Close
Faqja 52 prej 53 FillimFillim ... 24250515253 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 529
  1. #511
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Gega i vogel Lexo Postimin
    Kto komente jan analiz modeste e tipit t'ni gege zemer plast .
    Komenti asht perkthim i nje interviste kushtue shpirt'navet te ndjere te shkrimtarve gege te cilt ja sollen nje Malcori per tjau perkthy ne gegnisht e me i qetsue shpirtnat .
    Shof vetem nje emen Javan , emna te kti soji mbajn vetem shkiet.
    Cka i bie kjo sharlatan ,di personi qe m'shifet pas nikut tuej te flet shqip ,apo duhet perkthim.
    Mos po vete xhelati per t'tubue akuzat me vazhdue me internue shpirtra te lire te gegenis ,sepse gegnia kane vdek,kan vdek e tash kush mbeti t'na ngushllojn me fjale ngushellimi postmortnore .
    Paqin ndjes.
    Komentet jane komente te sharlataneve shqiptare te gjalle a te vdekur. Dhe neqoftese ty te duhet perkthim per te lexuar fjalet e mija, atehere merr perkthyes. Ky forum lejon edhe serbet te shkruajne per Kelmendin dhe ushtrine Serbe. Mbase te ndihmojne nga zemergjeresia me shqipen e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 08-09-2009 mė 05:16

  2. #512
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Komentet jane komente te sharlataneve shiptare te gjalle a te vdekur. Dhe neqeoftese ty te duhet perkthim per te lexuar fjalet e mija, ateher merr perkthyes. Ky forum lejon edhe serbet te shkruajne per Kelmendin dhe ushtrine Serbe. Mbase te ndihmojne nga zemergjeresia me shqipen e tyre.
    keto injorante do vdesin me at gegnishten e bastardume.

    e njejta ndodh me napoletanet ,qe nuk dine te flasin italisht.

  3. #513
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    keto injorante do vdesin me at gegnishten e bastardume.

    e njejta ndodh me napoletanet ,qe nuk dine te flasin italisht.
    Nje plake ne moshe nga katuni i reklames kish dal po kerkonte te bijt lemeriste ne gjuhen e shkieve .
    ,,Javance , dragance bijt e mi ku jeni'' mos humbni kohe po shkoni dhe lajmronju nanes pajtojeni e mos e leni te vuaj .

  4. #514
    Gega i vogel
    Kadareja duket zemerplasur, qe Kongresi Drejtshkrimor komunist, e veēoi dialektin geg nga shqipja e unifikuar. Ai ne asnje moment te intervistes, nuk shfaq veēse brenge per kete. Komentet e tua, qe sjane veēse lodra fjalesh, kerkojne ta perziejne Kadarene ne nje faj per te cilin ai nuk eshte fajtor, vetem nga paragjykimi qe ai i perket te folmes se Jugut. Kadareja eshte nje ikone kombetare, qe po kerkohet te kryqezohet, ca nga armiqte e races tone, ca nga persona qe vuajne nje inferioritet krahinor anadollak dhe te pajustifikuar.
    Ai, Kadareja, ju perket te gjithe shqiptareve, dhe denigrimi i tij, do te ishte nje humbje dhe per ju, qejfmbeturit e vegjel provinciale ose profesionalisht medioker.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    Pyetje: ngase si thohet e shkruhet, SHQIPJA pėrbėhet nga dy dialektet kryesore - Gegėnishtja e Toskėrishtja, si dy degė tė gjuhės sonė, cili osht TRUNGU I SHQIPES, apo si quhet ai TRUNGU I SHQIPES DYDEGĖSHE DHE RRAJA E SHQIPES? A kanė Ato Dy Degė Nji TRUNG, apo rrinė nė hava...?

    Na flasim e shkruajmė vetėm pėr dy dialektet dhe bashkarisht i quajmė SHQIPJA, PO CILA OSHT AJO SHQIPJA QĖ I PĖRMBANĖ KĖTO DY DIALEKTE?

    Flasim pėr veprėn MESHARI (1555) si vepra e parė e SHQIPES SĖ SHKRUAR, po nė cilin dialekt ishte e shkruar? Apo thjeshtė, nė cilin dialekt ishte fjalimi origjinal i Skendėrbeut nė Krujė?

    Deri kurė duhet tė vetmashtrohemi me kongresin - 72?


    GEGNISHTJA OSHT SHQIPJA, TJERAT JANE DIALEKTE PROVINCIALE!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #516
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga ZANOR Lexo Postimin
    GEGNISHTJA OSHT SHQIPJA, TJERAT JANE DIALEKTE PROVINCIALE!
    Teori jo e plote.
    Cila nga Gegnishtja?
    E Prishtines? Fshaterave per rreth? Apo e Gjakoves, Drenices, Pejes, Mitrovices dhe fshatrave per rreth?


    *

  7. #517
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Teori jo e plote.
    Cila nga Gegnishtja?
    E Prishtines? Fshaterave per rreth? Apo e Gjakoves, Drenices, Pejes, Mitrovices dhe fshatrave per rreth?


    *

    GEGNISHTJA OSHT SHQIPJA, TJERAT JANE DIALEKTE PROVINCIALE!


    Theori e plotė, jo teori, se ty nuk ta qet goja tingullin shqip TH

    Krejt kah e pėrfshinė GEGNIA, osht SHQIPJA, nga Tivari e Presheva, e deri tek Shkumbini, osht GEGNISHTJA, e tjerat janė dialekte provinciale edhe aty kah je ti rrethi yt i vocėrr...


    Pyetje: ngase si thohet e shkruhet, SHQIPJA pėrbėhet nga dy dialektet kryesore - Gegėnishtja e Toskėrishtja, si dy degė tė gjuhės sonė, cili osht TRUNGU I SHQIPES, apo si quhet ai TRUNGU I SHQIPES DYDEGĖSHE DHE RRAJA E SHQIPES? A kanė Ato Dy Degė Nji TRUNG, apo rrinė nė hava...?

    Na flasim e shkruajmė vetėm pėr dy dialektet dhe bashkarisht i quajmė SHQIPJA, PO CILA OSHT AJO SHQIPJA QĖ I PĖRMBANĖ KĖTO DY DIALEKTE?

    Flasim pėr veprėn MESHARI (1555) si vepra e parė e SHQIPES SĖ SHKRUAR, po nė cilin dialekt ishte e shkruar? Apo thjeshtė, nė cilin dialekt ishte fjalimi origjinal i Skendėrbeut nė Krujė?

    Deri kurė duhet tė vetmashtrohemi me kongresin - 72?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Gega i vogel
    Kadareja duket zemerplasur, qe Kongresi Drejtshkrimor komunist, e veēoi dialektin geg nga shqipja e unifikuar. Ai ne asnje moment te intervistes, nuk shfaq veēse brenge per kete. Komentet e tua, qe sjane veēse lodra fjalesh, kerkojne ta perziejne Kadarene ne nje faj per te cilin ai nuk eshte fajtor, vetem nga paragjykimi qe ai i perket te folmes se Jugut. Kadareja eshte nje ikone kombetare, qe po kerkohet te kryqezohet, ca nga armiqte e races tone, ca nga persona qe vuajne nje inferioritet krahinor anadollak dhe te pajustifikuar.
    Ai, Kadareja, ju perket te gjithe shqiptareve, dhe denigrimi i tij, do te ishte nje humbje dhe per ju, qejfmbeturit e vegjel provinciale ose profesionalisht medioker.
    Dias ; zemerplasur mund te jete por shume pasiv ne kte drejtim .
    Sa do te peshonte nje propozim i nje shkrimtari me renome si Kadarea per nje rishqyrtim te gabimeve te bame me rastin e Kongresit te 1972,asht dicka tjeter me fole dhe krejt tjeter asht me ndermare,veprue ne kete aspekt per ta nxjerr gegnishten nga humnera nga arkavorrit .Komentet nuk jan te mijat por te nje malcori ,ky koment s'ashte asgja tjeter pos nje veshtrim me ndryshe i intervistes se Kadares.
    Nuk e shof te arsyeshme te hy ne nje diskutim se kush ken e ka kryqzuar dhe ken don ta kryqzoj ,por nje gja ta them si vllaut se kohrat kane leviz per t'mire , gjithashtu gegnishtja letrare shume shpejt do te kete vendin e merituar ce e kishte ma pare ,kto visare te mohuara ishin pasuri e gjuhes Shqipe dhe jo te anadollakve , dialekti gege ishte gluha ce e foli ,GJERGJ KASTRIOTI,BARLETI, BUZUKU, FRANG BARDHI ,PJETER BOGDANI , GJERGJ FISHTA ,ARSHI PIPA ,KOLIQI,CAMAJ etj etj .

    Fjalori i M.ELEZIT eshte mortaj per kundershtaret e dialektit gege, eshte deshmia me e kjart ndaj padrejtsise ce ju ba gegefolsve me 1972.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gega i vogel : 10-09-2009 mė 16:49

  9. #519
    i/e regjistruar Maska e Gega i vogel
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    32
    Mehmet Elezi: “Gjuha standarde ose shqipja e qethur si ushtar”
    Nga Bisedoi: Shkėlzen Gashi
    Pse e kundėrshtoni standardin aktual?

    Nuk e kundėrshtoj unė standardin e sotėm: vetė ky standard ėshtė kundėrshtari mė i madh i vetes. Diku, te Zarathustra mė duket, Niēja thotė se heretikėt i pjell fanatizmi. Nėse kundėrshtimet ndaj standardit po vijnė duke u shtuar, shkaqet duhen kėrkuar te fanatizmi pėrjashtues i tij. Dhe te fanatizmi pėrjashtues i mbrojtėsve tė tij. Uthulla e tharbėt e pėlcet enėn e vet.

    Edhe nė praktika tė tjera gjuhėsore standardizimi ėshtė bėrė nėn diktatet e oborreve. Analogjikisht mė kėtė, standardizimi i shqipes nuk pėrbėn ndonjė pėrjashtim. Pajtoheni?

    Kombet e qytetėruara e kanė bėrė standardizimin e gjuhės duke gjykuar mbi vlerat gjuhėsore dhe vetėm mbi ato. Italia e ngriti nė standard gjuhėn e Komedisė Hyjnore tė Dantes, gjermanėt gjuhėn e Biblės nė pėrkthimin e Luterit… Ndėrsa standardizimi i gjuhės shqipe u bė me kritere politike. Nė maj 1947, drejtori i sapoemėruar i institutit tė studimeve, njė emėr krejt i panjohur pėr albanologjinė e pėr kulturėn nė pėrgjithėsi, deklaronte se “gjuhė letrare, gjuhė e pėrbashkėt kombėtare duhet tė jetė ajo e masave tė popullit qė pėrfaqėsojnė pjesėn mė progresive tė vendit tonė”. Pesė vjet mė pas, nė sesionin e Institutit tė Shkencave: “Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave” (Tiranė, 26-29 janar 1952) u tha se “juga nxori udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumė tė lėvizjes, ajo i dha kuadrot mė tė shumta”, ndaj “gjuha letrare” (!) do tė ishte ajo qė e flisnin kėto kuadro e udhėheqės. Pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj u shpallėn “reaksionare”. Njėzet vjet mė vonė, nė Kongresin e Drejtshkrimit 1972, dhe pas kėtij kongresi deri nė fillim tė viteve nėntėdhjetė ėshtė pėrsėritur deri nė dhimbje kreje se vlera e standardit qėndronte te “parimet marksiste” qė e pėrshkojnė, te “mėsimet e shokut...”.

    Nga kėto deklarime shihet se:

    1. Gjuha u vesh artificialisht me karakter klasor: u nda nė gjuhė “masash progresive” e ne gjuhė “reaksioni”. Karakterin klasor tė gjuhės e ka pasė kundėrshtuar edhe vetė Stalini, por pėrfaqėsuesit e Tiranės zyrtare u bėnė “mė papistė se papa”, siē thotė Konica.

    2. Lufta civile dhe lufta e klasave u shtrinė deri nė vetė trupin e gjuhės. Njė dukuri e tillė nuk di tė ketė ndodhur nė asnjė vend komunist ose jokomunist.

    Nuk kam kurrfarė dėshire me e kujtue atė kohė, por ėshtė pikėrisht ajo politikė e mbrapshtė qė e polli edhe filozofinė pėrjashtuese mbi tė cilėn u bė standardizimi i gjuhės. Atė filozofi qė i ndau vlerat gjuhėsore nė tė “vlera” dhe “jovlera”.

    Ēfarė pasojash pati kjo lloj filozofie pėr gjuhėn, shikuar nė aspektin kombėtar?

    I ndėrtuar mbi kėtė filozofi pėrjashtuese, standardi i ri e gjymtoi keq gjuhėn shqipe. Brenda dy-tre dhjetėvjeēarėsh vepra e Fishtės, e njohur dhe e shijuar mė pėrpara edhe nė jug tė vendit, e deri krijimtaria e stilistėve tė pėrkryer si N. Mjeda e E. Koliqi, u bėnė thuajse tė pakuptueshme pėr brezat qė po edukoheshin me standardin. Provo me e pėrkthye veprėn e Fishtės nė anglisht: bėhet, Robert Elsie ia doli. Ndėrsa provo me e “pėrkthye” veprėn e Fishtės nė shqipen standard: e pamundshme! Ndodh kėshtu sepse pasuritė e gjuhės sė Fishtės nuk i ka standardi. Pra standardi qė kemi nė pėrdorim ėshtė njė shqipe e varfėruar. E njėjta gjė vlen edhe pėr vepra ose autorė tė tjerė madhorė. Provo me e “pėrkthye” nė shqipen standard Ciklin e Kreshnikėve, Kanunin e mbledhur prej Gjeēovit, Prozėn popullore nga Drenica tė A. Ēettės: e pamundshme. Sepse mjetet gjuhėsore tė kėtyre veprave nuk i ka standardi. Kjo do tė thotė edhe njė herė se standardi, pėr t’u shprehur butė, ėshtė njė shqipe e qethur si ushtar!

    Varfėria e standardit ėshtė dėshmuar edhe nė shqipėrimin e kryeveprave botėrore. Pėrkthyesit Gjon Shllaku, qė shqipėroi mjeshtėrisht Iliadėn prej gjuhės origjinale, pas Kongresit tė Drejtshkrimit iu vu detyrė qė tė njėjtin pėrkthim ta kthente nė gjuhėn standard pėr njė botim tė ri. Dhe cili qe fryti i tėrė kėsaj? Kryevepra e Homerit doli dhjetėra faqe mė e gjatė. Sepse nuk ishte puna vetėm me i zėvendėsue grupet ue me ua, r-tė me n, apo ā-tė (hundore) me ė. Atij i ishte dashur tė dėbonte njė numėr fjalėsh e shprehjesh frazeologjike tė gegėrishtes, shoqet e tė cilave nuk mund tė gjindeshin nė toskėrisht. Pėr ta mbushur disi ikjen e tyre tė trishtuar u thirrėn parafrazimet. “Mė kushtoi nėntė vite tė tjera punė. Mė habiti shumė kur dolėn 327 vargje mė tepėr” pohon Shllaku nė njė intervistė dhėnė shtypit dy muaj para se me ndėrrue jetė.

    Kjo do tė thotė sėrishmi se fuqia dhe mjetet shprehėse tė standardit janė shumė mė tė varfėra se fuqia e mjetet shprehėse tė gjuhės shqipe nė dialektin gegė tė saj.

    Loja bizantine kulmoi me petkun nė dukje shkencor qė iu vesh standardit nė Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Nė atė kongres morėn pjesė studiues nga tė gjitha trevat, natyrisht me pėrzgjedhje: nuk u ftuan dijetarė tė mėdhenj si Selman Riza, Atė Valentini, M. Camaj, A. Pipa... . Por a mund tė thuhet se thjesht pjesėmarrja i dha pėrmasė tė njėmendtė shkencore kongresit? Njė tubim ėshtė shkencor vetėm nėse dijetarėt kanė mundėsi me i shpalue lirshėm mendimet, me rrahė pikėpamje tė ndryshme e tė kundėrta, prej tė cilave tė fitojė mė e argumentuara. Detyra e pjesėmarrėsve nė Kongresin e Drejtshkrimit ishte e paracaktuar: miratimi pa asnjė kundėrshtim i tezave qė vinin nė pjata tė gatshme nga kuzhina politike e Hoxhės. Nese jo, do ta pėsonin fatin e Gazullit a tė Joklit, qė nuk kanė as varre.

    Kongresi nuk iu besua shkencėtarėve si Eqrem Ēabej, i cili do tė nderonte cilėndo katedėr tė Europės. Kongresi iu besua gjuhėtarėve pa vepra.

    Por Kongresi i vitit 1972 u pėrshėndet nė Kosovė si njė arritje e madhe e kombit pėr kohėn. Shqipja po bėhej me njė variant tė vetėm tė njėsuar. Nuk ishte kėshtu?

    Thuhej se “pėr herė tė parė” gjuha shqipe po bėhej me standard (pėr tė cilin u shpikėn lloj-lloj cilėsimesh ose emėrtimesh tė pasakta si gjuhė letrare, gjuhė e njėsuar, variant i njėsuar, koine sui generis…) dhe kjo quhej “fitore historike”. Jo standardi si i tillė, po diēka tjetėr ishte fitore historike: fakti qė me kėtė standard, pavarėsisht si ishte, u bashkuan tė gjithė shqiptarėt, sidomos shqiptarėt jashtė kufijve shtetėrorė. Duke votuar pėr standardin, dijetarėt e Kosovės u sollėn si Shqiptarė e jo si gjuhėtarė. Duke pasur parasysh kohėn dhe kushtet, ky ishte njė veprim i lartė atdhetar pėr me e ruejtė njėsinė kombėtare dhe historia do t’ua mbajė mend pėr mirė atyre.

    Sa pėr mėtimin se shqipja bėhej “pėr herė tė parė” me standard, ky s’ishte tjetėr veēse shtrembėrim i radhės qė i bėhej historisė. Shqipja ka pasur standardin e vet; bazat e tij ishin hedhur nga Komisia Letrare e Shkodrės qysh mė 1916. Mund tė thuhet se Komisia Letrare e Shkodrės ėshtė e para akademi shqiptare e shkencave dhe e artit, me pėrfaqėsues tė spikatur tė trurit e artit shqiptar. Standardi i Komisisė ishte shestuar nga dijetarė e tė mėdhenj nga Veriu e Jugu i vendit, si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Aleksander Xhuvani, Hafiz Ali Korēa, Sali Nivica, Sotir Peci e tė tjerė, nė bashkėpunim e mirėkuptim me albanologė tė pėrmasave europiane, dy prej tė cilėve ndihmuan drejtpėrdrejt si gjuhėtarė nė hartimin e rregullave: Maximilian Lambertz (1882-1963) i Vjenės dhe akademiku Rajko Nachtigall (1877-1958) i Gracit tė Austrisė. Standardi i Komisisė kish nė themel tė folurėn e Elbasanit; kjo e folur ishte pėrkapur jo si mur ndarės por si njė urė lidhėse pėr dy dialektet kryesore; rregullat e pėrcaktuara nga Komisia e hapnin atė edhe mė pėr me thithė vlerat e dialekteve tė Jugut e tė Veriut.

    Ky standard u kish mbijetuar disa qeverive, tė majta e tė djathta, u kish mbijetuar dy luftave botėrore. Nuk ishte i pėrsosur, por kish hapur njė hulli nėpėr tė cilėn po ecej e mund te shkohej drejt pėrsosjes. Arritjet e tij u shembėn me urdhėr politik pėr 24 orė; dhe, ēka ėshtė po aq e turpshme, mohohej edhe vetė qenia e tij!

    T’i biem drejt: jeni pėr pėrmbysjen e standardit, pėr ndryshimin e bazės sė tij nė tė mirė tė gegėrishtes?

    Nė hyrje tė librit “Gjuha shqipe nė bunker?” (2005) kam shkruar: Ty qė e kėndon me vemendje kėtė sprovė tė pėrvutė, pavarėsisht nga pajtimet ose mospajtimet qė mund tė kesh, Zoti tė bekoftė! Ty qė e paragjykon e i shkėput fjalitė nga tėrėsia e pėrmbajtjes, pa hyrė te thelbi, Zoti tė faltė!

    I kam shkruar kėto fjalė si njė lutje qė njerėzit tė mos keqkuptojnė e sidomos tė mos keqinterpretojnė, por tė thellohen te shqetėsimi, te palca e tij. Dėshiroj me ritheksue: kush mė kujton pėr pėrkrahės tė njėrit apo tjetrit dialekt, ai ėshtė krejt i gabuar. Mua nuk mė intereson gegėrishtja si gegėrishte a toskėrishtja si toskėrishte. Mua mė intereson gjuha shqipe. Dialektet e saj nuk i shoh si vlerė nė vetvete, po vetėm si vlera nė kuadrin e gjuhės shqipe, si pasuri e tė gjithė shqiptarėve pavarėsisht nga dialekti qė flasin. Nė qoftė se nė vend tė standardit qė kemi sot do tė ishte miratuar njė tjetėr standard, qė (me urdhėr politik) do t’i shpallte tė pavlefshme pasuritė e gjuhės shqipe nė dialektin toskė tė saj; nė qoftė se do tė ishte miratuar njė tjetėr standard pėr tė cilin gjuha e Naimit e e Konicės do tė ishin thuajse tė pakuptueshme, siē ėshtė thuajse e pakuptueshme pėr standardin e sotėm gjuha e Gjeēovit a e Fishtės, unė pėrsėri do tė isha ngritur me tė njėjtėn forcė kundėr atij standardi. Unė jam kundėr platformave ose filozofive pėrjashtuese, jam pėrkrahės i vendosur i platformave ose filozofive gjithėpėrfshirėse.

    Besoj kaq mjafton pėr me e kuptue se nuk i mbėshtes kirurgjitė e ashpra nė gjuhė, nuk i mbėshtes pėrmbysjet. Nuk mendoj se duhet tė bėjmė atė qė bėri diktatura me Komisinė Letrare tė Shkodrės; boll mė ndėrto e rrėno, si nė legjenden e Rozafės. Kemi tė tjera mėnyra tė dobishme ku duhet t’i shpenzojmė energjitė, aq tė nevojshme nė kėtė kapėrcyell historik.

    Pra, a tė themi atėherė se u ka kaluar koha revolucioneve gjuhėsore dhe tė pajtohemi me gjendjen qė kemi?

    Unė nuk jam revolucionar, jam reformist, liberal. Standardi ka nevojė me u reformue thellė, qė tė marrė frymė lirshėm. Rregullat orwelliane tė Kongresit tė Drejtshkrimit duhen hapur pėr tė gjitha pasuritė e gjuhės shqipe.

    Nė Francė po botohet - ndoshta tashma ka dalė prej shtypi - njė Fjalor i Frankofonisė (Le Vocabulaire de la Francophonie) i njė lloji tė paparė: ai pėrfshin fjalė tė gjuhės frenge qė nuk i kanė fjalorėt e akademisė franceze dhe madje qė nuk pėrdoren fare nė Francė, nė Belgjikė, nė Zvicėr, nė Kanada..., ku frengjishtja ėshtė gjuhė nėne. Fjalėt e kėtij fjalori janė mbledhur nė ish-kolonitė me ngjyrė tė Francės: nė Madagaskar, nė Afrikėn Qendrore... Qe pra ēka bėn njė vend i zhvilluar, njė vend me kulturė e me tradita si Franca: pėr ta pasuruar gjuhėn e vet mbledh edhe fjalėt e zezakėve tė Afrikės, anipse kėto fjalė nuk janė krijuar nė Francė, nuk janė pėrdorur nė Francė, nuk janė dėgjuar kurrė nė Francė! Ndėrsa Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, duke punuar me tė njėjtėn filozofi pėrjashtuese qė prodhoi standardin, nė fjalorėt e botuar deri sot bėn plotėsisht tė kundėrtėn: qet nė pluhur e shkelmit fjalėt e gjuhės shqipe qė pėrdoren prej shqiptarėve nė gjysėn e deri tri tė katėrtat e hapėsirave. Dhe janė fjalė qė gjallojnė prej qindra vjetėsh nė tė folur e tė shkruar, gjinden nė vepra tė krijimtarisė popullore e tė shkrimtarėve nė zė. Kėtyre fjalėve u ėshtė thėnė: jashtė! Pėrse? Sepse kėshtu kishte vendosur njė politikė mizore, qė e ktheu Shqipėrinė nė Mesjetė!

    Tashti qė shqiptarėt po rropaten me u shkėputė pėrfundimisht prej asaj politike kundėrkombėtare, duke rrokur hapėsirat e Lirisė, pėrse u dashka qė pikėrisht gjuhėn shqipe ta lėmė me u dergjė nėn tė njėjtėn peshė tė pushtetit tė vjetėr? Pse gjuhėn shqipe ta privojmė nga mundėsitė qė krijon Liria?

    Gjuha shqipe, bashkė me tokėn, janė dy gjėra me tė cilat nuk mund tė bėjmė kurrė pazar. Ato kemi pėr detyrė me ua pėrcjellė brezave tė pacėnuara. Pėr ne shqiptarėt gjuha shqipe ėshtė shumė mė tepėr se ē’ėshtė gjuha amtare pėr disa kombe tė tjera. Ka vende qė nuk kanė gjuhė origjinale, qė flasin njė gjuhė tė pėrbashkėt me tė tjerė (p.sh. amerikanėt, anglezėt, australianėt, neozelandezėt... flasin tė tėrė anglisht). Por ata kanė elementė tė tjerė tė fuqishėm bashkimi e njėjtėsimi si komb. Kanė shtet tė fortė tė pėrbashkėt, vetvetėsi (identitet) tė spikatur kulturore, fe tė njėjtė etj., i kanė disa ose tė tėra kėto njėherėsh. Ndėrsa ajo qė na bashkon e na njėjtėson ne si shqiptarė ėshtė pikėrisht gjuha shqipe. Pa gjuhėn shqipe do tė ishim shpėrbėrė. Pėrfytyroni njė imtė sikur rreth 7 milionė shqiptarėt qė jetojnė nė Europėn Juglindore tė mos flisnin shqip, por tė flisnin gjuhėt e fqinjėve, a do tė thoshte kush mė se jemi shqiptarė? Kush i llogarit mė si shqiptarė disa banorė nėpėr do treva kufitare, qė pavarėsisht prej prejardhjes, flasin gjuhėn e vendit ku bėjnė pjesė? Kurrkush nuk do ta bėnte ADN-nė e gjakut me dėshmue se qenkeshim ilirė, pra tė tjerė. Gjuha shqipe pėr ne ėshtė shumėēka, pėr tė mos thėnė gjithēka: ėshtė pėrkatėsi kombėtare, ėshtė vetvetėsi. Pa gjuhė shqipe nuk ka Shqipni, thotė Fishta. Pa gjuhė shqipe nuk ka shqiptarė.

    Bash pse gjuhėn e kemi tė shenjtė duhet ta reformojmė standardin, qė ta bėjmė mė jetėsor, mė tė pasur, mė tė bukur. Standardi duhet tė ketė tė paktėn atė fuqi shprehėse, qė ka vetė gjuha. Dhe madje mė shumė, se standardi ėshtė gjuhė e pėrpunuar, e ngritur mė lart.

    Dhe kjo ėshtė arsyeja kryesore qė e shtyri Mehmet Elezin t’i pėrvishet Fjalorit tė vet?

    Njė njeri i vetėm, pa kurrfarė mbėshtetjeje, duke punuar nė njė dhomė tė ftohtė, shpesh pa drita, pėr tetė vjet mblodhi e pėrpunoi 41.000 fjalė tė tjera, fjalė tė shpėrfillura e tė shkelmuara, ose edhe njė herė aq sa ka fjalori mė i madh i akademisė, FGJSSH i 1980-ės. Dhe po ta kisha vazhduar punėn edhe nja dy-tre vjet, ky numėr do tė ishte bėrė 50.000 e ndoshta 60.000. Tė njėjtėn gjė mund ta kishte bėrė cilido intelektual me formim gjuhėsor, qė do tė kishte vullnetin me iu futė me gjithė mend kėsaj pune. Sepse pasuritė e pėrndjekura tė gjuhės shqipe janė tė pafundme. Ose, siē u thashė gjatė njė promovimi nė Gjakovė, fjalėt e pėrjashtuara tė gjuhės shqipe gjinden pėrtokė, si gėshtenjat nė Malsi tė Gjakovės: mjafton me u pėrkulė pak me i mbledhė e mbushet “thesi”. Po nesėr kėto “gėshtenja” nuk do tė jenė. Do t’i mbulojė dheu, do t’i kalbė bora. Do tė humbin pasuritė qė kanė mbetur, siē janė bjerrė me shpejtėsi pesėdhjetė vjetėt e fundit.

    Ritmet e humbjes sė tyre tashti shumėfishohen, pėr shkak tė dinamikės sė kohės qė jetojmė: lėvizja e njerėzve, lėshimi i fshatrave e sidomos i malsive, vdekja natyrore e brezave tė moshuar, hapja e vendit (vendeve) drejt botės, globalizmi...

    A besoni ju se do tė ketė ndonjėherė reforma, apo gjuha do tė vazhdojė mbetet nė “bunker”?

    Qė do tė lėvizė gjuha, kjo besoj ėshtė e pashmangshme. Shoqėria shqiptare nė tė gjitha trevat po pėson ndryshime marramendėse. Gjuha duhet me iu pėrshtatė kėtyre zhvillimeve. Ēėshtja ėshtė: a do tė bėhet kjo pėrshtatje, ky ndryshim, nė mėnyrė tė kontrolluar, duke i paraprirė, apo do tė bėhet vetvetishėm, duke u harlisur jashtė kontrollit, duke e ēuar gjuhėn/standardin drejt shkapėrderdhjes e shkatėrrimit? Nė mos u haptė rrugė pėr reformėn gjuhėsore, ėshtė e hapur krahenkrah dera pėr zonjėn anarshi gjuhėsore. Kundėrshtarėt e reformės a mos e duan kėtė anarshi?

    Si pėrpilues i Fjalorit me dhjetra mija fjalė shqipe tė papėrfshira nė FGJSSH, cila mendoni se ėshtė mėnyra mė e mirė qė shumė sosh tė pėrfshihen nė leksikun e gjallė tė shqipes sė shkruar e tė folur publike?

    Ato fjalė janė vetėm njė pjesė e thesarit tė hupun (tė hedhur si mbeturinė) e qė tashti ėshtė nė gjendje kome. Mendoj se puna me e rikthye nė jetė kėtė thesar do filluar me institucionet qė merren me gjuhėn shqipe. Akademia (akademitė) duhet tė ēlirohet nga parimet orwelliane, qė e kanė betonuar gjuhėn. Flitet pėr njė komision ndėrakademik qė ėshtė ngritur me gjuhėtarė tė Tiranės e tė Prishtinės, tė cilėt shkojnė e vijnė nė tė dy kryeqytetet, por kurrkush nuk di me kallėzue ēka kanė qitė nė dritė. Puna e tyre ėshtė lėnė krejt e mbyllur: ndoshta s’kanė ēka me i thanė publikut? Tė krijohet pėrshtypja se ky komision ėshtė ngritur me ba “lojė rrenash”, siē thonė nė Shkodėr, pra si njė alibi e mungesės sė vullnetit pėr ndryshim. Diku kam lexuar se po merret me ēėshtje tė zanores ė. Pajtohem se pėrdorimi i kėtij tingulli nė standard shkon deri nė inflacion, por nuk mendoj se rishikimi i tij qėndron nė krye tė pėrparėsive (prioriteteve) tė gjuhėsisė shqiptare. Gjuha shqipe ndodhet pėrballė sfidash tė njėmendta, tė njohura, tė cilat deri mė sot asnjė prej mbrojtėsve fanatikė ose jofanatikė tė standardit nuk i ka mohuar. Ndėrsa (sh)pėrdorimi i njė zanoreje si ė-ja ėshtė thjesht problem teknik i drejtshkrimit, ėshtė njė lloj “kozmetike” e gjuhės, ēėshtje pėrsosjeje; meriton vemendjen e duhur, por kur t’i vijė radha. Pėr arsyen e thjeshtė se ky problem nuk pėrbėn sfidė; prej (keq)pėrdorimit tė ė-s nuk rrezikohet qenia e gjuhės, gjuha shqipe nuk pasurohet as nuk varfėrohet me heqjen ose ndryshimin e vendit tė ė-s nė disa fjalė. Para se me u marrė me kozmetikėn e njė trupi, pėr tė cilin pranohet se ka shėndet tė brishtė e sistem imunitar tė ligėshtuar, tė papėrgatitur pėr sfida, duhet me u marrė me organet jetėsore tė tij; para se me zbukurue qerpikun, duhet trajtuar vetė syri i kėrcėnuar ose duhet dėshmuar me prova se syri ėshtė dritė, s’ka hije as cen.

    Me sa jam nė dijeni, nė kėtė komision ndėrakademik - disa anėtarė tė tė cilit janė studiues me vlera, disa i kam pasur profesorė e meritojnė nderim - organizatorėt nuk kanė pėrfshirė as edhe njė gjuhėtar a njeri tė letrave qė ka mospajtime me standardin, qė ėshtė oponent i qytetėruar i standardit. Njė komision vetėm me njerėz “tanėt” nuk mund tė them se le shije tė mirė. Mospėrfshirja e “tė tjerėve”, e atyre qė mendojnė ndryshe, mbyllja e hapėsirės institucionale pėr “ata”, monopolizimi i tė vėrtetės, tė sjell ndėrmend filozofinė pėrjashtuese tė 1972-shit. Sikur na kthen nė njė kohė tjetėr...

    Ēdo vit njė grup akademikėsh francezė pėrgatit ribotimin e fjalorėve Robert e tė tjerė, tė pėrditėsuar me fjalė, kuptime ose shprehje tė reja. Pra ēdo vit. E megjithatė frengjishtja kritikohet si e pareformuar. Profesori i Sorbonės Claude Blum ironizonte para do kohėsh nė shtyp: frengjishtja “qė flitet nė Hexagone ėshtė shumė e sklerotizuar, bie erė akademi franceze”!

    Merre me mend ē’mund tė thuhej pėr akademinė (akademitė) shqiptare!

    Ndėrkohė puna duhet me vijue me shkrimtarėt, gazetarėt, politikanėt, njerėzit publikė, mėsuesit, tė edukuar me standardin e ngrirė. Jo krejt pėr faj tė tyre, shumica e kėtyre ka formim tė vakėt gjuhėsor. Si me ba qė kėta njerėz, tė cilėt krijojnė ēdo ditė, poashtu ēdo ditė tė punojnė me i pėrvetėsue fjalėt dhe vlerat e nėpėrkėmbura tė gjuhės shqipe? Hap cilindo roman shqiptar tė botuar vitet e fundit: pėrveē veprave tė Kadaresė e ndonjė pėrjashtimi tjetėr tė rrallė, fjalori i tyre pėrbėhet vetėm prej qindra fjalėsh. Njerėzit e letrave, shkrimtarėt e gazetarėt, vuajnė edhe nga vetėcensura. Druhen se mos shqiptarėt nuk i kuptojnė po tė shkruajnė… shqip(!). Kėtė drojė disa gazetarė e politikanė nuk e kanė kur futin fjalė e struktura gjuhėsore tė huaja krejt tė panevojshme.

    Mendoj se gjuha shqipe - por jo standardi i saj - i ka tė gjitha fjalėt e caqet (termat) pėr me shprehė njė shkallė tė lartė tė menduari (abstraksioni), si ēdo gjuhė tjetėr prej atyre qė quhen «gjuhė tė mėdha» ose «gjuhė kulture». Te libri «Gjuha shqipe nė bunker» kam sjellė shumė tė dhėna qė e dėshmojnė kėtė kapacitet.

    Por, qe paradoksi: si tė vazhdojė reforma gjuhėsore kur kemi kryesisht shkrimtarė, gazetarė, arsimtarė, politikanė, njerėz publikė, e madje edhe gjuhėtarė me formim tė mangėt gjuhėsor? Kush ta bėjė reformėn?

    Ka sidomos do shqipėrues tė rinj, qė e njohin gjuhėn e kanė pėrkushtim tė thellė ndaj saj. Anipse ende nuk u ėshtė dhėnė mundėsia me e kallėzue veten e janė gjysė tė papunė.

    Nė anėn tjetėr mendoj se varfėria nė formimin gjuhėsor tė krijuesve pėrgjithėsisht nuk ėshtė fryt i dembelizimit a i mungesės sė dėshirės. Ajo ėshtė pasqyrė e varfėrisė sė standardit. Standardi ka qenė i detyruar nė shkolla, nė shtyp, kudo. Menyja gjuhėsore ishte zyrtare, ajo nuk linte mundėsi me zgjedhė a me lypė njė “haje” ndryshe. Kjo do tė thotė se ndėrmjet njerėzve tė edukuar me standardin ka tė tillė qė janė lodhur me ngushtėsinė e tij, u zinet fryma prej kėmishės metalike tė standardit, e veē njė shenjė tė besueshme institucionale presin pėr me iu kushtue reformės. A nuk ndodh bash qeshtu edhe nė politikė, nė jetėn institucionale tė njė shoqėrie? Reformistėt e njė shoqėrie nuk vijnė nga jashtė, nga njė vend ose shoqėri tjetėr. Ata dalin pikėrisht prej asaj shoqėrie qė ka nevojė me u reformue. Pėrfaqėsojnė pjesėn qė e ka ndier e pėrjetuar mė shumė shtrėngesėn e kufizimin. Dhe prandaj janė tė vendosur pėr reforma. Dhe prandaj, pėrveē dijeve, investojnė edhe shpirtin.

    Druaj se ka forca qė bunkerin e standardit e duan edhe si bunker me mbrojtė politika tė caktuara. Disa organe tė medias sė shkruar e elektronike, tė afėrta me ndonjė krah tė politikės, qė megjithatė nuk lėnė rast pa bėrtitė nė kupė tė qiellės se janė virgjėrisht tė pavarura, pikėrisht kėto media nuk e botuan e nuk e kumtuan as lajmin pėr daljen e Fjalorit. Diēka lexohet mbrapa kėtij qėndrimi. Se njė fjalor me prurje tė reja gjuhe nuk ėshtė vepėr e thjeshtė letrare. Pavarėsisht kush e harton, pasuritė e tij janė vlera mbarėshqiptare; janė aq jetėgjata e funksionale sa ėshtė jetėgjatė e funksional kombi.

    Cila ka qenė pėrgjegjja institucionale ndaj Fjalorit tuaj, nė Kosovė e nė Shqipėri bashkė? A keni marrė ndonjė mirėnjohje zyrtare, ftesė bashkėpunimi ose diēka tė ngjashme?

    Institucionalisht vetėm Berisha mė ka uruar e pėrshėndetur. Mė ka thėnė disa herė se do tė bėjmė njė promovim. Njė promovim qė, sipas tij, tė shėrbejė edhe me e rritė ndjeshmėrinė e shoqėrisė e me i vu nė lėvizje mekanizmat institucionalė pėr vlerat e gjuhės shqipe. Privatisht vazhdoj me marrė shumė kumte (mesazhe) qė, nė mos tjetėr, mė krijojnė ngrohtėsi shpirtėrore. Janė shkrimtarė e gazetarė qė mė kanė shkruar e telefonuar, studiues, artistė e njerėz publikė, dashamirė tė gjuhės, tė tjerė qė i njoh e shumė tė tjerė qė nuk i njoh. Disa kėrkojnė Fjalorin. Trishtohen kur u them se mund ta gjejnė vetėm nė Tiranė e ndoshta nė Prishtinė, nėse janė do kopje qė nuk janė shitur ende.

    A mendoni t’i hyni ndonjėherė plotėsimit tė Fjalorit me fjalė qė mund t’i qėmtoni ndėrkohė, ose thjesht ndonjė rishikimi e qortimi tė lėndės tashmė tė mbledhur?

    Pėr mua Fjalori ėshtė i pambaruar. Kur po lexoja kujtimet e At Zef Pllumit Rrno vetėm pėr me tregue, shkruar nė njė shkodranishte tė ėmbėl e tė kuptueshme prej gjithkujt, kam nėnvizuar fjalė, shprehje e fjalė tė urta, qė mė dukeshin tė padėgjuara. Kėshtu bėj edhe nėpėr libra tė tjerė. Edhe gjatė kuvendimeve tė pėrditshme me njerėz, veshi mė thith fjalėt a shprehjet qė s’e kam ndier mė pėrpara. Si s’e paskam shti (nė Fjalor) edhe kėtė, them me vete.

    Me i hy prapė Fjalorit? Vėshtirė. Kėtu nė Bernė e kam tė pamundur. Mė mungon koha, mė mungojnė edhe librat qė janė tė domosdoshėm gjatė punės pėr njė fjalor, mė saktė: mė mungon biblioteka. Pastaj kam edhe kyēje (angazhime) tė tjera. Disa projekte mė janė shtyrė ose mė janė zbehur, mė ka ikur dėshira pėr to, nuk e kam mė atė djegėn qė kisha pėr t’i filluar sa mė parė, pėr shkak tė shpenzimit tė energjive me Fjalorin. Verėn e shkuar (gusht 2006) kam shkruar njė roman tė shkurtė me titull Ujdhesa e askujt. Me hijen e kėtij romani tė palindur kam jetuar disa vjet. Por Fjalori ia kishte mshelė derėn. Sa herė afrohej hija e romanit, Fjalori turfullonte e e fluturiste pėr dritareje. E unė s’e mbroja dot, megjithėse kėtė roman, i cili sapo ka dalė prej shtypit nė Tiranė, herė-herė e quaj punėn krijuese mė tė arrirė qė kam bėrė nė jetė. Nuk e mbroja dot, se s’mė lejonte marrėveshja me Fjalorin.

    Mė kanė munduar edhe shumė mėdyshje. I druhesha fatit tė Fjalorit tė Kristoforidhit qė mbeti dorėshkrim e pasi ndėrroi jetė autori dorėshkrimi u shit me la borxhet e dikujt, kaloi nėpėr duar bakallėsh a tregtarėsh derisa ra nė dorė tė konsullit grek, pėr tė pėrfunduar pastaj nė ministrinė e jashtme tė Greqisė... Me ato rregatje mund tė thuash se vetėm njė vullnet hyjnor e shpėtoi atė vepėr.

    Tashti ėshtė kohė tjetėr, nė Shqipėri e nė Kosovė ka shumė njerėz tė pasur, qė financiarisht mund tė pėrballojnė ēdo lloj sponsorizimi, por sa ia dinė ata vlerat gjuhės shqipe e kulturės kombėtare nė tėrėsi? Ka syresh qė japin njėqind mijė euro pėr njė spektakėl televiziv qė ik bashkė me erėn, brenda natės, ndėrkohė qė zor e shtinė dorėn nė xhep pėr njė vepėr shkencore a artistike, qė i qėndron kohės. Shoqėria shqiptare, kultura e saj, pėr fat tė keq sundohen prej njė oligarkie kulturore. Nėse nuk je i lidhur me qarqe tė caktuara politike, me ato qarqe politike qė kanė edhe pare, e ke shumė vėshtirė me botue, e edhe mė vėshtirė me i ba publicitet veprės sate. Eshtė zonja e fuqishme PP, Politparja, qė shpesh bėn protokollin e “vlerave” jo vetėm nė politikė. E bėn edhe nė krijimtari.

    Pėrse e keni quajtur Fjalor i Gjuhės Shqipe, a nuk pėrplaset me tituj tė tjerė?

    -Mė duket se ėshtė vetėquajtur kėshtu pa mė pyetur... Sepse nuk ėshtė fjalor me fjalė tė standardit, nuk ėshtė me fjalė „tė vjetra“ a tė „tė reja“, me fjalė krahinore josejo. Eshtė thjesht fjalor i gjuhės shqipe tė gjallė. I gjuhės qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve, tė gjallė e tė vdekur, edhe atyre qė do tė lejnė.

    Disa mbrojtės partizanė tė standardit '72 pohojnė se standardi mund te pasurohet vetėm me fjalė shtesė nga areali verior, por struktura gramatikore e tij nuk guxon tė preket. A mendoni se ka vend edhe per ndryshime strukturore dhe jo vetėm pasurim leksikor; nėse po, ēka konkretisht?

    Kėta partizanė duan t’i bėjnė punėt partizanēe e kjo ėshtė njė metodė qė s’ka gjė tė pėrbashkėt me shkencėn. Nėse dėshirojmė me e shpėtue gjuhėn shqipe nga bjerrja e shumė vlerave tė pazėvendėsueshme, kjo duhet bėrė me njė reformė tė menēur e tė thellė, nė tė gjithė pėrbėrėsit. Prandaj gjuha shqipe e standardizuar ka nevojė me u reformue thellėsisht. Fola pėr fjalorin, por reformimi duhet tė pėrfshijė maspari filozofinė mbi tė cilėn u miratua standardi: pėrjashtimi duhet tė zėvendėsohet me gjithėpėrfshirjen dhe gjithėpėrfshirja duhet tė jetė shumėpėrmasore. Me “shumėpėrmasore” kam parasysh:

    1. Reformimi i standardit duhet bėrė sipas njė strategjie, thelbi i tė cilės do tė jetė hapja e dyerve pėr tė gjitha vlerat, qė e bėjnė gjuhėn shqipe mė shprehėse e mė tė plotė. Ndėrkohė nėpėr shkolla e kudo qė mėsohet gjuha shqipe, krahas trajtave toskėrishte/standard tė jepen njohuri tė plota edhe pėr trajtat pėrkatėse nė gegėrisht. Mė duket pa kuptim ideja qė nė shkolla tė mėsohet edhe “pak gegėrisht”, sikur gegėrishtja, dialekt e jo gjuhė, tė ishte gjuhė e huaj, madje gjuhė e huaj e vdekur.

    2. Reformimi i standardit duhet tė pėrfshijė jo vetėm fjalėsin (leksikun) e frazeologjinė, por krejt qenien e gjallė tė asaj qė quhet gjuhė: strukturėn gramatikore, sistemin fonologjik.

    3. Reformimi nuk mund tė bėhet me harrnime. Ai duhet bėrė me kritere shkencore. Duhen thithur mendimet e tė gjithė dijetarėve, njerėzve tė letrave, duke u dhėnė pėrparėsi pikėpamjeve dhe autorėve reformues, qė kėrkojnė ndryshim. Tė studiohen pėrnjimend (me seriozitet) edhe idetė e emrave tė mėdhenj, qė asokohe nuk qenė dėgjuar, si Ēabej, i cili nuk e mbėshteti asnjėherė standardizimin siē u bė, Riza, Atė Valentini... Mbi shllimet reformuese tė bėhen diskutime shkencore. E gjithė kjo punė jep fryte nėse drejtohet prej njerėzish qė e njohin dhe e duan gjuhėn shqipe e jo prej njerėzish qė janė emėruar akademikė pėr shkak tė ndihmesave tė tyre jashtėshkencore.

    E pėrdorni jo rrallė paskajoren e tipit me punue, me pritė nė shkrimet tuaja. Por si do tė mund tė funksiononte njė standard i tillė nė tė cilin paskajorja gege tė bashkekzistonte me pjesoren toske ([kam] punuar, [kam] pritur), sic ndodh ndėr shkrimet tuaja? A nuk e kushtėzon paskajorja e tillė vetvetiu e drejtpėrdrejt edhe vetė pjesoren?

    Ndėr tė fundit qė ma ka bėrė kėtė pyetje ėshtė njė nip i N. Gazullit, tė cilin nuk e njoh, por kėto ditė mė dėrgonte disa gjykime tė vetat, bashkė me tė dhėna tė panjohura pėr jetėn e gjuhėtarit tė madh. Nė qoftė se duhet me u ndryshue edhe pjesorja, le tė ndryshojė edhe ajo. Nėse jo, le tė bashkėjetojnė dy trajta, unė nuk e shoh krejt tė pamundshme, sa kohė qė jemi brenda shqipes. Themi mėsues, shikues, lėvrues, i shkueshėm, i durueshėm... dhe kėto askujt s’ia vrasin veshin. Sepse kėto fjalė, tė ndėrtuara mbi pjesoren gege (mesue, shikue, lėvrue…), kanė hyrė nė pėrdorim tashma. Madje themi edhe varfėrues, fisnikėrues, trimėrues, pasurues..., ku nė tė njėjtėn fjalė njė pjesė (element) ėshtė toskėrisht (varfėr pėrkundrejt vorfėn...) e njė pjesė gegėrisht (pjesorja me ue).

    Duke pėrdorur paskajoren, unė rrekem me hedhė njė hap. Hapat e tjerė mund t’i bėjmė tė gjithė bashkė. Gjithsesi kėto janė ēėshtje qė duhen studiuar.

    Box

    Mehmet Elezi ka mbaruar pėr Gjuhė dhe Letėrsi nė Universitetin e Tiranės dhe mė pas ėshtė specializuar pėr filozofi. E ndeshim mjaft si publicist, kryesisht nė faqet e tė pėrditshmes Bota Sot, por e njohim mirė edhe si shkrimtar e poet. Por mbase kryevepra e tij e deritashme, ajo qė do t’ia sigurojė njė referencė tė pavdekshme nė letrat shqipe, mbetet Fjalori i Gjuhės Shqipe, njė strehė madhore kjo e dhjetra mija fjalėve shqipe tė pėrjashtuara nga leksikografia “normative”. Zoti Elezi aktualisht ėshtė Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė Zvicėr.

  10. #520
    Citim Postuar mė parė nga Gega i vogel Lexo Postimin
    Dias ; zemerplasur mund te jete por shume pasiv ne kte drejtim .
    Sa do te peshonte nje propozim i nje shkrimtari me renome si Kadarea per nje rishqyrtim te gabimeve te bame me rastin e Kongresit te 1972,asht dicka tjeter me fole dhe krejt tjeter asht me ndermare,veprue ne kete aspekt per ta nxjerr gegnishten nga humnera nga arkavorrit .Komentet nuk jan te mijat por te nje malcori ,ky koment s'ashte asgja tjeter pos nje veshtrim me ndryshe i intervistes se Kadares.
    Nuk e shof te arsyeshme te hy ne nje diskutim se kush ken e ka kryqzuar dhe ken don ta kryqzoj ,por nje gja ta them si vllaut se kohrat kane leviz per t'mire , gjithashtu gegnishtja letrare shume shpejt do te kete vendin e merituar ce e kishte ma pare ,kto visare te mohuara ishin pasuri e gjuhes Shqipe dhe jo te anadollakve , dialekti gege ishte gluha ce e foli ,GJERGJ KASTRIOTI,BARLETI, BUZUKU, FRANG BARDHI ,PJETER BOGDANI , GJERGJ FISHTA ,ARSHI PIPA ,KOLIQI,CAMAJ etj etj .

    Fjalori i M.ELEZIT eshte mortaj per kundershtaret e dialektit gege, eshte deshmia me e kjart ndaj padrejtsise ce ju ba gegefolsve me 1972.
    Gege, une megjithese i perkas te folmes se Jugut, mbetem nje adhurues i zjarrte i gegerishtes, dhe jo shume njerez si une ja dine vlerat, prandaj nje leksion per vlerat e gegerishtes do me dukej i tepert. Une harxhoj shume kohe duke u mrekulluar me magjine e gjuhes, dhe gegerishtja eshte ajo qe me ka habitur me shume. Ne te une shikoj historine, prandaj mendoj, qe duhet ta ruajme si nje gje te ēmuar, ndoshta nder me te ēmuarat.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Faqja 52 prej 53 FillimFillim ... 24250515253 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •