(Nga Peshku pa uje)
Kalendari-provokimi nga Gazeta Java:
(Nga Peshku pa uje)
Kalendari-provokimi nga Gazeta Java:
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 02-01-2008 mė 19:23
Kjo shprehje me kujton levizjen afro-amerikane te viteve 60-te: "Black is beautifull."
Nuk dihet perse eshte zgjedhur pikerisht kjo shprehje, dhe cfare do te thote. Mund te besh shume aludime, dmth gegerishtja eshte e bukur te tjerat jane te shemtuara? Fantazi e lire per aludime.
A mendoni se Migjen Kelmendi ka kaluar disi kufirin me keto sllogane?
PS: Nga Ndre Mjeda
Geg e tosk, malsi, jallia
jan nji komb, mu da, sduron;
fund e maj nji a Shqipnia
e nji gjuh tgjith na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak e shkrime
ēka natyra vet pėrpoq.
Editorial: Migjen Kelmendi
THANK YOU CHRIS!
Dhe sapo isha tuj e pėrfundue kėte editorial, posta ma pruni kopjen e librit qė ma kishte dėrgue autori britanez Chris Hughes, qė ia kushton mėsimit tė Gegnishtes. Libri titullohet: GEGNISHTJA E SOTME – A Course in Modern Geg Albanian (Dunwoody Press, 2006). Kultura britaneze ēohet me e shkrue, me e ruejt, me e botue dhe me e msue Gegnishten, e “kultura qė pin kafe me Labin” ēohet me e mbyt, me e shlye, me e zhduk e shurdhue Gegnishten. E falėnderoj n’emėn tė kulturės shqiptare autorin Chris Hughes pėr kėte libėr, e falėnderoj shtetin dhe kulturėn si Britania e Madhe qė kultivon frymė e individė qė kanė sens pėr gjuhė dhe kultura, qė janė koshientė se gjuhėt janė pasuni e botės e jo vetėm e atyne qė e folin…
marre nga gazetajava.com
Arsyet qe permenden me shume nga ata qe preferojne shkrimin ne gege jane:
1. Ruajtja e dialektit gege sepse nese nuk shkruhet atehere me kohen edhe do zhduket fare dialekti.
2. Geget jane shumice dhe gjuha letrare e zyrtare duhet te jete gegerishtja.
3. Diskriminimi i gegeve nga tosket. Geget e veriut, pikerisht per shkak te dialektit quhen maloke, kurse kosovareve ju thuhet se nuk dijne te flasin shqip. Bile Migjen Kelmendi e ka thene qe me shume respekt ne Shqiperi ka nje gjirokastrite analfabete se sa nje shkrimtar e publicist si Migjeni, vetem per shkak te dialektit. Vetem geget e Shqiperise se mesme, per shkak te pozites gjeografike dhe te perzierjes me tosket e ardhur ne kohen e komunizmit, nuk shahen apo ofendohen.
4. Veshtiresite ne komunikim, ku shumica absolute e toskeve edhe nese e kupton kosovarin duke folur ne dialektin e tij, behet se nuk e kupton dhe bile edhe e nencmon me "Nuk te kuptoj fare". Pra, nuk mundohet aspak qe ta kuptoj.
5. Kosovareve nga nje pjese e madhe e popullit dhe edhe medias ne Shqiperi ju thuhet se nuk jeni shqiptare, poashtu edhe me shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi, etj.
Une personalisht nuk jam i pajtimit qe te kemi dy gjuhe te shkruara por mendoj qe gjuha standarde duhet te reformohet dhe te behet me e lehte per ta perdorur edhe geget.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Nuk mjaftojne sllogane te tilla si "gheg is beautifull" por duhen dhe percarje te tilla krahinore si ajo e nenvizuar me lart????
Eshte turp dhe faqja e zeze qe kur nuk mund te sjellesh me argumenta te tjera gjuhesore, behet nje propagande e tille.
Ne cdo vend te botes ka dialekte, por ka nje gjuhe zyrtare. Kushtet se si perkufizohet, zgjidhet gjuha zyrtare ne vende te ndryshme jane te ndryshme. Ne Itali psh nuk ishte vecse "italishtja vullgare" e Toskanes, e filluar si rrjedhoje e veprave te Dantes, Boccaccios etj qe u shkruan ne dialekt Toskan, por qe nuk u perqafuan/konsoliduan nga masat deri ne vitet 1950 e me tej, si pasoj e mass-mediave (tel, gazetat etj.) Gje qe beri qe brezat e rinj te perdornin italishten zyrtare. Por kjo s'do te thote qe dialektet e zhduken. Apo nuk perdoren ne letersi, ne kenge etj.
Sa per tallje apo perbuzje te qellimshme ndaj gegeve, e ka shume gabim Kelmendi dhe soji i tij. Lexoj plot shkrime ne forum qe jane llahtari, apo abuzim te shqipes, dhe qe s'mund te jysfikohen si dialekte por si mungese shkollimi. Nuk e di se per ke flet Kelmendi, apo dodoni kur thote se geget dhe tosket nuk kuptojne njeri tjetrin apo pretendojne te mos kuptojne njeri-tjetrin. Gjithashtu, te thuash se shqiptaret e Shqiperise nenvleresojne apo etikojne shqiptaret e trevave si te huaj po ashtu eshte nje observim dashakeq fallso. Sepse me ate lloj llogjike nje tosk i Laberise do t'i thoshte mirditorit apo shkodranit apo tropojanit qe jane te huaj e s'jane shqiptare.
Edhe pse nuk me takon mua te flas, sepse ky eshte problem linguistesh, historikisht dihet se ne Gegerishtja eshte shkelur nga Toskerishtja, kur eshte be njesimi i gjuhes standarde shqipe "Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe 1972". Andaj, eshte i vetmi Migjen Kelmedi qe tenton te ndryshoj kete gje, dhe te rinjesohet gjuha shqipe. Ishte Enver Hoxha dhe ndikimi i tij toskan qe sot gjuha shqipe standarde ka me shume fjale toske ne perdorim se sa gege.
My silence doesn't mean I am gone!
Se pari, e ke keqkuptuar ate shprehjen e nenvizuar sepse Nje Kafe me Labin eshte emision ne kanalin RTV21 te Prishtines qe udhehiqet nga Labi (personin qe e udheheq emisionin e quajne Labi), dmth. ajo nuk ka te bej aspak me Laberine si krahine.
Se dyti, ti je duke krijuar percarje ketu dhe duke nencmuar kosovaret e "pashkolle". Po ta marrim e analizojme kete shkrimin tend ketu, gjen me dhjetera gabime gramatikore, edhe pse gjuha letrare eshte dialekti juaj. Per ta shkruar gjuhen letrare te sotshme, kosovareve se pari ju duhet ta mesojne dialektin tuaj e pastaj ta shkruajne sic duhet (keshtu me ka ndodhur vet mua, derisa e kam mesuar dialektin tuaj, nuk kam qene ne gjendje te shkruaj sic duhet kete gjuhe letrare qe kemi sot). Dhe kjo eshte nje nga arsyet kryesore qe shume veta, sidomos ne Kosove, e kerkojne zyrtarizimin e geges. Poashtu, ti nuk mund te thuash se kosovaret kane mungese shkollimi vetem se i ke lexuar pese kosovare te pashkolle ketu ne forum, e qe kryesisht jetojne jashte.
Se treti, une nuk thashe qe te gjithe shqiptaret e Shqiperise na etiketojne ne si te huaj, por nje pjese e tyre. Une vet kam qene ne Shqiperi me dhjetera here, dhe jane te panumerta rastet kur me kane quajtur "Jugosllav" etj. dhe te panumerta rastet kur me kane thene qe ti nuk je "Shqiptar". Poashtu, merre shtypin shqiptar dhe pothuajse cdo dite ke etiketime te tilla. Ja edhe ketu ne forum, futu ne nenforumin e muzikes dhe gjen Kengetari Maqedonas .... ne vend qe te thuhet Kengetari Shkupjan apo Kengetari Shqiptar nga Maqedonia, etj. etj.
Se katerti, jane me qindra rastet edhe ketu ne forum kur kosovareve iu eshte thene "Ik meso shqip, ti" etj. etj.
Keto jane fakte te pamohueshme, tjeter eshte ajo nese nuk do ti pranosh. Dhe aspak mos e genje veten se tosket jane me te shkolluar se kosovaret.
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Dodon, mos ia fut kodra pas bregut se t'i mbaj mend mire temat kur ne fillim hiqesh si pajtues dhe pastaj del me deklarata te tilla. Kur thashe per forumiste qe shkruajne me gabime kush tha qe e kisha fjalen per Kosoven, apo Maqedonine etj? Pse vetem atje flitet gegerisht? As gabimet e mia te shtypit nuk jystifikohen, por po flasim per shkelje flagrante, qe sado te mundohemi nuk jane dialekte.
Sic e dine ata/ato qe me njohin ketu ne forum, jam gjysem nga Tropoja, dhe kur shkoj atje "nderroj" dialekt. Jam e fundit qe do bej dallime. Por tjeter gjuha e folur, e kenduar, e letersise dhe tjeter gjuha zyrtare.
PS: Per Kelmendin dhe sojin e tij, cilen "gegerishte" do te bej zyrtare? Te Shkodres, te Mirdites, te B. Currit, te Kosoves, te Tetoves, te Struges, te Krujes, te Elbasanit .... etj?
Shume kosovare me verte nuk dine fare shqip dhe nuk i merr vesh se c thone..
Nuk ka lidhje fare gjuha e Ndre Mjedes dhe e Migjenit ku perdoret dialekti gege ama piket dhe presjet jane ne vend me disa qe shkruajne nje mish mash qe te vjen keq ti lexosh pale ti marresh vesh..
Dialekti eshte tjeter gje nga mosditja fare e gjuhes..Une e kuptoj mjaft mire dialektin kosovar si dhe gjithe dialektet shqiptare ama nuk marr vesh fare kur shkruajne disa ketu sepse shkruajne shume pa lidhje dhe pa kuptim ( me japin te mendoj se ose jane rritur jashte shtetit ose kane marre vetem nje sasi te vogel te shqipes sa per perdorim te perditshem)..
Lioness me tere mend, per mendimin tim, gegerishtja eshte dialekt shume i bukur..
Nuk e di pse me pelqen shume, ndoshta ngaqe nuk e flas aq mire,(flas toske por flas dhe pak gege)..por besoj se me te vertete eshte shume melodioze..
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
Debati Toskerisht vs Gegenisht eshte nje nga ato debate shterpe tipike shqiptare. Pa krijuar ketu ndonje keqkuptim me hapesin e temes te cilen mendoj se e ka hapur ne menyre te drejte, cdo koment tjeter qe ecen ne linjen e llogjikes qe toskerishtja paska nje pozicion me te privilegjuar dhe jo te drejte ne gjuhen shqipe standarte, s'jane gje tjeter por vetem komente qe krijojne percarje nderkrahinore. Qe gjuhen toske e kuptojne pa problem pjesa me e madhe e gegeve (per mendimin tim mbi 80%) kjo s'ka as piken me te vogel te dyshimit. Poashtu qe gegenishtja has veshtiresi te kuptuari tek pjesa me e madhe e shqiptareve te jugut dhe te Shqiperise se mesme, as kjo nuk ka dyshimin me te vogel. Mua me vjen keq qe nje gjuhe standarte si kjo e sotmja, kaq mire e organizuar dhe kompakte ne gramatike, perkatesisht ne morfologji dhe sintakse, te kerkohet te ngacmohet ose te influencohet nga fjale te krahinave veriore vetem e vetem per te vetmin fakt absurd qe te krijohet nje lloj balance numri fjalesh mes ketyre dy dialekteve. Nuk shoh se si mund te ndihmohet gjuha shqipe duke e komplikuar gramatiken e saj e cila tashme ka marre nje forme shume te qendrueshme gjate gjithe ketyre 3-4 dekatave te fundit e te qenurit e aplikuar ne jeten e perditshme. Do permend ketu nje pjese te lezetshme te personazhit komik te komedive shqiptare, Dr Allamudi. "Ne lidhje me alfabetin e pare shqip une propozoj qe te shkruajme me shkronja latine qe te mos i ngelet hateri te krishtereve, por te shkruajme nga e djathta ne te majte qe te mos ti ngelet hateri muslimaneve"Me kete shprehje po e mbyll ketu postimin tim me shpresen se e keni kuptuar domethenien e nje eksperimenti te tille gjuhesor.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 03-01-2008 mė 01:50
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
O Dodon, mos te ngeli hatri vllajo, po ju nga Kosova perdorni shume fjale qe ne nga Shqiperia nuk i marrim vesh.
Dhe me e keqja eshte se keto sjane aspak fjale gege, qe qenkan injoruar nga standarti, por fjale te huaja, kryesisht turke dhe serbe. Provo te "rregjistosh" ligjerimin e njerit nga Kosova, pa dijenine e tij, dhe do te gjesh thujase gjysmen e fjaleve te perdorura joshqipe.
Ka shume prej ketyre gegerishtmbrojteseve qe keto fjale te huaja i kujtojne si gege. Edhe une jam dakort qe standarti duhet pare, e rishqyrtuar, se jane bere padrejtesi. Ideja ime eshte qe Arsimi i Kosoves duhet te punoje me shume per zhdukjen e fjaleve joshqipe nga fjalori i perditshem te shqip te KS.
Tung.
P.s. Psh ju perdorni shpesh fjalen "allahile" per "me vertete, pernimend", apo edhe shume te tjera.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 03-01-2008 mė 12:46
Life's too short to remove USB safely.
Krijoni Kontakt