"No Country For Old Men"
History e magjishme nga Cormac McCarthy. Dhe kjo ka te beje jo pak me magjine e filmit. Film nga vellezerit Coen. Personazhe te rendomte, te lodhur, mbase me te lodhur se shumica e personazheve te zakonshem te vellezerve Coen. Por qe ecin akoma. Estetika e zakonshme e vellezerve Coen, ngarkuar kesaj radhe me forcen e nje "zeri" te thjeshte, thjeshtesisht i pranishem, dhe shpues, eshte mbreselense. Karakteristikat e zakonshme te filmave "Coen" : diku midis filozofise popullore (apo ironise filozofike), qellimeve (dhe ndjekjes se qellimeve) materialiste, aksidenteve, personazheve margjinale te jugut amerikan, qe flasin nje inglish me theks (per t'i hequr kapelen)... Por kesaj radhe imazhet permbajne shenjat apokaliptike (ah qeni i zi!) te ndjenjave te McCarthy. (Per ata qe s'njohin Cormac McCarthy : vraponi te blini te pakten nje liber te tij.) Coen Brothers jane artizane te kinemase, por dhe diçka me shume. Film jo vetem per t'u pare, sidomos per t'u medituar. Nuk po them me shume. Vraponi ta shihni. Te shihni nje film te vertete. Me mire duhet thene : te shihni vertet nje film.
![]()
Krijoni Kontakt