Kush e ka pare leshimin e filmit Michael Clayton ose rileshimin e tij ne Janar te ketij viti?
Me intereson cfare mendimi ka audiennca shqiptare ne lidhje me kete realizim./
Kush e ka pare leshimin e filmit Michael Clayton ose rileshimin e tij ne Janar te ketij viti?
Me intereson cfare mendimi ka audiennca shqiptare ne lidhje me kete realizim./
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
nuk e kemi leshuar akoma , me nje fjale nuk na e kane leshuar akoma . Se kur na e leshuan , nuk patem mundesi ta shikonim .. dhe tani presim te na e leshojne . Po kur ta leshojne , do te them si ishte . Po thone qe nuk eshte keq , ato qe e pane nga leshimi qe u be ne fillim , neper cinemara . lool
p.s. Autor , ke humb fare .. c'a ndodhi u mbyll cinemaja ?
Salut , meqe hyra ketu .![]()
Ti nuk ke mundesi te leshosh dicka qe nuk eshte ne pronen tende perpos nese merresh me pirateri dhe ke bere ndonje leshim pirat ne tregun e filmave te piratizuar. LOL
Nuk ke nevoje te pergjigjesh per dicka qe nuk ke pare. Por nese deshiron ta shikosh mund te ta ofroj nje leshim per PC te kualitetit shume te larte on par me DVD qe mund te shkarkohet falas po te pelqei idea ta shikosh ne shtepi.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
"La Zona" fitoi vjet ne Festivalin e filmit te Venecias "Leone del Futuro" ("Luani i Arte i te Ardhmes", dmth Luani i Arte per filmin më te mire të parë te nje regjizori.
Pata shkruajtur dikur per filmin rumun "4 muaj, 3 jave e 2 dite", fitues te Palmes se Arte vjet ne Kanë :
Do thoja te njejten gje per filmin meksikan qe pashe mbremë. Si duket kjo eshte nje fare semundjeje tek nje pjese regjizorësh te rinj, keto vitet e fundit : obsesioni me ritmin, me montazhin, vetem e vetem per te "habitur" spektatorin me marifete "kinematografike".
Per sa i perket historise: jemi ne Meksiko, kryeqytet i Meksikës. 3 adoleshente periferie hyjne ne "Zonë", nje lagje ultra e pasur me shtepi private, e rrethuar me mur dhe e mbrojtur nga nje Sherbim Sigurimi Privat. 3 adoleshentet hyjne ne njeren nga shtepite per te vjedhur... Aty fillon drama...
web site dhe TRAILER : http://www.lazona-lapelicula.com/es/
![]()
Nje film qe konfirmon se nuk jam gabuar kur jam shprehur se keto vitet e fundit, filmat më te mire kane qene ato jug-koreanë dhe izraelitë.
Filmi rrefen ditet e fundit te nje garnizoni ushtarak izraelit ne keshtjellen "Beaufort" ne Jug te Libanit, ne vitin 2000, veçse pak dite perpara terheqjes se trupave izraelite nga jugu i ketij vendi, pas 18 vitesh pushtimi.
Ajo qe eshte interesante eshte se filmi nuk shfaq para syve te spektatorit heroikën e luftës (edhe pse te gjithe personazhet e filmit jane ushtarë), por absurditetin e saj : filmi kompozohet prej skenash "te rendomta", bisedash "ordinere" mes ushtaresh. Imazhet flasin vete, s'ke nevoje me lexu perkthimin.
Filmi djersin sikunder ushtarët djersisin nga ankthi i te papriturava te luftes. Dhe çuditerisht, kete regjizori e ka arritur duke evituar qurravitjet dhe duke perdorur nganjehere edhe nje fare humori te hidhur. Regjizurë per tu pershendetur !
web-site i filmit: http://www.beaufort-lefilm.com/
![]()
Thriller (suspens) politik qe ka ne qender problemin e abuzimeve te industrise farmaceutike, vetem per qellime perfitimi.
98% e filmit i ngjan nje telefilmi policesk alla-amerikan. Cudia ndodh ne 5 minutat e fundit, ku filmi fiton forcën e tij te vertete (subjekti i filmit eshte tejet interesant).
Gjithsesi, nje nga ato filma qe ne fund te vitit, mezi kujtohem t'a kemi parë...
![]()
More a ke pare ti ndonje Film keto dy vjetet e fundit a jo?
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
I shfaqur ne France me titullin "Les larmes de Madame Wang" ("Lotet e zonjes Wang"), titulli i vertete i filmit ne fjale eshte "Ku qi de nü ren" ( 哭泣的女人 - "Cry Woman").
Historia e filmit eshte ajo e Wang-ut, nje gruaje te re nga Pekini, e mbytur ne borxhe per shkak te te shoqit qe luan gjithe diten bixhoz, dhe qe per te fituar parà, detyrohet te praktikoje profesionin e vajtojcës, pra te gruas qe qan te vdekurit ne fshatrat e humbur te provinces kineze.
Eshte gati i pabesueshem fakti se si nje film i tille ka arritur ti shpetoje çensures kineze. Ne dukje, behet fjale per nje melodramë per fatin e keq te kesaj gruaje te re, por ne thelb, filmi eshte nje farsë, nje satire e hidhur (humor i zi) qe shfaq lakuriqesine e shoqerine aktuale kineze, ne kulmin e egoizmit te saj, e korruptuar deri ne dhimbje, e nenshtruar kryekeput vetem nga paraja, ku deri dhe vdekja (dhimbja) kthehet ne biznes.
Loja e aktores kryesore (Liao Qin) eshte e mrekullueshme: mbi shpatullat e saj te brishta bie pothuaj e gjithe pesha e filmit, te cilen ajo e mbart ne menyre te hatashme. Loja e saj do meritonte gjithe çmimet e mundshme te aktrimit (nje te tille ajo e fitoi ne Kanë, ne kategorine "Nje farë veshtrimi"), dhe kjo loje e saja do ishte e mjaftueshme per te thene fjalet me te mira per filmin (vlerat e te cilit nuk ndalen ketu, pasi talenti i te filmuarit te çdo plani eshte krejt evident !!).
peoples, mos e humb !
ps: ne fotot e meposhtme, nuk duhet habitur nga ngjyra e bardhe: eshte ngjyra e zisë ne Kinë.
![]()
Kishte 5 vjet qe Jacques Doillon, nje nga regjizorët më te veçante te kinematografise franceze nuk kish bere film. Ja vlen te ndalesh diç me gjate ne kete te fundit , "Le premier venu" ("I pari qe do më dalë përpara")
Ti marrim gjerat me rradhe:
Ne fillim historia e filmit: Ne qender te filmit eshte nje vajze, Camille (Kamijë), pariziane tek te 20-tat, - ne fotoe qe arrin qe ne fillim te filmit ne nje stacion treni në nje qyteze province. Duket se ndjek kembe pas kembe dike: ndjek nje djale, qe quhet Costa. Me te cilin ka bere dashuri nje nate me pare. Camille, vajze e shkolluar pariziane, rrjedhur nga "familje e mire", ka vendosur me koken e saj qe ti jape nje fare sensi jetes, dhe per kete ka vendosur qe ndjenjat e saj t'ja fale dikujt. Por jo dikujt qe do meritonte dashurine e saj, as me te mirit, as më te bukurit, as me te sjellshmit, as me te edukuarit, as më të.... : thjesht TE PARIT QE DO I DALË PERPARA ! (qe eshte dhe titulli i filmit)
Ky eshte pra Costa, (ne foto), djale i ri, me plot probleme, tip special, i veshtire. Me te kaluar dhe te tashme problematike. Pak me vone, Camille takon Cirilin, shok i Costas. Nje fare trekendeshi dashurie krijohet...
Film i nje thjeshtesie (ne dukje) marramendese, por i nje thellesësie te habitshme ! ! E mbi te gjitha, i nje lirie regjizoriale te pamatë: nje film qe ndryshon zhanrin pothuaj çdo 20 minuta: nganjehere thriller, nganjehere drame sentimentale, nganjehere komedi burkeske, nganjehere road-movie. Ritmi po ashtu eshte totalisht i "çmendur" dhe i lire: asnjerin prej personazheve "nuk e mban vendi", levizin tere kohes, jane te lire, si vete filmi (qe spikat per nga perzierja e habitshme e nje fare natyralizmi me te rafinuarën, eleganten). Biles aq shume flitet e flitet ne film, sa mund te duket si "teater i filmuar ne natyre", por qe nuk eshte i tillë !
Dhe ç'dirigjim aktorësh !!! Mjaftojne dy-tre planet e para te filmit dhe tashme personazhet ekzitojne, jetojne, jane prezentë. Mjafton qe camille ta shikoje drejt ne sy, dhe Costa (pa din e pa iman !) te skuqet flake nga turpi. Magjia vete !!
Nje film qe mund te shihet e rishihet, per t'u zbuluar deri ne "detajin" me te padukshëm !
![]()
Ka pas thene dikur, perpara disa vjetesh ne nje inteviste te tijen, Jean-Luc Godard : "Sot mileti, më mire preferojne te shkojne ne kinema per te pare nje film te keq hollywoodian, se sa te shohin nje film te dobët bullgar" duke shtuar : "Europa do te filloje te ekzistoje realisht kur ne ora 20 e 30 te mbremjes, ne televizionet e saj, te trasmetoje pikerisht ate filmin e dobët bullgar dhe jo atë filmin e keq hollywoodian".
"Shtepia e verdhe" ("La maison jaune") qe pashe ne fillim te kesaj jave, eshte pikerisht ai "filmi bullgar" per te cilin flet Godard-i. I ka te gjitha "simptomat" : psh, eshte i realizuar me mjete financiare gati zero (ndjehet goxha ne film mungesa e tyre...), ka regjizurë mediokre... etj etj.
E megjithate, filmi meriton te shihet ! Kjo per disa arsye: per perdorimin e aktoreve amatorë, sinqeritetin e qellimeve artistike te regjizorit, fabulen interesante. Po ashtu, eshte interesant fakti se si nostalgjite e vendlinjdes demtojne nje film, qofte edhe kur qellimet jane humaniste (regjizori eshte francez, i lindur ne Algjeri e i larguar qe ne femijeri nga vendlindja).
web-site i filmit : http://www.lamaisonjaune-lefilm.fr/
![]()
Krijoni Kontakt