Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 80
  1. #51
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Pershendetje alko 71. E shoh se ke bere goxha pune dhe ke edhe shume per te shkruar. Sbesoj se ju ngelet hatri nese ju ndihmoj pak, si njeri pa pune qe jam

    Dhemba e tij per ta ishte aq e madhe, sepse vdekja e tyre ishte humbje e pakompensueshme. Por, megjithate, ne Kur'an nuk theksohet asnje lajm i vetem. Gjithashtu Muhammedit a.s i vdes djali i tij Ibrahimi. Ky atij i dhimbet dhe qane per te, por ne Kur'an per kete s'ka kurrfare gjurme. Kur'ani eshte plotesisht i abstraksionuar nga personaliteti i Muhammedit.
    Jo vetem kjo. Ndodh, perkundrazi, te shpallet ndonje ajet porosia e te cilit eshte e kundert me ate qe e vepron dhe mendon Muhammedi a.s. Ndonjehere vjen ajeti si qortim per ndonje qendrim te tij, si rasti i cili ndodhi me njeriun e verber nga i cili ai e ktheu koken derisa zhvillonte bisede me lideret kurejshite. Kur'ani per kete thote:
    "U vrenjt dhe ktheu koken per arsye se i ka ardhur i verberi. Cka di ti, ndoshta mu ai i verberi veten do ta pastroje ose do ta pranoje keshillen e cila do t'i sjell dobi..."(Abese,1-4).
    Ne Kur'an ka edhe ajete ne te cilat kritikohet ndonje veprim i Muhammedit si:
    "Nuk i ka hije asnje pejgamberi te kete rober gjersa nuk shenon fitore ne Toke. Ju i doni te mirat e kesaj bote, ndersa All-llahu ua deshiron Ahiretin. Po te mos ishte libri prej All-llahut i cili ka ardhur me pare, juve do t'ju qellonte denimi i madh per ate qe keni marre." (El-Enfal,6-7).
    Shpeshhere Kur'ani i urdheron Muhammedit a.s qe t'u thote ithtareve te tij edhe ate te cilen nuk do te mund t'ua thoshte sikur te ishte ai autor:
    "Thuaj! Une nuk jam zanafille e pejgambereve dhe nuk e di se cdo te behet me mua dhe me ju..."(El-Ahkaf,9).
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  2. #52
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Nuk ka pejgamber i cili vullnetarisht vetvetiu do t'u thoshte ithtareve te vet: une nuk e di se cdo te behet me mua dhe me ju. Nuk mundem vetes sime t'i sjell as dem as dobi e as juve kete nuk mund t'ua bej. Sepse, kjo do te ishte e mjaftueshme qe prej tij te largoheshin ithtaret e tij.
    Kjo pikerisht edhe ndodhi. Cifutet e moren kete ajet si shkas per qendrimin e tyre ndaj Te derguarit duke thene: Cfare dobie nga ky pejgamber i cili nuk di se cka do te behet me te dhe me ne.
    Prej tij njeriu nuk ka kurrfare dobie.
    Ajetet e ketilla dhe te ngjashme eshte e pamundur qe t'i perpilonte Pejgamberi sikur Kur'ani te ishte veper e tij.

    -E dyta: Nese pas kesaj e shikojme tekstin Kur'anor, do te shohim se ai eshte unikat ne pajtueshmerine, strukturen dhe ne tekniken e tij te te shprehurit. Nuk ka shembull as ne letersine arabe, ne ate klasike dhe te re. Gjuha e tekstit Kur'anor eshte e atille saqe te duket se ai ndahet ne poezi, proze dhe Kur'an.
    Gjendesh para te folurit i cili me nuk eshte as proze e paster e as poezi.
    Muzika e poezise eshte e kushtezuar me metriken dhe rimen.
    Keshtu e degjojme poetin Ibnul-Ebras El-esedi duke kenduar:
    "E kafrun min ehlihi abidu
    fe lejse jubdi vela juidu."
    Nga ky varg shohim se muzika formohet prej pjeseve dyfish te rimuara dhe prej rimes ne "dal" te gjate. Kjo eshte muzika e jashtme e vargut. Nderkaq, ajo e Kur'anit eshte muzike e brendshme.
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  3. #53
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2007
    Vendndodhja
    poēem
    Postime
    95
    Citim Postuar mė parė nga arjeta3 Lexo Postimin
    Pershendetje alko 71. E shoh se ke bere goxha pune dhe ke edhe shume per te shkruar. Sbesoj se ju ngelet hatri nese ju ndihmoj pak, si njeri pa pune qe jam

    "Nuk i ka hije asnje pejgamberi te kete rober gjersa nuk shenon fitore ne Toke. Ju i doni te mirat e kesaj bote, ndersa All-llahu ua deshiron Ahiretin. Po te mos ishte libri prej All-llahut i cili ka ardhur me pare, juve do t'ju qellonte denimi i madh per ate qe keni marre." (El-Enfal,6-7).
    ).[/B]

    Arjeta3 (megjithese tema eshte e Alkos ) nuk them se alkos i ngelet hatri kur dikush sjell shkrime ndihmuese dhe me dituri (jo se yti nuk eshte i till) te paster.
    Por do patur kujdes se nga i lexojme keto shkrime, se ndodh qe njerezit gabojne, e kame fjalen per ajetet qe ke sjell te sures "el enfal"

    lexo ajetet e tua dhe keto te Kuranit

    8-6. Bėjnė polemikė me ty pėr tė vėrtetėn pasi qė e kishin tė qartė (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenė se shtyheshin nė vdekje tė sigurt.
    8-7. Pėrkujtoni kur All-llahu ju premtoi njerėn prej dy grupeve se ėshtė juaja, e ju dėshironit t'ju takojė ai (grup) i paarmatosur, ndėrsa All-llahu dėshiroi qė me premtimet e Tij ta vendosė tė vėrtetėn, e tė zhdukė nė themel mbeturinėn e mohuesve


    www.albislam.com/kurani/

  4. #54
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    I Dashur Mik Besimtar,

    Une qe po te shkruaj jam nje miku yt ateist. E lexova temen tende... dhe midis te tjerave nuk kuptova dicka :

    Ku qendronte dialogu ne kete monolog?

    Me respekt,
    F-I

  5. #55
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga darwin Lexo Postimin
    (Tė bie ndonjė arrė nė kokė kur e lexon kėtė?)
    "Allahu na ruajt", ketij edhe po ti bjere kungulli nuk do ta hetoje
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #56
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Vazhdim i postimit te arijeta3.

    P.sh.
    “Vedduhā vel-lejli idhā sexhā.” - “Pasha paraditėn! Pasha natėn kur shtrinė errėsirėn!” (Ed-Duhā, 1-2). Nga ajeti i cituar shihet se nuk ka pjesė dyfish tė rimuara as rimė, por, muzika megjithatė ekziston, dhe ate muzika e brendshme. Tė shikojmė edhe disa ajete:
    “Rabbi inni vehenel adhmu minni veshtealerre ‘su shejben. Ve lem ekun biduāike rabbi shekijjen”. - “O Zoti im, eshtrat mė janė dobėsuar dhe tharė, flokėt dhe mjekra mė janė zbardhur. O Zoti im, nuk kam qenė asnjėherė i refuzuar pėr gjithēka qė tė jam drejtuar me dua.” (Merjem, 4).
    “Tāhā! Ma enzelna alejkel Kur’āne liteshkā. Il-la tedhkireten limen jahsha. Tenzilen mimmen halekal erda vessemavatil- ul. Err-Rrahmānu al-el arshisteva” - “Tāhā! - Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin qė ti tė ndiesh mundim dhe vėshtirėsi, por si vėrejtje atij i cili nė zemėr ndien frikė. I shpallur ėshtė prej Atij i cili e ka krijuar Tokėn dhe qiejt e lartė. I Gjithėmėshirshmi mbisundon gjithėsinė.” (Tāhā, 1-5).

    Nėse shqyrtohen ajetet tė cilat pėrmbajnė kėrcėnim, qartė shihet se ato vetė sikur shndėrrohen nė gėrryerje guri dhe ritmi fiton zė plumbi i cili shurdhon veshėt. Kjo bukur mund tė shihet nga ajeti vijues:
    “Inna erselna alejhim rihan sarsaren fi jevmi nahsin mustemirrin. Tenzi’unnase ke ennehum e’axhazu nahlin munkairin”. - “Ne dėrguam mbi ta njė erė tė fortė nė njė ditė tė kobshme e cila tmerrshėm gjėmonte dhe frynte pa ia nda. I shkulte dhe ngriste njerėzit sikur trupa hurmash, tė shkulur.'' ( El-Kamer 19, 20)
    Fjalėt me rrėnjė "sarsaren" dhe "munkairin", sikur ėshtė secila gėrryerje shkėmbi. Nėse ajeti sjell ndonjė lajm tė tmerrshėm siē ėshtė ai pėr pėrfundimin e pėrmbytjes (tufanit), shprehjet e fjalive janė tė shkurtra sikur tė ishin shenja telegrafike tė Morseut dhe i tėrė ajeti nė realitet ėshtė telegram shumė i thukėt i cili lė mbresė tė fortė. Njė ajet i tillė ėshtė edhe ky:
    “Ve kīle ja erdubleī māeki ve jā semāu aklii vegidal-mau ve kūdije lemru” - “Dhe ėshtė thėnė: Oj Tokė, thithe ujin tėnd! O qiell ndalu! Dhe uji u tėrhoq (nė tokė). Urdhri u zbatua.” (Hūd, 44).
    Ky lloj i ngjyrshmėrisė nė gdhendjen e fjalėve, nė ndėrtimin e fjalive, nė ritmin e vetė fjalėve me kuptimet dhe ndjenjat nė Kur’an, e arrin kulmin dhe gjithnjė vjen nė vendin pėrkatės, pa kurrfarė ngarkese dhe shtrėngimi.

    - E treta: Nėse shkojmė nė analizė mė tė thellė (tė tekstit kur’anor), do ta zbulojmė precizitetin e pėrkryer dhe ligjshmėrinė e mrekullueshme. Secili harf ėshtė nė vendin e tij pėrkatės pa kapėrcim pėrpara e as vonim. Asnjė fjalė nuk mund tė zėvendėsohet me tjetrėn e as shkronjat e tė mos humbet radhitja, harmonia etj., qė e bėjnė tė pėrkryer vetė tekstin. Sikur secila fjalė me peshoren mė tė saktė tė jetė zgjedhur prej milion e mė tepėr fjalėve.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #57
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga darwin Lexo Postimin
    Jo vetėm nė ēėshtjen e krijimit alko, sepse sipas dogmės judeo-arabe *kristo-islam* jo vetėm nė kėtė rast por nė gjithēka qė ndodh, ti, si individ, nuk vendos asgjė, duke qenė se ėshtė paracaktuar nga autoriteti mė i lartė i ekzistencės (e thonė vetė dogmat tuaja!).

    (Tė bie ndonjė arrė nė kokė kur e lexon kėtė?)
    Jo, jo gabim je darwin. Ne ne veprimet tona jemi te lire. Jane dy rruge: "te veprosh mire" ose "te veprosh keq" zgjedhja eshte e jona. Per kete arsye edhe shperblehemi apo denohemi varesisht si veprojme.
    Zoti ne na ka krijuar te lire ne mes dy gjerave(rrugeve): te mires dhe te keqes, te drejtes dhe te shtrembtes dhe ne vendosim cilen ta marrim.
    S'do mend se ato rruge kane pengesat dhe joshjet e tyre e qe ne duhet t'i kalojme ato pengesa dhe t'u rrezistojme atyre joshjeve. Ai di gjithcka sepse Ai e di mendimin tone dhe qellimin, e di te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Nuk mund ta fajesosh Ate pse ti e zgjodhe te keqen! Ti ke zgjidhje.

    Besoj se te ka ndodhur ne perditeshmeri qe ne mes disa zgjedhjeve te vendosėsh per njeren dhe pastaj je penduar "si nuk e zgjodha nje tjeter" apo jo? Ketu mund ta veresh se ti ke liri ne zgjedhje.

    Thash dy rruge sepse jane kryesore dhe po ta shikosh me gjere secila ka pa numer nendege dhe secila ka perfundim te caktuar. Ai i ka krijuar te gjitha ato rruge dhe normalisht se e di ku te shpie ajo zgjedhje. Ai nuk te ndalon deri sa ti vet nuk ndalesh dhe pendohesh dhe e zgjedh nje tjeter rruge me te mire. Pastaj te ndihmon ne ate drejtim deri sa ti te mos ndalosh vet.

    Shpresoj te me kesh kuptuar.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Vazhdojmė................
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #58
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ky precizitet kulminant, siē do tė shohim mė vonė, ėshtė i papėrsėritshėm. Psh. fjala “levakihu” nė ajetin:
    “Ve erselnerrij’aha levakiha” - “Ne i kemi dėrguar erėrat tė cilat mbarėsojnė...” (El-Hixhr, 22). Nė tė kaluarėn ky ajet komentohej si alegori: erėrat i shtyjnė retė e bie shi i cili tokėn e bėn pjellore. Sot megjithatė, ėshtė fakt i njohur se era i shtynė retė me elektricitet pozitiv dhe ato ndeshen me retė e elektrizuara me elektricitet negativ. Atėherė shkaktohet vetėtima, murmurima dhe fillon tė bie shi. Ja, edhe nė atė mėnyrė erėrat kryejnė njė lloj mbarėsimi. E dimė, po ashtu, se era e shpėrndanė pluhurin mbarėsues prej lules nė lule me ē’rast e bėnė mbarėsimin nė kuptim tė plotė.
    Ne kėtu pra, jemi para njė fjale e cila vėrtet e kryen funksionin e vet nė kuptim tė bartjes me kuptim tė vėrtetė e shkencor. Kjo fjalė pėrveē kėsaj ėshtė edhe e bukur. Ka mundėsi qė kjo fjalė nė mėnyrė mė tė bukur tė pėrdoret nė format artistike dhe letrare. Ajo ka edhe ritėm mjaft tė harmonishėm. Saktėsinė e pėrkryer nė zgjedhjen e fjalės e cila nė mėnyrė mė tė bukur do ta transmetonte kuptimin, porosinė, mendimin e caktuar etj., e gjejmė edhe nė shumė ajete tė tjera si psh. ky tė cilin po e citojmė vetėm nė pėrkthim:
    “Mos ia hani pasurinė njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar dhe mos u shkoni gjykatėsve dhe administruesve qė nė atė mėnyrė ta grabitni pasurinė e huaj dhe padrejtėsisht ta hani e kėnaqeni, e veēmas kur e dini se ėshtė ashtu...” (El Bekare, 188). Nė ajetin e theksuar ėshtė pėrmendur fjala “tudlu”. Edhe pse ai tė cilit i jepet pasuria (ai i cili merr kapital) ėshtė “lart” e jo “poshtė”, Kur’ani ēdo gjė e vė nė vendin e merituar dhe thotė “dora e cila merr mito ėshtė dorė e poshtėr”, po edhe nė qoftė se ajo ėshtė dora e sundimtarit. Prandaj, nė kėtė ajet thuhet “tudlu biha ilel hukkami” dhe kėshtu me njė stil tė pėrsosur ėshtė thėnė pėr gjithė ligėsinė e atij i cili pranon miton si dhe pėr poshtėrsinė e tij.

    Ta marrim edhe ajetin nė tė cilin flitet pėr luftėn nė rrugė tė Zotit.
    “Ēka keni kur ju thuhet tė dilni dhe luftoni nė rrugė tė Zoti, ju mbeteni sikur tė ishit tė gozhduar pėrtoke...” (Et-Tevbe,38
    Kur’ani kėtu e ka pėrdorur fjalėn “iththā’kaltum” nė vend tė fjalės “tethākaltum”... i ngjet dhe pėrputh shkronjat ashtu qė tė shpreh nė mėnyrė sa mė tė qėlluar sjelljet e frikacakėve tė cilėt ngjiten pėrtoke dhe “ngadalė ecin” nga frika kur do tė thirren tė luftojnė nė rrugė tė Zotit, andaj edhe vetė shkronjat prej tė cilave pėrbėhet kjo fjalė janė tė radhitura ashtu qė besnikėrisht ta shprehin atė” “ecje tė ngadalshme”.
    Ajeti i cili flet pėr mbytjen e fėmijėve prej frikės nga varfėria, ka ardhur nė dy forma tė ndryshme:
    “Mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė. Ne ju furnizojmė edhe juve edhe ata.” (El-En’ām, 151).
    “Mos i mbytni fėmijėt tuaj duke iu frikėsuar varfėrisė. Ne i furnizojmė ata, edhe juve.” (El-Isrā 31).
    Ndryshimi nė mes tė dy ajeteve nuk ėshtė bėrė rastėsisht, por pėr shkaqe tė arsyeshme. Nė ajetin e parė kemi tė bėjmė me varfėrinė e cila ėshtė e pranishme. Do tė thotė, njerėzit janė tė varfėr, andaj Kur’ani u drejtohet me fjalėt “Ne ju furnizojmė edhe juve edhe ata” . Ndėrkaq, nė ajetin e dytė fjala ėshtė pėr varfėrinė si mundėsi, andaj Kur’ani u drejtohet fėmijėve dhe qartė ua bėn me dije qė “Ne i furnizojmė ata, e edhe juve”. Vetėm Kur’ani ka mundur kėshtu t’i precizojė gjėrat dhe askush tjetėr. Nė situatat e nxjerrjes sė njė fjale para tjetrės dhe anasjelltas, gjithmonė shohim se ajo ėshtė bėrė me arsye dhe urtėsi. Fjala vjedhės psh. nė ajet ka ardhur para fjalės vjedhėse, ndėrsa fjala lavire, nė ajetin nė tė cilin flitet pėr kurvėrinė, ėshtė nxjerrur para fjalės lavir. Kjo ėshtė bėrė kėshtu sepse mashkulli mė tepėr i ėshtė nėnshtruar vjedhjes se sa femra, ndėrsa nė rastin e kurvėrisė femra e merr iniciativėn dhe me vetė pamjen e jashtme tė saj mashkullit ia pėrgatit kurthin:
    “Laviren dhe lavirin, secilin prej tyre veē-e veē, rrahne me nga njėqind shkopinj.” (En-Nūr, 2).
    “Vjedhėsit dhe vjedhėses preniu duart (si dėnim).” (El- Māide, 38).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #59
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ashtu nė Kur’an tė dėgjuarit ėshtė vėnė para tė pamurit nė mė tepėr se 16 vende:
    “U ka dhėnė veshėt, sytė dhe zemrat...” (En-Nahl, 78).
    “U kemi dhėnė juve dėgjimin, pamjen dhe zemrat.” (El Ahkāf, 26).
    “Sa mirė, ata ēdo gjė do ta dėgjojnė dhe do ta shohin.” (Merjem, 38).
    “Vėrtet pėr veshėt, sytė, zemrat, pėr tė gjitha kėto do tė jepet pėrgjegjėsi.” (El Isrā, 36).
    “A nuk do tė fshiheshit ju sikur kundėr jush tė mos dėshmonin veshėt e juaj dhe sytė e juaj.” (Fussilet, 22).
    “Atij asgjė nuk i pėrngjet. Ai ėshtė Ai i cili ēdo gjė dėgjon dhe sheh.” (Esh-Shūrā, 11).
    Gjithmonė pra, sė pari ėshtė pėrmendur tė dėgjuarit e pastaj tė pamurit. Dėgjimi ėshtė, pa dyshim, mė i ndijshėm dhe mė i pėrkryer se sa tė pamurit. Xhindėt i dėgjojmė e nuk i shohim. Pejgamberėt e Zotit e kanė dėgjuar All-llahun xh.sh. se si flet, kanė biseduar me Tė, por asnjė pejgamber nuk ka mundur ta shohė Atė. Muhammedi a.s. Kur’anin e ka pranuar me anė tė dėgjimit. Nėna e dallon vajin e fėmijės sė saj nė ndonjė turmė tė madhe edhe nėse nuk e sheh me sy. Tė dėgjuarit nuk e lėshon njeriun edhe gjatė kohės sė gjumit, pėrderisa sytė flejnė veshėt janė tė zgjuar. Ai i cili ėshtė mirė i udhėzuar nė anatomi e di mjaft mirė qė veshi ėshtė mė preciz se syri.

    E njėjta gjė ėshtė edhe me nxjerrjen e fjalės pasuri para fjalės fėmijė.
    “Atė ditė nuk sjell dobi pasuria e as fėmijėt. Vetėm do tė jetė i shpėtuar ai i cili i vjen All-llahut me zemėr tė pastėr.” (Esh- Shūarā, 88).
    “Vėrtet pasuritė tuaja dhe fėmijėt tuaj janė provė, ndėrsa te All-llahu ka shpėrblim tė madh...” (Et-Teg’ābun, 15).
    “Vėrtet, pasuritė e tyre dhe fėmijėt e tyre, atyre nuk do t’u sjellin dobi. Ata janė shokė tė zjarrit nė tė cilin do tė mbeten pėrgjithmonė.” (Āli Imrān, 116).
    “A mendojnė ata se do t’i ndihmojmė me pasuri dhe fėmijė dhe se do t’ua shpejtojmė tė mirat. Ata nuk ndiejnė.” (El-Mu’minūn, 55).
    “Mos t’ju pėlqejė pasuria as fėmijėt e tyre. Zoti vetėm do qė me to t’i dėnojė nė jetėn e kėsaj bote.” (Et-Tevbe, 55).
    “Dine, vėrtet jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė, zbavitje, stolisje dhe garim i ndėrsjellė nė shtimin e pasurisė dhe fėmijėve, sikurse shiu i madh pas tė cilit bima rritet...” (El- Hadīd, 20). Shembuj tė nxjerrjes sė pasurisė pėrpara fėmijėve nė Kur’an ka shumė. Sekreti i kėsaj qėndron nė faktin se pasuria te shumica dėrrmuese e njerėzve paraqet thesar mė tė madh se sa fėmijėt.
    Nė tekstin Kur’anor pastaj gjejmė precizitetin e pėrkryer, butėsinė dhe misterin tėrheqės nė vetė ndryshimin e fjalėve. Ta marrim vetėm kėtė ajet:
    “Ve in tāifetāni minel mu’minīne-ktetelū fe aslihū bejnehumā” - “Nėse dy grupe besimtarėsh lėshohen nė luftė pajtoni ata...” (El-Huxhurāt, 9). Nė kėtė ajet njėherė ėshtė pėrmendur shumėsi (Iktetelu - luftojnė), ndėrsa herėn e dytė dytėsia (fe aslihu bejnehumā = pajtoni ato dy grupe), ndonėse nė ajet flitet vetėm pėr dy grupe. Ku ėshtė fshehtėsia? Gjatė kohės sė betejės dy palėt ndėrluftuese bėhen njė grup nė tė cilin gjuan kush kėnd e zė. Ndėrkaq, nė kohėn e pajtimit pėrsėri vjen deri te ndarja dhe formimi i grupeve tė veēanta. Bile edhe parafjalėt dhe lidhėset tė cilat i gjejmė nė tekstin Kur’anor, janė tė vendosura ashtu qė do tė humbej harmonia nė tekst dhe pėrmbajtje, po qe se rastėsisht lėshohen ato.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #60
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Pas ēdo parafjale dhe lidhėseje qėndron arsyeja mė e thellė dhe parallogaria
    mė precize. Pėr kėtė ėshtė karakteristike fjala
    “jes’eluneke” e cila nė Kur’an ėshtė pėrmendur nė shumė vende:
    “Jes’eluneke mādhā junfikūne, Kulilafv...” - “Tė pyesin ēka tė ndajnė. Thuaj: Tepricėn!” (El-Bekare, 219).
    “Jes’elūneke anirr-rrūhi kulirr-rrūhu min emri rabbī...” - “Tė pyesin ty pėr shpirtin, Thuaj: shpirti ėshtė ēėshtje e Krijuesit”. (El-Isrā, 85).
    “Jes’eluneke anil-ehil-leti. Kul hije mevākījtu linnāsi velhaxhxh”. - “Tė pyesin pėr hėnat e reja. Thuaj: Ato janė udhėrrėfyes kohe pėr njerėzit dhe pėr haxhxh.” (El Bekare, 189 ).
    Nė tė gjitha ajetet e pėrmendura shohim se pėrgjigjja nė pyetje vjen me fjalėn “Thuaj”, por nė ajetin nė tė cilin tė folurit ėshtė pėr kodrat, vjen deri te ndryshimi i fjalės “Thuaj”:
    “Jes’elūneke anil-xhibāli, fekul jensifuhā rabbī nesfen”, - “Tė pyesin ty pėr kodrat. Por ti thuaju: Zoti im ato do t’i bėjė hi e pluhur.” (Tāhā 105). Kėtu nė vend tė fjalės sė zakonshme “thuaj” ėshtė pėrdorur edhe fjala “por”. Arsyeja ėshtė si vijon: Nė tė gjitha ajetet e mėparshme fjala ėshtė pėr pyetjet tė cilat vėrtet i janė shtruar Muhammedit a.s. Mirėpo nė ajetin nė tė cilin ėshtė fjala pėr kodrat, nuk kemi pyetje tė drejtpėdrejtė. Sikur All-llahu xh.sh. thotė: E nė qoftė se tė pyesin pėr kodrat, por (atėherė) thuaj: Pra, “por” kėtu ėshtė pėrdorur majft me menēuri dhe me arsye tė thellė. Nė ajetin: “Kur robtė e Mi tė pyesin pėr Mua. Unė jam shumė afėr. I pėrgjigjem lutjes sė atij i cili mė lutet...” (El-Bekare, 187), shohim se nuk ėshtė pėrdorur fjala “thuaj”. Kjo ėshtė pėr arsye se nė kėtė ajet flitet pėr Zotin, dhe se Zoti ėshtė mė kompetent qė tė japė pėrgjigje nė pyetjen pėr Vetveten. E ngjashme ėshtė ēėshtja edhe me pėremrat vetorė tė vetės sė parė nė njėjės dhe shumės (ene dhe nahnu).

    Zoti xh.sh. flet pėr Vete nė vetėn e parė shumės kur ėshtė fjala pėr veprėn e Tij nė tė cilėn janė inkuadruar mė tepėr se njė veti e Tij siē janė krijimi, shpallja dhe ruajtja e Kur’anit:
    “Vėrtet, Ne e kemi shpallur Kur’anin dhe pa dyshim Ne do ta ruajmė atė.” (El-Hixhr, 9);
    “Ne juve ju kemi krijuar! Pėrse atėherė nuk besoni?” (El- Vākia, 57);
    “Vėrtet, Ne e kemi shpallur Kur’anin nė njė natė tė vlefshme dhe tė ndershme (Lejletu-l Kadėr).” (El-Kadr, 1).
    “A doni t’i kushtoni ju sadopak kujdes atij embrioni jetėsor. A e keni krijuar ju atė, apo e kemi krijuar Ne.” (El-Vākia, 58-59).
    " Ne i kemi krijuar ata dhe i kemi forcuar pjesėt e trupit. Sikur tė duam Ne, do t’i zėvendėsonim me njerėz tė tjerė tė ngjashėm.” (El-Insān, 28).
    Nė tė gjitha kėto ajete ėshtė pėrdorur pėremri vetor i vetės sė parė shumės, sepse flitet pėr veprat e jashtėzakonshme nė tė cilat marrin pjesė disa atribute tė Zotit xh.sh. Ndėrkaq nė ajetet nė tė cilat nuk ėshtė fjala pėr vepra tė tilla, apo tė ngjashme, Zoti xh.sh. kur flet pėr Vete, flet nė vetėn e parė njėjės. Kėshtu p.sh. nė ajetin nė tė cilin flitet pėr bisedėn e Zotit xh.sh. me Tė dėrguarin e Tij, Musėn a.s., ėshtė pėrdorur pėremri vetor i vetės sė parė njėjės:
    “Vėrtet vetėm Unė jam Zot, Pėrveē Meje zot tjetėr nuk ka. Andaj vetėm Mua mė adhuro, vetėm Mua falmu, qė tė mė pėrkujtosh Mua...” (Tāhā, 14). Zoti xh.sh. kėtu flet pėr Vete nė vetėn e parė njėjės, sepse ėshtė prania e Qenies dhe sepse deshirohet tė tėrhiqet vėrejtja pėr monoteizėm tė pastėr nė adhurim. Precizitetin nė shprehje, pėr tė cilin folėm deri mė tash, e gjejmė edhe nė ajetet tjera. Kėshtu p.sh. nė dy ajetet pėr durimin (sabrin) ekziston dallimi nė pėrfaqėsimin apo mospėrfaqėsimin e tingullit “el”:
    “Dhe bėhu i durueshėm nė gjithēka qė tė godet nė kėtė punė. Vėrtet kjo ėshtė mė sė miri dhe mė sė drejti.” (Lukmān, 17);
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •