Close
Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 362
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Alibia e madhe"- film francez nga Pascal Bonitzer

    Agatha Christie, shkrimtarja më e perkthyer (ne 100 gjuhe), më e lexuara dhe më e shitura (2 miljard libra te shitur ne gjithe boten), ka pas bere nje roman ne 1946, "The Hollow",qe regjizori francez Pascal Bonitzer e ka kthyer ne film, e qe e pashe dje.

    Ky Bonitzer-i, ne nje fare menyre, eshte misherimi teorik, e mepas edhe prakik, i kinematografise franceze te ketyre 30 viteve te fundit. E ka pas nis punen si kritik filmash ne "Cahiers du Cinema", ne periudhen më rigoroze te kesaj reviste, ne vitet '70, ku shkroi pothuaj vetë te gjithe kritikat e filmave te rinj (gjithe pjesa tjeter e revistes, asokohe ka qene teorike). Me pas, Binitzer-i ndihmoi te tjeret (Rivette, Téchiné) duke u shkruar skenarët e filmave. Dhe veçse para 10 vjetesh, me ne fund ben filmin e tij te pare, si regjizor.

    Dua te them se Bonitzer-i nuk eshte dokushdo dhe merr vesh shume nga filmat (torikisht dhe praktikisht), edhe pse ka bere vetë veçse 4.

    Romanin e Agatha Christie-t e ka transferuar ne ditet tona, ne Paris, e ka aktualizuar, si te thuash. Dhe e ka ç'Agathakristizuar, gjithe duke e lene ne formen e nje loje Clue (Cluedo), alibie ku, ne nje apartament te mbyllur, duhet zbuluar autori i krimit.

    Mu duk film shume i shijshem, sepse bërë me shumeshije (de bon goût).





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Gegenüber" ("Ball-përballë") - film gjerman nga Jan Bonny

    Ka plot filma qe trajtojne dhunen ne familje, qe zakonisht thjesht perkthehet : nje bashkeshort ushtron dhune ndaj gruas se tij.
    Po sikur te imagjinojme te anasjellten ?

    Kjo eshte historia e "Gegenüber" ("L'Un contre l'autre" - "Ball-përballë"), i pari film i autorit te ri Jan Bonny : nje grua tek te 40-tat, ne emer te nje dashurie teorikisht te pacënueshme per bashkeshortin e saj (indefectible), ushtron deri dhe dhune ndaj tij (George, polic per nga profesioni). Ketu fillon dhe interesi i filmit: kuptimi i mekanizmit se si mund te arrihet deri ne kete pike, gjë qe per fat te keq, ne historite "banale" kur nje burre rreh gruan e tij, jemi mesuar ti "pranojme" si fatalizma.

    Kinematografia e re gjermane (qe e kemi bere zakon ta quajme "vala e re e kineasteve te rinj gjermane") ka marre persiper te regjistroje gjendjen aktuale te shoqerise gjermane. Dhe mire e ka. Me sa duket, kriza familjare eshte nga problemet më urgjente te saj ( e llogjikshme per nje shoqeri post-materialiste, si ajo gjermane) .

    Ne nje forme apo nje tjeter, jane disa filma gjermane qe keto 3-4 vitet e fundit e trajtonin nje teme te tille, e kam patur fatin ti shikoj:

    "Falscher Bekenner" (genjeshtari) : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=116
    "Jagdhunde" (Qen gjuetie) : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=327
    "Sehnsucht" ("Deshirat") : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=218
    "Ping-Pong" : http://forumishqiptar.com/showpost.p...4&postcount=25
    "Montag" (E Hënë) : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=315
    "Lucy" : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=156

    Mjafton tu hedhesh nje sy fotove qe kam pas bashkengjitur per filmat ne fjale, dhe eshte më se e mjaftueshme per te kuptuar atmosferen, problematikën, interesin e filmave te tille.
    Nuk mund ti heq e nuk mund ti shtoj asnje fjale asaj qe kam thene per filmat e lart-permendur : te njejtat gjera do thosha edhe per filmin qe pashe mbreme, "Gegenüber" : i thjeshte, aspak didaktik (jo "mesim-dhenës"), anti-psikologjik, nxehtesisht i ftohtë, film-shuplakë, sikunder shuplakat e Anna i jep George-s, te shoqit te saj : Surprize e vertete !

    (shenim: pata lexuar vjet qe, kur filmi u shfaq ne festivalin e Kanës dhe kur nga fundi i filmit George ja kthen më ne fund shpullen gruas se tij (kurrsesi per arsye hakmarrjeje !!), publiku i Kanës (te cilin Daney e quante publikun më debil ne botë) duartrokiti ! Kjo gjë qe e nevrikosi aq shume regjizorin qe ish ne salle, sa qe çau ferrën, doli nga salla, dhe te nesermen u shpreh ne konferencen per shtyp: "I rré mendja ketij publiku se po shikon "Rocky 4" ??" ... )



    web-site i filmit: http://www.gegenueber-film.de/




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Permbledhje per Semestrin e Pare te vitit 2008 (JANAR- PRILL)

    Lista totale e filmave te rinj, parë gjate Janar-Prill 2008, renditur sipas preferencave:


    Më kane pelqyer shumë:


    Sweeney Tood - Tim Burton (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...0&postcount=55
    Lust, Caution - Ang Lee (USA/Kinë) http://forumishqiptar.com/showpost.p...3&postcount=40
    No Country for old Men - Joel & Ethan Coen (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...5&postcount=59
    Në jetë (Dans la Vie) - Philippe Faucon (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=151
    Njeriu qe ecën (L'homme qui marche) - Aurélia Georges (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...7&postcount=37
    I pari qe do më dalë perpara (Le premier venu) - Jacques Doillon (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=169



    Filma të mirë:


    Beaufort - Joseph Cedar (Israël) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=165
    Redacted - Brian de Palma (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=116
    E quajnë Sabine - Sandrine Bonaire (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...6&postcount=91
    I'm legende - Francis Lawrence (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...44&postcount=8
    I'm a cyborg (Une jam robot) - Park Chan-Wook (Korea e Jugut) http://forumishqiptar.com/showpost.p...7&postcount=25
    Gegenüber (Ball-përballë) - Jan Bonny (Gjermani) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=192
    Shine a Light - Martin Scorsese (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=190
    Modern Love - Stéphane Kazandjian (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=158
    L'heure d'été (Ora e verës) - Olivier Assayas (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=153
    Vrasesi (Le Tueur) - Cédric Anger (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...6&postcount=24
    California Dreamin' - Cristian Nemescu (Roumani) http://forumishqiptar.com/showpost.p...2&postcount=18
    Cloverfield - Matt Reeves (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...5&postcount=88
    John, John - Brillante Mendoza (Philippine) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=159
    Juno - Jason Reitman (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=104
    Alibia e madhe (Le Grand alibi)- Pascal Bonitzer (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=191
    Fabrika e ndjenjave (La fabrique des sentiments) - Jean-Marc Moutout (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=115
    Body Rice - Hugo Vieira da Silva (Portugali) http://forumishqiptar.com/showpost.p...3&postcount=74
    Yumurta - Semih Kaplanoglu (Turqi) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=185
    Julia - Erick Zonca (France/USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=154
    O estato do Mundo (Ku vete o bote) - film kolektiv http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=150
    Into the wild - Sean Penn (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...5&postcount=30
    Frike nga errësira (Peur(s) du Noir) - film kolektiv (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=118
    Andalucia - Alain Gomis (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=171
    Cry woman (Lotet e zonjes Wang) - Liu Bingjian (Kine) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=168



    ç'ka... :


    It's a free world (Angli) http://forumishqiptar.com/showpost.p...3&postcount=20
    The banishment (Syrgjynosja) - Andrei Zviaguintsev (Rusi) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=108
    Shotgun stories - Jeff Nicols (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...22&postcount=7
    Gone baby gone - Ben Affleck (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...20&postcount=2
    There Will Be Blood - Paul Thomas Anderson (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=132 dhe http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=135
    [Rec] - Paco Plaza et Jaume Balaguero (Spanje) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=188
    Protokolli i Ri (Le Nouveau protocole) - Thomas Vincent (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=166
    Capitaine Achab - Philippe Ramos (France) - kam harruar ta komentoj...
    Garage - Lenny Abrahamson (Irlande) http://forumishqiptar.com/showpost.p...9&postcount=39
    Litvinenko -Andreï Nekrassov (Rusi) http://forumishqiptar.com/showpost.p...8&postcount=82
    Rendition - Gavin Hood (USA)



    Dobët... :

    Rendition - Gavin Hood (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...7&postcount=54
    Smiley Face - Gregg Araki (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...8&postcount=49
    Treni i nates - Diao Yinan (Kine) http://forumishqiptar.com/showpost.p...4&postcount=73
    Shtepia e verdhë (La maison jaune) - Amor Hakkar (Algjeri) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=170
    La Zona - Rodrigo Pla (Meksikë) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=164
    The Darjeeling Limited - Wes Anderson (USA) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=157
    Mongol - Sergei Bodrov (Kazakistan/Rusi) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=177



    Keq fare... :

    Zavet (Promise me this) - Emir Kusturica (Serbi) http://forumishqiptar.com/showpost.p...0&postcount=87
    Taken - Pierre Morel (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=140
    Jetimorja (El Orfanato) - Juan Antonio Bayona (Spanje) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=152
    In Memoria di Me - Severio Cosntanzo (Itali) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=172
    Bienvenue chez les Ch'tis (Mirsevini tek Ch'tis) - Dany Boon (France) http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=181

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Wonderful Town"- film tailandez nga Aditya Assarat

    Tani neper filma, nuk eshte djali qe "gjuan" vajzen, por e anasjellta. Keshtu ndodh ne kete film tailandez, keshtu ndodhte tek filmi turk "Yumurta" (http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=185). Thene ndryshe, kemi nderruar epoke, kemi nderruar vertet shekull. Per me teper qe kete gje e "mesojme" nga kinematografi qe vijne nga vende te cilët ne shekullin qe shkoi, i quanim "vende te botes se trete" (Tailanda, Turqia...). Tani jane ata qe i japin tonin shekullit te ri, qe lajmerojne ndryshimet, tendencat. E qe me te drejte quhen "vende emergjente".

    Film i mire ky "Wonderful Town". Mbetet problemi i referencave ( qe e ben filmin te luhatet diku midis nje filmi te Weerasethakul-it dhe "Still Life" ) e qe e ben te duket sikur ka per mision "te beje detyrat" (remplir un cahier des charges) e nje filmi minimalist aziatik "new generation". Por kjo eshte semundje tipike e filmave te parë (ky eshte realizimi i parë i regjizorit). Kismet te shikojme ç'do beje më tej (nese bën)...


    Historia e filmit: 2 vjet e gjysem pas tsunamit ne Tailande, nje inxhinier i ri shkon ne nje qytet te vogel turistik ne Jug te vendit, per te ndjekur punimet e ndertimit te nje hoteli te ri. Aty bie ne kontakt me nje vajze te re...


    web-site i filmit : www.wonderfultown-lefilm.com








  5. #195
    Shume shpejt do dali filmi: "My mom's new boyfriend" me aktoret Antonio Banderas dhe Meg Ryan. Cfare ka ky film te vecanta?!. Eshte shume komik plus ka dhe nje surprize. Rreth 15 min te filmit luhen ne nje restorant "shqiptar". Per hibret te Zotit na kane nxjerre edhe ne kete film. Edhe pse filmi s'ka dale, une arrita ta shoh, kuptohet me ane te piraterise virtuale. Kush do ta shikoje, bujrum, ja ku eshte linku:

    http://www.watch-movies.net/movies/m...new_boyfriend/

    Kini kujdes qe te zgjidhni rreshtin ose versionin e pare ku eshte ndare filmi ne 4 pjese pasi dhe cilesia eshte me e mire.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 13-05-2008 më 01:27
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Më mire Romën sesa ty" - film algjerian nga Tariq Téguia

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Me duket mua, arti kinematografik ne radhe te pare gjen forcen e vet tek problemi thelbesor i imazheve, gje qe perhapet me pas ne fushat e tjera. Pra ata qe bejne kinematografi te vertete jane ata qe mendojne, e qe luftojne me imazhet...
    Qe imazhet te hane koken me njera tjetrin : kjo eshte kinematografi !
    Kete qe thote korçari, kisha muaj qe nuk po e konstatoja ne nje film, dhe më erdhi nga nuk e prisja : nga nje film algjerian !

    Ne fakt, regjizori, 40 vjeçar i lindur ne Algjer, arsimuar ne Paris dhe aktualist profesor ne shkollen e Arteve te Bukura ne Algjer, permes nje intrige (historie banale) qe nuk eshte veçse pretekst, ka patur dy qellime duke bere nje film kaq te mrekullueshem: se pari te filmoje trupa njerezorë, dhe se dyti, te filmoje Algjerin, kryeqytetin e Algjerise, por t'a filmoje "me kurriz", nga prapa, dhe jo permes orientalizmit turistik. Te dy objektivat e filmit jane te permbushura plotesisht : "Rome plutot que vous" ("Më mire Romën sesa ty") eshte per mua e para surprize e vertete e vitit (jo rastesisht edhe filmi eshte realizimi i pare i regjizorit).

    Jemi ne Algjer, fillimi i viteve '90. Sikur te ishim ne Shqiperi, ne fillim te viteve '90. Nje djale dhe nje vajze (Zina dhe Kamel - Zina dhe Qamili, ne shqip) duan te çajne ferrën, te ikin nga ai ferr. Te shkojne emigrantë ne Itali, permes detit. Ndofta ne Romë... Dhe regjizori "merret" me 24 oret e fundit te sorollatjes se tyre ne kerkim te Bosco-s, i cili ju ka premtuar t'i ndihmoje per tu hedhur ne anen tjeter te detit.

    Se pari, ç'eshte per t'u pershendetur, eshte fakti qe me ne fund shikoj nje film afrikan qe nuk filmon male piktoreske apo oaze shkretetirash saharjane turistike ne forme kartolinash : "Shkretetira" ne kete film ka pllakosur brenda ne qytet dhe pikerisht kete arrin te filmoje regjizori.

    Se dyti, eshte per tu pershendetur forca politike e filmit, por jo si slogan, as si "manifest". Filmi tregon nje realitet, por qe e shfaq para syve tane si ndjenjë (sentiment). Ikën uji ne apartament, ikin dritat, njerezia merret me trafiqe "te vogla e te medha", ... e mbi te gjitha "njerezia behet derr": merzitja ka pllakosur keqfare. Njerzit "rrijne te rrimë", e keni parasysh njerezine ne Shqiperi qe rri me ore te tera kot, a thua se pret ndonje gjë qe do t'i bjere nga qielli ? Te gjitha jane ne film, te filmuara me durim permes plan-sekuencash te guximshme (them te guximshme, sepse e kam mire parasysh tolerancen zero te durimit te spektatorit perpara nje imazhi fiks qe zgjat 4 a 5 minuta...). Bast artistik i regjizorit (Tariq Téguia). Por bast i fituar !
    Bast i fituar, sepse Tariq Téguia ka nje stil te vetin, edhe pse filmi i tij nuk bie në "exercice de style" (stilizëm). Nje stil qe nuk mohon referencat : ndihet influenca e Antonioni-t, gjithe duke deshmuar pasionin e regjizorit per filmat e Godard ("Pierrot le fou") apo Bresson-it e Pedro Costës.

    Se treti, forca e imazheve te filmit. Ne fakt filmi eshte nje road-movie (rrugetim) ne nje kavanoz te mbyllur. Tamam si vete periferia e Algjerit, kryeqytetit algjerian, ose akoma dhe me sakt, e njeres prej lagjeve te tij : La Madrague. Aktorët jane amatorë, por "amatorë" ne sensin më nobël te fjales : qe prej filmit te fundit te Pedro Costës, nuk ka pare më mire ! Asnjeri prej aktoreve nuk "luan rolin", secili i "nenshtrohet" rolit, peshes se merzisë, heshtjes, "shkretetires" qe e rrethon, e gjitha kjo e veshur me nje tension vizual qe kisha muaj qe nuk e kisha pare ne nje film ! Zero psikologji, zero didaktikë, zero teatralizëm (semundjet kryesore te filmave te sotem). Thjesht trupa qe enden ne kerkim te nje rrugedaljeje, tamam si fundi i filmit qe eshte plotesisht i hapur dhe lë vend per hipoteza nga më te ndryshmet.

    "Më mire Romën se sa ty" ("Rome plutot que vous") eshte nje kometë e vertetë kinematografike, qe do te doja te ishte shqiptare (dhe jo si puna e atyre pseudo-kometave disa miljoneshe te Koçit e qe nuk vlejne asnje grosh...)


    TRAILER i filmit: http://fr.movies.yahoo.com/r/rome-pl...-4900008.html#


    dhe: http://www.commeaucinema.com/bandes-...es=107033.html







    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Rrefim Krishtlindjesh" ("UN conte de Noël")- film francez nga Arnaud Desplechin

    I vetmi film per momentin nga ata qe jane ne konkurim ne festivalin e Kanës kete vit, shfaqet qe prej sodit ne ekranet e kinemave franceze.

    Bismilah "Festival de Cannes" !

    "Un conte de Noël" eshte ajka e ajkes se filmit romanesk, realizuar nga regjizori francez më romanesk i brezit te ri. Ka edhe momente te "cinéma du corps" (filmim trupash) qe jane dhe momentet më brilante te filmit, por romanesku eshte forma kryesore e filmit ne fjalë.

    Por kete Desplechin e kish arritur edhe më parë, me "Rois et reine" ("Kings & Queen"). Kete rradhe e perfeksionoi edhe më teper. E pastaj ??? ...








  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin

    Por kete Desplechin e kish arritur edhe më parë, me "Rois et reine" ("Kings & Queen"). Kete rradhe e perfeksionoi edhe më teper. E pastaj ??? ...
    Sa shkurt i ke rënë more djalë. Sidoqoftë do shkoj ta shoh këtë film, por më shqetëson fakti që kinemaja franceze nuk po gjen dot aktorë të tjerë më të "papërlyer", por Deneuve, Amalric, Devos, Mastroiani (e bija) etj.
    Festivali i Cannes për mua fillon kur hapen dyert e kinemasë për filmat dhe jo me ngjitje zbritjet e kurvave qe vishen me fustane për të shkëmbyer imazhin me agjencitë e imazheve që paguajnë produktorët të cilët detyrojnë regjizorët për t'i dhënë ndonjë rol...në kinemanë e paftyrë të disa tipave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 23-05-2008 më 07:17

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Sa shkurt i ke rënë more djalë.
    Ashtu eshte, i rashe shkurt, biles shume shkurt, nderkohe qe ka jo pak gjera per te thene per ate film. Por duke imagjinu se do shkosh ta shikosh, mendova qe me mire flasim më pas.

    Do ta shohesh vete, eshte film pasionant. Eshte e vertete qe Desplechin, nga filmi ne film, fiton gjithe e më shume magji (il gagne en grace), ne rrjedhshmerine e mizaskenes, qe ne dukje mbetet e improvizuar. S'ka fare plane "hajt mo, sa per te kalu rradhen " ("faire pour faire"). Dhe ka shume desire (ang.) ne film. Dhe ka diçka mistike (por nuk mund ta detajoj, se zbuloj skenarin...)

    Sa per ate punën e aktoreve qe ti evokon. Eshte e vertete qe lind pyetja: po pse, gjithe jeten Amalric-un dhe Devos-in do filmoje Desplechin-i ??? E megjithate, duhet me e pranu se Devos-in, fatmiresisht, e filmon krejt ndryshe nga deri tani. Edhe mua me kane ardh ne maje te hundes aktorët qe ai filmon ne kete film, nuk i shikoj dot me sy kur ata luajne ne filmat e tjere te regjizoreve te tjere. Por çuditerisht, tek Desplechin-i i fundit...

    Do ta shohesh vete e do flasim....

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Ashtu eshte, i rashe shkurt, biles shume shkurt, nderkohe qe ka jo pak gjera per te thene per ate film.
    Te them te drejten nuk me terhoqi shume si teme. Ne fillim mezi hyje ne grumbullin e frazave, qe vinin nga nje ze i larget...Them qe filmi nuk del jashte kornizave: "familjar". Dhe te kuptosh qe Depleschin i pelqen forma qe ka marre filmi. Terheqja qe ai i ben temave qe trajton (e kam per filmin Comment je me suis disputé....) nuk duket se e lehteson, por perkundrazi e gropos ne disa peshtatje, permbledhje, bashkime frymezimesh filozofike shkencore, se ne kete film mund te perceptohet nje film i dyte, nje film mbi shkencen meqe tablloja eshte e perfeksionuar nga dy matematikane te zote.
    Filmi qe Depleschin paraqiti ne nje festival serioz (per momentin) nuk duket se del nga kufijte e hegzagonit (Frances). Ashtu dhe si shume filma franceze, komedi apo tragjedi, behen vetem per prodhim dhe konsumim vendas. Lemon tree, nje film intim izraelit, eshte shembull se mund te besh nje komedi dhe t'i flasesh te gjitheve, qofshin ato te huaj, apo vendas.

    Nuk mund te diskutosh mbi nje film qe eshte bere me te njohurit (aktoret) e publikut te gjere, ku me shume i gjen neper kopertina kremerash kozmetike e revistash trash sesa ne aksion. Filmi i Descplechin mund te jete me te vertete nje perfeksion nga ana skenaristike, nga ana vizive, por nuk me duket qe i shpeton karikatures me gjithe ato mbishkrime ne ekran, me gjithe ato flash-back. As loja e aktoreve nuk e shpeton dot filmin nga nje merzi se pse duhet te perballojme inatet, cmiren, xhelozine, perversitetin e disa pjestareve te nje familjeje borgjeze. Jo, me mire rri me shijen e Assayas, dhe deri diku me Bonitzer meqe dhe e pata si kusur te pergjigjesha per teorite e tij...
    Film tjeter interesant, nje film argjentinas: Agnus dei.

Faqja 20 prej 37 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •