Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 80
  1. #61
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Ka nje gabim te Dr. Mustafait i cili eshte paksa i rende ne Teologjine Islame dhe ajo eshte:
    Sa urtėsi dhe menēuri kanė fjalėt:
    “E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne!”
    Eshte nje kusht ne besimin Islam, sipas hadithit ku eshte pyetur Muhamedi s.a.v.s. nga Xhebraili a.s. per Imanin:
    "te besohet ne Allahun, ne engjejt e Tij, ne Profetet e Tij, ne librat e Tij, ne Kader (caktim) e mira dhe e keqia jane prej tij (kaderit)."
    Doktrinen te cilen e ka publikuar Dr. Mustafai Ehli Suneti dhe Xhemati e hedh poshte, grupi i cili ka mbeshtetur kete doktrine quhet "El-Kadirijeh" (jo El-Kaderijeh qe eshte tarikat prej Abdulkader Xhejlanit), kete doktrine mbeshtesin Shiitet Ithna'asherijeh dhe Mustafa Mahmud dihet se nga e ka prejardhjen dhe cilen pale perfajson!
    Selam!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #62
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga rapsod Lexo Postimin
    Ka nje gabim te Dr. Mustafait i cili eshte paksa i rende ne Teologjine Islame dhe ajo eshte:
    Sa urtėsi dhe menēuri kanė fjalėt:
    “E mira ėshtė nga Zoti, kurse e keqja nga vetė ne!”
    Eshte nje kusht ne besimin Islam, sipas hadithit ku eshte pyetur Muhamedi s.a.v.s. nga Xhebraili a.s. per Imanin:
    "te besohet ne Allahun, ne engjejt e Tij, ne Profetet e Tij, ne librat e Tij, ne Kader (caktim) e mira dhe e keqia jane prej tij (kaderit)."
    Doktrinen te cilen e ka publikuar Dr. Mustafai Ehli Suneti dhe Xhemati e hedh poshte, grupi i cili ka mbeshtetur kete doktrine quhet "El-Kadirijeh" (jo El-Kaderijeh qe eshte tarikat prej Abdulkader Xhejlanit), kete doktrine mbeshtesin Shiitet Ithna'asherijeh dhe Mustafa Mahmud dihet se nga e ka prejardhjen dhe cilen pale perfaqson!
    Selam!
    Mire e ke ti rapsod por mendoj se eshte bazuar ne ajetet:

    4:79.
    Ēfarėdo e mire qė tė vjen ėshtė nga All-llahu, e ēka tė ndodhė nga ndonjė e keqe ėshtė nga vetė ti. Ne tė dėrguam ty Pejgamber pėr mbarė botėn. Mjafton qė All-llahu ėshtė dėshmues pėr kėtė.

    42:30.
    Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqia), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.


    Une e kuptoj kete: qe njeriu e meriton ate te keqe per shkak te veprave te veta dhe jo se All-llahu do t'i beje atij ndonje te keqe. Ky eshte ligji te cilin All-llahu e ka vendosur. Sipas kesaj del se edhe e mira edhe e keqja vijne nga All-llahu, por te keqen e meritojme ndersa e mira gjithmone vie si dhurate dhe si meshire nga Zoti edhe pse shumicen e rasteve nuk kemi bere gje per ta merituar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 06-01-2008 mė 03:53
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #63
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    “Kushdo qė pėrmbahet, bėn durim e fal, vėrtet kjo ėshtė prej veprave tė mėdha, mė tė rėndėsishme dhe mė tė mira.” (Esh-Shūrā, 43).
    Nė ajetin e fundit ka ardhur dėshmia e madhėsisė dhe rėndėsisė sė durimtarit, sepse ka tė bėjė me durueshmėri tė dyfishtė: durimtarit padrejtėsia i ėshtė bėrė dhe prej tij po kėrkohet durim dhe falje. Kjo gjithsesi ėshtė shumė mė vėshtirė tė pėrballohet se sa kur ka tė bėjė me durimin nė caktimin e Zotit, nė fatin tė cilit nuk mund t’i iket. Tė njėjtin rast me tingullin “el” e gjejmė edhe nė ajetet nė tė cilat flitet pėr rėnien e shiut dhe mugullimin e bimėve:
    “Pse ju nuk e vėshtroni ujin qė e pini? A e lėshoni ju nga retė, apo Ne e lėshojmė. Po tė dėshironim do ta bėnim tė njelmėt.” (El-Vākia 68-70);
    “Pse ju nuk shikoni dhe nuk i kushtoni kujdes asaj qė e mbillni? A jeni ju ata qė e bėni tė mbijė ajo, apo e bėjmė Ne. Sikur tė dėshironim, mund ta bėnim aq tė thatė sa qė e gjitha tė shkatėrrohet.” (El-Vākia 63-65).
    Nė ajetin e parė fjala “Xhealnāhu” ėshtė pėrdorur e pavarur, ndėrsa nė tė dytin ka ardhur me pjesėzėn pėrforcuese “le xhealnāhu”, do tė thotė “Ne mesiguri do ta bėjmė aq tė thatė...”“El” kėtu ka ardhur nga arsyeja se do tė gjendet dikush i cili do tė shtihet kinse mund t’i shkatėrrojė tė mbjellat ashtu siē mundet Krijuesi, derisa ėshtė e sigurt se askush qė ėshtė i menēur nuk do tė pohojė se mund ta lėshojė shiun nga retė. Andaj dhe nuk ka qenė e nevojshme qė pėr lėshimin e shiut prej reve veēmas tė theksohet se ajo punė ėshtė ekskluzivisht nė mundėsinė e Allllahut xh.sh. T’i marrim edhe ajetet nė tė cilat flitet pėr tė folurit e Ibrahimit a.s. pėr Zotin xh.sh.:
    “I cili mė bėn tė vdes, pastaj mė ngjall.” (Esh-Shūrā, 81).
    “I cili (Ai) mė ushqen dhe mė jep ujė.” (Esh-Shūrā, 79).
    Nė ajetin nė tė cilin flitet pėr tė ushqyerit, pas pėremrit lidhor ėshtė pėrmendur pėremri vetor “Huve - Ai” qė nuk ėshtė rasti me ajetin nė tė cilin flitet pėr dhėnien e vdekjes dhe ringjalljen. Ku ėshtė arsyeja? Gjithmonė do tė gjenden tė atillė tė cilėt do tė thonė se ata janė tė cilėt ushqejnė (furnizojnė) dhe japin ujė ndėrsa askush nuk do tė ketė guxim tė pohojė se mund tė shkaktojė vdekjen apo ringjalljen e dikujt. Tė tilla janė edhe ajetet nė tė cilat All-llahu xh.sh. u drejtohet muslimanėve dhe ithtarėve tė “Librave tė shenjtė”. Ėshtė shumė evident ndryshimi nė vetė drejtimin. Nė rastin e parė kemi:
    “Ju vetėm Mua mė pėrmendni dhe vetėm Mua mė pėrkujtoni, e edhe Unė juve do t’ju pėrkujtoj”, (El-Bekare, 152), ndėrsa nė tė dytin.
    “Pėrkujtoni begatitė e Mia tė cilat ua kam dhuruar.” (El- Bekare, 40).
    I njėjti rast ėshtė edhe kur Kur’ani u drejtohet atyre qė kuptojnė dhe atyre qė nuk kuptojnė:
    “Frikėsomuni Mua, o ju tė menēur!” (El-Bekare, 197), thotė Kur’ani duke iu drejtuar atyre qė kuptojnė. Tė tjerėt i porositi: “Ruajuni zjarrit, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt”, (El-Bekare, 24), sepse kėta vetėm zjarri mund t’i frenojė. Precizitetin e pėrmendur nė zgjedhjen e fjalėve me tė cilat mė sė miri do tė shprehet mendimi i dėshiruar, e gjejmė edhe nė ajetet nė tė cilat Iblisi i betohet Zotit se do t’ia dalė qė t’i mashtrojė njerėzit:
    “Betohem nė fuqinė Tėnde, tė gjithė do t’i shmangė nga rruga dhe do t’i bėjė tė varur.” (Sād, 82). Iblisi betohet nė fuqinė e Zotit, e jo me tjetėr gjė. Me kėtė ai vėrteton diturinė dhe mendjemprehtėsinė e tij. Mėshira e Zotit ėshtė mbi ēdo gjė tjetėr, pra Zotit askush dhe asgjė nuk i nevojitet. Andaj dhe kush do le tė besojė nė Tė, e kush s'do, mos tė besojė. Atij askush dhe asgjė nuk mund t’i bėjė gjė. Ai nė hadithikudsijj thotė: “Kėta janė pėr xhehennem dhe Unė s’mėrzitem, kurse kėta pėr xhennet dhe Unė prapė s’mėrzitem”. Kjo i takon fuqisė dhe madhėrisė sė Zotit xh.sh. Kjo ėshtė ajo e cila Iblisit i lė hapėsirė pėr veprimin e tij. Ai mund t’i largojė nga rruga dhe t’i shpjerė nė mashtrim, sepse Zoti xh.sh. askėnd nuk do ta detyrojė qė tė besojė apo tė mos besojė. Andaj dhe Iblisi betohet me fjalėt: “Betohem nė fuqinė Tėnde se tė gjithė ata bashkė do t’i largoj nga rruga”: “.. Unė do t’ua vendos kurthin nė mėnyrė qė t’i shmangė nga rruga e drejtė. Do t’u vijė nga para dhe nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta...” (El-A’raf, 16-17). Kėtu mund tė shihet se Iblisi i ka pėrmendur tė katėr anėt. Mirėpo, nuk ka pėrmendur se njerėzve do t’u vijė “nga lart” dhe “nga poshtė” (fevka - tahte), sepse “lart” ėshtė sundimi ndėrsa “poshtė” devotshmėria.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 06-01-2008 mė 04:33
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #64
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ai i cili i ėshtė pėrulur Zotit, atij Iblisi (djalli) assesi nuk mundet t'i afrohet. Iblis i mė tutje thekson se do ta pėrdorė gjithė shkathtėsinė e tij pėr t’i larguar nga rruga e drejtė, pastaj edhe prej sjelljeve tė mira dhe prej namazit. Atij tė cilin nuk e stolisin virtytet e mira as qė i nevojitet Iblisi, sepse ai vetveten e mashtron dhe e largon nga rruga e drejtė. Iblisi ėshtė vjedhės shumė mendjemprehtė dhe i menēur i cili nuk humb kohėn e shtrenjtė pėr t’i vizituar shtėpitė e zbrazėta e tė rrėnuara.
    Nė ajetet Kur’anore pastaj gjejmė se kur ėshtė fjala pėr faljen dhe dėnimin, mėshirėn dhe hidhėrimin, falja dhe mėshira janė tė theksuara para dėnimit dhe hidhėrimit. Kėshtu nė suren Fātiha thuhet se Zoti xh.sh. “Ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe Mėshirėplotė” para se tė thuhet se Ai ėshtė “Sundues i Ditės sė gjykimit”. Nė vendet ku flitet se Zoti ia fal kujt tė do, ndėrsa e dėnon kė tė dojė, falja ėshtė pėrmendur para dėnimit, pėrveē nė dy vende: nė ajetin i cili ka tė bėjė me prerjen e dorės: “E dėnon kė tė dėshirojė, ndėrsa ia falė kujt tė dojė.” (El- Māide, 40). Kjo vjen nga fakti se dėnimi me prerje tė dorės ėshtė dėnim i kėsaj bote, pas tė cilit vjen falja nė Ahiret. Nė ajetin nė tė cilin Isa a.s. flet pėr ata tė cilėt e kanė adhuruar, thuhet: “Nėse i dėnon, ata janė robėrit Tu, ndėrsa nėse ua fal, Ti je i Madh nė Mundėsinė Tėnde dhe i urtė nė Gjithėditurinė Tėnde.”
    (El-Maide, 118). Kėtu nuk thotė Ti je mė i mėshirshmi dhe ai i cili mė sė shumti falė, nga kurtuazia. Dėnimin e pėrmend para faljes pėr shkak tė madhėsisė sė mėkatit tė cilin e kanė bėrė. Precizitetin e lartpėrmendur e gjejmė edhe nė ajetet nė tė cilat flitet pėr kohėn. Ardhmėria pėrmendet nė kohė tė kaluar. Kėshtu ngjarjet e Ditės sė gjykimit janė theksuar sikur tashmė tė kishin ndodhur:
    “I ėshtė fryrė burisė (surit).” (El-Kehf, 99).
    “Edhe qielli ėshtė ēarė dhe fuqia e tij atė ditė ka rėnė.” (El- Hākka, 16);
    “Dhe xhehennemi u ėshtė dėftuar tė humburve.” (Esh-Shuarā, 91);
    “Dhe janė paraqitur para Zotit tėnd tė radhitur.” (El-Kehf, 48) .Tė gjitha kėto ajete i pėrkthyem nė kohėn e kaluar ashtu siē qėndrojnė nė tekstin Kur’anor, edhe pse ėshtė i njohur fakti se kėtu koha e ardhshme ėshtė shprehur me kohė tė kaluar. Sekreti i kėsaj qėndron nė atė se tė gjitha ngjarjet, tė tashmet dhe tė ardhmet, tashmė kanė ndodhur nė diturinė e Zotit e cila ėshtė absolute dhe si e tillė nuk ėshtė e pėrkufizuar as me kohė as me hapėsirė. Kėshtu nė njė ajet gjejmė tė flitet pėr dy kohė plotėsisht tė ndryshme, andaj na duket se janė kontradiktore, nė ēka edhe gabojmė: “Caktimi i Zotit ka ardhur, andaj mos e ngutni shpejtoni.”(En-Nahl, 1). Caktimi ka ardhur dhe ka ndodhur.
    Zoti xh.sh. u thotė njerėzve qė mos ta ngutin caktimin e Tij, si tė mos kishte ndodhur. Pra, caktimi ka ardhur nė diturinė e Zotit, por ende jo edhe nė tė njerėzve. Nuk ėshtė fjala, siē shihet qartė, pėr kundėrthėnie dhe kontradikta, por pėr saktėsi tė stėrholluar nė shprehje, pėr ligjshmėri, pėr fshehtėsi, zbulim dhe gjetje tė urtėsive, sekreteve dhe tė vėrtetėsive tė kuptimeve tė thella Kur’anore.

    Kėtu theksuam vetėm disa shembuj tė cilėt mjaft qartė flasin pėr saktėsinė e pėrkryer tė Kur’anit nė zgjedhjen e fjalėve, ndryshimin e tyre, nė zgjedhjen e vetė shkronjave etj. Askund nė tekstin Kur’anor asgjė nuk ėshtė e tepėrt e as e mangėt. Gjithēka ėshtė nė vendin e vet pėrkatės. Pėr ajetet kur’anore nė tė cilat theksohen tė vėrtetat shkencore, pastaj pėr ajetet tė cilat flasin pėr fshehtėsitė e gjithėsisė, qė njeriu sot e kėsaj dite po i zbulon, do tė flasim me njė rast tjetėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 06-01-2008 mė 04:33
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #65
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    KUR’ANI ĖSHTĖ
    SHPALLJE E ZOTIT


    I thashė mikut:

    Ndoshta biseda jonė e sotme pėr tė vėrtetat shkencore nė Kur’an do tė jetė mė interesante nga diskutimet tona tė gjertanishme, duke marrė parasysh marrjen tėnde me shkencė dhe insistimin tėnd pėr gjithēka ekskluzive nė tė vėrtetat dhe argumentet shkencore. Kėtu duhet tė thuhet edhe kjo se atė qė e ka thėnė Kur’ani pėr qiejt, Tokėn, yjet, planetėt, spermėn, embrionin dhe formimin e njeriut nė kohėn kur pėr dituritė shkencore, astronominė, gjeologjinė, anatominė, atomistikėn etj., nuk ka patur kurrfarė gjurme, shkenca vetėm nė kohėn mė tė re po i zbulon. Mirėpo, Kur’ani nuk ėshtė marrė me kėto ēėshtje dhe nuk i ka paraqitur deri nė detaje siē e bėn kėtė p.sh. njė vepėr e cila kėtė e ka lėmė tė ngushtė, sepse Kur’ani nė radhė tė parė ėshtė libėr besimi i cili ka pėr qėllim qė ta rregullojė jetėn e njeriut dhe tė vendosė marrėdhėnie mė tė mira dhe mė njerėzore ndėrmjet njerėzve. Nga ana tjetėr, sikur Kur’ani rastėsisht, tė kishte hyrė nė detaje dhe nė tė gjitha finesat e mundshme, atėherė ata tė cilėve iu drejtua do t’i vėnte nė situatė tė vėshtirė, sepse do t’u fliste me gjuhėn tė cilėn atėherė nuk do tė mund ta kuptonin. Andaj Kur’ani nė komunikimin e sė vėrtetės u shėrbye me metodėn e tregimit, kontaktit dhe tėrheqjes sė vėmendjes nė faktet tė cilat shkencat do t’i zbulojnė pas qindra vjetėve, qė e gjithė kjo sė bashku mė sė qarti u ka folur gjeneratave tė cilat kanė ardhur, se Kur’ani ėshtė vepėr e Zotit dhe Shpallje e Tij pėr njerėzimin.
    “Ne atyre sė shpejti do t’ua tregojmė argumentet Tona nė horizontet dhe nė veten e tyre. Atėherė atyre do t’u bėhet plotėsisht e qartė se Kur’ani ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Krijuesi yt nė gjithēka ėshtė dėshmitar.” (Fussilet, 53).
    Meqė ata tė cilėve iu drejtua Kur’ani nuk u kėnaqėn vetėm me dėshminė e Zotit qė Kur’ani ėshtė vepėr e Tij andaj u bė e domosdoshme qė ajo t’u tregohet edhe me kėto argumente. Kėshtu All-llahu xh.sh. thotė nė Librin e Tij. Vazhdimisht Kur’ani, nga dita nė ditė, po zbulon gjithnjė e mė tepėr argumente dhe dėshmi tė tilla tė qarta. Kėshtu p.sh. nė lidhje me rrumbullakėsinė e Tokės, kanė ardhur kėto ajete tė qarta nė tė cilat ėshtė pėrdorur fjala “tekvir” qė tė pėrshkruajė e paraqesė lėshimin e natės dhe tė ditės si dy gjysmėtopa: “...me natė e mbulon ditėn, kurse dita shpie nė natė.” (Ez-Zumer, 5). Pastaj kemi ajetin i cili e pėrshkruan rregullimin e Tokės: “... pastaj Tokėn e ka rregulluar.” (En Nāziāt, 30). Fjala “duha” e cila ėshtė pėrdorur nė kėtė ajet ėshtė fjala e vetme nė fjalor e cila ka kuptimin e shtrirjes dhe rrumbullakimit. Ndėrkaq Toka, siē ėshtė e ditur, nė dukje ėshtė e tillė, nė realitet e rrumbullakėt, pėrkatėsisht nė formė veze.
    Pastaj lexojmė ajetet nė tė cilat flitet pėr notimin e bjeshkėve nė lartėsi, pėrkatėsisht tė Tokės, sepse ajo bashkė me bjeshkėt pėrbėn njė tėrėsi:
    “Dhe i sheh bjeshkėt pėr tė cilat mendon se pushojnė, ndėrsa ato nė realitet fluturojnė sikur retė. Kjo ėshtė vepėr e All-llahut i cili ēdo gjė e ka krijuar dhe rregulluar nė mėnyrė tė pėrkryer.” (En-Neml, 88). Bjeshkėt tė cilat duken se janė tė palėvizshme, tė qeta, nė realitet lundrojnė nėpėr kozmos. Nė kėtė ajet ekziston edhe njė tregim i shkurtėr edhe pėr njė fakt tjetėr. Fjala ėshtė pėr formimin e materies nga atomet ashtu siē pėrbėhen retė prej pikave. E gjithė kjo ėshtė thėnė duke i krahasuar bjeshkėt me retė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 06-01-2008 mė 04:45
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #66
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nė Kur’an hasim edhe nė ajete nė tė cilat flitet pėr ndėrrimin e ditės dhe tė natės, pėr caktimin preciz tė kohės sė tyre, pėr fillimin e krijimit e deri nė fund tė vazhdimit tė tyre.
    “As Diellit nuk i duhet ta arrijė Hėnėn, e as nata ta kapėrcejė ditėn.” (Jāsīn, 40). Aty janė pastaj edhe ajetet tjera nė tė cilat flitet pėr formėn e Tokės si tė topit, sikur edhe kur ėshtė fjala pėr fillimin e natės dhe ditės bashkėrisht nė tė njėjtėn kohė qysh prej krijimit si dy gjysmėtopa. Mirėpo, sikur Toka tė ishte e rrafshtė, dita dhe nata domosdo do tė vinin njėra pas tjetrės. Kur tė vie Dita e gjykimit, Toka pėrsėri do tė jetė njėkohėsisht nė natė dhe nė ditė, ashtu siē ka qenė edhe nė ditėn e krijimit:
    “ Ashtu qė kur Toka tė stoliset me bukuri tė ndryshme dhe qėndiset me petkun e vet dhe banorėt e saj binden se mund ta mbledhin frytin, vjen caktimi Ynė, natėn ose ditėn, dhe Ne ato i bėjmė si tė korrura, si tė mos kishin qenė dje fare.” (Jūnus, 24). Nė fjalėt e Zotit “natėn ose ditėn” gjendet vėrtetimi i kėsaj kohe tė cilėn nuk mund ta shpjegojmė ndryshe, por qė njėra anė e Tokės ėshtė e fshehur prej Diellit dhe gjendet nė terr, ndėrsa ana tjetėr e ekspozuar Diellit dhe me tė e ndriēuar, qė del nga forma e rrumbullakėt e Tokės. Andaj edhe ėshtė thėnė: “... dhe as nata ta tejkalojė ditėn.” (Jāsīn, 40). Pastaj kemi edhe theksimin e shumė lindjeve dhe shumė perėndimeve, si nė ajetet:
    “... E marr pėr dėshmitar Krijuesin dhe Sunduesin e lindjeve dhe tė perėndimeve.” (El-Meārixh, 40); “Ai ėshtė Krijues dhe Sundues i dy lindjeve dhe dy perėndimeve.” (Err-Rrahmān, 17). Po tė mos ishte Toka ajo qė ėshtė, do tė ishte vetėm njė lindje dhe njė perėndim. Njeriu, thuhet nė Kur’an, djallit tė vet nė Ditėn e gjykimit do t’i thotė: “Ēfarė fati sikur tė ishim tė larguar njėri prej tjetrit sa ėshtė larg vendi i lindjes sė Diellit prej vendit tė perėndimit tė tij.” (Ez-Zuhruf, 38). Nė Tokė nuk ka largėsi mė tė madhe se largėsia e lindjes dhe perėndimit tė Diellit pėrveē nėse ėshtė Toka e rrumbullakėt. Nė kontekst tė kėtyre ajeteve bėjnė pjesė edhe ato (ajete) nė tė cilat flitet se qiejt kanė orbitat e veta, zonat dhe rrugėt:
    “.... dhe qielli me rrugė yjesh.” (Edh-Dhārijāt, 7), “... dhe qielli i cili kthen...” (Et-Tārik, 11), do tė thotė i cili kthen nė Tokė gjithēka qė ngrihet; avullin e ujit e kthen nė formė tė shiut, trupat e ndryshėm me gravitetin e Tokės, radio-valėt me reflektim nga jonosfera siē i kthen rrezet ngrohėse infra-tė kuqe tė reflektuara dhe kėshtu e nxen natėn. Siē e kthen qielli atė qė nė tė “hedhet” nga Toka, ai po ashtu thithė, reflekton dhe shpėrndanė atė qė nė tė “hedhet” prej “botės sė jashtme” dhe nė atė mėnyrė e mbron dhe ruan Tokėn nga torpilat vdekjeprurės tė rrezeve kozmike dhe tė rrezeve ultra-vjollcė. Si i tillė, qielli nė realitet ėshtė pullaz i Tokės.
    “Qiellin e kemi bėrė kulm i cili ėshtė i ruajtur fort.” (El- Enbijā, 32), “Dhe qiellin e kemi ngritur me forcėn Tonė dhe Ne jemi nė gjendje qė tė gjithė t’i mbajmė dhe ushqejmė.” (Edh- Dhārijāt, 47)Nė kėtė ajet flitet pėr tė ashtuquajturėn shtrirje e domosdoshme e kozmosit.
    Nė kohėn e shpalljes sė Kur’anit konsiderohej se atomi ėshtė pjesa mė e vogėl e materies dhe e pandashme mė tej. Kur’ani vjen dhe flet nė mėnyrė precize pėr pjesėt mė tė imta tė materies se atomi, pėr pjesėt pėrbėrėse tė vetė atomit. Kur’ani, pėrndryshe, ėshtė libri i parė i cili ka pėrmendur se atomi nuk
    ėshtė mė i vogli:
    “Diturisė sė Zotit nuk mund t’i shmanget asgjė, as sa pesha e njė atomi nė qiej dhe nė Tokė, dhe asgjė as mė e madhe se ajo, e as mė e vogėl...” (Sebe’, 3).

    Tė gjitha kėto dėftime tė shkurtra por plotėsisht tė qarta tė Kur’anit pėr dukuritė mahnitėse dhe admiruese nė kozmos, siē janė forma e rrumbullakėt e Tokės, pėrbėrja dhe natyra e kozmosit dhe e atomit, dhe atė nė kohėn kur pėr to askush nuk ka pas as pėrfytyrimin mė elementar, flasin mjaft dhe nė mėnyrė mė tė qartė pėr origjinėn hyjnore tė Kur’anit, pėr embrionin e njeriut dhe formimin e tij, pėr spermėn dhe aftėsinė e saj pėr caktimin e gjinisė sė tė posalindurit:
    “Ai ėshtė Ai i cili e ka krijuar ēiftin, mashkullin dhe femrėn, prej ujit tė njeriut...” (En Nexhm, 45). Pra fjala ėshtė pėr njė fakt biologjik i cili sapo ėshtė bėrė i njohur nė kohėn tonė. Ne sot themi se koka e spermės ėshtė e vetmja e cila i pėrbėnė faktorėt e determinimit tė gjinisė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #67
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kur’ani qysh nė atė kohė flet pėr krahasimin e majeve tė gishtėrinjve, pėr shenjat e gishtėrinjve, nė kontekstin e tė folurit pėr ringjalljen pas vdekjes:
    “A mendon njeriu se nuk mund t’i tubojmė eshtrat e tij? Pėrkundrazi, Ne kemi mundėsi qė pėrseri dhe sakt t’i rregullojmė majet e gishtėrinjve tė tij.” (El-Kijām34), do tė thotė, pėrsėri do t’i formojmė edhe majet e gishtėrinjve tė tij dhe do t’i rregullojmė siē kanė qenė... Shumė mė vonė ėshtė zbuluar se majet e gishtėrinjve te tė gjithė njerėzit janė tė ndryshme.
    Kur’ani thekson se shtėpia mė e dobėt ėshtė ajo e merimangės. Zoti xh.sh. thotė shtėpia e jo peri i merimangės, sepse ėshtė e ditur se peri i merimangės ėshtė katėr herė mė i fortė se sa peri i ngjashėm me tė. Fjala ėshtė pėr dobėsinė e shtėpisė e jo tė perit, sepse shtėpia e merimangės si e tillė ėshtė strehim i keq pėr atė qė strehohet nė tė, kurth pėr atė qė bie nė tė prej vizitorėve tė huaj. Ajo ėshtė vdekjeprurėse edhe pėr anėtarėt e tjerė tė “familjes” sė merimangės, sepse merimanga femėr e ha mashkullin e saj pas mbarėsimit. Ajo i ha edhe tė vegjlit e saj pasi t’i bėjė, kurse edhe tė vegjlit e hanė njėri-tjetrin.
    Shtėpia e merimangės ėshtė shembulli mė i mirė i strehimit tė keq dhe pėrfundimit tė keq, siē thekson Kur’ani. E ngjashme ėshtė edhe gjendja e atij i cili kėrkon ndonjė strehim tjetėr pėrveē strehimit tė Zotit. Pėr kėtė flasin kėto ajete madhėshtore tė Kur’anit:
    “Shembulli i atyre tė cilėt nė vend tė All-llahut xh.sh. marrin mbrojtės dhe ndihmės tjetėr ėshtė sikurse shembulli i merimangės e cila vetes i ndėrton shtėpi si vendbanim, por nė tė vėrtetė, vendbanimi mė i dobėt ėshtė shtėpia (rrjeti) e merimangės, sikur kėtė ata vetėm ta dinin.” (El-Ankebūt, 41).
    Pėrfundimi i kėtij ajeti veēmas ėshtė karakteristik. Zoti xh.sh. thotė: “... sikur kėtė ata vetėm ta dinin”, duke paralajmėruar se kėtė njerėzit njė ditė do ta kuptojnė. Ėshtė e ditur se shumė zbulime nė kėtė lėmi janė zbulime tė reja tė mėvonshme.
    Nė kaptinėn e Kur’anit El-Kehf, njė ajet nė pėrkthim thekson:
    “Ata kanė qėndruar nė shpellėn e tyre treqind e nėntė vjet.” (El-Kehf, 25). Sot dihet se treqind vjet, sipas kalendarit diellor, janė tė barabarta nė ditė, orė, minuta dhe sekonda me treqind e nėntė vjet sipas kalendarit tė Hėnės.
    Nė kaptinėn Merjem, All-llahu i Lartmadhėrishėm e paraqet situatėn e Merjemes kur ajo nė kohėn e lindjes strehohet nėn njė dru tė hurmės duke e dėshiruar vdekjen... kur ajo u thirr qė ta shkundė pemėn dhe t’i hajė hurmat e freskėta tė cilat pikonin:
    “... dhe dhembjet e lindjes e detyruan qė tė vijė te trupi i njė hurmeje. Ajo tha: - Ku tė kisha fat tė kisha vdekur pa e pritur kėtė dhe tė isha harruar krejtėsisht. Dhe u thirr nga poshtė me fjalėt: - Mos u pikėllo! Zoti, Krijuesi yt tė ka dhėnė qė nėn ty, tė rrjedhė njė pėrrockė. Shkunde pėr ty trupin e hurmės. Do tė bien hurma tė freskėta, andaj ha e pi dhe t’i kesh sytė e gėzuar!” (Merjem, 23-25).
    Pėrse ėshtė fjala mu pėr hurmat?
    Zbulimet mė tė reja shkencore nė kėtė lėmi flasin qartė se hurma nė vete pėrmban materien e cila e mbledh mitrėn, e lehtėson lindjen dhe pengon gjakderdhjen pas lindjes, ngjashėm me oxytosinin dhe materien e cila zbut. Ndėrkaq, nė mjekėsi ėshtė e njohur qė zbutėsit bimorė e lehtėsojnė dhe sigurojnė lindjen. Dhe ja pra, edhe nė kėtė shembull vėrejmė madhėshtinė e fjalėve tė Zotit pėr pėrkryershmėrinė e Kur’anit si shpallje e Zotit:
    “Nuk mund t’i vjen kurrfarė mangėsie, e as ndryshimi as para tij e as prapa tij”. (Fussilet, 42);
    “Sikur tė ishte ai prej tjetėrkujt pėrveē All-llahut, ata mesiguri nė tė do tė gjenin shumė kundėrthėnie”. (En-Nisā, 82). Sikur tė mos ishte Kur’ani me origjinė hyjnore, ai me atė rast nuk do tė ishte i pėrkryer; njė ajet do ta kundėrshtonte tjetrin, do tė ishte pėrplot kontradikta dhe mangėsi tė tjera qė janė karakteristike pėr veprat tė cilat janė prodhim i mendjes dhe shpirtit njerėzor.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #68
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Botimi i dytė i ndonjė vepre zakonisht dallohet prej botimit tė parė sepse autori i saj i shton diē tė re ose hjek diē nga botimi i parė, qoftė pėr ta korrigjuar vetveten, pėrmirėsuar gabimet ose pėr tė futur njohuri tė reja deri te tė cilat ka ardhur nė ndėrkohė.
    Kur’ani si shpallje e All-llahut xh.sh. njerėzimit, ėshtė ruajtur nga tė gjitha gabimet dhe tė metat. Ai ėshtė i pėrkryer sepse ėshtė vepėr e Tė Pėrkryerit. Kur’ani si i tillė ka mundur tė flasė pėr tė kaluarėn tė cilėn askush tjetėr nuk e ka njohur, sepse pėr tė nuk ka patur dokumente tė shkruara si dhe pėr tė ardhmen dhe atė qė sjell ajo me vete. Po sjellim vetėm disa ajete nė tė cilat Kur’ani i ka paralajmėruar ngjarjet tė cilat sė shpejti edhe kanė ndodhur.

    Nė kaptinėn Err-Rrūm Kur’ani thotė se romakėt, tė cilėt kanė pėsuar disfatė nė njė betejė, sė shpejti do tė ngadhėnjejnė:

    “Janė mundur romakėt nė tokėn mė tė afėrt, ndėrsa ata pas disfatės pas DISA vjetėve do tė triumfojnė...” (Err-Rrūm, 24).

    Fjala “bid’a” - disa, nė gjuhėn arabe e ka kuptimin e pacaktuar ndėrmjet tre dhe nėntė. Dhe vėrtet, romakėt pas shtatė vjetėve triumfuan.
    Pėr fitoren nė Bedėr !Kur’ani thotė:

    “Sė shpejti ai grup do tė jetė i mundur dhe ata do ta kthejnė shpinėn dhe do tė ikin.” (El-Kamer, 45).

    Pėr ėndėrrimin e (Muhammedit a.s.) pėr hyrje nė Mekke, nė Kur’an qėndron:

    “All-llahu ia ka vėrtetuar Tė dėrguarit tė Tij ėndrrėn e vėrtetė... mesiguri do tė hyni nė Mesxhidu-Haram, nėse dėshiron All-llahu, plotėsisht tė sigurt, disa me koka tė rruara, ndėrsa disa me flokė tė shkurtuara.” (El-Fet’h, 27).

    Ashtu edhe ndodhi. Edhe tash paralajmėrimet e Kur’anit po realizohen para syve tanė.

    Ibrahimi a.s. kėshtu e ka lutur All-llahun xh.sh.:

    “O Zoti ynė, unė disa pasardhės tė mi i kam vendosur nė njė luginė jopjellore te tempulli Yt tė cilin Ti e ke bėrė tė shenjtė... O Zoti ynė, bėn qė ata ta falin me pėrpikėri namazin. Vendos nė zemrat e njerėzve dashuri mes tyre dhe furnizoi me fryte, qė tė jenė falėnderues.” (Ibrāhīm, 37).

    Ibrahimi a.s. e ka lutur All-llahun xh.sh. qė ta furnizojė kėtė luginė jopjellore. Pastaj u erdhi premtimi i Zotit mekkasve se jetėn do t’ua bėjė tė begatshme me plot pasuri, kur u urdhėroi qė mushtrikėve t’ua ndalojnė vizitėn e Qa’besė ndėrsa ata u frikėsuan nga bllokada ekonomike sepse “banorėt e Mekkes nė jetėn e tyre ekonomike mbėshteteshin nė tė ardhurat tė cilat i fitonin me rastin e vizitės sė Qa’bes”. All-llahu xh.sh. i qetėsoi me fjalėt:

    “Nėse i frikėsoheni varfėrisė, atėherė All-llahu do t’ju pasurojė prej begative tė Tij...” (Et-Tevbe, 28).

    Ky premtim edhe sot e kėsaj dite po pėrmbushet. Pėr ēdo ditė ngrihet ēmimi i naftės, burimet kryesore tė sė cilės shtrihen nė kėtė nėnqiell. Nėse kėsaj i shtohen edhe thesarėt e uraniumit nė kėto vise, atėherė edhe mė mirė mund tė shihen “begatitė e Zotit" pėr tė cilat ėshtė fjala nė ajetin e mė sipėrm.
    Nga ana tjetėr, Kur’ani flet pėr botėt tėrai tė panjohura. Ai i zbulon sekretet e xhinnėve dhe engjėjve. Flet pėr gjėrat tė cilat pėr shumicėn mė tė madhe janė tė panjohura dhe pėr tė cilat pak diēka mund tė dinė vetėm disa sufij, por edhe ata pėr ato gjėra mund tė dinė vetėm atė dhe aq sa thotė Kur’ani se mund tė dinė
    dhe shohin. Pastaj aty ėshtė edhe fjala e fundit e Kur’anit pėr: administrimin, etikėn, udhėheqjen, luftėn, paqen, ekonominė, shoqėrinė, martesėn, afarizmin, pėr tė drejtat (e njeriut) tė shprehura me stil tė pashoq, me shprehje autentike, me fjalė tė cilat me vlerėn e tyre estetike paraqesin fenomen tė veēantė nė
    historinė e gjuhėve pėrgjithėsisht.

    Ibnu Arebiun njėherė e pyetėn pėr fshehtėsinė e pėrkryerjes sė Kur’anit, e ai u pėrgjigj vetėm me njė fjalė: “E vėrteta absolute”, sepse fjalėt e Kur’anit janė absolutisht tė vėrteta, ndėrsa maksimumi qė njė shkrimtar mund ta arrijė ėshtė e vėrteta relative, dhe mė sė shumti qė mund tė arrijė ėshtė e vėrteta e tij subjektive e cila del nga shikimi i tij i gjėrave, tė cilit hapėsira e tė pamurit i ėshtė gjithmonė e kufizuar. Secili prej nesh pėrfshin dhe arrin njė pjesė tė sė vėrtetės, derisa pjesėt tjera tė saj i shpėtojnė, ai shikon prej njė kėndi duke e larguar shikimin prej kėndeve tjera, nga e cila del se gjithēka gjer te e cila arrin individi ėshtė vetėm njė pjesė e terėsisė. Vetėm All-llahu i Gjithėdijshėm dhe i Gjithėfuqishėm ėshtė Ai i cili e pėrfshinė tė vėrtetėn absolute dhe gjithēka tjetėr. Andaj edhe themi se Kur’ani e ka burimin prej All-llahut xh.sh. sepse e jep tė vėrtetėn absolute tė gjithēkaje.

    Muhammedin a.s. e kanė pyetur pėr Kur’anin, e ai ka thėnė:

    “Nė tė ėshtė lajmi pėr atė qė ka qenė para jush, gjykim pėr atė qė ėshtė ndėrmjet jush dhe lajmėrim pėr atė qė vjen pas jush; ai ėshtė kufiri, nuk ėshtė mahi, ai ėshtė vėrejtje e urtė, lidhje e fortė e Zotit, rruga e drejtė. Kush e lėshon shkatėrrohet, kush kėrkon udhėzim tjetėr pėrveē tij humbet. Ai nuk i shtrembėron mendjet, nuk kėrkon shumė diskutime; dijetarėt nuk mund tė ngopen, kurse vlerat e tij asnjėherė nuk mund tė harxhohen (shteren)”.

    Ja pra mik, ky ėshtė Libri ynė. Dhe gjithēka qė pėrmban nė vete dhe qė porosit Kur’ani buron vetėm nga Zoti xh.sh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 07-01-2008 mė 06:06
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #69
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    DYSHIMET

    Miku tha:
    - Ti thua se Kur’ani nuk ėshtė kundėrthėnės. Ēka thua, pra, nė lidhje me ajetin:
    “Kush dėshiron le tė besojė, ndėrsa kush dėshiron le tė mos besojė” (El-Kehf, 29) dhe ajetin nė tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “Ju s’mund tė dėshironi asgjė tjetėr veē se atė ēka dėshiron All-llahu.” (Ed-Dehr, 30). Nė njė ajet thuhet se mėkatarėt do tė merren nė pyetje pėr dhėnien e llogarisė:
    “Dėshmitė e tyre do tė shkruhen dhe ata do tė merren nė pyetje.” (Ez-Zuhruf, 19).
    “Me tė vėrtetė ai (Kur’ani) ėshtė nder i madh pėr ty dhe popullin tėnd dhe ju do tė merreni nė pyetje” (Ez-Zuhruf, 44), ndėrsa nė njė vend tjetėr nė Kur’an qėndron:
    “Dhe mėkatarėt nuk do tė merren nė pyetje pėr mėkatet e tyre” (El-Kasas, 78), sepse do tė njihen sipas shenjave tė tyre.
    “Mėkatarėt do tė njihen sipas shenjave dhe fizionomisė sė tyre dhe do tė rrėmbehen pėr flokėsh dhe pėr kėmbėsh.” (Err-Rrahmān, 41). Nė njė vend tjetėr nė Kur’an pėrsėri thuhet se askush nuk do ta lidhė fortė kriminelin:
    “Askush s’do tė mund tė lidhė lidhje tė forta.” (El- Fexhr, 26), nė kuptimin qė secili do ta marrė pėrsipėr ndėshkimin e vetvetes:
    “Sot tė mjafton ajo qė do tė japėsh llogari pėr vetveten.” (El-Isrā, 14). Nė kėtė kuptim ėshtė edhe ajeti vijues:
    “E pastaj lidhne me zingjirė tė gjatė shtatėdhjetė kute...” (El-Hākka, 32).

    Nė kėtė i thashė:
    - Kėto ajete nuk janė kundėrthėnėse... Tė mendojmė bashkėrisht pėr kėto... “Kush dėshiron le tė besojė, ndėrsa kush dėshiron le tė mos besojė...”, ajet plotėsisht i qartė dhe i kuptueshėm. Ai konfirmon lirinė e njeriut, zgjedhjen e tij tė lirė... por jo lirinė tė cilėn njeriu e ka rrėmbyer nga Zoti, por lirinė tė cilėn Zoti atij ia ka dhuruar sipas dėshirės sė Vet. Ajeti vijues kėtė pak mė afėr e shpjegon: “Ju s’mund tė dėshironi tjetėr asgjė veē se atė qė e dėshiron All-llahu”, dmth. liria e njeriut ėshtė nė kuadėr tė vullnetit tė Zotit e jo kundėr tij, qė nė anėn tjetėr do tė thotė se liria e njeriut mund t’i kundėrvihet kėnaqėsisė sė Zotit prej nga rrjedh edhe mėkati, por liria e njeriut asnjėherė s’mund tė jetė jashtė kuadrit tė vullnetit tė Zotit, edhe pse mund tė jetė nė kundėrshtim me kėnaqėsinė e Zotit. Kjo ėshtė ēėshtje mjaft e koklavitur. Ne e kemi shpjeguar kėtė mė gjerėsisht kur folėm pėr deterministėt dhe indeterministėt, ithtarėt e kushtėzimit kauzal tė vullnetit njerėzor, pėrkatėsisht ithtarėt e lirisė sė vullnetit tė njeriut. Me atė rast kemi thėnė se caktimi i Zotit ėshtė njėkohėsisht vetėzgjidhje, sepse Zoti xhel-le shanuhu e zgjedh pėr njeriun atė qė ėshtė nė nijetin (qėllimin) dhe zemrėn e tij, qė do tė thotė se Zoti i dėshiron njeriut atė ēka njeriu i dėshiron vetes me nijetin dhe zgjedhjen e zemrės sė tij, dmth. secili njeri ėshtė i drejtuar nga ajo qė e ka zgjedhur vetė. E gjithė kjo flet majft pėr zgjedhjen e lirė pa imponimin edhe mė tė vogėl, sikur qė flet edhe pėr qartėsinė e kėtyre ajeteve. Pėrveē kėsaj, ēėshtja e lirisė sė vullnetit tė njeriut ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė vėshtira nė tė cilat kėrkohet pėrgjigje. Atė qė ti po e sheh me kundėrthėnie, nė tė vėrtetė ėshtė shpjegim dhe plotėsim.

    Pėr ajetet tė cilat flasin pėr pėrgjegjėsinė pėr veprėn e bėrė ėshtė e nevojshme tė thuhet se ēdo ajet ka tė bėjė me njė grup tė caktuar tė tė marrurve nė pyetje. Midis tyre do tė jenė ata pėr tė cilėt do tė kėrkohet dėshmim, pastaj ata tė cilėt do tė kenė shumė mėkate andaj do tė njihen nė fytyrė se janė mėkatarė. Ata do tė jenė, sikur thotė Kur’ani “tė rrėmbyer pėr flokėsh dhe kėmbėsh”. Midis tė marrurve nė pyetje do tė jenė edhe ata tė cilėt me kokėfortėsi dhe kėmbėngulje i kanė mohuar tė gjitha argumentet.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #70
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kundėr tyre do tė dėshmojnė duart e tyre dhe kėmbėt e tyre:
    “Atė ditė Ne do t’ua vulosim gojėt e tyre e duart e tyre do tė na flasin, ndėrsa kėmbėt e tyre do tė na dėshmojnė ēka kanė punuar.” (Jāsīn, 65).
    Nė tė vėrtetė, do tė ketė edhe tė atillė tė cilėt do t’i qėrojnė hesapet me vetveten. Do ta mundojnė dhe pėrvuajnė vetveten duke u penduar fort pėr rastin qė e kanė humbur. Nė Ditėn e dhėnies sė llogarisė ata do ta gėnjejnė Zotin kur tė vijnė para Tij. Gėnjeshtrat e tyre do t’i mbrojnė duke u betuar rrejshėm:
    “Atė ditė kur All-llahu t’i ringjallė, ata do t’i betohen Atij sikur qė ju betohen juve duke menduar se me atė do tė arrijnė diēka. Dije mirė! Me tė vėrtetė ata janė gėnjeshtarė.” (El-Muxhādele, 18).

    Ata do tė jenė tė lidhur me zingjirė. Ebu Hamid El-Gazaliu thotė se kėta janė zingjirė kauzalė.

    -Ē’mendon ti pėr interpretimin kur’anor tė diturisė sė All-llahut? Kur’ani thotė:
    “Me tė vėrtetė vetėm All-llahu e di kur do tė vijė ēasti dhe dita e shkatėrrimit tė botės, kur do ta lėshojė shiun dhe ē’ka nė mitrat e nėnave. Askush nuk e di se ēka do tė bėjė nesėr dhe ku dhe nė ēfarė vendi do tė vdesė.” (Lukman, 34).

    -Kur’ani nė mėnyrė eksplicite thotė se All-llahu diturinė e pėrmendur e ka mbajtur pėr veti:
    “Te Ai janė ēelėsat e tė gjitha fshehtėsive. Ato i di vetėm Ai.” (El-En’ām, 59).

    E ēka mendon psh. pėr mjekun i cili sot mund ta dijė se ēka ka nė mitra, mund ta qėllojė gjininė? Ē’tė thuhet pėr shiun e fituar nė mėnyrė artificiale?

    - Kur’ani nuk flet pėr lėshimin e shiut por flet pėr lėshimin e shtrėngatės, e ky ėshtė shi i mjaftueshėm i cili bie nė sasi aq tė mėdha saqė mund ta ndėrrojė fatin e njė populli, ta shpėtojė duke i sjellė mirėqenie. Ky lloj i shiut ėshtė e pamundur tė prodhohet artificialisht.

    Sa i pėrket dijes sė Zotit pėr “atė ēka ka nė mitra” ėshtė e nevojshme tė thuhet qė dija e Zotit ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe kur ėshtė fjala pėr “atė se ē’ka nė mitra”, nuk ėshtė fjala vetėm pėr gjininė e fėmijės mashkullor dhe femėror, por edhe pėr atė se kush do tė jetė ai dhe ēka do tė jetė, ē’do tė punojė dhe ēfarė do tė jetė rruga e tij jetėsore prej atij ēasti e deri nė vdekje. Tė gjithė kėtė mund ta dijė vetėm Zoti xhel-le shanuhu dhe askush tjetėr.

    -E ēfarė tregimi ėshtė ai pėr fronin e Zotit i cili, sipas fjalėve tuaja, pėrfshinė qiejt dhe tokėn... pėr fronin tė cilin e mbajnė tetė...?

    Mendja jote pėrfshinė qiejt dhe tokėn edhe pse je vetėm njeri. Si atėherė nuk mund t’i pėrfshijė froni i Zotit. Toka, Dielli, tė gjithė planetėt, yjet, galaktikat etj. barten me fuqinė e Zotit nėpėr gjithėsi. Si atėherė mund tė habitesh kur ėshtė fjala pėr bartjen e fronit!

    -Ē’ėshtė kjo “El-Kursijju” dhe “El-Arshu”?

    Mė thuaj ti ē’ėshtė elektroni, do tė them se ē’ėshtė “el-kursijju”.
    Mė thuaj ē’ėshtė elektriciteti, do tė tė them se ē’ėshtė graviteti..., mė thuaj ē’ėshtė koha. Ti nuk e di esencėn e ēkado qoftė e mė
    pyet mua pėr esencėn e nocioneve “el-kursijju” dhe “el-arshu”. Bota ėshtė pėrplot me fshehtėsi dhe kėto janė vetėm disa nga ato.

    Kur’ani flet pėr buburrecin i cili ua ka tėrhequr vėrejtjen buburrecave tjerė pėr ardhjen e Sulejmanit a.s. dhe ushtrisė sė tij:
    “Njė buburrec tha: O buburreca, hyni nė vrima tuaja qėmos t’u shkelė Sulejmani me ushtrinė e tij...” (En-Neml, 18)

    - Sikur tė paktėn, tė kishe lexuar pak pėr insektet nuk do tė shtroje pyetje tė kėtillė. Shkenca pėr insektet ėshtė pėrplot me studime tė pėrgjithshme pėr gjuhėn e buburrecave dhe bletėve. Sot ėshtė fakt i gjithėpranuar se buburrecat kanė gjuhėn e vet, sepse do tė ishte absolutisht e pamundur tė organizohen shėrbimet nė foletė, nė tė cilat ka nga disa qindra mijėra buburreca, tė transmetohen urdhrat etj., sikur tė mos ekzistonte gjuha me tė cilėn ato transmetohen. Prandaj nuk ka vend as pėr habinė mė tė vogėl se si buburreci ka mundur ta njohė Sulejmanin. Vallė, a nuk e njeh njeriu Zotin xhel-le shanuhu?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 07-01-2008 mė 07:31
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •