ka meshkuj qe kujdesen me shum se femrat me sa kam pare .. sbesoj qe duhet te shikohet seksi por kush kujdeset me shume e ka kushte me te shendetshme per femite .. votoj per meshkujt .. nese i plotesojne kushtet !
Me babain!
Me nënën!
ka meshkuj qe kujdesen me shum se femrat me sa kam pare .. sbesoj qe duhet te shikohet seksi por kush kujdeset me shume e ka kushte me te shendetshme per femite .. votoj per meshkujt .. nese i plotesojne kushtet !
more sem intereso ligji e as maliqi
mashkulli im do rritet ne shpi time ene pik, goca sdo boj un kshtu qe nuk po diskutojm per ato
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Ky sondazh pervec qe duhej hapur ne vend tjeter, nuk qendron ne parim dhe une nuk votoj, pasi nuk ka rendesi parimisht nese a mban babai apo nena si prind, por gjykata mendoj duhet te jete e kujdesshme t`ja jape atij prindi i cili ka cilesi morale me te larta.
p.sh. nese eshte bere divorc pse gruaja e ka tradhetuar bashkeshortin, ne asnje menyre nuk mund t`i jepet femija gruas. Po keshtu edh e per burrin,..ose per raste te tilla te ngjashme..
Fatkeqesisht, shume burra nuk kane as mundesite materiale dhe edhe si burra qe jane nuk kane mundesite per te rritur femijen...per keto raste them duhet t`i marre shteti por duhet te financojne prinderit.
Ne raste kur nuk del ndonje akuze direkte gjate divorcit,...kuptohet se do te mbaje gruaja.
Une flas se keshtu duhet te ndodhe ne Shqiperi dhe nuk e di si ndodh ne perendim..
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 03-02-2010 më 05:55
Duaje te afermin tend si veten
Vet natyra e thote pa fjale vetem me logjike te shendoshe
Me respekt,
Valdet Shala
Nuk e kuptoj c'hyn tradhetia ne mbajtjen e femijes? Nje Shqiptar ketu e la gruan se mendonte se e tradhetonte. Femijen e mbajti ajo. Nuk e di a ja dha gjykata apo e vendosen qe do e mbante ajo, por po shohim qe ai nuk eshte i zoti te mbaj veten e jo me femijen. Eshte pa shtepi, pa pune, per shkak se eshte pijanec i mbaruar.
Tradhetia ndodh mes partnereve. Nese burri do me tradhetonte dhe une do e lija asnjehere nuk do nxirrja preteks bredhjen si shkak per mbajtjen e femijes. Vetem nese burri apo gruaja lejne pas dore femijet dhe e kane mendjen te bredhin sa me njerin e tjetrin ndryshon puna. Por ata/ato qe kane kete ves padyshim kane dhe vese te tjera.
Kujt i takon femija sipas jush ne rastin kur gruaja ka tradhetuar dhe burri eshte pijanec, bixhozxhi? Kush eshte e keqja me e vogel sipas jush?
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 03-02-2010 më 10:27
Mendoj se femija duhet te rrije me prindrin qe konsiderohet me idon ,me i afte dhe i kompletuar per te rritur,edukuar me moral e dashuri kete femije.
Ne rastin kur prindrit jane pak a shume te nje niveli ,mendoj se femija duhet te rrije me nenen ,sepse nga natyra nena eshte me e dhene per tu kujdesur per femijen ,nena eshte foleza e c'do femije ...Kush i rrit femijet? dashuria dhe perkedhelit e nenes.Nuk thone kot te moshuarit,,,nena te le jetim, baba te le fukara.Megjithate baba eshte nje figure shume e rendesishme per nje femije ,dhe mendoj duhet te jete shume i pranishem ne jeten ,edukimin dhe rritjen e femijes dhe mbas divorcit dhe pse gjykata vendos qe femija te jetoje me nenen baba duhet te tutelohet per c'do vendim qe meret per femijen ,dhe duhet te kete te drejte te kaloje sa kohe te doje me femijen.Per fat te keq ky eshte problemi kryesor ne shqiperi,mbas divorcit femija humbet krejt kontaktin me njerin nga prinderit.mbi kete duhet punur ,nuk ka rendesi me ke nga prinderit jeton femija ,e rendesishme eshte te vazhdojne te jene te pranishem ne jeten e tij te dy prinderit,keshtu ky femije rritet me i shendetshem psikologjikisht dhe nuk i krijohet shume i thell boshlliku i mungeses se familjes komplete.Prinderit hakmerren me njeri-tjetrin duke perdorur femijen,,,po harrojne qe me teper vuan pikerisht femija .
Une votova per babain, por sa per te qene ne mode...
Sinqerisht nuk shoh asnje kundereshtim, pse mos te rri femija me Babain!
Njoh nga afer dy baballare ( te ndare ) qe kane vendosur te marrin femijet e ti rrisin vete, me forcat e tyre.
Mgjs nuk eshte fare e lehte!
Zoti i ndihmofte ata baballare qe marrin ate guxim...
shoku femija rri me nonen dhe babna ndihmo ne rritjen e tyre po normalisht kur ka kompromise femija rri dhe me baben .
nona eshte ajo qe te do pa interes ne ket bote see je pjes e saj .
kur je keq vetem nona te rri te koka .
megjithate per mu nje mashkull nuk duhet te luftoje me grune per femijet eshte tyrp
tradhetine e kam marre vetem si nje shembull e nderuar,...d.m.th. si nje imoralitet...fola ne parim dhe jo per cdo rast...sigurisht nuk ka njeri pa mekate..problemi eshte cili konsiderohet si faj i rende dhe infektues per femijen ne te ardhmen..., (ti me duket ke paragjykime)
Duaje te afermin tend si veten
Ilia ti je ne moshe te pjekur dhe jo si shumica e adoloshenteve ketu qe nisen kot nga krenaria mashkullore. Ti e di cfare rendesie ka nena, gruaja ne jeten e femijeve e burrit gjithashtu, pa ulur dhe rolin e babait. Por kur vjen puna te kujdesja e femijeve ju meshkujt jeni ne pergjithesi te paafte. Une nuk e le dot burrin tim me shume se dy ore vetem me femijet. Nuk ka durim, sidomos kur ata fillojne e qajne. Mu desh te lija nje pune vetem se burri nuk kujdesej dot per djalin kur ishte dy vjec. Kthehesha vone ne shtepi, dhe femija im ishte akoma pa darke se nuk arrinte ta ushqente dot. Nuk do me thoshte. Dhe shkolllen po e bej part-time per kete arsye. Dhe te mendosh qe burri tim i jepet per gatim, per pune shtepie. E ka me mire ti futet shtepise me themeli, sesa te kujdeset per femijet. Nuk keni durim ju meshkujt. Ai qe ka meriton medalje, se eshte gje e rralle. Per cfare e doni kujdestarine e femijeve? Per t'ja cuar prinderve tuaj ti rritin femijet ne ate moshe? Pavaresisht se femija nuk jeton me te, ka shume menyra per tu gjendur prane atyre. E keqja eshte se shumica e Shqiptareve kur ndahen e shikojne njeri-tjetrin si armiq per vdekje pas divorcit dhe nxisin femijet kunder njeri-tjetrit. I lene te besojne se ata jane shkaktari qe jane ndare, apo nuk i do me femijet. Humbasin kontakte me njeri-tjetrin dhe nuk lejojne as te takohen me femijet. Edhe pse divorci eshte drame familjare, Shqiptaret e bejne te duket akoma dhe me e rende.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 03-02-2010 më 12:52
Krijoni Kontakt