Sapo filluam një Vit të Ri 2008 dhe është koha që të masim pulsin e optimizmit/pesimizmit të shqiptarëve mbi jetën në ditët, javët dhe muajt e vitit në vazhdim.
Qëllimi i këtij sondazhi është i thjeshtë. Ka për qëllim që të krijojë sadopak një përshtypje se cila është perspektiva juaj e përgjithshme mbi jetën: kjo përmbledh këndvështrimin tuaj personal mbi realitetin që jetoni dhe si prisni që ai të ndryshojë në të ardhmen; përmbledh anën financiare dhe profesionale që ka lidhje direkte me mirëqënien tuaj personale dhe familjare; ashtu sic ka lidhje edhe me botën tuaj emocionale dhe shpirtërore, nëse i trembeni së ardhmes që ju pret apo e prisni atë pa frikë.
A mendoni se viti 2008 do të jetë një vit më i mbarë se 2007 për familjen tuaj?
Si në çdo sondazh, mund të votoni vetëm njëherë dhe mund të bëni vetëm një postim në vazhdim se cilat janë arsyet që ju shtynë të votoni ashtu siç votuat.
Duke iu uruar një vit të mbarë të gjithëve,
Albo
Krijoni Kontakt