Close
Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 362
  1. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Edhe diçka tjeter, meqe po me kujtohet:

    Perveç filmave animation, eshte dhe nje zhanër tjeter qe mendoj se vuan nga e njejta semundje, pra nga fakti qe, gjithshka fokalizohet tek perdorimi i efekteve vizuale dhe "harrohet" (ose me sakt, mungon talenti !) per te bere kinematografi te vertete: e kam fjalen per ate qe quhet ne anglisht "heroic fantasy" ose "sword-and-sorcery" ose ne shqip, filmat me aventura. Kur pashe "Indiana Johnes", pata shkruajtur ketu ne forum:
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin

    Problem kam me filmat-aventurë. As i kam pare, dhe as me kane terhequr filma-aventure te tille Nuk kisha pare asnje nga "Indiana Jones"-et e meparshem.
    ... Ndofta sepse ne femijeri, nuk jam rritur me perralla me aventura e nuk kam pare filma te tille (ne Shqiperine e para '90-ës kur kam qene dhe fëmi, personalisht as kam lexuar, as më kane rrefyer perralla te tilla, as kam parë...). Permenda femijerinë, sepse ne filma te tille ka diçka qe te kujton argetimin femijeror.
    Kam pershtypjen se, njesoj si me filmat-animation, edhe tek filmat "heroic-fantasy" problemi nuk qendron vetem tek "femijeria", por mbi te gjitha tek pamundesia e tyre per t'ju shpetuar kurthit te efekteve speciale.

    Po citoj disa filma te fundit te tipit heroic-fantasy : "Narnia", "The Golden Compass", "Beowolf", "Eragon". Me thuaj njerin qe te kete fuqinë e filmave te tille si (per thjeshtesi, po permend disa filma amerikane): "No Country for Old Man" (dramë), apo "Zodiac" (thriller) apo "Knocked Up" (komedi) ?? Asnjeri !

    Me duket se nuk e ka fajin zhanri, por jane thjesht te keqinj, jane te shtypur nen peshen e efekteve speciale dhe u mungon magjia e nje filmi te mire (e qe e gjej tek "Zodiac" apo "No Country..." apo "Knocked Up").

    Kjo gje ben pastaj qe jo ralle ti bihet shkurt e te thuhet "jane filma per kalamaj !" (sikunder thuhet shpesh per shumicen e animation, too). Por e perseris: nuk me duket se e ka fajin zhanri, pra fakti qe jane "heroic fantazy" apo "animation movie", por talenti i dobët i atyre qe bejne keto filma. Rezultati eshte : filma te mediokër komercialë me bollëk !

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Rezultati eshte : filma te mediokër komercialë me bollëk !
    Filma ka aq shume sa zgjedhja duhet te behet me shume kujdes, por kjo varet se ku qendron, me ke flet, me ke pi kafen apo çfare shtypi lexon.

    Filmi Cheonnyeonhak, nje perle kinematografike qe vjen nga 70 vjeçari Im Kwon-taek, eshte nje rezultat i mire i disa njerezve qe punojne per te na shperndare filma qe pak kinema i pranojne...Ndersa Wall-e pranohet ne 600 salla kinemaje, filmi i Kwon-taek, arrin te ndriçoje sallen e erret ne shume pak kinema: njembedhjete ekrane ne 5300 ne te gjithe Francen.

    Sa per filmin, arti i Kwon-taek eshte tashme i vertetuar, por gjendja e dy jetimeve qe rriten me kulturen pansori dhe hallet e moshes, jep nje moment te rralle, nje harmoni dhe hymn jetesor.

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Filma ka aq shume sa zgjedhja duhet te behet me shume kujdes, por kjo varet se ku qendron, me ke flet, me ke pi kafen apo çfare shtypi lexon.

    Filmi Cheonnyeonhak, nje perle kinematografike qe vjen nga 70 vjeçari Im Kwon-taek, eshte nje rezultat i mire i disa njerezve qe punojne per te na shperndare filma qe pak kinema i pranojne...
    Nuk munda ta shikoj, nuk shfaqet tek une...
    Plakushit jug-korean i kam pas pare nje film ne 2002: "Ivre de femme et de peinture" (Drunk on Women and Poetry ). Film historik e ca akademik... S'me ka pas lene ndonje kujtim kushedi ç'ë...

    Por eshte nje tjeter film per te cilin me vjen plasje qe nuk mund ata shikoj ne korrik (nuk u shfaq ketu tek une...) : "A Short Film about the Indio Nacional", film i nje regjizori te ri filipinas, Raya Martin e qe nuk ka veçse 24 vjeç ! Ky qenka filmi i tij i pare (realizuar ne 2005); kete vit ne festivalin e Kanes paska prezantu filmin e tij te katert, "Now Showing", qe del vitin tjeter. Per kete, ke nje shkrim te mire nga Cyril Neyrat tek CdC e qershorit, me titull "Sans étiquette". Jam i bindur (do me kujtosh!) qe do ja degjojme shume zerin ketij Raya Martin: veçse 24 vjeç dhe tashmë 4 filma !! Wow !! Dhe ardhur nga nje vend pa ndonje tradite kinematografike: nga Filipinet.
    Edhe Chronic'Art i kishin qendisur nje artikull shume lavderues: http://www.chronicart.com/cinema/chronique.php?id=11014

    Ka qene shfaqur ne Paris ne korrik.Ti e pé ?? Mos na bej kot xheloz tani...


  4. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "A Thousand Years of Good Prayers" -film amerikano-kinez nga Wayne Wang

    Jemi qe jemi me lojrat Olimpike te Pekinit, pashe nje film kinez.

    Wayne Wang eshte padyshim më kinezi nga regjizorët amerikane. Ka ikur fëmi nga Kina (ne fillim te viteve '50) dhe punon ne USA si regjizor. Ka pas bere ne vitet '90 dy filma qe bene goxha te njohur: "Smoke" dhe "Brooklyn boogie"




    Per çdo emigrant shqiptar qe eshte ne dhé te huaj (e akoma me teper, ne USA!) do ishte gje e mire te shikonte kete film te fundit te Wayne Wang "A Thousand Years of Good Prayers ("Nje mije vjet bekime" - "Un millier d'années de bonnes prières") : filmi tregon viziten disa javore te nje babi kinez (i mbetur i vé) vajzes se tij qe jeton ne nje qytet te vogel ne USA. Gjithshka zhvillohet pergjate vizites se tij atje.

    "A Thousand Years of Good Prayer" me interesonte qamet per nga tema, pothuaj nuk u merzita asnje sekonde te vetme gjate filmit, por e harrova saaaaaapo dola nga kinemaja ! Pse ?? Sepse eshte film i bazur teresisht ne mini-skeçe, film tmerresisht letrar ! A thua se regjizori ka marre nje tregim dhe e ka kthyer ne film, pike per pike (gje qe eshte per me teper e vertete: filmi eshte adaptim i nje novele). Gjynah...

    ps: peoples, shko shihe, per kuriozitet. Sidomos per te kuptuar edhe me mire diferencen midis nje kinematografie te tille letrareske (qe thjesht tregon nje histori dhe kaq) dhe nje filmi te vertete kinematografik (qe sigurisht tregon nje histori, por mbi te gjitha, fait penser le Monde), siç ishte ai "Night & day". Per me teper qe te dy jane filma aziatikë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "GOMORRA" - film italian nga Matteo Garrone

    Si fillim, ka qene libri best-seller i Roberto Saviano-s (ne foton e meposhtme) qe u botua ne Itali, qe beri shume bujë e qe flet per Camorran Italiane. Shkrimtari i ri, edhe sot e kesaj dite leviz me eskortë, sepse Camorra e ka denuar me vdekje.




    Nisur nga libri, regjizori italian Matteo Garrone ka bere filmine tij "GOMORRA", qe fitoi "Grand Prix du Jury" (Cmimin e madh te Jurise, dmth, çmimin e dyte) ne festivalin e Filmit ne Kane, kete vit.





    Dy fjale per filmin: ne fregjisht, shpesh per nje film te tille, thuhet "film à thèse", dmth film me mesazh. Me duket se deri diku, kjo perben (per mendimin tim) edhe problemin e filmit : mu duk se "Gomorra" mbetet film shume teknik (shpesh filmi merr trajtat e nje reportazhi), per me teper qe eshte film koral (pra me shume personazhe kryesore njeheresh, por qe nuk kane lidhje me njeri-tjetrin). Dakort, ne antiteze me "Kumbarin" e Coppolas, "Gomorra" per fat te mire nuk ofron as me te voglin fashinacion romantiko-romanesk per mafiozët, por kjo gje kthehet ne qellim ne vetvete, duke e kthyer filmin ne nje reportazh (do mjaftonte ne kete rast leximi i librit, e pse jo, nje dokumentar investigues ne vend te filmit)....

    Nuk me pelqeu...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #256
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    ai smoke esht shum film i lezetshem

    tani jam tu prit kur te dale ai tropic thunder...edhe burn after reading i vllezerve cohen duhet tjet mir

  7. #257
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    persa i perket ktyre filmave italian te mafies seriozisht qe kta i largohen nmaksimum ati imazhit romantik te mafjozit. po jo vetem imazhit te mafjozit po imazhit te personit negativ npergjithsi, dmth i largohen aq shum saqe fusin elemente te sadizmit nga imagjinata e tyre per te pasuru negativitetin e karakterit sic ben pasolini te salo edhe 100 ditet e sodomit psh

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga konsolid Lexo Postimin
    persa i perket ktyre filmave italian te mafies seriozisht qe kta i largohen nmaksimum ati imazhit romantik te mafjozit. po jo vetem imazhit te mafjozit po imazhit te personit negativ npergjithsi, dmth i largohen aq shum saqe fusin elemente te sadizmit nga imagjinata e tyre per te pasuru negativitetin e karakterit sic ben pasolini te salo edhe 100 ditet e sodomit psh
    Shumica e filmave aktuale italjon t'mafies nuk i largohen hiç fare imazhit romantik t'mafjozit alla amerikon; perkundrazi, jane kopje-surrogato e tij; po me vjen n'mendje "Romanzo criminale" me regjizor Michele Placido, kopje e keqe e nje filmi goxha medioker me mafioze siç ishte "Ocean's eleven".

    Dua te them qe, stili realist i "Gomorra"-s (hajt se po e quajme realizem) nuk ka te beje fort me faktin se eshte film italian sesa me nje fare tendence, qe ekziston prej vitesh, per nje fare realizmi ne filmat me gangsterë (mafie, serial-killer, dedektivë, policeskë etj etj). Psh po me vjen ne mend "Roberto Succo", nje film francez i 2001 : me i miri qe kam pare nga ky zhaner ne keto 10 vitet e fundit !

    ps: "Gomorra" s'ka te beje fare me Salo-n e Pasolinit. "Pasolin nuk ben më nena" - tha...

  9. #259
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-07-2008
    Postime
    66
    sdi ti mund tkesh te drejt po un kisha parasysh i film italian qe kam pas pa para ca kohesh qe paraqiste 1 grup mafjozesh a kamorristesh qe grabiten nja 2 turiste amerikane dhe i perdhunun me rradhe kshu nmenyre shum grafike pastaj i vrane dhe i hodhen nkanal. dmth kam pa edhe irreversible po ka fryme tjeter ngaqe e paraqet situaten nga disa kendveshtrime te ndryshme kurse ky filmi qe pash un qe spo ja man mend titullin per momentin ishte shum 1 dimensional dmth ata qe e kan kriju sikur donin te thonin "shifni sa te poshter jan kta rob" dmth paraqiste indinjate me shum se nej mesazh artistik

    kurse nga ky pasolini skam pa film tjeter pervec kti salos (qe skam mujt ta shof deri nfund) edhe mesa di un ky ka qen komunist i thekur

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga konsolid Lexo Postimin
    kam pa edhe irreversible po ka fryme tjeter ngaqe e paraqet situaten nga disa kendveshtrime te ndryshme
    A ja vlen te diskutosh per vlerat vizuale te nje filmi te tille provokator, sadik e sordid? Gjynah qe titullohet "irreverible", u ka dash me u titullu "sordid" !


    Citim Postuar më parë nga konsolid Lexo Postimin
    kurse nga ky pasolini skam pa film tjeter pervec kti salos (qe skam mujt ta shof deri nfund) edhe mesa di un ky ka qen komunist i thekur
    Sikur te gjithe regjizoret te ishin "komunista" sa ishte Pasolini, do ishin te gjithe gjenij !

    Bere mire qe i vure prane e prane "Irreversible" dhe "Salo", sepse ne aparence, duket sikur kane te perbashket pikerisht te tmerrshmen, te poshtren, më te ulten (sordid), më sadiken qe mund te ekzistoje tek qenia njerezore (qe paraqitet si moster). Por pikerisht, ketu ndahen rruget e njerit dhe tjetrit. Nese i pari, pra "Irreversible" eshte nje provokacion falas (dhe biles qesharak!) ndaj spektatorit, i dyti, "Salo", nuk ka asnje gram provokacion brenda, perkundrazi ! Ti e ke pare fare mire qe "Salo" i vendos ngjarjet ne nje kontekst te caktuar, jemi ne periudhen e fashizmit italian, ne "republiken e Salos" (besoj e di se filmi eshte nje lloj adaptimi i romanit te Sade). Nepermjet atij filmi, Pasolini duket se do te na thote: "Ne nje film, mund te tregohet (shfaqet) gjithshka : po deshet ju, voilà, edhe nje njeri qe detyrohet te haje mu.. mund te tregohet ne nje film, por cili eshte çmimi i nje reprezantimi (representation) te tille ??". Cmimi eshte ai qe quhet morali i nje filmi. Qe sigurisht, tek ai i Pazolinit eshte plotesisht i justifikuar (fashizmi, dinjiteti njerezor i zbritur ne ZERO ABSOLUTE, perversiteti etj etj). Tek "Irreversible", duket ashiqari qe regjizori argetohet me ato qe i shfaq spektatorit para syve, argetohet me sadizmin e imazheve te krijon (me duket se ne anglisht quhet kindness - complaisance ne frengjisht). Krejt e kunderta tek "Salo": sa here e kam pare ate film (te pakten dy a tri here, nese nuk gabohem), ne fund te tij, nuk kam ndjere as me te voglin fashinacion (mrekullim) per dhunen, per perversen, per ç'humanizuesen. Perkundrazi ! "Salo" te revolton jo ndaj filmit vete (gje qe me ka ndodhur kur kam pare "Irreversible", qe per te qene i sinqerte, me teper se te me revoltoje, me ka bo me qesh !), por ndaj cilesdo forme te dekadences humane. "Salo" eshte metafore universale mbi dominimin e njeriut nga njeriu. Thene shkurt, nuk besoj se ka pas ndonje adoleshent qe pasi shikon "Salo"-n, i futet punes qe te beje te njejten gjê me shokun e klases, gje qe mund te ndodhe po t shikoje turpe te tilla kinematografike si "Saw", "Irreversible", "Cannibal Holocaust" a ku di une...

    Pastaj, poeti Pasolin e ka bere ate film ne nje moment tejet te veshtire te krijimtarise se tij artistike. Ne vitet '70, Pazolini nuk besonte më as ne te bukuren, as ne Dashurine. Pak dite pas mbarimit te filmit, filmi i fundit (pikerisht "salo") i kushtoi me jeten : Pasolini u vra ne nje nga format me barbare qe mund te ekistojne!. Tek "Salo" ndjehet revolta e regjizorit ndaj shoqerise italiane te kohes, gje qe e ben filmin tmerresisht human, pikerisht sepse denoncon ç'humanizimin e shoqerise njerezore. Rralle nje film ka arritur nje force te tille denoncuese !!

    Kuptohet, "Salo" kerkon nje fare pergatitje psikologjike dhe intelektuale (me fal per fjalen "e madhe" qe po perdor, por nuk di si te shprehem ndryshe) perpara se te shihet. Perndryshe, shikimi i tij kthehet ne nje eksperience negative (dhe eshte gjynah me e shku kot nje film te tille). Ndofta ne kete prizem, aq me mire qe nuk ke arritur ta shikosh deri ne fund. Per fat te mire, personalisht, "Salo"-n nuk e kam pare qe ne fillimet e mija kino-dashurore, dhe kur e pashe, tashme kisha pare nje pjese te mire te filmave te tjere te regjizorit, qe jane po aq te mrekullueshem, sidomos sidomos "Accatone", "Ungjilli sipas Matteo-s" (qe per mendimin tim, eshte filmi me i bukur ne bote qe rrefen jeten e Jezu Krishtit), "Teorema" etj.




Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •