire... sa do fitohet dhe cfare ka per te humbur. Kaq. Po ketu as kete nuk ka kush ta beje se ata qe hane taksat tona kot jane ca medioker qe rrine gjithe diten ulur ne ministrira e nuk bejne pune. Qe petrolifera do te ndosi detin eshte e sigurt...
Tani a eshte e sakrifikueshme Vlora ne kete kuader per nje te mire me te madhe ? Kete nuk ka dale ndonje bir nene me leter ne dore... edhe ta shpjegoje qarte per ne profanet... ia vlen apo jo! Shkurt.
Po u sqarua kjo kam pershtypjen qe cdo gje mbyllet paqesisht...
Mos u beni te ceket ... mos kujtoni se me nje TEC apo edhe me 10 TEC shqiperia do zgjidhi ceshtjen e dritave. Shqiperia punon akoma me rrjetin e enver hoxhes se ne 20 vjet pluralizem asnjera pale nuk qe e afte te niste edhe te perfundonte nje nga infrastrukturat baze. nje te vetme me thuaj ke zgjidhen. 2 dekada... sa turp.
Ne dimer edhe kur importojme nuk mund te marrim aq sa per te plotesuar nevojat sepse nuk e lejon rrjeti. Keshtu kjo puna e petroliferas qe ka te beje thjesht me depozitat e naftes dhe gazit duhet pare me sy analitik dhe peshuar drejte.
Krijoni Kontakt