Faleminderit për mirëkuptimin dhe këshillat. Unë e mbroj shkrimin tim për dokumentarin e Depardon, jo se jam influencuar nga J-M F apo nga një tjetër (as që nuk më japin atë që dua nganjëherë C D C, ti e di mirë, sidomos në këtë krizë që po kalojnë me Lemonde), por sepse ashtu e ndjeva unë, një copë e hollë thjeshtësie në këtë botë plot përralla dhe efekte speciale, plot endërrime, plot kurthe dhe trashje qafe, nuk bën keq.
Edhe një herë, ky dokumentar qëndron fare mirë dhe i afrohet publikut pa shumë pretendime. Sa për kritikën që na e paska pëlqyer, atë punë ti e di që produksioni bën të veten dhe shkëmbimet monetare japin gjithandej probleme. Në radion france inter, një producent i ri thoshte se filmi e ka fituar publikun që në fondin që ne i japim për të financuar pankartat, radiot, revistat, kritikët (këtu ndërhyri me forcë drejtuesja e emisionit që donte ta korrigjonte të ziun producent që sapo kishte dalë nga bankat e shkollës mesa dukej); por ajo që u tha u tha, dhe nuk zhbëhej më. Prandaj, disa kritikë edhe mund të paguhen për të paraqitur një vepër, siç bëhet ne artin viziv ku kritiku që shkruan paguhet mjaft mirë, por s'besoj se disa kritikë të sinqertë me zgjedhjet e tyre përdorin metoda të tilla, meqë shumë kritikë na e paskërkan mbështetur Depardon-in për dokumentarin e fundit të tij.
Krijoni Kontakt