Ja dhe nje peizazh i zakonshem Tirane ne ditet me te mira te saj...
Po pse brook, ata/ato qe u dynden para 90-tes vuuuu plehrat? Ne cilin qytet/fshat te Shqiperise para 90 ishin plehrat sheshit?
Nuk diskutohet qe edukata personale luan rol te madh. Dhe per shume arsye gjendja e sotme eshte gershetim shkaqesh. Por po flasim per rolin e bashkise. Psh, tek plazhi Kristal ne Vlore nga ana tjeter e rruges jane dy-tre restorante njeri mbi tjetrin ne faqe te kodres. Plehrat e restoranteve jane te grumbulluara ne ane te rruges (mos te flasim per mizat qe mblidheshin kur haje neper keto restorante.)
Tani, sa e komplikuar eshte qe Bashkia t'i jape tenderin nje kompanie private, te veje verdalle te mbledh plehrat, keta te fundit te paguhen nga bizneset nje shume te pri-aprovuar. Nqs nuk mblidhen sic duhet kompania gjobitet nga Bashkia e me rradhe. Ky eshte nje supozim/mundesi per zgjidhje te problemit, ka dhe mundesi te tjera. Ama dhe keshtu sic eshte katandisur ....
Nuk i kerkojme Rames qe te mbledh bishtat e zigareve, letrat apo mbeturinat qe hedh populli rrugeve, sepse ne ēdo rruge ēdo 10 metra ke nje kosh plehrash (bile nje meter mbi toke qe te mos perkulesh dhe me ngjyre portokalli te ndezur qe te mos e ngaterrosh me kazanet e shitesve te djathit, gjizes apo ullinjve). Keshtu qe Rama per rruget nuk na ka faj.
I kerkojme te largoj nga Tirana vetem ato plehra qe jane brenda ne kazan dhe vetem kete here edhe ato qe jane ne nje rreze 20m rrotull kazaneve.
ose
Le ti nxjerrin nga kazanet dhe ti shperndajne neper rruge, qe te duket sikur fajin e ka populli.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 07-01-2008 mė 20:54
Nuk thashe me kuptimin qe ato qe erdhen pas 90-tes ishin te gjithe pa kulture apo edukate. E kisha me teper fjalen ne mbingarkesen njerezore qe iu be Tiranes. Nje mbingarkese e tille per hir te "levizjes se lire" solli edhe kete situate jo te kendshme qe egziston sot ne kryeqytet. Pa marre parasysh ketu sa e sa probleme te tjera qe jane te lidhura me urbanizimin. Roli i bashkise pastaj eshte padyshim bisede tjeter dhe as qe mund te shfajesohet. Por ja qe jane shume gjera qe kane shkuar gabim ne te kaluaren dhe sot e neser do fillojne te shfaqen pasojat pak e nga pak ne jeten e qytetit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 08-01-2008 mė 10:40
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Situata do rregullohet vete kur mbipopullimi te arrije kulmin dhe njerzit do largohen vete nga Tirana. Tirana eshte qender biznesi prandaj afrohen te gjithe se kane me shume mundesi per te fituar para, por do vij nje pike qe s'do ja vlej me te jetosh ne Tirane nga mbipopullimi dhe njerezit do zgjedhin zona me te qeta apo me te pastra sic ndodh dhe ktej ne Amerike.
Tani per tani faji eshte i te gjitheve. Bashkia ka te vetin se nuk organizon sic duhet mbledhjen e plerave dhe populli ka te vetin se nuk ka edukaten e duhur.
Letėr kryeqytetasve pėr pastrimin e Tiranės
Tė dashur bashkėqytetarė e bashkėqytetare,
Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetėsimin e krijuar nė zonėn perėndimore tė kryeqytetit ose, mė saktė, nė zonėn nga bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” deri nė daljen e Tiranės drejt Durrėsit apo Shkodrės, pėr shkak tė mosmbledhjes sė rregullt tė mbeturinave e tė grumbullimit tė masave tė mėdha tė tyre rreth kazanėve pėrgjithėsisht tė dėmtuar rėndė. Jam po aq i shqetėsuar sa edhe tė gjithė ju dhe, njėsoj si ju, e konsideroj gjėndjen e krijuar skandaloze. Mirėpo duke qenė se nė pozicionin ku ndodhem, unė jam jo thjesht pėr t’i konstatuar po, nė rradhė tė parė, pėr t’i zgjidhur problemet, shumėkush ndėr ju mund tė thotė, “C’i do llafet zoti Kryetar, na pastro plehrat!”. Padyshim qė s’mund tė mos i jap tė drejtė kujtdo qė e thotė kėtė, por, mė anė tjetėr, ėshtė po ashtu detyra ime t’ju shpjegoj sesi qėndrojnė gjėrat, sidomos nė njė rast si ky, nė mėnyrė qė secili prej jush tė ketė njė pamje tė qartė tė arsyeve tė kėsaj gjendje dhe tė rrugės qė duhet tė ndjekim pėr tė dalė prej saj. E cila, e pėrsėris, ėshtė e patolerueshme.
Unė e kam marrė votėn tuaj mė 18 shkurt tė vitit tė shkuar edhe sepse premtova qė nė vitin 2011 Tirana do tė jetė qyteti mė i pastėr i Shqipėrisė. Dhe do ta mbaj kėtė premtim. Por ndėrkohė nė pjesėn perėndimore tė Tiranės duket sikur filmi po kthehet mbrapsht, nė tė shkuarėn e viteve ‘90 kur plehrat bėheshin kapicė e nuk mblidheshin me ditė e, largqoftė, me javė tė tėra. C’ka ndodhur? Kompania e pastrimit qė mbulon zonėn perėndimore ka mbaruar kontratėn e saj tė rregullt me Bashkinė e Tiranės dhe nė ndėrkohė Agjensia e Prokurimit Publik pranė Kėshillit tė Ministrave ka anulluar padrejtėsisht dy tenderat e kryer pėr tė zgjedhur kontraktorėt e rinj pėr kėtė zonė, e cila, nė bazė tė strategjisė sonė tė re pėr pastrimin, do tė ndahet nė dy pjesė. Me APP-nė do ballafaqohemi nė gjyq pėr vendimin tėrėsisht arbitrar dhe me pasoja pėr mbarėvajtjen e punėve tė qytetit e pėr cilėsinė e jetės sė komunitetit, por kjo ka pak rėndėsi nė rrugėn e zgjidhjes sė problemit pasi gjyqi do tė marrė vite ndėrkohė qė problemi rėndohet pėrditė.
Kompania nė fjalė, pra ajo qė operon aktualisht nė zonėn perėndimore prej pesė vjetėsh, megjithė njė shtyrje disamujore tė kontratės, nuk arrin apo nuk bėn mė asnjė pėrpjekje serioze pėr tė arritur t’i pėrgjigjet nevojave pėr tė cilat ėshtė kontraktuar. Vetėm shtyn ditėt dhe merr cdo natė gjoba pėr mosrespektim tė kontratės. Pavarėsisht kėtyre gjobave kompania nuk reagon pozitivisht. Nė bazė tė ligjit e nė funksion tė njė ndėrhyrjeje sa mė tė shpejtė Bashkia e Tiranės ka hapur njė procedurė emergjence. Nėse gjithshka shkon sipas parashikimit, katėr kompani “shpėtimi” do tė kontraktohen nė fund tė janarit pėr njė periudhė disamujore ndėrhyrjeje stabilizuese nė zonėn perėndimore. Kjo periudhė do tė zgjasė derisa tė pėrfundojnė procedurat normale pėr tė lidhur kontratat pėrfundimtare me kompanitė qė do tė fitojnė garat e reja. Jo vetėm pėr zonėn perėndimore, po pėr tė gjithė Tiranėn. Jam shpresėplotė se, nė rast se qeveria nuk fut hundėt si dikur nė puplat e Zogut tė Zi pėr tė nxjerrė pėrfitime politike nga kazanėt e plehrave, brenda njė muaji gjendja nė zonėn perėndimore do tė stabilizohet dhe nė pranverė do tė fillojė nė tė gjithė Tiranėn rruga drejt realizimit tė objektivit pėr ta bėrė qytetin tonė mė tė pastėrtin e Shqipėrisė.
Ky ėshtė njė objektiv plotėsisht i arritshėm, por qė kėrkon njė standart tė ri jo vetėm nė shėrbimin e Bashkisė pėrmes kompanive tė pastrimit, po edhe nė sjelljen e qytetarėve nė raport me mjedisin e me detyrimin pėr tė kontribuar, jo thjesht duke mos ndotur po edhe duke paguar rregullisht tarifėn e pastrimit. Tė cilėn ka plot ndėr ne qė nuk e paguajnė fare edhe pse ėshtė njė tarifė qė tanimė mund tė quhet me plot gojėn qesharake, 2100 lek nė vit pėr familje, mė e ulėt edhe se nė disa qytete tė vogla tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė pa asnjė dyshim kėta qytetarė janė ata qė bėrtasin mė shumė se tė tjerėt pėr plehrat e papastruara. Kjo ėshtė njėsoj si tė mos e paguash dritėn e tė duash drita, tė mos e paguash ujin e tė duash ujė, tė mos e paguash autobuzin e tė duash autobuz e me rradhė. Ose, me fjalė tė tjera, tė mos e paguash shėrbėtorin e tė bėrtasėsh pse nuk ke shėrbėtor! Por cuditėrisht kėta lloj qytetarėsh nuk duan ta mėsojnė ende se shėrbėtori shtet, Bashkia nė kėtė rast, i paguan kompanitė pėr shėrbimin e pastrimit tė qytetit me ato lekė qė mbledh nga qytetarėt nė formėn e tarifės sė pastrimit dhe nuk ka ndonjė shpellė thesari, nga ku mund tė tėrheqė ar pėr tė kompensuar detyrimet e papaguara tė qytetarėve tė saj.
Standarti i ri e i domosdoshėm nė shėrbimin e pastrimit kėrkon qė padyshim kompanitė tė paguhen mė mirė, sepse njė nga arsyet e problemit qė vetėm sa na ėshtė shfaqur sot, por qė mund tė kishte marrė me kohė pėrmasa tė padėshirueshme, ėshtė fakti se rritja e kostos sė shėrbimit nuk ėshtė shoqėruar me rritje tė pagesės pėr kompanitė. Kėtu mjafton si shembull e vėrteta se ndėrkohė qė cmimi i naftės ėshtė rritur thuajse dyfish nga koha e lidhjes sė kontratave, kompania aktualisht paguhet pėr po atė cmim qė nafta kishte nė atė kohė, kėtu e pesė vjet mė parė! Mirėpo kjo s’mund tė vazhdojė mė tutje. Nėse duam njė Tiranė tė pastėr duhet tė pėrballojmė koston qė ka ky shėrbim nė vitin 2008 dhe pėr kėtė duhet jo vetėm ta paguajmė qė tė gjithė pa pėrjashtim tarifėn e pastrimit, por edhe ta rrisim shkallė-shkallė, duke synuar qė brenda vitit 2011 tė pėrballohet plotėsisht prej nesh kostoja e standartit qė synojmė. E kjo ėshtė plotėsisht e mundur. Falė vetėdijes sė lavdėrueshme tė opinionit kryeqytetas, sic rezulton nga anketime tė ndryshme dhe nga tė gjitha dėgjesat publike qė ne kemi organizuar e ku kam marrė pjesė vetė, ka njė gatishmėri thuajse unanime tė qytetarėve pėr tė paguar mė shumė me qėllim marrjen e njė shėrbimi mė tė mirė pastrimi.
Bashkia e Tiranės ka njė strategji tė qartė pėr ta pėrballuar me sukses sfidėn e uljes sė ndotjes sė qytetit tonė. Pėr fat tė keq, Qeveria e sotme e Shqipėrisė nuk ka asnjė vizion dhe asnjė program konkret kundėr ndotjes sė qyteteve tona, gjė qė e bėn njė pjesė tė konsiderueshme tė strategjisė sonė vendore ende tė papėrdorshme pėr shkak se, nė kuadrin ligjor ekzistues tė Republikės sė Shqipėrisė, cėshtjet e mjedisit janė pėrgjithėsisht tė lidhura me politikat kombėtare e me qeverisjen kombėtare. E cila do tė duhej tė harmonizohej me qeverisjen vendore pėr t’u dhėnė drejtim problemeve tė ajrit tė ndotur, tė ujrave tė ndotur, tė tokės e tė rrugėve tė ndotura. Bashkisė nė kėto kushte i mbetet si pėrgjegjėsi e kompetencė ekskluzive shėrbimi i pastrimit tė qytetit nga mbeturinat. Kriza aktuale nė zonėn perėndimore ėshtė njė krizė e padėshiruar, por, si cdo krizė, ėshtė edhe njė shans! Njė shans pėr tė kuptuar tė gjithė mė mirė sesa delikate ėshtė cėshtja e pastrimit tė Tiranės, sesa e nevojshme ėshtė pėrfshirja e tė gjithėve nė kėtė proces jetik pėr bashkėjetesėn qytetare dhe, nė fund tė fundit, sesa e mundur ėshtė tė realizojmė sė bashku atė qė sot duket gabimisht e pamundur: Tiranėn kampione tė pastėrtisė nė vitin 2011.
Edi Rama.
Shekulli.
Sui generis
rrenacak e maskara si ed rama ska pare shqiperia..
aq i qelbur eshte sa shkon deri aty sa te qelbe qytetin me shprese se do te krijoje "mall" propagandistik kunder berishes..
cdo dite verteton ai pis me vepra te dukshme te prekshme e tmerresisht vdekje prurese se sa te drejte kishin ata qe nuk e deshen kurre ate perbindesh..
Krijoni Kontakt