Close
Faqja 11 prej 53 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 529
  1. #101
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ups! Per ate qe kam nxire e kam fjalen. Pikerisht ajo qe ke bere ti eshte nje nga ato format hibride qe s'kane kuptim askund, forme te cilen nuk e perdor asnje treve. Eshte e ngjashme me ate qe kam thene me pare: s'mund te themi "me bėrė".

    Ti ke thene "do te kem bo", une te pyes: Cila treve, cila krahine apo cili fshat e perdor kete lloj forme? Mos u lodh, ta them une pergjigjen: ASNJE. Sepse eshte nje forme artificiale, tipike e gjuhes esperanto. O do te themi sipas toskerishtes "do te kem bere", ose sipas gegerishtes "kam pas ba", rruge te mesme, si kjo qe krijove ti, nuk mund te kete, asnje shtet nuk ka gjuhe teknike.

    Gjuhen shqipe letrare s'do ta kthejme ne gjuhe te vdekur Esperanto, me forma artificiale.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------


    Anthem, je quan ti forme origjinale gege? Ate te Shkodres, Burrelit, Tirones, Prishtines, Pejes apo Tetoves? Cila na qenka kjo treve nga e cila rridhka gegerishtja origjinale?
    Gjuha letrare edhe sot ka forma hibride toske-gege si Do te Shkoj psh. qe ne gegerishte perdoret si Kam me Shkue kurse ne toskerishte Do te Iki. Folja Shkoj eshte folje gege qe eshte futur ne gjuhen letrare duke perdorur strukturen gramatikore te toskerishtes. Mirepo, keto forma hibride jane shume te pakta se sic e dijme te gjithe, gjuha letrare dominohet nga toskerishtja.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Kjo shprehje me kujton levizjen afro-amerikane te viteve 60-te: "Black is beautifull."

    Nuk dihet perse eshte zgjedhur pikerisht kjo shprehje, dhe cfare do te thote. Mund te besh shume aludime, dmth gegerishtja eshte e bukur te tjerat jane te shemtuara? Fantazi e lire per aludime.

    A mendoni se Migjen Kelmendi ka kaluar disi kufirin me keto sllogane?

    PS: Nga Ndre Mjeda

    Geg’ e tosk’, malsi, jallia
    jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
    fund e maj’ nji a Shqipnia
    e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    *************

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak’ e shkrime
    ēka natyra vet’ pėrpoq.
    ***

    edhe u po thom: pse me iu largua Mjedes, kush e kaloi kufinin?

    *********************************
    PS: Nga Ndre Mjeda

    [I]Geg’ e tosk’, malsi, jallia
    jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
    fund e maj’ nji a Shqipnia
    e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak’ e shkrime
    ēka natyra vet’ pėrpoq
    *********************************

    GHEG E TOSK ARE BEAUTIFUL

    *********************************

    *U DONI GJONIT I BIRI BDEK BUZUKUT (1555)*

    tash kujt i shkon pėrshtati (1908) e kujt (1555)?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 09-02-2008 mė 17:19 Arsyeja: shtojcė

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    1.Koha e tashme: boj, bon, bon, bojmė, boni, bojnė (shumė gabime nė shkrim

    2.Koha e pakryer: bojsha, bojshe, bonte, bojshim, bojshit, bojshin

    3.Koha e kryer e thjeshte: bona, bone, boni, bomė, botė, bonė

    4.Koha e ardhshme: do tė boj, do tė bosh, do tė bon, do tė bojmė, do tė boni, do tė bojnė

    5.Koha e kryer: kam bo, ke bo, ka bo, kemi bo, keni bo, kanė bo

    6.Koha e kryer e plotė: kisha bo, kishe bo, kish bo, kishim bo, kishit bo, kishin bo

    7.Koha e kryer e tejshkuar: pata bo, pate bo, pat bo, patėm bo, patėt bo, patėn bo

    8.Koha e ardhme e tashme: do t'kisha bo, do t'kishe bo, do t'kish bo, do t'kishim bo, do t'kishit bo, do t'kishin bo

    9.Koha e ardhme e parme: do t'kem bo, do t'kesh bo, do t' ket bo, do t'kemi bo, do t'keni bo, do t'kenė bo



    ***
    U DONI GJONIT I BIRI BDEK BUZUKUT (1555)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 09-02-2008 mė 17:20 Arsyeja: shtojcė

  4. #104
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Anthem, je quan ti forme origjinale gege? Ate te Shkodres, Burrelit, Tirones, Prishtines, Pejes apo Tetoves? Cila na qenka kjo treve nga e cila rridhka gegerishtja origjinale?
    Gegnishte origjinale ėshtė forma arkaike "į" dhe "ā" pėr ndryshim nga forma e "qullėzuar" "o".

    Bāna thojnė gegėt qė flasin gegnishten e vėrtetė

    Bona thojnė muhaxhirėt nga Nishi, dhe Prishtincat e Tironcat.

  5. #105
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga rrezon Lexo Postimin
    edhe u po thom: pse me iu largua Mjedes, kush e kaloi kufinin?
    Jo bre rrezon, kush tha t'i largohemi Mjedes, se Fishten e lame me larte, nuk e marrim dot per etalon, se s'na "tingellon" dhe aq gegnisht me kete zgjedhimin e foljeve. Por ... hmmm, si "fliste" Mjeda?


    E kandshme asht hana
    Kur del me zana
    E ne toke me drite perndahet
    Yjzit qe shndritin
    E qe shetitin
    Jane te bukur faret


    Si m'a shkruajte "honen" me larte, rrezon ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 09-02-2008 mė 17:57

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    meqenese kemi te folme te ndryshme ,varsisht nga vendi ku jetojm,un shqiptar nga kosova ti nga shqipria ai nga maqedonia ai tjetri nga lugina e presheves tjetri nga mali i zi e te mos i harroj edhe shqiptaret tjere ,eshte e vertet flasim dialekte te ndryshme por disi merremi vesh njeri me tjetrin.mendoj qe gjuha letrare e 72-eseshte me e pranueshmja sepse nese e perdorim te gjith merremi vesh shum me leht.sa i perket migjen kelmendit dhe gegnishtes se tije un mendoj se ky me teper i ben marketing vetvetes .sa di un ne kongresin e drejtshkrimit me 1972 prezent ka qen edhe ramiz kelmendi babai i migjenit.prap mendoj se eshte fjala mer marketing te migjeni.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    e folmja dukagjinase gege pikrisht e thekson origjinal: o hundore dhe jo a hundore

    zoni, nona, hona bona, boj, bon... ku kjo formė ėshtė ma e lashta, e pėrciellet nga Letėrsia e Vjetėr Shqipe Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi etj., ku Budi theksoi tingujt e thellė: a (aa), i(ii),u(uu), e(ee) si dyfishe pa(paa, kam paa, vraa, hi (hii, blii, prii, flii) - pre(pree, bree,fee, bee)- ku pikrisht kėta tinguj tė dyfishtė i pėrvehtėsoi ang.

    Kemi Letėrsinė e Vjetėr Shqipe me tė cilėn duhet tė mburremi, veprėn e parė Mesharin e Buzukut (1555) e cili ėshtė alfabeti i Buzukut e tjerėve dhe pyetja ėshtė - pse nuk u lejua tė merrej alfabeti i Letėrsisė sė Vjetėr Shqipe (1555), po ai (1908)? Pėrgjegjja: sepse do tė delnin rrėnjėt e tė gjitha gjuhėve europiane. Cilin alfabet pėrdori Buzuku, Budi...?

    A ma mirė ta kishim alfabetin (1555), apo (1908)? Pse nuk e kemi atė tė vjetrin?

    Sot kombi shqiptar flet nė dy dialekte simotra: gege, toske (kryesoret), por tė dy dialektet e shkruara janė larg shkrimit origjinal shqip, ashtu sikur fliteshin e fliten soteksajdite. Tė dyjat rėndohen tepėr nga e-pazėshme vendepavend, gjoja si modernizim gjuhe nė shkrim, ku tė dy dialektet shqipe tė shkruara, janė larg nga shkrimi origjinal i tyre. Pse gjuha e shkruar dallon kaq shumė nga gjuha e folur? Pse nuk shkruhen ashtu sikur fliten dialektet?

    Nuk janė prefekte as Gegnishtja e shkruar, as Toskėrishtja e shkruar! Nuk pėrputhen me tė folmen e popullit qė i pėrkasin. Shkoni ndigjoni gegen e tosken si flasin nė origjinal dhe a pėrputhen ato dialekte me shkrimin e tyre? Aspak! Shtrėmbėrim, devijim nė shkrim...

    Shqipja ka dy gjymėtyrė trupi: gege e toske, ku asnjera nuk bėn pa tjetrėn, mėsa bėn trupi i njeriut pa dy duart e dy kėmbėt, nuk ka drejtpeshim as funksionim, as jetė! Shqiptari tė flet vetėm nė njerin dialekt ėshtė sikur tė ecėn me njė kėmbė, e tė punoj me njė dorė (pa njė dorė e pa njė kėmbė). Prandaj duhet gėrshetuar dialektet nė njė GJUHĖ KOMĖTARE!

    Njė gegė qė nuk e njeh toskėrishten dhe njė toskė, qė nuk e njeh gegnishten, janė tė gjymtė, sakat, mangut, as mos tė pretendojnė se njohin SHQIPEN!

    Ēėshtja e gjuhės ėshtė ēėshtje vllazėrore e njė kombit. Dy vllazėr: Gega e Toska, tė dytė flasin SHQIP, tė dytė janė shqiptar. Shteti - SHQIPĖRIA. A mund tė qėndrojnė si DY shtete: shteti i gegnise dhe i toskėrisė? Jo! Sepse pėrbėjnė NJĖ KOMB SHQIPTAR.

    Pse mos tė jemi tė hapur ndaj njeritjetrit? Pse nuk e thomė troē vllazėrisht ashtu sikur e kam thėnė mu nė ditėt e para tė nismės sė pokėtij forumi shqiptar, po edhe shumė ma herėt: kongresi '72 i drejtėshkrimt tė Shqipės, ai ishte i Enverit dhe poqėse ai kongres duhet tė ēmohet, atėherė dzhet tė ēmohet e gjithė figura e Enver Hoxhės, sepse nuk bėn qė njė kongres tė jetė i mirė e tė gjitha tjerat enveriste tė kėqija!!! Na kemi pjesėmarrėsit e atij kongresi sot dėshmitarė tė gjallė, qė posa bėnė paraqitjen e elementit tė pėrbashkėt gjuhėsor: gege - toske nė atė kongres (pas njė pauze) gjetėn nė tavolinė afishimin: ''njerėzit si ti i pret litari''. Dhe ai shqiptar qė sot thot, se nė Shqipen standarde dominon elementi i pėrbashkėt - gege-toske, ai vetėm mashtron vetveten e kombin e atdheun shqiptar!

    GHEG & TOSK ARE BEAUTIFULL

    **********

    U DONI GJONIT I BIRI BDEK BUZUKUT (1555)

    2.

  8. #108
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga dodoni Lexo Postimin
    Gjuha letrare edhe sot ka forma hibride toske-gege si Do te Shkoj psh. qe ne gegerishte perdoret si Kam me Shkue kurse ne toskerishte Do te Iki. Folja Shkoj eshte folje gege qe eshte futur ne gjuhen letrare duke perdorur strukturen gramatikore te toskerishtes. Mirepo, keto forma hibride jane shume te pakta se sic e dijme te gjithe, gjuha letrare dominohet nga toskerishtja.

    Gabim!!!!!!!! Kush te ka thene ty njehere qe "shkoj" nuk perdoret ne Jug? Ja ta them une qe perdoret, ashtu sic perdoret edhe "ik". Po jo si ato zgjedhimet e bere t'i te cilat nuk i perdor as nje katund i vetem, e lere me nje krahine e tere. Ceshtja eshte qe te mos krijohen forma artificiale, dhe me duket se nuk e ke kuptuar se c'quhet "artificiale". Vlla i dashtun, forma artificiale do te thote forma qe nuk i perdor askush, asnje edhe nje fshat i vetem, forma si biēimi i esperantos. Dhe keto une nuk mund t'i pranoj kurre, ne baze te gjuhes letrare duhet te jete se s'ben njeri dialekt, e jo gjelle me presh.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #109
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Katastrofe bre, tjerat krejt ne dyzen i kemi qit tani vetem edhe keto na kane mbetur, percarje toske e gege...

  10. #110
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ketu nuk shtrohet ceshtja e gjuhes thjesht, por e rindarjes se kombit ne gege e toske. Fatkeqesisht gjuha i sherben politikes se kohes. Ne kohen e Zogut u shpall gegerishtja si gjuhe standarte, ne kohen e Enverit u shpall toskerishtja. Shqiptaret e Shqiperise kane disa dekada qe e kane harruar ndarjen ne toske e gege. Problemi sot qendron se Kosova do te shpallet shtet i pavarur dhe disa individe po hedhin terthorazi ide qe te krijonjne nje "identitet" kosovar. "Te qenit" geg eshte pjese e ketyre ideve. Por faktikisht kosovaret e kane provuar se shume here jane me shqiptare sesa shqiptaret e Shqiperise.
    Venia e toskerishtes si gjuhe letrare ishte ne fakt nje padrejtesi qe iu be gegeve dhe kjo per arsye politike. Por kjo ndodhi tanime. Ndodhi plot 35 vjet te shkuara. Breza te tere shqiptaresh jane rritur me shqipen e unisuar. Nuk ka asnje lloj justifikimi per kuksianin apo shkodranin te thote se nuk e shkruaj dot paster gjuhen e unisuar. Qofte dhe ata qe nuk e flasin ne shtepi.
    Ju kujtoj se shumica nga ne nuk e flet anglishten ne shtepi, por ama per te shkruar e shkruajme tamam. Te gjithe bejne gabime drejtshkrimore. E njejta gje dhe me shqipen.
    Shqipja nga ana tjeter ka fatin te kete vetem 2 dialekte kryesore. Dhe toskerishtja si dialekt zyrtar flitet e shkruhet nga 30-40% e kombit. Krahasuar kjo me italishten ku dialekti toskan (zyrtar) flitet vetem nga 1% e kombit italianm shqipja ka avantazh me te madh per tu mesuar si gjuhe standarte dhe ti sherbeje kombit pikerisht per ate qe gjuha letrare duhet te beje. Unifikimin e kombit!
    Kosovaret si pjese e trungut kombetar te ndodhur jashte territoreve te shtetit komb kane pasur disavantazh te madh ne kete aspekt. Prioriteti i tyre ishte te ruanin gjuhen shqipe, jo te mesonin variatin letrar te saj. Ata kane qene ne fakt ne shumicen e kohes te izoluar nga kombi meme si rrjedhoje e politikes izoluese te Enver Hoxhes. Ne 20 vjetet e fundit kushtet e arsimimit ishin shume te veshtira si rrjedhoje e politikes serbe. Mos harrojme se serbet mbyllen Universitetin e Prishtines,dmth nderprene burimin e arsimtareve te rinj, dmth privuan brezin e ri nga mesues te kualifikuar te shqipes letrare. Ekzistenca e kufirit shqiptaro - shqiptar nga ana tjeter beri te veten. Nje gje qe shume nga ju ketu e injorojne si fakt eshte se nuk mjafton qe gjuha e unisuar te mesohet ne shkolla, por duhet dhe te ushtrohet ne jeten e perditshme nepermjet kontakteve me pjese te tjera te vendit.
    Nese shqiptaret e Kosoves nuk kishin nevoje te perdornin shqipen e unisuar ne jeten e perditshme perse duhet ta mesonin toskerishten? Kur ata fare rralle binin ne kontakt me tosket ose toskeve shume rralle iu binte rradha apo fati te vizitonin Kosoven, ku qendronte domosdoshmeria e perdorimit te shqipes se unisuar?
    Shpresoj se gjeja e pare qe duhet te beje mbas shpalljes se pavaresise qeveria e Kosoves do te jete futja ne mase e perdorimit e shqipes se unisuar, hapja e kufijve, levizja dhe emigrimi i lire i shqiptareve ne te dy shtetet.
    Eshte fakt qe duhet ta pranojme se nuk mund te kete Shqiperi te Madhe me ekzistence dy shtetet shqiptare. Bota kurre nuk do te pranoje bashkim te Shqiperise me Kosoven. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe kjo gje nuk ka per te ndodhur dot kurre. Te pakten per syte e botes duhet te kemi dy shtete. Por ka nje zgjidhje per kete problem. Dhe eshte shume e thjeshte. Quhet shtetesia e dyfishte. Sikur cdo banor i te dy shteteve te kishte nenshtetesi te dyfishte, Shqiperia e Madhe, qofte dhe me dy shtete do te ishte realitet. Atehere ndarja e kombit do te ishte thjesht administrative. Problemi i gjuhes se unisuar, gjithashtu i zgjidhur.

Faqja 11 prej 53 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •