Edhe diçka tjeter, meqe po me kujtohet:
Perveç filmave animation, eshte dhe nje zhanër tjeter qe mendoj se vuan nga e njejta semundje, pra nga fakti qe, gjithshka fokalizohet tek perdorimi i efekteve vizuale dhe "harrohet" (ose me sakt, mungon talenti !) per te bere kinematografi te vertete: e kam fjalen per ate qe quhet ne anglisht "heroic fantasy" ose "sword-and-sorcery" ose ne shqip, filmat me aventura. Kur pashe "Indiana Johnes", pata shkruajtur ketu ne forum:
Kam pershtypjen se, njesoj si me filmat-animation, edhe tek filmat "heroic-fantasy" problemi nuk qendron vetem tek "femijeria", por mbi te gjitha tek pamundesia e tyre per t'ju shpetuar kurthit te efekteve speciale.
Po citoj disa filma te fundit te tipit heroic-fantasy : "Narnia", "The Golden Compass", "Beowolf", "Eragon". Me thuaj njerin qe te kete fuqinë e filmave te tille si (per thjeshtesi, po permend disa filma amerikane): "No Country for Old Man" (dramë), apo "Zodiac" (thriller) apo "Knocked Up" (komedi) ?? Asnjeri !
Me duket se nuk e ka fajin zhanri, por jane thjesht te keqinj, jane te shtypur nen peshen e efekteve speciale dhe u mungon magjia e nje filmi te mire (e qe e gjej tek "Zodiac" apo "No Country..." apo "Knocked Up").
Kjo gje ben pastaj qe jo ralle ti bihet shkurt e te thuhet "jane filma per kalamaj !" (sikunder thuhet shpesh per shumicen e animation, too). Por e perseris: nuk me duket se e ka fajin zhanri, pra fakti qe jane "heroic fantazy" apo "animation movie", por talenti i dobët i atyre qe bejne keto filma. Rezultati eshte : filma te mediokër komercialë me bollëk !![]()
Krijoni Kontakt