Close
Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 362
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Autori,je gabuar mik i dashur per numrin e kinemave,nuk e di nga i ke marre keto shifra?Ne France ka plot 5340 kinema,ne 2007 (shifrat e publikuara nga CNC).vetem Parisi numeron 330 kinema,nje nga qytetet e vetme ne bote me nje numer aq te madh kinemash.

    Sa per saktesimet, Jack Kerouac eshte nje shkrimtar amerikan,perfaqsuesi me i denje i beat generation.Libri i tij i famshem On the road,mund te kete influencuar gjithe historine,ate te verteteten dhe ate te bere paçamurr nga Paramounti.
    Ne USA s'kam jetuar,ne Europe po jetoj per momentin.Nuk flas jashte kontekstit kinematografik,nese permend djallin kam parasysh studiot (majors) dhe triumfin e tyre mbi artin.Warner,MGM,Paramount,Columbia,RKO,UA,jane disa nga djajte qe i kane dhene dhe i kane marre kinemase amerikane qe mbetet akoma e shendetshme megjithe grevat qe kane mberthyer studiot.Pastaj SHBA nuk perfaqson nje kontinent te tere,apo gabohem?
    Sidoqofte,ide interesante te shohesh nje film,te shtunen,me nje gote perpara;ketu ne France nuk lejohen pijet alkolike ne salle,perveç popcorn apo ndonje shishe plastike coca-cola,nuk gjen gje tjeter.Dhe keto ne ndonje kinema per filma me lufte dhe perkedhelje.

  2. #32
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hahaha...

    Filmi eshte bazuar ne librin me te njejtin titull sic e permenda dhe me lart 'Into the Wild' botuar ne 1996, me autor Jon Krakauer. Librin mund ta blini ketu. Vetem pasi te keni lexuar librin mund te flasim per anomalite e tjera, sepse kam idene nga argumentat qe jepni ne pergjithsi, qe flisni per hir te te folurit, jo te bazuar ne njohuri dhe fakte...eh sigurisht sigurisht...!




    Po, ka kinema ne SHBA ku mund te shijosh nje gote vere duke pare filmin, madje dhe mund te hash darke me tavolina perpara. Biletat jane me te shtrenjta ne keto raste si dhe ushqimi paguhet me vete. Gjithashtu, ne US ka me shume se 6000 kinema, madje nq se je i interesuar per numra te sakta autor, mund te t'i dergoj ndonje dite me emra dhe vendodhje. Sa qesharak me duket fakti i numerimeve : )


    p.s. sigurisht SHBA nuk eshte kontinenti, edhe pse e kemi ne plan qe ta bejme keshtu lol, por dhe ti nuk kishe permendur SHBA me lart, kishe permendur Ameriken

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Autori,je gabuar mik i dashur per numrin e kinemave,nuk e di nga i ke marre keto shifra?Ne France ka plot 5340 kinema,ne 2007 (shifrat e publikuara nga CNC).vetem Parisi numeron 330 kinema,nje nga qytetet e vetme ne bote me nje numer aq te madh kinemash.
    Po, e vertete, mesa di une, jane rreth 5000 salla qe perdoren edhe si kinema, edhe per aktivitete te tjera (teater, spektakle etj etj), kjo me se shumti ndodh ne qytete te vogla (si pune "pallatesh kulture"), ose ne qytete relativisht te vogla (me kujtohet te kem qene ne Poitiers, dhe ne qender te qytetit ish nje salle, qe midis te tjerash sherbente edhe si kinema, por si fuksion te pare ishte salle spektaklesh).

    Keshtu qe kur thoja se ka rreth 1200 salla kinemaje, flisja per salla kinemaje ne kuptimin strikt te fjales

  4. #34
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Tani kur behet fjale per salla si i numeroni ato , kinama apo salla brenda kinemase ?

    Kot kuriozitet me shume ne France si i keni kinemate ju Autor me sa salla brenda ?


    PS: Fiori po dhe ti Drame nuk mund ta quajme se ke qare shume ti
    Ne fakt prekes ishte une e thashe , po e kishin gershetuar bukur me romantizem dhe pak humor qe ne fund te linte nje shije te kendshme .
    Dhe e bukur ajo quota vertet "You made my life...and I'm just one chapter in yours."
    Me shume kuptim .... eh jeta vazhdon .

    nejse . Po Atonement e ka pare njeri ? Ja vlen , se nga lista vetem ky duket sikur mund te jete "dicka" ..

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Tani kur behet fjale per salla si i numeroni ato , kinama apo salla brenda kinemase ?
    Numerohet numri i kinemave, pak rendesi ka se sa salla ka brenda kinemaja.

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Ne France, si i keni kinemate ju Autor, me sa salla brenda ? ..
    Eshte identikisht si ne USA dhe ne shumicen e vendeve perendimore: pra, nje kinema, ka shume salla brenda. Megjithate, ekzistojne edhe kinema (sikurse dhe ne USA, i kam pare vete kur kam qene !) me nje salle te vetme, pra kinema te vogla, ku jepen vetem filma autorialë (ose, art movie- siç perdoret nganjehere ne USA). Kinemaja ku shkoj me se shumti eshte as e madhe, as e vogel, ka 5 salla dhe me se shumti (ne 80% te rasteve) shfaq filma autorialë, pra qe kane nje numer te vogel shperndarjeje.

    Sa per numrin preçiz te kinemave ne nje vend, mendoj se eshte disi e veshtire te thuhet ekzaktesisht. por di që nje blockbuster (film hollywoodian), ne USA, shperndahet relativisht ne 2000-3000 kopje, dmth ne 2000-3000 salla, ndersa ne France ne 700-800 kopje (salla). Ndaj thoja qe, ne perfundim, i bie qe shperndarja e sallave ne USA dhe ne France, eshte relativisht e njejte, ne proporcion me popullaten e secilit vend (USA- afresisht 300 miljon banore, France, relativisht 60 miljon banore). Avantazhi i Parisit si qytet (dhe ketu jam plotesisht dakort me peoples) eshte se Parisi eshte vertet kryeqendra kinematografike e botes, dhe te jep mundesine te shikosh filma nga me te rrallet, filma te vendeve me kinematografi shume te vogel ne sasi, por qe nuk ja heqin vleren (cilesine). Une personalisht, ti e di, nuk jetoj ne Paris, por dhe ketu ku jam, vijne filma te rralle, gje qe e kam shprehur ne forum, ne komentet e filmave qe shikoj. per shembull, mendimi im eshte qe keto 3-4 vitet e fundit, filmat me te mire kane qene ata jug-koreanë, izraelitë, gjermanë e deri diku, francezë. Edhe pse, filmi qe me ka mrekulluar me shume ne keto 4-5 vitet e fundit mbetet nje film... paraguajan (amerika e Jugut).



    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    nejse . Po Atonement e ka pare njeri ? Ja vlen , se nga lista vetem ky duket sikur mund te jete "dicka" ..
    Une them se ja vlen (ka fort shance te shkoj ta shikoj te marten), pra mund te jete "diçka", siç thua ti. Fundi thuhet eshte i mire SHUME ! Regjizori i tij, anglezi Joe Wright, 35 vjeç, ka pas bere para dy vjetesh filmin e tij te pare, qe nuk e pata pare: "Pride and Prejudice" (Orgueil et préjugés) por qe duhet te kete qene i mire. Ky, pra, "Atonement" ("Reviens-moi" ne frengjisht), eshte nominuar 7 here per Golden Globes, qe zakonisht nominojne kinomatografi deri diku te mire (çmimet e GOLDEN GLOBES 2008 merren vesh sonte, e djele, ne darke).

  6. #36
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Po Atonement e ka pare njeri ? Ja vlen , se nga lista vetem ky duket sikur mund te jete "dicka" ..
    lol po pra preteksti. Nuk te thashe kot qe po e lija per ta pare ne momentin e duhur

    Atonement, e permenda tek tema tjeter me duket. Mu duk pak i merzitshem. Ndoshta sepse dhe une isha si pa vemendje kur e kam pare, ndaj me la pershtypjen e nje filmi shume te gjate. Gjithe kohen mezi po prisja te mbaronte. Por nuk dua ti ul vlerat si film, mendoj se opinioni im u kushtezua nga rethanat ne te cilat e pashe (kur te flasin njerzit nga te dyja veshet : ), nuk e ke mendjen ta ndjekesh filmin sic do). Kur te kem kohe dhe te me jepet mundesia, do ta shikoj perseri.


    Sot pashe 'Juno' - film i thjesht, por me pelqeu shume. Sidomos 'slang' qe perdoret neper gjimnaze, me kujtoi shkollen si dhe vdes per dy aktoret kryesore Ellen Page & Michael Cera. Ta sugjeroj nq se je 'ne ate moment' lol

    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 13-01-2008 më 23:48

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    3L'homme qui marche" (Njeriu qe ecen)- film francez nga Aurélia Georges

    Uff, me ne fund nje film i mrekullueshem ! Edhe pse filmi i pare i nje regjizoreje te re !

    Historia eshte e thjeshte dhe bazohet ne nje personazh qe ka ekzistuar vertet : Ne vitet 70-80, ne Paris, jetonte Vladimir Slepian, shkrimtar me origjine ruse qe arrin te botoje nga fundi i viteve '70 nje liber te vetem me te cilin korr sukses, pastaj... asgje. Dhe qe perfundon i pastrehë ne fund te viteve '90 (clochard). Por qe vazhdon gjithmone te shkruaje e te shkruaje, edhe pa botuar. Për të, pak rendesi ka koha, pak rendesi ka nese ato qe shkruan lexohen do te lexohen sot apo pas 100 vjetesh.

    Filmi trajton keshtu temen e vetmisë tek nje njeri i mbyllur ne vetvete, qe nuk ben asnje perpjekje per te qene i shoqerueshem. Film poetik i trajtuar me delikatese dhe qe arrin te japë esencën e njerezimit : nje ecejakë e vetmuar, absurde dhe emocionuese.

    web site i filmit: http://lhommequimarche.free.fr/







  8. #38
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Suburban Girl - film i 2007, sot del ne DVD ketu. Me pelqeu, nuk e di si e kalova pa e pare kur doli fillimisht ne kinema. Mendoj se duhet te kete me shume filma kushtuar shkrimtareve dhe editoreve. Me kujtoi karakteret e klases se gazetarise dikur...koha e ka gjithe fajin!




    p.s. kjo e scooby doo - me ngjet pak me binjackat e forumit

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "GARAGE" ("Garazhi") -film irlandez nga Lenny Abrahamson

    Rast i ralle per me pà nje film qe vjen nga nje vend i vogel europian si Irlanda.

    "Garage" tregon jeten e perditshme te Josie, garazhist ne nje stacion servisi ne periferine e humbur te nje qyteze te humbur te Irlandes.

    Film timid (i ndrojtur) per nga mizaskena, por pikerisht, duke qene shume i ndrojtur, regjizori mbyt filmin e tij, mbyt emocionin qe pritet nga filmi, duke e kthyer atë në gati-gati ne telefilm... :-(
    Per mendimin tim, c'est du sous Dardenne (ou Dumont)...


    web-site : http://www.garage-lefilm.mk2.com/






  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Lust, Caution" film amerikano-tajvanez nga Ang Lee

    Ang Lee, i famshmi regjizor kinez i "BROKEBACK MOUNTAIN", pas rreth 6-7 vitesh pune ne Hollywood si regjizor, i eshte kthyer vendlindjes se tij, ku ka xhiruar filmin e tij te fundit "Lust, Caution" ("Lluks, Kujdes, Vëmendje"), me te cilin fitoi vjet Luanin e Arte ne Festivalin e Filmit ne Venecia.

    Filmin e pashe sonte; nuk di nese ka dale ne USA, por besoj se nuk ka dale akoma, pasi po lexoja se per Oscar, filmi ka mundesi te mos jete ne liste, pasi konsiderohet me se shumti si prodhim Kino-tajvanez se sa amerikan.

    Para dy vitesh, hollandezi Paul Verhoeven, pasi punoi per vite ne Hollywood (dhe realizoi, midis te tjerash "Starship troopers" ose "Basic Instinct"), u kthye ne vendlindje, Hollande, dhe beri nje kryeveper : "Black Book" ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=319 ).
    Te njejten gje ka bere dhe tajvanezi Ang Lee : pas realizimit te disa filmave per kompanite hollywoodiane, i kthehet Kines dhe realizon "Lust, Caution". Dhe ndodh i njejti fenomen si me Verhoeven-in : NJE MREKULLI !

    "Lust, Caution" eshte nje film qe s'ke nevoje te lexosh fare perkthimin, qe s'ke nevoje te besh kujdes per intrigen e filmit. Gjithshka flet vete permes imazheve, filmuar gjithe art !
    Cuditerisht, historia eshte e ngjashme me ate te "Black book", pra infiltrimi i nje femre te re tek nje pushtetar kinez, pro-japonez, ne kohen e Luftes se II boterore (kur Kinen e kish pushtuar Japonia). Kaq per intrigen. Gjtishka pastaj eshte kryeveper : Ang Lee eshte perfundimisht nje regjizor i madh !! BRAVO !

    web- site i filmit : http://www.lustcaution-lefilm.com/







Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •