Duke e ditur se shume ortodokse sot e quajne veten te tille vetem duke marre parasysh prejardhjen e tyre, edhe duke pare se ne praktike besimi sipas ortodoksise se tyre personale eshte me teper nje shtremberim i mesimit te drejte te vete Kishes, une po marr mundimin te cel disa faqe me karakter mesimor. Po e filloj me sherbesat e shenjta, pasi keto jane edhe baza e jetes shpirterore, kudra ku rrihet vete shpirti i cdo besimtari, ose menca hyjnore ku besimtaret grumbullohen te marrin ushqimin hyjnor. Eshte interesante te shikosh se shpesh here shume vete kujtojne se pjesemarrja ne Liturgjite hyjnore eshte thjesht nje akt shikimi, sikur ne (laiket) te jemi spektatoret, ndersa prifterinjte jane aktoret. Ne fakt edhe pse ne sherbese ka shkalle te ndryshme sherbimi, Kisha meson se adhurimi liturgjik eshte nje pune e te gjithe komunitetit te besimtareve, ku secili prej te pranishmeve ne Liturgji luan nje pjese te rendesishme ne adhurim, qofte edhe padukurisht.
Prandaj kujtoj ketu se edhe Shen. Joan Gojarti, kur po meshonte nje here, iu afrua nje dhiakon edhe i thote se nuk ish nevoja te meshohej, pasi Kisha ishte bosh, kish ne fakt vetem nje plake te varfer pjesemarrese. Atehere Hyjnori Gojart iu pergjigj se ajo plake e vetme ishte Kisha, dmth Kisha nuk cilesohet e tille nga numeri i njerezve ne te.
Shpresoj qe artikulli te kete sadopak vlere ndihmuese nder te interesuarit.
Klod
**********
Koncepti i sherbeses ndaj Zotit: Sherbesat Hyjnore
Sherbesa hyjnore eshte adhurimi ndaj Perendise, ose permbushja e dashurimit te Perendise, duke e kenaqur Perendine me ane te mendimeve, fjaleve, edhe veprave te mira.
Sherbesa hyjnore filloi ne toke me krijimin e njerezve te pare ne Parajse. Sherbesa e tyre hyjnore perbehej thjesht nga vete lavderimi qe i benin ata Perendise per Urtesine e Tij, miresine, kudondodhjen, edhe te gjithe perfeksionet e tjera hyjnore qe jane te dukshme ne boten e krijuar edhe ne Providencen e Tij qe qeverris boten.
Pas renies ne mekat, lutja ndaj Perendise u be nje pjese e madhe e sherbeses se njeriut, duke iu lutur Atij per shpetim. Perkrah lutjeve ndaj Zotit, njerezimi krijoi edhe praktika te ofrimit te flijimeve, si pjese e sherbeses se tyre hyjnore. Sakrifica shpreh mendimin se gjithshka qe duket se ne zoterojme, nuk eshte e jona, por i takon Perendise. Ne lutje edhe flijime, ne kujtohemi se Perendia i merr gjithe keto pergjerime, po ashtu sipas shembellit te Flijimit te Shpetimtarit te Botes, Birit te Perendise qe erdh ne bote edhe u ofrua per te gjithe gjinine njerezore.
Fillimisht, sherbesat hyjnore beheshin pa ndonje strukutre edhe ne vende te hapura. Nuk ka patur as Tempuj te shenjte, prifterij te shuguruar, edhe as ndonje sistem lutjeje. Njerezit ofronin flijimet ndaj Perendise atje ku ata donin, edhe luteshin me fjale qe dilnin nga vete pikepamjet e ndjenjat e tyre.
Ne kohen e profitit Moisi, u ndertua Tempulli i pare i Testamentit te Vjeter ndaj Perendise se vetem te vertete, Tabernakulli. U zgjodhen edhe shuguruan si Kryeprifterinjedhe prifterinj, Levitet. Kjo e gjitha ndodhi sipas vullnetit te Zotit, i Cili po ashtu u beri te njohur njerezve kohen edhe ato qe duheshin per flijime edhe per festa si Pashka, Pentikostia, Viti i Ri edhe dita e Pastrimit.
Kur Zoti Jisu Krisht erdh ne toke, Ai na mesoi qe te adhurojme Atin qiellor ne cdo vend. Sidoqofte, Ai shpesh shkoi edhe ne Tempullin e Testamentit te Vjeter ne Jerusalem, si ne nje vend me nje prezence te vecante gjithehirese te Zotit. Ai u preokupua per rregullin ne Tempull edhe u lut ne te. Apostojt e Tij vepruan ne te njejten menyre, deri ne kohen e persekutimit te hapuir ndaj te krishtereve prej judenjve.
Sikunder e pershkruajne edhe Veprat e Apostojve, pergjate periudhes apostolike ka pase vende te vecanta per mbledhjen e besnikeve edhe per pjesemarrjen neMisterin e Kungimit te shenjte. Keto vende u quajten Kisha. Ne to kryenin sherbesat hyjnore Episkopet, prifterinjte edhe diakonet, qe u shuguruan per kete sherbim me ane te te venit te duarve mbi kryet e tyre gjate misterit te shugurimit.
Rregulli i sherbesave hyjnore te krishtera u themelua nga ndjekesit e Apostojve, qe ishin te drejtuar nga Fryma e Shenjte, duke ndjekur urdheresen apostolike qe iu dha atyre, "Le te behen te gjitha me sinqeritet edhe rregull" (1 Kor 14:40). Ky rregull i Sherbesave hyjnore qe na eshte dhene, ruhet strikt ne Kishen tone te shenjte Ortodokse te Krishtit.
Sherbese hyjnore kishtare ortodokse ka domethenien e nje funksioni apo sherbimi ndaj Zotit qe perbehet prej leximeve edhe kendimeve te lutjeve, leximit te Fjales se Perendise, edhe kryerja e ritualit te shenjte, sipas nje rregulli te caktuar, duke u drejtuar prej Episkopit apo priftit. Sherbesa hyjnore kishtare dallohet nga lutjet private, pasi kryehet se pari ne Kishe edhe sherbehet prej klerikeve, qe duhen te jene shuguruar sipas ligjeve per kete sherbese me ane te misterit te Shugurimit (Hirotonisjes).
Qellimi i sherbeses ortodokse publike eshte mesimi i besnikeve duke shpallur doktrinat e verteta te Krishtit me ane te leximeve apo kendimeve, edhe per ti shtyre ata kah lutja edhe pendesa. Sherbesat paraqesin ndodhite me te rendesishme gjate te gjithe historise se shenjte, te kryera per shpetimin e atyre para edhe pas Lindjes se Krishtit. Ato frymezojne besniket qe te falenderojne Perendine per te gjithe te mirat te marra prej Tij, per shtimin e pergjerimeve te tyre per meshira te metejshme, edhe per ti ndihur ata ne marrjen e paqes ne shpirtet e tyre.
Aspekti me i rendesishem i Sherbeses hyjnore eshte kur nje i krishtere ortodoks hyn ne nje bashkim mistik me Perendine me ane te marrjes se Mistereve (Sakramenteve), vecanerisht ne Misterin e Kungates se shenjte; edhe prej ketij bashkimi me Perendine, i krishteri ortodoks merr fuqine e Hirit hyjnor per nje jete te drejte.
Kisha si ndertese edhe menyra e berjes se saj
vijon.........
Krijoni Kontakt