Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 62
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    PESIMI KRENAR

    TIM BIR ARSIMIT

    TE GODITEN JO AKSIDENTALISHT
    JO RASTESISHT BISHERITE SLLAVE
    DHE TINZARET
    TEPDILE SI KOMBETARE
    TRADHETARET
    JUDA E PILATI
    NATEN E BARTOLEMEUT
    GOSTIVARIT
    E
    TE NESERMEN U ZGERDHINE
    PARA TMERRIT
    KEMISHES SATE TE PERGJAKUR

    HORRAT U STEPEN
    KUR U THE
    MEGJITHATE
    CESHTJA JONE ESHTE E SHENJTE

    LUMENJTE KANE TE VETMEN
    GURRE

    KETE SHARR KRENAR
    I VETMI

    (korrik 1997)
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    ramadan Sinani me nipin

    Ramadan Sinani me trashigimtarin e tij te pare, Jonin duke i uruar mireseardhje ne familje
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    MIJĖVJEĒARI I RI

    Dymijėgjėmėshi po ik
    Si njė makth
    Stėrplak i rrezbitur i honepsur nė asgjėnė
    Nė Perėndinė e amshuar kėrkon shpėtim

    Mijėvjeēari i ri

    O
    Sapo nis te hapėrojė
    Nėpėr superhone kohe
    Me pikėpyetje mamute
    Pikėēuditėse

    I shtrėnguar jam tė them pėr hirė jete
    Rruzulli shpreson pandalė
    Shpreson
    Nėpėr tejimazhe
    Superkohė
    S po ik

    Po rend
    Nėper shumės shekujsh
    Pagjėmėshi virgjėr
    Tremijėshi
    Vizioni njeri

    Ooo
    Shpresėshtrėngata

    Mbivizioni poetik


    Tetovė, funddhjetor 2000 Ramadan SINANI
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mendime

    POETIKA E ZGJIDHJES
    *Nga iracionalja nė racionalen e ēėshtjes
    maqedone - shqiptare
    Shkruan: Mr. Ramadan SINANI

    Isha strukur nė njė bodrum tė shtėpisė nė Tetovė, nė mbrėmje, nė kohėn e sė ashtuquajturės “orė policore”, kur nė distancė prej mbi 100 metrash pandėrprerė ushtonin tė shtėna nga armė llojesh tė ndryshme tė policisė dhe ushtrisė maqedonase.
    Pėr njė ēast mendimi mė barti tek plumbi i ngulitur nė buzėmbrėmje nė murin e shtėpisė sime.Meditoja pėr simbolin dhe metaforėn p l u m b. U pėrpoqa ta ndėrtoj nė poezi…Sakaq, ndieva njė vrushkull tjetėr mendimesh qė zotėruan ēastin poetik.
    *
    Nė thellėsinė e shpirtit dhe mendjes pyeta veten: ē‘ėshtė kjo luftė?
    Pėrgjigjen e pėrkufizova. Forcat ushtarake-policore maqedonase tė urdhėruara nga kreu i tyre pushtetmbajtės po luftonin kundėr shqiptarėve tė armatosur qė kishin zėnė pozitat nė malin Sharr, mbi Tetovė, e qė kohė mė parė kishin proklamuar pėrmes komunikatave publike se janė njė ushtri qė quhet UĒK (Ushtria Ēlirimtare Kombėtare) dhe se qenė shtrėnguar ta bėjnė kėtė luftė pėr tė detyruar Maqedoninė tė bisedojė nė mėnyrėn mė serioze qė ėshtė e mundshme qė shqiptarėt t’i trajtojnė plotėsisht tė barabartė…
    Ēėshtja e barazisė dhe drejtėsisė tani po kėrkohej nė mėnyrėn mė serioze qė mund ta bėjė njeriu, pėrmes fjalėve tė tytės, por edhe pėrmes fjalėve tė marrėveshjes. E, shqiptarėt mė tepėr se njė dekadė kishin kėrkuar, kėrkuar e kėrkuar, gjatė periudhės pluraliste, tė drejtat e tyre dhe kishin fituar mė nė fund , pėrmes partive politike shqiptare kėtu, vetėm njė minimum. Dhe, pikėrisht kėtyre ditėve u zhvesh tėrė realiteti qė nga ai pushtetmbajtės, partiak e diplomatik, ngase ēėshtjet e kėrkesave tė shqiptarėve konsistojnė nė kėto suaza reale qė shtrohen nga shqiptarėt e Maqedonisė:
    Sė pari, ndryshimi dhe miratimi i njė Kushtetute tė barabartė pėr maqedonėt dhe shqiptarėt, ku pėrfshihen edhe nacionalitetet e tjera, ku do tė saktėsoheshin brenda saj suazat pėr nxjerrjen e ligjeve pėr detyrimet dhe tė drejtat kombėtare dhe qytetare. Duke pasur parasysh realitetin e pėrkatėsive etnike nė Maqedoni, ku dy popujt (maqedonasit dhe shqiptarėt) janė shumicė, qė do ta pėrcaktojė pėrfundimisht regjistrimi i popullsisė, i bėrė nė mėnyrėn mė objektive sivjet dhe i mbikėqyrur nga faktori ndėrkombėtar, do tė hapte obcionet e vėrteta demokratike pėr t’u zgjidhur pėrfundimisht dhe me kohė ēėshtjet tashmė tė njohura qė janė vatėr e krizave tė ndryshme, konflikteve dhe deri te kjo e luftės sė fundit. Nė kėto suaza do tė duhej tė institucionalizoheshin ēėshtjet: gjuha, pėrkatėsisht dygjuhėsia – maqedonisht-shqip nė Parlament, Qeveri, institucione tė sistemit dhe nė vetėadministrimin lokal, si dhe vlerat e tjera kulturore tė institucionalizuara, qė nėnkuptojnė: arsimin, prej atij parashkollor,
    fillor, tė mesėm, sipėror me zyrtarizimin e Universitetit ekzistues tė Tetovės nga Qeveria dhe Parlamenti, e deri nė barazinė e plotė sipas proporcionit nacional tė instituteve kulturore dhe Akademisė sė Shkencės dhe Arteve. Nė lėmenjtė e tjerė tė institucioneve, nė ushtri – mbrojtje, sigurim shtetėror, ekonomi, institucionet dhe mediat e informimit publik dhe resorėt e tjerė, si edhe nė organizatat ekonomike-prodhuese dhe organizatat e tjera
    tė ristrukturohen nė pikėpamje tė punėsuarve dhe kuadrit drejtues sipas proporcionit nacional etj.
    Sė dyti, zgjedhjet parlamentare tė bėhen sipas ndryshimit tė ligjit pėr Zgjedhje me njėsi zgjedhore tė barabarta pėr nga numri i popullsisė e sipas regjistrimit tė ri tė popullsisė qė u theksua mė lart.
    Sė treti, tė saktėsohen ēėshtjet e koncenzusit nė Parlament dhe Qeveri pėr ēėshtjet vitale kulturore dhe politike etj., dhe
    Sė katėrti, tė tėra kėto tė pėrkufizohen me protokolimin (nėnshkrimin) e njė Marrėveshjeje historike ndėrmjet palėve maqedone-shqiptare, si dy popuj shumicė nė Republikėn e Maqedonisė, duke e monitoringuar kėtė faktori evropian e amerikan , qė njėkohėsisht do tė jetė edhe nėnshkrues dhe
    garantues i kėsaj Marrėveshjeje.
    *

    Kthjellimi i plotė brenda meje ndodhi midis natės sė 21 marsit 2001 dhe mėngjesit sė 22 marsit dhe, mendova, do ta shkruaj p o e t i k ė n e z g j i d hj e s dhe kėtė e bėjė me ngjyrėn e shpirtit dhe tė mendjes, duke e lėnė poezinė kur tė mė afrohen muzat. Ėshtė koha pėr ta bėrė iracionalen nė racionale tė ēėshtjes maqedone – shqiptare. Kėsisoji, hapėrimi nė shtigjet dhe hapėsirėn demokratike evropiane dhe botėrore do tė jetė vetėm brenda racionales. Pra, faktorėt e brendshėm nė Maqedoni, si dhe
    ata ndėrkombėtarė do tė bien pėrfundimisht nė rrafshin e reales dhe
    racionales pėr ta pragmatizuar poetikėn e zgjidhjes pėrmes kodeve pluraliste dhe demokratike.
    Zoti na priftė tė gjithėve nga mbarėsia. Amen! Amin!

    (Autori ėshtė shkrimtar dhe profesor universitar nė Tetovė)

    PS Shkrimi eshte be ne kiohen e luftimeve ne mes UCK-se dhe forcave maqedonase
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    NĖ (I) LIRI(DĖ)
    Lirike (i)liri)(d)e


    Po dalim
    Po rend kohė epikash
    Zgėnjimesh
    Tė mėdha
    Zogj krahėthyer
    Tė pėshtyrė
    Nga qielli
    Toka e skuqur
    Tė lodhur
    Falemi nė ninėz
    E presim diellin
    Mė nė fund
    Ngadhnjimin
    Lirikė (i)liri)(d)e
    Epikė ti do tė lindėsh
    Apo
    Tė rilindėsh
    Prap-o
    Heu
    (I)liri)(dė)

    Tetovė, mars, 2001
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    METAFORĖ ILIRIDE

    Na tė ėshtė Gostivari
    Sodomė e gjallė
    Aty
    Kalorėsit e Apokalipsės
    ethet e yjeve mbi Tetovė
    Si
    Gomonė
    pikėrisht ditėve tė korrikut
    1997

    Gjyqi i Sokratit
    Nė prag
    mijėvjetshi i ri
    Apologjia Rufi
    fjalėplumb n’gjykatore prokuratorėve
    Nga fallanga
    fundi i tė kuqėve

    Heu

    metafora iliride
    Ē’fundshekull akull
    Eee
    Nėnė Terezja
    nė univers shenjtėrim
    E ku
    Gostivari me pika gjaku
    Pėrrenjt pėrpėliten
    shkaba n’retinė shpirti kulloka
    Haj

    Populli Rufi ee
    Zgjėndrrės

    Nė mes
    ėndrrės’meandruar
    Gostivari
    E
    kalorėsit e Apokalipsės
    Trentė
    Kuqremtė
    Zverdhemtė nga maili i qyqeve
    Pastaj
    ujqėrisht sulen mbi gjahun
    Shqipe

    Hapėsirėn shkabe
    Zap kurrė
    Heu
    Haj
    s’mund bėhej
    as Sodomė as gomorė
    Heuuu

    Gostivari
    Metafora
    (I)liri)(de)
    E
    Shkaba
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    SHPĖTIMI I SHTĖPISĖ
    (variant I vjershės sė mėhershme nė Tetovė shtėpi tė kesh)

    Tė shpėtosh shtėpinė e shpirtit
    T’u dasht njė Ushtri*
    E pastaj
    Ti tė rrosh
    Njėri

    U ende botės
    Gjithkund
    Jug veri
    Erdhe
    Ngadhėnjyes
    Madhėshtor
    Nė Atdhe
    Shtėpinė tė shpėtosh

    Aty shtėpi shpirti
    E dheu
    Ajėr me bollėk
    Dhe ujė
    Prej Sharri
    Si nga zemėr Atdheu
    Tė kesh

    Tani me bollėk
    Do tė kėsh
    Tė gėzosh

    E rrosh

    *UĒK-sė

    Tetovė, tetor, 2001
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    ANDARTĖT E RINJ
    (nė historinė kundėrshqiptare, andartėt janė tė njohur si luftėtarė nė shėrbim tė qeverisė shoviniste greke)

    U ripollėn rrėqebujt
    Rrufeqitėsi
    Kėrdi tė bėjnė
    Tė madhe
    Tė operojnė Diellin nė sy
    Rrezet t’ia pėrbijnė
    Mizorėt
    Dhe
    Ja
    Prapė
    Tė rilinden nė Mesjetėn e thiut
    Andartėt e rinj
    Me emblemėn sllavo-shqipfolėse
    tė errėt
    Pėr ironi
    Pėr inat tė dritės
    Ditės
    Udhės sė yjėsisė
    Bėrkylen
    Andartėt e rinj
    tė zinj
    Thikat pas shpine
    I kanė gjarpėrinj
    Nepėrka tė mprehta

    Bastardhėt
    Andartėt
    Tė krimit tė ri gri
    Tė krimit tė ri gri

    Nė mesditėn qumėshtore
    Tė universit tė ri

    Tetovė, korrik, 2000
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    QENTĖ E QIELLIT GRI
    (nokturno pėr Iliridėn)

    Lirikė iliride
    Mė fal
    Do tė them njė fjalė
    Shumė tė madhe
    Ē’tė bėjmė
    Unė dhe ti

    E kėtillė na qenka
    Zgjėndrra

    Me qentė e qiellit gri


    *
    * *

    Qenēe
    Ata lehin
    Ditėn e natės slave
    Ulėrijnė
    qentė-ujqėr
    hordhi gri
    Diellin
    Kafshojnė
    Shitojnė
    Ėndrrėn
    Dritė tė madhe
    Qenėri
    Nga qielli gri
    Sulen
    Racė e tyre
    horre
    *
    * *
    Lirikė iliride
    Mė fal
    Tė thash fjalė shumė
    Shumė tė rėndė
    Ē’ti bėjmė
    Unė dhe ti
    E tillė na qenka zgjėndrra
    Se ata qen
    Qen tė qiellit gri

    Tetovė, maj 2000
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    PLAZH PAS IKJES SĖ PULĖBARDHĖS
    (Lasgushiane)

    Plazhi i liqerit dremit mbi dhembjen
    Pulėbardha tashmė nė largėsi kėlthet
    Njė shterg i vetmuar hamendet te ike
    Pėrmbi valet i drobitur flatrat godet

    O, ēastet e embla me kujtime kanė mbet’
    Imazhe qe do ‘ mbarten parreshtur me mua
    Mbi net vjeshte, mbi gjethe tė thara
    Mbi kontinentin si zgalemi, shtergu e diku pulėbardha

    E tepert do te qe me te permendet dhembja
    E endjes se shtergut qe eshte ne kelthitje
    Nga shpirti i tij tashme zemrak dhe zemra
    E mbrujtur thelle, here me vale, here me dremitje

    Plazhi i liqenit eshte ne tronditje
    Te thelle nga nje dridhje e lemeritshme
    Per pulebatdhen e valeve shpirterore
    Qe iku shtergut ne nje nate verore.

    O, plash, njė shekull do tė pres tė rizgjohesh
    Ne nje jete tjeter a stine vere, madheshtor te me fanitesh
    Apo ne nje enderr qe shpirtin nje cast e gezon
    Me pulebardhen time si shtergu perjetesine e lumtur engjullon

    Bregliqeni i Strugės, mė 30 gusht 2000
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ramadan Sokoli
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 15:36
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Shqiptari, babai i 31 femijeve
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •