Close
Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 529
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kjo ėshtė bisedė e lirė, shprehje e mendimit tė lirė e tė drejtė qė secili shqiptar duhet ta thot tė vėrtetėn aq sa ka njohuri e atdhedashuri, ėshtė problem vllazėror brėndakombėtar, qė nuk vendoset kėtu nė forum, por nuk duhet tė ketė drithma e frigė tė thohet e vėrteta!

    Nuk ėshtė ēėshtja e rindarjes, por e ribashkimit tė kombit, pėr atė qė ka sy e mendje tė shėndoshė - ribashkim i dy dialekteve nė njė gjuhė kombėtare, pėr t'iu ofruar emrit Shqipėria sepse vet gjuha shqipe si koncept, aq sa ėshtė e njerit dialekt, poaq ėshtė edhe e tjetrit. Pra bėhet fjalė pėr ribashkim tė dy dialekteve, para se tė bėhet vonė. Dihet sa kohė sundoi Zogu e sa Enveri, sot s'kemi punė me asnjerin, por duhet tė sundoi Njė GJUHĖ KOMBĖTARE!

    Sa ėshtė mėkat tė hudhet njė thesar leksiku, i njerit dialekt, qė i duhet gjuhės si frymėmarje kombėtare, poaq i rėndėsishėm pėr Shqipen si gjuhė i.e. nė barazpeshė mė gjuhėt tjera tė nivelit tė lartė. Thesaret e dialekteve nuk guxojnė tė hudhen e zhduken, pėr hirė tė njė standardi, qė respektivisht edhe krijon probleme nė gjuhėsinė krahasuese, nė studime tė thella linguistike. Kjo ngjet sikur njeriu don vetvetiu ta gjymėtoj vetveten, e mos tė duket ai qė ėshtė para botės - ta shėmtosh vetveten.

    Shqipja ėshtė dega ma specifike e gjithė Linguistikės Indo-europiane! Fuqia shprehėse e Shqipes i mahniti edhe linguistėt ma tė denjė euro-botėror, ku tė huajt njihen albanologėt e parė dhe vet themeluesit e shkencės albanistike - kurse na vet shqiptarėt e gjymėtojmė, sakatojmė vetiu Shqipen Tonė! Na kemi vrarė ma shumė vetveten, se sa na vranė tjerėt - duke vepruar tiran e bajraktar, vegla politike tė huaja, regjime kukulla, duke shkelur mbi gjakun e gjuhėn e kombit tonė. Kujtojmė shprehjen e tė ndriturit Aristidh Kolias: ''Askush nuk na ka faj, se na vet i kemi qorrua sytė tonė me duart tona''!

    Shqipja ka fuqi spjegimi tė antikuitit indo-europian e ma gjerė, po tė mos i lėmė anash thesaret e saj: leksikore, fono-morfologjike, sintaksore etj. Mbi 10.000 fjalė gege aq tė nevojshme, thesare tė gjalla, sot nuk janė as nė fjalorin shqip-shqip, kurse fjalėt e huaja hyjnė si buklat (sipas interesit) brėnda Shqipes, pa asnjė turp e qėllimisht, nė tė folur e nė tė shkruar mediatik e zyrtar me sharllatanizėm (gjoja unė njoh shumė gjuhė tė huaja), kur Shqipja ka nė gjiun e saj pėrgjegjėset ma tė bukura, ma adekuate deri tek fjalori elektronik e teknologjik.

    Dikush mund ta marri rindarje vet RIBASHKIMIN E GEGNISHTES E TOSKĖRISHTES qė janė dy motra tė njė Ame Gjuhė Amtare - SHQIPJA! Shpresat pėr ribashkimin e kombit, nuk shuhen as janė shuar kurrė nėpėr shekuj, mėsa ėshtė shuar kombi shqiptar, i vetmi komb i paasimiluar nė atdheun arbėror - pėrkundėr thot dikush, se kurrė nuk do tė ndodhi bashkimi - e kush? - Vet shqiptari!

    Kosova tash afro 100 vjet ėshtė nėn sundimin pushtues barbar, gjakatar sllav, duke ia mbytur vet nervin kombėtar e gjuhėsor edhe shih ėshtė nė prag tė shtetėsisė - pas gjith asaj tragjedie shekullore gjakpirėse! E sot, kur Syri i Botės vėshtron mbi Ballkan ku shihet ēdo vrimė e gur, si nė shuplakė dore, me shpejtėsi intervenimi emergjent nėēfarėdo situate - nė njė tėardhme tė afėrt, do t'i shohim edhe Kosovėn Lindore, e Jugore, e Perėndimore tok tė ribashkuara! Kush e ka besuar se pėrshkak tė Kosovės, do tė bombardohet regjimi beogradas, pėrkunder ngėrdhuzjeve moskovite - se ''kurrė nuk guxon tė shkeli kėmbė Perėndimi mbi Kosovė!''

    Koha bėn ēudira - qendresa e genit shqiptar do tė triumfoj - por tė organizuar, tė bashkuar
    GJITHĒKA NĖ EMĖR TĖ ATDHEUT SHQIPTAR!

    MOS NGURRONI TA THONI TĖ VĖRTETEN EDHE NĖ MUNGESĖ MUNDĖSIE!

    GUXIM!

  2. #112
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Problemi sot qendron se Kosova do te shpallet shtet i pavarur dhe disa individe po hedhin terthorazi ide qe te krijonjne nje "identitet" kosovar. "Te qenit" geg eshte pjese e ketyre ideve. Por faktikisht kosovaret e kane provuar se shume here jane me shqiptare sesa shqiptaret e Shqiperise.
    Identiteti kosovar, ndan jo vetėm shqiptarėt, por edhe gegėt nė veēanti. Kėshtuqė nuk ėshtė njėsoj sikur "tė qenit geg" sikur tė qenit "kosovar".

    Venia e toskerishtes si gjuhe letrare ishte ne fakt nje padrejtesi qe iu be gegeve dhe kjo per arsye politike. Por kjo ndodhi tanime.
    Po pra e humbėm njė herė virgjinitetin, tash le tė na qi'jnė ēdo dy minuta, nuk mundėm ta kundėrshtojmė pėrdhunuesin herėn e parė nuk po e kundėrshtojmė mė.

    Ndodhi plot 35 vjet te shkuara. Breza te tere shqiptaresh jane rritur me shqipen e unisuar. Nuk ka asnje lloj justifikimi per kuksianin apo shkodranin te thote se nuk e shkruaj dot paster gjuhen e unisuar. Qofte dhe ata qe nuk e flasin ne shtepi.
    Po edhe ata tė mėhershmit ishin mėsuar me gjuhėn e tyre pėr mijėra vite rresht e jo vetėm pėr 35 vjet, por mė vonė e mėsuan standardin e Enverit, kėshtuqė edhe kėta tė sotmit mund tė mėsojnė njė standard tė ri.

    Shqipja nga ana tjeter ka fatin te kete vetem 2 dialekte kryesore. Dhe toskerishtja si dialekt zyrtar flitet e shkruhet nga 30-40% e kombit. Krahasuar kjo me italishten ku dialekti toskan (zyrtar) flitet vetem nga 1% e kombit italianm shqipja ka avantazh me te madh per tu mesuar si gjuhe standarte
    Me kėtė logjikė ku bazohesh ti, gegnishtja ka avantazhin edhe mė tė madh, se ka i pėrqindje edhe ma tė madhe.

    Eshte fakt qe duhet ta pranojme se nuk mund te kete Shqiperi te Madhe me ekzistence dy shtetet shqiptare. Bota kurre nuk do te pranoje bashkim te Shqiperise me Kosoven. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe kjo gje nuk ka per te ndodhur dot kurre. Te pakten per syte e botes duhet te kemi dy shtete. Por ka nje zgjidhje per kete problem. Dhe eshte shume e thjeshte. Quhet shtetesia e dyfishte. Sikur cdo banor i te dy shteteve te kishte nenshtetesi te dyfishte, Shqiperia e Madhe, qofte dhe me dy shtete do te ishte realitet. Atehere ndarja e kombit do te ishte thjesht administrative. Problemi i gjuhes se unisuar, gjithashtu i zgjidhur.
    Ti na flet kundėr identitetit kosovar, dhe nuk tė shkon mendja aspak se njė nga elementet e kėsaj politika ėshtė edhe pavarėsia e Kosovės.
    Kosovė e pavarur do tė thotė Shqipėri e pėrēarė e ndarė.
    UĒK luftoi pėr ēlirimin e tė gjitha trojeve kombėtare, jo vetėm pėr Kosovėn. Vetėm njerėzit qė i respektojnė dėshirat e veta, janė njerėz. Ata qė respektojnė dėshirat e tė tjerėve janė kafshė, mu si ai kau qė respekton dėshirėn e tė zot pėr tė tėrhequr parmendėn. Ne duhet t'a respektojmė dėshirėn dhe vullnetin tonė pėr njė shtet kombėtar. Ėshtė ideali ynė shekullor.

    Ēka thu ti nėse bota nuk lejon qė shqiptarėt tė jetojnė, a u dashka dėgjuar mendimi i botės??

  3. #113
    Citim Postuar mė parė nga dodoni Lexo Postimin
    Ja po e provoj njehere une. lol

    Koha e tashme: boj, bo, bo, bojm, boni, bojn
    Koha e pakryer: boja, boje, bote, bonim, bonit, bonin
    Koha e kryer e thjeshte: u bona, u bone, u bo, u bom, u bot, u bon
    Koha e ardhshme: do boj, do bosh, do boj, do bojm, do boni, do bojn
    Koha e kryer: kam bo, ke bo, ka bo, kemi bo, keni bo, kane bo
    Koha mese e kryer: kisha bo, kishe bo, kishte bo, kishim bo, kishit bo, kishin bo
    Koha e kryer e tejshkuar: pata bo, pate bo, pati bo, patem bo, patet bo, paten bo
    Koha e ardhme e perparme: do kem bo, do kesh bo, do ket bo, do kena bo, do keni bo, do ken bo
    ca korigjime (ate me t'trasha)

    ket e msoj kollaj, me e bo gjuh zyrtare ket

  4. #114
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Mendoj se pasi qė e kemi gjuhen letrare /standarde e tėra cka na mbetet ėshtė qė tė punojm pėr pasurimin e saj .

    Nuk besoj se do tė kundėrshroi njeri nėse ky pasurim i gjuhes do tė jet me njė pėrqindje tė lartė nga gegėnishtja .

    Identitet kosovar nuk do tė ket kurr!

    Ata qė janė kosovarė , ata ishin jugosllav dje , prandaj se nuk e kan problem tė quhen dje kėshtu , sot kėshtu e nesėr ashtu nuk e kan problem ata persona .

    Elementi shqiptarė nė Kosovė ėshtė aq i lasht sa vet njerzimi, ėshtė tentuar tė zhduket me mija vjet duke pėrdorur gjithfar mėnyra tė dhunes e asimilimit e nuk ia dolen , nuk do te ja dalin as kėsaj rradhe .

    Kili

    SHQIPĖRIA ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  5. #115
    Shezai Rrokaj, gjuhėtari nė krye tė Fakultetit tė Filologjisė rrėfen dukuritė e albanologjisė nė vigjilje tė 100-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit dhe 100-vjetorit tė lindjes sė prof. Eqrem Ēabejt

    Gjuha shqipe, referendum pėr tė ndryshuar standardin

    Viti i evenimenteve dhe njė analizė nga po e orientojnė gjuhėn shqiptarėt

    Kėtė vit, shqiptarėt festojnė 100-vjetorin e vendosjes sė alfabetit. Por pėrkujtojnė edhe ditėlindjen e babait tė gjuhės Eqrem Ēabej. Dy evente shekullore qė pėrkojnė pas njė shekulli me krijimin e njė shteti tė ri qė flet shqip, Kosovės. Ēfarė ka ndodhur me gjuhėn tonė qė nga vendosja e analfabetit latin nė Kongresin e Manastirit mė 1908 dhe ēfarė do tė ndodhė me gjuhėn kėtė shekull. Shezai Rrokaj, gjuhėtar i albanologjisė dhe tashmė dekan i Fakultetit tė Historisė sė Filologjisė flet pėr prirjet e reja dhe shkaktarėt qė po ndėrhyjnė nė gjuhė. A ka nevojė pėr ridimensionim dhe cila ėshtė situata qė do ballafaqohemi me Kosovėn e pavarur. Janė disa nga pyetjet qė u jep pėrgjigje Rrokaj nė njė intervistė tė gjatė pėr "Shqip". Edhe pse nuk i vajtėm nė zyrė apo nė katedrėn e gjuhės, Rrokaj flet me argumente shkencore pėr albanologjinė dhe jep mendimin e tij pėr nismat qė duhen marrė kur janė tė nevojshme ndryshimet.

    Cilat janė nismat qė do tė merrni pėr studime nė fushėn e albanologjisė apo aktivitete tė tjera nė kėtė fushė tashmė qė drejtoni fakultetin ku mėsohet gjuha standarde shqipe?

    Njė i sapozgjedhur dekan ka njė sėrė nismash nė vizionin e tij qė kanė tė bėjnė me orientin shkencor tė Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė. Orientim shkencor, kurrikular dhe infrastrukturor. Nė prizmin shkencor, fakulteti ynė ėshtė qendra e albanologjisė. Ne kemi para dy ngjarje kulmore, Kongresin e Manastirit dhe 100-vjetorin e lindjes sė prof. Eqrem Ēabejt. Unė para disa ditėsh kam zhvilluar takime me homologėt nė troje pėr ta ngritur kėtė monument tė rilindjes sė shtetit shqiptar siē ėshtė Kongresi i Manastirit nė piedestalin qė meriton. Do tė ketė njė aktivitet tė madh nė kėtė ditė qė do tė organizohet nga Maqedonia, Shqipėria dhe Kosova. Tė mos harrojmė shqiptarėt, qė nė 1908 ata ndiheshin pėrballė dilemės sė zgjedhjes sė alfabetit tė tyre. Arab, cirilik apo latin? Rilindėsit e shtetit modern shqiptar bėnė zgjedhjen e duhur. Kemi njė alfabet latin. Nuk di ē‘kuptim do tė kishte sot pėrpjekja e kosovarėve pėr pavarėsi nėse do tė kishim njė alfabet tjetėr. Gjėrat madhėshtohen nė kohė. Nuk ua dimė vlerėn nė momentin kur ndodhin. Kongresi i Manastirit ėshtė momenti mė i madh, edhe para atij tė Pavarėsisė aty fillon pavarėsia e shqiptarėve.

    Ngjarje tė tjera tė rėndėsishme qė kanė "ndryshuar" shqipen, cilat janė dhe si kujtohen sot?

    Ėshtė e vėrtetė se ngjarjet janė tė nevojshme pėr tė pėrcaktuar faza tė ndryshme tė zhvillimit tė njė dukurie edhe kur ato bėhen pėrmes konferencave siē ėshtė ajo e 1972-it. Konferenca albanologjike e drejtshkrimit ato tė tjerat mė shumė tė orientuara nė Universitetin e Prishtinės ku debatohen ēėshtje tė mėdha tė gjuhės shqipe. Ėshtė e nevojshme tė rrahin mendime rreth zhvillimit tė njė dukurie siē ėshtė gjuha historia etj., pėr tė bėrė bilance pėr tė parė prirjet. Shpesh mendoj se nuk shpėtojmė dot nga roli i atyre qė japin receta se si duhet tė bėhet se si duhet tė jetė gjuha. Gjuhėtarėt as nuk bėjnė gjuhė as nuk pėrcaktojnė se ku duhet tė shkojnė gjuhėt. Gjuhėn e bėn populli e flet populli. Shansi i gjuhėtarėve ėshtė tė shikojnė prirjet e zhvillimit tė saj. Duhet tė hiqet dorė nga mėnyra urdhėruese, sepse pėrveēse mund tė realizohen shkrime tė caktuara nuk mund tė fitohet tjetėr gjė. Gjuha shqipe nuk ndryshon me deklarata, ajo nuk ndryshoi kur s‘kishte strukturė pėr ta mbajtur, kur ishte pa shtet pa akademi. Gjuha ėshtė identiteti i popullit ėshtė shpirti i tij. Kėshtu qė nuk duhet parė gjuha sikur tė jetė strategji zhvillimi. Nė kėtė prizėm, asnjėherė s‘do tė ketė dobi nga pikėpamja shkencore debati qė bėhet nė pozita krahinore, nga pozita tė supermacisė dialektore apo nga pozita tė pėrziera politike. S‘mund tė ketė gjuhėtar mbrojtės tė dialektit tė jugut apo veriut. Gjuhėtari duhet tė shohė dukurinė, por nuk mund tė ketė gjuhėtar pro dhe kundėr standardit. Shkenca e gjuhės duhet tė lihet jashtė kėtyre paragjykimeve.

    Njė shtet njė vend interesohet pėr gjuhėn e vet. Problemi i parė ėshtė qė nėse njė standard ėshtė njė tėrėsi formash, njėsish dhe rregullash tė zgjedhura qė bėhen pjesė e ēdo individi pėr tė realizuar njė qarkullim tė shpejtė mė mendimeve ideve tė gjithė funksionimit tė shtetit shkollės etj., duhet t‘i lihet standardit tė shtrihet. Kėtu meritojnė vėmendje tė veēantė problemi i ndarjes politike tė shqiptarėve nė gjashtė shtete. Ndarja politike nuk e ka ndihmuar standardin. Izolimi i shqiptarėve nė gjashtė shtete ka penguar shtrirjen e standardit tė 1972-it. Ēdo gjė ka qenė e izoluar brenda kufijve politike tė Shqipėrisė. Edhe pse u premtua si i gjithė shqiptarėve, gjeopolitika nuk i erdhi nė ndihmė standardit. Problemi i dytė ėshtė historik. 1972 vendosi disa rregulla, por duhen shumė vite pėr t‘u instaluar, 36 vjet janė shumė pak qė tė vendoset njė standard. Duhet tė ketė bashkėjetesė brezash pėr tė mbajtur gjallė gjuhėn njė bashkėjetesė nga nipi te gjyshi me tė paktėn 100 vjet.

    Pėrveē faktit gjeopolitik dhe atij kohor ėshtė faktori zhvillim. Ėshtė shpejtėsia e lėvizjes sė njerėzve, demografia qė e ndryshon gjuhėn. Tė gjithė kėta elementė tė jashtėm ndikojnė shumė nė orientimin e gjuhės standarde dhe njėsive tė saj. Problemi ėshtė se nganjėherė prezantimi i standardit nė publik apo edhe ndėr gjuhėtarė ka gabime konceptuale tė tė kuptuarit tė standardit. Njerėz qė janė mbrujtur mirė me njė ideologjike unike nganjėherė krijojnė koncepte unitare mbi standardin. Dua tė them se standardi nė thelb ėshtė fiction. Njė ide qė tė gjithė e kanė nė mendje sesa njė realizim nė tėrė dimensionin e pėrdorimit tė saj. Nuk ndodh asnjėherė tė kemi njė izmomorfizėm (pajtueshmėri) midis tė folurės dhe tė shkruarės. Cili individ, cila krahinė flet standard. Standardi ėshtė vetėm njė ide e bukur, njė vizion, idealist sesa njė realizim. Ka njė pėrzgjedhje formash qė vėrtiten dhe nėse flasim pėr standard flasim vetėm pėr gjuhėn e shkruar. Kjo ėshtė njė dukuri qė ndodh me tė gjithė popujt.

    Po si mund tė ndodhte qė njė fėmijė nga Shkodra qė pėr 6 vite ka folur gjuhėn e bukur shkodrane tė shkonte nė klasė tė parė tė harronte gjuhėn e nėnės dhe tė mėsonte atė standarde, a thua se ka dy gjuhė. Kėshtu do tė tingėllonte nė konceptin e njė fėmije. Ne nuk duhet tė jemi kaq tė prerė nė pėrcaktimet tona. Standardi ėshtė njė abstraksion ideal, por qė duhet tė pėrsoset tė paktėn nė tė shkruar.

    Fakti qė standardi ėshtė vendosur mbi dialektin jugor a e ka lėnė nė inferioritet dialektin verior. A ka gjėra pėr t‘u ndryshuar nga njėsia bazė dhe nėse po cilat janė dhe si duhet tė bėhen?

    Nuk besoj. Ėshtė folur pėr disa forma nė aspektin leksikor, por edhe nė aspekte tė tjera si infinitivi si edhe probleme tė tjera tė rėndėsishme si tė rendit tė fjalėve etj., qė janė defekte tė standardit tė 1972. Zhdukja e pjesores me "ue" ku ėshtė ndaluar veprimtaria e njė sistemi si mbiemrat e dhe ndajfoljet me "shėm" kalueshėm, punueshėm. Nėse sot lėvrohen kėto forma si te Kadareja apo shkrimtarė tė tjerė ndodh pėr shkak tė kujtesės sė afėrt dhe jo pėrdorimeve tė qėllimshme. Ndalimi i sistemit me "ue" ka ndaluar ipsofacto fjalėformimin me "shėm" tė mbiemrave dhe ndajfoljeve. Kjo ėshtė njė gafė gjuhėsore. Kushdo qė mund tė thotė se ato prodhohen e ka gabim ato nuk prodhohen, por krijohen pėr analogji pėr shkak tė afėrsisė me kohėn kur pėrdorej.

    A mund tė ndėrhyhet nė standard?

    Ne nuk mund tė ndėrhyjmė nė standard, ne duhet tė shkojmė ku shkojnė prirjet e masės sė popullit. Gjuhėtari nuk mund tė nxjerrė ligje dhe nė ato raste kur flitet pėr planifikim gjuhėsor nė kohėt moderne. Nė Kanada, gjuha ka ndryshuar me referendum dhe nė kohėt tona kėshtu duhet tė ndodhė. Boll individėt vendosėn pėr fatet e popujve, tė paktėn pėr dukuri natyrore, siē ėshtė gjuha duhet tė vendosin vetė pėrdoruesit. Megjithatė, them se ėshtė ende herėt pėr tė ndėrhyrė, duhet kohė pėr t‘u pjekur njė standard. Ndėrhyrjet duhet tė jenė tė rralla dhe nė njė kohė tė gjatė. Njėsitė (dialektet) janė nė konkurrencė tė rastėsishme. Mėnyra se si njėsitė konkurrojnė pėrcakton prirjet.

    Kush janė indikatorėt mė tė mėdhenj tė standardit. Si pėrēohet dhe si ruhet ai? Cilat janė prirjet e gjuhės shqipe sot?

    Shkolla, mediat, letėrsia, demografia, ndikojnė nė gjuhė. Nėse mund tė jepja njė kėshillė do tė thosha se nuk na vjen e keqja nga e pėrdorura e dialektit nėse ne duhet tė bėjmė njė zgjedhje duhet tė mos pėrdorim gjuhėn e huaj. Gjithashtu, s‘duhet krijuar pėrplasje mes dialektit dhe standardit. Koncepti dialekt ėshtė i diskutueshėm. Cili njeri ėshtė tipik dialektor. Dialektet po shkojmė drejt sociolekteve.

    Unė do ta shikoja prirjen kryesore si njė bashkėjetės midis formės klasike tė standardit dhe gjithė normės. Ėshtė zhdukur kundėrvėnia klasike ose mė shumė ėshtė nė kokat e nxehta tė gjuhėtarėve ekstremiste. Rruga qė unė mendoj pėr 100 vjet ėshtė njė ridimensionim i njė standardi tė ri. Pra, format bėjnė tolerancė ndaj njėra-tjetrės. Ne jemi tė sigurt se ecim drejt njė tolerance, drejt njė pranimi mes tė ngjashmes dhe tė ndryshmes dhe pėrdoruesit vetė do tė vendosin normėn objektive mbi normėn subjektive. Normė objektive ėshtė ajo qė vendoset natyrshėm. Gjėja e parė qė duhet tė bėjnė ėshtė tė pranojmė variantet nė gjuhė. Ato janė forma qė bashkėjetojnė dhe gjuhėtarėt s‘mund tė ēmojnė njėsinė nė treg. Vetė njerėzit janė interlekutorė tė gjuhės. Pra, duhet tolerantė edhe pėr variantet. Nėse gjuhėtarėt mund tė konsiderohen si borxhli, them se u jemi borxh shqiptarėve t‘u japim gramatikat dhe fjalorėt thesarė qė ka gjuha shqipe. Na thuhet shpesh qė kjo nuk ėshtė e standardit, pasi hapim fjalorin dhe nuk e gjejmė X fjalė. Ne duhet t‘u japim shqiptarėve gjithė idiomat nė gjithė variantet. Pra njė thesarius.

    Kush duhet ta hartojė fjalorin e ri?


    Institucionet, akademia, fakulteti, gjithė njerėzit qė merren me gjuhėn. Mjetet sot janė mė komode. Ne kemi nisur njė projekt kombėtar pėr njė studim tėrėsor tė termave nė fushim e etnokulturės. Nėse duhet tė kujtojmė kush jemi, duhet tė kuptojmė kulturėn tonė etnike. Mėnyra e tė parit tė botės pėrcaktohet nga mėnyra se si filtrohen njėsitė e gjuhės nė kulturėn tonė. Gjuha pėrcakton tė ardhmen tonė. Umberto Eco thotė: Njerėzit janė fakte gjuhėsore, pra ne jemi bėrė njerėz jo se flasim shqip, sepse ne u bėmė pėrmes shqipes shqiptarė. Gjuha pėrcakton vetė sjelljen e qenies sonė.

    Kosova njė realitet i ri, nė prag tė pavarėsisė. A duhet tė ketė ky shtet njė gjuhė standarde. Nėse ai ngrihet mbi dialektin verior a do tė krijojė pėrēarje me shtetin shqiptar?

    Nė radhė tė parė ne nuk jem shembulli i vetėm. Dy shtete, njė gjuhė. Shpesh nga pėrkufizimet totalitariste gjuhėt identifikonin kombet, pro janė teori qė kanė rėnė. Edhe nė Austri dhe Gjermani flitet gjermanisht le tė shikojmė sa dallime ka mes kėtyre gjuhėve. Ēfarė kemi gjermanisht dhe austrakisht? Nuk e di nėse thuhet kėshtu. Mendoj se do tė kemi edhe nė rastin tonė shqip gjithandej. Nuk shikoj veēim tek ato qė quhen simbole. Kosova s‘besoj se ka dobi pėr tė pėrcaktuar nėse ėshtė shtet tjetėr tė ketė edhe gjuhė tjetėr, sepse nuk e pėrcaktojnė shtetin gjuhėt. Ato janė elementė tė shteteve. Kosova s‘ka vuajtur pėr komunikim s‘ka pse ta pėrdorė si element shtetformues. Nuk duhet mbrujtur ideja e njė formimi pėr gjuhė standarde nė Kosovė. Pra s‘duhet pėrdorur si pretekst pėr tė pasur njė gjuhė kosovarishte. Ne duhet tė kemi njė gjuhė shqipe me gjithė larminė qė ajo ka nė gjithė arealin ku ajo ndodhet. Ne si studiues dhe si folės kemi gjuhėn. Sot na duhet tė kemi edhe njė shtet, nesėr ekzistenca e dy shteteve nuk na bėn dy kombe dhe do tė ishte e pamenduar nga kushdo qė e shkon ndėrmend qė do tė lipsej njė rikonfirmim i zanoreve dhe bashkėtingėlloreve shqipe. Pra, ta lemė gjuhėn, pasi ėshtė para shteteve, folėsit duhet ta zhvillojnė arealin shqiptar, letėrsinė, folklorin. Folėsit do tė bėjnė zgjedhjen e tyre dhe gjuhėtarėt detyrėn e tyre si studiues.


    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=36493
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 11-02-2008 mė 15:08
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #116
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Ore problemi eshte shume i thjeshte,ne shkruajm ketu ne gjuhen standarte shumica e anetareve besoj une,e cila kryesisht bazohet tek toskerishtja.........
    Atehere me thoni te dashur forumista ,ju qe jeni nga veriu qe keni shume gjera te mira dhe jeni per tu respektuar a e kuptoni mire dhe qarte gjuhen standarte shqipe ?
    Une them se te gjithe shqiptaret arrijne te kuptohen dhe komunikojne shume mire me standartin,po me thoni a do te arrinim ne tosket ta kuptonim lirshem dhe te komunikonim lirshem me nje standart te bazuar ne gegerisht?
    Pergjigja eshte JO sepse jo pa qellim u zgjodh toskerishtja si gjuhe standarte per vet lehtesine qe perben ajo ne perdorim nga te dyja dialektet.Mjafton nje shembull banal per ta spieguar:
    Nje geg dhe nje tosk bisedojne per dicka,gjate bisedes vihet re qe tosku e pyet shpesh gegun dhe i thote te perserise frazat!!!!!Pse ndodh,te njejten gjuhe flasin?
    Sepse gegerishtja qe eshte kaq e bukur per poemat,prozat,hip hopin por edhe zhanere te tjera eshte teper e nderlikuar per ate qe nuk e perdor kete dialekt sepse shkurtohen fraza,ndryshohen zanore etj gje qe toskerishtja megjithese me modeste nuk e ka dhe mund te kuptohet lirshem nga geget.
    Gegerishtja eshte shume e bukur dhe ka disa tinguj qe e bejne shume melodioze megjitheate duke e pare problemin ne sensin praktik dhe thjeshtesine e perdorimit te standartit ekzistues ne institucione e shkolla eshte mire te mos kete ndryshime.
    Gegerishtja do te vazhdoj te ruhet ashtu sic bejne te gjtha dialektet e shqiperise.
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ēeshtja - tė unifikohet njė gjuhė kombėtare, me element tė pėrbashkėt gegė-toskė!

  8. #118
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Ore problemi eshte shume i thjeshte,ne shkruajm ketu ne gjuhen standarte shumica e anetareve besoj une,e cila kryesisht bazohet tek toskerishtja.........
    Atehere me thoni te dashur forumista ,ju qe jeni nga veriu qe keni shume gjera te mira dhe jeni per tu respektuar a e kuptoni mire dhe qarte gjuhen standarte shqipe ?
    Une them se te gjithe shqiptaret arrijne te kuptohen dhe komunikojne shume mire me standartin,po me thoni a do te arrinim ne tosket ta kuptonim lirshem dhe te komunikonim lirshem me nje standart te bazuar ne gegerisht?
    Pergjigja eshte JO sepse jo pa qellim u zgjodh toskerishtja si gjuhe standarte per vet lehtesine qe perben ajo ne perdorim nga te dyja dialektet.Mjafton nje shembull banal per ta spieguar:
    Nje geg dhe nje tosk bisedojne per dicka,gjate bisedes vihet re qe tosku e pyet shpesh gegun dhe i thote te perserise frazat!!!!!Pse ndodh,te njejten gjuhe flasin?
    Sepse gegerishtja qe eshte kaq e bukur per poemat,prozat,hip hopin por edhe zhanere te tjera eshte teper e nderlikuar per ate qe nuk e perdor kete dialekt sepse shkurtohen fraza,ndryshohen zanore etj gje qe toskerishtja megjithese me modeste nuk e ka dhe mund te kuptohet lirshem nga geget.
    Gegerishtja eshte shume e bukur dhe ka disa tinguj qe e bejne shume melodioze megjitheate duke e pare problemin ne sensin praktik dhe thjeshtesine e perdorimit te standartit ekzistues ne institucione e shkolla eshte mire te mos kete ndryshime.
    Gegerishtja do te vazhdoj te ruhet ashtu sic bejne te gjtha dialektet e shqiperise.
    Arsyeja qe nje tosk nuk kupton nje geg, dhe e kunderta ndodh me pak eshte sepse gjuha zyrtare eshte e perafert ,e tosk dhe te gjithe jane mesuar me ate. Ndersa nje tosk nuk eshte mesuar me dialektin geg. Nese do ishte vendosur dialekti geg, atere do na dukej ai normal se ate do mesonim ne shkolla.

    Megjithate dhe une jam kategorikisht kunder ndryshimit te gjyhes zyrtare se tashme eshte nje gjuhe qe njihet nga te gjithe dhe funksionon shume mire. Fjale mund te shtohen nga dialekti geg se gjuha gjithmone ndryshon, por te nderrohet struktura e baza e gjuhes eshte cmenduri.

  9. #119
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Arsyeja qe nje tosk nuk kupton nje geg, dhe e kunderta ndodh me pak eshte sepse gjuha zyrtare eshte e perafert ,e tosk dhe te gjithe jane mesuar me ate. Ndersa nje tosk nuk eshte mesuar me dialektin geg. Nese do ishte vendosur dialekti geg, atere do na dukej ai normal se ate do mesonim ne shkolla.
    Mer lale kam ken njiher andej nga Tepelena dhe u ndala tė flasė me njėrin, po nuk kuptoja gjė pėrveē emrave tė qyteteve, fjalėt e tjera shkonin pėr lesh se e kishte theksin pėr hata, nganjėherė pyesja me vete mos vallė po flet latinisht ky?

  10. #120
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga anthem Lexo Postimin
    Mer lale kam ken njiher andej nga Tepelena dhe u ndala tė flasė me njėrin, po nuk kuptoja gjė pėrveē emrave tė qyteteve, fjalėt e tjera shkonin pėr lesh se e kishte theksin pėr hata, nganjėherė pyesja me vete mos vallė po flet latinisht ky?
    Oj nona shqypni po pse po fol qiqna n'hellet.................. Po pse mor qerrata genjen keshtu kur kjo pune nuk ka nevoje per trillime sepse problemi eshte i thjeshte,hajde te marrim nje tepelenas dhe nje...... ku di une,nje kuksian psh dhe te shohim pastaj se kush do kuptoje dhe kush jo te foluren e njeri-tjetrit ose per te qene me te sakte,kush do te veshtiresohet ne te kuptuar sepse qe do merren vesh as qe e ve ne dyshim sepse te njejten gjuhe flasin edhe pse ne dialekte te ndryshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga labi i maleve : 15-02-2008 mė 15:59
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

Faqja 12 prej 53 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •