Nuk kam linke te te dergoj autor, por ketu ku jetoj une pata takuar shume njerez, producente, te cilet me paten folur per te, sepse nje pjese e mire e filmit eshte xhiruar ne Charleroi...
Nuk e di per ke eshte bere filmi. Nuk e di se si kane funksionuar, se çfare qellimesh kane pasur si fillim. Une shikoj rezultatin. Mua me duket se eshte bere jo vetem per publikun rus, i cili me siguri e ka adhuruar si film, por eshte bere besoj dhe me besimin e te qenit nje "gjeni kinematografik", me nje siguri te jashtezakonshme. Kjo duket qarte, e the dhe vete qe eshte film ambicioz. Por eshte me shume se ambicioz si kallep, si paketim. Per mua eshte mbi te gjitha film qe ve ne pah anen fetare (ketu qendron mbeshtetja e sugurise mjafton te mendosh per ate momentin ku nje nga vajzat perpara se shkoje te fleje lexon nje tip bible ortodokse a ku di une se ç'eshte), dhe qe duket sikur i zgjidh problemet me urdhra te tipit biblik "Dashuria eshte kjo e ajo. Nuk do te besh kete as ate." Dhe urdhrat e tipit fetar jane e vetmja zgjidhje e konfikteve te filmit. Prandaj thashe ortodoks, si dhe e quajta paksa te rrezikshem...
Krijoni Kontakt