Dialekte kemi te gjithe por ama gjuha zyrtare eshte ajo qe eshte dhe nuk kemi pse ta ndryshojme, se ajo gjuhe kuptohet e njihet me mire nga nje numer me i madh shqiptaresh. Sic e kishte thene dhe njeri me lart eshte nje gjuhe me rregulla e gramatike qe tani ka marre formen e vet dhe nuk ka arsye per t'ju futur punes e per ta ngatarruar e ndryshuar.
Per shqiptaret nga kosova e maqedonia eshte ndryshe muhabeti se nuk kane pasur shume mundesi shkollimi ne gjuhen shqipe. Por per shqiptaret e shqiperise mosnjohuria e gjuhes letrare zakonisht tregon qe jane te pashkolluar se nese nje shqiptar shkon ne shkolle fillore, te mesme e ne universitet, atehere do e flasi perfekt gjuhen letrare, pavarsisht dialektit qe flitet ne qytetin e tij.
Tirana ka dialektin e vet po una ama qe kam lindur e jam rritur ne Tirane nuk flas me dialektin tiranas. Keshtu edhe shume te tjere si nga jugu e veriu, nese kane bere shkolle e flasin shume mire gjuhen letrare.
Krijoni Kontakt