Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    E njėjta gjė vlen edhe pėr xhennetin. Ai nuk ėshtė treg perimesh, hurmash, shegash, rrushi... Tė gjitha kėto pėrshkrime kur’anore tė xhennetit, nė realitet janė simbole, dhėnie e shembujve dhe afrim i tė kuptuarit:

    “Shembulli i xhennetit, qė u ėshtė premtuar atyre qė janė tė ruajtur, nė tė cilin ka lumenj me ujė tė pashtershėm dhe lumenj nga qumėshti me shije tė pandryshuar.” (Muhammed, 15)
    "Shembulli i xhennetit” do tė thotė se ne sjellim shembull me tė cilin dėshirojmė ta afrojmė tė kuptuarit e xhennetit, ndėrsa esenca dhe detajet e tij nė hollėsi nuk janė zbuluar:
    “Dhe asnjė shpirt nuk e di ēfarė i ėshtė fshehur prej gėzimeve si shpėrblim pėr atė qė e ka punuar.” (Es-Sexhde,17) ....Xhenneti, gjerėsia e tė cilit pėrfshinė qiejt dhe Tokėn...”(Āli Imrān,133).
    Pra nuk ėshtė e mundur qė xhenneti tė jetė vetėm kopsht.
    “... Dhe pemė tė shumta, tė bollshme dhe tė pandaluara.”(El-Vākia, 32-33).
    Ato pemė janė ndryshe nga kėto tonat tė cilat harxhohen dhe ndalohen... dhe vera:
    “Prej saj as s’ju dhemb koka e as qė e humbni mendjen (as s’u dobėsohet trupi).” (El-Vākia, 19). Ajo verė pra, ėshtė ndryshe prej verės sė njohur nga e cila dhemb koka dhe turbullohet mendja.

    Pėr xhennetlinjtė Kur’ani thotė:
    “Ne nga kraharorėt e tyre e kemi hequr ēdo urrejtje.” (El- A’rāf, 43). Kėtu shpirtrat janė pastruar nė mėnyrėn e cila pėr ne ėshtė e panjohur.

    Xhenneti ėshtė, po ashtu, prej gjėrave tė panjohura - gajb. Kur e konstatojmė kėtė, atėherė me kėtė nuk e mohojmė asnjė kėnaqėsi trupore. Ne besojmė se xhenneti ėshtė kėnaqėsi trupore dhe shpirtėrore, por ajo qė veēanėrisht kėtu duam ta theksojmė, ėshtė se hollėsitė e kėsaj kėnaqėsie dhe vuajtjeje si dhe mėnyra se si do tė jenė - na janė tė panjohura. As xhenneti nuk ėshtė treg i pemėve dhe perimeve, por as xhehennemi nuk ėshtė furrė pėr pjekjen e mishit.

    Dėnimi nė Ahiret nuk ėshtė demonstrim i forcės nga ana e Zotit xh.sh. mbi robėrit e Tij, por ai ėshtė pastrim, prezentim, drejtim dhe mėshirė:
    “Nuk do t’ju dėnojė All-llahu nėse ju Atė e falėnderoni dhe e besoni.” (En-Nisā, 147). Bazė pra, ėshtė mosdėnimi.

    All-llahu xh.sh. nuk do ta dėnojė besimtarin e vėrtetė. Ai do ta dėnojė atė i cili ėshtė kryelartė dhe i cili e mohon dhe pėr pėrudhjen e tė cilit kanė dėshtuar tė gjitha mjetet dhe mėnyrat e pėrudhjes, njoftimit dhe tė tė kuptuarit.
    “Dhe mesiguri do tė bėjmė qė ta shijojnė dėnimin mė tė vogėl, para atij mė tė madhit, ndoshta do tė kthehen.” (Es-Sexhde,21)

    Caktimi, i Zotit ėshtė qė kėta tė shijojnė dėnim mė tė lehtė nė kėtė botė, i cili ndoshta do t’u ndihmojė qė tė zgjohen nga gjumi i thellė, t’i trondisė nga pagdhendshmėria dhe dremitja. “Ndoshta do tė kthehen”.
    Nėse nuk ndihmojnė tė gjitha kėto mjete dhe ai i cili e mohon (Zotin) edhe mė tutje e mohon, atėherė nuk mbetet tjetėr pėrpos ballafaqimit tė tij me dėnimin e vėrtetė qė ta njohė... e njohja e sė vėrtetės nė realitet ėshtė mėshirė. Sikur Zoti xh.sh. t’i linte nė verbėsinė e injorancėn e tyre dhe t’i linte pas dore, do tė bėnte padrejtėsi, kurse Zoti xh.sh. ėshtė i pastėr nga kjo. Ekspozimi nė zjarr i atyre tė cilėt e kanė merituar zjarrin, nė tė vėrtetė ėshtė kujdes ndaj tyre, sepse tė gjitha veprat e Zotit xh.sh. janė mėshirė.
    Ai ndaj atyre qė e kanė merituar xhehennemin ėshtė i mėshirshėm nė atė mėnyrė qė ua ka dhėnė, sepse me ndihmėn e xhehennemit i edukon dhe mėson. Ndėrkaq, ndaj atij i cili e ka njohur dhe besuar, bėn mėshirė duke e futur nė xhennet i cili i takon si nder dhe mirėnjohje nga ana e Sunduesit dhe Krijuesit tė
    vet.
    “... Me dėnimin Tim do ta dėnoj cilin tė dua, kurse mėshira Ime ngėrthen ēdo send...” (El-A’rāf, 156). Ai pra, ka bėrė qė mėshira e Tij tė ngėrthejė gjithēka, pra edhe dėnimin e Tij.

    Ta pyesim tash mikun, sipas mendimit tė tij, a do tė ishte Zoti mė i drejtė sikur t’i barazonte mizorėt me ata tė cilėve u ėshtė bėrė mizori, vrasėsit me tė vrarėt, dhe tė gjithė njėlloj t’i shpėrblejė nė Ahiret. A do tė ishte e drejtė, sipas mendimit tė doktorit, qė tė barazohet e bardha me tė zezėn? Atyre tė cilėt e pėrjashtojnė mundėsinė e dėnimit tė Zotit, u bėjmė pyetje: A nuk po na dėnon, nė realitet Zoti, edhe nė kėtė botė? Ēka janė pleqėria, sėmundja, kanceri etj., pėrveē se dėnime, por nė njė mėnyrė tė caktuar. Kush ėshtė krijues i mikrobit...?!! A nuk ėshtė kjo vėrejtje dhe paralajmėrim se gjendemi para Zotit i cili mund tė lėshojė dėnim.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2005
    Postime
    68
    Problemi kryesorė nė kėtė bisedim ėshtė, qė ekzistenca e krijuestit apo zotit apo sido qoft as nuk mund tė vėrtetohet, por as tė mohohet.. Fakt ėshtė, qė origjina e kėsaj bote nuk dihet.. ka spekullime tė ndryshme, por sė fundi jan vetėm spekullime.. Edhe teorija shkencore e shpėrthimit tė madh (big bang) nuk sqaron se cka ishte para shpėrthimit.. Sidoqoft, mendoj se as shkenca e as feja nuk jan n'gjendje (ende) tė japin pėrgjigje pėr krijimin e botės.. Prapseprap mendoj qė dobėsia kryesore e fesė ėshtė vetė fjala besim: Tė besosh diēka do tė thot nuk je i sigurt; nuk e din!! Dhe tė gjitha fetė bazohen nė njė "pseudo-fakt" tė cilėn feja e konsideron si tė vėrtetė dhe nuk e ndjenė tė nevojshme ta vėrteton (si aksiomat matematikore.. dmth asnjė shkenctar nuk e ndien nevojėn tė vėrtetoj se 2>1)..

    agimi

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2005
    Postime
    68
    wow.. alko t'lumt.. unė fillova ti shkruaj ata rreshtat mė lartė, dhe ti nė ndėrkohė ke pėrmbledhur dy afishime e secili prej tyre ėshtė 5 herė mė i gjatė se i imi..
    Nėse don ta kopjosh gjith biblėn apo kuranin nė forum, ndoshta do tė ishte mė mirė tė bėshė njė faqe enkas pėr kėtė temė..

    agimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gimi_sky : 02-01-2008 mė 16:11

  4. #24
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Citim Postuar mė parė nga gimi_sky Lexo Postimin
    Problemi kryesorė nė kėtė bisedim ėshtė, qė ekzistenca e krijuestit apo zotit apo sido qoft as nuk mund tė vėrtetohet, por as tė mohohet.. Fakt ėshtė, qė origjina e kėsaj bote nuk dihet.. ka spekullime tė ndryshme, por sė fundi jan vetėm spekullime.. Edhe teorija shkencore e shpėrthimit tė madh (big bang) nuk sqaron se cka ishte para shpėrthimit.. Sidoqoft, mendoj se as shkenca e as feja nuk jan n'gjendje (ende) tė japin pėrgjigje pėr krijimin e botės.. Prapseprap mendoj qė dobėsia kryesore e fesė ėshtė vetė fjala besim: Tė besosh diēka do tė thot nuk je i sigurt; nuk e din!! Dhe tė gjitha fetė bazohen nė njė "pseudo-fakt" tė cilėn feja e konsideron si tė vėrtetė dhe nuk e ndjenė tė nevojshme ta vėrteton (si aksiomat matematikore.. dmth asnjė shkenctar nuk e ndien nevojėn tė vėrtetoj se 2>1)..

    agimi
    plotesisht dakord
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  5. #25
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    O burra , me lejoni ta perfundoj njehere se sjelluri materialin e pastaj diskutoni sa tu doje qejfi edhe pse me teper po e sjell per te lexuar dhe njohur me kete doktorin e nderuar dhe te shikoni nje shtjellim ndryshe te ceshtjeve nga ajo qe jeni mesuar ta shihni ne boten islame.

    Desha tua bej te mundur kontaktin me kete lloj literature por nejse, e shoh qe nuk duroni dot te perfundoj dikush dicka pa e nderprere duke garuar cili me pare po jep mendimin e tij te "ndritshem".
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #26
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    A ĖSHTĖ FEJA OPIUM?

    Miku vazhdoi tė shtrojė pyetje duke bėrė me sy:

    Ē’mendim keni ndaj atyre tė cilėt thonė se feja ėshtė opium, se i bėnė si tė droguar tė varfėrit dhe tė shkelurit qė nė heshtje ta durojnė dhunėn e ushtruar ndaj tyre dhe mjerimin nė tė cilin jetojnė, duke ėndėrruar vetėm pėr xhennetin dhe kėnaqėsitė e tij, gjė qė, nė anėn tjetėr, tė pasurve u siguron jetė tė qetė dhe pa brenga nė bollėkun e tyre pėr tė cilin ata thonė se ėshtė e drejtė e tyre e plotė, sepse Zoti i ka krijuar njerėzit tė ndryshėm sipas pasurisė?

    Ē’mendoni pėr ata tė cilėt pohojnė se feja nuk ėshtė e dhėnė nga Zoti, por se ėshtė rrjedhim i rrethanave dhe nevojave shoqėrore, nė mėnyrė qė tė jetė armė e njė klase nė luftė kundėr klasės tjetėr?

    Miku, shihet qartė, jep shenjė nė mendimet e disa materialistėve pėr fenė.

    Nė kėtė iu pėrgjigjėm:
    Ėshtė i papranueshėm pohimi se feja ėshtė opium. Pėrkundrazi, feja nė qenėsinė e saj ėshtė detyrė, obligim dhe pėrgjegjėsi. Ajo nuk ėshtė shfrenueshmėri dhe braktisje, e as ikje nga pėrgjegjėsia, prandaj edhe nuk ėshtė opium. Feja ėshtė punė, jo pėrtaci: “Thuaj: Punoni, All-llahu do ta shohė punėn tuaj...” (Et-Tevbe, 105).
    Ne e rekomandojmė tewekkulin, por jo pasivitetin. Tewekkuli (mbėshtetja nė Zotin) kėrkon vendosmėri, shfrytėzimin e tė gjitha mundėsive, dhėnien e tė gjitha forcave dhe shfrytėzimin e tė gjitha shkathtėsive, pas tė cilave vjen mbėshtetja nė caktimin e Zotit dhe urdhėresėn e Tij:
    “... E kur tė vendosish, atėherė mbėshtetu nė All-llahun...”(Āli Imrān, 59).

    Pra, sė pari vendimi i fuqishėm. Kėtė e shohim edhe nga fjalėt e Pejgamberit tė Zotit njė beduini i cili deven e tij e la jo tė lidhur duke thėnė se ėshtė mjaft qė ėshtė mbėshtetur nė Zotin: “Lidhe, e tek pastaj mbėshtetu!” d.m.th. jepe tėrė atė qė mundesh nga vetvetja qė tė tė lidhė, e vetėm atėherė mbėshtetu nė Zotin.
    Feja, nė tė vėrtetė ėshtė zgjuarsi e pėrhershme, pėrplot kujdes, vetėkontroll dhe dhėnie e llogarisė me vetveten nė ēdo punė, gjatė ēdo fjale dhe mendimi, qė qartė nuk janė karakteristika tė konsumuesit tė drogės.

    Konsumues i vėrtetė i drogės ėshtė ai i cili dėshiron tė ikė nga pėrgjegjėsia pėr veprat e tij, i cili mashtrohet me iluzionin se ēasti i tij ėshtė mbretėria e tij, se pėr kėtė askujt nuk i pėrgjigjet, se nuk ka kontrollė as pėrgjegjėsi, prandaj edhe ėshtė i lirė tė veprojė ēka tė dėshirojė. Ēfarė dallimi ndėrmjet njeriut tė kėtillė dhe atij i cili veten e konsideron pėrgjegjės madje edhe pėr fqiun mė tė largėt, dhe i cili, nėse kushdo qoftė mbetet i uritur nė popullin e tij apo kafshės i ėshtė bėrė padrejtėsi, e qorton veten se nuk e ka kryer obligimin e tij.

    E dyta, nuk ėshtė i saktė pohimi se feja ka lindur nė Tokė - nga rrethanat dhe nevojat shoqėrore, nė mėnyrė qė tė jetė armė e njė klase nė luftėn kundėr tjetrės dhe nė mėnyrė qė pasanikėve t’ua mbrojė pasurinė e tyre, kurse tė varfėrve varfėrinė e tyre. E saktė ėshtė pikėrisht e kundėrta.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #27
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Islami ėshtė revolucion kundėr tė pasurve, grumbulluesve tė kapitalit, eksploatuesve dhe tiranėve. Haptas ka theksuar se kapitali nuk guxon tė jetė vetėm nė duart e tė pasurve tė cilėt me tė do tė manipulojnė dhe spekulojnė, por duhet tė bėhet pronė e tė gjithė njerėzve:

    “Ata tė cilėt e ruajnė arin dhe argjendin e nuk e japin nė rrugėn e All-llahut, lajmėroi ata me njė dėnim tė dhembshėm.” (Et-Tevbe, 34).

    Ky shpenzim fillon me zeqatin prej 2,5 pėr qind i cili detyrimisht duhet tė ndahet, kurse pastaj ndarja vullnetarisht rritet deri aty sa vetes t’i lėnė vetėm sa t’u mjaftojė pėr ushqim, kurse tjetrėn krejtėsisht e ndajnė:
    “Tė pyesin ty se ēka do tė ndajnė? Thuaj: Tepricėn!” (El- Bekare, 219). Kjo kuptohet nga fjala “el-afwu” qė d.m.th. ēdo gjė qė tepron nga bollėku dhe nevoja.

    Nė kėtė mėnyrė Islami ka arritur t’i lidhė obligimet e detyrueshme ligjore dhe dhėniet vullnetare tė cilat mbėshteten nė ndėrgjegjen e ēdo individi, qė ėshtė shumė mė fisnikėruese pėr njeriun sesa nga ai ta marrė pasurinė e tij me dhunė dhe konfiskim.
    Islami nuk ka ardhur ta konfirmojė dhe vėrtetojė dhunėn e tiranėve, por, nė tė vėrtetė ka qenė revolucion i pakompromis kundėr tė gjithė tiranėve, shpatė dhe luftė kundėr tė gjithė shtypėsve dhe despotėve.

    Sa i pėrket akuzės se feja ėshtė reaksionare dhe klasore, qė disa individė tė papėrudhur e shohin nga ajeti:
    “All-llahu ngriti disa nga ju mbi disa tė tjerė (kundruall disave) nė furnizim.” (En-Nahl, 71) dhe, “Ne i kemi ngritur disa nga ju ndaj disa tė tjerėve pėr disa shkallė...” (Ez-Zuhruf, 32).

    Tė tillėve u pėrgjigjemi se kėto ajete mund tė aplikohen mbi ata nė Londėr, Paris, Berlin dhe Moskė po aq sa edhe mbi ata nė Kajro, Damask dhe Xhide. Nėse do tė shėtitnim nėpėr rrugėt e cilitdo nga kėto qytete, do tė bindeshim se nė to ka tė atillė qė ecin nė kėmbė, derisa tė tjerėt i ngasin biēikletat apo voziten nė veturat mė luksoze. E ē’ėshtė kjo tjetėr veēse dallim i madh i bazuar nė nevojat, shkallėt dhe pozitat ekonomike tė kėtyre njerėzve.

    Dallimi ndėrmjet njerėzve ėshtė dėshmi e njėmendtė tė cilėn askush nuk mund krejtėsisht ta fshijė. Si tė barazohet pabarazia!?
    Njerėzit qysh nga ēasti i lindjes sė tyre janė tė pabarabartė sipas inteligjencės, fuqisė, bukurisė dhe talentit. Ata pra, lindin me aftėsi tė ndryshme dhe jo tė barabarta. Synimi pėrfundimtar nga sendėrtimi i tė cilit kanė synuar tė gjitha lėvizjet ekonomike nė histori, ka qenė qė tė gjithė njerėzve t’u ofrohen mundėsi tė njėjta, e jo tė vijė deri te barazimi ndėmjet njerėzve. Kėto lėvizje kanė shkuar nga ajo qė ēdo njeriu t’i mundėsohet shkollimi, mjekimi dhe t’i sigurohet ajo qė ėshtė e domosdoshme pėr ekzistencėn e tij jetėsore. Kurse tėrė kėtė e ka urdhėruar dhe e urdhėron feja. Sa u pėrket anulimeve totale tė dallimeve dhe heqjes sė shkallėve, konsiderojmė se do tė ishte njė lloj dhune dhe akt i cili do t’i kundėrvihej vetė natyrės e cila ėshtė e mbėshtetur dhe ekziston duke iu falėnderuar dallimeve dhe fryteve tė shumėllojshme tė tokės dhe duke iu falėnderuar dallimeve ndėrmjet kafshėve dhe njerėzve. Dallimet, pra, janė qartė tė dukshme edhe nė botėn bimore dhe shtazore.

    Ky ėshtė ligj i tė ekzistuarit tė tėrėsishėm, domethėnia e tė cilit ėshtė krejtėsisht e qartė. Sikur tė gjithė njerėzit tė lindeshin me cilėsi tė njėjta dhe sipas njė kallėpi dhe njė modeli, atėherė aspak s’do tė kishte nevojė qė tė gjithė tė linden. Do tė mjaftonte qė tė paraqitet njė model sepse ai do tė mund t’i plotėsonte tė gjithė tė tjerėt. Rasti i ngjashėm ėshtė edhe me tė gjitha krijesat tjera nė natyrėn e gjerė. Kjo vetėm do tė shpiente deri te varfėrimi i natyrės dhe shkatėrrimi i saj sepse pasuria e saj dhe bollėku i saj janė rezultat i fryteve dhe farave tė ndryshme.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #28
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Por edhe pėrveē kėsaj, feja nuk e ka heshtur dallimin ndėrmjet tė pasurve nė njė anė dhe tė varfėrve nė anėn tjetėr, por ka urdhėruar korrigjimin e gjendjes ekzistuese. Tė varfėrit i ka caktuar pjesėmarrje nė pasurinė e tė pasurit, duke bėrė tė kuptojnė qartė se ky dallim ndėrmjet tyre, nė tė vėrtetė, ėshtė sprovė dhe provim:
    “Ne bėmė qė njėri-tjetrin ta vėni nė sprovė; a do tė jeni tė durueshėm?” (El-Furkān, 20).

    Ne do tė shohim se ē’do tė bėjė i fuqishmi me fuqinė e tij. A do t’i ndihmojė tė dobėtit apo do t’i rrahė, vrasė dhe a do tė bėhet tiran nė tokė. Gjithashtu do tė shohim se ē’do tė bėjnė tė pasurit me pasurinė e tyre. A do tė bėjnė padrejtėsi e do tė shkapėrderdhen apo do tė jenė tė mėshirshėm dhe bamirės. Do tė shohim se ē’do tė bėjė me varfėrinė e tij edhe i varfėri. Do tė xhelozojė, urrejė, vjedhė dhe shpėrdorojė apo do tė punojė, angazhohet dhe pėrpiqet qė ta pėrforcojė standardin e jetės sė vet nė mėnyrė tė lejuar dhe tė drejtė ligjore.
    Feja urdhėron drejtėsinė, korrektėsinė dhe rregullimin e situatave dhe qė tė gjithė t’i kenė mundėsitė e njėjta. Kėrcėnohet me dėnim tė dhembshėm nė botėn tjetėr, pėr tė cilėn thotė se nė tė do tė jenė dallimet mė tė mėdha nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet ajo qė ka qenė jokorrekte nė jetėn e njerėzve nė kėtė botė:
    “Ahireti ėshtė, nė tė vėrtetė, mė i madh pėrnga pozita dhe pėrnga vlerat.” (El-Isrā, 21).

    Atyre tė cilėt e akuzojnė Islamin duke thėnė se ėshtė reaksionar, u pėrgjigjemi se Islami ka miratuar ligje mjaft progresive nė sistemin e pushtetit. Respektimi i personalitetit nė Islam ka arritur apogjenė. Ai ėshtė sprovuar para Kartės pėr tė drejtat e njeriut dhe nė ēdo gjė e ka tejshkuar, sepse individi nė botėkuptimin
    islam ėshtė i barabartė me mbarė njerėzinė:
    “... Nėse dikush vret dikė i cili nuk ka vrarė askė, ose nuk ka bėrė nė tokė rrėmujė, sikur ka vrarė tėrė njerėzinė; por kush bėhet shkaktar pėr tė jetuar dikush - sikur tėrė njerėzisė ia ka ruajtur jetėn...” (El-Māide, 32).

    Nuk vlejnė kurrfarė suksessesh, as pėrmirėsimi i kushteve materiale jetėsore, as ndėrtimi, as pendat, as fabrikat, nėse me qėllim tė sendėrtimit tė tėrė kėsaj pa tė drejtė vritet ose bėhet dhunė kundėr kujtdo qoftė sepse kjo vrasje ėshtė e barabartė me vrasjen e tėrė njerėzisė.

    Islami personalitetit njerėzor i kushton rėndėsi tė madhe. Individi, sipas mėsimit islam, ka vlerėn absolute, derisa mėsimet tjera politike i japin vlerė relative. Ai ėshtė i siguruar nė shtėpinė e tij dhe nė jetėn e tij vetjake: “Nuk ka spiunim as pėrgojim”, i mbrojtur nė pasurinė, furnizimin, pronėsinė dhe lirinė e tij. Ēdo gjė duke filluar nga selami (pėrshėndetja), bėrja e vendit nė shoqėri pėr tjetrin, deri te fjala e mirė, ka vendin e vet nė Kur’an, i cili rreptėsisht dėnon ēdo lloj autokracie, dhune dhe absolutizmi.

    All-llahu i madhėruar i thotė Pejgamberit (a.s.) nė njė ajet:
    “Ti ata nuk mund t’i detyrosh...” (Kāf, 45);
    “Ti kėshillo - ti je vėrtet vetėm kėshillues. Ti ndaj atyre nuk je detyrues.” (El Gāshije, 21-22);
    “Vėrtet besimdrejtėt janė vėllezėr.” (El-Huxhurāt, 10);

    Kur’ani e ndalon kultin e personalitetit:
    “Mos ta trajtojmė njėri-tjetrin si zota, pėrpos All-llahut.” (Āli Imrān, 64);
    “Zoti yt ka pėrcaktuar qė tė mos adhuroni tjetėrkė pėrpos Atij.” (El-Isrā, 23).

    Gjithashtu ndalon britmėn, karrierizmin, poshtėrsinė dhe bindjen e verbėr (lajthitjen) ndaj tė humburve dhe thotė:
    “Shumica e njerėzve nuk dinė.” (Jūsuf, 21);
    “Por, shumica e tyre nuk kuptojnė.” (El-Ankebūt, 63);
    “Shumica e njerėzve nuk besojnė.” (Gāfir, 59);
    “Ata nuk ndjekin tjetėr vetėm supozime dhe nuk janė tjetėr vetėmse gėnjeshtarė.” (El-En'ām, 116);
    “Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetėm si kafshėt, madje janė edhe mė tė humbur.” (El-Furkān, 44).

    Gjithashtu ndalon ēdo diskriminim dhe racizėm:
    “Mė fisniku ndėr ju tek All-llahu ėshtė ai i cili mė sė shumti i ruhet Atij.” (El-Huxhurāt, 13);
    “Ai ėshtė i cili ju krijoi vetėm prej njė vete.” (El-A'rāf, 189).

    Kuptuar shkencėrisht, Islami ėshtė sintezė universale dialektike e materializmit hebraik dhe e idealizmit tė krishterė, sintezė e drejtėsisė sė vrazhdė e cila thotė: dhėmbi pėr dhėmb dhe syri pėr sy dhe dashurinė dhe tolerancės skajore e cila mėson: kush tė godet nga faqja e djathtė, ktheja edhe tė majtėn.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #29
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kur’ani ka ardhur tė zė pozitė tė ndėrmjetme ndėrmjet Teuratit i cili i tėrė i ėshtė kthyer kėsaj bote, kėnaqėsisė materiale nė jetėn e kėsaj bote dhe Inxhilit i cili kėrkon kthyerje tė plotė tė asketizmit nė kėtė botė. Kur’ani thėrret nė mėshirė e cila e pėrfshinė edhe drejtėsinė edhe dashurinė. Urdhėron vetėmbrojtjen, por i jep pėrparėsi ndjesės, pajtimit dhe faljes:
    “Por kush duron dhe fal, s’ka dyshim se ajo ėshtė ndėr punėt mė tė larta.” (Esh-Shūrā, 43).

    Islami nuk zgjedh zgjidhje tė mesme ndėrmjet dhėnies sė lirisė sė plotė individit dhe ndalesės sė saj:
    “Burrave ju takon pjesa nga ajo qė e fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon pjesa nga ajo qė e fituan ato.” (En-Nisā,32).
    Individi ėshtė i lirė tė fitojė, por ai nuk ka tė drejtė ta marrė tėrė fitimin. Nė fitim ai ka pjesėn e tij. Edhe i varfėri ka pjesėn e vet. E merr zeqatin dhe shpenzimet prej 2,5 pėr qind e deri nė 90 pėr qind me forcė ose vullnetarisht. Kjo pjesė tė cilėn e merr (i varfėri) nuk ėshtė mėshirė as ndarje vullnetare por e drejtė e Zotit (hakk-ull-llah) nė fitim. Me kėtė ndarje jashtėzakonisht tė mirė, Islami individit ia ka ruajtur lirinė, kurse tė varfėrit ia ka mbrojtur tė drejtėn e tij.
    Prandaj, Kur’ani ka plotėsisht tė drejtė kur u drejtohet pjesėtarėve tė vet me fjalėt:
    “Dhe ashtu ju kemi bėrė juve njė popull tė drejtė...” (El-Bekare, 43).

    Islami nė ēdo gjė e ka zgjedhur mesin e drejtė. Ky nuk ėshtė mes matematikor por dialektik, ėshtė sintezė e dy drejtimeve (tė djathtė dhe tė majtė) tė cilėt i tejshkon dhe ngrihet mbi to. Pėr kėtė nė Islam nuk ka tė djathtė as tė majtė, por ka vetėm “sirāt”, d.m.th. mes i drejtė, tė cilin ne e quajmė Rrugė e drejtė.

    Kur’ani nuk na ka penguar me kushtetutė tė caktuar politike apo me mėnyrėn e administrimit deri nė hollėsi tė pėrpunuar sepse kushtet dhe situatat ndryshojnė, gjė qė kėrkon gjetjen e zgjidhjeve mė tė pėrshtatshme dhe mė racionale pėr shpalljen e kushtetutės e cila do tė ndryshonte me ndryshimin e kushteve jetėsore.
    Kur’ani mė tej ka dėshiruar qė dyert tė jenė gjithnjė tė hapura para muslimanėve pėr marrje dhe dhėnie nga dituritė e sendėrtuara nė ēdo kohė, pa mbyllje nė suazat e njė kushtetute tė caktuar.
    Pėr kėtė, Kur’ani ėshtė kėnaqur me porositė e pėrgjithshme si karakteristika tė pushtetit ideal. Nuk na ka pranguar me njė teori tė caktuar. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė vetėm njė nga fshehtėsitė e pėrkryerjes sė tij absolute, ndėrsa nė asnjė mėnyrė mangėsi dhe e metė.
    Kjo, nga ana tjetėr, ėshtė dėshmi e qartė e bashkėkohėsisė sė Kur’anit.
    Atyre tė cilėt thonė se feja do tė thotė stagnim dhe prapambeturi, do t’ju pėrgjigjemi se Islami kurrė s’ka qenė i tillė, por pėrkundrazi, ėshtė fe e tė studiuarit, tė menduarit, zhvillimit dhe ndryshimit qė shihet nga kėto ajete tė qarta:
    “Thuaj: Udhėtoni nėpėr botė dhe shikoni se si ka filluar krijimi.” (El-Ankebūt, 20);
    “Le tė shikojė njeriu se prej ēkafit ėshtė krijuar! Ėshtė krijuar nga njė ujė i hedhur qė del nga meskryqet dhe kraharori.” (Et-Tārik, 5-7);
    “A nuk i shikojnė devet se si janė krijuar, edhe qiellin se si ėshtė ngritur lart, edhe malet se si janė vendosur, edhe tokėn se si ėshtė shtrirė (zgjeruar)?” (El-Gāshije, 17-19).

    Tė gjitha kėto janė urdhėresa tė qarta pėr studimin e zanafillės sė njeriut, kafshėve, zanafillės sė maleve, Tokės, shtresave tė kozmosit dhe botėve tė tij. Tė gjitha kėto janė qėndrime tė cilat pėrfshijnė gjithė atė qė ne sot e kuptojmė me ndihmėn e shkencave siē janė: gjeologjia, astronomia, anatomia, fiziologjia dhe embriologjia.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #30
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Tė gjitha ajetet e theksuara lart, nė tė vėrtetė janė urdhra tė qarta qė tė udhėtohet nėpėr Tokė dhe tė mblidhen faktet, pastaj tė merren konkludimet, tė zbulohen rregullat dhe ligjet pėr njohjen e zanafillės sė ēdo gjėje qė ekziston. Nė mbarė kėtė nuk duhet frikėsuar gabimisht. Islami e shpėrblen me njė shpėrblim edhe atė i cili nga dėshira tė njohė (mėsojė) gabon, ndėrsa atė i cili studion dhe e qėllon tė vėrtetėn, e shpėrblen dyfish.

    I paarsyeshėm ėshtė pohimi se ne kemi mbetur mbrapa pėr shkak tė fesė, ndėrsa perėndimi ka pėrparur pėr arsye se e ka refuzuar fenė. E vėrteta ėshtė se ne kemi filluar tė mbetemi mbrapa atė moment kur i kemi braktisur urdhrat e fesė sonė.

    Derisa muslimanėt fuqishėm u pėrmbaheshin udhėzimeve Kur’anore, kanė pėrparuar dhe kanė arritur ta krijojnė shtetin e tyre i cili shtrihej prej Atlantiku deri nė Gjirin Arabik, nė tė cilin lulėzonte shkenca dhe nė tė cilin kanė jetuar dhe punuar dijetarė tė mėdhenj sikur qė janė Ibn Sina nė mjekėsi, Ibni Ruzhdi nė
    filozofi, Ibn Hejthemi nė matematikė, Ibėn Nefisi nė anatomi dhe Xhabir ibn Hajami nė kimi.

    Bota tjetėr e atėhershme nga ne mori tė arriturat tona shkencore. Edhe sot e kėsaj dite fjalorėt astronomikė pėrmbajnė terma arabė tė yjeve dhe hyllėsive (konstelacioneve). Kėshtu ende aparati pėr destilim nė frėngjishte quhet imbique, kurse nga kjo ėshtė marrė edhe folja imbiquer, nga fjala arabishte imbiik.

    Perėndimi nuk e ka sendėrtuar pėrparimin me ateizėm, por me shkencė. Mosmarrėveshjet rreth konfliktit tė fesė dhe shkencės kanė lindur nga njėmendėsia e Kishės sė Mesjetės, kur ajo pamėshirshėm ka qėruar hesapet me dijetarėt nėpėrmjet inkuizicionit. Kėshtu, dijetari i madh Galileu ka qenė i burgosur, ndėrsa Xhordano Bruno ėshtė djegur nė turrėn e drunjve.
    Nuk themi se kjo nuk ka qenė keqpėrdorim i fesė. Por, nuk mundemi kurrsesi ta pranojmė mendimin qė pėr kėtė duhet fajėsuar edhe Islamin dhe ta mohojmė si fe. Islami nė gjithė kėtė ėshtė mė sė paku fajtor, sepse ai kurrė nuk ėshtė shndėrruar nė hierarki tė priftėrisė, sepse kurrfarė hierarkie priftėrore as klerikale nuk e pranon mėsimi i tij. Nė Islam Zoti nuk ka vendosur ndėrmjetės ndėrmjet Tij dhe njeriut.

    Nga historia qartė mund tė shihet se kur sundonte Islami, nė tė vėrtetė, ishte faktori mė i fuqishėm i pėrparimit dhe i ēdo progresi.
    Kur’ani gjithnjė nxit nė kėrkimin e diturisė; urdhėron tė studiuarit dhe me vendosmėri hedh poshtė ēdo konflikt ndėrmjet shkencės dhe fesė:
    “Thuaj: Zoti im, shtoma diturinė!” (Tāhā, 114);
    “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?” (Ez-
    Zumer, 9);
    “All-llahu ka dėshmuar se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, (kėtė e dėshmojnė) edhe ėngjėjt dhe tė diturit...” (Āli Imrān, 18);
    Siē shihet nga ajeti i fundit, All-llahu menjėherė pranė vetes i vendosi ėngjėjt dhe tė diturit.
    Fjalėt e para tė cilat i janė shpallur Muhammedit (a.s.) kanė qenė
    “ikre” (d.m.th. lexo, mėso, studio, hulumto...). Kur’ani dijetarėve ua premtoi gradat mė tė larta:
    “All-llahu, ata nga mesi i juaj qė besojnė dhe ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dijenia, do t’i ngritė nė shkallė tė lartė.” (El- Muxhādele, 11).
    Termi “el’ilmu” (dituria, shkenca) dhe sinonimet e tij pėrsėriten 850 herė nė Kur’an.

    E si mundet dikush qė pas tė gjitha kėtyre tė flasė pėr konfliktin e fesė dhe shkencės ose pėr atė se feja e ndalon shkencėn!!!
    Tė studiohet feja dhe tė pėrcillet zhvillimi i saj ėshtė obligim. Tėrė historia islame paraqet lėvizje tė ringjalljes dhe pėrparim tė jetės nė tėrėsi. Prandaj, Kur’ani ėshtė krejtėsisht i pastėr nga akuzat se e ndalon shkencėn: Ai e pranon dhe e rekomandon zhvillimin. Ai, nė tė vėrtetė, mban qėndrimin se besimi dhe sheriati janė tė pandryshueshėm, duke e bazuar kėtė nė parimin themelor: All-llahu ėshtė Njė dhe i Vetmi dhe nuk shtohet nė dy apo tre.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •