INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN SHPĖTIM KELMENDI
S’parit, a mund t’na thoni diēka rreth vetes tuaj si person?
Jam lindė mė 30 mars 1963 nė Lezhė. Mė ka ngazėllye pėrherė fakti se jam lindė nė nji kishė, njė pjesė e sė cilės, asokohe ka qenė shndėrrue nė maternitet. Ky fakt ka pasė e ka domethanie tė madhe pėr mue. Habitem me disa tipa qė thonė se kanė kalue fėmijni tė lumtun, sepse simbas meje, ēdo fėmini asht e lumtun. Edhe imja, kuptohet. Nė nji moshė tė tillė, ēfarėdo qė tė kapė dora shndėrrohet saora nė lodėr. Shkollėn nuk e kam dashtė kurrė dhe mė asht dukė gjithmonė diēka e kotė. Sot nuk mendoj se asht e kotė, por mendoj se ata qė e quejnė tė kotė kanė tė drejtė. Fėmijnia dhe rinia mė kanė shkue tue lexue letėrsi. Kam lexue pėrherė edhe nė klasė, gjatė orės sė mėsimit, arsye pėr tė cilėn mė kanė nxjerrė pėrjashta tanė ato herė. Nuk kam qenė tip i hareshėm, pėrkundrazi i ngrysun. fjalėpakė dhe i vetmuem. Sot, sa herė ndihem keq, arratisem nė fėmijni. Jo nė rini, por nė fėmijni. Rininė e kam kalue nė mėnyrėn ma tė vėshtirė tė mundshme. Duhej mbijetue e besoj se ia kam dalė. Nuk asht fjala me mbijetue thjesht nė kuptimin fizik, statistikor, puna asht me mbijetue me tana cilėsitė e mira njerėzore, pa tė cilat jeton kot. Kam studiue Gjuhė e Letėrsi shqipe me korrespondencė, nė vitete 90, pra me shumė vonesė, ndėrkohė qė shkolla as qė mė hynte fare nė punė. Tanė jetėn kam andėrrue me qenė njeri i lirė, e besoj se i kam ba do hapa tė mirė pėrpara. Se ēfarė quaj unė liri, kjo asht temė mė vete, por, po me e thanė shkurt, liria pėr mue asht fjalė. Me i dhanė za mendimit, ky asht pasioni im. Njerėzit e nėnshtruem nuk i urrej, por thjesht ndjej mėshirė pėr ta, sepse nuk e marrin vesh kurrė se sa tė randėsishėm janė. Anatol Fransi na kėshillon qė tė mos zemėrohemi edhe aq me ata qė flasin pėr veten, sepse po merren me argumentin qė dinė ta trajtojnė ma mirė. Due me thanė: Pėr veten mund tė flas gjatė, por kaq mjafton.
Si u bane shkrimtar?
Ma sė pari duhet me ba nji sqarim: nuk jam modest. Mendoj se modestia asht nji skutė ku (me pėrjashtime tė rralla), fshihen shumė budallenj, tė paaftė dhe njerėz pa ambicje. E kam thanė edhe ma parė, unė besoj tek dija, por shumė mė tepėr tek vetėdija. Secili prej nesh duhet tė pėrpiqet me e zbulue se kush asht, ēfarė raportesh ka ndėtue mbrenda vetes mes fuqisė dhe ambicjes dhe, ēfarė misioni ka nė jetė? Mė kujtohet para do vitesh nė Shkodėr njė djalosh, jo mė shumė se gjashtėmbėdhjetėvjeēar, me nji gjenialitet ende tė mbyllun, i cili po u thoshte miqve tė tij: “Njeriu ka dy misione: i pari asht misioni. I dyti asht lufta pėr me e zbulue se cili asht misioni”. Kthehemi te pyetja. Nuk jam ba shkrimtar, por thjesht nė nji ēast kam zbulue se jam. Njeriu nuk bahet kurrgja, ai thjesht zbulon se asht. Mė kujtohet kur mėsuesja na pyeste nė fillore se ēka kishim dėshirė tė baheshim. Dikush pati thanė se donte me u ba shofer, nji tjetėr mėsues, nji tjetėr oficer, etj. Tue qenė se kisha nisė me lexue qysh shtatė vjeē, une pata thanė: shkrimtar! Ēuditem edhe sot se si e thashe, sepse as qė e kisha idenė se ē’ishte tė shkruemit. Tanė klasa pati qeshė me mue nji vit rresht. Kam nisė me shkrue 11 vjeē e ende i kam dorėshkrimet. Ndjehem me fat qė nuk kam shkrue kurrė pėr Partinė e Enverin. Kėtė ia kushtoj babės tim, i cili, tue qenė se pėr vite tė tana kishte ndejtė dhe rrinte nė pritje tė burgimit (ma vonė e arrestuen vėrtetė) nuk mė edukoi me marrina tė tilla patetike. Kam qenė dhe jam me fat qė mė ka qėllue nji babė i urtė. Them se po tė kisha shkrue pisllėqe tė tilla, sot, nė moshėn 43-vjeēare do isha nji shkrimtar i realizmit socialist, dmth nji shkrimtar pa vlerė. Deri nė moshėn 15 vjeē shkruaja pa pikė vetėdije. Nė kėtė moshė mė ndodhi diēka e veēantė, e cila e e veshi krijimin tim letrar me nji qėllim. Nisa t’i shkruaja letra nji vajze, ēdo natė nga nji letėr. Ngaqė letrat nuk mė dukeshin nė naltėsinė e dashnisė qė ndjeja pėr tė, nuk ja jepja por i ruaja dhe i futesha punės pėr me shkrue nji ma tė pėrkryeme. Mund tė kem shkrue nja pesėdhjetė. Mė nė fund mora guxim e ia dhashė nji letėr. Ajo e mori, i hodhi nji shikim, e grisi, m’i pėrplasi copat nė surrat e mė tha: “U bane edhe ti me shkrue letra dashnije”. Dėshpėrimi qė ndjeva ishte i papėrshkrueshėm, por ama shumė i randėsishėm pėr fatin tim: aty e mbrapa vendosa tė bėhem shkrimtar, vetėm pėr ta bindė atė vajzė se cili ishte djali qė ajo kishte refuzue. Ajo vajzė e dikurshme nuk ka lexue kurrgja prej meje e ndoshta as s’i ka pa me sy librat e mij, por unė e falenderoj prapseprapė.
A mendoni ju se zani juaj asht i veēante nder shkrimtaret shqiptare?
Po. Jam i sigurtė nė kėtė, sepse mbrenda meje, shkrimtari i ka rranjėt tek njeriu. Ja arsyetimi im: Zoti na ka thanė se secili prej nesh asht unikal. Dy gjethe nė nji pemė nuk janė njilloj, e si vallė mund tė jenė njilloj dy njerėz? E pamundun! Por veēanėsia duhet zbulue. Nuk mjafton me thanė: unė jam i veēantė e pikė. Pėr rrjedhojė duhet tė zbresim deri tek rranjėt, aty ku ndodhet punishtja nė tė cilėn farkėtohet veēanėsia jonė. Besoj se mbrenda nesh ekziston nji cope truell i pakorruptuem nga niveli i rėndomtė i ekspresionit. Aty mbėshtetem unė, tek ai truell qė s’lėshon. Nė nji bisedė, i pata thanė nji shkrimtari tė realsocit: ndryshimi mes meje e teje asht pak gja, por thelbėsor. “Ti ke kėrkue atė qė tė bashkon me njerėzit, ndėrsa unė atė qė mė ndan prej tyne”. Por, kjo qė them pėr vete s’duhet interpretue kurrsesi si mungesė humanizmi, por si orvatje pėr me mbėrrijtė tek veēanėsia.
Ēka te motivon ma shume si shkrimtar?
Frika nga vdekja. Kėtu s’asht fjala se mė shtin tmerrin ideja e vdekjes fizike, sepse frika e teprueme nga vdekja asht injorancė dhe arrogancė. Injorancė, prejse nuk besojmė sa duhet nė mekanizmin e pėrkryem hyjnor dhe nė Zotin e mirė; arrogancė sepse ia kemi mbushė mendjen vetes se jemi tepėr tė rėndėsishėm dhe tė pazėvendėsueshėm pėr tė vdekė. Unė e kam fjalėn pėr frikėn se mos vdes pa e lanė nji dėshmi tė ekzistencės sime nė tokė. Dakord, edhe ky asht nji version i lėmuem i arrogancės, por nė kėtė ka edhe humanizėm, apo jo? Shumica e njerėzve largohen nga kjo botė pa lanė ndonji dėshmi apo gjurmė tė pranisė nė tokė, gja qė asht vėrtetė e pafalshme. Dėshmia mundet me qenė jo vetėm letėrsi, por edhe vepėr qė i shėrben tė tjerėve, mundet me qenė punė inxhinierike, filozofike, arkitekturore, mirėsi njerėzore, mjafton qė puna jote tė bahet shkas qė dikush tė kujtohet pėr ty mbasi tė vdesėsh. Ndoshta jam supersticioz, por besoj se edhe mbas vdekjes-kudo qofsha- do tė lumturohesha nėse ndokush do ma pėrmendtte emrin pėr mirė. Ky asht motivi bazė, i cili mandej, merret vesh, pėrthyhet nė mijėra trajta tė tjera.
LIBRI
Ne librin tuej tė fundit, “Vdekja nuk Vjen”, ju pershkrueni jetėn e disa personave nė infermierinė e burgut. Nga tė erdhi kjo ide?
Pėrpara kėtij libri kam shkrue ndryshe. Isha i fiksuem nga ideja e unitetit. Ndoshta jam tepėr i ndikuem nga mistika. Besoja (e ende besoj) se nė ēdonjenin prej nesh ekziston universi nė miniaturė. Realiteti im letrar ishte tanėsisht i brendshėm. Tue u mbėshtetė nė panteizmin e Spinozės qė thotė se Zoti asht e vetmja substancė e se gjithēka asht pjesė e substancės hyjnore, edhe unė besoja e besoj se pjesa e Zotit qė gjendet nė mue mė mundėson me ba gjana tė mėdha. Shkruaja nji lloj letėrsie labirintore qė niste e mbaronte nė mue, por nė tė cilėn parakalonin lirisht realitete tė jashtme. Nė fund tė fundit bota asht ajo qė projektohet nė ne, ndaj po mundohem me u justifikue me fjalėt e nji mistiku tė madh, Nikolo Kuzano, i cili thotė: “Kur vėshtrojmė pėrmes njė xhami tė kuq, gjithēka e shohim tė kuqe; kėsisoj edhe qėnia njerėzore mund ta shohė Zotin vetėm pėrmes mendjes sė vet tue e mveshė me trajta njerėzore”. Tue ecė nė kėtė hulli kam shkrue romanet “Nirvana” dhe “Pesė gardianė”. Romani pėr tė cilin flisni ju, pra “Vdekja nuk vjen”, asht dalje nė fushėbetejė tė hapun. Asht hera e parė qė trajtoj nji temė qė i ka rranjėt direkt nė realitetin e gjallė. Gjithsesi ky asht stacioni im i tashėm. Pėrvojė shumė interesante, por nuk jam i sigurtė sa ia kam dalė. Subjekti, tė cilin ma rrėfeu nji ish i burgosun, mbyllet nė dy-tri fjali sepse tė tjerat i fantazova, por menjiherė e pikasa se ishte ushqim pėr mue. Veē kėsaj, ēuditėrisht subjekti kishte rranjė tė qarta mitologjike. Riciklimi natyral i mitit tė Prokrustit nė kėtė subjekt mė mrekulloi. Dhe nuk kujtoj se asht rastėsi, sepse nė rastėsinė as qė besoj fare: miti buron nga realiteti dhe po aty kthehet, herėt a vonė.
Situata qė ju pėrshkrueni nė librin tuej, “Vdekja nuk Vjen”, asht pothuej krejtėsisht e zhveshun nga humanizmi. Si e shpjegoni ju kėtė?
Mendoj se termin “humanizėm” e kemi poetizue ngapak dhe i kemi dhanė pėrmasa disi artificiale. Them se humanizmi ka vlera cilėsore dhe jo sasiore. Mė kujtohet biseda e paradokohshme me nji predikues, i cili mė pati thanė se e keqja po e mbisundon botėn. E kundėrshtova nė mėnyrė kategorike dhe e quejta blasfemi. E keqja nuk mundet me mbisundue mbi tė mirėn, sepse pėrndryshe universi do tė shpėrbahej saora. Le tė marrim nė shqyrtim epokat e errėta tė njerėzimit. Shumica e njerėzve ishin zhveshė prej humanizmit, por ama nuk mungonin as njerėzit si Agustini, Franēesku apo Ekhart, tė cilėt ishin shndėrrue nė kolonat qė mbanin botėn. Nėse nė njerėn pjatė tė kandarit universal do ngjiteshin turmat e dehumanizueme ndėrsa nė pjatėn tjetėr do hipte njėri nga kėta qė pėrmenda, peshorja do anonte sigurisht nga individi. Edhe nė romanin tim, ku ju thoni se mbizotnon nji atmosferė e zhveshun nga humanizmi, gjendet nji plak i urtė dhe i heshtun qė rri nė njė qoshe, i cili di pėr tė shkuemen e tė ardhmen dhe i lutet Zotit pėr tė tjerėt.
Ne mitologjinė shqiptare, Mortja/Deka pėrshkruhet sikur vjen e tė merr, ndėrsa titulli i librit tuej, “Vdekja nuk Vjen”, duket se e kundėrshton kėtė ide. Pse nuk vjen Vdekja?
Tė gjitha gjanat qė shkruej mundohem me i pa prej nji baze mistike. Unė besoj se njeriu i zotnon tė gjitha, sepse asht thėrrmijė e nji substance hyjnore. Asgja nuk na vjen prej sė jashtmi. Njeriu vdes atėherė kur e kėrkon vetė. Nana ime ka vdekė nga kanceri nė duert e mia, nė kohėn e diktaturės. Mjekėt i patėn dhanė tre muaj jetė, por ajo vdiq mbas nji viti e gjysmė, pra vetėm nė ēastin kur e pranoi vdekjen. Isha aty dhe e kam ndjekė procesin e pranimit tė vdekjes nga ana e saj. Edhe protagonisti i romanit tim vdes nė ēastin kur e vendos vetė. Megjithatė, kjo qė them s’duhet pa nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Asht zemra ajo qė vendos dhe jo fjala. Nėse njeriu e kėrkon diēka me zemėr, mund ta ketė pa diskutim. Jam dakord me konceptin tonė mitologjik, qė vdekja tė merr, por pėr tė ardhė nuk vjen. Nėse ma sė pari vdekja nuk zgjohet mbrenda nesh, e jashtmja s’ka kurrfarė pushteti mbi ne.
A asht ndonji nga personazhet e librit tuaj i bazuem nė persona tė vėrtetė?
Po. Gjithsesi, kjo nuk mė duket e randėsishme, mjafton qė tė realiteti tė jetė i mundshėm dhe i besueshėm. Shkrimtari nuk asht aparat fotografik, por nji xham i lugėt, i mysėt, i thyem apo me ngjyra. Ose shumėēka tjetėr. Pėr mue asht shumė e randėsishme qė kam fillue me e marrė landėn drejtpėrdrejt tek realiteti i gjallė. Sigurisht, landa mandej duhet me u pėrpunue nė aparatin e tretjes. Duhet nji stomak i fortė.
Nė romanin tuej shumė tragjik, ka shpeshherė edhe humor. Si arrini ju me i shkri komiken dhe tragjiken nė mėnyrė tė tille, qė komikja nuk e ofendon tragjedinė dhe tragjedia nuk e ban komiken qesharake?
Nė personin tim tragjikja me humorin shkrihen normalisht. E jo vetėm tek unė. Derisa funksionon nė natyrėn njerėzore, pse tė mos funksionojė nė nji tekst letrar. Pėrfytyroni sikur tė rrini pėr dy orė rresht (aq sa zgjat leximi i librit) me nji njeri qė, ose rri tanė kohėn i ngrysun, ose qė ban humor tanė kohėn. Nė tė dyja rastet ai ta shpif, apo jo? Kėshtu edhe unė, kam fillue ta vras mendjen se si tė gjej nji mėnyrė qė teksti im letrar tė mos e besdisė lexuesin. Kam imitue jetėn. Mandej kam bisedue me shumė tė burgosun, tė cilėt mė kanė thonė se nė burg kanė qeshė jashtėzakonisht shumė. Veē kėsaj, kur shkruej mundohem me qenė njiherėsh edhe shkrimtari edhe lexuesi. Nuk due me i ba lexuesit atė qė nuk do tė doja qė nji tjetėr shkrimtar tė ma bante mue, pra tė mė mėrziste gjatė leximit.
Ambjenti nė librin tuaj, “Vdekja nuk Vjen”, asht shume i ngjashėm me burgjet e Spaēit, Bulqizės dhe Batrit, ku tė burgosunit politikė nxirrnin krom pėr komunizmin. Kjo ngjashmėni asht e qėllimeshme, apo rastesi?
Sigurisht qė asht e qėllimshme. Pėr vite tė tana kam qenė i familjarizuem me burgjet qė pėrmendni ju, sepse nė secilin prej tyne kam pasė njerėz tė dėnuem: babėn, axhėn, dy vllazėn. Por asht hera e parė qė i pėrmend kėto fakte. Temėn e burgut kam ndėrmend me e trajtue edhe nė libra tjerė. Ndjej detyrim tė thellė etik, por njikohėsisht vėrej edhe mundėsi tė pafundme estetike. Mund tė vizatohen personazhe tė jashtėzakonshėm. Mendoj se pėrgjithėsisht, nė ēdo burg, por sidomos nė burgun shqiptar, individi i ka shkue nė fund mundėsive dhe natyrės sė vet, si nė planin pozitiv ashtu edhe nė atė negativ. Kam pėrshtypjen se burgu ka efektin e alkoolit, tė vźnės ma saktė. Kur njeriu dehet, nėse asht i keq normalisht, bahet shumė i keq dhe, nėse asht i mirė bahet edhe ma i mirė. Padit atė qė asht, me pak fjalė. Kam disa subjekte me tė vėrtetė madhėshtore. Gjithė ē’mbetet asht me i shkrue nė naltėsinė qė kanė. Duhet edhe me shmangė patetizmin, qė mendoj se asht sėmundja ma e keqe e prozės shqiptare.
Alternativa Shqiptare!
Duke qenė Editor i Gazetės SHKODRA nė linjė, mė rastis me lexue shkrime interesante. Disa kritikė shqiptarė po hedhin idenė e egzistencės sė nji shkolle aternative tė mendimit e tė krijimit shqiptar. Pėr disa, ajo shkollė e ka qendrėn nė Prishtinė, pėr disa tė tjerė nė Shkodėr. Pėr nji shumicė, Shkolla asht nji aks Prishtinė-Shkodėr. A mendoni ju se egziston nji shkollė e tillė?
Mė pėlqen tė jetė kėshtu. Nėse ne shqiptarėt duhet tė kemi tagrin tė flasim pėr shkollė, ēilembyll sytė duhet tė na kujtohet Shkodra. Ngjarjet e mėdha letrare kanė ndodhė aty. E aty do vazhdojnė tė ndodhin, nėse nuk e mohojmė nxitjen e fortė qė na jep tradita. Nji areal qė i ka dhanė frymė letrare Mjedės, Fishtės, Koliqit, Migjenit, Camajt, nji qytet ku hijet e tė mėdhenjve shėtisin nė ēdo rrugė. Letėrsia e madhe shqipe quhet Shkodėr. Nėse shfaqet njė poet interesant nė ēdo qytet tė Shqipnisė, pėrjashto Tiranėn ku asht pėqėndrue gjysma e Shqipnisė, tė gjithė ēuditemi sadopak. Por, nėse poeti shfaqet nė Shkodėr, askush nuk ēuditet. E dimė tė gjithė se pse ndodh kėshtu. Primo Shllaku thoshte se Shkodra po kalbet, por s’e mbaronte arsyetimin kėtu. Kalbet, shndėrrohet nė humus e mbi naltohen pemė tė reja. Shkodra asht si zogu Feniks. Sa herė ta harrosh, aq herė rishfaqet pėr me tė befasue. Ka stofin e metropoleve kulturore botnore. Edith Durham nuk pati ardhė nė Shkodėr prej Burkina Fasos, por hiē ma pak se prej Londrės. Ajo thoshte se “Shkodra asht qyteti ma i mirė nė botė”. Jam krejt dakord. Prandaj, nėse kemi vendosė me folė pėr shkolla letrare, druej se do na duhet me e nisė e me e bitisė me Shkodrėn. Aty ende sot ka shkrimtarė e poetė tė mrekullueshėm. Por janė puntorė tė heshtjes. Nga ana tjetėr, nėse flasim pėr Shkolla dhe pėrmendim Prishtinėn, nuk bajmė keq, por s’duhet tė harrojmė me nėnvizue se arterja kryesore e letėrsisė kosovare vjen prej Shkodre. Prishtinasit e dinė me kohė se kryet e vendit nė kulturėn e Shqipnisė londineze e ka Shkodra. Ata janė ushqye e janė mbėshtetė nė veprėn madhore tė shkrimtarėve shkodranė tė viteve ’30. Por, nė Kosovė asht ba letėrsi pėrnjimend e madhe. Mjafton me kujtue Anton Pashku, i cili e sundon nė heshtje prozėn mbarėshqiptare.
Ne nji nga esete e botueme nė Koha Jonė dhe Gazetėn “Shkodra”, thuhet se ju jeni pėrfaqėsuesi ma distinktiv i kėsaj Shkolle? Ēka mendoni ju pėr kėtė thanie?
Unė nuk mund ta di nėse kjo asht e vėrtetė, por ndihem shumė i mikluem kur e ndigjoj. E konsideroj nder shumė tė madh, por le ta themi se edhe unė e kam synue vijimėsisht nji gja tė tillė, pavarėsisht faktit nėse ia kam dalė apo jo. Me u konsiderue ma i spikatuni nė atė qė po mė pėlqen me e quejtė Shkolla Letrare e Shkodrės, asht diēka fantastike. Unė jam shkrimtar me ambicje tė pėrvijueme qartė. Besoj se e di mirė ēka kėrkoj. Pėrpiqem me qenė nji udhėtar i paepun qė s’e tremb rruga e gjatė. Mbėrrij apo jo, kjo asht ēėshtje tjetėr. Kam nji tregim me titullin “Shkretina” i cili flet pėr nji beduin qė pėrpiqet me mbėrri diku. Tregimi thotė se ai nuk mbėrrin, por ndėrkohė naltėsohet synimi i tij madhėshtor. Udhėtari im nuk dorėzohet. Ai thjesht vdes nga shterrja energjive. Tė nisesh pėr udhė dhe tė mos tregohesh burracak, kjo ėshtė ēėshtja. Mbėrritja asht nė dorė tė Zotit. I falenderoj me zemėr ata qė mė vlerėsojnė aq nalt.
KADARE
I pyetun nga revista prestigjioze Amerikane “New Yorker”, se a e vuni veten nė rrezik tue u arratisė nė vitin 1990, Kadare thotė se duke pa se “Presidenti Komunist Shqiptar”, fjala asht pėr Ramiz Alinė, ishte gati me e kthye Shqipninė nė nji Kubė ose Kore tė Veriut, ai, Kadare vendosi me u arratisė me qėllim mė pėrdore mediat perėndimore me shembė komunizmin nė Shqipni. Kadare vazhdon tue thanė se ishte fjalimi i tij, i cili asht i shtypun nė “Pranvera Shqiptare” i cili solli shembjen e komunizmit nė Shqipni.
Kadare tregohet patetik dhe qesharak. Ajo qė e tradhėton ma sė pari kėtė individ, asht vetė vepra e tij letrare. Sigurisht, Kadare do tė kishte dashtė me i ba tė paqena dhe inekzistente shumicėn e veprave tė tij, por fatkeqėsisht kjo asht e pamundun. Sa pėr tė ba nji lojė, po e pranojmė teorikisht se ai na e paska shembė komunizmin (edhe e thanė me shaka po mė duket skandaloze!). Por, kėsisoj, tue qenė se me veprėn e vet paraqitet si njė ndėr propaganduesit e komunizmit, del se ai nuk na paskėrka shembė tjetėr gja, pėrpos asaj qė ka ndėrtue po vetė. Pyetja asht: Si mundet dikush me e shembė diēka tė cilėn e ka ndėrtue me shumė seriozitet dhe pėrkushtim pėr nji jetė tė tanė me veprėn e tij? Qesharake. Absit iniuria verbo: Kadare ka qenė thjesht nji frikacak patetik. E dimė tashma se ai asht programue pėr me i mbėshtetė regjimet dhe jo me i luftue ato. Kadare qė don me na shitė disidencė e heroizėm! E di si i thonė kėsaj? Si me dashtė me u shitė frigoriferė eskimezėve!
Tash qe Kadare e shembi komunizmin shqiptare (mos qesh, nuk po tallem), ēfarė ndryshimesh cilėsore veni ju re nė krahasim me kohėn komuniste?
Mė 20 shkurt 1991 gjendesha nė vendin ku mė kishin internue. Kur e pashė bustin e E. Hoxhės qė u rrėzue, kam qa pėr minuta tė tana rresht. Lotė gėzimi. Ishte lumtunia ma e madhe qė kisha pėrjetue deri nė atė ēast. Gėzohesha pėr lirinė e tanė shqiptarėve, nuk diskutohet, por kryesisht gėzohesha pėr lirinė time individuale, pėr lirinė e krijimit. Isha tanė shėndet e energji e nuk i kisha mbushė ende 28 vjeē, gja qė donte me thanė shumė: tė ardhmen e kisha pėrpara. S’kisha botue as edhe nji herė, nji fat vėrtetė i jashtėzakonshėm sepse kjo don me thanė se nuk e kisha ndy penėn time nė llumin e realizmit socialist. E thashė, 20 shkurti ishte triumfi i lirisė sime individuale. Sa pėr botėn time tė pėrjetimit dhe zhvillimit tė brendshėm, ndryshimet janė tė jashtėzakonshme. Nė aspekte tė tjera nuk ndryshoi ndonji gja e madhe. Komunistėt vazhdojnė me qenė tė pathyeshėm: ata thjesht e ndėrruen pushtetin politik me atė financiar. Nėse demokracia asht kjo, unė jam kundėr demokracisė. Gjithsesi, nuk e kam zakon tė flas pėr kurrfarė argumentesh qė kanė lidhje me politikėn, tė cilėn e pėrēmoj si tė gjitha gjanat e tjera sipėrfaqėsore.
Ambienti letrar shqiptar
Ēka po ndodhė sot nė letėrsinė shqiptare?
Pėr nji arsye tė vetme tė cilėn do ta shtjelloj, unė nuk besoj se jam personi i duhun pėr me iu pėrgjigjė kėsaj pyetjeje, sepse sa i takon shijes jam krejtėsisht intolerant. E, ajo qė tė tjerėt synojnė nė letėrsi, nuk ka shumė lidhje me atė qė unė synoj. Nėse gjykoj arritjet e tė tjerėve, etaloni ka pėr tė qenė ajo qė baj unė, sigurisht. Kėsisoj bazohem nė shijen time dhe tė tjerėt i ēmoj simbas masės sė pėrkimit qė ka puna e tjetrit me timen. Nėse ēdo shkrimtar asht nji rreth, unė i vlerėsoj ata tue gjykue mbi zonėn e pėrbashkėt qė pėrftohet nga pikėprerjet e rrathėve tė tyre me rrethin tim. Veē kėsaj, letėrsia e pasviteve ’90 asht letėrsi nė proces, pra nė udhė, e kėsisoj duhet goxha guxim me pėrmendė emra, sepse mund tė pasojė zhgėnjimi. Veē kėsaj mund tė mbetem edhe pa miq, sepse do t’u mbetet hatri qė s’ua pėrmenda emrat. Meqė jemi te miqtė, duhet sqarue se pėr mue nuk ka fort randėsi sa talent ka dikush pėr me e pasė mik, por sa mund tė jetė i kandshėm nė bisedė. Gjithsesi, mendoj se letėrsia shqipe (e kam thanė tashma) asht nė fazėn e randėsishme tė imitimit, fazė e cila duhet pėrtypė deri nė fund, derisa tė gjindet regjistri i zanit autentik. Kemi djegė boll faza deri mė tash, e ky asht gabim qė s’duhet ta pėrsėrisim. Mendoj se letėrsia shqipe vuen nga diletantizmi dhe patetizmi. Shkrimtarėt shqiptarė nė pėrgjithėsi shtijnė breshni tė tana nė ajėr dhe s’i bien asnjiherė tabelės. Janė si gjahtarėt amatorė qė dojnė me e vra harushėn me hū apo me lastiqe. E, edhe kur e gjejnė nji temė interesante, iu shkėrrmoqet nė duer prej entusiazmit. Shumica dėrrmuese e kėtyne shkrimtarėve pėrjetojnė si zbulime tė reja tematika, ide, ndjesi dhe detaje me tė cilat letėrsia botnore asht e mbushun ding. Shkrimtari shqiptar i ngjan beduinit tė parabolės sufi, i cili, tue qenė se ishte mėsue tanė jetėn me pi ujė tė njelmėt, kur zbuloi ujin e zakonshėm, u mrekullue e shkoi turravrap te mbreti pėr me ia ba tė ditun zbulimin e vet tė madh.
Shkrimtarėt e vjetėr janė tė mbaruem, kurse tė rijtė janė ende nė rrugė e s’dihet ēka mund tė dalė prej tyne. Ka tė rij qė premtojnė, por premtimet duhen mbajtė, gja pėr tė cilėn nuk mundem me e vu dorėn nė zjarr.
Ashtu si sot, edhe gjatė periudhės sė diktaturės ka pasė shkrimtarė qe nuk i pėrkisnin realizmit socialist, por nė pėrgjithėsi, a mendoni se letersia shqiptare e ka kalue tashma fazėn e realizmit socialist?
Nji dam i bamė pėr pesėdhjetė vjet rresht, si mendoni se mund tė riparohet nė 15 vjet? Asht e pamundun. E kam thanė sa herė. Realsoci e ka emnin Kadare. Pėrsa kohė shkrimtarėt e rij shqiptarė pėrqyrren ende mbas Kadaresė, realizmi socialist asht nė kambė. Teorikisht, realsoci ka ra, por praktikisht asht i gjallė. Metoda letrare e Realizmit socialist ka shumė gjynahe, por ai qė ma shpif ma shumė asht boshti i tij etik. realsoci pėrdor vetėm dy ngjyra: bardh e zi. Si me thanė: O me ne o me ata. Personazhi ose asht pozitiv ose asht negativ. Njeriu asht qenie jashtėzakonisht komplekse dhe s’mund tė gdhendet artistikisht me nji tė rame tė spatės. Jam i bindun se nė realitet, e edhe pėrtej, ekziston nji ndėrthurje marramendėse mes sė mirės e tė keqes, mes tė bardhės e sė zezės, mes tė ngrohtės e sė ftohtės, mes tė resė e sė vjetrės, mes tė kundėrtave nė pėrgjithėsi. Gjithēka asht siē thotė filozofia Tao: Yin e Jang. Tė kundėrtat qė ndėrfuten tek njėra-tjetra. Parė nga ky kandshikimi, realizmi socialist do mbahet mė kambė edhe pėr mjaft kohė, dhe tashpėrtash fitorja mbi tė mundet me u konsakrue vetem nė rrafshin individual.
Ju keni fitue disa ēmime kombtare. A mund t’na e pėrshkrueni mėnyrėn e organizimit tė dhanies sė kėtyne ēmimeve?
Ēmimet letrare nė Shqipni nuk kanė ndonji bazė tė qėndrueshme vlerėsimi estetik. Kot i merr, e kot mbetesh pa i marrė. Kot t’i japin e po kot mbesin pa t’i dhanė. Domethanė, nėse unė do ta mbėshtesja sigurinė time estetike nė ēmimet qė kam fitue, do tė isha i marrun fund. E refuzoj me tanė forcėn krenarinė sipėrfaqėsore qė mundohet me tė dhanė nji ēmim i fituem. Ēmimi asht nji shumė paresh, por kjo nuk mendoj se asht pak. Jam i sigurtė kur them se juritė as qė i lexojnė fare librat, por veē u hedhin nji sy vertikalisht. Vitin qė kaloi juria ēmimeve letrare Ministrinė e Kulturės, pati tre muej afat pėr tė lexue 180 libra! Vetėm me nji kusht mund t’i lexonin tanė ata libra: nėse antarėt e juries do ta kishin emnin Pico della Mirandola, Borges, Umberto Eco apo Moikom Zeqo. Kėsisoj, juria kufizohet nė vlerėsimin e emrave tė shkrimtarėve qė paraqesin libra nė konkurs, dhe jo tė librave.
Cilat mendoni ju se janė ēmimet ma prestigjioze nė Shqipni dhe Kosovė?
Deri mė tash nuk njoh ndonji ēmim letrar qė mund tė quhet prestigjioz, as kėtu e as nė Kosovė. Por ndoshta nuk jam edhe aq i informuem. Gjithsesi ēmimet janė pėrherė tė diskutueshme dhe nė shumicėn e rasteve nuk ia dalin me e pėrftue vlerėn reale tė letėrsisė nė rrafsh tė caktuar kohor. Ēmimet nė Shqipni i njoh mirė: janė krejtėsisht patetike dhe pa kurrfarė profesionalizmi. Mjaft t’u hedhim nji sy emrave tė antarėve tė jurive: individė qė nuk kanė vu asnji gur pėrsmari nė godinėn e kulturės dhe letėrsisė shqiptare, njerėz qė kanė emėr por jo vepėr.
A janė institucionet qė publikojnė dhe shpėrndajnė librat nė Shqipni sot tė hapuna ndaj krijuesve tė rij?
Sigurisht qė s’janė tė hapuna. Fakti qė libri asht edhe mall tregu, e ven botuesin nė pozita mosbesimi. Botuesit shqiptarė kanė frikė tė rrezikojnė me autorėt e rinj dhe u preferojnė tė ndjekin linjėn e fitimit tė sigurtė. Siē duken punėt, letėrsia shqipe ka me mbetė e paeksplorueme, se mā e publikueme. Botuesve shqiptarė u asht mbushė mendja se bisnesi i librit nuk asht i ndryshėm nga ai i orizit apo i cigareve! Plus kėsaj, shumica e tyne janė njerėz qė s’i lidh me librin ndonji gja tjetėr pėrveē fitimit. Kjo asht e turpshme. Botuesit kėrkojnė shkrimtarė me emėr, dhe dihet: me emėr janė kryesisht ata tė realizmit socialist, fakt ky qė ėshtė nė dobi tė dogmės sė realsocit. Mbizotėron botimi i autorėve tė huaj, i pėrkthimeve me nji fjalė. Tė jesh botues shqiptar, tė kesh aktivitetin nė Shqipni, dhe tė mos botosh letėrsi shqipe, kjo asht me tė vėrtetė skandaloze.
Ēka mendoni per kritikėn letrare shqiptare?
Si pėr diēka qė s’asht. Tashpėrtash kritika mungon, por besoj se shumė shpejt, pėr nja 50 vjet, kritika do tė shfaqet. Qarkullojnė here mbas here shkrime kinsekritike, por janė tė llojit impresionist. Zakonisht thuhen broēkulla aq skandaloze, sa ndonjeni prej shkruesve mund tė meritojė edhe burgun. Lavdėrime, qurravitje, naltėsime, glorifikime e gjana aq tė sheqerosuna sa rrezik me tė kapė diabeti. Bahen vlerėsime aq tė nalta, sa do tė ishin tė pameritueme edhe pėr Xhojs apo Selin. Kritikė qė studion strukturėn, teknikėn, stilin, pėrdorimin e gjuhės e plot elementė tė tjerė, nuk ka. Nji individ qė mėton me qenė kritik, duhet me pasė shumė kulturė e njohje rreth shkollave kritike tė shekullit njizet. Ku me e ditė, nga tanė ata djelmosha qė studiojnė jashtė, mbase na vjen ndonjeni i instruktuem pėrsėmbari. Mue personalisht kritika mė duhet sa me e orientue lexuesin drejt librave tė mij, nėse asht e mundun. Sa pėr tė tjerat, as qė mė intereson.
Gjuha Standarde
A mendoni se Gjuha Standarde do t’i bajė vend edhe Gegnishtes.
Dimė qė gegnishtja qe dėnue me vdekje qysh mė 1972, por dimė gjithashtu se ekzekutimi nuk asht krye ende. Nuk duhet lejue qė kjo tė ndodhė. Unė mendoj se zanafilla e kėsaj padrejtėsie qėndron nė faktin se Enver Hoxha e ka urrye pėr vdekje veriun e Shqipnisė, bashkė me tė gjithė trashėgiminė e tij letrare, si folklorike ashtu edhe tė kultivueme. Mėnjanimi i gegnishtes ishte nji akt i ndytė, sepse synonte dhe synon eleminimin doradorshėm tė kėsaj trashėgimie tė jashtėzakonshme kulturore. Ata qė mbrojnė standardin, me apo pa vetėdije, dėshmojnė se janė nxanės tė zellshėm tė Hoxhės dhe tė pikėpamjes sė tij antiveriore. Unė mendoj se standardi nuk mundet me i ba vend gegnishtes, jo thjesht pėr faktin se mbrojtėsit e tij do tė luftojnė me ē’tė munden pėr ta pengue nji gja tė tillė, por edhe pėr faktin se godina e standardit shkundullohet e rrėzohet sapo tė hyjė nė tė qoftė dhe vetėm paskajorja. Po u afrue gegnishtja, standardin e merr lumi, gja tė cilėn gjuhėtarėt tanė model “72” nuk e dėshirojnė kurrsesi.
Nė qoftė se shteti i ardhshėm Kosovar vendosė me pėrdorė nji gjuhė letrare tė veten, krejt tjetėr nga standardi i sotėm, kujt do t’ja veje ti fajin? Dmth, cilat janė shkaqet historike, shoqnore dhe politike qė mund t’a shtyjnė shtetin e ri Kosovar me adaptue nji version tjetėr letrar?
Nėse Kosova e ban kėtė, do tė qe diēka fantastike. Gjuhėtarėt kosovarė qė erdhėn delegatė nė Kongresin e viti 1972 i dhanė dėrrmėn gegnishtes. Nėse ata nuk do tė firmosnin, ēėshtja do tė ishte zgjidhė tashmė nė dobi tė gegnishtes. Kuptohet, vendimi qė ata morėn asokohe ishte ma se i justifikuem nė planin politik e kombėtar, por nuk pėrligjet heshtja e tyne e sotme. Sot ata duhet dhe mund ta riparojnė gabimin. Kosova e bani damin, Kosova do ta riparojė. Jam i bindun pėr kėtė. Boll ma me patetizmat politiko-patriotike e me sa e sa dogma tė tjera qė s’pinė ujė ma. Ai qė e paditė ma sė shumti pafuqinė e standartit dhe nevojėn e reformimit tė gjuhės, asht kontakti me vlerat letrare tė botės, sidomos pėrkthimi. Nė pėrballje me autorėt e mėdhenj botnorė, gjuha standarte i ka humbė e do t’i humbasė tė tana betejat. Plus kėsaj, -e kam thanė tashma- standarti asht i ngadalshėm dhe sidomos proliks. Nji nga argumentet patundshėm qė dėshmojnė proliksitetin, asht ky: Iliada e vitit 1965 asht pėrkthye nė gegnisht nga helenisti i madh Gjon Shllaku. Ma vonė i thanė qė ta kthente nė standart. Vetė Gjoni tregon se mbasi e bani kėtė, vuni re se i kishin dalė plot 300 vargje tepėr. Gjuhėtarėt tip “72”, pėrpara se me llomotitė rreth vlerave tė standardit, duhet t’ia gjejnė vendin 300 vargjeve qė i patėn dalė tepėr mjeshtrit plak. E tė mos kuturisė ndokush pėr me thanė se Gjon Shllaku nuk dinte mirė shqip, sepse ai ishte vetė gjuha shqipe.
Fakti qė sot, mbas tridhjetesa vitesh, kosovarėt as nuk dinė as me e shkrue e as me e folė standardin, dėshmon se projekti gjuhėsor tip “72” ka dėshtue me turp.
Veprat tuaja dhe personi juaj si shkrimtar
A mund te klasifikohen veprat tuaja politike?
Veprat e mia janė ngushtėsisht tė lidhuna me personin tim. Nėse lexon nji libėr timin, mundesh me krijue edhe njohje rreth meje si person. Kjo, sepse jam shumė i vėrtetė nė gjanat qė shkruej. Njeriu dhe shkrimtari kanė lidhje tė forta nė mue. Tė dy munden me folė pėr njeni-tjetrin. Kuptohet, ky njėsim asht nė nivelet ma tė mira, si tė shkrimtarit ashtu edhe tė njeriut. Unė ngulmoj se kam nji taban tė fortė etik, sepse mendoj qė estetika i ka rranjėt tek etika. Simbas meje etika asht toka, ndėrsa estetika pema. Mund tė flasėsh sa tė duesh pėr pemėn, por do tė qe diēka vėrtetė sipėrfaqėsore nėse nuk zbresim asnjiherė tek rranjėt. Jam tanė kohėn nė kėrkim, edhe nė rastet kur gjindem ndonjiherė tue ba muhabete tė rėndomta me njerėz qė konsiderohen tė rendomte. Unė kam qėllim, dhe pėr ta realizue kėtė qėllim, mė duhet me u ushqye sa ma shumė me realitet, tė cilin mandej e kaloj nė sitė. Mė pėlqen me gjetė diēka tė vyeshme edhe aty ku tė tjerėt kalojnė krejtėsisht indiferentė dhe tė veshun me pushtetin e dijes sė sigurtė. Pėr mue letėrsia asht dije, por dije e mbrendshme ama. Nuk mundem me i durue njerėzit qė mė flasin veē pėr librat qė kanė lexue, teksa nuk kanė kurrgja tė tynen me thanė. Kjo s’quhet dije, kjo asht mbamendje, kujtesė, google. Quhet proces i grumbullimit tė materialit, por duhet tė pasohet nga procesi i ndėrtimit. Asht njilloj si me u krenue pėr tullat, ēimenton, gėlqeren e ranėn, ndėrkohė qė nuk din me e ndėrtue shpi fare. Njeriu asht qėnie e naltė, asht krijues, e nuk ban me ndejtė tanė jetėn nė pozitėn e imitimit tė tė tjerėve, sado tė mėdhenj qofshin ata. Shkrimtarėt e mėdhej, pėr mue janė kolegė dhe jo objekte adhurimi. Dikush mundet me thanė: ti s’je sa ata. Pėrgjigje: Mbase ende jo, por ama kam nji avantazh: jam ende gjallė, teksa ata janė tė vdekun. Gjendem nė skenė dhe perdja ende nuk ka ra. Ky nuk asht ngushėllim, por realitet.
Se sa mund tė klasifikohen si politike librat e mi, kėtė nuk e kam mendue ndonjiherė. Ky nuk asht asnjiherė qėllimi im. Gjithsesi, them se, qoftė edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme, teksti nuk i shpėton kollaj kėtij lloj ndikimi.
Cilėt nga shkrimtaret shqiptare tė kane influencue ma shumė?
Nuk mė kanė ndikue shkrimtarėt shqiptarė. Im atė mė ka ba nji nder tė madh: mė ka orientue qysh nė vogėli kah letėrsia e huej. Sigurisht ishin autorė klasikė, por klasikė tė mėdhenj, pa njohjen e tė cilėve vėshtirė se mund ta kisha kuptue se ē’asht zeja e tė shkruemit. Kjo s’do me thanė se nuk i kam lexue autorėt shqiptarė. I kam lexue, por nė adoleshencė, kur tashma ata s’ishin nė gjendje me mė ndikue, fjala vjen pėrballė Homerit, Dantes, Servantesit, Floberit, Balzakut, Stendalit, Hygoit, Hardit, Tolstoit, etj. Tė kuptohemi, nuk kam gja kundėr letėrsisė shqipe, por kundėr letėrsisė shqipe tė realizmit socialist.
Cilėt nga shkrimtarėt botnorė tė kanė influncue ma shumė?
I pėrmenda do emna nė pyetjen e masipėrme, e mund tė pėrmend edhe shumė tė tjerė. Them se askush nuk mund tė jetė shkrimtar i mirė, pa i pasė lexue klasikėt e mėdhenj botnorė. Ata qė patėn vėrtetė randėsi ishin autorėt qė lexova nė fillimvitet ’90. Kur lexova “Shkretėtinėn e Tartarėve” tė Buxatit, por sidomos “Pablo Paramas” tė Huan Rulfos, “Dorėshkrimin e Brodit” tė Borges, u binda se rrugėt e ekspresionit letrar ishin tė pafundme e se mundėsitė pėr me e gjetė zanin tim ishin tė pėrvijueme qartė. Nji shkrimtar si unė nuk ndikohet prej subjekteve e historive, po prej gjanash tė vogla qė janė esenciale. Sot nuk e pėlqej Markezin, por “Njiqind vjet vetmi” e ēmoj nalt sepse asht roman me shtrimje tė gjanė gjeografike e kohore. Shumė ndikues. Kortazarin e kam ēmue nalt si tregimtar. Nė Autostradėn e tij mundet me kalue vetė historia. Franc Kafka ka qenė nji zbulim i mahnitshėm. Nė vitet ’90 e kam dashtė fort. Ky autor asht shpresė e ngushėllim i madh pėr nji shkrimtar nė udhė. Xhojsin e lexova vonė dhe nuk pati ndonji ndikim nė mue, ndoshta edhe pse ndėrkohė e kisha ba do rrugė. Mandej, guxoj me thane se arketipin e asaj letėrsie e njoh ende pa e lexue atė shkrimtar. Them se tek ai e njoh mekanizmin qė gjeneron letėrsi. Nėse e di mekanizmin, shkrimtari nuk mė intereson ma. Mund tė pėrmend edhe shumė emra tė tjerė, por ma tė randėsishmit kanė qenė kėto. Gjithsesi, sot lexoj pėrherė e ma pak letėrsi. Shkrimtari qė marr nė dorė duhet me qenė i madh e jo i famshėm. Nuk due me u zbavitė, due me mėsue. Ajo qė mė intereson sot asht mistika lindore dhe perendimore, historia, filozofitė, religjonet e Lindjes, etj.
Cila asht vepra juaj ma e mirė?
Kam dy libra me poezi: “Vdekja ka shije tė hollė” dhe “Maieutika” (fitues, 1999), nji libėr me tregime: “Dhuna e barit”, tre romane: “Nirvana” (fitues, 1996) , “Pesė gardianė” dhe “Vdekja nuk vjen” (fitues, 2004). Tash po pėrgatis pėr botim nji tjetėr libėr me tregime, pėr tė cilin po punoj tash dhjetė vjet, si dhe nji poemė me bazė mistike, pėr tė cilėn punoj qė prej vitit 1999: “Epifania”. Unė jam nji shkrues i ngadalshėm por i kujdesshėm dhe ngulmues. Koha qė mė merr nji tekst dhe koha e botimit as qė mė shqetėsojnė hiē. Pėr mue ka randėsi me dhanė maksimumin, nė kuptimin ma tė naltė tė fjalės. Tė tjerat s’kanė randėsi. Se cila asht vepra ime ma e mirė, kėtė s’di me e thanė, por di me thanė se cila asht ma e dashtuna: “Romani “Pesė gardianė” i botuem nga Sh.B “Buzuku”-Kosovė. Nė tė asht fiksue pjesa ma e dashtun e jetės sime. Romani nė fjalė vizaton dolloj situatash transhendentale, tė cilat nė jetė i kam pėrjetue ēuditėrisht si situata normale. Fillimisht ia kam pasė vu titullin “Pesė gardianė ose realitete tejshqisore”, por e ndryshova prejse m’u duk shumė sqarues. Personazhet e mi vuejnė nga terrori i shqisave dhe kanė prirjen pėr me u hedhė matanė burgut tė tyne. Ata i shpallin luftė diktaturės sė shqisave, dhe synojnė katin ma tė epėrm tė lirisė.
Ēfarė planesh keni pėr tė ardhmen tuej si shkrimtar?
Fjala plan mė zgjon nji lloj tmerri. Te ungjilli apokrif i Tomės, Jezui flet pėr nji pasanik qė, nji mbaramje po bante do plane afatgjata rreth mėnyrės se si do t’i pėrdorte pāret pėr t’u ba edhe ma i pasun nga ē’ishte. Nė mėngjesin e nesėrm u gdhi i vdekun. Due tė them: Planet e tij ishin shumė serioze, por i kishte ba llogaritė pa vdekjen. Kurse unė, shpeshherė, nuk jam i sigurtė se mund tė zgjohem nesėr. Nuk mė pėlqen tė tregohem mendjelehtė nė lidhje me nji ēėshtje kaq madhora sa vdekja, e nuk do tė doja qė ajo tė mė zinte nė befasi. Kėsisoj, i kam vu vetes njė qėllim: tė shkruej sa ma mirė mbrenda harkut kohoir tė nji dite. Sigurisht, kur harroj se vdekja asht, mė krijohet ideja se kam shumė punė tė mrekullueshme pėrpara. Nji gja asht e sigurtė: nuk do tė botoj shumė libra, por do punoj sa ma gjatė rreth ndonji libri, tue shpresue se ka me mė shėrbye si testament. Jam 43 vjeē, por mė bahet sikur kam jetue 83. Ndoshta pėr shkak se jeta ka kalue me hap tė randė mbi mue, tue mė privue prej shumė gjanave por njikohėsisht tue me shpėrblye me pėrvoja tė jashtėzakonshme.
Shumė shkrimtarė kanė zgjedhė me u largue nga Shqipnia, tue besue se mund tė specializohen ma mirė nė universitetet perendimore? Ju vazhdoni me jetue nė Shqipni. A keni ndėrmend me i marrė rrugat e perėndimit? Ose lindjes?
I kam djegė tana rastet qė mė janė paraqitė me u largue prej kėtu. Nuk e kam ba e as besoj se kam me e ba. Jam shumė i lidhun me kėtė vend, por jo edhe aq me njerėzit sa me gjeografinė. I due vendet ku mė ka shkelė kamba. Mė bahet se kėtu edhe nji pemė, nji ndėrtesė, nji rrugė, kanė shpirt, marrin frymė. Mandej, kam do koncepte shpirtnore e kulturore qė pak njerėz m’i pranojnė. Nuk ka randėsi ku jemi, por a jemi. Nė romanin qė po shkruej, nji personazh pyet nji tjetėr: “Si je?”. Tjetri ia kthen: “Kur jam, jam mirė”. Ka tė drejtė, sepse pėr atė njeri, tė qenėt ka nji kuptim tė naltė. Nė rastet kur njeriu asht, tė gjitha realitetet kalojnė para tij. S’shkon ai tek bota, por bota vjen tek ai. Jam edukue me shfletue realitetin e gjallė si nji libėr. Edhe pamja qė mė ofron dritarja e hapun, shpeshherė merr funksionin dhe vlerėn e nji libri. Nuk ka randėsi gjithmonė ēfarė hamė, por si pėrtypim; jo ēfarė objekti shohim, po me ēfarė sysh e shohim dhe nga ēfarė kandi shikimi; jo sa shumė lexojmė, por si lexojmė; jo ku jemi, por a jemi. Tė jesh nuk mjafton, duhet tė jesh i pranishėm. Tė jesh i pranishėm nuk mjafton prapė, por duhet tė dish se nė ēfarė niveli tė perceptimit je i pranishėm. Unė besoj se nė njeriun ekziston gjithēka. Jemi univers nė miniaturė. Kėsisoj, tė jem nė Shqipėri, tė jem nė Perėndim, tė jem nė Lindje, pėr mue nuk ndryshon kurrgja. Falemnderit, z. Leshai.
Intervistoi: Nik Leshai
Krijoni Kontakt