Close
Faqja 30 prej 37 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 362
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    WANTED 2008 DVD R5 Xvid
    Film shume i bukur perfect ja vlen ta shikosh shume here

    --------------------------------------------------------------------------------



    --------------------------------------------------------------------------------

    Emri:  wanted_ver10_xlg.jpg

Shikime: 388

Madhësia:  50.8 KB

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e samer
    Anëtarësuar
    21-09-2003
    Vendndodhja
    atje ku ka ere te paster dhe qiell te kalter
    Postime
    129
    dhe kjo aktore me e mire se cdo here
    Emri:  wanted_xlg.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  43.7 KB

  3. #293
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Ndër mure" ("Entre les murs"), film nga Laurent Cantet si dhe Palma e Arte 2008

    Eh ç'te thuash per te "palmartosurin" e 2008... Film didaktik ne pamje te pare. Por qe fsheh nen vete nje drame qe i shket nga duart gjthnje e pergjithmone, sepse ne fund te fundit nuk eshte drama ajo qe i intereson, eshte sistemi ku zhdervjellet drama... Nje shembull : njelloj sikur nje regjizor teatri te jete me shume i interesuar ne vendin (dhe sistemin e vendit, pra arkitektura) ku ngjarja zhvillohet, ta zeme Butrinti, se sa ngjarja vete. Pra "Nder mure", dhe eshte pikerisht titulli (nuk e ka fajin titulli, titulli eshte tregues i "fajit") qe e pengon filmin te flase ate qe do te mund te kishte folur po te mos ishte "Nder mure". Dhe kjo menyre te beri ka "efikasitetin" e vet, disa momente jane vertet te arritura, te kapin, me hir a pa hir. Sidoqofte ngelet i pasosur sepse eshte njefar biçim filmi koral (jo peshku jo, por kori qe kendon) pra njefare filmi koral, ku jo te gjithe koristeve u jepet leja te zerojne (kendojne more kendojne), paçka se ka nje fare vullneti te mire. Vullnet i mire por gjithesesi "klisheist" sepse perqasja, shfaqesimi, i individualitetit ne shumellojshmerine e tij ngec tek shembelltyrat (pamja e jashtme) me pak brendesi. Per çfare behet fjale do thoni ju? E kini te lehte te shikoni nje permbledhje te vogel te filmit, nje sinopsis, pak ketu pak aty ne Internet... Fundja eshte Palma e Arte 2008. Jo do si do!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #294
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Fotografi nga filmi "Ndër mure"

    Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 04-10-2008 më 01:48
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #295
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Park" ("Parc"), Film nga Arnaud des Pallières

    Arnaud des Pallières eshte kineast i ralle dhe i veçante. Kineast i angazhuar per nje kinema tjeterlloj, i angazhuar pak a shume si ç'do sekretar i Partise Komuniste, apo ndonje "arkipeshk", ta zeme, i fese katolike. Filmi i tij i fundit, Park, nuk eshte i lehte per tu permbledhur me nje, apo dy a tre, fjali. Me pak fjale ne film hesapi ndahet ne nje bote kapitaliste, tundimesh kapitaliste. Behet fjale per disa familje, rrjedhimisht personazhe, ne nje mehalle shtepish te bukura e te rehatshme, "mehalle borgjezesh". Nje fare "blloku" tiranas. Megjithese percaktimi "borgjez" me duket pak arkaik, nuk e di pse. Filmi ka lekure te trashe, jo e lehte per tu kuptuar, e as per tu shijuar. Qe eshte parabole e shoqerise franceze, e elites kapitaliste franceze, nuk perben asnje dyshim. Des Pallières eshte regjizor per te cilin kisha nje fare dhembshurie pasi pata zbuluar filmin e tij "Adieu" (Lamtumire), si dhe filmat e tjere. Ne ate moment thashe me vete "Ja nje regjizor, nje mendje, nje ndjenje e dinje per tu degjuar." Nejse. Per filmin e fundit nuk e di mire... Ne nje ane me duket pak a shume si nje tip komedie metafizike, ose me mire "KOMEDI PATAFIZIKE". Pak a shume si versanti, ana, kunderpesha, intelektuale e filmit "Bienvenu chez les Ch'tis" (ngurova ta quaj keshtu por ne fund te fundit keshtu i bie te jete, aq me shume qe nuk e kam pare nenbajgen "Bienvenu chez les Ch'tis"). Park eshte film ku epopeja e krishtere, kritika ndaj krishterimit, perzjehet me kritiken e pjelles se saj : kapitalizmit. Perzjerje toksike, vullnetarisht e ntrashur. Parabole e trupit-krisht e zvetnuar ne trupin e nje adoleshenti qe nuk di mire se ç'po ndodh e pse po ndodh e si po ndodh, e ku eshte e ku duhet te ishte. Intriga eshte vullnetare, jo e nevojitur (apo e nevojshme). Diçka si puna e lojes midis çekanit dhe gozhdes. Po mundohem duke shkruajtur te kthelloj pak ate qe filmi me la trashegim, por nuk ja arrij dot. Fundja nuk e di mire ç'te them. Mbase nuk ka ndonje gje kaq te rendesishme per te thene. Disa gjera, gjithesesi, jane te veçanta per kinemane, si raporti midis zerit dhe imazhit per shembull (megjithese filmi "gjemon" shume e fort per gustot e mija, ne ndryshim nga harmonia e zerit te filmave te tjere te Des Pallières). E kush do shkoje te shikoje kete film? Nga ky forum nje apo dy vete maksimumi, them une. Eh...

    Ndryshuar për herë të fundit nga korçar : 04-10-2008 më 11:48
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #296
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Kam pa , Burn after Reading - Me George Clooney, Brad Pitt, Frances McDormand, Tilda Swinton, and John Malkovich.

    Pershtypjet ?
    Funny . lool

    Nje film tjeter del soon (October) . Qe mezi pres ta shoh . Body Of Lies - me Russell Crowe dhe Leo DiCaprio .
    Kete weekend doli Body of Lies . E pashe last night. Mezi e prisja , por aha nuk doli ndonje kushedi se cfare . Ishte Ok si film . As me shume , as me pak . Prisja dicka me shume , po kot ... se mos po bejne ndonje film te hajrit lately . lol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #297
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    High School Musical 3 - $ 42 milion kete weekend . Te premten doli , menjehere ne top box office. Ja keto lloj filmash bejne buje ketej . lool
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Me mire vone se kurre... , po gjej pak kohe per te shkruar qofte dhe shkurt ç'kam pare kohet e fundit ne kinema.

    Rihapim festivalin me kengen fituese te festivalit te fundit te Kanës

  9. #299
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Ndër mure"- film rancez nga Laurent Cantet

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Ndër mure" ("Entre les murs"), film nga Laurent Cantet Palma e Arte 2008

    Eh ç'te thuash per te "palmartosurin" e 2008... Film didaktik ne pamje te pare. Por qe fsheh nen vete nje drame qe i shket nga duart gjthnje e pergjithmone, sepse ne fund te fundit nuk eshte drama ajo qe i intereson, eshte sistemi ku zhdervjellet drama... Nje shembull : njelloj sikur nje regjizor teatri te jete me shume i interesuar ne vendin (dhe sistemin e vendit, pra arkitektura) ku ngjarja zhvillohet, ta zeme Butrinti, se sa ngjarja vete.

    Pra "Nder mure", dhe eshte pikerisht titulli (nuk e ka fajin titulli, titulli eshte tregues i "fajit") qe e pengon filmin te flase ate qe do te mund te kishte folur po te mos ishte "Nder mure".

    Dhe kjo menyre te beri ka "efikasitetin" e vet, disa momente jane vertet te arritura, te kapin, me hir a pa hir. Sidoqofte ngelet i pasosur sepse eshte njefar biçim filmi koral (jo peshku jo, por kori qe kendon) pra njefare filmi koral, ku jo te gjithe koristeve u jepet leja te zerojne (kendojne more kendojne), paçka se ka nje fare vullneti te mire. Vullnet i mire por gjithesesi "klisheist" sepse perqasja, shfaqesimi, i individualitetit ne shumellojshmerine e tij ngec tek shembelltyrat (pamja e jashtme) me pak brendesi. Per çfare behet fjale do thoni ju? E kini te lehte te shikoni nje permbledhje te vogel te filmit, nje sinopsis, pak ketu pak aty ne Internet... Fundja eshte Palma e Arte 2008. Jo do si do!
    Ndaj opinionin tend. Ka "diçka" qe nuk shkon tek "Ndër mure" (Entre les murs). Ka fort shance qe te jete ajo qe thua ti: regjizori merret me se shumti me sistemin qe krijon nje dispozitiv te tille (nje klase shkolle), sesa me dispozitivin vete (me klasen). Sigurisht, ai klasen filmon, u mor vesh, por gjithmone i interesuar (deri ne obsesion !) qe te tregoje sesi funskionon sistemi (sistemi shkollor, dmth), dhe jo si funksionon klasa (si unitet qeniesh njerezore). Jo rastesisht, momentet më interesante jane ato kur klasa merret me veten - psh, ekspozita qe kane bere vete nxenesit ose kur secili nxënes ben nje portret te vehtes, sidoms ai djali i ri i sapoardhur kur shan dhe ben rrezil "Star Accademy" ! ! excellent !! ).

    Pastaj, ka diçka prej "La graine et le mulet" ky film. Nje si fare disfatizmi te djathte, konservator (en tout cas). C'est dans l'air... hélas.
    Si biçim filmash sarkozistë me duken te dy keta filma... Qofte dhe padashje






    Ne foton e meposhtme: regjizori i filmit dhe nxenesit e Klases, fitues te Palmes se Arte, FESTIVALI I KANES 2008

    Ndryshuar për herë të fundit nga autori : 26-11-2008 më 16:56

  10. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Autor-o kam nje pyetje, sapo pashe 30 minuta (kusurin e pashe me fast forward) nga filmi "Boarding Gate"... Pytja eshte : si pate guxim (them me gjithe mend guxim) te me thuash se eshte film qe ja vlen ta shohesh, ç'beri vaki mer jahu?

    P.S. (Un type comme le réalisateur de ce film, c'est le plus con, dans tous les sens de la mesure, de tous les "cinéastes" - lui c'est plutôt de la cinémerde - qu'il m'ait été donné de voir. Le souci c'est qu'il existe de beaux cons, mais ça n'a rien à voir avec ce con là... - J'arrive pas à me retenir, c'est un film et un "type" sur lequel je cracherais volontier.)

    Perderisa Costas Gavras merr guximin dhe i jep Ariun e Arte ne festivalin e fundit te filmit ne Berlin nje filmi te papergjegjshem (gojet e keqija thone qe eshte biles film fashistod !) si "Tropa de Elite", po une, pse mos marr guximin dhe ta pelqej "Boarding Gate" ??

Faqja 30 prej 37 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •