Korçaro,
perpara se te shkruaj dy mendime te mijat per filmin, do doja te me thoje nje mendim tendin, per nje pyetje qe kam nga thjesht nga ana skenaristike e filmit (ne kuptimin me te ngushte te fjales skenar) :
Titulli i filmit eshte "Heshtja e Lornes", qe do te thote se vellezerit belgë kane dashur te filmojne heshtjen e Lornes. Ok deri ketu.
Pyetja ime eshte: per ç'fare heshtjeje e kane pasur fjalen regjizorët ?? (gjithmone pyetja eshte thjeshte ne sensin e skenarit). Per heshtjen e saj (kete pjese, ata qe nuk e kane pare filmin, NUK DUHET TA LEXOJNE!!), pra per heshtjen e saj lidhur me vrasjen qe Fabio do ti beje burrit te saj, pra Claudy-t ??
Nese eshe kjo (ose, kryesisht, kjo-- gjithmone flas nga ana skenaristike), personalisht, nuk e pashe (ndjeva, perjetova) nje heshtje te tille. As gjate filmit, por as ne fund te tij (fundi, jo i rastesishem, besoj se eshte i tille pikerisht qe une te ndjeja ate qe nuk ndjeva). Dhe mund te them me shume, por do doja se pari nje mendim tendin (meqe e ke pare filmin) ne lidhje me pyetjen time.
Flm
![]()
Krijoni Kontakt