Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 151
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Alamet shenje akrepi,angel
    Scorpio Rules Girl apo jo.

    ps: e thua se je apo e thua se i njeh?

  2. #22
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Jam dhe i njoh
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #23
    2 ne xhep looooooooool

  4. #24
    Shkodrani Maska e fiso
    Anëtarësuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    e vertete ajo qe akrep akrep shkojne shume, e njoh shume mire kete gje,


    Jetoje jeten sikur te ishte dita e fundit

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga fiso Lexo Postimin
    e vertete ajo qe akrep akrep shkojne shume, e njoh shume mire kete gje.
    Po nuk do mend ajo pune, se ja dine koken njeri-tjetrit

  6. #26
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Akrepi absolutisht!

  7. #27
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Une jam Binjaket...dihet qe ne Binjaket i kemi punet shume mire me Peshoren, por kombinimi me perfekt eshte me Ujorin.

    Virgjeresha dhe Akrepi jane shenjat me te cilat ka konfrontime shume te forta, duke u pasuar nga Gaforrja dhe Peshqit.

    Personalisht, nga eksperienca ime me te gjitha shenjat, kam pasur shume mbresa qe jane bere si tip rregulloreje. I kam dhene 1 pike per kombinimin me te keq dhe 12 per me te mirin:

    +7 DASHI: Ka shume qyfyre, te forta dhe aventura. Kur gjerat fillojne te komplikohen, Dashi e ka me te veshtire per te qene fleksibel dhe refuzon te shohe te gjitha anet e nje situate. Kjo gje fillon te behet problem per shpirtin e Binjakeve i cili e ben 360 gradshin pa probleme.

    +2 DEMI: Ka nje fare interesi ne fillim, Demi ka nje lloj aftesie terheqese...megjithate, kur fillojne kokfortesite dhe deshira per te dominuar, Binjaket kercasin e ikin para se Demi te kete mundesi te perforcoje qendrimin e tij.

    +10 BINJAKET: Sigurisht, Binjak per Binjak, behen katranjak. Edhe ketu ka shume gallata, festa, qejfe e harbime.....mirepo kur ka konflikte interesash, dhe kur interesat jane te forta nga te dyja anet...eshte veshtire qe te behen leshime, dhe keshtu te dy ja bejne topin njeri tjetrit.

    +1 GAFORRJA: Pupupupupupu, larg, larg!!!!! Hahahaha, kurre!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Kur fillon drama, kur fillojne debatet, kur fillon Gaforrja gjithe emocione e fiksacione, o Zot!! Kurre nuk e pranoj dicka te tille!

    +8 LUANI: Me Luanin ka nje fare terheqjeje seksuale dhe miqesore, megjithate Binjaket dhe Luani shume shpejt fillojne luften per te qene lider ne nje grup ose edhe midis njeri tjetrit. Gjithashtu, Luani ka nevoje per shume lajka, dhe ndonjehere i ngelet hatri keq kur i thuhet e verteta, kshuqe Binjaket s'kane nerva qe te merren shume me ngjitjet e zbritjet e Luanit.

    +1 VIRGJERESHA: Si fillim ka nje tip terheqjeje, por me pas kris sherri dhe Virgjeresha s'e ka shume te veshtire te te prishi pune nqs do dicka per vete. Gje qe fillon nje varg hakmarrjesh qe shperthen ne lufte totale, pasi Binjaket kane nje shpirt shume vendiktiv.

    +11 PESHORJA: Me Peshoren ka gjithmone mirekuptim dhe shume interesa te perbashketa. Peshorja ka nje si tendence per te genjyer, mirepo Binjaket e nuhasin lehte dhe ne vend qe te merziten, shpesh here tallen me keto genjeshtra. I vetmi problem me Peshoren eshte qe Peshorja mund t'i beje gjerat shume te qendrueshme, gje qe bezdis Binjaket te cilet kane qejf per aventura dhe te marrin me shume rreziqe. Megjithate kur Binjaket jane harbuar njecik si teper, Peshorja i kupton dhe mundohet t'i ndihmoje, gje qe vleresohet shume nga Binjaket.

    +1 AKREPI: Skandal total! Pa filluar mire biseda ka konfrontime. Qe nga shikimet fillojne urrejtjet. Ka biseda te zgjuara nga te dyja anet, mirepo shumicen e rasteve kendveshtrimet jane te kunderta, dhe biseda mbahet gjalle vetem nga deshira per te fituar debatin. Gje qe perfundon me Binjaket te humbin interes dhe te largohen dhe Akrepin te terbohet fare nga zjarri i debatit dhe te largohet.

    +6 SHIGJETARI: Aventurat jane te shumta, dhe ka interesa te perbashketa, mirepo pikerisht kur gjerat jane ne kulmin e tyre, gjithcka shnderrohet ne lufte. Shigjetari kerkon te fitoje duke luftuar, ndersa Binjaket fitojne duke i lene pishmane Shigjetarit.

    +2 BRICJAPI: Bricjapi ka nje deshire per fuqi dhe status. Sigurisht keto deshira jane 100% te ngjashme me Binjaket. Mirepo ja qe Bricjapi eshte shume tradicional dhe Binjaket jane shume jashte-norme, gje qe krijon perleshje mes te dyve. Metodat e Bricjapit dhe Binjakeve per te arritur te njejtin qellim jane diametrikisht te kunderta.

    +12 UJORI: Ujori eshte shenja qe kombinon me mire me Binjaket. Qe me shikim te pare do kete deshira te forta per te ngene me dhembe njeri tjetrin. Te vetmet probleme mund te jene tekat e te dyja shenjave, mirepo tekat nuk jane aq te forta sa te lene merzitje afatgjata. I fusim njecike llac edhe e rregullojme kollaj muhabetin.

    +1 PESHQIT: Peshqve i pelqen aspekti intelektual i Binjakeve, mirepo shume shpejt zbulojne qe Binjaket fluturojne shume...dhe Peshqit kane nevoje per nje doze te madhe emocionesh dhe qendrueshmerije qe do t'i lodhte Binjaket. Binjaket humbin interes shume shpejt, dhe Peshqit nuk kane aftesine e duhur per t'i mbajtur Binjaket te interesuar pergjithmone.

    Kshuqe si perfundim:

    12 UJORI
    11 PESHORJA
    10 BINJAKET

    8 LUANI
    7 DASHI
    6 SHIGJETARI

    2 DEMI
    2 BRICJAPI

    1 GAFORRJA
    1 VIRGJERESHA
    1 AKREPI
    1 PESHQIT
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sa Kot : 03-01-2008 më 17:58
    As qe du me dit!

  8. #28
    Shkodrani Maska e fiso
    Anëtarësuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga angel_ j Lexo Postimin
    Po nuk do mend ajo pune, se ja dine koken njeri-tjetrit
    edhe pak mende do, se nqs ja di koken atij tjerit nuk do te thote se munde ta durosh, e tolerosh, e te shkosh shume mire ne nje raport.

  9. #29
    Naqke po kur behesh histerik si te jesh ... lere se nuk e them, po dmth qe kur behesh me keq se mica kur mjaullin gjithe dites nuk te duron asnje. Pastaj secili ka momentet e tij qe i rendojne edhe rrobat qe ka veshur ... ti nqs je i zgjuar e kupton vete dhe i le njerezit rehat derisa tu zbresin nervat dhe pastaj po si mica fillon tu afrohesh duke i ferkuar me bisht

  10. #30
    +2 DEMI: Ka nje fare interesi ne fillim, Demi ka nje lloj aftesie terheqese...megjithate, kur fillojne kokfortesite dhe deshira per te dominuar, Binjaket kercasin e ikin para se Demi te kete mundesi te perforcoje qendrimin e tij.
    Hehehehe dhjaksat

    LOL

  11. #31
    Shkodrani Maska e fiso
    Anëtarësuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    ok jam dakort

  12. #32
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Morning star Lexo Postimin
    Hehehehe dhjaksat

    LOL


    Pffff...per mua te lidhesh me dike te shenjes se Demit do ishte njelloj sikur te futesh ne burg me duart e tua.

    Kush s'ka frike nga burgu!!
    As qe du me dit!

  13. #33
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot Lexo Postimin
    +1 AKREPI: Skandal total! Pa filluar mire biseda ka konfrontime. Qe nga shikimet fillojne urrejtjet. Ka biseda te zgjuara nga te dyja anet, mirepo shumicen e rasteve kendveshtrimet jane te kunderta, dhe biseda mbahet gjalle vetem nga deshira per te fituar debatin. Gje qe perfundon me Binjaket te humbin interes dhe te largohen dhe Akrepin te terbohet fare nga zjarri i debatit dhe te largohet.
    You just can't get them :P

    Akrepet duan inteligjence ekstreme, duan dinamike, duan çmenduri te balancuar,duan zjarr dhe akull ne nje oshilacion sekondash, duan pasion...E vertete eshte qe akrepet s'lodhen shume dhe te ofrojne ane negative/tallese kur e shohin qe s'mund ti plotesosh E natyrisht, ato qe s'mund te arrijne nje akrep vene ne praktike ligjin e dhelpres dhe rrusheve
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  14. #34
    Ja vazhdome prap me Akrepin:

    Akrepi eshte nje krijese e vogel intensive, me helem te mjaftueshem te vrasi nje kundershtar shum here me te madhe se vetja. Problemi me kete arme qe e ka pajisur natyra akrepin, eshte se duhet te dija ta perdori me se miri.

    Jane tre simbole kafshesh qe shkrihen tek akrepi. Si fillim mqs akrepi eshte I njohur per bishtin e tij helmues. Pasi fillon ti veje fre pasionit te tij shnderrohet ne shqiponje, duke pasur aftesine te fluturoje ne lartesira te medha, dhe vetem per te kapur pren e saj ulet ne toke, dhe pikerisht ketu shnderrohet ne nje zog paqesor si pellumbi. Akrepi eshte nje nder simbolet e metamorfozes se ndjenjave, duke shnderruar helmin vdekje prures te pasionit ne nje dashuri universale.
    Akrepi gjithmon mendon se cfare eshte e fshehur eshte gjithmone me interesante se ajo qe duket, ndaj dhe konsiderohet si detektivi I zodiakut. Kane nje personalitet magnetic qe I bejne te tjeret per vete shum shpejt. Jane shume misterioz, pasi e dine qe fuqia e ndjenjave te tyre do u shkaktonte te tjereve ndonje te papritur. Akrepet duan vertet nje njeri qe te ndajne ndjenjat me ate, po kur lendohen, e sidomos ne dashuri, mbyllen ne vete, dhe e kane shum te veshtire te lene dike tu afrohet. Kane aftesine te ndricojne ne erresire, dhe kjo I ndihmon per mos tu zhytur thelle ne ‘te.
    Elementi I tyre eshte uji, I cili simbolizon emocionin, uji rrjedh ne thellesi, kerkon nivelin e tij dhe nuk ndalet derisa e gjen ate nivel. Cikli I ujit eshte I pafund, pasi ka gjithmone debore maleve, e cila shkrin kur vjen pranvera. Ashtu si uji I thelle jane dhe ndjenjat e akrepit, dhe fjalet ndonjeher mbyten ne to.
    Do thoni ju qe ujrat behen akull, po kush e tha qe akulli nuk lundron! Lundron dhe me nje fuqi te madhe, ashtu si nje glacier qe duket se lundron ngadale, por mund te rrafshoje nje pyll apo nje mal te tere.
    Planeti I akrepit eshte Plutoni dhe dihet qe ky planet eshte mbreti I te nendheshmes. Duket si e frikshme po ja ta sqarojme … Plutoni simbolizon cdo gje qe eshte nen koshiencen tone. Kjo nuk ka te beje me ferrin ku ndeshkohen njerezit, ka te beje me ate lloj ferri qe flet edhe William Blake, I cili e preshkruan duke thene se eshte aq I bukur sa do e conte nje engjell ne cmenduri. Si I tille Plutoni perfaqeson gjerat qe ne nuk mundemi ti kuptojme, dhe pikerisht prej ketyre hapesirave platonike mbin nje transformim magjik.
    Pika e forte e nje akrepi eshte pasioni per ndjenjat e tij, ndersa ajo e dobta nevoja per te mbajtur sekrete e cila shpesh here e con ne izolim ndaj te tjereve.

  15. #35
    Shkodrani Maska e fiso
    Anëtarësuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    187
    nice pershkrim per akrepet, sepse jane disa gjera qe e perkufizojne ate ne te vertete,

    Jetoje jeten sikur te ishte dita e fundit.......

  16. #36
    Perjashtuar Maska e NoCi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    duke qeshur.
    Postime
    111
    di gje un si kam pyt ato njerez ca shenje jane , po un per vete jam dashi me cin shkon dashi ?!!!!!!!

  17. #37
    Ja dhe per ty karakteristikat e Dashit:





    Dashi e jeton jeten me koke, kot nuk I ka gjithe ato brire, qe I japin nje natyre shum kokforte. Dashi eshte I njohur per guximin e tij dhe per aftesine e te drejtuarit, kjo sepse jeni gjithmone gati per aksion. Deshira per eksitim ju shtyn juve ne territore te reja, dhe per aq kohe sa jeni perpara te tjereve dhe tregoheni konfident, ata qe u rrethojen do te ndejkin hapat tuaj. Si te orientuar nga vetja qe jeni luftoni per ate qe besoni se eshte e rendesishme, por kjo nuk do te thote se nuk keni frike. Keni, por guximi juaj eshte me shume I perqendruar tek perballja pikerisht e frikes suaj.
    Thenia e dashit eshte “Gati, merr shenje ... zjarr!” nganjeher jeni impulsive, dhe kjo u fut ne telashe. Ndersa te tjeret jane duke mbledhur informacione per te marre vendime te rendesishme, ju e keni ber kete me kohe. Ky nxitim ne shumicen e rasteve ju sjell probleme te shumta. Ne fakt ju dashet jeni shume te afte te ndermerrni iniciativa, po shpesh i merrni gjerat rremuje, dhe i lini pergjysem. Me kalimin e kohes filloni te piqeni me shume, dhe ti mendoni me mire veprimet tuaja spontane, dhe pasojat qe mund te sjellin.

    Elementi juaj eshte zjarri, ndaj jeni dhe te ngrohte ju. Zjarri jep drite dhe ngorhtesi dhe nuk shuhet nqs njerezit afrojne duart per tu ngrohur, ashtu sikunder qeriri, kur ben drite ne nje dhome, nuk ka per tu shuar me shpejt nqs 10 njerez lexojne nen driten e tij. Por zjarri nuk e planifikon levizjen e tij te ardhshme, nuk perdor llogjiken ne shume raste. Ecen thjesht me momentin dhe do djegi aq energji sa ka, pa paragjykime. Per kete shenjat e zjarrit mund te mbeshteten fare mire ne intuiten e tyre. Zjarri I nje dashi eshte spontan dhe shum I nxehte.
    planeti qe shoqeron dashin eshte Marsi, “nerviku I kuq”. Marsi ishte zoti I luftes ne mitologjine Greke, po kjo nuk do te thote se e ka mendjen vetem per te luftuar … ne shumicen e rasteve tentojne te jene gjithmon ne levizje, duke shkuar diku, dhe nqs dikush shkel rrugen e tyre atehere po qe behen gati te luftojne per te arritur atje ku duhet. Marsi eshte si pedali I gazit ne trupin tone, perfaqeson levizjen tone drejt jetes. Dhe si planeti kyc I dashit I kujton gjithmon “vetem beje”, po te dali ku te dali.
    Pika e forte e dashit eshte guximi qe ka per te kaluar friken, ndersa pika e dobet eshte se asnjeher nuk I mbaron gjerat qe I fillon.

    Me ke shkoni me shume:
    Jeni per njeri-tjetrin me Luanin dhe Shigjetarin.
    Shkoni mire me Demin, Binjaket, Ujorin dhe Peshqit.
    50%-50% me Virgjereshen dhe Akrepin.
    Mos e merrni mundimin kot me Gaforren, Peshoren, Bricjapin dhe nje te shenjes suaj.

  18. #38
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Se di une fare ......

    Me çin shkon me shume luani?....pa he!
    "Carpe Diem"

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Se di une fare ......

    Me çin shkon me shume luani?....pa he!
    Ok ja me jep ca min sa ta perkthej se me cmend Clay_More pastaj duke me thene posto ne Shqip

  20. #40
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga angel_ j Lexo Postimin
    Ok ja me jep ca min sa ta perkthej se me cmend Clay_More pastaj duke me thene posto ne Shqip

    Ok se pres une engjell ska gje....vetem me thuaj qe te marr masa

    Clay_More mire ta ben ...shqip qe çke me te!lol

    respekte
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkoni perpara pasqyres...
    Nga iktuus në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:21
  2. Çfarë ju habit apo ju revolton kur shkoni në Shqipëri ?
    Nga ALBA në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 16:47
  3. Sa shpesh shkoni në Kishë?
    Nga elbed në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 15:31
  4. Ne c'universitet shkoni?
    Nga Qafir Arnaut në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2004, 00:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •