Close
Faqja 51 prej 53 FillimFillim ... 414950515253 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 529
  1. #501
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    103

    Me shume sllavizma ne Shqiperi

    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    nji pytje
    tullumbace nuk eshte shqip?

    tullumbace rrjedhe nga fjala turke tullumb ,si quhet nje lloj ėmbėlsire ne forme te fryer:http://images.google.com/images?hl=e...-8&sa=N&tab=wi

    Deri para do kohe ne Kosove nuk eshte degjuar per shprehjen tullumbace!Ne vend te saj eshte perdore shprehja balon.As kjo nuk eshte nje fjale burimore shqipe,por nga ndonjera nga gjuhet latino - europiane dhe si e tille eshte fjale nderkombtare,mund te thuhet...
    Ne pergjithesi , ne Kosove kemi patur iri nga fjalet sllave dhe ato turko-arabe,andaj ku ka qene e mundur ato jane zevendsuar nga fjalet europiane perendimore.Per habi eshte fakti se ne tekste mesimore dhe literaturen qe botohet ne Shqiperi kjo nuk praktikohet...

    Fjala zbor eshte fjale sllave qe ka kuptimin e folur,e folme apo tjesht fjalė,por ne kohen e komunizmit keshtu i kane quajtur disa lloj mbledhje te puntoreve ku jane diskutuar problemet e ndryshme (keshtu i kane quajtur serbet - ne shqiptaret i kemi quajtur tubime.
    Ne disa vepra letrare te botuara ne Shqiperi kemi verejtur (jo vetem une)perdorimin e kesaj fjale sllave (por edhe te tjera)! Ne literaturen kosovare nuk mund te gjenden shembuj te ketille te perdorimit te sllavizmave kur mund te zevendsohen...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darsi_I : 21-07-2009 mė 05:05 Arsyeja: gabime

  2. #502
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Darsi_I Lexo Postimin
    tullumbace rrjedhe nga fjala turke tullumb ,si quhet nje lloj ėmbėlsire ne forme te fryer:http://images.google.com/images?hl=e...-8&sa=N&tab=wi

    Deri para do kohe ne Kosove nuk eshte degjuar per shprehjen tullumbace!Ne vend te saj eshte perdore shprehja balon.As kjo nuk eshte nje fjale burimore shqipe,por nga ndonjera nga gjuhet latino - europiane dhe si e tille eshte fjale nderkombtare,mund te thuhet...
    Ne pergjithesi , ne Kosove kemi patur iri nga fjalet sllave dhe ato turko-arabe,andaj ku ka qene e mundur ato jane zevendsuar nga fjalet europiane perendimore.Per habi eshte fakti se ne tekste mesimore dhe literaturen qe botohet ne Shqiperi kjo nuk praktikohet...

    Fjala zbor eshte fjale sllave qe ka kuptimin e folur,e folme apo tjesht fjalė,por ne kohen e komunizmit keshtu i kane quajtur disa lloj mbledhje te puntoreve ku jane diskutuar problemet e ndryshme (keshtu i kane quajtur serbet - ne shqiptaret i kemi quajtur tubime.
    Ne disa vepra letrare te botuara ne Shqiperi kemi verejtur (jo vetem une)perdorimin e kesaj fjale sllave (por edhe te tjera)! Ne literaturen kosovare nuk mund te gjenden shembuj te ketille te perdorimit te sllavizmave kur mund te zevendsohen...
    falemderit per spjegimin
    ne shkoder tullumbacit i thone bushiē

  3. #503
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Kongresi i Drejtshkrimit (1972)
    ________________________________________
    Gjuha shqipe dhe balsamosja e saj nji anash shenim pėr kongresin e drejtshkrimit tė 1972

    Kujtuen se shqipja āsht nji gjuhė aq e pėrkryeme sa mund tė quhej e vdekun, kėshtu qi vendosėn me e balsamosė nė nji Kongres i cili do tė shihte dy emisarėt e saj kryesor: gegnishten dhe tosknishten jo si dy lumenj tė vrullshėm, por si nji liqen n'amullģ, qi s'merr jetė prej kėrkah, pėrveēse prej letrarėve tė regjimit e prej pėrkthimeve tė kontrollueme. Letrarėt dhe pėrkthimet e māparshme, domethanė ēka kishte zanafillen e vet qysh prej vjetit 1555 e deri m'at ditė, u balsamosen e u bānė objekte muzeale, qi lejoheshin me u vizitue vetėm prej mā tė besueshėmve, mbasi rreziku i infektimit ishte i madh. Por na e dijmė mirė se nji liqen qi s'ka mā prūmje kthehet shpejt nė nji kėnetė. Nė ketė mėnyrė u shkrue dhe u vulos: kena kėnetėn tonė, tė rrethueme e tė kontrollueme mā sė miri. E kjo kėnetė pat edhe kukuvacat e veta qi i kukuvitshin pa prā tanė asaj bukurije. E pėr me u ndejtė besnik joneve (versi, cri) e zāneve etologjike tė Anastas Kulluriotit, kishte edhe shtazė tjera qi "grunisnin, majmunisnin, shesherisnin, kukonin, krakarrisnin e papagallonin".

    Parulla e Kongresit ishte: "Nji komb nji gjuhė" e tue kenė se bāhej fjalė pėr nji komb tė shkatėrruem nga ana morale dhe materiale, atėherė kėtij kombi qi jetonte me shpirtin nė pėrbaltjen komuniste i duhej dhanė jo nji gjuhė lumejsh tė vrullshėm, por nji gjuhė kėnetash tė turbullta. Treguesi agogjik i kėsaj muzike tė ēmendunish ishte i shkruem prej kreut tė Partisė: tempo di marcia dhe andante maestoso, e kangėtarėt s'mungojshin, sidomos nė formacione korale. Pra: "nji komb nji gjuhė" (edhe Hitleri nė 1933 kishte si parullė "nji Popull, nji Führer, nji Reich") e gjithė kjo pėr me induktue nji entuziazėm tė marrė, nji furķ irracionale, qi do t'i jepte zā ndjenjave mā tė ulta e veseve mā tė turpshme t'nji populli. Dāmi i madh i fenomeneve patologjike tė shoqnķs āsht qi, edhe kur flaka e marrķs shuhet e prej nėndheut del rishtas turpi, e keqja e kryeme nuk shlyhet, bile tendenca āsht me i dhānė tė drejtė qytetarijet.

    Logjika qi udhėhoqi Kongresin e 1972 ishte kjo: jena vetėm kundėr tė gjithėve, duhet disiplinė e sakrificė, duhet punė e vetmohim, jena tė fortė (na e kena ēlirue Shqipnķn!), jena nji popull ushtar e si tė tillė duhet tė veshena njilloj, tė mendojmė njilloj, tė ndiejmė njilloj e edhe tė shkruejmė e tė flasim njilloj. E u pa, kur u rrėzue komunizmi kanonik, qi logjika e totalitarizmit jeton vetėm nė saje tė imoralitetit tė masave, tė cilat nuk ndėrgjegjėsohen plotėsisht as atėherė kur evidenca objektive flet qartė.

    Pra merret vesht pse gjuha duhej "bashkue" arbitrarisht, nė mėnyrė qi kur ajo tė flitej mendja tė shkonte menjiherė te Partia: krijuesja e ēdo tė mire. E vetmja gjuhė qi tė kuptohej duhej tė ishte gjuha e Partisė, gjuha e unitetit kombėtar, gjuha e njėsuar, gjuha me tė cilėn Enveri shkruente veprat e tija sa tėrheqėse aq edhe tė sinqerta. Edhe sot qi statuja e rreptė e Enverit nuk mbikqyrė mā Skėnderbeun e strukun mbi kalė, sot qi veprat e tija janė shpėrnda andej kėndej ndėr njerėz tė besuem, sot qi Kushtetuta e 1976 āsht shfuqizue... logjika e gjuhės sė tij mbijeton.

    Aq āsht e vėrtetė sa qi deri tashti veē nji apo dy tė pėrkohshme kam ndie se pranojnė me botue nė gegnisht, a thue se kanė frikė qi kjo e folme mos t'i ngjisin murtajen faqeve tė tyne tė pastra e mos t'i dalin mūllajt (lat. bubone) nėn stjetullat e tyne qiellore, ku intrigat e flligshtija nuk kanė gjetė kurrė nji strofull tė sigurtė. Gjithkah mbijeton shpirti konformist, mbizotnon plogshtķa intelektuale qi merr si nji t'vėrtetė tė paluejtshme dhe dogmatike, pra pa qendrim kritik, ketė "fitore" tė kohės sė socializmit, mbijeton shpirti skllav e i pėrulun i intelektualėve. Por e njajta logjikė zotnon edhe nė politikė: nė kėto vjetė komunizmin e kanė urrye dhe e kanė dashtė vetėm nė mėnyre komuniste. Shihet pra se ajo ēka ka kėrkue me realizue Partia āsht arrit mā sė mirit, e kjo meritė i duhet njohte edhe "levave" te saja tė binduna, atyne qi u paguejshin pėr vargje dhe kapituj, e qi sot mund tė shiten rishtas, por vetėm me peshė.

    Logjika e realitetit pasqyrohet nė logjiken e gjuhės, pra pėr me pasqyrue drejt logjiken e realitetit socialist duhej fabrikue nji gjuhė e pėrshtatshme, prej sė cilės duheshin zhdukė termat e botės sė vjetėr, diftongjet e atyne qi ishin anmiqt e pėrbetuem tė komunizmit, shźjat e fesė sė Krishtit (jo kot dikush e quejti gegnishten "gjuha Krisht"), duhej zhdukė deri edhe nji mėnyrė e foljes (verbum): paskajorja ose infinitivi, qi tė kujton lirinė. Si mund t'u lente nė kambė infinitivi kur ēdo gja nė Shqipnķ ishte e kontrollueme prej policėve dhe spijujve tė paguem apo vullnetar, aq mā tepėr kur "infiniti" si aspiratė ishte ndrydhė, mbytė, zvogelue, kufizue nė nji jetė qi s'ishte mā: me jetue paskaj, por nji: unė jetoj i zorshėm, sot pėr nesėr. E kėshtu pėrfunduem tue i paraqit tė huejve nji fjalor ku foljet gjinden nė kohėn e tashme tė mėnyres dėftore, nė veten e parė njajės, gja tė cilėn bājnė edhe gjuhė tė tjera, tė vdekuna veē. Por nė qofte se ato gjuhė kanė vdekė vedit, shqipen e ka mbytė (ose e ka bā shterpė, qi āsht njilloj si me e pasė mbytė) Kongresi i 1972.

    Se si ka vdekė shqipja t'a tregojnė gazetat shqiptare, tė cilat janė pėr kah ana gramatikore si nji fushė shalqijsh mbasi i ka kalue pėr midis nji bandė jeniēerėsh tė ēartallisun. Prej kėsaj fushe, merret vesht, pėrjashtoj tė gjitha ato gazeta nė tė cilat unė nuk botoj! Por s'mund tė pėrjashtoj tė gjithė ata qi botojnė nė nji kohė qi do t'bājshin mirė me frekuentue, pse jo, nji kurs gjuhet shqipe pėr tė huej. Nė fund tė fundit, nuk āsht krejt faji i shkrivanave e i kalemxhijve qi hanė bukė tue masakrue gjuhėn e Gjon Buzukut e tė Frangut tė Bardhė, tue dhunue rregullat e Aleksandėr Xhuvanit e tė Kostaq Cipos, unjisimi nė tavolinė e ka bā shqipen nji esperanto qi pėr me u zhvillue e me u pėrshtatė do tė lypin derė mė derė ndėr gjuhėt e tjera: fjalė, shprehje, shamje e ofshamje.

    Me mbrojtė gjuhėn e unjisueme me zor āsht si me mbrojt sot sistemin qiellor tė Ptolemeut, e

    keta janė aq fort tė rranjosun nė realitetin toksor, sa qi mendojnė se tanė universi sillet pėrqark tyne dhe se kush i ka paraprī s'ka dijtė gja, e nė ketė mėnyrė bāhen avoketnit e pasioneve imorale e ndjeksit e vesit tė lashtė qi i detyron mos me mendue, por me zbatue atė ēka tė tjerėt kanė mendue pėr ta. Por na kena pasė nji Faik Konica, nji Justin Rrota, nji Matģ Logoreci, nji Shpend Bardhi, nji Karl Gurakuqi e nji Eqrem Ēabej, kena pasė miq tė huej si Holger Pedersen, Norbert Jokl, Carlo Tagliavini, Giuseppe Valentini. Sot fatkeqsisht nuk kena mā yje tė palėvizshėm nė qiellin e albanologjisė qi me na diftue rishtas rrugėn qi duhet me ndjekė. Prej nji aradhe njerėzish tė mėdhaj te nji tjetėr kalojnė disa dhetėvjeēarė, e na sot jena tue pėrtypė bukėn e mbrūme kahmot, tė lagun me lot e me gjak. Por s'pakut, edhe pse nuk dijmė zgjidhjen e kėsaj ēashtje, jena tė sigurt nė mėnyrė apofatike (negative) se kah nuk duhet me shkue. Ndėrsa talenti i atyne qi sot kacaviren ndėr sofizma qesharake, āsht shumė mā inferior sesa detyra qi i kanė vū vetes: me mbrojtė me ēdo kusht tė pambrojtshmen: gjuhen e unjisueme me direktiva partijet.

    Nė kėta pesėdhetė vjetėt e fundit shqiptarėt, mā fort se kurrė, janė privue prej forcės sė arsyes, ēmimi i sė cilės rregullohej me dekrete shtetnore dhe ruhej mos tė kalonte standardet e mediokritetit. Mbi tė gjitha u mbėrrit qi njeriu tė zdeshej prej nji karakteristike esenciale: tė hiqte dorė pėrfundimisht prej shkėndijės sė mbrame tė krenisė qi me pasė nji opinion personal, nji mendim tė pamvarun e pse jo edhe tė kundėrt me atė tė tjerėve.

    Nė ketė mėnyrė u predikue edhe ideja e shtetit, jo si nji mjet qi i shėrben shoqnķs, por si nji lak qi pėrherė e mā fort shtėrngohet nė fyt tė njeriut, si nji qellim nė vete qi me dekrete vendos tė ardhmen e individit e tė kolektivit, tė artit e tė gjuhės, tė kenjes e tė asgjasimit total.

    Kjo ishte ideja qi u krijue pėr shtetin, nji idč pa vėrtetsķ, e cila i shtyni shqiptarėt me shkatėrrue, sapo iu dha mundėsia, vetė shtetin e jo idenė e gabueme rreth tij. Kjo gja ndodh tashti me gjuhėn, pranohet mā mirė me prishė gjuhėn sesa me hjekė dorė prej nji ideje tė lindun nė kryet e atyne qi deshtėn me e pa botėn nė prizmin e vorfėn e opak tė unjisimit sipėrfaqsor e tė dhunshėm. Kjo āsht e keqja e njerzve qi janė mėsue me kenė "raja", me kenė tė shtypun, e mendojnė qi bota ndryshon vetėm tue djegė e tue vjedhė, e jo tue ndryshue vetveten nepėrmjet ideve qi i prījnė njerėzimit.

    Tė fillojmė pra me konsiderue, tė lirė prej kėtyne vjetėve propagande komuniste e post komuniste, demokrate e pseudo demokrate, qi gjuha e unjisueme nuk āsht nji tabł, nuk āsht nji realitet qi na e ka lanė as Pirroja i Epirit e as Skėnderbeu, āsht thjesht nji mbeturinė e pseudo shkencės enveriane e staliniste. Gjuha e unjisueme, tash 30 vjet u randon jo gegėve dhe Gegnķs, por vetėm atyne qi e duen lirinė e mendimit e qi s'pranojnė idetė e gatueme prej tė tjerėve, sidomos prej atyne qi idetė i pėrftojshin nė llomshtķn e mbrendshme ku mungesa e shpirtit tkurrte ēdo t'mirė natyrale. Tė mendojmė pėr nji ēasė se gjuha e unjisueme āsht nji sėmundje qi i ka ra toskėnishtes e gegnishtes, e na e dina qi sėmundja nuk āsht gjendja jonė normale. Mos t'harrojmė se prej sėmundjet edhe mund tė vdiset, ashtu siē mund tė jetohet tė gjymtuem dhe tė sakatuem pėr tanė jetėn.

    Gjuha shqipe āsht murosė mā zi se Rozafa pėr me ndėrtue kėshtjellėn e mizorisė e tė paditunisė sė verbėt njerėzore, pėr tė krijue diēka me tė cilėn diktatura do tė mund tė mburrej para brezave tė ardhshėm. Diktatura, kjo shfaqje e pėrēudnueme e njerėzimit, qi pėrjashton ēdo krijimtari pozitive e tė vetvetijshme (spontane), kėrkoi me murosė trashigiminė mā tė bukur qi populli jonė pat arritė me pėshtue si prej otomanėve, ashtu edhe prej sllavėve e grekėve: gjuhėn shqipe, toske e gege bashkė, tė pandashme e tė dallueshme njiheresh, ashtu siē jeton edhe sot nė popull.

    Dr Ardian Ndreca

  4. #504
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Si u be toskerishtja gjuhe standarte 22 Janar 2007
    Nga Skifter Kėllici

    Vėshtrim historik

    Prolog

    Isha student i vitit tė dytė tė degės gjuhė-letėrsi tė Institutit tė Lartė Pedagogjik,nė vitin akademik 1956-57, kur me dėshirėn time mora si temė vjetore studimin “Ortografia e Kristoforidhit, gegėrisht e toskėrisht, krahasuar me ortografinė e sotme”.Nė pėrgjithėsi kėto lloj temash gjuhėsore, tė detyrueshme pėr ne studentėt nė vitin e dytė dhe tė tretė, nuk parapėlqeheshin nga studentėt, sic nuk parapėlqeheshin nė pėrgjithėsi lėndė tė tilla, si fonetika,morfologjia gramatika historike, e cila cilėsohej si matematika e gjuhėsisė, sidomos nga ata studentė qė ishin tė prirur nga krijimtaria letrare dhe, madje, kishin debutuar me krijimet e tyre nė poezi e nė prozė,duke dėshmuar se do tė bėheshin shkrimtarė.

    Unė,sidoqė kisha shkruar nė vitet e gjimanzit hartime tė mira e, madje, kisha botuar edhe shkrime, kryesisht nė gazetėn “Sporti Popullor”, kuptova se nuk do tė jepja nė fushėn e lėtėrsisiė dhe iu vura me pasion lėndėve gjuhėsore qė pėrmenda mė sipėr.
    Tema ime studimore m’u duk interesante.
    Dija qė gjuhėtari atdhetar,Kostandin Kristoforidhi,(1827-1885), ishte pėrpjekur, vec tė tjerash, qė tė lėvronte sa mė shumė gegėrishten dhe toskėrishen, bile duke shkruar nė tė dyja kėto dialekte.Le tė kujtojmė, me kėtė rast,krijimin tij tė goditur letrar, “Gjahu i malėsorėve”.
    Por, qė tė kisha njohuri sa mė tė thella, udhėheqėsi im shkencor,pedagogu Engjėll Angoni, mė kėshilloi tė shkoja mė Bibliotekėn Kombėtare, qė asokohe ndodhej nė rrugėn e Elbasanit, dhe tė njihesha me materiale qė trajtonin cėshtje tė formimit tė gjuhės sonė letrare.Dhe unė kėshtu veprova.
    Njė nga nėpunėsit e biblotekės mė ofroi njė bibliografi tė pasur, qė kishte filluar tė pėrgatitej prej vitesh dhe kėsisoj fillova tė skedoj fragmente nga artikuj e referate qė trajtonin kėtė ceshtje tė rėndėsisshme.Dhe mbeta i habitur sidomos me materialet e botuara nė revistėn,”Buletini i Shkencave Shoqėrore”,ku anohej nė mėnyrė disi tendencioze qė, si bazė e gjuhės letrare shqipe, pė tė cilėn po bėheshin prej vitesh diskutime tė vazhdueshme, tė ishte toskėrishtja.
    Unė vetė, duke pasur babėn tiranas e nėnėn shkodrane, i rritur kryesisht nėn ndikimin e shkrimtarėve shkodranė, veprat e tė cilėve i kisha trashėguar nga xhaxhai,ish-gazetar nė vitet 20-30, madje edhe kryeredaktor pėr njė kohė i gazetės “Bashkimi” tė shoqėrisė mė tė njejtin emėr, qė drejtohej nga Avni Rustemi,anoja nga gegėrishtja.Madje, edhe njė tregim tė gjatė,nga tė paktėt, tė botuar nė faqet e “Zėrit tė Rinisė”,e pata shkruar nė gegėrisht,ashtu sic shkrova edhe temėn vjetore nė fjalė.
    Ndaj dhe mbeta i tronditur nga mėnyra se si nė kėtė revistė ishin shtjelluar problemet qė kishin tė bėnin me krijimin e gjuhes letrare shqipe, qė sot quhet gjuhė standarte.I pata ruajtur ato skeda prej vitesh, por, pas largimit tim nga Shqipėria, kur biblioteka ime vetjake levizi dy herė, deri tani kam arritur tė gjej vetėm njė pjesė tė vogėl tė tyre.Dhe ja, njė mik imi mė afroi nėpermjėt internetit studimin e gjatė dhe shumė interesant, “Nga historia e standartizimit tė shqipes sė shkruar”,shkruar nga pr.Bahri Beci.
    Me kėtė rast duhet t’u them lexuesve se Bahriu ėshtė njė shok i vjetėr, qė mbaroi studimet nė Institutin e Lartė Pedagogjik mė 1958, i quajtur mė pas Universiteti Shtetėror i Tiranė,pra, njė vit para meje dhe u emėrua punonjės shkencor nė Instutin e Gjuhėsisė dhe Historisė, ku pati fatin tė punojė me gjuhėtarė tė tillė tė njohur si Eqrem Cabej e Mahir Domi.
    Dhe duke lexuar me kėrsheri tė madhe kėtė studim,u habita qė shumė nga citimet e pėrdorua nga pr.Bahri Beci,pėrkonin me skeda tė miat deri mė 1957, qė i kisha vjelė kur mė 1956-57 shkruaja temėn time vjetore”Ortografia e Kristoforidhidhit…”.
    Nuk pretendoj qė nė kėtė shkrim tė gjatė tė them ndonjė gjė mė tė re se sa ato qė ka trajtuar pr.Bahri Beci nė studimine tij.Por, sidoqoftė, duke qėnė tashmė shkrimtar dhe jo gjuhėtar, sic kisha pasur dėshirė ato vite, mendoj se do t’i pėrcjell lexuesit nė njė mėnyrė disi tė ndryshme historinė se si toskėrishtja u bė gjuhė standarte.

    Gegėrishtja, drejt pėrcaktimit si gjuhė letrare

    (1916-1944)

    Mė 1940, njė vit pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, u krijua pėr herė tė parė nė historinė e lėvizjes shkencore nė Shqipėri, Instituti i Studimeve Shqiptare.Nė gjirin e tij bėnin pjesė figura tė tilla tė shquara, si Ernest Koliqi, kryetar, e Aleksandėr Xhuvani,Mustafa Merlika, Kruja,Karl Gurakuqi,Eqrem bej Vlora,Anton Paluca,Xhevat Korca,patėr Anton Harapi,Vangjel Koca,Dhimitėr Berati,Lazėr Shantoja,patėr Xhuzepe Valentin etj.
    Nė kuvendin e tij tė parė, qė u mbajt po atė vit, u konfirmua edhe njė herė, ashtu sic ishte konfirmuar mė shumė se dy dhjetėvjecarė mė parė se si “dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin do tė ishte gegėrishtja letrare,(B.Beci.” Nga historia e standartizimit tė shqipes”, faqe 13, publikim nė internet)., tezė tė cilėn e mbėshteste N.Resuli,(1908-1985), kur shprehej po atė vit se:”Gjuha e pėrbashkėt e ardhme sipas zhvillimit tė evolucionit historik tė saj e gjer mė sot,vecse nė mos u vėrtetofshin shkaqe tė ra qė t’i kėmbejnė drejtimin qė ka marrė, shkon drejt dialektit tė Shqipėrisė sė Mesme”,(po aty).
    Po cili ishte Namik Resuli qė bėnte njė parashikim kaq guximimshėm pėr tė ardhmen e gjuhės sė pėrbashkėt tė ardhme tė shqiptarėve, qysh nė fillim tė viteve 40-tė tė shekullit tė kaluar?Ai ishte studiues, gjuhėtar,qė pėr shkak tė vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri,ishte detyruar tė emigronte nė Itali, ku kishte vazhduar vepimtarinė tij shkencore tė filluar qė mė 1938, me veprėn “Abecea e dorėshkrimit beratas dhe Abecea e Thodėr Haxhi Filipit,(Shkodėr, 1938),dhe mė pas me botime tė tjera si”I piu antichi testi albanesi”,”Tekstet mė ta lashta shqipe”,Torino,1978),”Albanian literature”,(“Letėrsia shqiptare”,Boston, 1988),”Katėrqind vjet letėrsi shqipe”,Tiranė 1994), si dhe ishte autor i librit ”Shkrimtarė shqiptarė,(1962-1878,pjesa e parė,Tiranė,1941, redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Ernest Koliqi),.(Robert Elsie,“Histori e letėrsisiė shqiptare”,Pejė 1997,faqe 331 dhe 682).
    Vec kėsaj, nga c’bazė nisej Namik Resuli kur bėnte kėtė parashikim?Nga dėshira e tij?Jo!Ai nisej nga pėrvoja e studiuesve tė mėparshėm, atdhetarė, e filluar qė nga viti 1916 me Komisinė Letrare tė Shkordės, qė hodhi bazat e standartizimit tė gjuhės shqipe me “Parimet e rregullat mbi ortografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme”.
    Ky komision, duke formuluar kėto parime e rregulla, pėrcaktoi se ortografia e gjuhės shqipe do tė jetė fonetike,pra, gjuha do tė shkruhet ashtu sic flitet nė popull, dhe do tė bazohet nė tė folmen e Elbasanit,(“Posta e Shqinis,nr 953, nėntor 1917.).
    Tė gjitha kėto rregulla tė Komisė letrare tė Shkodėrs u pranuan njė zėri nga anėtarėt e saj, qė ishin Luigj Gurakuqi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Ndre Mjeda,Sotir Peci,Ambors Marlaskaj,Gjergj Pekmezi,Hilė Mosi,Luigj Naraci,Anton Parruca,Aleksandėr Xhuvani,Josif Haxhimima,Haviz Ali Korca,Vincenc Prenushi e Sali Nivica, pra, qė ishin si nga Shqipėria e Veriut, ashtu edhe e jugut.(B.Beci,”Nga histori e …”,faqe 11-12, publikim nė faqet inernetit).
    Duke u nisur nga vendimet e Komisė Letrare tė Shkodres, “Parime e rregulla mbi ortografinė e e gjuhės shqipe tė shkrueme”, organet kompetente tė pushtetit tė asaj kohe lėshuan udhėzimin:”Qė prej datės sė kėtij urdhni kjo mėnyrė shkrimi e diftueme me anė t’atyne rregullave do tė ketė fuqi zyrtare edhe do tė shtihet pėrdorimi i kėsaj pa kurrnji jashtė rrėgulli, nė tė gjitha aktet nė tė pėrgjigjunit e nė tė kryemit e kėtyneve, n’urdhėnimet, nė botimet etj.”(po aty).
    Vec kėsaj, Namik Resuli, nisej edhe nga vazhdimi i kėsaj poėrvoje nė Kongresin Arsimor tė Lushjes ,(1920) qė “pranoi si gjuhė zyrtare tė teksteve shkollore atė qė kishte pranuar Komisia Letrare e Shkodrės, tė cilėn mė 1923 e e pėrforcoi edhe dhe kryeministria nė njė nga urdhėresat e shpallura prej saj, ku thuhej se si gjuhė shkrimi e administratės shtetėrore tė pėrdorej dialekti i Elbasanit “…i cili asht pranue si dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin,(po aty).
    Por le tė vazhdojmė mė tutje me kėtė pėrvojė, tė cilėn duhet ta ketė pasur parasysh studiuesi Namik Resuli, kur bėn parashikimin pėr tė ardhmen e gjuhės sė pėrbashkėt shqipe tė bazuar nė dialektin e Shqipėrisė sė Mesme.Edhe mė 1923 Kryeministria vendosi pėrsėri qė si gjuhė shkrimi do tė pėrdorej dialekti i Elbasanit, “i cili ishte pranuar si dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin tonė nga Komisia Letrare.”(“Fletore Zyrtare”,1923/21,3, vendimi 148).
    Kurse nė nėntor tė vitit 1928 Ministria e Arsimit krijoi njė komision tjetėr letrar pėr tė cuar mė tutje detyrat qė i kishte vėnė vetes Komisia Letrare qė mė 1916.Do tė kalonin vite dhe mė 1935, pėr nevoja tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė drejshkrimit tė gjuhės shqiqe, u krijua “Komisioni pėr ceshtje tė ortografisė sė gjuhės sė shkruar”.
    Dhe arrijmė kėėshtu mė 1940, kur, sic pėrmendėm,nė Tiranė u organizua Kuvendi i parė Albanologjik i Institutit tė Studimeve,”nė tė cilin u konfirmua pėrsėri qė “dialekti i i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin do tė ishte gegėrishtja letrare”.Referatin kryesor pėrkėtė cėshtjet rėndėsishme e mbajti Mustafa Kruja,(1887-1958), (revista”Shkėndija”,viti I,nr. 2, faqe 3-8).Eshtė fjala pikėrisht pėr kėtė figurė politike antikomuniste, qė nė “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” ėshtė trajtuar vetėm si njė nga krerėt e reaksionit,ish-kryeministėr gjatė pushtimit fashist italian,(faqe 556), por duke lėnė mėnjanė veprimtarinė e tij si studiues.
    Pra, duke u nisur nga kėto vendime historike pėr ecurinė e gjuhės shqipe dhe njėsimin e saj, studiuesi Namik Resuli nuk kishte asnjė arsye qė tė vinte nė dyshin qė gjuha shqipe do tė merrte drejtim nga dialekti i Shqipėrisė sė Mesme,…vec se nė mos u vėrtetofshin shkaqe tė ra qė t’i kėmbejnė drejtimin”.
    Duket se hamendsimi i tij u bė profetik se, me tė vėrtetė, katėr vjet pas kuvendit tė parė tė Institutit tė Studimeve Shqiptare ,ku u mor vendimi i mėsipėrm, u vėrtetuan… “shkaqe tė ra”.Kjo ndodhi me vendosjen e diktaturės komuniste nė Shqėipėri, sic do tė shohim mė poshtė.

    Luftė ndaj gėgėrishtes, qė toskėrishtja tė jėtė gjuhė standarte

    Nė referatin tij, mbajtur nė sesionin e parė shkencor tė Institutit tė Shkencave, mė 1952, midis tė tjerash,Dhimitėr Shuteriqi, qė dy vjet mė parė ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, theksonte me tė madhe;”Qė nė vitin e dytė tė pushtimit fashist, mė 1940,u shtrua zyrtarisht ceshtja e njėsimit tė shqipes sė shkruar n’Institutin e Studimeve Shqiptare, qė fashistėt ngritėn nė Tiranė.Nisėn tė merren masa pėr kėrtė ceshtje.Po fashizmi nuk do tė kishte bėrė mė shumė se c’bėri feuo-borgjezia nė kohė tė Zogut.Ai i pati ditėt shkurtra nė Shqipėri.(“Buletini i Shkencave”,IV,faqe 15, 1952).
    Pra,Shuteriqi pohon se feudo-borgjezia kishte bėrė nė kėtė drejtim.Po mė qartė kėtė pohim tė tij e shpjegon pr.Bahri Beci :”Po, a nuk do tė thotė kjo se, sipas Shuteriqit, po tė merreshin “masat’,(kupto ato qė u morėn menjėherė pas Luftės),nė kohėn e regjimit tė Zogut, gegėrishtja letrare do tė mund tė bėhej gjuhė letrare?.”(“Nga historia e standartizimit tė shqipėes”, faqe14…).Dh.Shuteriqi nė mėnyrė indirekte pranon qė gegerishtja letrare nė prag tė Luftės i kishte barabar mundėsitė tė bėhej gjuhė standarte, por kjo nuk u bė,pėr shkak tė masave tė pamjaftueshme nga regjimi feudo-borgjez i Zogut.E kjo bie nė kundėrshtim me ato qė thoshte Shuteriqi mė sipėr se “kjo cėeshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndejoskėrishtja , gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij, u bė dialekti ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare.”(“Nga historia e standartizimit tė shqiqes”, faqe 15, internet).
    Por, sic do tė shohim mė poshtė,toskėrishtja u bė gjuhė standarte edhe nga trysnia qė ushtroi regjimi komunist, i cili solli si paojė qė nė administratė,shkolla, shtyp e botime...Nė kėtė mėnyrė u hodhėn poshtė gjitha vendimet qė ishin marrė nė kuvende zyrtrare deri mė 1940.
    Pėr kėtė qėllim,le t’u drejtohemi fakteve:
    Mė 1952 u mbajt nė Tiranė njė sesion shkencor mbi problemet e gjuhės shqipe, ku u kumtuan tri referate kryesore:”Mbi gjuhėn letrare shqipe “,nga Dhimitėr Shuteriqi,”Pėr dialektet e shqipes”, nga Zihni Sako,dhe “Probleme tė gjuhės shqipe, mungesa dhe detyra”, nga Jakov Xoxa.Eshtė pėr t’u habitur se si nė njė sesion shkencor pėr cėshtje themelore tė gjuhės shqipe kėto referate nuk u mbajtėn nga gjuhėtarė tė njohur si Aleksnder Xhuvani,(1880-1961),Eqrem Cabej,(1908-1980) Kostaq Cipo,(1892-1952), por nga shkrimtarė , tė cilėt nuk ishin specialistė tė gjuhės shqipe.
    Ndaj, ka tė drejtė pr.Bahri Beci kur shkruan:”Komentet janė tė tepėrta.Shkenca shqipare po politizohej me ritme tė shpejta.(Po aty).Pėr kėrė mjafton vetėm ky fakt:Nė diskutimin e tij nė sesionin e parė tė Lidhjes sė Shkrimtarve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,Shuteriqi,edhe nė cilėsinė e anėtarit tė Institutit tė Shkencave, duke zbėrthyer problemet gjuhėsore nė ndritėn e… mėsimeve tė Stalinit,cėshtjen e gjuhsės sonė nacionale, sic e quante ai, e niste me njė sulm qė nga lingusiti i njohur gjerman, Gustav Majer,(1850-1900) dhe Eqrem Cabej, veprimtarinė kėrkimore tė tė cilit nė fushėn e historisė sė gjuhės shqipe e quante “antipatriotike”.(Buletini i Shkencave, 1952,nr.1,faqe 18-19.)
    Po le tė ndjekim se c’thoshte Dh.Shuteriqi nė referatin e tij:
    “Kleri katolik nuk u pėrpoq tė shkruajė njė gjuhė qė tė kishhe pėrfituar nga tė folmet e ndryshme tė gegėrishtes, e ca mė pak tė toskėrishtes.Ai shkroi nė njė tė folme t’epėrme gege……Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e njė gegėrishtjeje tė vetme letrare-ai ka penguar edhe afrimin ndėrdialektor nė shqipen e shkruar.Duke kėrkuar qė gjuha e tyre e shkruar tė bėhet gjuhė kombtėre letrare,Fishta me shokė s’kanė bėrė gjė tė madhe qė tė krijojnė njė gegėrishte letrare tė vetme, duke u afrur nga gegėrishtja jugore.(B.Beci,”Nga historia…”,faqe 4, nė internet).
    Miėpo, mė pas, po nė kėtė referat Dh.Shuteriqi thotė:”Austria me anė tė Komisisė Letrare tė Shkodrės,Zogu me anė tė tė Ministrisė sė tij tė Arsimit,Italija me anė tė Mustafa Krujės, kush mė shumė e kush mė pak,i mbėshtetėn disa shkrimtarė e studiozė gegė qė tė shpallin nėndialektin e Elbasanit gjuhė zyrtare”.(po aty).
    Kurse pėr periudhėn 1930-35 ai nėnvizon:”Shohim qė shkrimtarėt shkodranė tė nisin e t’i bėjnė “koncesione” tė folmes sė Elbasanit, duke u afruar nėpėrmjet tė kėsaj edhe nga toskėrishtja, me tė cilin Kristoforidhi kishte tė paktėn gjashtėdhjetė vjet qė ish afruar.”(Po aty).
    Sic shihet, Dh.Shuteriqi kundėrshton veteveten, sepse nga vetė pohimet e tij del se shkrimtarėt shkodranė, e kėtu nė radhė tė parė pėrfshihen shkrimtarėt katolikė, kanė qenė tė prirur qė ato kohė qė elbasanishtja tė njihej si gjuhė letrare.
    Kėtu bėn pjesė edhe Fishta, i cili mė 1916 ka qėnė kundėr kėtij vendimi dhe kėtė e ka shprehur nė vargjet:”Komisioni i jonė,/ta ka ndėrtue kinse “njė gjuhė letrare”/, qė turce s’asht,-po ashtu po i thonė,/por qi nuk asht , qe besa , as gjuhė shqiptare,/gjymsa gegėnisht e gjymsa toskėnisht./tamam “gjuhė mushke” me gjithė vesh e bisht”,(Po aty).
    Mirėpo,kjo do tė kete qėne njė shkarje e castit e Fishtės qė si anėtar i Komisisė Letrare, njė vit mė pas, dhe, gjithashtu,si veprimtar edhe nė fushėn e njėsimit tė gjuhės shqipe,pranoi mendimin qė gjuha jonė letrare tė mbėshtetej nė nėndialektin e Elbasanit.
    Tė shkojmė mė tutjeuke injoruar gjicka qė ishte arritur nė pėrpjekjet pėr tė pėrcaktur njė gjuhė tė njėsuar mbi bazėn e elbasanishtes, sic e kemi parė deri tani,Dh.Shuteriqi nė sesionin e parė tė Institutit tė Shkencave, me temė “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėore nėn dritėn e kėtyre veprave”,(26-29jamar 1952),hynte drejtperdejt nė temė, ashtu sic u intresonte qarqeve zyrtare komuniste dhe shprehej se kjo ceshtje ishte zgjidhur”…nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndejoskėrishtja gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij u bė dialekti i ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare”.(“Buletini i Shkencave”, 1952,I,faqe 52.).
    Bahri Beci nė studimin e tij “Nga historia e standartizimit tė shqipes”, jo pa shpoti i pėrgjigjet me tė drejtė:”Pra, pėr Shuteriqin mė 1944 problemi i bazės dialektore tė gjuhes sė vetme letrare ishte zgjidhur.Pra, ne kishim njė gjuhė tė vetme letrare, madje qė parpara vitit 1944 dhe kjo ishte toskėrishtja.(Faqe 7 e veprės sė cituar).
    Po c’e shtynte Shuteriqin tė nė njė pėrfundin kaq tė nxituar?
    Le tė citojmė pėrsėri njė fragment nga referati i tij:”Juga e Shqiėrisė ,m’e zhvilluar se Veriu nga pikėpamja ekonomike,shoqėrore e kulturore, u bė djepi i lėvizjes sonė kombėtare, se kolonitė shqiptare tė mėrgimit nė tė cilat u lėrua shqipja, pėrbėheshin kryesisht nga tė emigruar toskė;se nga juga duall udhėheqėsit , ideologėt e shkrimtarėt qė i prinė kėsaj lėvizjejeje,Naimi e Samiu me shokė, se shumica atyre qė shkruanin shqip gjatė Rilindjes, qenė nga jugu…”
    Duke u shprehur kėshtu Shuteriqi nuk bėnte bėnte ndonjė njė zbulim, sepse i kishin pasur parasysh ata burra qė mė 1916, nė pėrbėrjen e Komisisė Letrare tė Shkodrės, (e, pra ky qytet me shumė tradita kulturore nuk ndodhej nė jug, por nė veri tė Shqipėriė),si: Luigj Gurakuqi,Hilė Mosi,Aleksandėr Xhuvani,Sotir Peci,Mati Logoreci,Gjergj Pekmezi,Ndre Mjeda, Gjergj Fishta , Sali Nivica, Ambros Marlaskaj,Luigj Naraci,Anton Parruca, Hafiz Ali Korca, Vincenc Prendushi, Josif Haxhimima,qė, sic kam theksuar mė sipėr,ishin nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, tė jugut e veriut.
    Njė pjesė e mirė e tyre, jo vetėm qė e dinin,por kishte nga ata qė kishim qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejt tė kėsaj lėzizjeje me rėndėsi tė madhe historike si Rilindja dhe pėr hir tė interesave tė atdheut, vendosėn njėzėri qė gjuha ardhshme shqipe tė bazohej tė nėndialekti elbasanas ,sepse ai ishte i ndėmjeėtėm midis dy dialekteve, gegėrisht e toskėrisht.

  5. #505
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Por Shuteėriqi, vetė elbasanas,dhe,sic shihet qartė, i detyruar nga trysnia e udhėheqejs komuniste, nuk ndalet me kaq dhe nė dukje se “… pas clirimit toskėrishtja nisi tė bėhej gjuhė zyrtare e gjithė popullit tonė e u afirmua nė mėnyrė tė plotė si dialekt bazė i gjuhės letrare shqipe …se vatra e madhe e Luftės Nac.Cl.qe juga, meqė ajo ishte m’e pėrparuar nga pikėpmja shoqėore;juga nxori udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes ;ajo i dha kuadro mė tė shumta…(B.Beci”Nga historia e standartizimit tė shqipes”,faqe 7 nė internet).
    Mė shkoqur se kaq, politizimi i kėtij problemi nuk ka ku tė vejėoskėrishtja duhej tė bėhej gjuha bazė e shqipes, sepse atė e flisnin dhe e shkruanin Enver Hoxha,Koci Xoxe,Hysni Kapo, Mehmet Shehu…pikėrisht ata qė e katandisėn Shqipėrinė nė vendin mė tė shtypur dhe mė tė varfėr tė Evropės, duke e izoluar krejtėsisht nga bota mbarė. Dhe sikur kėta udhėheqės tė kishin qenė nga veriu, atėherė,gegėrishtja do tė bėhej gjuhė e pėrbashkėt e shqiptarėve.(!?)
    Sado qė nė disa nga argumentet e Shuteriqit ka tė vėrteta,pra, qė toskėrishtja u kultivua nė periudha tė ndryshme tė historisė mė shumė se gegėrishtja e, sic do tė trajtohet mė pas, nė kėtė dialekt u shkruan vepra madhore, arsyeja e vėrtetė qė toskėrishtja u bė shqipe standarte shpjegohet “si rezultat i ndėrhyrjes sė shtėetit,pra, si rezultat i masave administrative tė marra menjėherė nga qeveria komuniste pėr tė zėvendėsuar gegėrishten me toskėrishten letrare si gjuhė zyrtare nė shkollė, nė administratėtė, nė shtyp, nė botime etj.,pa ndonjė marrėveshje dhe sigurisht pa pėrfillur vendimet zyrtare tė marra para Luftės lidhur me gegėrishten letrare si gjuhė zyrtare.(B.Beci,po aty).
    Kėtė tė vėrtetė e plotėson mė sėmiri edhe njė shprehje e studiuesi R.Ismajli:”Fitorja e koministėve solli nė horizont njė mėnyrė tjetėr trajtimi tė cdo gjėje nė jetėn shoqėrore,pra, edhe nė fushė tė gjuhės.(B,Beci, faqe 13).

    Toskėrishja zėvendėson kudo gegėrishten

    Qė nė vitin shkollor 1945-46, kur isha nxėnės i vitit tė tretė tė shkollės fillore, nisa tė vė re se nė tekstet shkollore gegėrishtja, qė e kisha parė tė pėrdorej nė tekstet e botuara nė vitet e periudhės sė Mbretėsisė e deri mė 1944,tė cilat i kishin pėrdorur motra dhe kushurinjtė e mi, filloi tė zėvensdėsohej nga toskėrishtja.Po kėshtu, mė pas, dhe librat letėrsisė, si dhe tė gramatikės sė gjuhės shqipe, me tė cilat kam studiuar nė vitin shkollor 1951-53 nė gjimnaz,tė hartuara nga K.Cipo, ishin tė shkruara nė toskėrisht..Pra, nė ato vite gegėrishtja u zhduk krejtėsisht nė tekstet shkollore,sic ishte zhdukur nė shtyp e nė radio.Edhe Fjalori i parė, i botuar mė 1954, gjithashtu bazohej nė toskėrisht .
    Kur, student i kursit tė dytė tė Institutit tė Lartė Pedagogjik, mė 1957 shkruaja temėn time vjetore, “Ortografia e Kristoforidhit, gegėnisht e toskėnisht e krahasueme me ortografinė e sotme”, pėr tė cilėn kam shkruar nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi,studiova si material ndihmės edhe rregullat e e ortogarfisė, tė cilat ishin botuar sė pari mė 1948 nga njė komision i pėrbėrė nga A.Xhuvani,K.Cipo,dhe E.Cabej, pastaj mė 1951,dhe, pasi disa variantesh tė tjerė, mė 1956 u paraqit varianti qė pata nė dorė..E vėrteta ėshtė se, krahas rregullave, bazuar nė toskėrishten letrare,atje pėrfshiheshin edhe disa regulla nė gegėrisht.
    Mė 1967 u botua “Projekti i rregullave tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe”,(pėr herė tė parė fjala ortografi u zėvensdėsua me fjalėn shqipe drejtshkrim), qė nisi tė diskutohej kudo nė Shqipėri, sidomos nė shkolla.
    Mė kujtohet se nė nė pranverė tė vitit1967, kur isha mėsues nė njė shkollė 12-vjecare tė Beratit, pr.Androlki Kostallari, drejtor i Institutut tė Gjuhėsisė dhe Historisė, sė bashku me njė bashkėpunėtor shkencor tė kėtij instituti, bėri njė takim me mėsuesit e gjuhės shqipe rreth kėtij projekti.
    Njė mėsues nga Kosova,( nga ata qė ishin arratisur as viteve 60-tė, pėr tė gjetur “parajsėn” nė Shqipėri), gjatė diskutimit e pyeti Kostallarin se mbi cfarė kriteresh ishte vendosur qė toskėrishtja tė bėhej gjuhė letrrare, dhe se nė Kosovė, nė mbledhjet qė ishin bėrė deri atėherė, meqė tėrė shqiptarėt e atjeshėm dhe tė trojeve shqiptare nė Malin e Zi dhe Maqedoni, flisnin gegėrishte,po merreshin masa qė baza gjuhės letrare tė ishte njė gegėrishte e mesme.
    Kostallari nuk iu pėrgjgj drejtrdrejt kėsaj pyetjeve disi tė vėshrirė pėr tė, por u shpreh shkurtimisht se gjuhė letrare do tė ishte toskėrishtja, duke marrė elemente tė gegėrishtes.Dhe pėr kėtė qėllim solli disa shembuj si fjalėt me prapashtesėn –ues tė gegėrishtes, qė kishte zevendėsuar prapashtesėn –onjės tė toskėrishtes,(mėsues pėr mėsonjės, punues,pėr punonjės),si edhe fjalėt e kahershme qė ishin futur nė toskėrishe, huazuar nga gegėrishtja, si ranishte e jo rėrishte, zanafillė e jo zėrafillė, e folme dhe jo e folur,domethėnė,pra, me paskajoren e gegėrishtes:do+methėnė) etj.
    Pas njė diskutimi, vėrtet tė gjerė e masiv, mė 1976 u botua “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe”,(1970), dhe Fjalori drejtshkrimor”,(1977), pėr tė ardhur te “Fjalor i gjuhėes sė sotme shqipe,(1981) etj.Tė gjitha kėto vepra tė botuara nė variantin e toskėrishtes letrare, e cila u bė pėrfundimisht gjuhė standarte me vendimet e marra nė Kongresin e Drejtshkrimit, tė mbajtur nė shtator tė vitit 1972, nė Tiranė.
    Nė kėtė kongres morėn pjesė 87 delegatė nga tė gjitha rretheėt e Shqipėrisė, nga shqiptarė qė jetojnė nė trojet e tyre nė Jugosllavi,nė Kosovė,nė Mal tė Zi, Maqedoni, si dhe nga viset e arbėreshėve tė Italisė.”Kongresi bėri bilancin e gjithė punės sė mėparshme pėr njėsimin e drejshkrimit tė gjuhės shqipe….ai miratoi njėzėri Rezolutėn qė pohon pėr herė tė parė se”populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare shqiqe tė njėsuar.Kėshtu Kongresi mbyll pėeriudhėn kur gjuha gjuha letrare shqipe funksiononte nė dy a mė shumė variante dhe hapi njė periudhė tė re , periudhėn e njė gjuhe letrare tė vetme, tė njėsuar.”(“Fjalori Enciklopedik Shqiptar,faqe 510).
    Kėshtu, duke mos marrė asnjė nismė pėr njė diskutim mbarėkombėtar,si pasojė e oriemntimeve tė shtetit komunist, sic e kemi analizuar historikisht,toskėrishtja letrare u bė gjuhė stanadarte.

    Nga pėrpjekjet e studiusve tė Kosovės pėr gjuhėn standarte

    Pėrmenda pak mė lart se c’pyetje i pati bėrė njė mėsuesi i gjuhės shqipe nga Kosova,Androkli Kostallarit, gjatė diskutimit tė rregullave tė drejtshkrimit me mėsuesit e Beratit, mė 1967, dhe c’pėrgjgje tė pėrciptė pati marrė prej tij.Dhe kjo pyetje ishte me vend.Mėsuesi kosovar kishte mbaruar shkollėn pedagogjike, tė mos gaboj nė Prishtinė, kishte qenė mėsues nė fshatra tė Kosovės dhe ishte i dhėnė pas gjuhėsisė.Vec kėsaj,sic mė pati folur mė pas, ishte nė dijeni tė diskutimeve qė ishin bėrė nga studuesit kosovarė se mbi c’baza do tė bėhej njėsimi i gjuhės shqipe nė trevat e Kosovės.
    Pėr kėtė problem shumė tė rėndėsishėm do t’i drejtohem pėrsėri studimit tė pr.Bahri Becit qė e kam cituar diaa herė nė kėtė shkrim.Sipas kėtij studimi,nė Kosovė mė 1952 qe organizuar njė mbledje e pasacme pėr caktimin e gjuhes sė shkruar tė shqiptarėve qė banonin nė RFP tė Jugosllavisė.” Meqenėse pakica kombėtare e RFP tė Jugosllavisė flet njė dialekt tė gegėnishtes,gjuha e shkrimit…nuk mund tė ishte vecse gegėnishtja…njė gegėnishte nė tė cilėn vijnė me bashkėpunue nėngegėnishtet e ndryshėme”(B.Beci,”Nga historia e standartizimit…”faqe 15 nė internet).
    Gjithashtu, sipas tė dhėnav tė kėtij studimi, mė 1957 u mbajt njė mbledhje e dytė nė Prishtinė, me detyrė ,thjeshtimin sa mė tė madh tė drejtshkrimit.Nė janar tė vitit 1963 nė njė takim tjetėr u shqyrtua “Projekti i Ortografisė”, hartuar nga njė komision, ku bėnin pjesė Idriz Ajeti,Hasan Vokshi,Sulejman Drini,Mehdi Barshi e Latif Mulaku, dhe mė njė vit mė pas u botua “Ortografija e gjuhės shqipe”.
    ”Studiusesit kosovarė,- nėnvizon B.Beci,-kaėn vėnė nė dukje afrimin e dukshėm tė kėsaj ortografie mė atė tė Institutit tė Shkencave tė vitit 1956”tue ruejtė vetėm karakteristikat themelore tė gegėnihtes letrare, e cila nė kohėt e vona ka ba nji evolucion tė dukshėm drejt njazimit(njėsimit) me toskėnishten letrare”.(B.Beci,po aty).
    Nga sa shihet, edhe studiuesit kosovarė gjatė kėsaj periudhe prej disa dekadash u pėrpoqėn tė pėrkryejnė edhe mė shumė gegėrishten dhe ta afrojnė edhe mė shumė me toskėrishten letrare.Dhe nė fakt, po tė marrim parasysh vendimet qė ishin marrė deri mė 1944 pėr njėsimin e gjuhės mbi bazėn e gegėrishtes sė Elbasanit,studiuesit kosovarė vepronin drejt.Dhe kjo sepse gėegėrishtja zyrtarisht, sic e pamė, ishte shpallur si gjuhė standarte.
    Por ndodhi ajo qė ndodhi.Me ardhjen nė fuqi tė sundimit komunist nė Shqipėri, vendin e gegėrishtes e zuri toskėrishtja, pa marrė parasysh organizimin e njė konsulte kombėtare, tė paktėn deri mė 1948, kur marrėdhėniet midis Enver Hoxhes dhe Titos ishin “grurė” dhe kur nė bazė tė njė marrėveshjeje midis dy qeverive pėrkatėse, shumė mėsues nga Shqipėria shkuan pėr tė ndihmuar shkollat kosovare, ku kishte mėsues tė paktė tė gjuhės shqipe.
    Megjithatė, ka edhe mendime tė tjera.Nė njė studim tė tijin me titull”Rreth disa ceshtjeve thelbėsore tė shqipes standarte”,(Zėri i sė vėrtetės”,volumi 15-tė,nr.2,2002), pr.Shaban Demiraj sė pari thekson:’”Tė gjithė jėmi nė dijeni se si lidhur me me kėtė vendim,(ėshtė fjala pėr vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit,-S.K.),ka pasur dhe ka vėrejtje tė mbėshtetura nė arsyetime tė ndryshme dhe sidomos tė karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit tė vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist tė asaj kohe”.
    Mė poshtė, duke argumetuar se pėrse toskėrishta u bė gjuhė standarte, ai vazhdon:”Por , sic e kam pohuarr edhe mė parė,(shih Demiraj,1996,121),edhe dialekti verior mund tė kishte shėrbyer si bazė pėr shqipen standarte, natyrisht duke iu nėnshtruar njė procesi standartizimi,qė me siguri do tė kėrkonte mė shumė punė, pėr shkak tė dallimeve tė shumta tė tė folmeve tė ndryshme tė atij dialekti”.(po aty).
    Sigurisht, nė kėtė pikė pr.Demiraj ka plotėsisht tė drejtė,se, me tė vėrtetė, nėndialektet e veriut, duke pėrfshirė edhe ato tė Shqipėrisė sė mesme,pra, nga zonat e Tiranės, Durrėsit, Krujės,Lacit, Zadrimės, Shkodrės, Dibrės, Kukėsit, Kosovės…janė tė shumta dhe tė diferencuara nga njera-tjetra, dukuri qė nuk ndodhin nė nėndialektet e jugut, pra, tė krahinave tė Lushjės,Beratit,Vlorės,Gjirokastrės,Korcės,Camėris ė,ku dallimet janė kryesisht fonetike. Por, duhet te vemė nė dukje se nė pėrgjithėsi nė tė gjitha vendimet e marra qė nga Komisia Letrare e Shkodrės (1916) e deri nė vendimet e Institutit tė Studimeve Shqiptare mė 1940,sic e pamė, si bazė e gjuhės sė ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nėndialekti i Elbasanit, qė ishte mė i kulluari nga tė gjitha nėndialektet e Veriut dhe, pėr mė tepėr, mė afėr tokėrishtes.
    Sot ka intelektualė nga veriu ose Shqipėria e mesme, qė kėmbėngulin se gegėrishtja duhej tė ishte gjuhė standarte.Ata, pėr kėtė qėllim, venė nė dukje me tė drejtė se ky dialekt flitet , duke pėrfshirė edhe trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos nė Kosovė,nga mė shumė se tri tė katėrtat e popullsisė shqipfolėse, ndaj dhe do tė meritonte tė ishte gjuhė e njėsuar.
    Por kjo ėshtė relative e prandaj pr.Demiraj vė nė dukje:”..Ka dhe raste tė tjera qė gjuha standarte e njė kombi ,pėr njė arsye a njė tjetėr,ėshtė mbėshtetur nė njė dialekt tė caktuar,folėsit e tė cilit nuk pėrbėnin shumicėn e kombit pėrkatės.Mjafton tė kujtojmė kėtu italishten standarte qė ėshtė mbėshtetur nė dialektin e zonės sė Toskanės , ose frengjishten standarte, qė ėshtė mbshtetur nė variantin letrar tė zonės sė Parisit, ose gjermanishten standarte, qė ėshtė mbėshtetur nė variantin letrar tė gjermanishtes sė mesme lindore(Saksonia),(Po aty).
    Megjithatė,pr.B.Beci,kolegu dhe mė parė ish-studenti i tij,ashtu si edhe unė, ngul kėmbė: ”Vendosja e toskėrishtes letrare nė bazė tė tė shqipes standarte dhe, pėr pasojė, mėnjanimi i gegėrishtes letrare, nuk merte parasysh Kosoėvn dhe rrezikun e krijimit tė dy gjuhėve letrare, shprehje e qartė e indiferentizmit ndaj cėshtjes kombėtare”)”Nga historia e standartizimit tė shqioqes”,faqe 21,internet).

    Sidoqoftė, ne kemi mė sė fundi njė gjuhė standarte

    Dule lėcitur kėtė artikull, lexuesi mbase mund tė mendojė se autori bėn njė ekspozim tė tillė pėr tė dėshmuar padrejtėsitė qė iu bėnė gegėrishtes e cila, ashtu si toskėrishtja, i kishte tė gjitha gjasat tė bėhej gjuhė standarte, madje edhe me vendime pėrkatėse deri mė 1944.Por, me vendosjen e regjimit komunist,si pasojė edhe trysnisė sė drejtperdrejt ose tė tėrthorė tė udhėhqėsve komunistė,qė kryesisht ishin nga jugu,sic pohon hapur Dh.Shuteriqi , nga sa u pa edhe nė etapat qė analizuam,si rezultat i vendimeve tė kėtij regjimi, toskėrishtja u bė gjuha e pėrbashkėt e shqiptarėve.
    Nuk ėshtė aspak kėshtu.Pėrkundrazi,unė, ashtu sic shumė kolegė tė mi,gazetarė, shkrimtarė, studiues, jam gėzuar qė, mė sė fundi ne, shqiptaėt kemi njė gjuhė tė njėsuar, si tėrė kombet e tjera tė paktėn nė Evropė, tė cilėn duhet domosdoshmėrisht ta flasim dhe ta shkruajmė sa mė mirė.
    E vėrteta ėshtė se si gegė, sic e kam thėnė nė dnė fillim tė kėtij shkrimi, kam dashur qė nė bangat e shkollės sė mesmė e nė vitet e para tė studimeve nė UT, qė gegėrishtja tė ishte gjuha letrare shqipe.Ndikoi tek unė jo vetėm mjedisi familiar, por edhe librat qė nė bibliotekėn e shtėpisė ishin mė shumė nė gegėrish.
    Kam lexuar qė i vogėl “Lahutėn e Malcis” sė tė Fishtės,”Hijet e maleve” tė Koliqit,”Visaret e kombit”, pėrmbledhur nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti, “Pėrralla shqiptare”, tė pėrmbledhura nga at Donat Kurti, dhe jam mahnitur nga kumbimi magjik i gegėrisgtes.
    Por kam lexuar po nė atė kohė edhe “Kasollen” e Blasko Ibanesit dhe tragjeditė e Shekspirit nė pėrkthimin e mjeshtėror tė Fan Nolit pastaj,”Historinė e Skėnderbeut” tė shkruar prej tij.
    Adhuroja kėshtu si gėgėrishten,me tė cilėn isha rritur, sidomos shkodranishten e nėnės sime, qė e fliste butė, meqė ishte martuar nė Tiranė qė kur ishte 19 vjec dhe kishte lexuar vepra letrare edhe nė toskėrisht, pėrkthimet e para tė Tolstoit,Cehovit dhe Gorkit nga Tajar Zavalani nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar,qė ishte mik i shtėpisė sonė.
    Ndiqja, mė pas, dhe zhvillimet e letėrsissė sė realizmit socialist,ku mė bėnte pėrshtypje gjuha e pasur e Sterjo Spases,Shefqet Musarajit,Fatmir Gjatės,por edhe tė shkrimtarėve gegė,Kolė Jakovės, sidomos te dramat e ti,”Halili dhe Hajria” e “Toka Jonė”,krijimet poetike tė Llazar Siliqit, vecanėrisht te poema “Prishtina”, por, pėr fat tė keq jo nė prozė,sepse vepra tė shkrimtarėvė tė tillė qė shkruanin nė gegėrisht nė kėtė gjini, ishin tė pakta dhe jo tė njė rėndėsie tė vecantė,sidomos po t’i krahasojmė me veprat e shkrimtarėve gegė tė para Luftės.
    Por nė poezi, pas viteve 60-tė, mund tė lexoje me ėndje poezi tė Ndoc Gjetjes,Ndoc Paplekės,qė shkruanin tashmė nė gjuhėn letrare tė bazuar nė toskėrishte,po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritėro Agolli e Fatos Arapi, qė e cuan mė tutje jo vetėm nivelin artistik,por edhe gjuhėsor tė toskėtrishtes letrare, sic mund tė lexoje nė prozė po nė ato vite edhe romanet e shkrimtareve tė njohur shkodranė,Skėnder Drini, Zija Cela,e dramat e shkrimtarit tjetėr shkodran, Fadil Kraja dhe pastaj poezitė e mrekuullueshme te Frederik Reshpes.
    Sigurisht,u veprua gabim qė nė fund tė viteve 60-tė, pa asnjė vendim, nė shtėpitė botuese filluan tė mos pranoheshin mė vepra tė shkruara nė gegėrisht.Por fakti ėshtė se kjo nuk i pengoi shkrimtarėt gegė , disa prejtė cilėve i pėrmenda pak mė sipėr, qė tė botonin vepra me vlerė nė gjuhėn letrare.
    Kjo dukuri vėrehej edhe nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare tė ish-Jugosllavisė.Krijimet e prozatorėve,Zekeria Rexha,Adem Demaci,Anton Pashku, tė poetit tė njohur Ali Podrimja etj,tė shkuara nė njė gegėrishte tė pasur, u pasuan mė vonė nga vepra tė tė tjera tė njė brezi edhe mė tė ri shkrimtarėsh e poetėsh kosovarė,si Din Mehmeti,Azem Shkreli,Esat Mekuli, Sabri Hamiti,Agim Vinca e tė tjerė, qė tashmė shkruajnė nė toskėrishten letrare.
    Madje, duhet thėnė se kosovarėt, nė pėrgjthėsi,megjithė ngurrimin qė mund tė kenė pasur, i pėrqafuan vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit dhe jo vetėm krijuesit letrarė, njė pjesė tė tė cilėve pėrmenda mė sipėr,por edhe shtypi RTV-ja, botimet shkollore u bazuan nė gjuhėn letrare.
    Madje cdo kosovar, sic kam biseduar me disa qė jetojnė sė bashku me mua kėtu nė Boston, e quante pėr detyre qė tė fliste dhe tė shkruante nė gjuhėn letrare.
    Por kjo nuk do tė thotė qė tė tėrė krijuesit tė ishin tė mendimit qė toskėrishtja tė bėhej gjuhė standarte.Jam habitur kur kam parė qė Tajar Zavalani,(1903-1966),studiues, pėrkthyes,mė dhe pas vitit1939 gazetar pranė BBC-sė, veprėn e vet, “Historia e Shqipėrisė”, botuar nė Londėr mė 1966, e ka shkruar nė gegėrishte, madje tė epėrme dhe tek- tuk edhe me ndonjė trajtė nėndialetore.
    Po kėshtu ka ndodhur edhe me studiuesin e njohur, Arshi Pipa,(1921-1998).Lindur nė Libohovė,vendosur qė i mitur nė Shkodėr,pas studioi pėr filozofi dhe letėrsi nė Itali, u burgos gjatė e regjimit komunist dhe pas lirimit nga burgu u arratis, pėr t’u vendosur nė SHBA, e quante mėkat tė madh qė gjuha letrare shqipe u bazua nė toskėrishte.Kėtė e shprehu jo vetėm nė shkrime,por edhe nė takime me intelektualė, sic ishte rasti i takimit qė pati me ta, nė Tiranė,nė verė tė viti 1992,kur vinte pėr herė tė parė nė Shqipėri pas rrėzimit tė diktaturės komuniste,takim nė tė cilin kam marrė pjesė edhe unė.
    Sidoqoftė, e pėrsėris: duhet pranuar qė ne sot e kemi gjuhėn tonė tė njėsuar letrare.Pėr rrethanat qė shpjeguam, ajo nuk u bazua nė gegėrishte,por nė toskėrishtePor ne, shqiptarėt kemi fat, se dallimet midis dy dialekteve tė mėsipėrme janė kaq tė pakta, sa qė njė toskė, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, merret vesh shumė mirė me njė gegė,edhe kur nuk flasin gjuhėn standart.
    Unė i kupoj shumė mirė shqetėsimet e shperehura edhe nė shtyp nga intelektualė gegė e sidomos shkodranė pėr kėtė padrejtėsi qė iu bė gegėrishtes, tė cilėn u mundova ta paraqs nė kėtė shkrim studimor.
    Ka midis tyre nga ta qė shpjegojnė se, duke u vendosur toskėrishtja si gjuhė e njėsuar, asaj iu hoq mundėsia e pėrdorimit tė paskajores qė ka gegėrishtja- me punue.Sic dihet, tė tėra fojlet nė “Fjalorin Gjuhės Shqipe”,botuar mė 1983 dhe nė botimine dytė, mė 2003, jepen nė kohėn tashme, pra, punoj dhe jo me punue, sic ndodh nė tė gjitha gjuhėt e botės.
    Ka tė tjereė qė ngulin kėmbė qė kjo paskajore t’i shtohet gjuhės letrare.Pra, tė themi: dua me punue e jo:dua tė punoj.Ndoshta, fillimthi, do tė na vritej pakėz veshi,por, me kalimin e kohės, kjo do tė bėhej normė.Edhe kėshtu mund tė jetė, pėrderisa toskėrishtja huazoi, sic ėshtė pėrmendur nė pjesėne parė tė kėtij shkrimi fjalėn domethėnė, ndėrtim me ndihmėn e paskajores- me thėnė.
    Rėndėsi ka fakti qė gegėrishtja nuk vdes kurrė, sepse ajo ėshtė gddhendur, sė pari, nė shekuj nė krijimtarinė popullore e, mė pas, nė vepra letrare qė janė studiuar e do tė studiohen nė cdo nivel tė shkollave tona.
    Por sot, mendoj se do tė ishte e pamundur qė, pėr hir tė kėsaj padrejtėsie, tė nismin nga e para,pra, tė diskutonim e pastaj tė vendosnim qė gėgėrishtja tė bėhej gjuhė standarte, duke zėnė vendin e toskėrishtes.Me fjalė tė tė tjera, qė gjuha e teksetve shkollore, e shtypit tė shkruar dhe e RTV-ve,tė ishte nė gegėrishte.
    Kjo mund tė ndodhė nė letėrsi. Mbase ndonjė shkrimtar, krijimet e tij do tė kėrkojė ta shkruajė dhe ta botojė nė gegėrisht.Pėr mua ėshtė e drejta e tij dhe e kujtdo.Po tė jėnė tėnivelit tė lartė artistik,ato do tė shijohet ashtu sic janė shijuar e do tė shijohen pėrjetėsisht veprat e e tėrė shkrimtarėve gegė duke filllar nga Fishta, Mjeda, Koliqi Podrimja, Camaj e tė tjerė.
    Pėr kėtė mjaftojnė disa shėmbuj nga autorė qė gjatė regjimi komunist ishin tė ndaluar.Po e nis n me njė fragment nga proza e Koliqit:
    “Kopshti nė at mbasdite tė nxehtė heshtte nė diell…Ndihej si njė marrje frymė e gjanė bimėsh,nji aht i thellė bimuer tue u pėrhapun nėpėr atė heshtim ari.Lishojshin hije anave hardhijat e rrėfatuna nė hujtė e tyne, me gjethe stėrpikė nė gur kali..Asaj hijeje i jepėte ngjyrė tė bruztė ari i diellit me feksim e plot gjallni.”(Kumbulla pėrtej muri”, nga vėlllimi me tregime”Hanė gjaku”,Tiranė, 1995).Njė peisazh qė duket se autori e ka pikturuar me penel e jo me penė.
    Ja dhe njė shembull nga peezia ”A asht fajtor shqiptari”, e poetit tė shquar kosovar,Esat Mekuli, shkruar mė 1938 , kur u njoh mememorndumin famėkeq tė Cubrillovicit, mė 7 mars tė vitit 1937, i cili kėrkonte spastrimin e shqiparėve nga Kosova pėr nė Turqi:
    “A asht fajtor shqiptari pse, si tė tjerėt,po don,/Tė jetojė si Njeri nė tė vetat sot e pėrjetė?/A asht fajtor, pse pėrkundėr dhunės qindron,/Nėn qiellin e Kosovės loke, nė trolline tė parėve tė vet?”(“R.Elsie,”Histori e letėrsisė shqiptare,Pejė, 1997).
    Por, duke e mbyllur kėtė shkrim tė gjatėe,mendoj se, pėr hir tė interesave kombėtare, cilido krijues duhet tė shkruajė dhe tė flaės, tashmė, nė gjuhėn letrare, edhe pse ajo bazohet nė toskėrishte.Nė fund dė fundit, ajo ėshtė visar i gjuhės shqipe,ashtu si gegėrishtja.

  6. #506
    Keta intelektualet tane nuk jane te guximshem qe te revizionojne nje gabim te kohes!
    Ndoshta revizionimi i gjuhes do vije nga brezat e ardheshem!
    Humbja e gegnishtes nuk i sherben askujt!
    Gegnishten nuk mund ta fusim ne muze,sepse asht nji popull i tane qe e flet dhe e shkrun!
    Gegnishtja nuk asht dialekt,por asht gjuha e pare e shkrueme shqip!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  7. #507
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Pyetje: ngase si thohet e shkruhet, SHQIPJA pėrbėhet nga dy dialektet kryesore - Gegėnishtja e Toskėrishtja, si dy degė tė gjuhės sonė, cili osht TRUNGU I SHQIPES, apo si quhet ai TRUNGU I SHQIPES DYDEGĖSHE DHE RRAJA E SHQIPES? A kanė Ato Dy Degė Nji TRUNG, apo rrinė nė hava...?

    Na flasim e shkruajmė vetėm pėr dy dialektet dhe bashkarisht i quajmė SHQIPJA, PO CILA OSHT AJO SHQIPJA QĖ I PĖRMBANĖ KĖTO DY DIALEKTE?

    Flasim pėr veprėn MESHARI (1555) si vepra e parė e SHQIPES SĖ SHKRUAR, po nė cilin dialekt ishte e shkruar? Apo thjeshtė, nė cilin dialekt ishte fjalimi origjinal i Skendėrbeut nė Krujė?

    Deri kurė duhet tė vetmashtrohemi me kongresin - 72?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 06-09-2009 mė 23:49 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #508
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Mimoza Cika-Kelmendi (Deutsche Welle)
    interviston Ismail Kadare rreth Standardit to Gjuhes dhe Kongresit '72
    __________________________________________________ ____________________

    Mimoza: Zoti Kadare, ēfarė vlere ka per ju, sot, pas gati tre dekadash, Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe dhe cili qe roli i tij?

    Kadare: Mendoj se pėr kėtė kongres po bėhen shumė spekulime. Nga njėra anė sigurisht ka qenė rritja e rėndėsisė sė tij ose glorifikimi i tij nga pushteti, nga regjimi komunist nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, ka qenė njė mohim i tij total, duke e quajtur si njė manipulim tė regjimit. Mendoj se e vėrteta ėshtė midis tė dyjave.
    ___________________________'

    Komment
    [Midis Te Dyjava???. Vetvetiut te lind pyetja: Ku asht midisi. Ne shkumbin, ne delivne, apo ne Gjinokaster (pra ne midis te Vlones a Korces)? Perputhja e te dy ekstremeve nemjdis asht mashtrimi ma i madh qe disa njerez perdorin me paqesue njerezit dhe ne te njajten kohe mos me zgjidhe problemin. Ketu flitet per nji padrejtesi, ne fakt per mohim te drejtash, per mohim historiet, per mohim kulturet, per mohim egzistenced. Vete aresyej pse ka debat tregon se e verteta nuk asht ne mes te dyjave, cilatdo qofshin te dyjat. Ne mes te dyjave dmth. qe geget e tosket jane te kenaqun, dmth se gjuha asht 50/50, por sic e din edhe Kadare e Famija i Kopshtit, e verteta e Gjuhes se Unisueme nuk asht ne mes te dyjave, pra ne Elbasan, por shume larg --- poshte nen Shkumbin. Si duhet ose ma mire me thane si mundet dikush me e kuptue problemin kur Kadare thote :"Ne midis te dyjave" A mos i mungon Kadarese fjalori? frazat?. A mos ka nevoj me pasunue arsenalin e tij letrare tue vjedhe pak gegnishte?
    Populli ka proverba te vjetra per pergjigjen e Kadarese "Ne mess te te dyjave "-- A mish as peshk-- As nuk te fale as nuk te vret -- Interesant!.
    Bash kjo asht pergjigja e Kadarese!
    Kadare: Intresant! Si? Si the Moza?... Ashtu e? Interesant?
    Mimoza: Jo, zoti Kadare, po une ta bana nji pyetje.
    Kadare: Po ta dhashe pergjigjen moj Moza: NE MES TE DYJAVE. Mos u llasto, nashi.

    Natyrisht, Mimoza e kupton ne fund te fundit se Kadare jo vetem qe ja dha pergjigjen asaj, por e ka vu ne jete pergjigjen ne shkrimet e tij. Keshtu qe Mimoza hape librat e Kadares dhe e shikon se kur Kadare thote ne mes te Dyjave, ai do me thane ne mes Gjinokastres e Vlones ---Labce; Ne mes Stalinit e Socializmit -- Marksizem. Ai asht mesi i Kadarese, por jo i shqiptareve. Shiptaret e kane mesin ne Shkumbin.

    Kongresi jo vetem qe ka qene kambe e krye anti-Gege, por ai ka qene pjese a planit anti-Gege me fashite dominimin letrar te Gegeve qysh ne kohen e Buzukut.
    Ne nji liber te tij Kadare shkruan se si pushtuesi ne radhe te pare mundohet me zevendesue gjuhen e te pushtuemit, sepse ne kete menyre tue harrue gjuhen, te pushtuemit harrojne traditen, zakonet, SHPIRTIN e kultures se tyne. E njajta gja ka ndodhe me gjuhen e unisueme. 500 vjet te letersise gege, 3000 vjete te kultures iliro-shqiptare, epika e malcoreve te Malcise, vajtimet, kanuni i maleve dhe ai i dukagjinit, legjendat, mbi te gjitha letersia Kosovare deri me 1972, jo vetem qe jane harrue, por jane deklarue arkaike dhe anarkike – 3000 vjet arkaizem e anakronizem shqiptar – ku kemi qene ma pare me kuptue nevojen qe kemi pase me jetue ne keto 2 periudhat a fundit 44-90 dhe 90-prezent?
    Tash nuk ka as anarkizem as anakronizem, tash ka vetem prostitucion, klandestin, grabitje femijesh, drug-addicts, parlamentare te korruptuem....AAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAHHHHHHHHH POPULL .........!

    Kadare flet sikur gjuha me qene dhurate e natyres dhe jo krijim i njerzve – thjeshte konvencion, pavaresisht se shume here i pavetdishem. Ai mendon se njeriu duhet me ju nenshtrue gjuhes, dhe jo e kunderta. Njeriu ka krijue gjuhen, dhe cdo gja qe njeriu krijon asht e mbrujtun me interesat dhe qellimet e krijuesit. Prandaj gjuha i nenshtrohet njeriut-krijuesit te saj, dhe jo njeriu me u ba rob i gjuhes, sic deshirojne partizanet e gjuhes se unisueme. Ketu asht gabimi, se gjuha nuk asht krijim i nji njeriu, nji partie, apo nji grupi nacional-marksistesh (sic jane shqiptaret qe dominojne shqipnine sot), por asht krijim i dlirte i nji popullit, asht evolim natyral. Ajo reflekton evolimin e Trial & Error (prova e gabime) te nji popullit. Gjuha asht shprehje e tundimeve te shpirtit, a andrrave, deshirave, e qellimeve te nji popullit. Askush nuk mundet me i ndryshue ato, pervec se evolimit natyror to andrres e shpirtit te nji popullit. Gegnisht u ka fole ushtareve Skenderbeu per andrren e shqiptarit, gegnisht e ka shtrue ne log te kuvendit kanunin Lek Dukagjini. Gegnisht ka fole kur e ka puthe flamurin e pavaresise me lot ne sy Isa Boletini. Por sot me ba me u cue ata prej vorrit e me pa lajmet ne televizion, do te kishin mendue se jane ne nji shtet tjeter e jo ne Shqipni, spsee nuk e kuptojne asnji fjale. TURP PER NE SI E DHUNOJME KUJTIMIN E TYNE. Sot e vetmja gja qe asht lane e paprekun asht emni i Lekes. Ne nuk e quajme ate Dukagjiri, por Dukagjini. Prej te Arb'nia, te Kuksi, te Malcia, toponimet jane perdhose ashtu si nuk ka ba as anadollaku as shkjau. Por Kozaku po ja u kaloka te taneve.
    Gjuha e Unisueme nuk asht asgja tjeter vetem Mallekimi mbi shqiptaret, dhe jo vetem Geget por edhe Tosket,se vona a heret gjuha do te evolojne ne menyre natyrale dhe te gjitha perpjekjet e DISA Toskeve e nji grushti Gegesh me deformue shqipen nepermjet te gjuhes se unisueme do te shkojne kot. Mallekim, asgja tjeter por mallekim i ujdisun me teorite kozake te zagareve kozake. Shqiptari i vertete, Toske apo Gege nuk i ban padrejtesi shqiptarit. Ata qe perkrahin percamjen qe hini ne mes shqiptareve nepermjet gjuhes jane ata qe dje perkrahen Anadollaket, Shkjete e Stalinin ne te kaluemen.

    Fjale a urte Malcore: "I yti e mbushe pushken me 2 plumba, i huaji me nji"
    ================================================== =============


    Mimoza: A mendoni se Kongresi ka vendosur kufizime pėr ndonjėrin nga dialektet?

    Kadare: Besoj se nuk mund tė flitet me terma kaq tė prera. ??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    ____________________________

    Koment
    Pse nuk mundet me u fole me terma te tilla? A nuk asht kufizim ndalimi i shtypjes se abetareve gege, i pulblikimeve gege, i fondeve per dialektin gege?????, perkthimeve ne gegnisht nga gjuhet e huaja, konkurseve te gjuhes letrare gege, mesimi e gegnishtes ne shkole? Por Kadare ka te drejte, sepse keto nuk jane kufizime--KETO JANE MOHIME. Kadare nuk mundet me u fole me terma kaq te preme sa KUFIZIM, sepse fjala nuk asht per kufizim, por per MOHIM te gegnishtes, e si rezultat te kultures 3000 vjecare te shqiptareve.
    Ne fakt Mohimi i Gegnishtes ka shkue aq larg, sa ajo asht denue me Deke. Sot shkrimtaret huazojne prej gegnishtes dhe i "perkthejne" keto huazime ne tosknisht sikur Gegnishtja mos me egzistue. Ata kane shkue edhe ma larg se Anadollaket e Shkjete. Ky nuk asht kufizim as padrejtesi, ky asht mohim. Kjo asht shpallje luftet kunder gegeve. Njeriu nuk ka aresye ma te madhe me shkue ne lufte se kur dikush "tjeter" te mohon identitetin. Dhe kjo asht ajo qe ka ndodhe gegeve. Por kush me i kerkue te drejtat?
    Geget? Geget kane deke. Ata jane te shituem zanet! Atyne u ka deke ora!

    Kurr nuk duhet me harrue, se gjuha e unisueme nuk asht krijue me qellim me unifikue shqipnine, por me mbajte te gjalle dominimin kozak-komunist te stalinistave te jugut.
    ====================================


    Kadare: Kongresi, siē thashė, ėshtė nė vazhdim tė njė prirjeje tė vjetėr, gati shekullore.
    ____________________________________________

    Koment.
    Ketu Kadare ka ne mendje Kongresin e Manastirit dhe Komisine e Shkodres.
    1) Si ka me qene kongresi vazhdimesi e Kongresit te Manastirit?, i Komisise se Shkodres? Ato pranuan traditen shqiptare dhe vendosen me e perqase gjuhen shqipe ne hulline e evolimit. Ne kete menyre gjuha do te fillonte me rrjedhe drejte Integrimit e ma vone do te evolonte ne nji Unifikim te Plote Natural.
    Gjuha ka 3 faza.
    1. Integrimin;
    2 Unifikimin;
    3 Unisim.
    Integrimi asht ajo qe duhet ba tash, pra perqasja e dy dialekteve perkitazi me njani tjetrin. Ne kete menyre fillon shkembimi natyral Ky soj shekmbimit asht si tentative, si sprove se cilat jane ato pjese te dy versioneve qe munden me u shkri sebashku.
    Unifikimi ndodhe atehere kur shkembimi nepermjet dy versioneve bahet natyral dhe nuk ta vret veshin. Pra kur zhduket konflikti nepermjete fonetikes a frazeologjive te ndersjellta te perdoruna ne nji fjali a shprehje nga dy versionet letrare.
    Unifkiim asht kur gjithe shqipnia adopton nji gjuhe ne shkolle, shpi, letersi, media.

    Fjala e urte Malcore thote: Mos e blej Shalen perpara Kalit!
    Pra unisimi vjen mbas nji periudhe te gjate integrimi dhe mbas nji periodhe tjeter unifikimi.

    Kongresi '72 vendosi me diktature me denue me deke letersine 500 vjecare gege ne favor te letersise se brishte toske

    Si e Verteta,
    Si Koha,
    Si Ara e levrueme,
    Gjuha nuk ka as mbarim as fillim, ajo levrohet vazhdimisht ne qofte se deshiron me marre prodhime prej saj. 30 vjet diktature gjuhet ne krahasim me 3000 vjete te Levrimit te gjuhes shqipe nepermjet legjendave, proverbave, shprehjeve, etj nuk krahasohen. Asht turp me e smallue kete "freaking" 30 vjete. Levrimi i gjuhes nuk pranon cak. Caku asht mbarim. Caku aludon fund. Dhe kongresi '72 asht bash nji cak - cak i gabuem. "Nuk ban me i ndryshue vendimet e kongresit... etj., etj.", Gjuha nuk te pyet, sepse gjuha komunikon drejt per drejt me Qenjen Shqiptare. Dhe qenja shqiptare ka nevoje per nji Integrim Natyral dhe jo per unisim diktatorial . Gjuha nuk duhet ba vegel e sharlataneve shrkimtare, nacionalisteve e politikaneve. Ajo duhet me mbete e hapun sepse i perket popullit. Gjuha asht e vetmje media me te cilen ne komunikojme me Qenjen Ilire, me Qenjen Arbnore, Me Qenjen e Sotshme Shqiptare, me Qenjen e Ardheshme. Gjuha esht ndermjetsi i Perjetshem qe bashkon Shqiptarin me Qenjen e tij. Askush nuk guxon me e ngaterrue gjuhen as me politike, as fe, as nacionalizem. Gjuha asht shpirti yne. "Izmat" vine e shkojne, por gjuha jeton ne perjetesi. Kur ne kemi linde gjuha ka qene deshmitare e lindjes tone sepse ajo ka egzistue qysh ne kohet primordiale, kur ne te desim, gjuha ka me qene deshmi se ne egzistueme, dhe ka me e mbmajte kete deshmi te gjalle deri ne pafundsi. Ne egzistojme nepermjet gjuhes jo vetem kur jemi gjalle si krijesa qe perdorim gjuhen si mjeti primar i komunikimit, por nepermjet gjuhes ne do te egzistojme edhe mbas dekes se trupit tone. Fjala dhe tradita qe femijet tone do te marrin nga ne, do transmetohet ne gjeneratat e ardheshme. Shkimja e gjuhes asht Shkimja e kombit. A nuk te duket i shkimun Buzuku, Bogdani, Bardhi, Fishta, Camaj, Pipa, Stermilli dhe te gjithe shkrimtaret kosovare perpare ‘72? Kur shqiptari i lindun e rritun me gjuhen e unisueme merr ne dore nji liber nga keta gjigande te kombit tone, ai nuk i kupton. Keshtu qe ata jane te shkimun per te. Te shkimun si mos me pa egzistue. Ndryshimi i gjuhes ne ate shaklle qe nuk mundemi me kuptue mendimin e shqiptarit ne shekuj, dmth shkimje e nji kulture, shkimje e nji popullit, gegeve ne kete rast.
    Nuk ka qene e restit qe Vaso, Frashni, Fishta, Mjeda, etj. i kane kushtue gjuhes disa prej poezive ma te frymzueme. Kjo nuk ka qene thjeste romantizem apo nostalgji ndaj shqipes, por mbi te gjitha nji nevoje gjithshqiptare e shkembimit te ndjenjave, pasioneve, ideve, nji nevoje me e prucue jeten ndjenjen e shqiptarit me lehtesi prej ne Prishtine ne Tirane, prej ne Shkoder ne Sarande. Por sot, kur vetem 30% e shqiptareve e kuptojne gjuhen e medias, ne jemi to coptuem ma’s keqit.

    SHKIMJA E NJI KOMBIT NUK ASHT SHKIMJA E FJALES, POR SHKIMJA E MENDIMIT. FJALA ASHT NJI UNITET I JASHTEM, KURSE MENDIMI ASHT UNITET I MBRENDSHEM. GJUHA E UNISUEME KA SHKIME UNITETIN E MBRENDSHEM TE GEGEVE ME QENJEN ILIRE sepse ajo ka deformue fjalen dhe mendimin gege tue ndalue gegen me shkrue gjuhen e nanes.

    Si ne librin e Kadarese ku tregohet se Pushtuesi Vret Gjuhen ne menyre qe me Vra te pushtuemin ma lehtesisht dhe me ma siguri, komunistet po e arrijne qellimin e tyne.
    Geget nuk e kuptojne historine e tyne sepse gjuha e soteshme nuk asht vazhdimesi e asaj historie. Tue mos kuptue historine, geget ndjehen sot te humbun ne nji egzistence te huaj per ta. Tue mos kuptue te kaluemen dhe te soteshmen, ata ndjehen si nji popull pa te ardhme. 30 Vjet Unifikim Kozak jane ma te vlefshme Simbas Kadarese sesa 3000 Vjet Evolim Shqiptare --
    ================================================== =========

    Kadare:
    qė gjuha shqipe, ashtu si gjuhėt e tjera evropiane, tė shkojė drejt njėsimit.
    _____________________________
    Letrari i madh nuk din kohet e foljes:
    Me shkue drejte njisimit dmth. se gjuha nuk asht unisue edhe. Pra asht tue shkue drejt njisimit. Ne kete pike une bashkohem me te Por ai nuk i din kohet e foljes mire, sepse ai ngaterron te kaluemen – Pra E unisueme ne '72 me te ardhmen do te unisohet. Kjo asht edhe ajo qe une propozova ma nalt
    Integrim, Unifikim, Unisim si faza te evolimit natyral

    Sidoqofte, ne nuk jemi majmuna as papagaj. Ne nuk bajme dicka sepse europeanet e kane ba ate. Dhe ne lidhje me gjuhen, europeanet kane be masakra e padrjetesina te panumerta. Per kete mundesh me lexue shkrimet e Cabejt ku ai tregon se si vendet europeane faktikisht e ndane vendin e tyne ne kaste - ata qe dine me fole gjihen letrare dhe ata qe as nuk e flasin as nuk e kuptojne. Ne nuk duhet me perserite gebimet e Europes, por me mesue prej arritjeve te tyne. A mos duhet me perserite gabimet e tyne sepse ato jane gabime te sofistikueme – europeane?????!!!!
    Por tue u kthye te fraza e Kadarese: "duhet me shkue drejte unisimit", ai mohon se Unisimi ka Ndodhe dhe pajtohet me mendimit tim se Gjuha duhet me u Integrue. ME SHKUE DREJTE UNISIMIT DMTH INTEGRIM sepse Unisimi nuk asht dicka qe blehet ne dyqan ose vendoset ne kongres. Ai asht dicka qe ndodhe si rezultat i integrimit natyral te tipareve e vecorive te ndryshme te dy versioneve letrare, si rezultat i unifikimit te te dy te folmeve. Kadare kundershton vetvetin kur thote se gjuha duhet me shkue drejt unisimit -- simbas Kadarese unisimi nuk ka ndodhe edhe.

    Por nqs unisimi nuk ka ndodhe, pse mos me e ba unisimin tash e me i mbylle gojen gjithkuj? Pse mos me i bashkue dy dialektet tash e me krijue nji gjuhe? Sepse Gjuha nuk asht hallve turke – miell, voj, sheqer, dhe wuala, hallve. Ne e kemi ba gabimin e unisimit nji here dhe nuk duhet me e perserite ma. Ne duhet me fillue me INTEGRUE gjuhen, me i dhane gjuhes nji ritem te nevojshem qe do te drejtonte te dy lumejte drejt nji shtrati te perbashket. Por jo si Unimsimi qe ka ndertue nji dige perpara lumit gege dhe e filtron ate ne lumin toske tue i humbe tiparet gege. Kjo asht deke e gjuhes, shpirtit, tradites gege. Kjo nuk i sjelle te mira as toskeve as gegeve as shqipnise. Dhe kjo asht bash aresyeja pse une jam kunder gjuhes se unisueme: sepse nuk e shof te miren e shqipnise ne te. Sikur ne shqiptaret te perfitoshim nga kjo, atehere do te ishem i gatshem me e sakrifikue traditen 3000 vjecare Iliro-Shqiptare, por une shof vetem dam. Shof Akademikun Kosovar qe tingellon i pacivilizuem dhe Cobanin Lab qe dingellon i civilizuem. Ky asht edhe paradokx ma i madhe e ma shkaterrues per kulturen e shpirtin shqiptar. Ne adhurojme injorantin dhe percmojme te urtin.
    _________________________________________

    Kadare:
    Pra, ėshtė njė aspiratė e vjetėr, e natyrshme, harmonioze, e detyrueshme,.
    _________________

    Koment

    Kadare e ka fjalen per unisimin e gjuhe
    Aspirate e vjeter:
    U desht stalinizmi me realizue aspiraten 3000 vjecare te shqitpareve. Aspiraten e Pirros e te Gentit. Kjo aspirate e vjeter qe ka evolue ne menyre te natyreshe per 3000 vjet, papritun pushoj s'evoluemi natyrisht dhe pati nevoje me sakrifikue gjuhen e 2/3 te shqipnise. Apo ishte edhe kjo aspirate sepse europeanet e kane ba kete? Po kur do ti bajme ne ato gjanat tjera qe kane ba europeanet. Kur do ti djegim cifutnit e jevgjit, kur do te bahemi te civilizuem, kur do te pushojme s'hangrunit me njani tjetrim si qent, kur do te pushojme s' munduemit me poshtnue njani tjetrin. Apo disave nuk u ka ardhe rradha edhe. S'parit perqafuemi komunizmin si europeanet, mandej degjenerueme gjuhen, mandej prostitucion, droga, klandestin......kultura pret! Te mjeret katoliket kur ti vine radha inkuizicionit, kane me e djege njani-tjetrin ne hell -- "si Europeanet".

    Apirate e natyreshme...
    Si mundet nji aspirate e natyreshme me u realizue me nji kongress. Asht turp me lejue vetvetin me mendue ne kete menyre. Kongresi asht bash e kunderta e aspirates se natyreshme. Ai ndalon evolimin natyror tue ba te plotfuqishme doren e pasigurte dhe gabim-ndjellese te njeriut. Por Kadareja e ka mire. Ishte nji aspirate a natyreshe deri me 1972, por qyshe atehere pushoi s'qenunit aspirate e natyreshe dhe u ba aspirate politike e hegjemoniste e nji grushti ..................... Me aspirate te natyreshme Kadare pohon edhe nji here se ai, ne menyre jo konshiente, asht kunder gjuhes se unisueme. Ai e verteton me kete shprehje se si njeri i civilizuem qe asht ai asht kunder shkaterrimit te proceseve natyrore nga dora dam-sjellese e njeriut sic ishte kongresi i '72.

    Asporate Harmonioze –
    Harmonizuese!? Me pase nji gjuhe te detyrueme, dashka me thane se populli asht i harmonizuem. Taman gjuha a PPSH - partia solli lirine, bashkimin, civilizimin, harmonine, prosperitetin. Hell! Man, this is real a hellish way of thinking!
    Yiedishet (hebrejt gjerman) kane te njajten gjuhe me gjermanet. Cudi se si i dogjen gjermanet ata, si nuk i pshtoi gjuha. Po kosovaret tane ne serbi e malcoret ne mal te zi. A nuk mesuen ata ne shkolle nji gjue me shkjaun. Si ka mundesi qe nuk duken aq te harmonizuem nga "pamja e jashtme". Por Kadareja me fjalen Harmoni e verteton edhe nji here se ai asht kunder gjuhes se unisume . Nji gjuhe e unisueme me te vertete sjedhe bashkimin e nji poppullit dhe jo ndamjen e tij. Por faktikisht gjuha e unisueme ka krijue nji kanal ma te thelle ne mes shqiptareve se Analdollaket e Shkjete bashke. E vetmja aresye qe kjo gjuhe qendron asht se Kozaket jane prape ne fuqi. Por sikur ikja e Anadollakeve e Shkjeve ka sjedhe zhdukjen e gjurmeve te egzistences se tyne, ashtu koha ka me shty kozaket ne Jon dhe gjurmet e egzistences se tyne kane me u zhduke si mos me qene --- sepse Geget jane te papushtueshem. Kjo ndodhe sepse keto 3 popullesi (anadollaket, shkjete, kozaket) nuk kane potencialin shpirtnor e kulturor me lane gjurme jo vetem ne vendet ku ata dominojne, por as ne vendet e veta. Prandaj jane gjithmone pre e diktaturave e shtypjes - e vetmja menyre qe ata munden me dominue ngaqe nuk kane as kulture as intelekt as urtesi. Perpara gjuhes se kozakeve kultura e kishte qendren ne veri dhe jugu ishte malarik, anadollak dhe i pazhvilluelm. Sot pllaka asht kthye persmbrapshti. Gjuha ban qe Akademiku i Prishtines ose Tiranes me tingellue si Malok, kurse injoranti i Kaninies qe ruan dhite 1500 metra mbi nivelin e detit dhe nuk din shkrim as kendim tingellon si akademik. Po e perseris se Geget as nuk jane Asimilue prej Romakeve, as Bizantineve, As Anadollakeve, As Shkjeve, dhe kozaket kane me pase deshtimin ma te turpshem deri me sot. Ne fakt ata do te jene te paret qe do te paguajne per kete tentative te gabueme, te panatyreshme. Te panatyreshme! Po si pra?! A ka gja ma te panatyrehsme se vllau me u mundue me krijue hegjemoni mbi vellaun, ne vecanti vellau i vogel mbi vellaun e madh -- fratericide!.
    ================================================

    Kadare
    Nė Shqipėri nuk u bė asgjė e jashtėzakonshme...
    ______________________________________

    Koment

    Asgja e Pazakonte? Si more? KuKu qyqja qe nuk te kendon mbi Krye. Gjaja me e pazakonte ndodhi ne Shqipni: Dhe kjo nuk ndodhi me '72, por u kunorezue ne '72. 50 vjet te evolimit natyror te shqipes, pra qysh perpara kongresit te manastirit e deri '45 u zune ne fyt, dhe u shpallen te padobishme. Ne vend te tyne nji gjuhe me themele politike e hegjemoniste zevendosoi evolimin natyral. Komisia e Shkodres e drejtoi gjuhen ne rruge te mbare. Nderhymje shume e matun dhe e ndertueme mbi arritje te dyja versioneve dhe jo ne shkaterrimin e njanit ne favor te tjetrit. Komisia letrare nuk e perqendroi gjuhen shqipe ne Shkoder, megjithese ata besuan se ky do te ishte vendimi ma i drejte ngaqe Shkodra asht i vetmi qytet ne shqipni qe flet jo dialekt por Gjuhen Letrare 500 vjecare te Gegeve. Por tue dashte me qene te drjete, ata venduen me e drejtue unifikimin drejte jugut. Ne vitet 40 nji pune e madhe ishte ba neprmjet letersies dhe shkodranja e tiransa/elbasansja, etj ishin afrue dhe njerezit kuptoheshin qarte me njani tjetrin. Hapi i dyte i natyrshem do te kishte qene me e Zhvillue Mandej Punen e Komisise --- Pra me kalue Shkumbinin dhe me fillue me u freskue me vlerat e gjuhes toske. Ne vend te kesaj, e pazakonshmja ndodhi, e panatyrshmja ndodhi, antishqiptarja ndodhi: Gjuha, qe ishte arritje e perbashket e rilindasve, pavaresise, dhe e Mbretnise, dhe qe ishte e vetmja arritje serioze ne lemin e letersise tone, u deklarue e dekun. Pa prite pa-mendue ajo u zevendesue me gjuhen toske. Si nuk qenka kjo e pazakonsheme? Ajo mohoi kongresin e manastirit, komisine e shkodres, punen e mrekullueshme qe Mbretnia Zogut bani per kulturen e gjuhen gjate jetes se saj. Permend Europen! Si do te dukej sikur gjermania me e rifillue processin e unifikimit te gjermanishtes edhe nji here sot. A nuk asht kjo e pazakoneshem. Asht bash kjo qe ndodhi ne shqipni. Processi i Integrimit u shemb dhe nji proces i ri hegjemonist e politik e zevendesoi ate, Unisimi – i bazuem kryekeput ne stalinizem – me ne ose kundra nesh.
    Nqs. kjo nuk asht e pazakonte, atehere as diktatura vete nuk ishte e pazakonte, as Enveri nuk ishe i Pazakonte, as kadare nuk asht i pazakonte.
    Gjinokastra asht ba simbol i Mallekimit te shqipnise. Nji qytet i gurte ku jetojne vetem shtriga e lugeten qe presin naten me zaptue qenjen iliro-shqiptare e me thithe gjakun e saje te paster european tue u mundue me kenaqe shirqin e tyne eruo-lindor, anti-european. Qyteti i gurte-i mallkuem dy here.
    ==============================

    Kadare
    "Pėrkundrazi, u bė ajo qė ėshtė bėrė nė tė gjitha vendet evropiane. "
    ______________________________

    Shume vende europeane e botnore kane be gabime te pafaleshme ne lidhje me unifikimin e gjuhes, kultures, nacionalizmit, races, fese, seksit, milingonave, sorrave, DIKUT, etj. Keto nuk jane aresye per ne me i perserite gabimet e tyne. Perkundrazi, ne duhet me mesue prej gabimeve te tyne meqe fatkeqesisht kemi rastin me fillue vone. Tue e bazue gjuhen ne nji zone te vendit, Europeanet e kane ba te veshtire ose edhe to pamujtun zhvillimin e zonave te tjera, jo vetem sepse ata nuk e kane kuptue gjuhen (perkthimin direkt te fjaleve) por nuk kane kuptue menyren e te menduemti te nji krahine tjeter dhe jane dasht vite e shekuj me integrue boten e tyne shpirtnore me nji gjuhe te re te imponueme. Si rezultat jane krijue dy gjuhe. Njeriu i thjeshte dhe njeriu i shkolluem. Dy bote te ndryshme, dy shpirta te ndryshme, dy casta te ndryshme. Kjo ka lehtesue dominimin e njerezve qe vine nga ajo krahine ose kaste dhe gjithashtu te njerezve qe jane te shkolluem dhe femijeve te tyne. Por kjo e ka ba shume te veshtire levizjen nalt ne shkallen shoqnore te njeezve qe gjuha e la mbas doret. Pra gjuha shitoi pjesen ma te madhe te popullesise Europeane ne favor te pjeses se vogel. Ky gabimn i pafalshem e trashanik nuk duhet lejue me ndodhe ne shqipni. Por ne fund te fundit ky gabim ne europe ndodhi ne Mesjete dhe jo ne shekullin 21. Fakti asht se shumica e gegeve, prej Elbasanit ne Malci te Madhe, prej Durresit ne Kosove kane me u rrite ne disavantazh. Natyrisht femijet e Qoses, Rugoves, etj, kane me pase mundesine me shkue ne shkolla te mira e kane me mesue tosknisht meqe prindet e tyne ne fund te fundit shkruajn tosknisht e gjithashtu flasin nji tosknisht te gjytyrueme, por shumica e popullesise tjeter do te rritet ne DISAVANTAZH TE THEKSUEM. Nqs kjo asht ajo qe disa shqiptare deshirojne me ba, atehere mue me mbetet vetem nji gja --

    “Ta dine gjithe bota mbare se mbas sodit, une nuk jam ma Shqiptar.”

    Por egziston edhe nji dallim tjeter ketu. Europeanet adoptuen gjuhen ma te zhvillueme. Nqs ne do te deshironim me pasue Europeanet ne gabimet e tyne, atehere Gegnishtja do te ishte gjuha e adaptueme e shqiptareve. Natyrisht ky do te ishte nji gabim po aq i madh sa ne rastin konkret te adaptimit te tosknishtes.

    Gjithashtu ky krahasim me Europen tingellon pak edhe ironik, ose ma mire me thane qesharak. Ajo qe ka ndodhe ne Shqipni me 1972 ka ndodhe ne Europe ne Mesjete.
    500 vjet vone munden me qene pak per Kadarene, por jane Kohet e Erreta per mue, dhe ne kohet e Erreta kane ndodhe shume gjane qe as nuk duhen perserite as nuk duhen marre si shembull.

    Gjuhet europeana jane imponue atehere kur diktatura e klasave te nalta (aristokracise) ka qene norm. Kjo nuk dmth se ne duhe me ba te njajtin gabim.
    Prape ketu Kadare kundersthon vetvetin sepse unisimi i gjuhes me Diktaturen e ’72 do te ishte aq i drejte per ne sot sa ishte ai ne mesjete ne vendet e europes -- Gja te cilen besoj se Kadare nuk e pranon. Si ka me e pranue Kadare qe ne me ba nji gabim mesjetar, qoft ai edhe "gabim european"?
    Duhet shtue edhe nji pyetje tjeter. Cila asht europa e Kadares? Era europeane e ka shty Kadarene prej Institutit KOMUNIST Gorki ne Moske ne Rrethet Socialiste te Frances. Per disa, si pune ime, ajo cka Kadare quan Europe mundet me qene ckado, por ajo qe jeton Kadare asht Marksizem, dhe per mue Marksizmi nuk asht as European as perendimor. Ne fakt nuk asht European sepse nuk asht perendimor. Si gjuha jone “e unisueme”, pjelle e tij, marksizmi asht nji pikpamje qe nuk pranon as gabimet as kritikat as unk merr parasysh anen te cilen ata e quajne antagoniste.
    =====================

    Kadare
    Kongresi ėshtė njė nga forumet qė ka marrė pjesė nė kėtė gjė.
    ------------------------------------------

    Koment
    Vene re se si Kadare kndershton vetvetin prape. "Me marr pjese", dmth. me qene pjestar i nji debati. Por.... POR.... ajo qe ka ba kongresi ka qene jo pjesmarrje, por VENDIM, diktature ndaj kujtdo qe ka jetue mbrenda kufinit shqiptar. Asht e drejte se sikur kongresi te kishte qene nji pjese e aktiviteteve te unifikimit te gjuhes, ai do te kishte qene vetem Gabim ose jo gabim por nji pikpamje "e vecante". Por asht bash kjo ajo qe e ban kongresin Mallekim per 2/3 e shqipise sepse kongresi pranoi vetem ata Kosovare ose Gege qe Zbatuen me rreptesi parimet e tij staliniste dhe hegjemoniste. Dhe kongresi nuk ishte si qellim pjesmarrjen ne Evolimin e Gjuhes, por Eliminimin e Kultures Gegeve ne Evolimin e Gjuhes, nepremjet dis-evolimit natyral te gjuhes shqipe.
    Kongresi '72 asht bash e kunderta e pjesmarrjes. Deri ne ate kohe kosovaret shkruanin gegnisht, shume gege te shqipnise shkruanin gegnisht gjithashtu. Ma shume ne art (sidomos shkodra) dhe folklori. Ne fakt ishte bash kambngulja e gegeve me shkrue e fole gegnisht dhe adoptimi i gegnishtes ne Kosove qe i bani tosket me ndermarre nji Kongres-total-anti-gege. Kur te gjitha metodat e perdoruna nga diktature komuniste nuk arriten me shue deshiren e gegeve me fole e shkrue ne Gegnisht, atehere lindi nevoja e nji kongresit ne mbikqyrjen e rrepte te partise komuniste, i cili do te deklaronte gegnishten anakronike, arkaike, dhe armike. Mbas kongresit, direktivat a partise qene te qarte: Te gjitha shtypshkronjat shqipe do te publikojne vetem libra tosknisht, shkollat do te flasin tosknisht, shkrimtaret, qofte edhe gege do te shkruajne tosknisht.

    SHKURT KONGRESI I '72 DEKLAROI SE GEGNISHTJA KE DEKE
    Ata vendosen me mbajte nji Kongres qe NDALONTE PJESMARRJEN E GEGEVE NE EVOLIMIN E GJUHES SHQIPE. Me ligje ... ME LIGJ....ata i ndaluen femijet e gegeve me mesue gegnisht ne shkolle. A nuk asht kjo nji anti-pjesmarrje? A nuk e ban kjo kongressin anti-evolues te shqipes dhe mohues te gegnishtes. vazhdo
    =========================

    Kadare:
    "Partia Komuniste donte tė merrte patronazhin e saj, tė merrte lavdinė, se ėshtė ajo qė e krijoi Gjuhėn e Njėsuar Shqipe, gjė qė s'ėshtė e vėrtetė, sepse gjuhėn e njėsuar nuk e krijon kurrė njė regjim politik, njė parti ose njė diktaturė."
    ________________________________________________

    Koment:
    Vene re se si Kadare mundohet me djallezi me e fajsue partine komuniste, por edhe me thane se ajo banji nji pune te mire. Pjesa e pare e ketij paragraf fajson partine per QELLIMIN, por jo per ate qe bani -- vene re: Partia Komuniste donte tė merrte patronazhin e saj, tė merrte lavdinė, se ėshtė ajo qė e krijoi Gjuhėn e Njėsuar Shqipe............(vazhdon ma poshte).. Pse e fajson ai partine VETEM per Qellimin dhe jo per ate qe bani? Kush po ven ne dyshim moralin dhe etiken e saj ne lidhje me gjuhen ose ne pergjithesi. Sepse, Kadare nuk dmth se unifikimin e bani partia. Sepse nqs ai e pranon kete, atehere ai ka pruanue se kongresi asht i padrejte ndaj 2/3 te shqinise. Me djallezi, ai a modifikon mendimin e tij dhe thote se: (vazhdim) gjė qė s'ėshtė e vėrtetė, sepse gjuhėn e njėsuar nuk e krijon kurrė njė regjim politik, njė parti ose njė diktaturė.
    Vene re djallezine e Marksistit Kadare. Ai nuk e ka pasunin shpirtnore, thellesine e mendimit, valen e ndjenjes, me hjeke dore prej gabimit qe ai ma shume se askush po ban ndaj 2/3 te shqipnise. Ai thote se partia nuk mundet me krijue gjuhen. OK! Le ta besojme kadarene per nji Moment? Por le t'i bajme nji pyetje? Sikur regjimi komunist mos te ishte ne shqipni, cili dialekt do te dominonte sot? Pergjigje. Asnjani! Ashtu si ne kohe te Mbretnise, te dyja dialektet do te ishin zhvillue perkrah njani tjetrit dhe do te ishin ne hapat e pare te Integrimit. Naytrisht Gegnishtja do te ishte shume ma perpara sepse ajo asht shekuj ma e zhvillueme se tosknishtja.
    Kjo asht edhe aresyeja qe Integrimi duhet me fillue tash. Para climirit Tosknishtja nuk ishte e zhvillueme aq sa Gegnishtja dhe integrimi do te kishte qene i pabarabarte. E vetmja gja e mire qe erdhi si rezultat i te keqes se '72 asht se ai e vuni Tosknishten ne Prozak dhe tash tosknishtja i asht afrue gegnishtes. Aresyeja pse njerezit nuk e shofin kete asht se Gegnishtja sot persot nuk ka as shkrimtare as lexues. Por kjo nuk dmth. se i ka humbe vlerat. Sot Gegnishtja asht ma e forte se kurre sepse shume struktura te saj dhe fjale jane zhvillue gjate 50 vjeteve te fundit npermjete tosknishtes. Sot ato jane te humbuna, por ato mundet me u "perkthye" prape ne gegnisht.
    Noshta, Kadare don me marre flamurin e krijuesit te shqipes. Ai don me e shenderrue ate qe diktatura e bani me dhune ne nji merite personale te tij. Nqs partia nuk e krijoi gjuhen e re, atehere kush? Shkrimtaret shqiptare? Po cili asht ai shkrimtar shqiptare qe ka dhane ma shume ose te pakten asht ma popullor qysh ne '72. Kadare! Vene re se egoizmi i tij i pashoq pranon me pervetesue meritat e nji diktature-injorante vetem e vetem qe me mbete ne histori. Ai arrin deri atje sa me e mashtrue vetvetin se populli nuk ka me e gjete te verteten e gjuhes, e keshtu ka me mbete "Ai", kadare si themeluesi i shqipes se re. Por nqs ai e don kete merite ne po ja japim, dhe atehere historia ke me e denue jo vetem per mungese talentit ne hulumtimin e problemeve shqiptare, por edhe si dora e djathte e partise. Sepse ne fund te fundit kush e bani e kush e cbani gjuhen e soteshme nuk ka randesi. Randesi ka se ajo ishte iniciative dhe direktive e PPSH dhe se ne menyre barbare, taman si injorantet e mesjetes la ne harrese 2/3 e shqipnise. Nqs kadare me shkrimtaret e bane kete, atehere atij i lumte, dhe kjo verteton bash piknisjen e kesaj analize, se Kadare po vazhdon me besnikni rrugen anti-gege te PPSH. Tash ai hapun po don edhe me e marre persiper poshtersine e gjuhes ndaj gegeve. Ndoshta talenti i tij qendron vetem ne aftesine me tregue histori, pra ne perdorimin e gjuhes imagjinative, por jo ne aftesine me hulumtue e me zbulue te vertetat e njerezimit. Ndoshta edhe talenti i tij i rralle artistik asht nji aksident, c-rregullim, fatkeqesi.
    ____________________________________

    Kadare:
    Por, ajo [Partia/Kongresi '72] e mori nė patronazh dhe u sugjestionuan tė gjithė, duke e pranuar kėtė mashtrim.
    ------------------------------------

    Kush ishin te gjithe? Xhuvani dhe Cabej nuk u mashtruan. Tahir Kolgjini shkroi kunder unifikimit ne shtypin kosovar. Ernest Koliqe vazhdoi me shkrue ne Mergim ne Versionin Letrare Gege. Martin Camaj punoi gjithe jeten per Integrimin e shqipes tue e injorue Kongresin, Arshi Pipa i dekikoi nji pjese te jetes tij luftes anti-kongres-'72. Artistet e Veriut vazhduen me fole versionin letrar gege. Kush asht "te gjithe"? A mos dmth te gjithe Komunistet e Jugut dhe Nacionalistet Kosovare, dhe nji tube marksistash gege? Kush asht "te gjithe". Pse e fute 10 milion shqiptare ne nji pergjithesim te tille? Jo te gjithe ishin komuniste, marksiste, staliniset, leniniste, enveriste si kostallari, kadare, shkurtaj, agolli, siliqi, etj.
    Kur thote te gjithe kadare tergon se ai prape mendon ne menyre totalitare. Edhe pse ai asht marksist i hapun, ai nuk e pranon se asht per diktature, por ne fakt ai asht diktator i vertete. Si guxon ai me thane "Te Gjithe Ne"? A mos perfshin kjo edhe ata qe ishin te persekutuem ne interrnime, burgje, te vrame e pushkatuem prej rregjimit. A ishin edhe keta te mashturem. Kadare me shoke nuk ishin te mashtruem prej komunistave. Ata e perkrahen me deshire dhe sot prape jane marksista. Te vetmit qe ishin te mashtruem ishin Kosovaret ne Serbi, Tetovaret Ne Maqedoni, dhe Malcoret ne Mal te zi. Ata jane lejue me pa vetem reklamat bombastike, parudhat per partine e brohoritjet per enverin. Ata ishin te mashtruem, por Kadare ka qene bashkpunetor i '72 dhe sot ai e mbron ate me "nder" si marksist, anti-gege i vertete.
    -------------------------------------------------

    Kadare:
    "Nė tė vėrtetė, duke qenė nė ndikim tė regjimit, nė Kongres u bėnė edhe gabime"

    Gabim = dicka e bame padashje
    Diktature = Shtypje me qellim
    Mohim = Denim me Vdekje
    Hegjemoni = Grabitje e burimeve kulturero, shpirtnore, ekonomike, etj.

    Letrari ma i madh i Tosknise ka probleme te medha me fjalroin shqip.

    Kongresi nuk bani gabim. Ai ishte nji nga arritjet me te medha anti-gege. Ndoshta ma e madhja. Ai vrau gjuhen gege, e si rezultat shpirtin gege. Keshtu qe gega nuk mundet ma me e ndigjue thirrjen e Qenjes se tij sepse ajo nuk kushtron Kozakce. Gabim? Si ka me qene gabim nji kongrass. Gabim asht me u kthye majtas ne vend qe me ece drejte, gabim asht mi i ra dikuj ndesh dhe me i derdhe kaven ne kemishe te bardhe. Dhe mbas gabimit vjen gjithmone shprehja: “Me fal, pa dashje” Keshtu qe nqs Kongresi i ’72 dhe pasuesit e tij, pra ata qe po zbatojne ato vendime me rigorozitet, duhet me e pasue gabimin me sjelljen e njeriut te civilizuem: “Me fal, padashje, ishte gabim.”
    Kadare flet per Kongresin ’72 sikur ai vete mos me qene pjese e tij, skur Kadare mos me zbatue per cdo dite vendimet e kongresit ’72. Kongresi dhe Kadare nuk jane dy gjana te kunderta, dy gjana te ndryshme, ato jane nji dhe vetem nji. Kongresi nuk shkroi romane as drama as poezi. Ai vendosi direktivat a gjuhes, te cilat Kadare i zbaton me rogorizitet. Nqs e pranojme se Kadare zbaton rretullat e gjuhes se unisueme, gja qe mundet me u gjente ne librate e tij, atehere ne pranojme se keto rregulla erdhen si rezultat i kongresit. Ne kete menyre ne shofim nji simbioze te kongresit the Kadare, dy qenje qe jetojne bashkarisht dhe ushqejne njani tjetrin. Kongresi mban te gjalle Kadarene, Kadareja mban te gjalle Kongresin ’72. Keshtu qe Kongresi ’72 dhe Kadareja jane nji, e njajta qenje, pra gjuha e unisume. Por nqs i referohemi fjales se kadares se Kongresi ishte nji gabim, atehere I vete po ban gabim tue zbatue direktivat e ketij kongresi, the si Gentelmen qe ai pretendon me quen, atehere I jo vetem qe duhet me kerkue falje per gabimin e tij dhe ne emen te Kongresit ’72 ngaqe ai ka zbatue direktivat a PPSH nepermjet ketij kongresi , por duhet me hjeke dore nga keto pikpamje anti-gege qe Kongresi ka frymezue ne muzen e tij.

    ------------------------------------------------------

    Kadare:
    "U bėnė gabime, por jo tė asaj natyre dramatike ose tragjike sa pėr ta mohuar atė dhe pėr ta rikthtyer procesin gjuhėsor 30 e sa vjet prapa, sepse kjo do tė ishte njė humbje e jashtėzakonshme pėr kulturėn shqiptare."
    ------------------------------------------------------

    Ky nuk asht nji kethim mbarapa. Ky asht me zbulue ato qe propoganda marksiste ka mbulue me qellim me mashtrue 2/3e shqiptareve. Me qite ne shesh gabimet e 30 vjetevethe jo me humbe arritjet e 30 vjeteve. Shkuamja mbrapa asht humbje por perfitim, korrigjim i asaj qe asht ba gabim. Sa me shume te rrine gabimi pa u riparue aq ma i rrezikshem bahet. Reziku ma i madh asht ai qe po na ofron Kadare - me harrue gabimet e kongresit, me mashtrue vetvetin tue thane se gjuha nuk u diktua nga partia/kongresi por prej vete shqiptareve. Kadare don me e kthye krimbin qe asht ne siperfaqe ne nji teje te rrezikeshem qe hin ne zemer te gjuhes dhe e bren gjuhan ne menyre te lireshme, e tepakontrollueme, e te patrazueme. Ai don me e kethye bakterin ne virus. Ai don me kethye flamen na azem bronkiale. Don me i marre frymen gegnishtes sepse ne kete menyre shkrimet e tij toske do te kene market edhe mbas dekes tij.
    Ai nuk kujdeset per perjetesine gjuhes, por per perjetesin e kadares.
    Ai nuk mundohet me zbulue te verteten e gjuhes, por me injektue te verteten e Kadares.
    Ai nuk don me e pastrue gjuhen prej diktatures, por don me e semu gjuhen me marksizem.
    Ne nuk duem me u kthey mbrapa. Ne i pranojme me gjithe qef arritjet e 30 vjeteve por edhe me ma shume qefe ne korrigjojme gabimet e tash-30-vjeteve. Gegnishtja ka mbete ne vend tash 30 vjet dhe ajo duhet me shkue perpare nqs Gaga done me ece e jo me ndeje ne vend. Gegnishtja asht si nji makine e mbetun ne balte. Ne nuk duem me u kthey mbrapa, por duem me shkue e me e ndeze motorrin e fishtes e bogdanit, dukagjinit e skenderbeut, camajt a pipes. Ate duem me ba. Shqipja asht si nji Kompjuter me dy CPU, por vetem njani i punon. Ne duem me i ndeze te dy, me shtue shpejtesin. Ajo qe thote kadare asht sikur me thane, most e ven ne pune processoring e dyte. A nuk asht ky gabim fatal. FREAKING FATAL!!!!!?????
    -----------------------------------------------------------------------------

    Kadare:
    "Gabimet qė u bėnė, pra, nuk janė tė asaj peshe qė mund tė pėrligjin njė kthim prapa. Kthimi prapa do tė ishte, vėrtet, njė dramė e rėndė pėr kulturėn shqiptare, do tė krijonte probleme tė jashtėzakonshme, tė cilat do tė donin edhe gjysmė shekulli pėr t'u zgjidhur."
    -------------------------------------------


    Pesha e gabimeve. Gurin i pendimit. Kadare ka ba gabimin, por nuk don me e mbajte Gurin e pendeses. Ai don me qene krishti shqiptare, por nuk don me mbajte kryqin. Ai don me shkrue biblen shqiptare, por jo me u gozhdue ne kryq. Ai harron, se krishti gozhdoi vetin ne kryq- pra me deshire dhe jo vetem per popullin e Izrealit por per te gjithe boten. Kadareja don me qene Krishti Toske por me u njofte edhe si Krisht Gege. Kjo nuk ban. Ai ka udhetue Kalvarin e pasuesve te '72, tash duhet me marre perpjete Kalvarit te Integrimit nqs ai don me mbete ne historine letersise e konshiences shqiptare si KADARE, prendryshe ai do te mbesin kadare.

    Gurin i rande peshon ne toke te vet. Por e kunderta do te ishte Gabimi i Rande peshon teper lehte ne konshiencen e atij qe nuk e pranon gabimin. Ai nuk e ndjen gurin e rande te gabimit se gabimi nuk peshon ne shpatullat e tij. Ai asht bashkpunetor ne gabim, ai po e thellon gabimin percdo sekond, gja qe tregon se ai nuk e ka kuptue gabimin edhe. Gabimi SHUME i rande. Ai peshon ne shpatullat e femijes qysh perpara se me le. Qyshe ne barkun e nanes femija e ndjene kontradikten ne mes gjuhes qe perdore nana e tij kur ajo lemon barkun e ne gjuhen qe ajo ndigjone nga aparatet elektronike. Ndoshta femija mendon se e ama asht nji Malcore apo Kosovare e interrnueme ne Tepelene a kenetat e Fierit e Lushnjes. Ai rritet ne mes te kontradiktes ne gjuhen e zakonet e doket e shpise qe jane gege e shqiptare dhe gjuhes ne shkolle qe asht tosknishte e perzieme me marksizem. Ai jeton ne nji kontradikte. Rritet ne kontradikte. Brumoset n enji kontradikte te panevojshme. Ndryshe flet ndryshe lexon. Ndryshe flet me shoket, ndryshe shkruan ne leter. Si notari i lodhun qe e shef se po mbytet ne lum dhe nuk ka fuqi me ca rrjedhen por shkon ku e degdise vala, ashtu edhe ai jeton i mbytun ne lumin e kontradiktes se Qenses Shqiptare --- pa shprese. Ne njanen ane trupi e shpirti i tij deshrion me qene geg-shqiptare, ne anen tjeter nji lum shtypit e elektroniket e mbyte Qenjen e tij gege. E shiton shpirtin e tij. Ai e kupton se gjuha duhet nderrue opet, njashtu si notarit te lodhun i duhet me dale prej ujit, por ai nuk ka ma fuqi. Qenja e tij demoralizohet prej trysnise dhe fillon me ra ne gjume – gjume te perjetshem. Kjo asht edhe ajo qe kadare me shoke kerkojne, nji gjume te perjetshem te Qenjes gege. Sot mbas 500 vjetesh lufte me anadollakun, shekuj perpjekjesh me shkjaun, dekada nen kallashnikovin e kozakut, Qenja Gege asht e shitueme. Udheheqesit shpirtnore te Kesaj Qenje Gjigande jane sharlatan e analfabete. Edhe atat qe dine me shkrue e lexue, nuk kuptojne gegnisht. Tue mos kuptue gegnishten ata nuk kuptojne vetvetin, se qenja e tyne nuk asht gja tjeter por nji Qenje qe Kofizohet ne Kohen E Egzistences se Qenjes Gege. Gjuha sot ashet ORA E GEGEVE. Ata nuk munden mi i peshtue kesaj Kohe as nuk munden me e Ndryshue kete Kohe. Ata sharlatane gege qe perkrahin denimin me deke te qenjes gege, mundohen me i ike kesaj qenje, mundohen mos me e ndigjue zanin e saj qe KUSHTRON prej fundit te shpirtit, por ajo vazhdon me thirre. Dhe zani i saj i trembe ata se ajo nuk vajton, nuk kerkon meshire, nuk don keqardhje. Ajo ushton thelle ne lahuten e malcorit, dridhet e ndezet flake ne kangen e mujit, vringellon ne doren e sknenderit, krenohet ne kunoren e mbretit, pergjaket me shkjaun ne token e bekueme te drenices. Ajo i frikeson keta sharlatane dhe i ban me ike prej saj, me ike prej vetvetit, me krekue shprese jasht kesaj qenje, por tue qene se njieru nuk mundet me i ike vetvetit, ata jetojne nji kotradikte, tue qene se lumtunia asht mbrende dhe nuk kerkohet ne ideale sterile sharlatanesh qe shfrytezojne patriotizmin e popullit tone vetem e vetem me perjetesue vetvetin, ata jetojne nji jete te deshperueme e kontradiktore. Keta sharlatane shume shpejt do ta ndryshojne pllaken ashtu si Kadare e nderroj prej ne Komunist ne Socialist e tash ne Patriot. Vene re se si vete kadareja ke jetue nji jete-ne-ikje. Ai vrapon i frikesuem prej hijes se vet. Ai vrapon drejt asgjasise, sepse ajo asht bash ajo qe veprat e tij kane me u ba per-se-shpejti kur gjuha shqipe te Integrohet Perkitazi me menyren qe tash do kohe pu ju ofroj bashkombasve te mij, por ata nuk kane thellesine e as largpamesine e duhun me kuptue.


    Sa te medha ishin arritjet e Gjuhes se Unisueme per Geget? (Tash 30 vjet)
    nqs dona me mbijetu ne nji bote pa kufi ku mbijetesa asht thjesht nji deshire per disa dhe Vullnet I Qenjes per disa, duhet me e ba tradite pranimin e njani-tjetrit. Nuk duhte me egzistue as dallimi ma i vogel me mes geges e toskes, por tue qene se ne po i shofim padrejtesinat qe njani grup i ban tjetrit, atehere mbijetesa dhe igzistenca a nji popullit ilir do te pushojne s'qenunit. Gjuha asht ajo qe na ka nda pergjyse, ndoshta feja do te jete ajo qe do te na ndjane 3 ose 4 pjese. Pore tue shkue mbrapa te tradita e urtesise e drejtesise, te tradita a lidhjes biologjike dhe e egiistences shekullore. Tue u zhyte ne Lumin e Urtise - Cemit --- ne mundemi me mbijetue.
    Por sot mbijetesa e jone duket se po kalon kohen e saje ma te zymte. Mborjtesit e padrejtesise sot jane iniciatoret e dasise ne mes nesh. Ne emen te Gjuhes ate mbrojne padrejtesine ndaj 2/3 te shqipnise. Vone a heret, per patriotet dhe jo-patriotet, per nacionalistet dhe sharlatanet, kjo ka me sjelle ndasine ndermjet nesh.
    Sot ne nuk na duhen filozofinat e psikologjinat, e as formulat e probabilitetit. Sot ne kemi nevoje per urtine 3000 vjecare te Ilireve ---- PADREJTEISA SJELLE DASINE
    ------------------------------------

    Mimoza Cika: Cilat janė ato gabime qė u bėnė nė Kongres, pėr tė cilat po flisni ju zoti Kadare?

    Kadare:
    "Gabimet qė u bėnė nė Kongres - kanė qenė se njė grup shkencėtarėsh stalinistė, gjuhėtarė stalinistė, pėr fat tė keq ka pasur tė tillė, u pėrpoqėn aq sa mundėn tė ndikonin, nė ēdo mėnyrė, qė ta nėnvleftėsonin fondin, pasurinė e fjalorit, tė njėrit prej dy dialekteve kryesore, atė tė gegėrishtes. Nė mėnyrė gati tinėzare, duke bėrė sikur harruan, duke bėrė sikur iu shpėtoi, duke bėrė sikur nuk iu ra nė sy, lanė jashtė fjalorit, qė u hartua fill pas Kongresit tė Drejtshrimit, njė pjesė tė madhe tė pasurisė gjuhėsore. "
    ---------------------------------------

    Koment:
    Vene re se si Kadare e fashite valen anti-gege te kongresit ’72. Shkrimtare stalinist. E vertete se ishin shkrimtare e linguiste ne kete kongres, por jo pse ata ishin linde stalinist ose se e kishin perkrahe stalinizmin me dehsire. Kongresi ishte direktive e partise staliniste, dhe shkrimtaret e linguistet e asaj kohet ose ishin vegla te PPSH ose ne burg ose nuk mundeshin me shkrue.
    Shkenctaresh Stalinist? Paska edhe shkence staliniste tash?
    Gjuhe tare Stalinist? Edhe gjuhetare stalinist?
    Keta “Stalinist” u perpoqen aq sa munden me poshtnue gegnishten, simbas Kadarese. Aq sa munden? Po kush i ndaloi mos me ba ate qe ata deshten? Kush? Cdo njeri qe do te kishte guzue me shprehe vetem pakenaqesi do te kishte hi ne burg. Eqerem Cabej dhe Aleksander Xhuvani, te cilet shprehen pakenaqesi, pshtuen prej burgut vetem e vetem se e mbyllen gojen ne kohe dhe ishin favorite te kultures shqiptare.
    Simbas kadarese kjo u ba ne menyre Tinzare? Kjo asht cemduni e vertete. Asgja nuk u ba ne menyre tinzare. Direktivat ishn te qarta: Shkimja e gegnishtes. Nqs kundershton atehere do te shpallesh anmik i popullit dhe do te shkosh ne burg.
    Simbas kadarese kongresistet bane sikure harruan. Ne asnji menyre nuk harruan por nuk kishin rruge tjeter pervec zbatimit te direktivave te PPSH. Sa e kollajte i duket kadarese me kundershtue tash, por mendo per Fail Paciramin, Todo Lubonjen, etj qe u burgosen per ide te cilat PPSH nuk i pelque, thjeshte nuk i pelqeu.
    Simbas kadarese krimi asht se lane jashte fjalorit fjalet gege. Kadare asht tinzar ketu dhe jo kongresi. Kush tha se fjalet gege jane lane jashte. Ne fakt simbas Arshi Pipes fjalet gege jane ma te shumta se fjalet toske ne letrare. Por kjo nuk ka randesi. Fjale gege fjale toske cfare randesiet ka? Asnji randesi? --- Randesi qendron ne strukturen dhe fonetiken e gjuhes. Por sic duket kadare nuk ka njoftuni te nevojshem rreth linguistikes ose, ne menyre tinzare, ban sikur nuk din.
    Vene re kete fjale: Rere. Pra rana e plazhit. Ne tosknisht, per aresye qe une nuk i di, nuk mundesh me thane Rerishte, por duhet me perdore fjalen gege Ranishte. Sic shihet, Tosknishtja/letrarja nuk ka evolue mjafte me perdore kete fjale ne menyre dinamike dhe si rezultat do te ishte e logjikshme qe me perdore gegnishten ne te dyja rastet -- Rane dhe Ranishte. Por fatkeqesishte tendencite anti-gege nuk e lejojne kete. Duhet me thane Rere dhe Ranishte. Si mundesh me e ndryshue rrajen e fjales Ranishte pa deformue gjuhen? Well, simbas letrares duhet bash me e deformue fjalen sepse duehet qe fjale ame tingellue tosknisht.
    Ajo qe bani kongresi nuk ka asnji lidhje me fjalorin. Ajo qe ishte e padrejte per gegnishten asht struktura, morfologjia, sintaksa dhe fonetika e gjuhes. Gegnishtja u perdor vetem kur tosknishtja nuk kishte potencial shprehes.
    Vene re rastin e paskajores. Me paturpesine ma te madhe, letrarja quan Paskajore Veten e Pare? Po pse mos me e perdore paskajoren e cila asht forma ma shprehese dhe dinamike e foljes? Aresyeja: Sepse tosket nuk kane paskajore. Kjo te ban me dyshue ne vete dinamizmin dhe vitalitetin e gjuhes toske. Si mundet nji gjuhe me pase skaj sikur me qene shkence egzakte? Ne asnji menyre. Gjuha asht si arti, si filozofia. Ajo nuk ka skaje egzakte.
    Kjo, pra fakti se tosket nuk kane paskajore i ban ata edhe si popull ma statik se geget. Vene re se si vrapojne mbas ideve te huaja tash 500 vjet pre turqve te konvertimi ne ortodoks sot. Kjo vjen sepse ata kerkojne shkencen egzakte te mendimit. Te mjeret do te kishin pshtue prej kesaj sikur te kishin lexue filozofin gjerman Leibniz. Nuk ka shkence egzakte as ne memdim as ne ndjenja as ne art as ne filozofi as ne gjuhe. Ky asht edhe dinamizmi i vertete i jetes qe e ban te vlefshme egzistencen ne toke. Sikur gjithcka me u ba egzakte/statike/jo-dinamike, atehere njerezit kishin me vra vetin per-cast.
    _________________________
    Don't believe a word I said

  9. #509
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Te kujt jane keto komente sharlatane?

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Te kujt jane keto komente sharlatane?
    Kto komente jan analiz modeste e tipit t'ni gege zemer plast .
    Komenti asht perkthim i nje interviste kushtue shpirt'navet te ndjere te shkrimtarve gege te cilt ja sollen nje Malcori per tjau perkthy ne gegnisht e me i qetsue shpirtnat .
    Shof vetem nje emen Javan , emna te kti soji mbajn vetem shkiet.
    Cka i bie kjo sharlatan ,di personi qe m'shifet pas nikut tuej te flet shqip ,apo duhet perkthim.
    Mos po vete xhelati per t'tubue akuzat me vazhdue me internue shpirtra te lire te gegenis ,sepse gegnia kane vdek,kan vdek e tash kush mbeti t'na ngushllojn me fjale ngushellimi postmortnore .
    Paqin ndjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gega i vogel : 08-09-2009 mė 03:21

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •