Close
Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 362
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Bunr after Reading - film amerikan nga vellezerit Coen

    shkruante korçari per "Two Lovers" :

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin

    Regjizori Gray shfaq pamundesine e te qenit romantik... diçka i pengon personazhet, te filmat e Gray, t'u pergjigjen thirrjes se romantizmit.

    Nese Gray me te drejte u ben thirrje personazheve te tij te jene romantike, "Burn after reading", filmi i fundit i vellezerve Coen eshte shembulli me tipik se si nje a dy regjizore mund te shkaterrojne, ti vene kazmen qellimshem çdo tentative romantizmi.

    Fillojme me titullin: "Burn after reading" : DIGJE PASI TA LEXOSH. A thua se filmi na e propozon vete: HARROMENI PASI TE ME SHIHNI !

    Te jene kaq trapa vellezerit Cohen ??

    Veshtire... Ne fakt, eshte e anasjellta: filmat e vellezerve Coen marrin pjese aktive ne atmosferen e kohes qe jetojme ( l'esprit de l'époque - spirit of time) : CINIZMI. Dhe kete rradhe, jo thjesht si cinizem, por si ideologji : shkaterrimi i çdo forme romantizmi, i çdo tentative romantizmi.

    Filmi gjoja vë ne loje klasen e mesme amerikane tip vitesh '80 (a thua se eshte e veshtire nje gje e tille !!), filmi ve ne loje CIA-n (akoma dhe me e "veshtire"...). Shkurt, nje kinematografi qe tallet me te tallshmen, qe shkermoq te shkermoqshmen e qe, si "per habi", eshte suksesi me i madh komercial ne USA i vellezerve Coen, perfshi gjithe periudhen e krijimtarise se tyre. Rastesi ? Jo - per fat te keq...
    "Burn after reading" eshte film reaksionar, konservator (asgje nuk leviz, ne fund te filmit gjithshka mbetet si ne fillim), bosh. Bosh si tendenca e kohrave qe jetojme (per fat te keq), bosh si shpirti i spektatorit-konsumator, film-bosh qe ndihmon edhe me shume ne kete boshatisje.



  2. #352
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    S'te morra vesh mire se ç'do te thuash me keto qe shkruan per vellezerit Coen?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Mua me duket se jam i qarte; nuk shkruajta per vellezerit Coen, ne pergjithesi, shkruajta per filmin e tyre te fundit qe pashe parmbreme. Por nuk e di ne e ke pare.

    Sa per "no country...", filmi i fundit qe pashe pardje dhe qe komentova me lart, me forcoi nje fare dyshimi qe kisha : ndofta forca e tij buron nga romani i mire qe ata adaptuan (qofte dhe duke e çuar edhe me lart). Por e perseris : ne postimin e mëlartëm shkruajta per "Burn after reading".

  4. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ose, (nese e ke pare "burn after reading"):

    Doja te thoja qe filmi nuk eshte i keq, ne kuptimin se eshte i ndertuar keq (perkundrazi, aktoret jane te dirigjuar me se miri etj etj).
    Ajo qe i kritikoj dhe qe me irriton tek filmi, eshte fakti qe ne kete bosh (te qellimshem), ne kete mungese sensi (te qellimshem), ka diçka te pandershme (malsin) ne veshtirmin social te regjizoreve. Dakort, njeri nga personazhet punon ne nje palester dha zhvillon kultin e trupit deri ne marrezi; dakort, nje tjeter personazh eshte agjent sekret deri ne paranojë; dakort, nje i trete eshte burre i martuar, i frustruar e individualist ne kulm. E pastaj ??
    Ajo qe dyshoj tek filmi i tyre i fundit (por kjo eshte diçka qe ka ekzistu edhe me pare ne jo pak filma te tyre), ajo qe mendoj se fshihet pas refuzimit te sensit, eshte nje fare meskinerie, nje cinizem i pashoq. Qe per mendimin tim, ne kete film ngrihet ne sistem. Nuk jam kunder (ne princip) filmave qe rrefejne mediokritetin human. Por shikimi (regjizorial) qe zgjedh mes mediokritetit ambjental ate mediokritet qe i leverdis, per mua eshte i pandershem.

  5. #355
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    E kam pare o derebardhe, dhe e di qe po flisje per filmin e tyre, ndaj te pyeta... Nejse.

    Mua mu duk harxh te shkruaja. Nuk me beri pershtypje "Burn After Reading". Thashe me vete, komedi e thjeshte si puna e ndonje antipasti, dhe kaq. Aq me shume qe "No Country..." me kishte bere shume pershtypje. Pershtypje me bene dhe fjalet e tua : "reaksionar, konservator". Thashe dale ta pyes njehere... Deri diku duken te drejta verrejtjet e tua, por sidoqofte... pak te renda me duken. The Coen's e kane zakon filmin "kolegjial" (si ç'do thoshte ndonje politikan i zgjuar shqiptar), pra filmin koral. Ky i fundit ishte me i shqepur se te tjeret, me cinik, meskin, qelbanik, neqofte se deshiron, megjithese komedia (si lloj, zhaner) permban ne vetevete nje doze te mire cinikerie. Dhe me e pakta qe mund te besh duke pare nje komedi, eshte ta ç'doganosh nga cinikeria, tjeterlloj nuk qendron dot me ne kembe. Neqofte se e krahason kete film me te tjeret e tyre, patjeter qe duket me radikal, me individualist, pra me i shqepur, me i çakerdisur, asgje nuk lidh me njerezit perveç ndonje interesi cinik, vocerrak, medioker. Dhe me e keqja, sipas filmit, eshte se as interesat vocerrake nuk i arrijne dot (fjala e fundit te bosit te CIA-s per te paguar kirurgjine e punonjeses se salles se herkulave - a do te behet vertet?). Tani e a ben kjo filmin "reaksionar, konservator"? Mbase.

    "Por shikimi (regjizorial) qe zgjedh mes mediokritetit ambjental ate mediokritet qe i leverdis, per mua eshte i pandershem." Deri diku e kuptoj, por prape jo tamam! C'ke dashur te thuash?... Mediokriteti duke qene si "shkalla e Richterit", nga 1 deri ne 10, mos ke dashur te thuash qe ne nje salle ku do te kete nje-sha dy-sha, tre-sha etj., si perfaqesim, i mediokritetit, duhet zgjedhur mesatarja? Mua me duket se The Coen's nuk jane larg mediokritetit nentsh me kete film. Dhe kjo eshte forca e filmit. Mos duhet te kishin zgjedhur 4 e gjysem? Nuk e di por diku ka krijuar nje ngerç kur e ke pare kete film. Dhe neqofte se e ke fjalen per "njerzillekun e filmit", kjo eshte e veçante e "stilit" te tyre, nuk para shfaqin shume njerzillek... ne mos e shfaqshin andej nga fundi sa per te mos humbur ftyren, faqen. Mbase kjo i mungon ketij filmi, ne krahasim me te tjeret, the happy ending "à la Coen". Sidoqofte kjo e veçon dhe nga te tjeret, dhe perballe "eventualitetit" (ku jane fjalet shqipe?) te bashkimit te te dashuruarve imagjinare, pra prifti i konvertuar ne manaxher (ku jane fjalet shqipe?) salle muskulimi (muskulacioni, damarzimi? - Mire do ishte si shprehje, do shkoj te damarzohem?) dhe punonjesja me endrra "kirurgjiko plastike", une preferoj ashtu si ç'eshte.

    Nejse, dhe njehere Gezuar 2009, ç'tu doje zemra!
    Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 31-12-2008 më 02:37
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #356
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Jo jo, nuk e kisha fjalen per "intensitetin e mediokritetit" (nga 1 ne 10). Thjesht e kisha fjalen per kete apo ate mediokritet (absurditet) te natyres njerezore. Më duket se Coen-ët zgjedhin "atë" qe u leverdis . Dhe sigurisht qe e kisha fjalen per mungesen e njerzillekut te filmit.

    Por ndofta eshte vertet harxh me shkrujt per kete film...


    Gezuar 2009 !!!


  7. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2008
    Postime
    1

    koha e kometes

    tung juve,
    jom tu e lyp qe nji koh tgjat filmin "Koha e kometes" po spo muj me gjet kerkun.... nese dini ndonje web ku muj me download tregomni ju lutem.. flm shumm

  8. #358
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Autor-o kur do ta hapesh ditarin 2009? Se une pashe i pashe 2 te 2009... : "The Curious Case of Benjamin Button" dhe "The Wrestler"...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #359
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Po hape vetë o tu mbylltë !

  10. #360
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Qe mos t'u ngelet hatri disa filmave qe kam pare keto javet e fundit dhe nuk kam arritur ti permend :

    "Louise-Michel" komedi franceze nga Gustave Kervern, Benoît Delépin

    Eshte hera e pare qe me pleqen nje film (ky eshte i treti) nga keta dy regjizorë, te njohur ne France permes emsionit te tyre humoristik ne tv "Canal+".





    "Cztery Noce Z Anna" - KATER NETË MER ANËN" - film polak nga Jerzy Skolimowski

    Sa fillojne 3-4 minutat e para te filmit, menjehere e kupton se ke te besh me nje film te nje regjizori te madh. I tille eshte ne fakt regjizori polak Skolimovski, qe kish mbi 15 vjet pa bere film. Hera e pare qe shikoj nje film te tij, por u dashkan pare realizimet e tij "te vjetra", sepse eshte vertet kinematografi interesante !







    Serbis - film filipinas nga Brillante Mendoza

    2008-a paska qene viti i regjizori filipinas : dy filma te mrekullueshem ne te njejtin vit ! Pas "John, John", "SERBIS" (Servis) eshte konfirmimi me i mire qe Mendoza eshte regjizor qe duhet ndjekur film pas filmi


Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •