Close
Faqja 25 prej 53 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 529
  1. #241
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Ne gegėt jemi gjithmon tė diskriminum me lloj lloj epitetetesh kėtu nė Tiran. Mjafton me u prezantu se nga je dhe, gjėja e par qė ka me u mendu pėr ty nėse je nga veriu asht se je malok gjėja e par, e dyta ēeēen, e treta alpin etj etj, pastaj n'mendim t'pest apo t'gjasht munden me t'pa si njeri apo si shqiptar. Standarti 72 asht i tani abuziv, kosovart e pranun ate standart pėr mos me u ba ma pjes e propagandės serbe se shqiptart e kosovės jan alabanski ndėrsa ata tė shqipnis jan shqiptar. Sot ka ardhun koha me ba ndryshime nė kėt gjuh, pasi ajo asht komplet fiktive pėr gegėt.

  2. #242
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga antikonformisti Lexo Postimin
    Ne gegėt jemi gjithmon tė diskriminum me lloj lloj epitetetesh kėtu nė Tiran. Mjafton me u prezantu se nga je dhe, gjėja e par qė ka me u mendu pėr ty nėse je nga veriu asht se je malok gjėja e par, e dyta ēeēen, e treta alpin etj etj, pastaj n'mendim t'pest apo t'gjasht munden me t'pa si njeri apo si shqiptar. Standarti 72 asht i tani abuziv, kosovart e pranun ate standart pėr mos me u ba ma pjes e propagandės serbe se shqiptart e kosovės jan alabanski ndėrsa ata tė shqipnis jan shqiptar. Sot ka ardhun koha me ba ndryshime nė kėt gjuh, pasi ajo asht komplet fiktive pėr gegėt.
    Une jam geg vet, dhe sic e sheh gjuhen letrare e kam mesuar po problem. Fakti qe kosovaret nuk dine ta shkruajne gjuhen letrare sakte, vjen ngaqe ne shumice jane te paarsimuar, dhe normal nese nuk ke kryer shkolle, ose nese nuk ke lexuar nje faqe gazete ose nje roman, normal qe s'ke se si ta mesosh gjuhen letrare.

    Maloket mund te kete si nga jugu ashtu dhe nga veriu, dhe nuk lidhet me krahinen por me arsimimin. Fakti eshte qe keta te Jugut kane qene gjithmone me te shkolluar se veriu. Ne te veriut vetem Shkodren kemi patur si qender ge rendesishme dhe me kulture. Pra malok = njeri i trash, pa shkolle.

    p.s. ēeēena jane keta talebanet e Maqedonise, qe mos u pafsha bojen kurre.

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    Ju po tė doni, do mundeni me msu edhe Frengjisht, Anglisht, Italisht etj. Siē ke msu edhe "gjuhėn e 1972" zyrtare. Un dua me than se gjuha jon letrare asht si nji fllusk sapuni pėr gegėt, pasi gjuha letrare "flluska e sapunit" asht shkėput nga gjuha e folur, ajo qė na pėrdorim ē'do dit. Mos haroni se geg janė 75% e shqiptarėve. Ky mendoj se asht nji problem.
    Pėrsa i pėrket arsimimit, jugu gjat periudhės komuniste ka pas marr ma shum bursa studimi. Pasi ishte shteti qė pėrcaktonte sa bursa ka me marr nji krahin e sa bursa ka me marr nji krahin tjetėr. Vetėm Gjirokastra ka pas marr ma shum bursa se gjith veriu.
    Ti me sa duket nuk jeton nė Tiran. Malok konsiderohen edhe Shkodranėt nga toskėt, malok asht nji shprehje qė lidhet me krahinėn e veriut, jo me cilėsit, formimin dhe arsimimin e individit, por me origjinėn qė ka njeriu.

  4. #244
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Fakti qe kosovaret nuk dine ta shkruajne gjuhen letrare sakte, vjen ngaqe ne shumice jane te paarsimuar, dhe normal nese nuk ke kryer shkolle,
    Ėshtė e kundėrta. Tė paarsimuar sepse nuk dinė tė shkruajnė gjuhėn letrare. E jo si thu ti qė nuk e dinė gjuhėn letrare pse janė tė paarsimuar.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga ArberXYZ Lexo Postimin
    Une jam geg vet, dhe sic e sheh gjuhen letrare e kam mesuar po problem. Fakti qe kosovaret nuk dine ta shkruajne gjuhen letrare sakte, vjen ngaqe ne shumice jane te paarsimuar, dhe normal nese nuk ke kryer shkolle, ose nese nuk ke lexuar nje faqe gazete ose nje roman, normal qe s'ke se si ta mesosh gjuhen letrare.

    Maloket mund te kete si nga jugu ashtu dhe nga veriu, dhe nuk lidhet me krahinen por me arsimimin. Fakti eshte qe keta te Jugut kane qene gjithmone me te shkolluar se veriu. Ne te veriut vetem Shkodren kemi patur si qender ge rendesishme dhe me kulture. Pra malok = njeri i trash, pa shkolle.

    p.s. ēeēena jane keta talebanet e Maqedonise, qe mos u pafsha bojen kurre.
    un te thom se ska lidhje shkollimi , nje turk ndaq i shkollum ndaq i pa shkollum flet njesoj , nje gjuh , ndaq fshatari ndaq qytetari , ne Kosov ke edhe doktora shkencash por qe nuk flasin gjuhen letrare , edhe un nuk e flas gjuhen letrare ne perditshmeri , sepse gjuha letrare dallon shum nga gjuha qe flas un , nje lloj i gegnishtes , gjuha ime flitet poashtu nga 2 milion shqiptar te Kosoves , e kur flas un ne gjuhen letrare me bjen qe shumicen e fjalve ti zevendesoj , sepse gjuha letrare ka fut shum pak fjal nga gegnishtja ime.
    Sido qe te jet , me koh dot ofrohen dallimet gjuhsore .
    - Ne Top Channel nje femij qe mbledhte krom ne Shqiperi , nena e vet ja kishte ndal shkollen femijes , edhe pse ai ishte i pashkolluar , e fliste me mire gjuhen letrare se nje femij i Kosoves qe esht i suksesshem ne shkoll , cili esht malok sipas teje ?

    p.s. ajo ne fund ste duheshte o qelbanik . Sikur te isha ne qeveri ne Shqiperi isha ber me i keq se Hitleri per jahudit qe ka qen , tipat si ti ne shesh i kisha nxjerr me litar per qafe. Dot vijm nje dit andej tjuv pastrojm , mendoje prej tash nga dot ja mbathesh , nese ke koh.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #246
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    Migjen Kelmendi: Pėrgjegje Krajės
    Nga Migjen Kelmendi
    Jun 20, 2005, 21:34



    Dy janė arsyet pse kisha vendosė me ia punue optin, portretin, njeriut tė parė tė kulturės nė gazetėn “Koha Ditore”:
    Migjen Kelmendi

    E para: sepse ishte Numri 1 pėr kulturė nė gazetėn e cila tana donacionet e tana hedijet ndėrkombėtare i ka marrė pėr me propague mendimin e lirė, tolerancėn, respektin dhe pėrgjegjėsinė pėr fjalėn publike, me e kultivue gazetarinė e fakteve, e nga ana tjetėr pėr t’parin e kulturės nė gazetė ka emnue nji njeri qė ka botėkuptime raciste, asht ksenofob dhe s’ka aspak pėrgjegjėsi pėr fjalėn publike.
    E dyta: sepse Kraja, me mėnyrėn si e artikulon realitetin kulturor shqiptar, m’ofrohet vetė si nji figurė e pėrkryeme n’pėrēudnimin e vet, pėr me folė dhe me u mundue me i dekonstruktue dhe me i analizue marrėdhaniet kulturore mes dy qendrave kulturore shqiptare: Prishtinė dhe Tiranė.
    Nuk mendoj se Kraja asht interlokutor i gjetun pėr me debatue pėr ēashtjet e gjuhės dhe letėrsisė, andaj due me u fokusue nė kėte pėrgjegje ma shumė nė nji viviseksion metaforik tė botėkuptimit tė tij, njashtu si e lexoj nga ky reagim qė na e ka dėrgue n’adresė tė gazetės sonė. Dhe, kėte viviseksion metaforik ia adresoj, si edhe nji hedije, gazetės “Koha Ditore”.

    DIDASKALIE

    Asht ba e pamundun me folė e me shkrue pėr Krajėn pa ia kujtue e mėsue rregullin e diskutimit publik. Kam mendue se mėsimet qė ia dha Shkėlzen Maliqi nė reagimin e tij “Pse Kraja flet jerm” (JAVA, Nr.116) kanė mjaftue. Por, me gjasė, mė duhet me humb vetėm pak hapėsinė pėr me ia vizatue edhe disa mėsime fillestare tė edukatės, bontonit, interlokucionit.
    Nė reagimin e tij Kraja thotė se “pėr insinuatat qė m'i bėjnė, as qė ēaj kokėn. Pėr shpjegimet dhe argumentat, po”.
    Reagimi i tij, si e lexoni, nuk ka as “A” nga argumentet. Asht i mbytun nė kualifikime, diskualifikime, tallje e pėrēmime, si dhe asht i shkruem me nji za paternalist, me za “babe”.
    Me kėte kuptoj se Kraja e ka tė zorshme me e ba dallimin e qartė mes asaj qė quejmė “argument” dhe asaj qė i themi “opinion”, nji gja elementare. Kraja ka probleme me e ba dallimin mes kualifikimit dhe diskualifikimit, mes pėrshkrimit dhe pėrqeshjes, mes viciozitetit dhe talljes e pėrēmimit. Kur don me folė me argumente, argumenetet janė qė tė obligojnė, tė obligojnė me i emnue, me i ba tė rrokshme pėr lexuesin, nė mėnyrė qė ai me mujt me i konstatue me shqisa, me i datue e adresue. Opnionet jo, opinonet nuk tė obligojnė me folė me argumente. Ato munden me qenė tė ngacmueme nga pėrshtypjet, intuita, pėrvoja, kaprici, inati, urrejtja, po deshte. Por, argumentet duhen me qenė plastike, tė konstatueshme dhe tė verifikueshme.
    E keqja e Krajės asht se kur je n’autobusin e gabuem, nuk asht vetėm destinimi i gabuem, por edhe tana stacionet deri n’destinim. Autobusi ku ka hypė Kraja jo se e ka destinim racizmin dhe ksenofobinė, urrejtjen ndaj tė tjerėve, ndaj kulturave dhe gjuhėve tė tjera, ndaj tė Ndryshmes, por edhe krejt rruga e tij deri atje asht e gabueme. Kraja asht i gabuem nė gjuhė, nė letėrsi, nė misionin e tij publik. Por, mė lejoni me i hy viviseksionit tė personės sė tij publike, qė une e konsideroj kulturalisht tė dekun.

    GABIMET GJUHĖSORE TĖ KRAJĖS – 44 GABIME NĖ 4 FAQE!

    44 gabimet e Mehmet Krajės ne 4 faqe
    Nė reagimin e tij, Kraja jo se mė akuzon pėr mosnjohjen e Standardit ’72, por ai romanin tem e ban shoshė me kualifikime e opinione, me pėrgjithėsime, kryesisht n’aspektin e gjuhės sė pėrdorun nė roman, pa na e prue asnji argument pėr ato konstatime tė tij, pa na e emnue asnji burim ku ai i ka lexue dhe marrė ato opinione, pos do “miqve tė pėrbashkėt”.
    Dhe, gjatė tanė kohės toni i reagimit tė tij ndaj meje asht paternalist, za “babe”, i cili mė fton me u rritė dhe me u ba pak ma serioz (sic!)
    E para gja qė tė shkon nė mend nė kėsi rasti asht kjo: njeriu qė tė fton me u rritė e me qenė serioz, e para e punės, kishte me qenė e udhės me qenė vetė serioz, i rritun, me e njoftė vetė drejtshkrimin simbas Standardit ‘72.
    Kur marr me ia vivisektue e heq cipėn e parė tė likurės sė shkrimit tij, ēka me pa! Nė katėr faqe tekst, “baba”, “paternalisti”, “njohėsi i drejtėshkrimit”, qė m’akuzon pėr mosnjohje e mosdije, i kishte ba hiē ma pak se 44 gabime drejtshkrimore nė katėr faqe tekst, pa i numėrue gabimet tipografike dhe pa i hy thellėsisht korrektimit tė shejave tė pikėsimit. (Shif faksimilet. Letrėn e kemi botue njashtu si na e ka dėrgue nė emailin e redaksisė. Nė “subject” e kish shkrue “Reagim i M.Krajės”, ai pėr vete!).

    Qe vetėm disa argumente pėr “kulturėn gjuhėsore” tė Krajės. Pėr gabimet gjuhėsore tė tij:
    Si me folė seriozisht me Krajėn kur ai m’akuzon se kam mungesė kulture gjuhėsore, e ai vetė, gjatė asaj hutie, tue dashtė me mė diskualifikue si “somnambulist gjuhėsor”, fjalėn “somnambulist” e shkruen gabimisht – “somnabulist”.
    Kraja qė mė mban ders se ēka duhna me ba, e shkruen fjalėn “kolporter” gabimisht – “kolpolter”.
    44 gabimet e Mehmet Krajės ne 4 faqe
    Kjo qenka “kultura gjuhėsore” e Krajės?
    Kraja nuk e di se nuk thuhet “pėrlloēėsh”, por “pėrlloēesh”, sepse “pėrlloēėsh” i bie se ti pėrlloēė dikend, e jo dikush tė pėrlloēka ty. Kraja s’e di se nuk shkruhet me drejtėshkrim “argumentat”, por “argumentet”; nuk shkruhet “bėhėn”, por “bėhen”; nuk shkruhet “ēfarė ndodhė”, por “ēfarė ndodh”; nuk shkruhet “Europės” simbas drejtshkrimit ’72, por “Evropės”, dhe kjo le tė mbetet nji denim i madh pėr tanė shtatė-dhetė-e-dyshat, me e shkrue fjalėn ma tė pledueme dhe ma perėndimore nė trajtė lindore, e jo si tanė bota; nuk shkruhet “enthuziasėm”, por “entuziazėm”; nuk shkruhet “mė brengosė”, por “mė brengos”; nuk shkruhet “ta dijnė”, por “ta dinė’”, nuk shkruhet “vemendjes”, por vėmendjes”; nuk shkruhet “plakėsh”, por “plakesh”; nuk shkruhet “intelegjencien”, por “inteligjencien”; kur don me thanė “…nė hapėsirėn europianė pėrmes ‘pallankave’ tė Serbisė..”, gabon, sepse i bie “mes pėr mes” e jo njashtu si ka dashtė me thanė: “me anė tė”; nuk shkruhet “amballazh”, por “ambalazh”; nuk thuhet “kėtė tel e rreh…”, por “kėtė tel e rrah”; nuk shkruhet “miqėve”, por “miqve”; nuk shkruhet “gegėrishtėn”, por “gegėrishten”; nuk thuhet: “M.Kelmendi ju thotė tė rinjve…”, por “M.Kelmendi u thotė…”; nuk thuhet: “Mos e mėsoni gjuhėn, shkruajeni ashti si ua ka ėnda”, por “…si jua ka ėnda…”;.…etj.etj.

    Asht marre me i folė dikujt pėr kulturė gjuhėsore e me i ba vetė tana kėto gabime. Mė akuzon si tė kompleksuem, e nga ana tjetėr gabimet e shpeshta ku germėn “e” e ban “ė” toske, si “kuvėnd”, si “vėnd”…, dėshmojnė pėr kompleksin qė ka ky njeri nga prejardhja e tij, nga gjuha e tij amtare. Dhe, nuk i kisha prue si argumente gabimet gjuhėsore tė Krajės, sepse gabime bajnė edhe shumė tjerė, edhe akademikėt kosovarė, por po i numėroj si argumente tue dėshmue se persona publike e
    44 gabimet e Mehmet Krajės ne 4 faqe
    tij asht e dekun, sepse nji njeri qė ka dhe ndien pėrgjegjėsi pėr ēka shkruen e boton, nji njeri qė asht ēue me folė e me e akuzue tjetrin pėr kulturė gjuhėsore, kishte me qenė e udhės bile vetė, deri diku, me e pasė ate kulturė. Nji njeri qė i ka dhanė vetes rol “babe”, nuk kishte me ia lejue vetes kėsi turpi. Pėr cilin seriozitet mė fton Kraja? Kush asht “seriozi” kėtu? Kush asht “baba”?

    GRYKA E KOHĖS

    Nė reagimin e tij Kraja, tue folė jerm, pa edhe nji argument, edhe pse n’intron e reagimit tė tij premton se ka me folė me argumente, na e sjell nji prrallė pėr arsyet qė mė paskan ba mue me marrė n’thue n’gjuhė. Flet pėr nji roman, pa e pėrmend as titullin, as kohėn kur asht shkrue, as kohėn pėr tė cilėn po flet, me gjasė as e ka lexue, sepse i asht ba shprehi me shkrue e me folė e me gjykue pėr festivale e libra – pa i lexue e pa i pa! Nga mėnyra se si shkruen e kualifikon romanin, mė bahet se e ndiej ēkymjen e faqeve, kafshimin e pėrtypjen e tyne, pėrplasjen pėr toke tė romanit, kcimin me dy kambė mbi te…mė bahet se i ndiej shamjet… “e ti shkrimtar a”, “ti a…”, dhe, vetėm pasi i ulet pluhuni tanė kėtij mllefi nė t’shkruem, e kuptoj se Mehmet Kraja po flet pėr romanin tem tė parė “Gryka e Kohės – Njė Histori e mbuluar me shall”, tue mė kthye kėshtu nja 10 vjet mbrapa nė kohė.
    Kraja thotė se Tirana literare nuk e paska pranue as romanin e as Migjenin si shkrimtar. Tirana asht fjalė e madhe. Kush e thotė kėte n’ate qytet? Si e ka emnin ai qė nuk mė paska pranue? Ku? Nė cilin medium thuhet? Kur?
    Kraja nuk ndien obligim me dhanė pėrgjegje nė kėto pyetje. Ai di vetėm me kualifikue. Me lehtėsi. Pa pėrgjegjėsinė publike me i mbėshtetė konstatimet e kualifikimet me argumente.
    Mė duhet me i thanė nja dy fjalė pėr romanin.
    44 gabimet e Mehmet Krajės ne 4 faqe
    Romani “Gryka e Kohės” asht vepra jeme e parė letrare, e botueme nga shpija “Dukagjini”, nė vitin 1994, ku si redaktorė paraqiten Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Gani Bobi dhe Shkėlzen Maliqi. Ate qė une muj me e dėshmue me faksimile botimesh asht se tana mediumet e shkrueme t’asaj kohe janė shpreh pozitivisht pėr romanin, edhe nė Prishtinė edhe nė Tiranė. Po them, pėr kėte kam faqet e publikueme me shkrimet pėr romanin si argumente. As edhe nji germė negative pėr romanin e publikuem asokohe une nuk e gjej, e as kam dijeni se asht botue diku.
    Prrallėn qė Kraja e interpreton me nji lehtėsi tė madhe asht nji episod i vocėrr i jemi me drejtoreshėn e konkursit “Kadare”, Mira Meksi. Dhe, pėrkundėr Krajės qė asht mėsue me folė nėpėr kafe e nė miqėsi mediokrash, msheftas, une vetėm publikisht reagoj, njashtu si edhe kam reague me nji letėr drejtue Mira Meksit, qė asht botue nė revistėn “MM”.
    Asht e vėrtetė se une, edhe pse ma shumė i sugjeruem se sa kam pasė dėshirė personalisht me konkurue, ēova romanin tem n’ate konkurs. Simbas interpretimeve tė “miqve tanė”, mė patėn thanė se nji arsye pėrse romani nuk asht shpėrblye (por, jo diskualifikue si insunuon Kraja, asht – gjuha.)
    Ate vit, ēmimi “Kadare” iu dha shkrimtarit prej Maqedonie, Kim Mehmeti, i cili nė nji intervistė mbas shpėrblimit, publikisht flitte se si vonė ka nisė me e shkrue shqipen dhe ka probleme. Kėshtu, argumenti pėr tė cilin flet Kraja, gjuha e romanit tem, gjuha pėrgjithėsisht, nuk e paska pengue jurinė e atij ēmimi me ia dhanė shpėrblimin nji shkrimtari i cili publikisht e pranon se vonė ja ka nis me shkrue nė shqip!
    Andaj, ishin arsye jashtėliterare, ishin arsye dhe kritere joletrare qė e devalvuen krejt ate konkurs, i cili bahej me paret e nji biznismeni prej Tetove, Veli Velia. Ky Velia dhe “miqtė” tanė prej Maqedonie nė juri, tė cilėt me gjasė i kishin premtue Kimit se kanė me ia dhanė shpėrblimin, janė arsyet e devalvimit shumė tė shpejtė tė atij konkursi qė nuk vonoi dhe u provue si i dėshtuem, si jokredibėl, njashtu si e kam atakue dhe pėrshkrue nė letrėn teme dėrgue Mira Meksit.
    Nuk po due me u zgjatė me kėte konkurs. Ēka kam pasė me thanė e kam thanė, jo nėpėr kuloare si Kraja, por publikisht. Mirėpo, prej nga kjo arrogancė dhe ton i Krajės me gjykue si shkrimtar? Me folė prej piedestalit tė nji shkrimtari tashma t’etabluem?

    SHKRIMTARI I BEHXHET BRAJSHORIT

    Nuk e di si mun matet puna literare e nji shkrimtari dhe njohja e tij me metoda krajane. Por, une sapo jam kthye nga Barcelona, ku sivjet u mbajt ngjarja ma e madhe letrare n’Europė – Kosmopolis 2004. Ate mbramje kur mė kishin ftue me e lexue tregimin tem pėr deportimin e qytetit tė Prishtinės, isha tue e pritė shkrimtarin Mario Vargas Llosa me e pėrfundue fjalėn e tij dhe me e marrė podiumin. Mbramja pėrfundoi me koncertin e legjendės kataloneze, kantautorit Ljuis Ljak, i cili i kishte kushtue kangė Kosovės dhe fėmive tė Bosnės. T’nesmen n’ate podium mbajtėn fjalėn Barbara Nadel, Ismail Kadare, Predrag Matvejevic dhe shumė e shumė shkrimtarė botnorė. Nuk e lexova dhe s’e pashė kund emnin e Krajės!
    Kraja thotė se Tirana s’e ka pranue Migjenin si shkrimtar (sic!), por kur Ministria Shqiptare e Kulturės kishte hapė kesen dhe kishte vendosė me i tubue shkrimtarėt prej Kosove dhe Shqipnie bashkė me pėrkthyesit e letėrsisė shqipe nė gjuhėt e hueja, nė Shkodėr, nė “Exodus 2003”, prapė, ftesa e parė me participue prej Kosove iu ba Sabri Hamitit, Ali Podrimės dhe Migjen Kelmendit.
    Pėr cilėn letėrsi dhe njofje po flet Kraja? Ku na koka Kraja shkrimtar? Nė cilin univers? Nė “Republikėn Literare” tė Behxhet Brajshorit?

    ROCKU DHE GEGNISHTJA

    Njashtu si e kam shkrue dhe pėrshkrue Krajėn nė “JAVA” Nr115 dhe 116, si nji njeri qė tashma enverizmin e ka t’internalizuem, organik, kėshtu mė provohet edhe nė kėte letėr, tue m’ofrue argumente shtesė qė flasin pėr epigonizmin dhe enverizmin e tij interior.
    Nė reagimin e tij, edhe pse Kraja kėrkon diskutim dhe debat, tanė kohės mundohet me mė diskualifikue si bashkėbisedues tė denj e tė barabartė. “Argument” pėrse une s’e meritoj me qenė i barabartė me te - asht e kaluemja jeme prej “rockeri” (sic!). Me tonin: Hem rocker, hem shkrimtar – ku ki pa! Dhe, kėtu ka tė drejtė, pajtohem. Pėr nji enverist dhe pėr shkrimtar tė Behxhet Brajshorit asht e vėrtetė se me qenė rocker asht nji hendikep i madh. Nji defekt i madh. Nji e kalueme e turpshme, e cila kurrė s’ka me tė lejue me u marrė me gjana tė mėdhaja me tė cilat, pėr shembull, meret Kraja dhe Behxhet Brajshori.
    Ka edhe nji diēka qė na e zbulon enverizmin interior tė Krajės – qėndrimi ndaj gegnishtes. Pėr te, gegnishtja tashma asht nji diēka e tejkalueme, e dekun. “Standardi e ka ba tė veten…”, thotė diku nė reagim. U krye kjo punė. Dhe, kėte e thotė Kraja kėtu, kėtij publiku kosovar, por jo edhe nė Tiranė. Kur ishim tė ftuem bashkė nė emisionin e televizionit Top Channel, kur u hap ēashtja e gegnishtes, Kraja s’guxojke me u ndie i gjallė. Ja pat hangėr maca guhen. E mbaj mend qysh nė pauzat mes xhirimeve u ēojke prej karrige e u afrojke te une, tue folė me za me e ndie Ardian Klosi dhe Aurel Plasari, e tue thanė se ai gjithmonė e ka pėlqye gegnishten, se ai bile ka edhe tregime tė botueme nė gegnishtė, se ai nuk asht kurrė, Zoti na ruejt!, kundėr gegnishtes. E kujtoj qysh mė ftojke, aty, me za, me shkrue gegnisht nė shtojcėn qė redakton ai. Kur i thashė se asht ajo gazetė e cila publikisht asht distancue nga gegnishtja jeme, ai thojke se nuk e din ēka bajnė ata, por nė shtojcė – kur tė duesh. Dhe, shkojke me u ulė nė fotele, e mos me ba za ma.
    Kur u kthye nė Kosovė, plotėsisht i mposhtun e i mujtun, nisi me shkrue e me folė me rrotlla. Kam pėrshtypjen qė e ka ba nji gabim qė s’ka me ja falė vetes krejt jetėn.
    Rocku dhe Gegnishtja, qe argumenetet e mia pėr enverizmin interior tė Krajės. Vetėm edhe nji njeri dhe nji parti e ka urrye dhe luftue rockun dhe gegnishten me kėso difamie – Enver Hoxha dhe Partia e Punės e Shqipnisė.
    Si e vėrteton Kadare nė intervistė pėr DW dhe JAVA, (JAVA nr.1, 1 Dhetor 2001), “…politika shqiptare diktatoriale donte, nė ēdo mėnyrė, tė bėhej dialekti i jugut, pėr arsye qė i dimė, pėr arsye tė armiqėsisė sė tyre, instiktive gati, pėr kulturėn veriore, tė shqiptarėve tė veriut, sidomos pėr kulturėn katolike”.
    Por, e hetoj nji avansim nė qėndrimet e Krajės ndaj ēashtjes sė gegnishtes. Sot kur Gazeta “Java” theu tabunė e gegnishtes dhe ktheu tė drejtėn e botimit dhe shkrimit tė gegnishtes, hetoj, simbas kėsaj letre tė Krajės, se ai ma nuk ka dilema se gegnishtja duhet me u botue, se gegnishtes duhet me iu kthye dhe njoftė e drejta e egzistimit. Por, ai tashti e ka nji hall tjetėr: qiky, qiky farė rockeri qė u ēue me na mėsue gegnisht, ai vetė s’asht kah e din. Kraja tashti ka preokupim tjetėr, drejtėshkrimin e gegnishtes! Njeriu qė pat kohė tanė jeten e vet me e mėsue nji drejtshkrim t’imponuem nga komunistat, e nuk e mėsoi, mė mban ders mue tashti qysh shkruhet – gegnishtja!
    Po them, Kraja ka probleme, probleme tė mėdhaja. Si e patė nė korrektimin e kėtyne 4 faqeve qė na i ka dėrgue, ky njeri ka mundėsi me i ba 44 gabime ortografike, tashti po ky njeri, i jep tė drejtė vetes me fole e me gjykue pėr gegnishten e tjetėrkujt, tue e dijtė edhe vetė se gegnishtja nuk e ka nji kod t’pranuem gjanėsisht tė shkrimit.
    Por, pėrse e shkruej gegnishten kėshtu si e shkruej, Kraja pėr fatin e vet, e kish pas kuptue dhe e spjegon koxha si saktė. Sado e kam tė zorshme me e kuptue nė cilėn gjuhė e ka lexue librin “FINNEGANS WAKE” tė Joyce’it (sic!). Se egziston mėnyra tradicionale e shkrimit tė gegnishtes, e cila emanohet nga ortografia e shkrimtarėve shkodranė, se egziston ortografia (sė cilės po get as ia din emnin as vitin) e vitit 1964, e bame n’Kosovė, natyrisht se e di, sepse e kam publikue tė plotė nė “Java” njashtu si e kemi marrė nga libri i Rexhep Ismajlit “Nė gjuhė dhe Pėr gjuhė”. Por, gegnishtja jeme dhe ortografia qė JAVA pėrdor asht vetėm edhe nji kontribut mėnyrave me e shkrue gegnishten. Nė “Java” pėr kėto tri vjet kemi botue edhe gegnishten e Pipės, edhe tė Koliqit, edhe tė Camajt, edhe Ortografinė e vitit 1964, edhe gegnishten e Ardian Ndrecės, edhe gegnishten e studiuesit Chris Huges. Sepse tana kėto, njashtu si e kuptoj une personalisht, por edhe nji pjesė e madhe e bashkėpunėtoreve dhe redaktorėve nė “Java”, janė pėrpjekje me e shpėtue nji gjuhė tue e shkrue, me e mbajtė tė gjallė muzikėn dhe domethanien qė kjo gjuhė e ka pėr ne, sepse asht – GJUHA JONĖ AMTARE. Tue e shkrue e botue, kėshtu si dijmė, na jemi tė bindun se jo vetėm po i ndihmojmė dhe po e pasunojmė kulturėn shqiptare, por tue e shkrue dhe botue gegnishten na jemi tue e pasunue ekologjinė linguale tė kėsaj pjese tė botės. Jo gegnishtja, po ēdo gjuhė asht pasuni jo vetėm e atyne qė flasin, po pasuni botnore.
    Ēashtja e standardizimit tė gegnishtes asht nji ēashtje tjetėr. Cilin standard kemi me e aprovue dhe pranue, kjo duhet me dalė nga debati dhe nga hulumtimet shkencore tė kėsaj ēashtje. Dhe, kjo punė nuk ka me vonue. Bile ka edhe hapa konkretė.
    Pėrkundėr Krajės, i cili asht i bindun se “standardi tashma e ka ba tė veten…”, une e kam thanė me qinda here e po e pėrsėris edhe kėsaj rradhe:
    STANDARDI I VITIT 1972 KA PĖSUE DEBAKĖL HISTORIK NĖ KOSOVĖ.
    Pėr kėte deponoj 2 milionė banorė tė kėtij vendi. Plus - Krajėn! Janė tridhetė e sa vjet qė Kraja kulturohet nė kėte gjuhė. Dhe, mbas tridhetė e sa vjete asht nė gjendje me i ba 44 gabime nė 4 faqe! Po ēka po doni ma shumė. E, ky njeri qė ia ka da vetes rolin e “babės”, e pandeh veten edhe shkrimtar, edhe njohės, edhe tė kulturuem. E ēka me thanė pėr ata tė tjerėt. Sa gabime po i bajkan tė tjerėt.
    Ku po e shihni ju “Gjuhėn Letare”?

    KSENOFOBIA DHE RACIZMI I KRAJĖS

    Diku nė letėr Kraja, prapė tue dashtė me mė ba tė dyshimtė e tė pabarabartė me veten, gjithmonė me ate ton “mos babės” (sic!), thotė se si duket Migjeni asht formue me literaturėn serbe e s’ka lexue literaturė nė shqipe. Mėnyra se si e thotė e krijon bindjen se Kraja kurrė nė jetėn e vet nuk e ka pėrdorė as ka lexue nė kėte gjuhė. Se Kraja na vjen nga nji vend i imagjinuem puro shqiptar, nga nji divinitet shqiptar dhe vetėm shqiptar, plotėsisht i sterilizuem dhe i dezinfektuem serbishteje. Kėsaj gjuhe tė ndytė! Njashtu si e thotė dhe elaboron edhe ndaj meje edhe ndaj Shkėlzenit, leximi nė gjuhėn serbe nė nji mėnyrė e ka infektue, e ka moleps, e deflorue shqiptarizmėn e tyne dhe prandaj ata duhet me qenė tė dyshimtė. Si pėrfundim i nxjerrun Kraje, serbishtja po tė deflorojka, po tė keqojka e po tė bajka tė dyshimtė pėrgjithmonė. S’ki ma pshtim n’paqe lexue serbisht! Shkove. E pate.
    Ta kish thanė kėte dikush qė s’ka pasė kontakt me kėte gjuhė, e kuptoj. Por, Kraja?! Ku paska jetue Kraja? Nė cilin univers? Edhe aty te Behxhet Brajshori, prapė, ka pasė serbisht. Ku gjendet ai vend i sterilizuem gegnishteje e serbishteje e rocku prej nga na e paska prejardhjen Kraja?
    Mandej: simbas Krajės, nėse e ditke nji gjuhė tė huej, nė kėte rast serbisht, ti automatikisht po e humbshe tanden. Ti ma s’din me folė. Ti je i prishun. I defloruem shqiptarizme. Felerik. Sepse, nisma e Krajės asht se gjuha serbe asht e prishtė, asht gjuhė e anmikut, asht nji gjuhė qė duhet me e zhdukė faqes dheut. Bashkė me tanė ata qė po e folin. Me tanė manastiret e krejt produktin kulturor tė vetin. Sepse, ajo gjuhė s’asht kompatibile me ne. Asht e ndryshme. Tjetėr.
    Plotėsisht pajtohem me Shkėlzenin: ky asht talibanizėm.
    Po ku asht shkollue Kraja? Ai gjuhė tė hueja s’din. Simbas kėsaj letre, ai serbisht kurrė nė jetėn e vet s’paska lexue (prandaj, edhe asht ma i paqtė se une!). Ēka i mbetet: literatura e shkrueme nė shqipe? Po cila asht literatura e shkrueme nė shqipe nė kohėn e edukimit dhe shkollimit tė Krajės? Asht literarura e gatueme nė Tiranėn politbyroiste. Asht tradita dhe historia shqiptare e filtrueme nėpėr estetikėn dhe shoshėn ideologjike enveriste. Asokohe, kohė e shkollimit tem, na nuk i thojshim serbisht, por serbo-kroatisht, dhe nė kėte gjuhė ishin tė botueme tana librat relevantė teorikė dhe letrarė tė kontemporanitetit. Nė shqipen, tė cilėn nė vitin 72 enveristat e dlirėn gegnishteje, u botuen vetėm pordha ideologjike pėr tė cilat ma mirė e ma saktė s’ka shkrue kush se vetė Tirana e sotme.
    Ēka duhet me nxjerrė si poentė?
    Ate qė tashma e kam thanė dhe me kėte viviseksion tė botėkuptimit tė Krajės po mundohem me e dokumentue dhe vėrtetue: se Kraja s’asht gja tjetėr pos nji ksenofob dhe racist i sinqertė. Sepse, sinqerisht i beson idesė se egziston diku nji divinitet dhe esencė shqiptare, e pastėr, e sterilizueme, e paprishun kulturash e gjuhėsh e ndikimesh tė hueja, e dlirun gegnishteje, rocku, serbishteje, Migjeni e Shkėlzeni, e dlirun anmiqėsh tė cilėt sa shkon e kanė nisė me iu shtihue…ma shumė e ma shumė…si te Shakespeare, ka nisė me iu afrue mali divinitetit tė tij t’imagjinuem e tė sterilizuem shqiptar, ku ai e ka shpallė veten jo mbret, por – “babė”.

  7. #247
    KOMANDANTI Maska e SOPRANO
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    53
    Migjen Kelmendi osht ni njeri i aft,qe mundet me kuptu thelbin e problematikes..se e bon pytjen PSE

    o ju shipecat e shqiperis,po bollni mo me kit arroganc dhe injorim qe po e lexoj ne kit tem...ju jeni ata qe qdo dit i huazoni ka 1000fjal prej grekve e prej italjanve...ju jeni ata qe ne pazaret e juja nihet muzika greqisht,e neper tv-t e juja kengtaret greg ngrihen ne qiell...ju jeni ata qe fmijve jau msoni greqishten e italishten deri sa jan ne djep,edhe krejt emrat i keni italisht e greqisht,bile edhe sllavisht...ne shqipri ka emra VLLADIMIR e ne Kosov smunesh me gjet ksi emra..e besa smunesh me gjet mo as emra mehmeta e as rrustema..se na ju kemi kthy shqiptaris,e cila na u osht mohu me shekuj nga rezhimi serb...

    tosknishta osht ni dijalekt grek..deri sa gegnishta osht i vetmi dijalekt i pranushem tek un

    mos harroni o shipeca se shkrimi me i vjeter shqiptar qe osht gjet,osht pikerisht ne gegnisht...

    e rreth asaj qe ju neve sna kuptoni,osht shum e kjart kjo..MOS MA SHPIFNI hihih..jau kafshoj gjuhen juve qe e keni hala pa t'zhvillume..kurse jeni te lir qysh prej 1912.

    GEGNISHTJA OSHT MA E BUKRA NE BOT...TOSKNISHTA E JUJ OSHT FAQJA E ZEZ

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2008
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    23
    PO PĖRKUJTOJ MIGJEN KELMENDIN DHE ITHATRĖT E TIJ:

    1. Nė kongresin e drejtshkrimit mė 1972, nė tiranė, nuk morėn pjesė vetem "toskėt" por tė gjithė shqiptarėt nga tė gjitha trevat tona. Pjesėmarrja e "gegėve" ishte solide, me qendrimet e tyre parimore, shkencore dhe pėr lakmi
    2. gegėrishtja qė dikush e quan gjuhė nuk ėshtė gjė tjeter pos dialekt. dialektet gjithkund hyjnė nė pėrberjen e njė gjuhe, por nuk paraqesin gjuhė tė veēantė.
    3. nuk ėshtė e vertetė se "toskėrishtja" po e varfėron gegėrishten, kush e flet kėtė dialekt tė fundit ėshtė i lirė ta flasė, por vetem nė nivel civil dhe familjar. besoj se askush nuk ka kunder dhe nuk pėrqeshet pėr kėtė punė.
    4. ndarjet e shqiptareve nė gege dhe toskė u shkojnė pėrshtati armiqeve tanė dhe kush kontribon nė kėtė drejtim nuk mendoj se ia do tė mirėn popullit tonė.
    5. nuk ėshtė e vertete se gjuha tandarte ėshtė e dialektit tosk dhe nuk ėshtė e vertet se ajo ėshtė krijuar me urdher partiak si po flitet diku te e, hoxhes.
    6. secila gjuhe standarte e ēdo kombi ka njė pėrpjestim ta caktuar tė dialekteve tė saj dhe nuk mund tė mirret njė pėrpjese plotėsisht e barabartė numerike pėr ēdo dialekt. nė rastin tonė nuk ka mundur tė mirret pėrpjesa 50 me 50 % sepse nuk e lejonte natyra e gjuhes sonė.
    7. edhe rilindasit tanė duke filluar nga kristoforidhi, naimi, samiu, vasa etj. kanė qenė tė mendimit se gjuha SHQIPE DUHET TĖ BASHKOHEJ nė njė standart dhe se bashkimi i tillė ėshtė rrjedhojė e vete natyres sė gjuhes.
    8. Unė nuk e shoh tė arsyeshme qe njerėzit jokompetentė tė mirren shumė me natyren e gjuhes dhe tė dalin haptas me qendrimet e tyre sepse bien nė lajthitje dhe nė gabime tė hatashme. kėto gjėra ashpėrsojnė situatėn dhe klimen vellazėrore qe kemi ne shqiptaret kudo nė botė,,,,,,,pėr kėto gjėra duhet tė mirren ekspertet e gjuhes....

  9. #249
    Citim Postuar mė parė nga SOPRANO Lexo Postimin
    Migjen Kelmendi osht ni njeri i aft,qe mundet me kuptu thelbin e problematikes..se e bon pytjen PSE

    o ju shipecat e shqiperis,po bollni mo me kit arroganc dhe injorim qe po e lexoj ne kit tem...ju jeni ata qe qdo dit i huazoni ka 1000fjal prej grekve e prej italjanve...ju jeni ata qe ne pazaret e juja nihet muzika greqisht,e neper tv-t e juja kengtaret greg ngrihen ne qiell...ju jeni ata qe fmijve jau msoni greqishten e italishten deri sa jan ne djep,edhe krejt emrat i keni italisht e greqisht,bile edhe sllavisht...ne shqipri ka emra VLLADIMIR e ne Kosov smunesh me gjet ksi emra..e besa smunesh me gjet mo as emra mehmeta e as rrustema..se na ju kemi kthy shqiptaris,e cila na u osht mohu me shekuj nga rezhimi serb...

    tosknishta osht ni dijalekt grek..deri sa gegnishta osht i vetmi dijalekt i pranushem tek un

    mos harroni o shipeca se shkrimi me i vjeter shqiptar qe osht gjet,osht pikerisht ne gegnisht...

    e rreth asaj qe ju neve sna kuptoni,osht shum e kjart kjo..MOS MA SHPIFNI hihih..jau kafshoj gjuhen juve qe e keni hala pa t'zhvillume..kurse jeni te lir qysh prej 1912.

    GEGNISHTJA OSHT MA E BUKRA NE BOT...TOSKNISHTA E JUJ OSHT FAQJA E ZEZ
    Lum si grekėt qė gjejnė njerėz tė tillė qė ua lehtėsojnė punėn duke bėrė tosknishten dijalekt grek.

    Sa pėr emra pastaj po ti hedhėsh njė sy listės pėr pėrfaqsuesen kosovare nė futboll gjen emra si..

    Patrik Doēi
    Muhamet Dragusha
    Elvis Osmani
    Elhami Berisha
    Ismet Ramushi
    Uliks Emra

    dhe kėta janė vetėm nga njė grup prej 20-30 personash, kshuqė besoj se nuk janė kėta tė vetmit nė gjithė Kosovėn.

  10. #250
    Ne te veriut vetem Shkodren kemi patur si qender ge rendesishme dhe me kulture. Pra malok = njeri i trash, pa shkolle.
    Vetem, ti quni po harron se SHkodra, ka qene Kryeqyteti i Kultures Shqiptare ne pergjithesi.

Faqja 25 prej 53 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •