Close
Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 362
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Bienvenue chez les Ch'tis" ("Miresevini tek Ch'tis") film francez nga Dany Boon

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Fola ç'fola per kinematografine shqiptare, te mos i veje menia njeriu se kinematografia tjeter (ajo e madhja) eshte superiore (as qe behet fjale per kete).
    Parmbrëmë rimora edhe nje here tjeter konfirmimin e asaj qe ke shkruajtur më lart (qe per te qene i sinqerte, e dija, por ti e di qe une jam ca mazohist, dhe kam qejf ti shkaktoj vetes dhimbje )

    Dmth shkova pashe "Bienvenue chez les Ch'tis" ("Miresevini tek Ch'tis").

    Si fillim, do shkruaj dy fjale per fenomenin francez "Ch'tis", sepse jemi ne forum publik...

    Qe prej lindjes se kinemase, 10 filmat më te shikuar neper kinematë franceze, kane qene :

    1. Titanic : 20 miljon e 760 mije
    bileta kinemaje.
    2. La Grande Vadrouille (me Luis de Funes) : 17 miljon e 270 mije
    3. Gone with the Wind (Via Col vento) : 16 miljon e 720 mije
    4. The Jungle Book (libri i xhungles) 15 miljon e 290 mije
    5. Once Upon a Time in the West 14 miljon e 860 mije
    6. 101 Dalmatians 14 miljon e 660 mije
    7. Astérix & Obélix : Mission Cléopâtre 14 miljon e 370 mije
    8. 10 Commandments 14 miljon e 230 mije
    9. Borebardha dhe 7 xhuxhat 13 miljon e 830 mije
    10. Ben-Hur 13 miljon e 780 mije

    Vijne me pas "Star war", "Doctor Zhivago", "Harry Potter" & company....

    Qe prej nje muaji, tabela e mëlartme ka pesuar nje ndryshim jo te vogel, dhe sot qe shkruaj kete mesazh (25 prill 2008) ajo paraqitet si me poshte :


    1. Titanic : 20 miljon e 760 mije
    bileta kinemaje
    2. Bienvenue chez les Ch'tis : 19 miljon e 560 mije bileta kinemaje
    3. La Grande Vadrouille (me Luis de Funes) : 17 miljon e 270 mije
    4. Gone with the Wind (Via Col vento) : 16 miljon e 720 mije
    5. The Jungle Book (libri i xhungles) 15 miljon e 290 mije
    6. Once Upon a Time in the West 14 miljon e 860 mije
    7. 101 Dalmatians 14 miljon e 660 mije
    8. Astérix & Obélix : Mission Cléopâtre 14 miljon e 370 mije
    9. 10 Commandments 14 miljon e 230 mije
    10. Borebardha dhe 7 xhuxhat 13 miljon e 830 mije


    Pra, filmi qe pashe parmbreme eshte pare nga gati 20 miljon spektatore duke e kthyer filmin ne fjale në filmin më te shikuar neper kinemate franceze, qe mund te rrezoje se shpejti nga froni edhe te famshmin "Titanic". E gjitha kjo, duke patur parasysh qe popullsia franceze eshte 60 miljoneshe e kusur, dhe filmi po shihet nga gati 20 miljon frymë, pra nga gati nje e treta e popullsise ! Mjafton kjo shifer per te thene qe filmieshte kthyer ne fenomen kombetar.

    Ok deri ketu.

    Tani filmi:

    Nuk prisja te shikoja "filmin e shekullit", as ndonje komedi te mire te rafinuar, por qe filmi te ishte nje fyerje e mirefilltë ndaj asaj qe quhet ne frengjisht "comédie populaire" (pra komedi popullore, komedi per publikun e gjere), nuke prisja. Dhe i peshoj fjalët : filmi eshte fyerje ndaj kesaj lloj kinematografie. Personazhet e filmit (fimi rrefen jeten e njerezve ne Veri te Frances, qe flasin me dialekt lokal, e qe quhen "Ch'tis"), shfaqen si budallenj, si debilë, alkolikë te lindur ! Qofte dhe perzgjedhja e tyre (e personazheve), eshte e nje imoraliteti dhe budallallëku te pashoq. Rralle me ishte dhene rasti qe nje film t'i beje kaq elozhe mediokritetit, vulgaritetit, budallallëkut njerezor, qofte ai dhe ne sensin komik !

    Po si ka mundesi qe filmi, i parashikuar nga vete producentët dhe regjizori per t'u pare nga jo më shumë se 2-3 miljon spektatore, eshte pare nga gati 20 miljon frymë ?

    Nga pergjigjet më interesante me jane dukur ato qe insistojne tek absurditeti i nje fenomeni te tille. Megjithate, (ky eshte thjesht nje mendim imi), nuk mendoj se absurditeti eshte i vetmi shpjegim. Kam pershtypjen se në ate qe quhet Perendim (Oksident), po instalohet gjithe e më shume nje fare demo-krature, pra nje fare demokracie dikatoriale, e qe perkthehet: dikatura e sondazhit, e "popullit", e "box office"-it, e "star academy", e "mazhorances". I pafshim hajrin !...

    Di te them vetem nje gje: edhe Hitleri, demokratikisht u zgjodh kancelar ne 1933


    web-site i filmit : http://www.bienvenuechezleschtis-lefilm.com/

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Bienvenue chez les Ch'tis"






  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... ata qe bejne kinemtografi sot ne Shqiperi mbase nuk kane arritur te kuptojne gjene me elementare te mjetit kinema : regjistrimin e jetes ne radhe te pare (pa hyre ne dialektiken e imazhit apo ne moral). Kinematografia shqiptare eshte zero me bisht sepse deri me sot nuk ka arritur te permbushe rolin e saj themeltar : prape them regjistrimin.
    Ajo qe eshte komike (dhe tragjike, ne te njejten kohe, tamam si dhe historia e meposhtme qe ka ndodhur sot ne Laç), eshte : po kaq qorra te jene qe merren me "Kohen e Kometës" dhe mos te regjistrojne histori te tilla, te perditshme, me te cilat, per më teper, jane te mbushur periodikët shqiptare ??

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=19973


    Vetevaret me çarçaf ne shtepi adoleshenti

    » Dërguar më: 25/04/2008 - 11:08

    Nxenesi i vitit te pare gjimnaz ka zgjedhur nje çarçaf si mjet per ti dhene fund jetes duke u vetevarur. Policia dyshon se shkak per kete mund te jete divorci i prinderve

    LAC-Nje nxenes i vitit te pare ne shkollen e mesme “At Shtjefen Gjecovi” ne Lac i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur. Ngjarja ka ndodhur mesditen e te enjtes sapo adoleshenti eshte kthyer ne shtepi nga shkolla. Valter Voci eshte gjetur i varur me carcaf ne dhomen e gjumit nga motra e tij binjake. Per ti ardhur ne ndihme te vëllait, vajza ka dale nga shtepia ne kerkim te ndihmes. Por cdo tentative per te shpetuar 15 vjecarin ka rezultuar e kote. Policia e Kurbinit qe ka nis hetimet lidhur me ngjarjen shprehen se shkak per kete vendimin te adoleshentit duke i dhene fund jetes permes aktit te vetevarjes dyshohet te jete bere ndarja e prinderve tij, te cilet edhe pse jo zyrtarisht te divorcuar qe prej 2 muajsh jetonin larg njeri-tjetrit, ndersa femijet moter e vella rrinin me te emen.
    (d.b/news24/Balkanweb)

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    autori thote: "2. Bienvenue chez les Ch'tis : 19 miljon e 560 mije bileta kinemaje

    Pra, filmi qe pashe parmbreme eshte pare nga gati 20 miljon spektatore duke e kthyer filmin ne fjale në filmin më te shikuar neper kinemate franceze, qe mund te rrezoje se shpejti nga froni edhe te famshmin "Titanic".
    "

    Ti e di qe kjo puna e filmave qe bejne meleona bileta eshte e demshme nga nje ane (zenie ekranesh qe nuk i lirojne vendin filmave te tjere, turbullosje truri me idiotesirat qe mbajne era TV, nervozizem kur shikon qe filmi pas dy muajsh akoma qendron ne 750 salla, komplekse psiko-sociologjike te nje shoqerie qe nuk ndjehet me e ndihmuar nga askush), por nga ana tjeter i japin kinemase (te pakten ne France) oksigjen sepse ti e di qe taksa ta keput koken ne bileten qe ti blè per hyrjen, por dhe ne çdo DVD te blere apo kanal televiziv qe ti abonohesh, etj... Dhe eshte kjo takse qe mbush kasat e CNC-se, qe financon shume e shume filma te tjere qe nuk do ta kishin pasur kete mundesi. Kur lexojme ne fillim te filmit: ky film u realizua...edhe me mbeshtetjen e CNC-se. Eshte Le Compte de soutien nje nga ato fondet qe e ndihmon kinemane dhe regjizoret ne menyre qe ato te krijojne dhe te ruajne sadopak origjinalitetin, me te ardhura, pra nga leket qe e kane prejardhjen nga filmat me miliona shikues. E kam inat kete lloj taktike, por jo te gjithe jane te dashuruar pas kinemase se vertete, asaj te mires (pastaj jo te gjithe dine te bejne kinema te mire). Prandaj, ato meleonat qe hyjne per te pare Boonin et Meradin, o burra te behen 40 meleone, se aq me shume i ferkon duart CNC-ja dhe yllkat e kinemase qe presin pak me shume angazhim ekonomik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 25-04-2008 më 13:49

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Yumurta" ("Veza") - film turk nga Semih Kaplanoglu

    Dmth Nuri Bilge Ceylan, regjizori turk i "Uzak" ("larg") dhe "Iklimler" ("Klimat" : http://forumishqiptar.com/showpost.p...94&postcount=2 ) nuk eshte i vetem, por po krijon "nje shkolle" te tijen : filmi indipenndent turk, ne gjurmët e më të mireve regjizore boterore (influenca e Antonionit eshte nga më te dallueshmet) s'ka pse t'ja kete zili asnje "vale" tjeter kinematografike aktuale boterore.

    Isufi, librar ne Stamboll, kthehet ne fshatin e tij te lindjes : nena e tij ka vdekur. Ne shtepine e lindjes eshte akoma Ajla, vajze e re qe ndihmonte nenen e tij. Ajla ka nje fare kurioziteti ndaj Isufit, dikur poet ne rinine e tij te hershme (Isufi eshte aktualisht tek te 30-tat). Ajo i kerkon atij te kryeje ritualin e therjes se nje demi, gje qe nena e tij e ka kerkuar nga i biri, kur ajo te vdese...

    Ne dukje kronikë, histori njerezish qe bien ne kontakt me njeri-tjetrin, "Yumurta" ("veza") eshte rrefim per boten ku jetojme. Per lidhjet dhe çlidhjet qe krijojmë. per eksodin rural. Raportin midis gjeneratave. Raportet midis Turqise moderne dhe asaj tradicionale. Por te gjitha keto jane te sugjeruara, asgje nuk eshte direkte.

    Nese spektatori e heq per pak çaste mendjen nga te kerkuarit te "ngjarjes", "evenimentit", te "shpjegimeve" te tipit "kush", "pse", "ç'fare", vjen vetvetiu "dehja" nga imazhet qe flasin vete, gjithe duke u ngacmuar nga nje humor i holle, qe shfaqet atehere kur nuk e pret...



    web-site: http://www.yumurtafilm.com/









  6. #186
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Mbaj mend qe e kam pare kete film para nja dy vjetesh, dhe kam shkruajtur diçka per te... eshte film qe duket sikur ç'do gje rrjedh vetvetiu (coule de source), po nuk shkon me larg se kaq!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ashtu eshte. "Yumurta" të le ne fund shijen e diçkaje "te pa-mbaruar" (kuptohet, jo ne sensin skenaristik, pra te ngjarjes ne vetvete, por në sensin e mizaskenes, jemi dakort besoj).

    Por më duket se nga nje "semundje" e tille vuajne jo pak filma te kesaj natyre, ose me sakt, e kane në natyren e tyre nje "semundje" te tillë. Në mos gabofsha, emri i kesaj semundjeje eshte "teorizimi" i filmit, pra nje farë obsesioni (qellimi ne vetvete) me pyetjen e famshme : "C'fare eshte nje film ?". Pra, nje fare torturimi per mizaskenën (regjinë). Kam vene re se filma të tillë (gjithmone te kesaj natyre, pra indipendentë, ose filma autorialë, ...) pra ata filma qe arrijne ti shpetojne kesaj gracke (grackës se "teorizimit" te filmit), jane ata qe perdorin humorin. Jo ne sensin e humorit (si skenar, si ngjarje), por ne sensin e légèreté, lightness, diçkaje te lehtë ne mizaskenë (regji). Ndaj me ka pelqyer dikur "Steak", sidomos fundi, sepse "il ne se prenait pas la tête" (nuk i behej vonë !) sidomos per mbylljen, gjithe duke qene ekzigjent artistikisht. Po ashtu filmat e tailandezit Apichatpong (sidomos "Syndromes and a century") e kane kete karakteristikë ("humorin" ne regji, freskinë - si te thuash).

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    [REC] - film spanjoll nga Paco Plaza, Jaume Balaguero

    [REC] - titulli i filmit, vjen nga [RECORD] sinjali qe shfaqet ne nje kamera ku ajo regjistron.

    Keshtu qe, qe nga titulli, eshte e qarte se behet fjale per nje film te tipit "Blair Witch project" ose "Cloverfield" dhe "Redacted" (kete vit), dmth film i ndertuar mbi principin e "dokumentarit-fallco" (njeri prej personazheve filmon ngjarjen dhe ne shikojme ate qe gjoja ai filmon). Jemi ne epoken e YouTube e keshtu qe nuk po merrem shume me "formen", e po e pranojme filmin siç eshte (pra, pa e lodhur mendjen se "nuk shpik ndonje gje te re", sepse kete gje e ka "shpikur" Blair Witch"-i ketu e gati 10 vjet më pare...

    Historia:
    Nje vajze e re, spikere dhe gazetare TV-je qe deshiron te realizoje nje reportazh per punen e zjarrfikseve natën, perfundon ne nje banese 5 kateshe bashke me dy zjarrfiksa, nje polic dhe banorët e pallatit. Gjithshka filmohet nga kameramani qe e shoqeron. Nje grua e moshuar ka luajtur mendsh dhe kafshon banorët e tjerë. Papritur, te gjithe personazhet gjenden te bllokuar ne shkallet e pallatit e nuk dalin dot nga banesa: policia ka rrethuar e bllokuar daljen. Arsyeja ? Nuk po e them per arsye skenaristike...

    Dmth qellimi i filmit (dmth i regjizoreve qe e kane bere, e qe jane dy), eshte kallja e datës se spektatorit, ne menyren më efikase pergjate 90 minutave te filmit. Shkurt, terror ! Ka nje fare moderniteti ne kete mes: kjo fundja eshte epoka ku jetojme. Efikasitet ne argetim (ne rastin konkret, futje frike), me sa më pak shpenzime (kamera amatore).

    Por ja qe filmi fillon e çalon sapo kalon faza e pare, pra ajo e prezantimit te dispozitivit te filmit (hapsira e mbyllur e shkalleve te nje pallati) dhe motorrit te tij (kamera numerike qe filmon). Benzina (skenari) eshte e cilesise se dobet, ose me sakt, regjizorët nuk quhen as Romero, as Craven... Filmi vazhdon me ide te vjedhura lart e poshte : vidh Romero-n, vidh Craven-in... (regjizore te "Zombie" e "Scream"). Por spektatorët e shkrete nuk jane kapës hajdutesh, keshtu qe hidheshin perpjete nga tmerri qe u shkaktonte filmi (http://www.dailymotion.com/video/x3c...-du-public_fun ). Nja dy here u hodha perpjete dhe une ne fakt, dhe aq më mire, se per t'u hedhur perpjete e kisha prere biletën !

    (ps: sapo lexova se Hollywood-i paska perfunduar realizimin e nje remake te ketij filmi, pra te [REC]. Po te isha si ata, nuk do ta quaja [REC] por... [REW] !


    web-site :www.wildsideproject.com/site/rec/



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Thumbs up

    Kete vit ne festivalin e filmit ne Kanë prezantohet edhe nje film belg ku rolin kryesor e luan nje aktore nga Kosova ! http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=94463

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SHINE A LIGHT" - film amerikan nga Martin Scorsese

    Martin Scosese qenka fans absolut i Rolling Stones-ve dhe me ne fund, realizon endrren e tij "shekullore": pergjate dy oreve filmon koncertin e tyre më 31 tetor te 2006, ne Beacon Theater te New York-ut.

    Nuk ka nevoje me qenë i pasionuar mbas Stonsave (personalisht e njihja pak muzikën e tyre) per te konstatuar qe filmi (ne forme dokumentari, ku 3/4 e kohes e zë koncerti live) pra filmi eshte po aq i vertete sa dhe arti i Rolling Stonsave !

    Ku qendron magjia ?
    Magjia quhet : rock'n'roll attitude (e Scoseses dhe e Stonsave) !
    Magjia qendron ne faktin qe Scorsese nuk perdor asnje efekt special gjate filmimit te koncertit te tyre (17 kameramanë ne dispozicion, midis tyre dhe Rovbert Elswit, nje nga kameramanët më te talentuar per momentin ne USA). Scorcese perpiqet te filmoje sa më nga afër Mick Jagger-in apo Keith Richards-in. Dhe sa me pak montazh. Dhe sa mê shume vertetësi, tension ! Pa nostaligji ! Biles edhe me doza humori !!!

    Shkurt: it's only rock'n'roll !

    Oh my Good !!

    web-site i filmit : www.shinealightmovie.com/








Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •