Close
Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 362
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "La Soledad" (VETMIA) - film spanjoll nga Jaime Rosales

    Ndresa sot pashe nje film spanjoll, pothuaj po aq i keq sa ai i djeshmi.

    Film qe gjoja merr persiper (ne 2 ore e 10 minuta !!) te na tregoje vetmine ne kohet moderne (filmi titullohet "VETMIA") , permes dy ngjarjeve paralele te dy familjeve spanjolle.
    Vetmi i thençin ! Personazhet bejne llap-llap gjithe kohes (ç'popull llafazan keta spanjollet ), flasin e flasin pa pushim, nderkohe qe s'ka nje imazh te vetem ne film qe te flase me gjuhen e tij, pra me gjuhen e imazhit.
    Gjoja personazhet jane te vetmuar ne vetvete, ne mendjen e tyre... Po ore po... shto uje, shto oriz, dhe behet filmi.

    Me duket se spanjollet s'kane kinematografi dhe pike. Edhe i madhi Bunuel, filmat e tij i beri me se shumti ose ne Meksike ose ne France... (nuk po flas per Almodovar, per te cilin jo vetem nuk jam ndonje fans i thekur, por mendoj se nje pjese e filmave te tij me se shumti jane te damarit komercial se sa gje tjeter...). Si duket, spanjollet s'kane lindur per te bere filma:duhet te beje kohe shume e mire ne Spanje, keshtu qe mileti nuk para mbyllet neper sallat e erreta te kinemave



  2. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Forgetting Sarah Marshall - komedi amerikane nga Nick Stoller

    "Ne fillim ishte fjala" - thote Bibla. Ne rastin tone, duhet thene : Ne fillim ishte Judd Appatow.



    Ky, ne fillimet e tij kinematografike (1999) , realizoi nje seri-kult homoristike "Freaks and Geeks" (nuk e kam pare). Me pas, Appatow realizoi dy komerdi shume te mira : ne 2006 :40 Year Old Virgin dhe ne 2007 "Knocked up".



    komenti im per "Knocked Up" eshte ketu : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=233

    Pastaj, Judd Appatow ishte producent i nje komedie qe doli vjet, dhe une e pashe veçse pardje : "SUPERBAD" (komenti eshte ne mesazhin pasardhes). ndersa kete vit ishte producent i nje komedie tjeter, qe pashe dje, e qe ka dale ne prill ne USA : quhet "Forgetting Sarah Marshall" me regjizor Nick Stoller.

    Pra eshte i njejti grup me ne krye Appatow-n (si producent, kete rradhe) qe realizon nje tjeter komedi shume te mire (gjë e rralle ne filmat e sotem amerikane !!).

    Filmi rrefen peripecite e nje djaloshi te ri, qe e ndan e dashura (interpretuar nga bukuroshja Kristen Bell).
    Magjia e kesaj komedie, sikunder dhe e te tjerave te lart-permendura, mbetet e njejta: dashuria dhe humanizmi i pamatë i regjizorit per personazhet e tij ! Ne asnje nga filmat e "grupit Appatow" nuk ka cinizem (sikunder shpesh ne komedite amerikane), nuk ka meskineri. Situata komike, por jo tallëse.
    Bravo!


    web-site i filmit: http://www.forgettingsarahmarshall.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #213
    Dje pashe 10,000 BC. Me pelqeu ne menyre te vecant realizimet grafike dhe scenery (nuk jam e sigurt se si eshte ne shqip: skenat?!)
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    SUPERBAD - komedi amerikane nga Greg Mottola

    Shkruaja ne mesazhin pararendes qe javen e kaluar, pashe edhe nje komedi qe nuk kisha arritur ta shikoja vjet: "SUPERBAD". Filmi kish dale vjet ne vere, ne gusht. Producent eshte gjithmone Judd Appatow (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=212 ).

    Ne qender te teen comedy "SUPERBAD" jane dy adoleshentë, super shokë (Superbad !), njeri i obseduar mbas pornos, tjetri romantik, qe sapo kane mbaruar maturen e gjimnazit dhe duhet te ndahen per te vazhduar studimet ne dy universitete te ndryshme. Filmi rrefen 24 ore nga aventura e tyre ne nje party.

    Kisha vite pa qesh aq shume ne nje film !! Per mua, eshte komedia më e mrekullueshme e "grupit Appatow". Madheshtia e filmit qendron tek "vogelsia" (ne kuptimin me te mire te fjales) e personazheve, tek "vogelsia" e peripecive qe ata kalojne pergjate nje nate te vetme. Edhe pse ne dukje komedi teenager me "qyfyre adoleshentash", filmi fsheh me finese homazhin qe filmi i ben miqesise midis dy shokeve, ose akoma dhe me shkurt, miqesisë !!

    Super !




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SPEED RACER" - film amerikan nga vellezerit Wachowski

    Ju kujtohet MATRIX ? Sigurisht. E kane pas realizuar vellezerit Wachowski. Që prej Matrix III (revolution) ne 2003, vellezerit nuk kishin bere më film tjeter. Plot 5 vjet.

    Ka dale keto dite filmi i tyre i ri. "SPEED RACER". Tema nuk me terhiqte (garat me vetura), por duke qene se thuhej se nga ana vizuale eshte film cilesor, shkova ta shoh.

    Filmi eshte gjysem vizatimor, gjysem "normal". Historia eshte banale, s'ka ku te shkoje më banale... Ndofta banaliteti i historise eshte bere kinse, me qellim qe te terhiqen sa me shume spektatore te vegjel, femije (filmi eshte edhe per femijet, duke filluar nga mosha 6 vjeç).E megjithate, ne USA, ku filmi ka dale prej 4 javesh, neper sallat e kinemave nuk ka kembë njeriu per te pare filmin e ri te vellezerve "Matrix" !
    Si shpjegohet ?

    Shpjegohet me ate qe suksesi komercial i nje filmi (pra fakti nese frekuentohet apo jo nga publiku) ne ditet tona nuk ka pothuaj asnje lidhje me cilesine e filmit. Perkundrazi, "SPEED RACER" nuk eshte keq si film, animacioni shpesh eshte i nje cilesie marramendese (sikunder dhe shpejtesia e veturave !) dhe shpesh te kujton artin e pikturimit te Andy Warhol-it.

    Problemi qendron gjetiu, qendron ne ate qe ne USA, ekziston nje kategori regjizorësh (ku dyshoj se futen dhe vellezerit Wachowski ) qe u rren fuqishem mendja se suksesi i filmave te tyre,( ne rastin konkret i MATRIX-it te tyre) lidhej vetem me faktin se jane regjizorë te medhenj, te talentuar ! Hë, ku e kane suksesin me kete "speed racer" nese qenka vetem "pune talenti" ?


    web-site i filmit: http://speedracerthemovie.warnerbros.com/





    Ne foton e meposhtme: foto e pare eshte nje tabllo e piktorit Andy Warhol, ne vijim jane dy foto nga filmi ( thjesht nje krahasim per te konstatuar influencen e piktorit te madh mbi filmin ne fjalë).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Diary of the dead"- film maerikan nga George Romero

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Ditari i te vdekurve" George A. Romero - kryeveper, meqe rra llafi, sa me shume e mendoj "teatralitetin" e ketij filmi aq me shume më gjurmos - më lë gjurme)...
    George Romero mos vdeksh kurre ! Po aq i pavdekshem mbetsh, sa dhe "Zombie"-t qe filmon ! Mbret i vertete i horrorit !

    E pashe dhe une dje "Diary of the dead", i pesti film i Romeros me Zombitë e tij "te pavdekshem". Po konstatoj se ne USA paska dale ne shkurt, vecse ne 40 kinema. Gjynah...

    Duket film me buxhet modest, por qe i arrin plotesisht objektivat e tij. Magjistral. Cuditerisht entuziasmues, gjithe duke mbetur funebër. Gati gati nje deklarim dashurie per filmat horror !

    Ne foto: regjizori George Romero me nje nga Zombie-t e tij.



  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Waltz with Bashir" - film izraelit nga Ari Folman

    Supriza e festivalit te fundit ne Kanë po shfaqet keto dite neper kinema : "Waltz with Bashir" (Vals me Bashirin) eshte film vizatimor qe rrefen ngjarjen e masakres se ushtrise izraelite ne kampet palestineze ne Sabra e Chatila, ne fillim te viteve '80.

    Personalisht, kam veshtiresi te futem ne boten e nje filmi vizatimor, e padyshim, ky eshte filmi vizatimor qe kam pelqyer me se tepermi nga ç'kam pare deri tani nga kjo gjini filmash.

    Po ashtu si dhe jo pak filma te tjere te ketyre viteve te fundit, filmi shtron problemin e kufirit midis fiksionit dhe dokumetarit, ate qe Godard e shtronte si problem vite me pare permes dy imazheve te meposhtme (qe flasin vet e s'kane nevoje per koment):






    web-site i filmit: http://waltzwithbashir.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    ... ndersa kete vit, Jud Appatow ishte producent i nje komedie tjeter, qe pashe dje, e qe ka dale ne prill ne USA : quhet "Forgetting Sarah Marshall" me regjizor Nick Stoller.
    Duhet thene diç me shume per kete komedi kaq te mire, siç eshte "Forgetting Sarah Marshall" (sa me shume kalon koha, aq me te mire e ruaj kujtimin nga ky film).

    Duhet rithene qe, "Appatow Touch" (stili "Appatow") ka sjelle diçka vertet te re ne komedine amerikane. Edhe pse ato respektojne linjat (les trames) e komedise romantike amerikane, filmat e Appatow-t jane film realiste, te ngêrthyer tek jeta. Ato nuk treten ne pellgun e nje jete te fantazmuar, te "american dream", por ne realitet. Konform realitetit te ri, lindin edhe vlerat e reja te shoqerise qe jetojme (e qe filmat e Appatow kane meriten ti rrefejne permes ngjarjeve) :
    - denimi i tiranisë se seksit
    - denimi i tiranise se performances seksuale
    - trupi mund te jete i dhjamosur, pa muskuj, dhe ketu s'ka asgje te keqe
    - puna mund te jete e merzitshme
    - televizioni (si cilesi) eshte mizerabël
    - fama (te qenurit i(e) njohur), fundja eshte diçka qesharake !
    - ne jete, kur bejme dashni, mund te ndodhe qe edhe te mos na ngrefet menjehere, apo mos kemi orgazem, dhe ketu s'ka asgje dramatike !
    - ne jete, kur bejme dashni, mund te ndodhe qe ta leme vajzen e re me barre, dhe, edhe ne kete rast, s'ka asgje dramatike !
    - kur punon per nje kanal TV, nuk do te thote se je i(e) kenaqur profesionalisht ! perkundrazi !
    - nje vajzë të bukur mund ta terheqë nje djalë jo fort bukurosh per nga pamja, por i kendshem (funny) dhe me sharm (charming).

    Permes ketyre postulateve qe lart-permenda, regjizorët e bandes Appatow ndertojne komedite e tyre, gjithë duke i ngritur ato mbi baza strukturash klasike. Per shembull, fillimi dhe fundi i filmit "Forgetting Sarah Mareshall" jane te njejte (nje gje tipike per komedite romantike - pra dua te konfirmoj se filmi respekton strukturen e komedive romantike, pra nuk shpikin ndonje gje "te madhe" per nga struktura). Por, e reja eshte se, qofte ne skenen e pare, qofte ne ate te fundit, heroi i filmit eshte lakuriq, dhe pikerisht, ketu nderhyn "Appatow Touch" ( stili Appatow), permes njerit prej postulateve qe permenda me lart dhe qe jane, ne fakt, determinuesit e vertete te stilit ne fjale.

    Edhe nje detaj te fundit: ne filmat e Appatow, vajzat (femrat, gruaja), jane inteligjente, jane ato qe drejtojne rrjedhen e ngjarjeve ne film. Krejt e kunderta me filmat pornografike !! Dhe nje gje e tille nuk eshte pak per nje komedi, po te marresh ne konsiderate impaktin llahtarisht te madh te pornos ne (nën)kulturen e njeriut te shek XXI (permes nje pjese te mire te internetit, filmave porno etj etj).

    Komedite e Appatow-t jane po aq te mrekullueshme, inteligjente, jo-cinike dhe novatore sa kane qene ato te Lubitch, ketu e 70 vjet më pare !

    edhe nje here BRAVO (nga ana ime! )



  9. #219
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Night and day (Bam gua nat), film nga Hong Sang-Soo

    Sung-Nam, piktor, i martuar, nga Korea e Jugut, arratiset nga vendi i tij pasi piu per here te pare hashash... Dhe zbarkon ne Paris.
    Ku dhe fillon odiseja e tij me vetmine, me dashurine. Personazhet e Hong Sang-Soo jane gjithmone, ne gjithe filmat e tij, skica kalemi te vetmuara qe perpiqen te thyejne ndjenjen e humbetires, personazhe te cilet rrotullohen gjithmone rreth vetes "si per te kuptuar me mire se ajo ç'ka i mundon eshte vetmia"... Dhe eshte pikerisht kjo gjendje e mirefillte qe u lejon te shpalosen e te shetisin ne shoqeri gjoja per te "konkeruar" (kush ma thote ne shqip kete fjale se nuk po me vjen) boten. Ne pamje te pare jane filma "s'ka me te thjeshte", veçse skicat ntrashen e fryhen e marrin jete ne perpjekje per te bashkejetuar me TJETRIN. Me mire duhet thene "thjesht ne marredhenie me tjetrin", kush do qofte ky/kjo i/e fundit. Ne fakt personazhet e Hong Sang-Soo lindin skica dhe bejne levizje per te marre ngjyra, per te permbushur hapesirat e bardha te linjave te kalemit me ngjyra, me ngjyre te kuqe ne ka mundesi, paçka se ngelen skica prape. (Mire, boll me kaq me skica se ju lodha. Ka shume me shume per te thene per filmat e Hong Sang-Soo por po e leme me kaq...)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #220
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Kenge e zogjve" (El Cant dels ocells), film nga Albert Serra.

    Ne fakt nuk di mire si te filloj. Nuk e kam lexuar biblen. Pra si fillim, duke qene se nuk e kam lexuar biblen ne shqip me duhet te pagezoj disa personazhe biblike, te cileve, edhe njehere, nuk u di perkthimin emeror ne shqip... Aleluja! Shkurt muhalebija, filmi rilexon historine e "tre mbreterve astronome" (les rois mages) qe udhetojne ne kerkim te biçimit, (me falni) femijes, Jesus. Imazhet jane bardh e zi. Dhe pergjate 99 minutave shikon "tre astronomet" te shetisin neper shtkretetira te ndryshme, qofte mal me rere apo mal me gurre, sa aty ketu, diç flasin madje... Mja se nuk ma ka enda te harxhoj frymen per te folur per frymat e shenjta.

    Me rampo llaf, filmi eshte i nje radikaliteti te persosur, si ne teme dhe ne estetike. Albert Serra, regjizori, duket nje "K" me brire (e kam pa tallje). Filmi levron seriozitetin e qesharakes si dhe qesharaken e seriozitetit. Ne baze te kesaj formule, duhet te ishte film i mire... Nuk e di, dhe as ka ç'me duhet. Sidoqofte disa nga imazhet te lene gjurme perkohore. (Kot po shkruaj, se s'kam ç'bej...)




    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 22 prej 37 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •