Close
Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 362
  1. #71
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Lust, Caution

    Autor-o pashe "Lust, Caution". Ti s'pate folur shume per te.
    Mizaskena eshte e nje klasicizmi (po ç'eshte klasicizmi se?) per te rene pertoke (kujdes kjo s'do te thote qe te gjithe mund ta bejne, apo qe eshte e lehte apo me the te thashe, e s'me the gje ne fund). Gjithe forca e filmit qendron tek tregimi, naracioni, filli i ngjarjes. Neqofte se krahason No Country me Lust Caution del ne perfundimin e thjeshte se imazhet e No Country jane me te forta, me te zellshme, me kinematografike, me mire duhet thene te nje plasticiteti kinematografik me te kerkuar me origjinal, dhe si rrjedhoje pra eshte film me kinematografik.
    Lust, Caution eshte ndodhi e bukur. Interpretimi klasik, gjithashtu. Gjithçka ne pergjithesi ishte klasike, por dhe letrare mu duk mua, kur them letrare nenkuptoj qe ç'do plan ishte i percaktuar nga diçka e shkruar, e perfolur. Ritmi gjithashtu ishte i shkruar, i percaktuar me shkrim e jo me "kohe kinematografike". I vetmi aspekt ikonoklast i filmit lidhet me vendodhjen e ngjarjes si dhe atyre qe shfaqen : eshte filmi i pare kinez ku shoh qe "sprovat e lojrave olimpike te gili gilit" jane filmuar kaq hapur. Edhe kjo duhej te ndodhte, ne mos dje, pardje (eshte pjese e futjes se Kines ne "hapesirat" perendimore ne fund te fundit). Tjeter force e filmit : fytyra e aktores kryesore qe shfaqet te pakten 2 te tretat e kohes se filmit (filmi zgjat 2 ore e 40).
    Ne pergjithesi "BUKUR". Por nuk e di ne mjafton te besh "BUKUR"...

    P.S. Jo, jo Tim Burton s'ka ardhur akoma ketej.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Lust, Caution".

    Ritmi gjithashtu ishte i shkruar, i percaktuar me shkrim e jo me "kohe kinematografike".
    Hmmm, po dhe jo, per mendimin tim. Po, sepse eshte film goxha i "shkruar", planet jane goxha "te shkruara", por ne teresi, filmi e fiton "kohen kinematografike" falë "monotonise" (ne kuptimin e mire !!) se rrefimit , psh. falë perseritjes se tentativave per ta vrare shefin e policise, tentativave perseritese per ta bere per vete... etj etj. Keto "perseritje" me duket se arrijne ti japin filmit ritem "me kohe kinematografike".


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Tjeter force e filmit : fytyra e aktores kryesore qe shfaqet te pakten 2 te tretat e kohes se filmit (filmi zgjat 2 ore e 40).
    Per mua, eshte zbulimi me i madh i filmit: nje aktore e re qe s'kish luajtur ndonjehere ne kinema. Njesoj si tek "Blackbook" : aktore krejt e panjohur por e hatashme !

    Une pashe nje film kinez, ku emri i Jia Zhang ke figuron ne fund, tek titrat...

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Treni i nates" - film kinez nga Diao Yinan

    Film kinez i prezantuar ne festivalin e Kanes, ne kategorine "Nje far shikimi", "Night Train" ("train de nuit" ) eshte film qe ngré problemin e denimit me vdekje ne Kinen aktuale.

    -Mund te shkruash ne dosjen e shtypit se regjizori eshte i frymezuar nga filmat e Robert Bresson dhe Bela Tarr (duket edhe ne film)
    -Mund te ndihmohesh nga Jia Zhang-ke (emri më i suksesshem i kinematografise aktuale autoriale kineze)
    -mund te xhirosh filmin ne HD (Hight definition) dhe te perpiqesh te besh film modern

    por si perfundim, mund te nxjerresh nje hiç :nje film ku bukuria estetike mbetet formale dhe ku mungon ...vetë filmi !

    Isha prefur ta pelqeja... Dola huq...






  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Body Rice" - film portugez nga Hugo Vieira da Silva

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin

    BODY RICE

    Ne jug te Portugalise, nje grup rinor i derguar per riedukim nga Gjermania,vazhdon plot pasion jeten rinore.Dielli percellon,teknoja dridh dhe me shume gjakun neper damare, duhani percillet dore me dore, kuptohet i perzier me barera trullosese, qenjte tefusin tmerrin me turirin e tyre te nevrikosur,vajza qe kane humbur ndermjet bllokimit dhe "tradhtise" qe koha po ben me jeten e tyre,disa plane te fuqishme,nje kinema e sinqerte...
    E pashe sonte.
    Surpriza e pare ishte fakti qe behet fjale per nje film koral, me shume personazhe "kryesore" njeheresh. Ose me sakt, me nje personazh te vetem, qe eshte bashkimi i shume trupave njerezorë ne nje trup te vetem.

    Film 2 oresh, me jo pak sekuenca (ose me sakt "plan-sekuenca") te forta, veç e veç, por qe te marra se bashku, nuk m'u duk se ja arrinin plotesisht te krijonin nje te tere. Jo se filmi bie ne estetizem (nuk eshte film "plan plan"), por nje fare peshe e vë filmin nen vete, pra sikur filmi shtypet nen peshen e tij.

    Gjithsesi, regjizori i ri (filmi i tij i pare !) di te filmoje : shembull: nuk kisha pare ndonjere ne kinema qe nje regjizor te filmoje per 5-6 minuta ne bllok (1 plan-sekuence e vetme !) nje njeri qe e kap kriza e epilepsise, dhe sekuenca nuk bie ne patetizem, perkundrazi, tensioni dhe vertetesia jane evidente.

    Film per tu pershendetur !
    Regjizor qe duhet ndjekur çdo beje më tej.

    web-site i filmit: http://www.clapfilmes.pt/bodyrice/







  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    ... imazhet e No Country jane me te forta, me te zellshme, me kinematografike, me mire duhet thene te nje plasticiteti kinematografik me te kerkuar me origjinal, dhe si rrjedhoje pra eshte film me kinematografik.
    Ore, nje pyetje teknike: m'u duk se "No country" eshte filmuar ne HD. Gabohem ??

  6. #76
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    E pashe sonte.
    Surpriza e pare ishte fakti qe behet fjale per nje film koral, me shume personazhe "kryesore" njeheresh. Ose me sakt, me nje personazh te vetem, qe eshte bashkimi i shume trupave njerezorë ne nje trup te vetem.

    Film 2 oresh, me jo pak sekuenca (ose me sakt "plan-sekuenca") te forta, veç e veç, por qe te marra se bashku, nuk m'u duk se ja arrinin plotesisht te krijonin nje te tere. Jo se filmi bie ne estetizem (nuk eshte film "plan plan"), por nje fare peshe e vë filmin nen vete, pra sikur filmi shtypet nen peshen e tij.

    Gjithsesi, regjizori i ri (filmi i tij i pare !) di te filmoje : shembull: nuk kisha pare ndonjere ne kinema qe nje regjizor te filmoje per 5-6 minuta ne bllok (1 plan-sekuence e vetme !) nje njeri qe e kap kriza e epilepsise, dhe sekuenca nuk bie ne patetizem, perkundrazi, tensioni dhe vertetesia jane evidente.
    Film per tu pershendetur !
    Regjizor qe duhet ndjekur çdo beje më tej.

    web-site i filmit: http://www.clapfilmes.pt/bodyrice/
    Cudi, gjithmone kam menduar se e njeh kinematografine e Tarkoskijt mire sidomos kader-sekuencat te A Rublovi
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Cudi, gjithmone kam menduar se e njeh kinematografine e Tarkovskijt mire sidomos kader-sekuencat te A Rublovi
    e kisha fjalen per nje plan filmik ku tregohet nje njeri qe e kap kriza e epilepsise dhe Andrej Rublov kam vite qe nuk e kam ripare dhe nuk e maj mend ne detaje....

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    AUTORI- "... sot del ketej filmi i ri i Kusturices. Do shkoj ta shoh per "kuriozitet", por kam frike se..."



    Pjesa e dyte e Life is a miracle doli ne kinema. Kusturica nuk po ben me mrekullira me humorin e tij ballkanik. Dhe duhet nje mrekulli qe ta shpetoje pak nga budallalleku kinematografik qe po ben. Tema e filmit te fundit Me premto eshte gjithmone e lidhur me njerezit e thjeshte qe mundohen te jetojne siç munden. Por, macet, muzika teper shqetesuese, te fortet serbe, kurvat, dhe peisazhet e bukura te Serbise, nuk e shpetojne filmin qe bie ere deshtimi, ose me mire si nje dirigjent qe ka humbur kontrollin dhe nuk di te drejtoje me instrumentistat e tij te çmuar.
    Nje film i merzitshem dhe shume banal, edhe pse nganjehere mund te mashtrohesh nga dialogjet qe banaliteti eshte ne funksion te ironise qe Kusturica perdor. Pra, mrekullia Kusturica, sikur po shuhet pak e nga pak. Regjizori i Arizona dream, Mace e zeze, mace e bardhe, Underground, Le temps des gitans, filma qe aq shume i kemi pelqyer, nuk po di sesi te vazhdoje akoma te perdori kameran, ndoshta me mire te merrte nje pushim dhe t'i kushtohej muzikes, ne nje moment qe Serbia do beje pjese e Evropes se bashkuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 03-02-2008 më 21:07

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Kinema gjermane

    Nje gje eshte e vertete se kinemaja e viteve te fundit e ardhur nga Gjermania po paraqet nje gjendje shume te mire, lidhur kjo edhe me faktin se shume realizatore te rinj, arrijne te trajtojne tema aktuale pa rene asnjehere ne patetizem apo banalitet.

    Der freie Wille eshte filmi i fundit i regjizorit Matthias Glasner qe arriti te gjeje pak ekrane (8) ndermjet pesticideve kinematografike qe kane pushtuar teresisht kinemane ne kete fillim viti ne France, perjashto vetem tre apo kater tituj.

    Perkthimi i titullit, sipas frengjishtes, mund te jete i tille: "Gjykoni vete!"
    Eshte nje histori dashurie, por aspak konvencionale. Nje i semure psiqik ka raporte te veshtira me femrat, i rrah dhe pastaj i perdhunon. Pas disa viteve te kaluara ne nje spital psikiatrik ai del dhe mundohet te qendroje i lire ne jeten e perditshme. Theo, emri i personazhit kryesor, takohet me Nettin, nje vajze e bukur dhe elegante, por qe edhe ajo ka raporte te veshtira me babain dhe qe bien shpejt ne pesimizem. Te dy bien ne dashuri, nje lidhje interesante qe kalon nepermjet disa fazave te shkoqitura mire ne film. Pothuajse gjate gjithe skenave, nganjehere me te vertete brutale, ky duel ndermjet femres dhe mashkullit vendoset ne paralel me ashpersine qe njeriu i vetmuar dhe vrastar gjen ne shoqerine konformiste, ku çdo gje duhet te jete e sakte dhe normale, perndryshe vjen mbyllja, izolimi dhe tmerri. Dashuria ndermjet dy te rinjve eshte anormale, por ata duhen.
    Filmi zgjat 2.48 min, por ai asnjehere nuk dobesohet nga forca shprehese qe permbajne skenat. Gjithçka eshte filmuar pothuajse ne erresire, me drita te dobeta, nje trajte paksa shpirterore qe permbajne vete personazhet. Ne film. here pas here regjizori perdor dhe ngjyrat, per te shprehur ndoshta me mire gjendjen psikollogjike te dy te rinjve qe arrijne te bashkohen nepermjet kesaj metafore e krijuar nga ngjyra roze dhe blu.
    Rendesia e ketij filmi, e thene edhe nga vete regjizori ne intervistat e tij, qendron tek paraqitja e nje njeriu te vetmuar, i cili nuk arrin te rifutet ne jete pikerisht nga fakti se ai e konsideron veten te humbur dhe pa ndonje shprese, te cilen ne nje fare menyre (regjizori) perpiqet t'ia ofroje nepermjet Nettit, por ai e perjashton. "Nuk mundem me" thote shpesh Theo, ai ndjen kete boshllek dhe tmerr qe krijohet ne shpirtin e tij te vrare nga krimet dhe deshirat shkaterruese. Ai pranon te largohet dhe te mbeshtjelli semundjen pikerisht me ane te largimit.
    Filmi eshte nje realizem i thate, nje kinema e plotfuqishme ku nuk ka vend per kompromisin etik. Njeriu filmohet ne çastet me te tmerrshme te tij dhe ndiqet nga kamera me kthjelltesi.
    Edhe nje here, kinemaja gjermane, arrin te shprehet me ane te kodeve te artit te shtate duke percjellur disa te verteta te padiskutueshme ne reliev: vetmia, vetvrasja, tmerri, semundja, raporti e veshtira mashkull-femer, shoqeria.
    Ndoshta pasardhesit e Fassbinder kane ardhur me shpejt sesa parshikohej ata jane te pranishem vit pas viti me filma qe pelqehen dhe pranohen. Film pas filmi, ne qofte se ndjekim kete evolucion ne Gjermani, shohim se kinemaja qendron me afer jetes dhe nuk bie pre e dhunes spektakolare dhe banale si p.sh ne filmin e fundit te Tim Burton ku gjaku eshte i filmuar shume seriozisht dhe ku banaliteti defryes i ngritur si estetike, mjeron vertetesine qe duhet te permbaje nje film edhe pse i nderthurur me endrra apo kompozime djallezore artistike. E gjithe kjo krijon nje vjellje emocionale .
    Regjizoret e gjenerates se re gjermane, udhetojne me personazhet dhe mundohen te perkthejne me ane te kodeve dhe gjuhes kinematografike nje bllok emocional qe ndodh ne shoqerite postmoderne, ku mbyllja dhe ndjekja jane kthyer me te vertete ne gangrene per njeriun e "lire".
    Film i ndaluar per njerezit nen moshen 16 vjeç.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 05-02-2008 më 05:36

  10. #80
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Der freie Wille => Vullneti i lire

Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •