WANTED 2008 DVD R5 Xvid
Film shume i bukur perfect ja vlen ta shikosh shume here
--------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------
![]()
WANTED 2008 DVD R5 Xvid
Film shume i bukur perfect ja vlen ta shikosh shume here
--------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------
![]()
dhe kjo aktore me e mire se cdo here
![]()
"Ndër mure" ("Entre les murs"), film nga Laurent Cantet si dhe Palma e Arte 2008
Eh ç'te thuash per te "palmartosurin" e 2008... Film didaktik ne pamje te pare. Por qe fsheh nen vete nje drame qe i shket nga duart gjthnje e pergjithmone, sepse ne fund te fundit nuk eshte drama ajo qe i intereson, eshte sistemi ku zhdervjellet drama... Nje shembull : njelloj sikur nje regjizor teatri te jete me shume i interesuar ne vendin (dhe sistemin e vendit, pra arkitektura) ku ngjarja zhvillohet, ta zeme Butrinti, se sa ngjarja vete. Pra "Nder mure", dhe eshte pikerisht titulli (nuk e ka fajin titulli, titulli eshte tregues i "fajit") qe e pengon filmin te flase ate qe do te mund te kishte folur po te mos ishte "Nder mure". Dhe kjo menyre te beri ka "efikasitetin" e vet, disa momente jane vertet te arritura, te kapin, me hir a pa hir. Sidoqofte ngelet i pasosur sepse eshte njefar biçim filmi koral (jo peshku jo, por kori qe kendon) pra njefare filmi koral, ku jo te gjithe koristeve u jepet leja te zerojne (kendojne more kendojne), paçka se ka nje fare vullneti te mire. Vullnet i mire por gjithesesi "klisheist" sepse perqasja, shfaqesimi, i individualitetit ne shumellojshmerine e tij ngec tek shembelltyrat (pamja e jashtme) me pak brendesi. Per çfare behet fjale do thoni ju? E kini te lehte te shikoni nje permbledhje te vogel te filmit, nje sinopsis, pak ketu pak aty ne Internet... Fundja eshte Palma e Arte 2008. Jo do si do!
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Fotografi nga filmi "Ndër mure"
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 04-10-2008 më 01:48
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
"Park" ("Parc"), Film nga Arnaud des Pallières
Arnaud des Pallières eshte kineast i ralle dhe i veçante. Kineast i angazhuar per nje kinema tjeterlloj, i angazhuar pak a shume si ç'do sekretar i Partise Komuniste, apo ndonje "arkipeshk", ta zeme, i fese katolike. Filmi i tij i fundit, Park, nuk eshte i lehte per tu permbledhur me nje, apo dy a tre, fjali. Me pak fjale ne film hesapi ndahet ne nje bote kapitaliste, tundimesh kapitaliste. Behet fjale per disa familje, rrjedhimisht personazhe, ne nje mehalle shtepish te bukura e te rehatshme, "mehalle borgjezesh". Nje fare "blloku" tiranas. Megjithese percaktimi "borgjez" me duket pak arkaik, nuk e di pse. Filmi ka lekure te trashe, jo e lehte per tu kuptuar, e as per tu shijuar. Qe eshte parabole e shoqerise franceze, e elites kapitaliste franceze, nuk perben asnje dyshim. Des Pallières eshte regjizor per te cilin kisha nje fare dhembshurie pasi pata zbuluar filmin e tij "Adieu" (Lamtumire), si dhe filmat e tjere. Ne ate moment thashe me vete "Ja nje regjizor, nje mendje, nje ndjenje e dinje per tu degjuar." Nejse. Per filmin e fundit nuk e di mire... Ne nje ane me duket pak a shume si nje tip komedie metafizike, ose me mire "KOMEDI PATAFIZIKE". Pak a shume si versanti, ana, kunderpesha, intelektuale e filmit "Bienvenu chez les Ch'tis" (ngurova ta quaj keshtu por ne fund te fundit keshtu i bie te jete, aq me shume qe nuk e kam pare nenbajgen "Bienvenu chez les Ch'tis"). Park eshte film ku epopeja e krishtere, kritika ndaj krishterimit, perzjehet me kritiken e pjelles se saj : kapitalizmit. Perzjerje toksike, vullnetarisht e ntrashur. Parabole e trupit-krisht e zvetnuar ne trupin e nje adoleshenti qe nuk di mire se ç'po ndodh e pse po ndodh e si po ndodh, e ku eshte e ku duhet te ishte. Intriga eshte vullnetare, jo e nevojitur (apo e nevojshme). Diçka si puna e lojes midis çekanit dhe gozhdes. Po mundohem duke shkruajtur te kthelloj pak ate qe filmi me la trashegim, por nuk ja arrij dot. Fundja nuk e di mire ç'te them. Mbase nuk ka ndonje gje kaq te rendesishme per te thene. Disa gjera, gjithesesi, jane te veçanta per kinemane, si raporti midis zerit dhe imazhit per shembull (megjithese filmi "gjemon" shume e fort per gustot e mija, ne ndryshim nga harmonia e zerit te filmave te tjere te Des Pallières). E kush do shkoje te shikoje kete film? Nga ky forum nje apo dy vete maksimumi, them une. Eh...
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 04-10-2008 më 11:48
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
High School Musical 3 - $ 42 milion kete weekend . Te premten doli , menjehere ne top box office. Ja keto lloj filmash bejne buje ketej . lool
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Me mire vone se kurre..., po gjej pak kohe per te shkruar qofte dhe shkurt ç'kam pare kohet e fundit ne kinema.
Rihapim festivalin me kengen fituese te festivalit te fundit te Kanës![]()
Ndaj opinionin tend. Ka "diçka" qe nuk shkon tek "Ndër mure" (Entre les murs). Ka fort shance qe te jete ajo qe thua ti: regjizori merret me se shumti me sistemin qe krijon nje dispozitiv te tille (nje klase shkolle), sesa me dispozitivin vete (me klasen). Sigurisht, ai klasen filmon, u mor vesh, por gjithmone i interesuar (deri ne obsesion !) qe te tregoje sesi funskionon sistemi (sistemi shkollor, dmth), dhe jo si funksionon klasa (si unitet qeniesh njerezore). Jo rastesisht, momentet më interesante jane ato kur klasa merret me veten - psh, ekspozita qe kane bere vete nxenesit ose kur secili nxënes ben nje portret te vehtes, sidoms ai djali i ri i sapoardhur kur shan dhe ben rrezil "Star Accademy" !! excellent !! ).
Pastaj, ka diçka prej "La graine et le mulet" ky film. Nje si fare disfatizmi te djathte, konservator (en tout cas). C'est dans l'air... hélas.
Si biçim filmash sarkozistë me duken te dy keta filma... Qofte dhe padashje
Ne foton e meposhtme: regjizori i filmit dhe nxenesit e Klases, fitues te Palmes se Arte, FESTIVALI I KANES 2008
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga autori : 26-11-2008 më 16:56
Krijoni Kontakt