shkruante korçari per "Two Lovers" :
Nese Gray me te drejte u ben thirrje personazheve te tij te jene romantike, "Burn after reading", filmi i fundit i vellezerve Coen eshte shembulli me tipik se si nje a dy regjizore mund te shkaterrojne, ti vene kazmen qellimshem çdo tentative romantizmi.
Fillojme me titullin: "Burn after reading" : DIGJE PASI TA LEXOSH. A thua se filmi na e propozon vete: HARROMENI PASI TE ME SHIHNI !
Te jene kaq trapa vellezerit Cohen ??
Veshtire... Ne fakt, eshte e anasjellta: filmat e vellezerve Coen marrin pjese aktive ne atmosferen e kohes qe jetojme ( l'esprit de l'époque - spirit of time) : CINIZMI. Dhe kete rradhe, jo thjesht si cinizem, por si ideologji : shkaterrimi i çdo forme romantizmi, i çdo tentative romantizmi.
Filmi gjoja vë ne loje klasen e mesme amerikane tip vitesh '80 (a thua se eshte e veshtire nje gje e tille !!), filmi ve ne loje CIA-n (akoma dhe me e "veshtire"...). Shkurt, nje kinematografi qe tallet me te tallshmen, qe shkermoq te shkermoqshmen e qe, si "per habi", eshte suksesi me i madh komercial ne USA i vellezerve Coen, perfshi gjithe periudhen e krijimtarise se tyre. Rastesi ? Jo - per fat te keq...
"Burn after reading" eshte film reaksionar, konservator (asgje nuk leviz, ne fund te filmit gjithshka mbetet si ne fillim), bosh. Bosh si tendenca e kohrave qe jetojme (per fat te keq), bosh si shpirti i spektatorit-konsumator, film-bosh qe ndihmon edhe me shume ne kete boshatisje.
![]()
Krijoni Kontakt