
Postuar më parë nga
autori
Fiori, do te tregoj nje "histori" (per me teper qe ti i ke qejf "historite" lol) dhe do shkoj te flé, se eshte vone:
Ne vitin 1978, regjizori Michael Cimino beri nje film te mrekullueshem (qe zor se ka njeri qe nuk e ka pare, quhet The deer hunter, dhe qe eshte me Robert de Niro qe shkon ne lufte ne Vietnam, dhe qe eshte ajo skena ku Christopher Walken luan me revolver per te fituar parà). Filmi fitoi palmen e arte ne Festivalin e Kanes, korri sukses te jashtezakonshem ne publik etj etj. Kush nuk e ka pare ate film !
OK.
Vazhdojme.
Dy vjet me vone, te njejtit regjizor, pra Michael Cimino-së (edhe sot e kesaj dite, regjizor i mallkuar !!- nuk ben mê filma), i japin nje dore para, shume parà biles, dhe i thone: bej nje film tjeter, po aq te mire sa te parin. Dhe Cimino ben "Heaven's gate", 3 ore e 30 minuta film, e qe rrefen nje episod pak te njohur ne USA: masakren ndaj emigranteve pokale, ne fund te shek XIX, nga nje bande mercenaresh, per llogari te disa pronareve tokash.
Filmi del asokohe ne kinema (jemi ne 1980), por ne ndryshim nga dy vjet me pare (me "The deer hunter"), kete rradhe publiku e injoroi keqazi filmin. Katastrofë ! Edhe kritika ishte shume negative (njesoj si me "REDACTED" !!!). Nga 3 ore e 30 minuta, filmi reduktohet ne 2 ore, ridel ne kinema javen tjeter, por prap... hiç ! Dhe kompania e Hollywoodit qe prodhoi (financoi) asokohe filmin, falimenton totalisht.
Pse ?
Arsyet nuk ishin tek kohezgjatja. As tek fakti se filmi "ishte i keq". Perkundrazi, "Heaven's gate" konsiderohet sot si nje nga perlat më te mrekullueshme jo vetem te ketij regjizori, por te gjithe kinematografise boterore. Biles per shumekush, eshte edhe me i hatashem se "The deer hunter". Por problemi ishte gjetiu. Amerika nuk kish shume kohe qe kish filluar te sheronte plaget e Vietnamit. (jemi ne 1980). "The deer hunter" ishte shikuar nga nje publik i madh, por siç duket, ky publik nuk mund te "mbante" më, nuk mund te shikonte nje tjeter faqe te erret te historise amerikane, ate te masakres se polakeve ne fund te shek XIX. Dhe çuditerisht ishte i njejti regjizor !! I njejti regjizor qe dy vjet me pare i solli fitime te hatashme kompanise filmike, po i njejti e beri te falimentoje !
Ja qe keshtu eshte nganjehere... Ja qe nganjehere publiku nuk eshte gati te shikoje "ca gjera", i duhet kohe, eshte "shume shpejt" per ti pare, dhe, siç shkruaje ti, "vendos te mos e shikoje filmin"...
Nga e gjithe kjo "histori", me vjen keq per nje gje: qe nuk ke shkuar per ta pare ! Se une jam pak ca si i marre, dhe besoj verberisht ne ate qe, edhe nje biletë e blere per nje film te mire, edhe nje shpenzim i bere per nje liber te mire, eshte nje tulle sado e vockel ne murin e veshtire te ngrehines se artit. Ja qe keshtu ma thote kjo rradakja ime ... (dhe kete e kam provuar duke postuar ne kete forum, qe prej 3-4 vitesh tashmë, apo jo ??!! ...)
per sonte, naten e mire.
Krijoni Kontakt