Close

Rezultati i Sondazhit: Me cilin është më mirë të qëndrojë femija?

Votues
98. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Me babain!

    23 23.47%
  • Me nënën!

    75 76.53%
Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 269
  1. #61
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Sondazh pa koncept

    Nëse e ka moshën 18 vjeçare zgjedh vet
    Nëse është foshnje me nënën
    Nëse është në gjendje të ushqehet me dorën e tij me babain

    Ju lutem jepni më shumë opcione në sondazh sepse numri i vogel i votueve është pikërisht shkaku i konceptit bukfal të sondazhit, pa sqarime dhe banal

  2. #62
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Personalisht une jam edhe kunder divorcit,megjithese sot eshte gjeja me e lehte ne Shqiperi te ndahesh, sepse nuk kerkohet ndonje prove. Pra, nje bashkeshort kur eshte i sigurt se tradhetohet (po marr rastin ekstrem), nuk ka nevoje per prova, po shkon kerkon divorcin dhe gjykata e jep ate, pas shume pak procedurash. Nga nje ane kjo ka nje te mire, se s`ke nevoje ta zesh bashkeshort/en, me presh ne duar e deshmitareper t`u ndare.
    Keshtu qe faji nuk del ligjerisht dhe ne kete rast gjykata, e jep femijen te nena, kuptohet kur eshte i vogel vetem ajo mund ta rrite. Me pas kur te kaloje adoleshencen pra 17-18 vjec, femija pyetet se me ke do te jetoje,...
    Po ne Shqiperi ka 1000 probleme..ka gra qe nuk i ndajne dot burrat se s`kane mundesi ekonomike te mbajne femijet,ka burra qe pas ndarjese "zhduken" dhe nuk paguajne detyrimet per femijen.., ka gra qe nuk lejojne femijen te takohet me babain ditet e caktuara...etj.
    Personalisht jam kunder divorcit..moralisht.., dhe po jete e mundur duke falur edhe bashkeshort/en qe tradheton..., jo thjesht per hir te femijeve, por per shendetin e tyre shpirteror.
    divorci eshte "vdekje" per se gjalli...e them me bindje te plote se "me mire i/e ve se i/e divorcuar'".

    e vetmja shprese e te divorcuarve eshte te ribashkohen.. nese jo atehere seicili nga bashkeshort ...e "leshon pa duar"(bicikleten). Babai fut dashnoret ne shtepi, por femijet ate nuk e shohin. Femijet ne kete rast shohin te dashurit e mamit qe hyjne e dalin nga shtepia...dhe e kupton se ne c`situate dramatike ndodhet femija i mitur,kur nuk i dihet e ardhmja, nese do te ndjeke shembullin e prinderve...apo shembullin e mire (te cilin nuk ka se ku ta gjeje).
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-02-2010 më 13:16
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Sondazh pa koncept

    Nëse e ka moshën 18 vjeçare zgjedh vet
    Nëse është foshnje me nënën
    Nëse është në gjendje të ushqehet me dorën e tij me babain

    Ju lutem jepni më shumë opcione në sondazh sepse numri i vogel i votueve është pikërisht shkaku i konceptit bukfal të sondazhit, pa sqarime dhe banal
    Per ty ka rendesi vetem mosha e femijes se aftesia apo joaftesia e prinderit per tu kujdesur?
    Me nje fjale une ta rrit femijen deri ne tre vjec pastaj ta marri burri? Pse mbaruan problemet e femijeve lol? Ti vesh pjaten perpara e ta haj. Kaq eshte puna e kujdesjes e edukimit? Ti nuk e di qe ka femije dhe 5 vjec duhet ti ndjekesh me pjate ne dore se nuk hane ndryshe. Mos flasim per te tjerat. Sa e thjeshte ju duket juve! Femija eshte ''puna'' me e veshtire qe ekziston, lol. E ke 24 ore pa pushim te pakten deri sa te mbush 18. Ne Shqiperi ke dhe meshkuj 30 vjecare qe akoma presin ti ushqej mami me babin. Nejse kjo eshte teme me vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 03-02-2010 më 13:33

  4. #64
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    jeni mesuar ne perendim ndoshta...ku burri eshte vegel ne doren e gruas...nese jeton ne shqiperi e sheh mire me ke shkon femija...apo me sakte nuk jua mban ta diskutoni fare me ke shkon femija...

    nuk desha tja tregoja identitetin atij djali por po me duhet ta tregoj...eshte nga zona midis pukes dhe lumit drin...djale shume i zoti dhe me skollim superior....qe per mua eshte treguat tamam burre....e qe eshte shembull per burrat e tjere...jo per meshkujt e tjere....
    Nuk ka te bej shume me perendimin apo veri ,jug,
    Por eshte llogjike dhe e drejte qe femija ti kalohet nenes(vetem ne raste ekstreme e merr baba, kur nena eshte alkoliste, e droguar etj etj )

    Ky djali eshte treguar thjesht egoist, super hakmarres
    ' ti me shkatrrove mua, une do te te godas aty ku te dhemb me shume'
    Mos kujto se do e rrisi vete , do ja japi nenes se tij (gjyshes) qe te kujdeset per te,pra prap duhet roli e nje nene ne rritje.
    Pra me mire ta rrisi gjyshja se nena vet ,ah medet .

    Eshte e vertet qe shume cifte kur ndahen , dine si te hakmerren tek njeri-tjetri, Femija.


    Ps. Perendia ja dha femres aftesin me lind femije!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin


    Ps. Perendia ja dha femres aftesin me lind femije!
    Kjo fjali jep pergjigjen, i permbledh te tera.
    Mashkullit i dha fuqine fizike, femres ate shpirterore.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127


    Femija te rrije me nenen babai do e vizitoj 1 here ne jave por nqs se nena esht e hallakatme me mire baba se sa te dali fmija nga rruga e zotit
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  7. #67
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Per ty ka rendesi vetem mosha e femijes se aftesia apo joaftesia e prinderit per tu kujdesur?
    Me nje fjale une ta rrit femijen deri ne tre vjec pastaj ta marri burri? Pse mbaruan problemet e femijeve lol? Ti vesh pjaten perpara e ta haj. Kaq eshte puna e kujdesjes e edukimit? Ti nuk e di qe ka femije dhe 5 vjec duhet ti ndjekesh me pjate ne dore se nuk hane ndryshe. Mos flasim per te tjerat. Sa e thjeshte ju duket juve! Femija eshte ''puna'' me e veshtire qe ekziston, lol. E ke 24 ore pa pushim te pakten deri sa te mbush 18. Ne Shqiperi ke dhe meshkuj 30 vjecare qe akoma presin ti ushqej mami me babin. Nejse kjo eshte teme me vete.
    Haha me kete rrjeshtin e fundit.

    Nejse eshte shume e vertete ajo qe ke thene me siper.
    Ne nje nga postimet e mia me siper une e permenda qe te rrisesh nje femije eshte nje pune e madhe.
    Dashuria dhe ngrohtesia prinderore jane themelore ne rritjen dhe mbarvajtjen e nje femije.
    Ne disa raste femija te detyron dhe ndryshimin e menyres se te jetuarit duke iu pershtatur atyre(femijeve).
    Te pelqen apo s'te pelqen duhet te ndryshosh gjithcka ne avantazh te femijes.
    Eshte shume e vertete qe femija ate ngrohtesi qe gjen tek nena nuk e gjen tek babai.
    Lidhja e nenes me femijen eshte nje lidhje universale qe krijohet qe ne trupin e nenes pa dale ende femija ne drite te diellit.
    Femija e njeh nenen e vete vetem nga aroma e trupit qe ajo leshon,(ndersa babain nga era e duhanit ose e birres ;-) pak shaka).Ketu nuk jam duke folur per raste te vecanta kur femija eshte i lidhur me shume me babain se sa me nenen, po flas per ate lidhje hyjnore qe egziston ndermjet nenes dhe femijes. Pra nese do te ishte nje cift normal te cilet ndahen sepse nuk duhen me, ose e kuptojne qe nuk mund te qendrojne me me njeri tjetrin, ose per nje x arsye atehere femija ,sidomos nen moshen 7 vjecare automatikisht duhet te shkoje tek nena.
    Ndersa mbi moshen 7 vjecare femija mund te vendose edhe vete(jam i sigurte nenen do te zgjedhe)se me cilin nga prinderit deshiron qe te shkoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga eaglexxx : 03-02-2010 më 16:44
    .................................................. ........................................

  8. #68
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ka te beje shume..

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Nuk ka te bej shume me perendimin apo veri ,jug,
    Por eshte llogjike dhe e drejte qe femija ti kalohet nenes(vetem ne raste ekstreme e merr baba, kur nena eshte alkoliste, e droguar etj etj )

    Ky djali eshte treguar thjesht egoist, super hakmarres
    ' ti me shkatrrove mua, une do te te godas aty ku te dhemb me shume'
    Mos kujto se do e rrisi vete , do ja japi nenes se tij (gjyshes) qe te kujdeset per te,pra prap duhet roli e nje nene ne rritje.
    Pra me mire ta rrisi gjyshja se nena vet ,ah medet .

    Eshte e vertet qe shume cifte kur ndahen , dine si te hakmerren tek njeri-tjetri, Femija.


    Ps. Perendia ja dha femres aftesin me lind femije!
    ka te beje shume isadora..po e shohim mire kush eshte perendimi...po e shohim mire se cpo ndodh me familjen perendimore ne pergjithesi dhe me familjen shqiptare ne veqanti...veq ne angli sondazhet tregojne se 88 % e cifteve ndahen ne 5 vjetet e para te marteses..a din cka do te thote kjo perqindje...fatkeqesisht dhe shume familje shqiptare kan marre shembullin e familjeve perendimore...
    ndarjen e ka dhene zoti e dashur...por shihe ritmin e ndarjeve ne viset shqiptare dhe kuptoje mire shkakun e ndarjeve....menjehere do thuash se i vret opinioni ata qe ndahen por eshte shkaku me i pa rendesishem kjo gje...nuk ja mban femres ne vendlindje te braktise burrin...se e di se asgje nuk perfiton nga kjo ndarje..veq ngeljes ne mes te 4 rrugeve...ta provoje femra tja marre shtepine burrit ne viset shqiptare...ta provoje te detyroje burrin te paguaj para per rritjen e femijeve...berrylin do marre...ta provoje te martohet me burre tjeter dhe do ngele me gisht ne goje....ndryshe ndodh ne perendim...shikoje me kujdes nese ndahen femrat nga burrat e tyre nese nuk kan te pakten 1 femije...shume rralle ...se e dine se nese nuk do kene femije ato nuk perfitojne kurgje..vetem berrylin do fitonin...ndryshe eshte kur te pakten kan 1 femije...ne menyre absolute i marrin shtepine edhe nese e ka ndertuar teresisht burri me djerse e me gjak...gjykata nuk don tja dije...mbron sexin e dobet...detyron burrin me hir apo me pahir te paguaje deri sa te mbarojne femijet shkollim...detyron serbimet sociale ti paguajne nenes para te majme....dhe kur i ke keto sherbime cte duhet burri...apo vetem per shtrat...por edhe kjo nuk eshte problem...se rrugeve te europes enden plot te pashprese...

    shume abuzon femra me ate dhurate e zotit per tu bere nene..vertete ju e lindni femijen por mos harro se eshte burri ai qe jua jep mundesine per tu bere nene...pse e mbajtet 9 muaj ne bark nuk ju jep aspak te drejte te keni mazhorancen ne te drejten mbi ate femije..te mos ishte krahu i forte i mashkullit ju nuk do kishit asnje mundesi ta rrisni dhe edukoni kete femije...pune e madhe shume nga ju qe jua lani pelenat ketyre femijeve...apo pse ju jepni per te ngrene...a thua se mashkulli nuk e ben dot...ndoshta nuk e ben aq mire sa e beni ju por edhe ai e ben....mbi te gjitha ai ben me esencialen..edukimin e tyre...dihet cfare force ka burri ne edukimin e femijeve....sido qe te vije puna ne jeten e tyre nuk do hyjne e dalin resht lloj-lloj majmuanesh dashnore te nenes se tyre...nuk do te kene fatin te abuzohen nga pedofila apo pederaste...nuk do te ngrene duar drejt qiellit nese ju duhet forca ekonomike per te qare ne jete...dhe mbi te gjitha kur te rriten nuk do i quajne quna mamaje apo bij k.urve...

    djaloshi nuk eshte treguar aspak egoist e dashur...por ka treguar karakterin e tij te forte per te mos u bere vegel..nuk eshte hakmarre aspak ..ai ka bere ate qe shume burra qe i thone vehtes burre do benin...nuk ka shume rendesi kush e rrit femijen...ai sot eshte martuar dhe ben jete mjaft te mire ne tirane ku ka te siguruar jeten e tij...po e rrit djalin ashtu siq i takon cdo prindi per ta rritur...edhe sikur tja rrise gjyshja asgje te keqe nuk do kishte ..te pakten nuk do ja rrisnin majmune qe nuk kan asnje lidhje me kete femije...e mbi te gjidha edhe tja dhunonin kete femije....premise shume e mundshme te ndodhe tek grate e ndara....kur ka mbi popullim femrash cfare leverdia ka nje mshkull te martohet me nje nene me femije...pos shfrytezimit te saj...me mire ne duart e burrit dhe te nenes se tij se ne duar e gruas dhe te dashnoreve te saj...

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Kur nje cift vendos te divorcoje, duke patur parasysh Shqiperine, me cilin mendoni se eshte me mire te qendroje femija? Me nenen apo me babain?
    Proçesi i prindërimit është udhëtim i vështirë dhe delikat. Askush nuk lind prind. Behemi prindër. Pasojat e privimit të fëmijës nga njëri apo tjetri prindër herët a vonë ndjehen. Ndaj një zgjidhje sa më harmonioze dhe respektuese për fëmijën, do ishte dhurata më e mire e jetës për këta fëmijë.

    Jetojmë në kohëra ku divorcet po bëne gjithnjë e më shumë pjesë e jetës. Që të ndjehet sa më pak pasoja e tyre tek fëmijët, është e domosdoshme që të dy prindërit të ulen dhe të hartojnë një plan rritjeje të përbashkët. Në një ndarje ku ka fëmijë ajo që mbaron është dashuria për partnerin/partneren, por jo dashuria për fëmijën dhe misioni i prindit.

    Perse jo, një mbajtje e përbashkët: një javë tek nëna, një javë tek babai?!

    Mendimi im ky.

    Elna.

  10. #70
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    femija duhet te qendroje me prindin qe i garanton nje nivel te mire ekonomik, arsimore dhe gjithashtu kohe...
    prinderit duhet te shikohen si te barabarte dhe pastaj kur llogaritet per shembull puna, arsimi dhe koha qe keto prinder mund t'i dedikojne femijes, le te behet zgjedhja.

    jam totalisht kunder asaj qe po ndodhe sot. qe ne rreth 90% te rasteve vendoset qe femija te qendroje me nenen... kjo eshte e padrejte...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 7 prej 27 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vlera e fëmijëve në Islam
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Meditime të krishtera
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  4. Prindi dhe fëmija inatçi
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  5. Problemet shëndetësore të fëmijëve
    Nga Foleja_ në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2006, 05:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •