Close
Faqja 5 prej 53 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 529
  1. #41
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Kjo shprehje me kujton levizjen afro-amerikane te viteve 60-te: "Black is beautifull."

    Nuk dihet perse eshte zgjedhur pikerisht kjo shprehje, dhe cfare do te thote. Mund te besh shume aludime, dmth gegerishtja eshte e bukur te tjerat jane te shemtuara? Fantazi e lire per aludime.
    Lioness, sa e shoh une s'paska arsye per te ndezur driten e alarmit.

    Shume thjesht eshte e thene "Gheg is beautiful", gje qe eshte shume e vertete dhe nuk eshte shkruar asgje kunder toskerishtes. Derisa dicka e tille nuk eshte e thene, nuk ka nevoje te merret menjehere si anti-dialektit tjeter. Mua personalisht nuk do te me pengonte nese do te shihja nje titull apo mbishkrim "toskerishtja eshte e bukur".

    Une mendoj se Migjeni nuk ka gje kunder toskerishtes, por tere kete "lufte" ai qe ben eshte t'i jepet vendi i duhur dhe meritor nje dialekti kaq te bukur si gegenishtja dhe qe nuk e ka per momentin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 05-02-2008 mė 12:53

  2. #42
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Une mendoj se Migjeni nuk ka gje kunder toskerishtes, por tere kete "lufte" ai qe ben eshte t'i jepet vendi i duhur dhe meritor nje dialekti kaq te bukur si gegenishtja dhe qe nuk e ka per momentin.
    Rina, kush ka ndaluar ke te flase dhe te ruaj dialektin perkates? Veprat e Fishtes, Migjenit (atij pe verteti) etj si studiohen ne letersi? Te "perkthyera"? A nuk gezojne respekt te plote jo vetem ne sensin e letersise por per rendesine historike e patriotike?!
    Shiko, ne cdo shtet ka dialekte, por gjuha zyrtare eshte nje. Ato dialekte nuk jane zhdukur, apo nenvleresuar. Dhe e nenvizoj larmia e kengeve, folklorit, letersise, gjuhes se folur ... jane pasuri kombetare, dhe nuk jam aspak per asimilim ne ate aspekt. Por ne fund te fundit, do kete vetem nje gjuhe zyrtare.

    Pastaj, te mos mendojme se gjuha zyrtare eshte perfaqesuese e rrepte e toskerishtes. Perkundrazi, ka shume fjale e shprehje qe s'jane perfshire.

    Dhe problemi tjeter qe kam une me idete e Migjen Kelmendit, eshte se nuk thote cilen "gegerishte" do te beje zyrtare. Se nga Mitrovica e deri ne Elbasan, ka nje mije e nje variante te gegerishtes.

    PS: Sa per aludimet mbi "gheg is beautiful" jam shprehur me larte, fantazi e lire. Secili/a mund te arrij ne cfaredo perfundimi.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-02-2008
    Postime
    29
    Eshte fatkeqesi qe gegerishtja pushoj se shkruari e studiuari prej dekadash me radhe.Me e keqja eshte se tashme them qe eshte shume vone te ndryshohet ndonje gje.
    Personalisht jam shkodran dhe nuk me behet te shkruaj ne gegerisht se ne fund te fundit nuk ekziston nje gegerisht e drejtshkruar sot per sot.
    Me sa di une para se te vendosej perfundimisht gjuha letrare mendohej te merrej per baze dialekti i Elbasanit,qe mund te quhej nje dialekt i ndermjetem,as gege e as toske.Ne fund u vendos per dialektin e xhaxhit ,kuptohet por qe nuk ishte dialekti i te gjithe shqiptareve apo jo?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lointain : 05-02-2008 mė 20:24

  4. #44
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Rina, kush ka ndaluar ke te flase dhe te ruaj dialektin perkates? Veprat e Fishtes, Migjenit (atij pe verteti) etj si studiohen ne letersi? Te "perkthyera"? A nuk gezojne respekt te plote jo vetem ne sensin e letersise por per rendesine historike e patriotike?!
    Shiko, ne cdo shtet ka dialekte, por gjuha zyrtare eshte nje. Ato dialekte nuk jane zhdukur, apo nenvleresuar. Dhe e nenvizoj larmia e kengeve, folklorit, letersise, gjuhes se folur ... jane pasuri kombetare, dhe nuk jam aspak per asimilim ne ate aspekt. Por ne fund te fundit, do kete vetem nje gjuhe zyrtare.

    Pastaj, te mos mendojme se gjuha zyrtare eshte perfaqesuese e rrepte e toskerishtes. Perkundrazi, ka shume fjale e shprehje qe s'jane perfshire.

    Dhe problemi tjeter qe kam une me idete e Migjen Kelmendit, eshte se nuk thote cilen "gegerishte" do te beje zyrtare. Se nga Mitrovica e deri ne Elbasan, ka nje mije e nje variante te gegerishtes.

    PS: Sa per aludimet mbi "gheg is beautiful" jam shprehur me larte, fantazi e lire. Secili/a mund te arrij ne cfaredo perfundimi.
    Lioness, edhe dialekti toske ka shume variante (vlonjat, gjirokastrit, korcar, etj.).

    Une mendoj qe gjeja e pare qe duhet te kemi parasysh dhe kujdes shume te madh kur flasim per gjuhen zyrtare, eshte uniteti kombetar. Prandaj, nuk mendoj qe do ishte ide e mire sikur te kishim me shume se nje gjuhe zyrtare tani, sepse kjo do zbehte shume unitetin kombetar. Nese vertete duhet adresuar kete problem te gjuhes shqipe, atehere ky adresim do duhej te bente nje rishikim te standardit te sotem dhe futje edhe te elementeve gegnishte per ta baraspeshuar sadopak ndikimin e dy dialekteve dhe te kemi nje gjuhe zyrtare qe do ishte gjitheperfshirese dhe do i sherbente edhe me shume unitetit kombetar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #45
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga dodoni Lexo Postimin
    Lioness, edhe dialekti toske ka shume variante (vlonjat, gjirokastrit, korcar, etj.)
    Po prandaj thashe dodon, qe gjuha zyrtare s'eshte "puro" toskerishte.

    E njejta gje shkon per gegerishten, qe nuk eshte e njesuar, cilet element do marres e do lesh?

    Sa per unitet kombetar, mamaja ime gege, babai toske. A ka "unitet" ne shtepine tone, lol, a s'ka ku te veje.

    Shembull "mikroskopik" por qe me kupton besoj ku dua te dal.

  6. #46
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Problemi i gjuhes shqipe eshte i vertete dhe shume i komplikuar.Arsyet dihen: se pari gjuha jone eshte nje gjuhe e cila shkruhet prej jo me shume se nje shekulli.Ne krahasim me gjuhet e tjera ne jemi akoma ne klase te pare fillore.Per rreth 70 vjet shqipja shkruhej me mbi dhjete alfabete hibride,me shkronja greke e latine turke e arabe.Qe nga kongresi i manastirit gjuhetaret shqiptare e pane si te domosdoshme krijimin e nje gjuhe te unifikuar si paten bere edhe kombet e tjera.Gradualisht u arrit si i pranueshem dialekti i Elbasanit i cili permban elemente gege te bute dhe toske poashtu.Per arsye ideologjike gjate sistemit te Enver Hoxhes u vendos versioni qe kemi sot, pra kryekeput toskerisht.E mire apo jo,eshte gjuha jone e pranuar tashme nga shumica derrmuese e shqiptareve.Kjo nuk do te thote qe duhet medoemos te mbetet ketu.Gjuha evoluon vazhdimisht,transformohet,pershtatet me epokat.I takon akademikeve shqiptare te punojne ne menyre qe shume fjale autentike gege te trupezohen ne gjuhen qe kemi pa bere ndryshime radikale.
    Per sa i takon gazetes java personalisht mendoj se eshte nje gazete radikale,pa kurrfare vlerash dhe mbi te gjitha eshte nje gazete qe shkruan ne nje gjuhe qe vetem gege nuk mund ti thuash.Migjen Kakuzi pretendon te shkruaj gegerisht,por si mund te pretendosh te shkruash nje gjuhe qe nuk je ne gjendje ta flasesh ne rradhe te pare.vetem gegerisht nuk mund ti thuash gjuhes qe perdor Kakuzi.
    Deri me sot akoma nuk kam lexuar nje autor qe ne te vertete perdor gegerishte letrare.Ata thjeshte perdorin gjuhen specifike te katundit te tyre, qe ne fakt mund te jete nje variant i gegerishtes por shume e varfer per te pretenduar te konkurroje gjuhen e fuqishme te Fishtes apo melodiocitetin e Millosh Gjergj Nikolles.Lexoni tre artikuj nga tre autore te ndryshem dhe shume lehte do te vini re se jane shume te ndryshem nga njera tjetra.pra c'fare gjuhe pretendon Kakuzi me xhuxhat e tjere te imponojne ne Kosove ne rradhe te pare?
    Esperanto qe perdoret ne pseudo gazeten sterile krahinisto katunare i shkon per shtat atyre qe vetem per gegerisht nuk i digjet barku.Por kjo eshte nje histori me vete shume e nderlikuar qe fatkeqesish shumica nuk e kupton ose nuk do ta kuptoje.
    Migjen Kelmendi, mbajini mend fjalet e mia eshte nje individ qe ka qellime te caktuara dhe mbas problemit te gjuhes qendron qellimi i vertete i tij qe eshte "Krijimi i identitetit kosovar".Me fjale te tjera per ata qe nuk kuptojne mund te merrni si shembull "kombin maqedon".
    Maqedonet pa as me te voglin dyshim jane pjese e popullit bullgar.Sigurisht aty jane perzier shume elemente te tjere,por kjo eshte e vlefshme per te gjithe pasi
    'race" te paster nuk ka.Nje grup i caktuar njerezish punuan dhe i mbushen mendjen pjeses tjeter te popullsise se ata jane nje komb i vecante, se Aleksandri ishte i tyri e te tjera e te tjera.Nje shekull me vone kemi nje "komb maqedon" dhe nje " gjuhe maqedone".Ky eshte nje proces qe nuk kthehet mbrapsht dhe ne fund te fundit duhet pranuar realiteti i ri.Por ne rastin e Kosoves ndryshon puna.
    Kosovaret kane qene historikisht pjese e kombit shqiptar me gjak, gjuhe , histori e tradite.Kujt i duhet nje identitet i ri?Per c'fare arsye?Shqiptar ose je ose nuk je o Migjen Kakuzi e ju o kakuze te tjere.Nuk mund ti thuash vetes shqiptar dhe te kerkosh te fshish me dy artikuj ne esperanto ate qe atdhetaret e vertete e bene me sakrifica e gjak.Po soji i Migjenit nuk do te dije as per gjakun e derdhur as per gjuhe e flamur.dashte Zoti dhe shqiptaret nuk e hane kete rradhe nga " i veti".Ate qe nuk e bene dot turku,greku e serbi po e bejne me se miri pseudo intelektualet e kallupit te migjenit dhe gazetes reaksionare java.Lexini Fishten dhe Mjeden dhe do ta kuptoni se vetem gegerisht nuk eshte gabelishtja e gazetes java.Tung tash se u lodha.

    ps. Lioness pershendetje,sinqerisht me kishte mare malli.Je nga te paktet persona qe perdor arsyen para pasionit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga murik : 05-02-2008 mė 23:43

  7. #47
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Veprat e Fishtes, Migjenit (atij pe verteti) etj si studiohen ne letersi? Te "perkthyera"? A nuk gezojne respekt te plote jo vetem ne sensin e letersise por per rendesine historike e patriotike?!
    Shiko, ne cdo shtet ka dialekte, por gjuha zyrtare eshte nje. Ato dialekte nuk jane zhdukur, apo nenvleresuar. Dhe e nenvizoj larmia e kengeve, folklorit, letersise, gjuhes se folur ... jane pasuri kombetare, dhe nuk jam aspak per asimilim ne ate aspekt. Por ne fund te fundit, do kete vetem nje gjuhe zyrtare.
    Veprat e Fishtes ishin te ndaluara dhe te persekutuara krejtesisht kur u themelua gjuha zyrtare e sotme, andaj fillimisht shihet se sa shume ka qene ideologjia komuniste kunder klerit katolik dhe veprave te tyre letrare e patriotike.
    As une nuk jam per dy gjuhe zyrtare , por ne Kosove gjuha e njesuar e tanishme eshte e deshtuar. Nuk mund te presesh prej nje kosovari te thote "bėrė", se tingellon qesharake.

    Ne Kosove, te mesuarit e gjuhes se njesuar ne shkolla dhe perdorimi ne jeten e perditshme i dialektit geg, ka krijuar nje dialekt "te mesem" qe nuk eshte as geg e as standard. Nuk thuhet as me shkue/a e as me shkuar, por ka mbet si gjysme fjale "shku" dhe qe perdoret nga pjesa me e madhe e popullsise ne kete menyre, sidomos ne qytete.

    Kjo gjuhe e njesuar duhet patjeter te rishikohet, te futen forma te reja te te folurit dhe shkruarit, qe do te njiheshin si pjese e gjuhes standarde, se nuk mund te quhet gjuhet zyrtare nje gjuhe qe nuk mund te flitet nga pjesa me e madhe e popullsise.

    Dhe, nuk ka pse kjo te shihet si percarje as kombetare e as krahinore, por duhet te trajtohet me shume seriozitet prej te gjitheve (jug e veri) dhe te shihet thjesht si nevoje gjithperfshirese e kombit ne dicka qe quhet gjithekombetare.

  8. #48

    Rina,

    Nuk kemi nevoje ta bejme gjuhen standarde gjithekombetare sepse familja e Lionesses eshte gjithekombetare, kombinim geg-tosk, dhe kjo mjafton.

    Poashtu, gjuha e sotme nuk eshte "puro" toskerishte sepse bazohet vetem 99% ne toskerishten.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #49
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    por ne Kosove gjuha e njesuar e tanishme eshte e deshtuar. Nuk mund te presesh prej nje kosovari te thote "bėrė", se tingellon qesharake.
    Rina_87, vetem ty te tingllon qesharake. Mua jo.

    Ne Kosove, e kam thene edhe nje here, fjalori mesatar i nje Kosovari mesatar nuk permban me shume se 300 fjale, cka eshte ne proporcion me notat e pakta qe mund te krijojne dy telat e instrumentit kombtar, ciftelise.

    Ne Kosove, nese te shohin me dy libra ne dore, menjehere te thrrasin, "ej, filozof".

    Shpesh njerezit behet te pakujdeshem dhe ndodh qe dikush ndonjehere te gaboje dhe leshon nje ė ne fund apo ne fillim te fjales dhe te gjithe do shtangen, pastaj ngadal do kthehen e shiqojne duke menduar, "apapa, ky qenka me fakultet".

    Shume Kosovar, politikan, jane ftuar nga TV-te e Shqiperise dhe aty sheh se Kosovaret flasin me pauza, rrotullojne syte, nuk mund te mbajne frymen me shume se 5 sekonda, fillojne te belbezojne, te levizin me duar.

    Gjuha, dituria, studimi, vlerat akademike ne Kosove sot per sot jo vetem qe nuk cmohen, por as kultivohen.

    Me kujtohet nga ditet e fakultetit kur merrja te lexoja material universitar per provime. Lexoja e lexoja por kot, me shume dinja para se te lexoja sesa pastaj. Pasi ishte vetem material i perkthyer nga gjuha serbe, detyrohesha te mirrja librat ne gjuhen serbe dhe cdo gje ishte me e qarte. Gjysmen e shkolles e kam kryer me material ne gjuhen serbe e ne provime e perktheja ne shqip.

    Nuk eshte e vertete se ka deshtuar gjuha e unisuar; ka deshtuar arsimi ne Kosove.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Kiniku
    Shume Kosovar, politikan, jane ftuar nga TV-te e Shqiperise dhe aty sheh se Kosovaret flasin me pauza, rrotullojne syte, nuk mund te mbajne frymen me shume se 5 sekonda, fillojne te belbezojne, te levizin me duar.

    Pjatohem me ty Kiniku. Ja si fliste para dy-tri ditėsh njė drejtor i njė Drejtorati tė njė komune tė Kosovės nė njė emision tė radio Kosovės:
    Citoj: ...atu ne lagjen 2 korriki...

Faqja 5 prej 53 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •