Qeveria shqiptare ka marre nje inisiative qe ka per qellim thithjen e investimeve financiare te huaja dhe te vendit. Thithja e investimeve te huaja apo te vendit nga subjektet private eshte nje perparesi per zhvillimin ekonomik te vendit. Zhvillimi ekonomik nenkupton edhe rritjen e mireqenies se vendit.
Kete teme e hapa per te vjele mendime tuaja per kete ceshtjen e investimeve te para ne nje kontekst me te gjere, jo vetem te kufizuar ne investime financiare, por edhe ne investime ne mesimdhenie, shkembim kulture dhe eksperiencash, idesh, etj. Ju ftoj te diskutoni ne lidhje me punen e investimeve me jetike ne vendlindjen tuaj (qofte kjo Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mali i Zi) duke u dhene pergjigje pyetjeve me poshte:
Ne cilat fusha vendlindja ka me shume nevoje per investime?
Cili eshte investimi juaj personal per nje te ardhme me te mire ne shoqerine shqiptare?
Nuk dua qe kjo teme te kthehet ne nje debat ekskluziv mbi prioritetet e jetes shqiptare. Ajo teme u konsumua ne sondazhin qe u hap pak muaj me pare. Ne kete teme duhet ku secili prej jush te hedhi kontributin e tij per vendlindjen. Ky mund te jete nje kontribut financiar per familjen, hapje e nje biznesi, ndihma vullnetare ne organizata te ndryshme bamirese apo jo-fitimprurese, aktiviteti politik, shkollimi ne Perendim, eksportimi i nje eksperience pune, etj.
Kini parasysh qe tema nuk duhet trajtuar vetem ne investime financiare apo infrastrukturore, ajo duhet pare edhe ne nje investim njerezor.
Albo
Krijoni Kontakt