Close
Faqja 27 prej 37 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 362
  1. #261
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    nuk e kisha te vlerat vizuale nfakt...e kisha fjalen te coroditja dhe cmenduria qe esht bashkudhtare e tshoqit te ksaj bellucit gjat filmit, dmth ai roli i te shoqit m'duket pjesa qe e shpeton at film. as nuk e krahasova irreversible me salon po me kto filmat italian realist te mafies ngaqe irreversible tenton te percjelle dicka psikologjike me shum se dicka shoqerore

    te salo pasolini sulmon aristokracine fashiste te kohes etj etj dmth kuptohet qe esht me lart nga vet subjekti qe trajton po ndoshta nuk e kam pa deri nfund ngaqe koncepti i filmit behet i qarte qe nfillim dhe pasi e ke kuptu mesazhin qe do te percjelle duket si e panevojshme ta shofesh kasaphanen deri nfund...kshu jam ndjere un nkohen qe e kam pa tpakten

    kurse cannibal holocaust mduket me lart se saw vec ngaqe nuk pretendon qe jet dicka me shum se c'esht
    Ndryshuar për herë të fundit nga konsolid : 19-08-2008 më 21:59

  2. #262
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Kuptohet, "Salo" kerkon nje fare pergatitje psikologjike dhe intelektuale (me fal per fjalen "e madhe" qe po perdor, por nuk di si te shprehem ndryshe) perpara se te shihet.








    ska problem se nqs nuk e kuptoj si intelektual duhet ta kuptoj si proletar

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga konsolid Lexo Postimin

    te salo pasolini sulmon aristokracine fashiste te kohes etj etj dmth kuptohet qe esht me lart nga vet subjekti qe trajton po ndoshta nuk e kam pa deri nfund ngaqe koncepti i filmit behet i qarte qe nfillim dhe pasi e ke kuptu mesazhin qe do te percjelle duket si e panevojshme ta shofesh kasaphanen deri nfund...kshu jam ndjere un nkohen qe e kam pa tpakten
    Nejse..., u ka dash me u pa deri ne fund, pasi qofte dhe nga ana skenaristike (historia), pjesa e katert, dmth "rrethi i gjakut", eshte kulmi i filmit. Spektatori aty shikon ate qe eshte e "ndaluar" me u pà. Dmth, spektatori eshte "fajtor"...


    ps: me thene nje te vertet, mendoj se "salo" eshte film-eksperience qe duhet me u ndje vetem dhe vetem ne kinema : salle e erret + heshtje absolute. Se eshte nga ata filma te rralle qe nuk je ti qe e shikon, por te shef ai ty !

    Qe thua ti, une pashe mbreme "The Dark Knight"


  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE DARK NIGHT" - kaloresi i erresires- film amerikan nga Christopher Nolan

    Jo keq ky Batman-i i fundit, jo keq !

    Po ben namin ne USA filmi: eshte renditur i dyti, pas "Titanic", si filmi më fitimprures ne historine e kinemave amerikane. Dhe s'ka veçse 3 jave qe ka dale neper kinema.

    Me nje fjale muhabeti, filmi eshte ne vazhden e filmave amerikane post-11 shtator qe tregojne nje Amerike te traumatizuar. Filmi eshte goxha i erret, pesimist, me nota aspak gazmore. Spektri i kthimit ne barbari (fundi i demokracise ??) i sillet rrotull filmit, nga fillimi ne fund.

    Pesimizmi i fimit merr nje doze suplementare nga vdekja reale e paradokohshme e Heath Ledger, cowboy-si qe luante tek "Brokeback mountain", e qe ne kete film luan rolin e jocker (xhoker) - vertet impresionues ! (me siguri do fitoje Oscar si aktori me i mire, titull pas vdekjes).



    Filmi thuhet eshte xhiruar ne Chicago, por aluzioni duket qarte per New York-un, dmth 11 shtatorin. Dhuna ka shperthy ne qytet dhe hajde ta kontrollosh Jocker-in, shefit te mafias, te cilit nuk i intereson paraja, fare. I intereson kaosi.

    Po Batman-i ?? Batman-i eshte nje miljardjer filantrop, por qe here pas here vesh kostumin e Batman-it, pra te vendosesit te drejtesise; edhe atij nuk i intereson paraja. I intereson morali.

    Ka nje perpjekje nga regjizori per te mos rene ne dualitet, ne manikeizem (e mira kunder te keqes). Kete, regjizori e zgjidh me trivialitet, pra me treshe.

    Megjithate, megjithate, per mendimin tim, ky Batman-i i fundit ka nje problem: pesimizmi i filmit (his darkness, son noirceur), nuk arrin te kthehet ne melankoli. Thene më shkoqur : filmi pershkruan nje bote pesimiste te pushtuar nga terrori dhe kaosi, ok. Por menyra se si e ka shfaqur nje gje te tille regjizori, me shume se forme shprehjeje e shqetesimit (te justifikueshem) te tij per nje bote te tille, duket me se shumti te kete qene nje rast (occasion) i mire per të, per te shtuar nje dozë suplementare ne ate kaos. E perseris: filmi eshte pesimist, dakort, por jo melankolik... (besoj se lidhet me anen komerciale... eh...).


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "WOMAN ON THE BEACH" - film jug-korean nga Hong Sang-soo

    Prap nje film nga nje nga dy-tre regjizoret e mi më te preferuar aktuale: nga Hong Sang-soo.

    Kur pata pare "Night & Day" muajin qe shkoi (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=233 dhe http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=240 ), pra kur pata pare filmin pararendes te tij, pata menduar : si ja ben ky Hong sang-Soo qe ne veçse dhjete vite krijmtari, dhe ne pak a shume dhjete flma te realizuar, nuk perserit vetveten ?? Sepse "çuditerisht", dispozitivi i filmave te tij mbetet i gjithmone i njejte: skena ku njerez pijne e dehen per ore te tera, meshkuj qe gjuajne femra pa ju dridhur qerpiku, skena ku behet sex me deshire e "pa shume deshire", personazhe kineastesh, aktoresh, piktorësh..., trekendesha dashurie (nje mashkull, dy femra, ose e anashellta) : gjithmone e "njejta" gjë !

    E megjithate, mrekullia ndodh: stili i Hong Sang-soo perfeksionohet nga filmi ne film, secli eshte i ndryshem nga tjetri dhe ky i fundit, "Woman on the beach", i kate gjitha meritat e nje kinematografie qe eshte per ti hequr kapelen !

    Perseri behet fjale per nje mashkull dhe dy femra. Vendi ku puqen eshte nje plazh jug-korean ne dimer. Jong-rae, kineast i njohur, shkon per te shkruar skenarin e filmit te tij te rradhes. Dhe takon ne harkun e dy diteve, dy femra.

    "Woman on the beach" trajton temen e reminishences (kujtimeve te njeriut), te hezitimit pas nje lumturie te tradhetuar. Hajde te filmosh hezitimin (qe ndodh tek gjithkush, besoj). Pa rene fare ne psikologjizma. Hong Sang-soo ja arrin ! E ka pas arritur edhe francezi Eric Rohmer (babai shpirteror i regjizorit ne fjale) : jug-koreani i talentuar e çon nje shkalle me lart.

    Po aq interesant eshte menyra sesi regjizori arrin te filmoje nje fare dhune (violence) te heshtur tek raportet e personazheve te filmit, nje fare terrori qe nuk e nxjerr plotesisht koken, e gjitha kjo e "fshehur" pas nje aparence te genjeshtert e tipit "love story": analize e shkelqyer e nevrozave te shekullit te XXI.

    Bravo l'artiste !





  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Versailles" (Versajë)- film farncez nga Pierre Schoeller

    Ne Paris, ne ditet tona: nje grua e re e pa strehe, flé ne rruge te madhe me femijen e saj.



    Nje dite, shkon ne qytetin e Versajës,ne periferi te Parisit; ne pyllin aty afer, takon nje te panjohur, me te cilin kalon naten. Te nesermen heret ne mengjes, gruaja e re çan ferren. I panjohuri, edhe ai i pastrehë, mbetet vetem me djalin e vogel.



    Fillon filmi...



    Dmth, skenari i filmit eshte "The Kid", filmi i Sharli Caplinit, veçse kesaj rradhe jemi ne fillmin e shek XXI e jo më ne fillim te shek XX.

    "Versailles" eshte film qëllim-mirë, por nuk me bindi... (dmth, nuk me terhoqi). Jo per nga qellimet qe merr persiper te mbroje, as per nga loja e aktoreve (qe eshte e admirueshme !), por per nga mizaskena (regjia). Problemi eshte se filmi luhatet midis melodrames, anti-natyralizmit, dokumentarizmit realist...e si pefundim, filmi nuk gjen veten.

    Too bad...

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SPARROW" ("Harabeli")- film i Johnnie To (HONG-KING)

    Johnnie To, regjizor ultra-prodhimtar nga Hong-Kongu, midis dy filmash te stilit te tij, dmth filma me gansterë (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=185 ), ça bën ? Ben nje film "te vogel" ne dukje, nje komedi fantaziste qe titullohet "SPARROW" - Harabelat et ku s'duket as shenja më e vogel e revolverit, aq tipike per filmat e tij.
    Surprisë !

    Neper rruget e Hong-Kong-ut, "harabel" quhet nje hajdut xhepash. Filmi fillon me nje homazh te mrekullueshem nga regjizori, per te famshmin film "Pickpocket" te Robert Bresson. Pastaj vazhdon si nje komedi me humor te holle, ku kater "harabelat" e filmit (banda katërshe e hajduteve te xhepave) bien të kater ne dashuri me te njejten femer !



    Skenar super i thjeshte, komedi e sofistikuar.
    Formalizem i pranuar (assumé), narracion dorë-shtrenguar.
    Sensualitet ne dukje, melankoli e fshehur.

    Klas !



  8. #268
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Little Moth" ("Xue Chan" , "Vogelushja") - film klandestin kinez nga Tao Peng

    C'fare ndodh kur :

    nje regjizor i ri kinez merr nje kamera dixhitale, më te lirën qe mund te ekzistoje, zgjedh 4 a 5 aktorë ( te gjithe amatorë), dhe filmon me 5 mije yuan ne xhep (500 euro), fshehurazi autoriteteve kineze, nje histori qe ketyre te fundit nuk u shkon per mbarë ?

    Rezultati : nje film unik, i jashtezakonshem (pa dyshim, nder dy-tre me te bukurit qe kam pare kete vit!), i ndaluar nga çensura zyrtare kineze e qe per fat, arrin ne Europe ! E qe te lé pa frymë !


    Nje çift fshataresh kineze qe s'kane femije, blejne nje vajze te vogel 10 vjeçare te andikapuar (vajza nuk ecen dot) per 2 mije yuan (200 euro!). Qellimi eshte qe vajza e vogel Xiao te lypë ne rrugë e keshtu, çifti te mund te fitoje ca parà.



    Por vajza nuk eshte e vetme. Jo larg saj, lyp nje djale i moshes se saj, i blere nga nje tjeter fshatar kinez. Qe vihet ne kontakt me "prinderit" e vogelushes.

    Nje dite, dy te vegjlit arrijne te arratisen, tu shpetojne "prinderve" te tyre. Mbesin ne rruge te madhe. "Prinderit" nisen ne kerkim te tyre, per "babai" i djalit te vogel, ka qellime te tjera ndaj "nenes" se vajzes se vogel : do qe ta operojë gruan ne fjalë, per ti shitur pastaj veshkat !

    Dhe s'mbaron me kaq odisea...

    Republika Popullore e Kines mund te organizoje ceremonine me te hatashme te Lojrave Olimpike ne historine e njerezimit, por nuk mund te fshehe edhe per shume kohe realitete te tilla tronditese, ku qenia njerezore eshte e gatshme te shese edhe gramin e fundit te dinjitet te saj, vetem e vetem per te mbijetuar.

    Krejt i zhveshur nga çdo manierizem, me nota neo-realiste, kamera ne sup e qe leviz gjithe kohen, filmi permban ne vetvete nje tension te jashtezakoshem qe e ndesh ralle sot ne kinema dhe te lé pa fryme.


    C'fare do te thote te besh nje film ?

    Do te thote te besh nje film si "Little Moth" !

    http://amillionmilesfromnowhere.blog...-tao-peng.html


  9. #269
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Heshtja e Lornës" (Le silence de Lorna), e vellezerve Dardenne

    Pak e veshtire te flas per kete film. Historia e nje emigranteje shqiptare e cila me ane te nje martese te "bardhe" (martese fallso, me interes), me nje te droguar belg, mundohet te fitoje kombesine belge. Si dhe andrallat e metejshme, do thosha une, te cilat jane jo pak intriguese, si dhe jo pak te verteta. Film qe flet per "vetmine" e nje gruaje, do thosha une, por eshte me shume se kaq. Fati i veçante i nje femre, pra jo i pergjithshem, me nota universale. Notat jane morale, nga ana "katolike" (si gjithmone me vellezerit Dardenne ; nje nga gjerat e vetme qe mua me ngacmon tek te gjithe filmat e tyre). Megjithese me kete film jane me afer njefare mitologjie paksa tjeter se ajo e vlerave morale te krishtera. Nuk e di akoma sepse...
    Problemi im, i veçante, eshte se filmin e pashe pasi pata lexuar skenarin, te cilin vellezerit e kishin publikuar para daljes se filmit ne sallat e erreta. Dhe nuk e di se si ndikoi kjo gje, aq me shume qe nuk e kam tretur mire akoma. Ate qe mund te them eshte se nuk ka ndonje ndryshim te madh midis asaj qe "ndihet e shprehet" ne skenar dhe filmit vete. Pershtypje e imja gjithesesi. Film i hekurt, krejt i mbyllur, pa hapesira te shumta, pa hapesira te tjera, perveç "ecjes programatike" te tij. Dhe ne gjithe kete arkitekture (kapitaliste patjeter) te hekurt, te forte, mundohet te mbijetoje "lekura e bute e personazhit kryesor, Lornës". Po kinemaja, imazhet? Kinema qe mundohet pikerisht te çaje, duke deshmuar, muret e burgut. ("Lulkat" nuk kane sesi t'i sherbejne!)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Neser une Lornën !

Faqja 27 prej 37 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •