Close
Faqja 5 prej 37 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 362
  1. #41
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    "I am a Legend"- Huh, film qe te shkakton dridhma e rrenqethje dhe nganjehere te mbyllesh syte me duar, realizim i bukur dhe i paparashikueshem. Me pelqeu!

    "The bucket list"- Sdi c'te them, do ta renditja ne rradhet e me te mireve te 2008. Nje kombinim qe s'te shkon ndermend Jack Nikolson&Morgan Freeman aq serioz, aq komik, aq tragjik e aq emocional!

    cit nga filmi:

    "Kur ai mbylli syte zemra e tij u hap"


    "NEXT"- Nicolas Cage. Tematike e bukur por jo dhe aq i realizuar. Nje film sa per ta pare por jo edhe te te mbetet ndonje pershtypje.


    Kaq per kete fillim viti
    • The rest is silence.


  2. #42
    Filmi qe pashe mbreme "P.S. I love you"..................loved it.........merrni edhe kutine me klinex me vete

  3. #43
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Ang Lee, i famshmi regjizor kinez i "BROKEBACK MOUNTAIN", pas rreth 6-7 vitesh pune ne Hollywood si regjizor, i eshte kthyer vendlindjes se tij, ku ka xhiruar filmin e tij te fundit "Lust, Caution" ("Lluks, Kujdes, Vëmendje"), me te cilin fitoi vjet Luanin e Arte ne Festivalin e Filmit ne Venecia.
    Po, doli vjet ky film ne shtator (muajin e mbaj mend nga rastesi te tjera te kohes : )) Me ishte fiksuar sikur kishim diskutuar diku ne forum per te, por si duket do kem folur me njerez jashte forumit ne lidhje me pjesmarrjen e tij ne festivalin e filmit ne Vancouver.

    Ne lidhje me perkthimin:

    Lust = epsh ose dhe deshire

    ----------------




    Sot shkuam pame 'In the Name of the King: A Dungeon Siege Tale'. Perralle me mbret domethene po ishte i vetmi mendoj qe s'kishim pare, plus sikur doja t'ja u beja qejfin te gjitheve : )

    Rremuje/Vra e pri/Magji/nj grusht me aktore te njohur si dhe disa karaktere me ngjane me karakteret e 'Power Rangers' lol kush e mban mend.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 19-01-2008 më 14:54

  4. #44
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ok, pashe Love Lies Bleeding (2008) - pah, dy gjera kish ky film, titullin qe me pelqeu por qe fatkeqsisht eshte titulli i nje filmi te vjeter, pra jo dhe aq origjinal, si dhe sigurisht Christian Slater i cili ne rradhen e te dashurve te mij, ulet menjehere pas Leonardo DiCaprios lol



    Te linte me zemer ne disa momente, por mu duk si ngjarje qe mund ta kisha pare ne ndonje serial televiziv me police.

  5. #45
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Me "mik" dalin filmat andej nga ju kshu Fiori , cne ketu te une se shoh fare ne liste kete filmin ? lol
    Dhe tjeter , pse ju korcaret e keni pike te dobet kete Slaterin , e di pse se me kujtove nje shoqen time ketu , qe "ngordh" per kete ?

    Une them te shkoj te shoh "Mad Money" . Pershtypjet me vone , sigurisht .

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    pardon,



    BODY RICE

    Ne jug te Portugalise, nje grup rinor i derguar per riedukim nga RFGJ-ja,vazhdon plot pasion jeten rinore.Dielli percellon,teknoja dridh dhe me shume gjakun neper damare,duhani percillet dore me dore,kuptohet i perzier me barera trullosese,qenjte tefusin tmerrin me turirin e tyre te nevrikosur,vajza qe kane humbur ndermjet bllokimit dhe "tradhtise" qe koha po ben me jeten e tyre,disa plane te fuqishme,nje kinema e sinqerte,nje grusht i forte qe percolli sonte ne sallen ku isha nje pese veta qe dolen me vrap nga hyne,por salla ishte e vogel,ajo permbante vetem 8 rrjeshta me nga 8 kolltuqe,muzika dhe sinjali fotografik perziheshin me frymen e "asgjese" te nje rinie qe ka ekzistuar,por qe sot akoma vazhdon te ekzistoje,ne fakt filmi ka dale ne France vetem ne dy kinema,pra ne dy kopje,qe duke e krahasuar me filmat e tjere nuk eshte asgje,vetm 100 kolltuqe per te pare nje film guximtar i perkrahur nga nje produktor (Pedro Costa) po aq trim dhe i ndergjegjshem qe nje kinema e shumllojshme duhet dhe ka te drejte te ekzistoje megjithe koncentrimin e mbeturinave perballe ekraneve gjigande te disa kinemave qe nuk japin filma te tille sepse nuk ua mban,sepse kjo eshte nje vlere artistike dhe jo pezmatim apo mendjemadhesi,filmi i mesiperm fillon me nje skene te trishtueshme,nje vajze e bukur qe sillet kot me kohen e saj,qe vendos te vishet me nje te kaluar mashkullore,pastaj vjen nje film i shkurter,pastaj muzika e Joy Division me Destroyd,pastaj teknoja puro e mjeshtrit Joey Beltram,pastaj fryma e mire...pastaj....Kujdes!Mos shkoni ta shihni kete film!Ky film eshte i magjishem!Ky film krijon hapesire boshe ne stomak!Ky film te mrekullon!

    pardon.

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Me "mik" dalin filmat andej nga ju kshu Fiori , cne ketu te une se shoh fare ne liste kete filmin ? lol
    Dhe tjeter , pse ju korcaret e keni pike te dobet kete Slaterin , e di pse se me kujtove nje shoqen time ketu , qe "ngordh" per kete ?

    Une them te shkoj te shoh "Mad Money" . Pershtypjet me vone , sigurisht .
    Nuk ka dale tek AMC...madje me beri pershtypje qe dhe 'Mad Money' nuk e kishin te gjitha AMC, sepse keto zakonisht jane uniform per sa i perket filmave qe dalin 'nation wide'.

    'Mad money' mendova te prisja ta shikoja pasi te dilte ne dvd sepse kam idene do jete si pershtatje e re e nje filmi tjeter me Queen Latifah, ku ka luajtur dhe e shoqja e Will Smith, Jada. Behet fjale per 'Set it Off' - nuk e di, keto filma me bejne te ngrihem ne mengjes dhe te shkoj te vjedh ndonje banke ne vend qe te iki ne pune Po pastaj pertoj te dal nga makina dhe i pershtatem rutines se mengjesit.

    Ndersa Slater, me eshte bere fiksim qe kur kam pare 'Untamed Heart'. Sa here e shikoj kete film, shpresoj qe te ndryshoje historia ne fund, po c'ne deri sot njesoj qe njesoj mbaron.


    '27 dresses' kisha qejf te shikoja po s'me vjen njeri me vete. Duhet te gjej ndonje tjeter qe ka qejf te shikoje kete 'chick flick' lol E ke pare gje?

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin


    BODY RICE

    ...ne fakt filmi ka dale ne France vetem ne dy kinema,pra ne dy kopje,qe duke e krahasuar me filmat e tjere nuk eshte asgje,vetm 100 kolltuqe per te pare nje film guximtar i perkrahur nga nje produktor (Pedro Costa) po aq trim dhe i ndergjegjshem qe nje kinema e shumllojshme duhet dhe ka te drejte te ekzistoje megjithe koncentrimin e mbeturinave perballe ekraneve gjigande te disa kinemave qe nuk japin filma te tille sepse nuk ua mban,sepse kjo eshte nje vlere artistike dhe jo pezmatim apo mendjemadhesi,
    Kujdes!Mos shkoni ta shihni kete film!Ky film eshte i magjishem!Ky film krijon hapesire boshe ne stomak!Ky film te mrekullon!
    hehe, do shkoj qe ç'ke me të ta shikoj, por pas 2 javesh: nje nga dy kopjet e filmit vjen pas dy javesh edhe ketu ku jan une !!

    Miracoloooooo !!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SMILEY FACE" (Fytyreqeshur)- film amerikan nga Gregg Araki

    Filmat e Gregg Araki-t i kam qejf ne pergjithesi (i fundit "Mysterious skin" ishte i mire shume; por dhe filmat e tij trash te viteve 90 "The doom generation" apo "Nowhere" kane qene interesante).

    S'kish qullosur gje kete rradhe, me "Smiley face"... Komedi-acid, qe tregon 24 ore aluçinacionesh surrealiste te nje vajze te re, qe hà pa dashur nje kek me kanabis (space-cakes), te pregatitur nga roommate i saj.

    Edhe pse Anna Faris nuk e ekzagjeron me grimasa (siç e ka zakon ne filmat e saj), edhe pse regjizori perpiqet te evitoje anekdotizmin, prap se prap filmi mbetet goxha medioker...








  10. #50
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Me "mik" dalin filmat andej nga ju kshu Fiori , cne ketu te une se shoh fare ne liste kete filmin ? lol
    Dhe tjeter , pse ju korcaret e keni pike te dobet kete Slaterin , e di pse se me kujtove nje shoqen time ketu , qe "ngordh" per kete ?

    Une them te shkoj te shoh "Mad Money" . Pershtypjet me vone , sigurisht .
    E pashe sot 'Mad Money' - ne fakt paskan shkuar me nje ngjarje tjeter nga ajo qe mendoja une e qe permenda me lart, e cila eshte dhe histori e vertete. Madje kam pare nje film 99% si ky vite me pare dhe qe s'po me kujtohet titulli, por ngjarja ishte aq e perafert sa dhe kur mblidhen qe hane me gjithe burrat ne tavoline me kujtoheshin cfare do flisnin. Ne mos gaboj kane qene aktore europiane sepse dhe historia e vertete qe beri buje, ne mos gaboj ka qene diku ne Europe. Realizimi i versionit te pare me ka pelqyer me shume, ose ishte pak si me real. Megjithate dhe ky sot per kalim kohe nuk ishte keq. Ja vlente te pakten te shikoje veshjet e bardha te Keaton.

    Nje pyetje me vinte ne mendje gjate gjithe kohes qe po shikoja filmin - 'Do mplaket ndonjehere Dian Keaton ?'...

Faqja 5 prej 37 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •