Close
Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 362
  1. #111
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nuk kam linke te te dergoj autor, por ketu ku jetoj une pata takuar shume njerez, producente, te cilet me paten folur per te, sepse nje pjese e mire e filmit eshte xhiruar ne Charleroi...

    Nuk e di per ke eshte bere filmi. Nuk e di se si kane funksionuar, se çfare qellimesh kane pasur si fillim. Une shikoj rezultatin. Mua me duket se eshte bere jo vetem per publikun rus, i cili me siguri e ka adhuruar si film, por eshte bere besoj dhe me besimin e te qenit nje "gjeni kinematografik", me nje siguri te jashtezakonshme. Kjo duket qarte, e the dhe vete qe eshte film ambicioz. Por eshte me shume se ambicioz si kallep, si paketim. Per mua eshte mbi te gjitha film qe ve ne pah anen fetare (ketu qendron mbeshtetja e sugurise mjafton te mendosh per ate momentin ku nje nga vajzat perpara se shkoje te fleje lexon nje tip bible ortodokse a ku di une se ç'eshte), dhe qe duket sikur i zgjidh problemet me urdhra te tipit biblik "Dashuria eshte kjo e ajo. Nuk do te besh kete as ate." Dhe urdhrat e tipit fetar jane e vetmja zgjidhje e konfikteve te filmit. Prandaj thashe ortodoks, si dhe e quajta paksa te rrezikshem...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... mjafton te mendosh per ate momentin ku nje nga vajzat perpara se shkoje te fleje lexon nje tip bible ortodokse, dhe qe duket sikur i zgjidh problemet me urdhra te tipit biblik "Dashuria eshte kjo e ajo. Nuk do te besh kete as ate."
    Sigurisht! Ose pergjigja qe i jep Vera burrit te saj, pasi ky i fundit i thote qe duhet te avortoje femijen. Ajo i pergjigjet :"Bëje sa me shpejt ate qe ke per te bere" (njesoj si Jezu Krishti qe i pergjigjet Judës : "Beje ç'ke per te bere" - ne raport me tradhetine e ketij te fundit ndaj Jezu Krishtit).

    Do thuash ti: Po edhe tek "Stalker" i Tarkovskit, kur shkrimtari mberrin me ne fund perpara Dhomes se Mistershme, vendos mbi koke nje kurore me gjemba (aluzion biblik). Po, por tek Tarkovski, edhe pse pesha fetare nuk eshte e vogel, se ç'ka nje ironi, nje melankoli, nje "magji" qe i shpeton filmat e tij nga moralizmi fetar. Stalker perfundon me nje "magji", vajza e vogel leviz goten me sy; "banishment" perfundon me nje kenge liturgjike ortodokse ruse...

    S'e paskam patur keq kur kam thene dikur ne nje mesazh qe, ne filmat europianë, (sikurse dhe ne jeten politike dhe sociale aktuale te Europes), fryn aktualisht nje ere konservativo-fetaro-raciste por qe e fsheh me marfiet (ose edhe pa vetedije) fytyren e saj. Nese "La graine et le mulet" eshte film Sarkozist, "the banishment" i bie, mire e bukur film Putinist. Hidhi nje sy intervistes se regjizorit dhe merren vesh jo pak nga qellimet e tij : www.russie.net/article4151.html

  3. #113
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Po ç'e krahason me Tarkovsin amon te keqen ere... Tarkovski ishte kundra ideologjise russe te epokes, pra ishte artist me bindje dhe jo mistrec. Tarkovskit feja i sherbente si mbeshtese per t'i besuar njefare misteri te pergjithshem, dhe jo t'i besonte dogmave fetare.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Nuk e krahasova, por duke qene se ky i fundit hiqet si gjoja "trashegimtar" i kinematografise tarkovskiane... ; nejse, ke plotesisht te drejte, ça n'a rien à voir entre eux

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "fabrika e ndjenjave" - film francez nga Jean-Marc Moutout

    Film mbi dashurine ne kohe moderne (pra, nder njerez oksidentalë), "Fabrika e ndjenjave" eshte film-satire konkret e klinik. Jo keq, jo keq....

    web-site i filmit: http://www.lafabriquedessentiments.com/







  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Redacted"- film amerikan nga BRIAN DE PALMA

    Si fillim, kinematografia lindi ne fillim te shek. e XX per te treguar, pershkruar, (to show, to describe) boten njerezore ku jetojme. Por ja qe pak e nga pak, qellimi fillestar i kinematografise u denatyrua, dhe kinematografia sot, qe ka shkuar pothuaj e tera per lesh, ne te pakten 90% te rasteve, nuk pershkruan më (describe) boten njerezore ku jetojme, por tregon, rrefen (tell) historira te kesaj bote. Pra rrefimi, narracioni (ajo qe quhet "ana romaneske e filmave") triumfoi mbi pershkrimin, perjetimin e kesaj bote, shkurt triumfoi mbi reflektimin, meditimin mbi boten (to think).

    Megjithate megjithate, ja qe ka mbetur nje 10% qe reziston : "Redacted" ("Redaktimi, korrigjimi"), filmi i fundit i regjizorit te njohur amerikan Brian De Palma ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=136 ) kofirmon kete gje: kinematografia per fat nuk ka vdekur ! Aleluja !!!!

    "Redacted" ka dale ne tetor ne USA, ne jo me shume se 100 kinema (nga 5 mije salla kinemaje qe ka ne USA !!), dhe eshte pritur tmerresisht keq qofte edhe nga ai i pakët publik qe ka mundur ta shikoje: filmi, fitues i Luanit te argjende vjet, ne Festivalin e filmit ne Venecia, mezi ka ndenjur nje jave neper sallat e kinemave amerikane dhe mezor ka mbledhur 50 mije $ gjithesej... No comment.

    Ne France filmi doli dje ne gjithesej 50 kinema, nga 1500 kinema qe ka te pakten Franca; dje, ne diten e pare te shfaqjes, salla s'ishte e mbushur as në çerek te saj, dhe 1/3 e publikut doli jashte gjate filmit. Prap "no comment"...

    Pra, pothuaj askush më ne shek. e XXI nuk do te shikoje kinematografi te vertete : as nga forma, as nga permbajtja. Po i marr me rradhe:

    Per nga forma, "Redacted" pothuaj revolucionarizon kinematografinë: filmi propozon nje kalim nga teatralizimi i te pavertetes (siç ndodh ne 90% te filmave), në dramatizim te se vertetes ! Pra, ne fund te filmit "Redacted" spektatori NUK thote me vehte : "ah, si me qenë e vertetë !!" (kur nje film eshte i teatralizuar aq shume, sa "ngjan" me jeten, pra "si me qene prej vërteti"), por thote: "waah, sikur te ishte film !!" . Pse ? Sepse filmi eshte aq pak, ne mos pothuaj fare i teatralizuar, sa duket sikur te jete jeta vetë !. Kuptohet, per kete, merite ka mbi te gjitha forma e gjetur nga regjizori (nuk po e zbuloj, sepse ne nje fare menyre, ketu qendron dhe "sekreti" i filmit...)

    Ndersa per nga permbajtja, eshte më se evidente se ende pak-kush ne USA, por dhe kudo gjetkë ne bote, ka deshire nje shikoje me syte e tij kete te vertete, (e midis te vertetash te tjera, vietnamizimin e Irakut nga ushtria amerikane).

    Nuk eshte puna qe 'REDACTED" eshte nje KRYEVEPER kinematografike; AI ESHTE, por eshte diç më shume se kaq. "Ishte shume e vertete per ta besuar" - tha dikush...








  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    As peoples, as korçari, nuk e kane pare filmin e fundit te Brian de Palma-s ??

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Frike nga erresira" - film vizatimor francez

    Perveç "Ratatouille", nuk me kujtohet te kem pelqyer ndonje film vizatimor ne kinema (pergjithesisht, eshte zhaner qe nuk me terheq dhe pothuaj nuk shkoj te shikoj filma vizatimore...).

    "Peur(s) du Noir" ("Frike nga erresira", "Fear(s) of the dark") eshte film vizatimor i shkelqyeshem, i realizuar nga 6 regjizore te ndryshem.

    Merita e filmit qendron ne ate qe 6 metrazhet e shkurtra, edhe pse te realizuara nga 6 regjizore te ndryshem, arrijne te krijojne nje të tere, gjithe duke ruajtur temen qendrore te filmit: friken nga erresira, nga e errta, nga e zeza (frika e humbjes, e asfiksimit, frika e ferrit, e... vdekjes !).

    web-site i filmit: http://www.myspace.com/peursdunoir
    ose: http://www.primalinea.com/pdn/index.html







  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    O Estado Do Mundo

    Gjashte regjizore realizojne gjashte veshtrime te ndryshme mbi gjendjen e botes. Apichatpong Weerasethakul, Vicente Ferraz, Wang Bing
    , Pedro Costa, Chantal Akerman, Ayisha Abraham jane emrat e regjizoreve.
    Veshtrime politike mbi gejndjen ekonomike dhe sociale te njerezve qe jetojne larg dhe afer progresit, teknologjise dhe vraferise, natyres dhe degradimit te saj. Ndjehet nje fare rryme qe ka kapur keto vitet e fundit kinemane qe mundohet te "perktheje" ne imazhe te levizshme çdo cep te botes dhe çdo hall te saj duke perzier dokumentimin me trillimin apo kundershtimin nepermjet faktorit "i filmuar". Ndoshta nje hap mbrapa, ndoshta nje gjendje tranziti. Ky film i perbere nga disa metrazhe te shkurtra qe flasin bindshem per gjendjen e botes ku jetojme, e mposht pak spektatorin, ai gjendet i privuar nga nje linje tregimi. Hapesirat qe mund te gjenden ne kete film jane ekzistente dhe aspak mjete propagande, ku dhe qendron interesi i ngjarjeve: Ackerman le apo harron kameran e saj perballe dy ndertesave ne Shangai me imazhe interaktive. Anijet, varkat dhe zhurmat qe shkaktojne se bashku me muziken jane te vetmet shoqeruese te ktij gjesti kinematografik qe shpreh shume edhe pse ne nje plan te terin te palevizur.

  10. #120
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Pashe Vantage Point .
    Cka ishte si film . Nuk me pelqeu ajo lloj menyre , versionet qe jepnin . 6 versione , per 6 protagonistet kryeosore . Nje cik si acaruese ne fakt . (lol)
    Fillo , perserist , jep , perserit ...

    nuk ishte ndonje film kushedi , me mire prisni kur te dali ne dvd . Sja vlente te harxhoje 1 ore e gjysem ne cinema . lol
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 12 prej 37 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •